paralajmerojne Archives - 55 News https://55news.al/tag/paralajmerojne/ Mon, 24 Dec 2018 17:09:45 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png paralajmerojne Archives - 55 News https://55news.al/tag/paralajmerojne/ 32 32 Studentët paralajmërojnë: Kryeministri Rama do të ketë një surprizë nesër https://55news.al/aktualitet/studentet-paralajmerojne-kryeministri-rama-do-te-kete-nje-surprize-neser/ Mon, 24 Dec 2018 17:09:45 +0000 https://new.55news.al/?p=76182 Studentët paralajmërojnë kryeministrin Edi Rama, se do të ketë një surprizë nesër. Studentët Arlind Hoxha dhe Armando Xhoxha të ftuar në Fax News deklaruan se do të vijojnë të protestojnë për realizimin e 8-të pikave të tyre drejtuar qeverisë. Ata u shprehën se protesta do të vijojë, para kryeministrisë, ndërkohë që i bëjnë thirrje çdo […]

The post Studentët paralajmërojnë: Kryeministri Rama do të ketë një surprizë nesër appeared first on 55 News.

]]>
Studentët paralajmërojnë kryeministrin Edi Rama, se do të ketë një surprizë nesër.

Studentët Arlind Hoxha dhe Armando Xhoxha të ftuar në Fax News deklaruan se do të vijojnë të protestojnë për realizimin e 8-të pikave të tyre drejtuar qeverisë.

Ata u shprehën se protesta do të vijojë, para kryeministrisë, ndërkohë që i bëjnë thirrje çdo studenti në Tiranë dhe çdo qytetari që ti bashkohet kauzës së tyre.

Të pyetur nëse do ti bashkohen protestës së diasporës, studentët u shprehën se i mirëpresin në protestën e tyre, ndërkohë që deklaruan se nuk mund të flasin në emër të gjithë studentëve.

Gjithashtu për protestën e nesërme ato paralajmëruan kryeministrin Edi Rama se do të marrë një surprizë.

“Gjatë protestës së nesërme, do të ketë një surprizë nesër për kryeministrin. Do të ketë një surprizëw për Krishtlindje, por nuk do ta zbulojmë sot.”- thanë studentët, të cilët nuk preferuan të japin më tepër detaje.

“Nuk jemi që të iki një bionde dhe të vij një brune. Ne duam që të bëhet një reformë e mirë. Protesta jonë nuk ka përfaqësues, por do të fillojmë protesta masive me datë 7 Janar.

Çështja e protestës së diasporës është njoftuar një vit më parë. Ne mirëpresim çdo person që i bashkohet protestës. Nëse ato do të vendosin, që ti bashkohen kauzës tonë an të mirëpritur. Do të bashkohemi dhe do të flasim me të gjithë studentët që të marrim një vendim, nëse do të protestojmë më to.

Një ndër arsyet se pse unë kam dal të protestoj është cilësia e arsimit në universitet. Po ashtu ajo që kam vuajtur më shumë në fakultet është pjesa e korrupsionit në Universitete. Jam shumë për Veitting-un e pedagogëve”, u shprehën studentët.

The post Studentët paralajmërojnë: Kryeministri Rama do të ketë një surprizë nesër appeared first on 55 News.

]]>
“Nuk jeni shumica”, studentët paralajmërojnë Ramën: Kështu si ty fliste edhe Ramiz Alia! https://55news.al/aktualitet/nuk-jeni-shumica-studentet-paralajmerojne-ramen-keshtu-si-ty-fliste-edhe-ramiz-alia/ Tue, 11 Dec 2018 13:51:07 +0000 https://new.55news.al/?p=73363 Në të ashtuquajturën letër që kryeministri, Edi Rama, u dërgoi nëpërmjet Facebook paraditen e sotme studentëve në mënyrë djallëzore dilte në përfundimin se ata nuk ishin shumica. por një pakicë. “Ju jeni 10 mijë, studentët në Shqipëri janë 140 mijë. Ju flisni dhe s’doni të dëgjoni, unë i dëgjoj të gjithë dhe dua të flas […]

The post “Nuk jeni shumica”, studentët paralajmërojnë Ramën: Kështu si ty fliste edhe Ramiz Alia! appeared first on 55 News.

]]>
Në të ashtuquajturën letër që kryeministri, Edi Rama, u dërgoi nëpërmjet Facebook paraditen e sotme studentëve në mënyrë djallëzore dilte në përfundimin se ata nuk ishin shumica. por një pakicë.

“Ju jeni 10 mijë, studentët në Shqipëri janë 140 mijë. Ju flisni dhe s’doni të dëgjoni, unë i dëgjoj të gjithë dhe dua të flas edhe me ju”, shkrunate Rama.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i studentëve pas kësaj deklarate që është jo vetëm mashtrim, por edhe injoruese pasi tashmë auditor në gjithë vendin janë zhvendosur në rrugë dhe sheshe.

Nëpërmjet një pankarte ata i kanë kujtuar Edi Ramës, se çfarë thoshte Ramiz Alia për të njëjtën situatë në Dhjetor 1990.

“Janë thjeshtë një tufë me studentë të pakënaqur. Çështë më e keqja që mund të ndodhë?”, citojnë Alinë e 28 viteve më parë studentët e vitit 2018.

Mesazhi është i qartë; Po flet dhe po vepron si Ramiz Alia në vitin 1990, por tashmë dihet se cili ishte fundi…

The post “Nuk jeni shumica”, studentët paralajmërojnë Ramën: Kështu si ty fliste edhe Ramiz Alia! appeared first on 55 News.

]]>
Ekspertët paralajmërojnë rënien e Facebookut https://55news.al/aktualitet/ekspertet-paralajmerojne-renien-e-facebookut/ Wed, 24 Oct 2018 08:46:17 +0000 https://new.55news.al/?p=60685 Kur Facebooku bleu Instagramin për 1 miliard dollarë në vitin 2012, dukej si një rrezik që kishte marrë përsipër me një aplikacion jo fort të përdorur. Gjashtë vjet më vonë, ky aplikacion i vogël – së bashku me Messengerin dhe WhatsAppin – po shërbejnë si siguri për të ardhmen e Facebookut që po i humb […]

The post Ekspertët paralajmërojnë rënien e Facebookut appeared first on 55 News.

]]>
Kur Facebooku bleu Instagramin për 1 miliard dollarë në vitin 2012, dukej si një rrezik që kishte marrë përsipër me një aplikacion jo fort të përdorur.

Gjashtë vjet më vonë, ky aplikacion i vogël – së bashku me Messengerin dhe WhatsAppin – po shërbejnë si siguri për të ardhmen e Facebookut që po i humb shkëlqimi.

Facebooku i prin rrjeteve sociale, por kjo mund të ndryshojë shumë shpejtë. Problemet e kompanisë me ndërhyrje në zgjedhje, keqinformim, shkelje të privatësisë, hakimit dhe gjuhës së urrejtjes, kanë paralajmëruar se Facebooku nuk do të jetë gjithmonë në krye të rrjeteve sociale.

“Facebooku mund të shembet”, thotë David Kirkpatrick që shkroi një libër për historinë e Facebookut në vitin 2010, transmeton Koha.net.

Në një intervistë, ai ka thënë se manipulimi i zgjedhjeve mund të jetë fakt shqetësues për reklamuesit që mund të ikin nga ky rrjet social.

“Nuk është se po ndodh tani, por mund të ndodhë”, ka shtuar ai.

Derisa Facebooku po ndalon të jetë mjet shoqërimi dhe bisedash, reklamuesit e shohin të rrezikshëm përfshirjen në të shkaku i shakave dhe keqinformimit që bëhet në këtë rrjet social.

Edhe pse Facebooku nuk tregon të hyrat që merr nga aplikacionet, eMarketer vlerëson se Instagrami do t’i sjell Facebookut 16 për qind të fitimeve sivjet dhe 25 për qind deri në vitin 2020.

“Kjo tregon faktin se reklamuesit e duan Instagramin”, thotë Debra Aho Williamson. “Po del të jetë ambient më i mirë për reklama”.

Në fakt, Instagrami është bërë shërbim kryesor i disa kompanive që komunikojnë me konsumatorët e vet.

Facebooku po punon që edhe Messengeri me WhatsAppin të jenë biznese fitimprurëse.

Messengeri pritet të ka dalë me përditësimin e ri dhe mund të përdoret më lehtë. Ridizajnimi i aplikacionit të bisedave e bën të qartë se mesazhet nga bizneset dhe reklamat – po bëhen të rëndësishme për Facebookun.

Njerëzit po përdorin çdo ditë e më pak Facebookun dhe kanë kaluar krejtësisht në Instagram dhe shërbimet e bisedave që ofron ky aplikacion. Një studim i Pew Research Center ka gjetur se gjysma e adoleshentëve përdorin Facebookun, derisa 72 për qind përdorin Instagramin.

The post Ekspertët paralajmërojnë rënien e Facebookut appeared first on 55 News.

]]>