paralajmeron Archives - 55 News https://55news.al/tag/paralajmeron/ Sun, 30 Dec 2018 17:24:55 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png paralajmeron Archives - 55 News https://55news.al/tag/paralajmeron/ 32 32 Sejko i bashkohet protestës së “Astirit”, juristi paralajmëron autoritetet. Ja çfarë do të ndodhë https://55news.al/aktualitet/sejko-i-bashkohet-protestes-se-astirit-juristi-paralajmeron-autoritetet-ja-cfare-do-te-ndodhe/ Sun, 30 Dec 2018 17:24:55 +0000 https://new.55news.al/?p=77330 Banorët e zonës “Astirit” kanë dalë për të 57-tën ditë radhazi në protestë, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti. Ata ashtu siç kanë bërë prej 57 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke […]

The post Sejko i bashkohet protestës së “Astirit”, juristi paralajmëron autoritetet. Ja çfarë do të ndodhë appeared first on 55 News.

]]>
Banorët e zonës “Astirit” kanë dalë për të 57-tën ditë radhazi në protestë, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.

Ata ashtu siç kanë bërë prej 57 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa bëjnë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro apo dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri.

I pranishëm në këtë protestë është edhe “Njeriu Meme” Genc Sejko, i cili organizoi protestën e Diasporës përballë Kryeministrisë.

Ai u shpreh: “Shumë mirë që opozita po ju mbështet, por mund të them se mund të ishte edhe më e madhe”, ndërsa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen, se vetëm të bashkuar mund të fitojnë.

“Unë do të doja që t’ju jepja një këshillë, bashkohuni të gjithë. Të gjithë të bashkuar e kanë më të lehtë për të fituar”, – tha Sejko.

Më tej juristi Artan Manushaqe, ka paralajmëruar autoritetet se do të mbajnë përgjegjësi për letrën që u është dërguar në shtëpi banorëve se nëse nuk prishin banesën e tyre do të gjobiten me 5 milionë lekë të vjetra. Ai tha kjo është shkelje e plotë e ligjit, e për këtë ata do të mbajnë përgjegjësi një më një. Sipas tij, “Turpi i tyre do marrë fund shumë shpejt”.

Në përkrahje të banorëve kanë shkuar edhe deputetë të opozitës, ku Tritan Shehu u shpreh se banorët treguan se projektet janë krijuar për qëllime të mbrapshta e jo për të mirën e qytetarëve. Sipas tij ky projekt do rrëzuar dhe të rishihet tërësisht.

Për më shumë ndiqni videon live:

The post Sejko i bashkohet protestës së “Astirit”, juristi paralajmëron autoritetet. Ja çfarë do të ndodhë appeared first on 55 News.

]]>
Sejko paralajmëron rritje të interesave në gjysmën e dytë të 2019-s; Rënia e prodhimit të energjisë ka ngadalësuar ekonominë https://55news.al/aktualitet/sejko-paralajmeron-rritje-te-interesave-ne-gjysmen-e-dyte-te-2019-s-renia-e-prodhimit-te-energjise-ka-ngadalesuar-ekonomine/ Mon, 24 Dec 2018 16:19:22 +0000 https://new.55news.al/?p=76164 Banka e Shqipërisë ka vendosur që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 1%, por ka paralajmëruar se mund të ketë një ndryshim të kursit drejt rritjes në gjysmën e dytë të vitit 2019. Banka ka paralajmëruar se ekonomia ka vijuar trajektoren rritëse në gjysmën e dytë të 2018-s, por ulja e prodhimit […]

The post Sejko paralajmëron rritje të interesave në gjysmën e dytë të 2019-s; Rënia e prodhimit të energjisë ka ngadalësuar ekonominë appeared first on 55 News.

]]>
Banka e Shqipërisë ka vendosur që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 1%, por ka paralajmëruar se mund të ketë një ndryshim të kursit drejt rritjes në gjysmën e dytë të vitit 2019. Banka ka paralajmëruar se ekonomia ka vijuar trajektoren rritëse në gjysmën e dytë të 2018-s, por ulja e prodhimit të energjisë elektrike vlerësohet të ketë ndikuar në ngadalësimin e saj.

Këto informacione u bënë të ditura nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në konferencën për shtyp mbi vendimmarrjen e politikës monetare, ku ka paraqitur dhe një përmbledhje të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2018.

Aktiviteti ekonomik ka vijuar rritjen në gjysmën e dytë të 2018-s, nga të dhëna të tërthorta si rritja e punësimit dhe ulja e punësimit. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik pasqyron rritjen në prodhim dhe shërbime. Megjithatë si rrjedhojë e uljes së prodhimit të energjisë pritet një ngadalësim i ekonomisë në gjysmën e dytë të vitit, tha Sejko.

Sejko tha se politika monetare ka pasur ndikim pozitiv dhe mbetet e përshtatshme. Kjo politikë monetare është transmetuar përmes uljes së normës bazë dhe injektimit të likuiditetit të vazhdueshëm, si dhe ndërhyrjes në tregun valutor në periudhën e verës. Interesat e ulëta kanë mbështetur zgjerimin e kredivë, qe u rrit me rreth 5%, i pastruar nga kreditë e këqija dhe nxjerrja e huave jashtë bilancit. Kreditë me probleme janë ulur në 12.7% në nëntor.

Ndërhyrja e përkohshme në tregjet valutore ka balancuar kërkesën dhe ofertën valutore, tha Sejko.

Krahu konsolidues i politikës fiskale në gjysmën e dytë të vitit ishte më i fortë se ai i parashikuar duke pasur më pak shpenzime nga ana e qeverisë.

Megjithatë, në balancë, ecuria ekonomike në gjysmën e dytë të vitit ka qenë pozitive. Rritja ekonomike ka krijuar premisa për të çuar inflacionin në objektiv në afatin e mesëm. Sejko tha se inflacioni prej 1.8% është nën objektivin e Bankës, për shkak të nënçmimit të euros. Sejko tha se pritet që inflacioni të kthehet në objektiv në gjysmën e dytë të vitit të ardhshme.

Në këto rrethana, Banka e mbajti të panryshuar normën bazë në nivelin e 1%. Ruajtja e intenstitetit të stimulit monetar pritet të rrisë kërkesën agregate, tha Sejko, duke shtuar në përputhje me parashikimet e skenarit bazë, si dhe në bazë të informacionit të disponuar, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se rritja e normës bazë të interesit nuk do të fillojë përpara tremujorit të dytë të vitit 2019.

 

FJALA E PLOTE E GUVERNATORIT

Megjithëse informacioni i disponuar mbetet i pjesshëm dhe i tërthortë, të dhënat e marra në analizë sugjerojnë se aktiviteti ekonomik në vend ka ardhur në rritje, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018. Rritja ekonomike është pasqyruar në shfrytëzimin më të mirë të kapaciteteve prodhuese, sikundër tregon rritja e punësimit, reduktimi i normës së papunësisë, si dhe forcimi i presioneve të brendshme inflacioniste.

Kjo ecuri ka qenë përgjithësisht në përputhje me pritjet tona të mëparshme dhe nuk sjell ndryshime të rëndësishme në parashikimet tona për të ardhmen. Ndër të tjera, ajo evidenton ndikimin pozitiv që ka patur politika monetare stimuluese e Bankës së Shqipërisë, dhe sugjeron se qëndrimi aktual i kësaj politike mbetet i përshtatshëm, si për të siguruar një rritje ekonomike në linjë me potencialin prodhues të vendit, ashtu edhe për të garantuar kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2020.

Në këndvështrimin sektorial, zgjerimi i aktivitetit ekonomik duket se pasqyron kryesisht rritjen e prodhimit në industri e shërbime. Megjithatë, të dhënat e disponuara tregojnë se ritmi i rritjes së prodhimit të energjisë elektrike ka ardhur në ngadalësim gjatë tremujorit të tretë, duke sugjeruar për një ngadalësim të lehtë të rritjes ekonomike në gjysmën e dytë të vitit.

Në këndvështrimin e kërkesës agregate, rritja ekonomike duket se ka vijuar të mbështetet nga zgjerimi i konsumit dhe i investimeve private, si dhe nga rritja e eksporteve shqiptare. Nga ana tjetër, kahu konsolidues i politikës fiskale, gjatë tremujorit të tretë dhe pjesës më të madhe të tremujorit të katërt, ka qenë më i fortë se ai i parashikuar, duke sjellë një kontribut më të ulët se parashikimi të shpenzimeve publike në rritjen ekonomike.

Në balancë, konteksti i përgjithshëm i zhvillimeve ekonomike dhe financiare në vend mbetet pozitiv.

Ekonomia shqiptare vijon të përfitojë nga ecuria pozitive e partnerit tonë kryesor tregtar, Eurozonës, nga bilancet financiare në përmirësim të familjeve dhe bizneseve, si dhe nga konsolidimi fiskal, i cili ka reduktuar primet e rrezikut në tregjet e brendshme financiare.

Paralelisht me këta faktorë, zgjerimi i aktivitetit ekonomik ka vijuar të mbështetet nga politika monetare stimuluese e Bankës së Shqipërisë. Kjo politikë është transmetuar nëpërmjet nivelit të ulët të normës bazë të interesit, injektimit të vazhdueshëm të likuiditetit në tregun e brendshëm financiar, orientimit të tregut mbi kahun e politikës monetare në të ardhmen, si dhe ndërhyrjeve selektive në tregun valutor gjatë periudhës së verës.

Stimuli ynë monetar ka krijuar një ambient financiar likuid dhe me norma të ulëta interesi, si dhe ka zbutur efektin e presioneve forcuese mbi kursin e këmbimit. Normat e ulëta të interesit kanë mbështetur zgjerimin e kreditimit: e pastruar nga efekti i kursit dhe nxjerrjae kredive jashtë bilancit, kredia për sektorin privat u rrit me 4.9% dhe 4.5%, përkatësisht gjatë tremujorit të tretë dhe dy muajve të parë të tremujorit të katërt. Gjithashtu, normat e ulëta të interesit kanë ndihmuar ristrukturimin e kredive, duke lehtësuar kostot e shërbimit të borxhit dhe duke përmirësuar stabilitetin e sistemit financiar. Raporti i kredive me probleme zbriti në nivelin 12.7% në muajin nëntor, duke ilustruar përmirësimin e vazhdueshëm të shëndetit të sektorit bankar. Së fundi, ndërhyrja e përkohshme në tregjet valutore ka reduktuar zhbalancimet e ofertës dhe kërkesës për valutë, duke qetësuar funksionimin e tregut valutor dhe duke reduktuar shmangiet e kursit nga nivelet e sugjeruara nga faktorët fondamentalë.

Rritja e kreditimit, lehtësimi i barrës financiare të kredimarrësve dhe reduktimi i luhatjeve të kursit të këmbimit, kanë inkurajuar konsumin, investimet, rritjen ekonomike dhe rritjen e punësimit, duke krijuar premisa për kthimin e inflacionit në objektiv, në horizontin kohor afatmesëm.

Inflacioni shënoi vlerën 1.8% në muajin nëntor, duke u reduktuar kundrejt nivelit të regjistruar në tremujorin e tretë dhe muajin tetor. Në përputhje dhe me pritjet tona të mëparshme, ky reduktim pasqyron efektin rënës që sjell forcimi i kursit të këmbimit mbi inflacionin e importuar. Analizat tona sugjerojnë se ky efekt pritet të jetë kalimtar dhe nuk do të cënojë përmbushjen e objektivit të inflacionit në afatin e mesëm.

Përditësimi i parashikimeve sipas skenarit bazë konfirmoi pritjet tona të mëparshme mbi kthimin e ekonomisë në ekuilibër në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, dhe kthimin e inflacionit në objektiv në vitin 2020. Kjo ecuri pritet të mbështetet nga ecuria pozitive e Eurozonës dhe partnerëve tanë të tjerë tregtarë e financiarë, nga ambienti stimulues monetar dhe financiar në vend, si dhe nga qetësimi i presioneve forcuese mbi kursin e këmbimit.

Paralelisht me të, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se balanca e rreziqeve vijon të mbetet e zhvendosur në kahun e poshtëm. Këto rreziqe lidhen si me goditje të mundshme që mund të vijnë nga ambienti i huaj, ashtu dhe me shpejtësinë e përmirësimit të klimës së biznesit dhe të kreditimit në vend.

***

Duke gjykuar mbi sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm.

Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vendosi:

Të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1.0%;
Të mbajë të pandryshuara normat e interesit të depozitës dhe të kredisë njëditore, respektivisht në nivelin 0.1% dhe 1.9%.
Ruajtja e kahut dhe intensitetit të stimulit monetar nxit rritjen e kërkesës agregate, duke ndihmuar rritjen e punësimit, të pagave, dhe të presioneve të brendshme inflacioniste.

Në përputhje me parashikimet e skenarit bazë, si dhe në bazë të informacionit të disponuar, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se rritja e normës bazë të interesit nuk do të fillojë përpara tremujorit të dytë të vitit 2019.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të monitorojë ecurinë e kursit të këmbimit dhe mbetet e gatshme të përdorë instrumentet që disponon për të shmangur forcimin e kursit të këmbimit në nivele që rrezikojnë përmbushjen e objektivit të inflacionit.

 

The post Sejko paralajmëron rritje të interesave në gjysmën e dytë të 2019-s; Rënia e prodhimit të energjisë ka ngadalësuar ekonominë appeared first on 55 News.

]]>
Unaza e re, nesër fakte të reja për këtë aferë, Basha paralajmëron Ramën e Veliajn https://55news.al/aktualitet/unaza-e-re-neser-fakte-te-reja-per-kete-afere-basha-paralajmeron-ramen-e-veliajn/ Sun, 23 Dec 2018 17:13:25 +0000 https://new.55news.al/?p=75980 Banorët e “Astirit” kanë dalë për të 51-tën ditë radhazi në protestë, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti. Ata ashtu siç kanë bërë prej 50 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke bllokuar […]

The post Unaza e re, nesër fakte të reja për këtë aferë, Basha paralajmëron Ramën e Veliajn appeared first on 55 News.

]]>
Banorët e “Astirit” kanë dalë për të 51-tën ditë radhazi në protestë, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.

Ata ashtu siç kanë bërë prej 50 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa bëjnë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro apo dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri.

Në përkrahje të banorëve ka shkruar edhe sot kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh numri një i opozitës, Lulzim Basha.

Ai u shpreh se banorët e “Astirit” arritën që të ndalin planin e vjedhjes me anë të qëndresës së tyre.

Basha u ndal edhe tek ndryshimi i rrjedhës së lumit Lana dhe ndryshimi i planit urbanistik, ndërsa tha se pas kësaj fshihet kryeministri dhe kryebashkiaku.

“Është e rëndësishme që ta kaptoni që ajo që ndodhi këtu, është urdhër i një autoriteti që mund të bëjë koordinimin mes të gjithë institucioneve si dhe ti mbyllë gojën prokurorisë, që të mbyllë sytë para falsifikimit. Ju bëj një thirrje kryeredaktorëve që ta hapin ekranin gjatë gjithë kohës së protestës. Dua të them se afera që nisi si korrupsion i pastër është pohuar sot si një aferë kriminale, Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur lumin e Lanës, që të mos cenohet asnjë centimetër katror i pronës së një trafikanti droge. Zhvendosin lumin që mos preket prona e Taulant Ballës. Ftoj të gjithë shqiptarët që të ngrihen dhe të luftojmë të keqen. Le të jetë kjo shpresa në këtë fundviti që e keqja mos na hedhë më kundër njëri-tjetrit, por kushtetuta dhe ligji të zbatohet njëlloj për të gjithë”, – tha Basha, ndërsa shtoi se “Nesër do të ketë fakte të reja nga kjo aferë”.

The post Unaza e re, nesër fakte të reja për këtë aferë, Basha paralajmëron Ramën e Veliajn appeared first on 55 News.

]]>
Daçiq paralajmëron edhe një tjetër tërheqje të njohjes së Kosovës https://55news.al/bota-shqiptare/daciq-paralajmeron-edhe-nje-tjeter-terheqje-te-njohjes-se-kosoves/ Wed, 07 Nov 2018 09:04:51 +0000 https://new.55news.al/?p=65094 Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sot se edhe një vend tjetër do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se këtë do ta konfirmojë sot zyrtarisht. “Ky do të jetë shteti i dhjetë që tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës. Le të thonë se ato janë dofarë “vendesh pa lidhje”, por […]

The post Daçiq paralajmëron edhe një tjetër tërheqje të njohjes së Kosovës appeared first on 55 News.

]]>
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sot se edhe një vend tjetër do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se këtë do ta konfirmojë sot zyrtarisht.

“Ky do të jetë shteti i dhjetë që tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës. Le të thonë se ato janë dofarë “vendesh pa lidhje”, por unë them – ato janë dhjetë vota ndër 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara”, citon Daçiqin RTS-ja, transmeton Koha.net.

Ai tha se Serbia do të vazhdojë të lobojë kundër pranimit të Kosovës në Interpol.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka mohuar që ndonjë shtet të ketë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe ka denoncuar Serbinë në bashkësinë ndërkombëtare për politika arrogante ndaj Kosovës, rikujton Koha.net.

The post Daçiq paralajmëron edhe një tjetër tërheqje të njohjes së Kosovës appeared first on 55 News.

]]>
Putin paralajmëron për një garë të re armatimi https://55news.al/globi/putin-paralajmeron-per-nje-gare-te-re-armatimi/ Thu, 25 Oct 2018 16:14:40 +0000 https://new.55news.al/?p=61203 Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi për një garë të re armatimesh, nëse Presidenti Donald Trump i përmbahet kërcënimit për t’u tërhequr nga një prej marrëveshjeve kryesore për kontrollin e armëve. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, konfirmoi se Rusia e ka shkelur traktatin dhe megjithatë hodhi poshtë mundësinë e një riarmatimi bërthamor në Evropë. […]

The post Putin paralajmëron për një garë të re armatimi appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi për një garë të re armatimesh, nëse Presidenti Donald Trump i përmbahet kërcënimit për t’u tërhequr nga një prej marrëveshjeve kryesore për kontrollin e armëve. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, konfirmoi se Rusia e ka shkelur traktatin dhe megjithatë hodhi poshtë mundësinë e një riarmatimi bërthamor në Evropë.

Pas bisedimeve me Kryeministrin italian Giuseppe Conte, zoti Putin tha se Rusia është përgatitur për t’iu përgjigjur vendosjes nga Shtetet e Bashkuara të raketave me rreze të mesme në Evropë.

“A do të përgjigjemi dot? Po, do të përgjigjemi me shpejtësi dhe efektshmëri. Cili mund të ishte preteksti formal i partnerëve tanë për të dalë nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme? Akuzat se ne e kemi shkelur atë. Por, si zakonisht, nuk paraqitet asnjë provë. Dhe Shtetet e Bashkuara e kanë shkelur traktatin tashmë”, – deklaroi zoti Putin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, fajësoi të mërkurën Rusinë për shkelje të traktatit që Presidenti Trump dëshiron të braktisë.

“Shpjegimi më i pranueshëm është se Rusia ka shkelur traktatin. Pra, problemi qëndron tek sjellja e rusëve, të cilën e kemi parë prej vitesh dhe për të cilën kemi deklaruar se nuk mundet të vazhdojë kështu. Nuk mund të kemi një traktat mes dy palëve, që respektohet nga vetëm njëra prej tyre”, tha zoti Stoltenberg.

Zoti Stoltenberg tha se nuk parashikon një garë armatimi bërthamor në Evropë.

Traktati i nënshkruar nga ish-udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev dhe ish-Presidenti amerikan Ronald Reagan, u ndalon të dyja vendeve të prodhojnë, testojnë dhe magazinojnë raketa tokësore bërthamore me rreze veprimi nën 5 mijë kilometra.

Presidenti Trump akuzon Rusinë se ka shkelur traktatin duke pozicionuar raketa tokësore të lëvizshme për të kërcënuar NATO-n.

Rusia e mohon ketë duke thënë se shkelje janë sistemet mbrojtëse anti-raketë të vendosura nga Shtetet e Bashkuara në Evropë.

The post Putin paralajmëron për një garë të re armatimi appeared first on 55 News.

]]>
Turqia paralajmëron Greqinë për kufirin detar https://55news.al/globi/turqia-paralajmeron-greqine-per-kufirin-detar/ Tue, 23 Oct 2018 17:06:56 +0000 https://new.55news.al/?p=60545 Turqia paralajmëroi Greqinë të martën se nuk do të tolerojë një ndryshim në kufirin detar grek. Paralajmërimi vjen pak ditë pasi Athina tha se kishte planifikuar të zgjeronte ujrat e saj territoriale deri në 12 milje në perëndim të vendit. Ujërat territoriale janë një çështje e ndjeshme ndërmjet dy vendeve fqinjë që ndahen nga Deti […]

The post Turqia paralajmëron Greqinë për kufirin detar appeared first on 55 News.

]]>
Turqia paralajmëroi Greqinë të martën se nuk do të tolerojë një ndryshim në kufirin detar grek. Paralajmërimi vjen pak ditë pasi Athina tha se kishte planifikuar të zgjeronte ujrat e saj territoriale deri në 12 milje në perëndim të vendit.

Ujërat territoriale janë një çështje e ndjeshme ndërmjet dy vendeve fqinjë që ndahen nga Deti Egje. Turqia dhe Greqia kanë patur mosmarrëveshje për shelfin kontinental përkatës prej shumë dekadash.

Turqia ka paralajmëruar më parë se nuk do të përjashtonte një veprim ushtarak për të mbrojtur interesat e saj.

Ish-Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar, tha të shtunën se Athina ka planifikuar të zgjerojë ujrat territoriale në detin Jon, por kjo nuk do të prekte rajonin e Egjeut. Ministria e jashtme e Turqisë, megjithatë, tha se kishte marrë shënim deklaratat e Athinës rreth planeve për një zgjerim gradual të ujërave uterritoriale greke.

The post Turqia paralajmëron Greqinë për kufirin detar appeared first on 55 News.

]]>
Vuçiqi sërish paralajmëron “kompromise të dhimbshme” me Kosovën https://55news.al/bota-shqiptare/vuciqi-serish-paralajmeron-kompromise-te-dhimbshme-me-kosoven/ Fri, 19 Oct 2018 05:17:38 +0000 https://new.55news.al/?p=59186 Kompromise të dhimbshme në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut ka paralajmëruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por ka refuzuar të përmendë ndonjërin prej tyre, edhe pse është pyetur disa herë në konferencën për media të mbajtur në kuadër të Forumit të Sigurisë në Beograd (BSF). “Ka shumë kompromise të dhimbshme, por nuk do t’i […]

The post Vuçiqi sërish paralajmëron “kompromise të dhimbshme” me Kosovën appeared first on 55 News.

]]>
Kompromise të dhimbshme në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut ka paralajmëruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por ka refuzuar të përmendë ndonjërin prej tyre, edhe pse është pyetur disa herë në konferencën për media të mbajtur në kuadër të Forumit të Sigurisë në Beograd (BSF).

“Ka shumë kompromise të dhimbshme, por nuk do t’i përmend. Nuk dua të përzihem në çështjet tuaja të brendshme, por do të flasim për të gjitha temat që mund të na dërgojnë deri te zgjidhja përfundimtare. Por duket se shumë politikanë nga Prishtina kanë dallime shumë të mëdha prej realitetit”, ka thënë Vuçiq, duke u përgjigjur në një pyetje të “Kohës Ditore”.

I pyetur nëse për të përbën opsion shkëmbimi i territoreve, Vuçiqi është përgjigjur duke thënë se “nuk pranoj kurrgjë derisa të pranojmë çdo gjë. Deri më tani nuk kemi pranuar kurrgjë”.

Vuçiqi ka ndryshuar tonin kur është pyetur për rrethanat dhe opsionin e marrëveshjes, e cila do ta bindte Serbinë ta njohë pavarësinë e Kosovës. Presidenti serb ka deklaruar se “të gjithë duhet ta kuptojnë se kurrë nuk do të pranoj diçka që është në kundërshtim me interesin e serbëve”.

The post Vuçiqi sërish paralajmëron “kompromise të dhimbshme” me Kosovën appeared first on 55 News.

]]>
AMF, paralajmëron mbi rrezikun e investimeve online https://55news.al/aktualitet/amf-paralajmeron-mbi-rrezikun-e-investimeve-online/ Tue, 16 Oct 2018 16:45:02 +0000 https://new.55news.al/?p=58459 Në kuadër të mbrojtjes së investitorit dhe edukimit financiar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka tërhequr së fundmi vëmendjen në lidhje me investimin në instrumentin “Kontratë për Diferencë” (CFD) për shkak të rrezikut që mbart ky lloj produkti. Në një sqarim të gjatë lidhur me këtë opsion investimi dhe risqet që paraqet ky i fundit AMF […]

The post AMF, paralajmëron mbi rrezikun e investimeve online appeared first on 55 News.

]]>
Në kuadër të mbrojtjes së investitorit dhe edukimit financiar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka tërhequr së fundmi vëmendjen në lidhje me investimin në instrumentin “Kontratë për Diferencë” (CFD) për shkak të rrezikut që mbart ky lloj produkti. Në një sqarim të gjatë lidhur me këtë opsion investimi dhe risqet që paraqet ky i fundit AMF jep këshilla për shmangien e tyre si dhe përhapja që kanë në tregje këto lloj produktesh.

“CFD, si instrument financiar, përfaqëson një marrëveshje midis blerësit dhe shitësit për të shkëmbyer diferencën midis çmimit aktual të një letre me vlerë dhe çmimit të tij në momentin e lidhjes së kontratës.

Autoriteti Evropian i Tregjeve dhe Letrave me Vlerë (ESMA) vazhdimisht ka paralajmëruar investitorët për rrezikshmërinë që paraqet oferta e disa produkteve spekulative siç janë kontratat për diferencë (CFD), si dhe opsionet binare. Këto produkte nuk janë të përshtatshme për të gjithë investitorët. Për këtë arsye tërheqim vëmendjen: Mos investoni, nëse nuk kuptoni karakteristikat e këtyre produkteve! Përpara se të merrni vendimin për tregtimin e këtyre produkteve lexoni me kujdes kontratën me ofruesin e CFD-ve, si dhe kërkoni këshillim profesional për të konstatuar se cilat produkte janë të përshtatshme për Ju.

Përhapja e këtyre produkteve ngre shqetësim, përsa i përket mbrojtjes së investitorit, pasi këto produkte janë me shumë risk, komplekse dhe spekulative. Mbikëqyrësit kanë konstatuar se këto produkte shpesh shiten nëpërmjet një marketingu agresiv dhe që disa kompani nuk veprojnë në përputhje me Direktivën Evropiane për Instrumente Financiare, MIFID, duke shkaktuar kështu humbje të papritura për investitorin. Këto produkte nuk janë të standardizuara dhe karakteristikat e produktit mund të ndryshojnë nga njëri ofrues tek tjetri. Në shumicën e rasteve ka rezultuar që klientët që kanë investuar në CFD, opsione binare dhe produkte të tjera me karakter spekulativ i kanë humbur paratë e tyre.

Këto lloj produktesh janë ofruar kryesisht në tregjet evropiane nëpërmjet platformave online. Fitimet potenciale reklamohen nga këto platforma në një mënyrë të tillë që të nxisin investitorin që të tregtojë, pa shpjeguar riskun e humbjeve të mundshme, kështu që investitori mund të arrijë në konkluzionin e gabuar që këto produkte kanë pak apo aspak risk.

Ofruesit e këtyre produkteve për të joshur investitorët mund të ofrojnë tutoriale/udhëzime, skonto, komisione më të ulëta në mënyrë që ata të fillojnë tregtimin në këto platforma. Për më tepër, duhet theksuar që këto produkte ofrohen edhe nga kompani të parregulluara dhe të palicencuara, fakt ky që e shton më shumë rrezikun e investimit në këto produkte. Zakonisht investimi në këto produkte, sidomos kur ato ofrohen online nuk shoqërohet me këshillim në investim, çfarë do të thotë që nuk merret në konsideratë përshtatshmëria e klientit për të investuar në këto lloj produktesh. Nëse një kompani që ofron këto produkte është e licencuar, ajo duhet së pari të kontrollojë nëse klienti është i përshtatshëm për të investuar në këto produkte spekulative dhe nëse është i vetëdijshëm për riskun që ai merr përsipër.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në funksion të mbrojtjes së investitorit i bën thirrje investitorëve shqiptarë që përpara se të investojnë në këto lloj produktesh të kontrollojnë më parë nëse ofruesit e këtyre produkteve janë të autorizuar dhe licencuar për të ofruar këto shërbime nga rregullatorët e vendeve përkatëse.

 

Nëse një kompani ju kontakton për të investuar në instrumente financiare online, atëherë ju lutemi siguroheni më parë nëse kjo kompani është e licencuar. Për këtë mund të konsultoheni me faqen zyrtare të Autoriteti në rubrikën Regjistri i të Licencuarve apo të kontaktoni direkt Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

Ndërkohë, Ju këshillojmë të kontrolloni herë pas here rubrikën “Kini Kujdes” në faqen zyrtare të AMF-së. Gjithashtu, mund t’i referoheni faqes zyrtare të ESMA-s http://ëëë.esma.europa.eu, në të cilën është publikuar lista dhe website i të gjitha Autoriteteve Rregullatore të Vendeve të Bashkimit Evropian dhe ku mund të gjeni paralajmërimet mbi rrezikshmërinë e instrumenteve financiare siCFD, apo binary option” thuhet në sqarimin e AMF.

The post AMF, paralajmëron mbi rrezikun e investimeve online appeared first on 55 News.

]]>
Bankat britanike përballë Brexit – S&P flet për zhvlerësim, paralajmëron për klerimin e pagesave në euro https://55news.al/aktualitet/bankat-britanike-perballe-brexit-s-p-flet-per-zhvleresim-paralajmeron-per-klerimin-e-pagesave-ne-euro/ Fri, 12 Oct 2018 14:32:18 +0000 https://new.55news.al/?p=57341 Bankat britanike mund të përballen me një zhvlerësim të kreditit nëse ndodh një Brexit i ç’rregullt, ndërkohë që kjo do të shkaktonte një krizë të brendshme politike dhe tkurrje ekonomike, sipas Standard & Poor’s. Agjencia bëri të ditur se bilancet dhe të ardhurat e bankave britanike mund të ofrojnë një mbrojtje të mirë kundër skenarit […]

The post Bankat britanike përballë Brexit – S&P flet për zhvlerësim, paralajmëron për klerimin e pagesave në euro appeared first on 55 News.

]]>
Bankat britanike mund të përballen me një zhvlerësim të kreditit nëse ndodh një Brexit i ç’rregullt, ndërkohë që kjo do të shkaktonte një krizë të brendshme politike dhe tkurrje ekonomike, sipas Standard & Poor’s. Agjencia bëri të ditur se bilancet dhe të ardhurat e bankave britanike mund të ofrojnë një mbrojtje të mirë kundër skenarit negativ të Brexit. Por, Agjencia shtoi se vlerësimi aktual i kreditit dhe perspektivat do të ndryshojnë. Britania dhe Bashkimi Europian pritet të arrijnë një marrëveshje për divorcin përpara samitit të javës së ardhshme.

S&P deklaroi se pret një dalje të rregullt në muajin Mars, që do të ndiqet nga një periudhë transpozicioni deri në vitin 2020. Megjithatë, pavarësisht kësaj, shumë institucione financiare kanë arritur në pikën ku nuk ka më kthim mbrapsht dhe kanë krijuar baza në Bashkimin Europian, për të shmangur goditjet. Edhe nëse ndodh një Brexit i rregullt, do të ketë presione te bankat që të zhvendosin klerimin e pagesave të denominuara në euro nga Londra në Bashkimin Europian, sipas Standard & Poor’s.

Fitch Ratings deklaroi se bankat britanike janë të financuara mirë për të përballuar Brexit pa marrëveshje, por mund të përballen me sfida nëse tregjet ndërpriten për një periudhë të gjatë. “Vlerësimet e tyre duhet t’i bëjnë ballë përkeësimit ekonomik në skenarin më të keq”, deklaroi Fitch. Standard & Poor’s përsëriti paralajmërimet e Bankës së Anglisë se tregjet derivativë mund të përballen me ndërprerje nga skenari negativ i Brexit, nëse BE nuk lejon konsumatorët europian që të vazhdojnë të përdorin shtëpinë britanike të klerimit (LCH), që ndërmerr pjesën më të madhe të kontratave “swap” të denominuiara në euro.

The post Bankat britanike përballë Brexit – S&P flet për zhvlerësim, paralajmëron për klerimin e pagesave në euro appeared first on 55 News.

]]>
SHBA paralajmëron Rusinë për programin e raketave https://55news.al/globi/shba-paralajmeron-rusine-per-programin-e-raketave/ Tue, 02 Oct 2018 15:29:32 +0000 https://new.55news.al/?p=54320 Ambasadorja amerikane në NATO tha se Rusia duhet të ndalë zhvillimin e fshehtë të një sistemi të ndaluar raketash, përndryshe Shtetet e Bashkuara do të përpiqen ta shkatërrojnë atë përpara se të vihet në veprim. Shtetet e Bashkuara besojnë se Moska po zhvillon një sistem raketash që lëshohen nga toka, i cili mund ta lejojë […]

The post SHBA paralajmëron Rusinë për programin e raketave appeared first on 55 News.

]]>
Ambasadorja amerikane në NATO tha se Rusia duhet të ndalë zhvillimin e fshehtë të një sistemi të ndaluar raketash, përndryshe Shtetet e Bashkuara do të përpiqen ta shkatërrojnë atë përpara se të vihet në veprim.

Shtetet e Bashkuara besojnë se Moska po zhvillon një sistem raketash që lëshohen nga toka, i cili mund ta lejojë Rusinë të ndërmarrë një goditje të shpejtë bërthamore ndaj Evropës. Sistemi do të ishte në kundërshtim me një traktat të periudhës së Luftës së Ftohtë, por Rusia vazhdimisht ka mohuar se po bën ndonjë shkelje të tillë.

Ambasadorja amerikane Kay Bailey Hutchison tha se SHBA janë për një zgjidhje diplomatike të çështjes, por janë gjithashtu të përgatitura të shqyrtojnë një goditje ushtarake nëse Rusia vazhdon zhvillimin e sistemit të raketave me rreze të mesme veprimi.

The post SHBA paralajmëron Rusinë për programin e raketave appeared first on 55 News.

]]>