parashikim Archives - 55 News https://55news.al/tag/parashikim/ Tue, 27 Nov 2018 07:31:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png parashikim Archives - 55 News https://55news.al/tag/parashikim/ 32 32 Parashikimi i horoskopit për sot, lexojeni shenjën tuaj https://55news.al/lifestyle/parashikimi-i-horoskopit-per-sot-lexojeni-shenjen-tuaj/ Tue, 27 Nov 2018 07:31:54 +0000 https://new.55news.al/?p=70199 DASHI Do shkoni në qiell të shtatë sot të gjithë ju që jeni në një lidhje. Ka mundësi të keni një rritje të financave sot. Mendohuni mirë para se të hidhni çdo hap dhe do fitoni. DEMI Do komunikoni lehtësisht me partnerin tuaj sot dhe do shprehni gjithçka që mendoni. Fati do iu buzëqeshë në […]

The post Parashikimi i horoskopit për sot, lexojeni shenjën tuaj appeared first on 55 News.

]]>
DASHI

Do shkoni në qiell të shtatë sot të gjithë ju që jeni në një lidhje. Ka mundësi të keni një rritje të financave sot. Mendohuni mirë para se të hidhni çdo hap dhe do fitoni.

DEMI

Do komunikoni lehtësisht me partnerin tuaj sot dhe do shprehni gjithçka që mendoni. Fati do iu buzëqeshë në planin financiar. Do kryeni të gjitha transaksionet që kishit menduar.

BINJAKËT

Hëna do iu nxitë të bëni më shumë lëshime ndaj partnerit tuaj sot. Në këtë mënyrë do shmangni edhe konfliktet që keni pasur. Nuk do keni probleme shumë të mëdha financiare por duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.

GAFORRJA

Gjërat nuk do shkojnë mirë në çift. Do keni shumë zënka e debate, por shmangni me çdo kusht marrjen vendimeve të rëndësishme. Mos ëndërroni shumë në planin financiar por kthehuni me këmbë në tokë.

LUANI

Do ndiheni më të sigurt për të ardhmen tuaj në çift sot. Mos ndërmerrni operacione shumë të mëdha në planin financiar sepse buxheti nuk është shumë i qëndrueshëm.

VIRGJERESHA

Marrëdhënia me personin që keni në krah do shkojë më së miri. Ajo do bazohet tek besimi reciprok dhe bashkëpunimi. Lëreni që ai të vijë vetë tek ju. Do dini si t’i mbroni financat dhe nuk do keni asnjë problem.

PESHORJA

Çiftet do i zgjidhin me mirëkuptim dhe qetësi mosmarrëveshjet që kanë pasur kohët e fundit. Do merrni edhe një vendim të rëndësishëm për të ardhmen. Do keni një strategji të mirë financiare dhe do ruani ekuilibrin.

AKREPI

Nëse jeni në çift nuk duhet t’i merrni gjërat me vrull dhe të nxitoheni. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme dhe do tregoheni më realistë.

SHIGJETARI

Jupiteri do iu bëjë edhe më entuziastë sot në jetën në çift. Me financat duhet të tregoheni më të kujdesshëm nëse nuk doni që ato të tronditen.

BRICJAPI

Në jetën në çift do ndiheni mjaft mirë gjatë kësaj dite. Disa do kalojnë momente të mrekullueshme dhe plot emocione. Mundohuni të shpenzoni me kursim dhe do e shihni që gjërat do shkojnë mirë.

UJORI

Do keni ndryshime pozitive në jetën tuaj në çift sot. Do jeni më entuziastë dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen me partnerin. Më në fund fati do jetë në anën tuaj në planin financiar.

PESHQIT

Të nxitur nga Mërkuri iu do bëni çmos që të ruani ekuilibrin dhe harmoninë në jetën tuaj në çift. Perspektivat financiare duket të jenë shumë të mira.

The post Parashikimi i horoskopit për sot, lexojeni shenjën tuaj appeared first on 55 News.

]]>
Moti për sot në Shqipëri https://55news.al/aktualitet/moti-per-sot-ne-shqiperi/ Wed, 07 Nov 2018 07:03:49 +0000 https://new.55news.al/?p=65012 Deri në mesditë pjesa më e madhe e vendit dominohet nga mot kryesisht i vranët, herë pas here do të ketë intervale kthjellimesh. Orët e pasdites sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të përkohshëm më të dukshëm në zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra. Por shira më të pakët rrezikojnë zonat veriore. Në mbrëmje dhe […]

The post Moti për sot në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Deri në mesditë pjesa më e madhe e vendit dominohet nga mot kryesisht i vranët, herë pas here do të ketë intervale kthjellimesh.

Orët e pasdites sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të përkohshëm më të dukshëm në zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra. Por shira më të pakët rrezikojnë zonat veriore.

Në mbrëmje dhe gjatë natës, shirat zhvendosen drejt zonave Lindore dhe Juglindore të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë rritur lehtë gjatë mëngjesit por rënie mesatarisht 2-3°C ka sjell mesdita duke ulur maksimumin në 23 gradë C.

Era do fryjë mesatare në Jug por e fortë në Veri dhe pjesërisht në qendër, me shpejtësi mbi 35 km/h nga Veri-Veriperëndimi ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.

The post Moti për sot në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri https://55news.al/aktualitet/parashikimi-i-motit-per-diten-e-sotme-ne-shqiperi/ Mon, 22 Oct 2018 06:06:54 +0000 https://new.55news.al/?p=59944 Bregdeti dhe zonat e ulëta dominohen nga kthjellime dhe vranesira të shpeshta, por me vranësira dhe shira mbeten zonat verilindore ku në lartësinë mbi 1200 metra do të ketë reshje të pakta dëbore. Pasditja dhe në vijim mbeten me kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin. Era do të fryjë me shpejtësi mbi 35 km/h […]

The post Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Bregdeti dhe zonat e ulëta dominohen nga kthjellime dhe vranesira të shpeshta, por me vranësira dhe shira mbeten zonat verilindore ku në lartësinë mbi 1200 metra do të ketë reshje të pakta dëbore. Pasditja dhe në vijim mbeten me kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit vijojnë rënie në të dy ekstremumet duke shënuar vlera negative në zonat verilindore -1 gradë Celcius, ndërsa mesdita do të shënojë deri në 22 gradë Celcius.

The post Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri https://55news.al/aktualitet/parashikimi-i-motit-per-sot-ne-shqiperi/ Tue, 09 Oct 2018 06:20:30 +0000 https://new.55news.al/?p=56181 Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbeten dominante deri në mesditë kur sërish vranësirat fuqizohen në vend duke sjellë shira të izoluara në zonat malore. Gjithashtu rrebeshe afatshkurtra do të ketë në Jug dhe zona të izoluara të Qendrës së territorit. Orët e vona të pasdites dhe në vijim paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare në gjithë […]

The post Parashikimi i motit për sot në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbeten dominante deri në mesditë kur sërish vranësirat fuqizohen në vend duke sjellë shira të izoluara në zonat malore. Gjithashtu rrebeshe afatshkurtra do të ketë në Jug dhe zona të izoluara të Qendrës së territorit. Orët e vona të pasdites dhe në vijim paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare në gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por rritje me 1-°C sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në rang territori në vlerat 27- 28°C.

Era do fryjë kryesisht mesatare por deri e fortë në mbrëmje në zonat Veriore me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det vijon dallgëzim 2-3 ballë.

The post Parashikimi i motit për sot në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Zjarre në Shqipëri, parashikimi i IGJEUM https://55news.al/aktualitet/zjarre-ne-shqiperi-parashikimi-i-igjeum/ Sat, 28 Jul 2018 11:29:58 +0000 https://new.55news.al/?p=38542 Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot dhe nesër nuk priten rreziqë për zjarre në Shqipëri. Sipas IGJEUM më probleme do ketë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Berat, ndërsa për qarqet Fier dhe Vlorë, pritet rrezik “i moderuar” kurse qarqet e tjera “ska rrezik” për. Sot pasdite dhe nesër priten reshje të […]

The post Zjarre në Shqipëri, parashikimi i IGJEUM appeared first on 55 News.

]]>
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot dhe nesër nuk priten rreziqë për zjarre në Shqipëri.

Sipas IGJEUM më probleme do ketë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Berat, ndërsa për qarqet Fier dhe Vlorë, pritet rrezik “i moderuar” kurse qarqet e tjera “ska rrezik” për.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit. Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre gjatë pasditeve.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 23 / 30 °C, në vendet e ulëta: 21 / 32 °C dhe në vendet malore: 12 / 26 °C

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

The post Zjarre në Shqipëri, parashikimi i IGJEUM appeared first on 55 News.

]]>
Nuk ka më asnjë dilemë, ja pse horoskopi parashikon të ardhmen https://55news.al/lifestyle/nuk-ka-me-asnje-dileme-ja-pse-horoskopi-parashikon-te-ardhmen/ Sun, 22 Jul 2018 15:28:27 +0000 https://new.55news.al/?p=37047 Pse shumë njerëz lexojnë horoskopin për të filluar ditën?  Pse e lejojmë veten të ndikohet nga fjalë që duket se nuk kanë bazë logjike apo racionale? Edhe më skeptikëve u pëlqen ideja që të konsultohen me Yjet përpara se të bëjnë diçka të rëndësishme ose të marrin një vendim. Dhe shpesh mbeten të habitur se […]

The post Nuk ka më asnjë dilemë, ja pse horoskopi parashikon të ardhmen appeared first on 55 News.

]]>
Pse shumë njerëz lexojnë horoskopin për të filluar ditën? 

Pse e lejojmë veten të ndikohet nga fjalë që duket se nuk kanë bazë logjike apo racionale? Edhe më skeptikëve u pëlqen ideja që të konsultohen me Yjet përpara se të bëjnë diçka të rëndësishme ose të marrin një vendim. Dhe shpesh mbeten të habitur se si i gjejnë të gjitha karakteristikat e tyre në shenjën zodiakale.

Çfarë është horoskopi? – Horoskopi ka origjinë shumë të lashtë: shpesh dëgjojmë për mbretërit dhe mbretëreshat që kishin astrologin e tyre të besuar. Fjalët e Galileo Galileit janë: “Nuk mund të zgjedhësh një lule pa u shqetësuar një yll” dhe le të nënkuptojmë një lidhje mes botës së yjeve dhe botës tokësore. Horoskopi që lexohet në gazeta dhe në media quhet horoskop i shenjave diellore dhe interpreton ndikimin e Yjeve në jetën e njeriut sipas shenjës së tyre të zodiakut, që është sipas shenjës së zodiakut në të cilën Dielli ishte në momentin që keni lindur.

Pozita e Hënës, e Venusit, e Marsit dhe e të gjithë planeteve të tjera nuk merret parasysh në horoskopin diellor, i cili është shumë i përgjithësuar. Rrota e Zodiakut është e ndarë në dymbëdhjetë pjesë të barabarta, duke përfaqësuar dymbëdhjetë shenjat e zodiakut dhe marrin emrat e dymbëdhjetë konstelacioneve: Dashi, Demi, Binjakët, Gaforrja, Luani, Virgjëresha, Peshorja, Akrepi, Shigjetari, Bricjapi, Ujori dhe Peshqit.

Çdo shenjë zë pikërisht 30 gradë të rrethit zodiakal. Momenti që ne lindim, Dielli është në njërën prej këtyre 30 shkallëve brenda një prej 12 shenjave zodiakale, shenjës tonë të lindjes. Në varësi të shkallës, çdo shenjë zodiakale është e ndarë në tri dekada, për të cilën shpesh dëgjohet të flitet: dekada e parë shkon nga 0 deri në 10 gradë, në dekadën e dytë duke filluar nga 10 deri në 20 gradë dhe dekadën e tretë që variojnë nga 20 deri në 30 gradë .

Natyrisht, astrologët e dinë se jo të gjithë njerëzit e së njëjtës shenjë do të kenë të njëjtat gjëra në të njëjtën ditë ose javë, muaj apo vit. Përveç Diellit ka shumë faktorë që duhet të analizohen në një nivel astrologjik.

Mund të jetë e dobishme, kur lexohet horoskopi, për shembull, të lexoni shenjën e ngjitësit tuaj, ose shenjën në të cilën Hëna ishte e vendosur në kohën e lindjes për të marrë një vizion më të gjerë. Horoskopi Diellor, i lexuar me butësi dhe mirëkuptim, mund të jetë ende një dritë e vogël që ndriçon ditët, një udhëzues për të nxjerrë në pah të mirat e çdo dite, transmeton, lexo.al. Nëse është pozitiv mund të na mbushë me energji, ose e kundërta mund të na ndihmojë për të hapur sytë në një situatë që duhet të përmirësohet, ndoshta duke marrë përgjegjësitë tona.

The post Nuk ka më asnjë dilemë, ja pse horoskopi parashikon të ardhmen appeared first on 55 News.

]]>
“Çmendet” moti pas të mërkurës, ja sa shkojnë temperaturat https://55news.al/lifestyle/cmendet-moti-pas-te-merkures-ja-sa-shkojne-temperaturat/ Mon, 09 Jul 2018 11:34:35 +0000 https://new.55news.al/?p=33287 Shirat do të vijojnë të bien në disa zona të vogla të vendit edhe gjatë kësaj jave, por pritet që nga dita e enjte dhe në vijim do të ketë rritje të temperaturave, të cilët pritet të shkojnë deri në 35 gradë. Sipas Meteoalb, pjesa e parë e javës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, […]

The post “Çmendet” moti pas të mërkurës, ja sa shkojnë temperaturat appeared first on 55 News.

]]>
Shirat do të vijojnë të bien në disa zona të vogla të vendit edhe gjatë kësaj jave, por pritet që nga dita e enjte dhe në vijim do të ketë rritje të temperaturave, të cilët pritet të shkojnë deri në 35 gradë.

Sipas Meteoalb, pjesa e parë e javës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dendura gjatë pasditeve në zonat malore duke sjellë shira afatshkurtër kryesisht në Veri dhe zonat Lindore, por më pak të rrezikuara janë qytetet e zonës së ulët si Tirana, Elbasani, Fieri dhe Berati; bregdeti mbetet kryesisht me kthjellime, kryesisht ai Jugor.

Pas të enjtes dhe në fundjavë priten kthjellime në 85% të vendit por vranësira lokale zhvillohen kryesisht në Veri – Verilindje ku do të ketë edhe shira të izoluar.

Tabloja termike vijon pa ndryshime të ndjeshme deri mesditën e së mërkurës duke ruajtur vlera tipike të muajit korrik pasi maksimumet termike qëndrojnë rreth vlerës 33°C.

Dita e enjte dhe fundjava sjellin rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të ngjitet mbi 35°C.

The post “Çmendet” moti pas të mërkurës, ja sa shkojnë temperaturat appeared first on 55 News.

]]>
Horoskopi ditor, 2 korrik 2018 https://55news.al/horoskopi/horoskopi-ditor-2-korrik-2018/ Mon, 02 Jul 2018 05:53:43 +0000 https://new.55news.al/?p=31105 Dashi Beqaret do jene ata qe do ndihen me mire gjate kësaj dite sepse edhe emocionet do jene te shumta për ta. Mund te fillojnë një histori e bukur dashurie qe do ju beje te ndiheni me se miri. Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite te zakonshme, por pa debate. Ne […]

The post Horoskopi ditor, 2 korrik 2018 appeared first on 55 News.

]]>
Dashi

Beqaret do jene ata qe do ndihen me mire gjate kësaj dite sepse edhe emocionet do jene te shumta për ta. Mund te fillojnë një histori e bukur dashurie qe do ju beje te ndiheni me se miri. Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite te zakonshme, por pa debate. Ne planin financiar do keni mundësi ta përmirësoni shume shpejt situatën dhe do ndiheni me te qete.

Demi

Dialogu ne çift do jete i vështirë gjate kësaj dite. Me mire te qëndroni pak dite larg njeri-tjetrit dhe te reflektoni mbi gjithçka qe ju ka ndodhur. Beqaret do kenë mundësi reale për ta gjetur princin e tyre te kaltër dhe do ndihen mjaft mire për këtë fakt. Nuk do keni me asnjë brenge. Financat nuk do jene shume te qëndrueshme, kështu qe bëni kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Binjaket

Jeta juaj ne çift do jete shume e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje te forta sot. Do kërkoni shume nga ai qe keni ne krah dhe kjo do e ndeze situatën. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë gjithë kohës princin e tyre te kaltër, por mundësitë për ta gjetur do jene te pakta. Ne planin financiar mos e shtyni për nesër zgjidhjen e një problemi sepse mund te jete vone.

Gaforrja

Do mendoni me seriozisht për te ardhmen tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do jeni te vendosur t’i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet. Ambienti do filloje te ngrohet mjaft. Beqaret do kenë disa takime vendimtare te cilat do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte qe ta përmirësoni situatën ne te cilën ndodheni.

Luani

Do dashuroni ashtu si do e ndjeni sot dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Edhe tolerimet ndaj njeri-tjetrit nuk do mungojnë. Beqaret duhet te jene shume te sigurte para se te hedhin ndonjë hap sepse edhe mund te zhgënjehen me vone. Financat do bëhen goxha delikate për shkak te shpenzimeve marramendëse qe do kryeni.

Virgjeresha

Tregohuni me te disponueshem sot ndaj atij qe keni ne krah sepse ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do jete me e mire dhe e mbushur me kënaqësi. Beqaret do kenë disa takime impresionuese, por do tregohen te matur me hapat qe do hedhin. Financat do jene goxha te mira. Kryeni ndonjë shpenzim te nevojshëm, por pa e tepruar me asgjë.

Peshorja

Partneri do ju kushtoje me tepër vëmendje gjate kësaj dite dhe marrëdhënia mes jush do filloje te përmirësohet dalëngadalë. Tashme do ia shprehni atij gjithçka qe do mendoni apo do ndjeni. Beqaret do kenë mundësi te fillojnë një histori dashurie te qëndrueshme. Financat do jene me te mira se disa kohe me pare. Shlyeni fillimisht borxhet dhe kryeni shpenzimet me te domosdoshme.

Akrepi

Do i qëndroni shume besnike atij qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe asgjë nuk do mund t’ua prishe harmoninë ne çift. Për disa pasioni do rizgjohet fuqishëm. Beqaret me mire te qëndrojnë ashtu si janë sepse mundësitë e sotme nuk do jene shume te mira. Ne planin financiar ka rrezik te keni disa vështirësi. Mos u dorëzoni sepse me pak durim mund t’ia dilni.

Shigjetari

Fale ndikimit pozitiv te Marsit dhe Venusit jeta juaj ne çift do jete mjaft harmonike gjate kësaj dite. Do tregoheni te hapur me partnerin dhe do flisni për gjerat qe i pëlqejnë gjithsecilit. Beqaret do kërkojnë me ngulm te krijojnë një lidhje dhe ka mundësi qe ta gjejnë atë. Ekuilibri do mbizotërojë ne sektorin e financiar. Do jeni me te qete dhe do shpenzoni pa frike.

Bricjapi

Kjo do jete një dite e qete për gjithë te dashuruarit. Do ndiheni te sigurte pranë atij qe keni ne krah dhe do mendoni seriozisht për te ardhmen. Beqaret nuk do kenë aspak durim qe te kërkojnë shpirtin e tyre binjak dhe do qëndrojnë edhe sot me po te njëjtin status. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Ujori

Mundohuni qe problemet qe do ju dalin ne jetën tuaj ne çift t’i zgjidhni me qetësi dhe me maturi. Mos u nevrikosni dhe mos e acaroni me tepër situatën sepse vështirë se do zgjidhni gjë. Beqaret nuk do jene me fat dhe nuk do e gjejnë as sot princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar do mund te kryeni transaksione te rëndësishme dhe çdo gjë do shkoje me se miri.

Peshqit

Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do jeni te gatshëm te provoni eksperienca te reja ne jetën tuaj ne çift sot dhe dita do jete e mbushur me më shume kënaqësi. Beqaret do jene te bekuar nga yjet sepse do e gjejnë atë qe aq shume kane ëndërruar. Situata financiare do filloje pak nga pak te konsolidohet. Tregohuni te duruar dhe te matur me shpenzimet.

The post Horoskopi ditor, 2 korrik 2018 appeared first on 55 News.

]]>
Moti, vranësira dhe shi në gjithë territorin https://55news.al/moti/moti-vranesira-dhe-shi-ne-gjithe-territorin/ Tue, 26 Jun 2018 06:02:49 +0000 https://new.55news.al/?p=29336 Sipas MeteoAlb, moti për ditën e martë mbetet gjatë gjithë ditës kryesisht i vranët, me shira të përkohshëm në të gjithë Shqipërinë. Shira më të dendur priten në Qendër dhe zonat Juglindore, por shira më të pakët rrezikojnë Ultësirën Perëndimore. Në mbrëmje dhe gjatë natës, shira të përkohshëm mbeten prezent në territor, kryesisht në zonat […]

The post Moti, vranësira dhe shi në gjithë territorin appeared first on 55 News.

]]>
Sipas MeteoAlb, moti për ditën e martë mbetet gjatë gjithë ditës kryesisht i vranët, me shira të përkohshëm në të gjithë Shqipërinë.

Shira më të dendur priten në Qendër dhe zonat Juglindore, por shira më të pakët rrezikojnë Ultësirën Perëndimore.

Në mbrëmje dhe gjatë natës, shira të përkohshëm mbeten prezent në territor, kryesisht në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por rënie me 2°C sjellin orët e mesditës duke ulur maksimumin në 27 – 28°C.

Era do fryjë mesatare në Jug por e fortë në Veri dhe pjesërisht në Qendër, me shpejtësi 55 km/h nga Verilindja, ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.

Europa

Vijojnë rrebeshet e shiut me stuhi erë në Europën Qendrore dhe Juglindore.

Më të theksuara mbi Ballkan, por kthjellimet dominojnë Europën Perëndimore, ndërsa edhe vranësira kthjellime kalimtare do të ketë pjesa më e madhe e Europës. 

The post Moti, vranësira dhe shi në gjithë territorin appeared first on 55 News.

]]>
Parashikimi i motit, 22 qershor 2018 https://55news.al/lifestyle/parashikimi-i-motit-22-qershor-2018/ Fri, 22 Jun 2018 05:55:47 +0000 https://new.55news.al/?p=28306 Dita e premte datë 22 qershor, moti do të mbetet i paqëndrueshëm pra do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pjesën e parë të ditës të cilat në mesditë do të shoqërohen me rrebeshe shiu dhe stuhi lokale në zonat malore dhe zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi […]

The post Parashikimi i motit, 22 qershor 2018 appeared first on 55 News.

]]>
Dita e premte datë 22 qershor, moti do të mbetet i paqëndrueshëm pra do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pjesën e parë të ditës të cilat në mesditë do të shoqërohen me rrebeshe shiu dhe stuhi lokale në zonat malore dhe zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max
Zonat malore 13/28°C
Zonat e ulëta 18/31°C
Zonat bregdetare 20/30°C

The post Parashikimi i motit, 22 qershor 2018 appeared first on 55 News.

]]>