parlamenti Archives - 55 News https://55news.al/tag/parlamenti/ Mon, 11 May 2020 11:18:16 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png parlamenti Archives - 55 News https://55news.al/tag/parlamenti/ 32 32 Deputetja e PS Ermonela Felaj: Mi kap pak shalët me video https://55news.al/politike/video-kruajtje-hundesh-e-mi-kap-pak-shalet-cfare-s-u-pa-nga-bemat-e-deputeteve-gjate-mbledhjeve-online/ Mon, 11 May 2020 11:18:16 +0000 https://new.55news.al/?p=160330 Për shembull, deputeti i opozitës së re, Arlind Çaçani, e ka ndjekur mbledhjen e komisionit nga makina e tij, ku qëndronte i relaksuar. Ndërsa Rudina Hajdari, nuk ka patur durim që të qendronte për të lexuar projektligjet, prandaj duheshin kaluar me procedurë të përshpejtuar.  1 1 Maj, 2020 12:40 TIRANË- Për dy muaj të pandemisë COVID-19, […]

The post Deputetja e PS Ermonela Felaj: Mi kap pak shalët me video appeared first on 55 News.

]]>
Për shembull, deputeti i opozitës së re, Arlind Çaçani, e ka ndjekur mbledhjen e komisionit nga makina e tij, ku qëndronte i relaksuar. Ndërsa Rudina Hajdari, nuk ka patur durim që të qendronte për të lexuar projektligjet, prandaj duheshin kaluar me procedurë të përshpejtuar. 

TIRANË- Për dy muaj të pandemisë COVID-19, deputetët e Kuvendit Shqiptar i kanë zhvilluar mbledhjet e tyre online. Megjithëse kohë pandemie, deputetët kanë miratuar  dhjetra projektligje, akte, vendime, marrëveshje madje dhe ndryshime të rëndësishme siç ishin ato në Kodin Penal. Larg vëmendjes së publikut dhe syrit të medias, komisionet parlamentare të cilat janë organet e para vendimarrëse përpara kalimit të ligjeve në parlament u mblodhën virtualisht. Në një kronikë të ABC Neës, deputetët nuk ngurrojnë të jenë vetja, duke mos dashur t’ja dinë as për ligjet, e as për mënyrën sesi miratohen ligjet tona. Për shembull, deputeti i opozitës së re, Arlind Çaçani, e ka ndjekur mbledhjen e komisionit nga makina e tij, ku qëndronte i relaksuar. Ndërsa Rudina Hajdari, nuk ka patur durim që të qendronte për të lexuar projektligjet, prandaj duheshin kaluar me procedurë të përshpejtuar. Kujtim Gjuzi, deputet nga listat e PD, ka patur si problem kryesor faktin që shqiptarët votojnë majtas, ndërsa nuk kanë munguar as komplimentet mes deputetëve.

 

ETIKET

The post Deputetja e PS Ermonela Felaj: Mi kap pak shalët me video appeared first on 55 News.

]]>
Partia e re e “opozitës parlamentare” ose “Partia e TURPIT” https://55news.al/politike/partia-e-re-e-opozites-parlamentare-ose-partia-e-turpit/ Sat, 02 May 2020 18:45:44 +0000 https://new.55news.al/?p=159024 Nga Mili XHANI- Deputetët që morën mandatet që dogji opozita dhe që e kthyen parlamentin në vendin më qesharak në Shqipëri, më në fund kanë vendosur të bëjnë diçka serioze.   Myslim Murrizi, i vetmi emër që ka një histori politike në grupin e deputetëve anonimë në Kuvend, tha sot se do të formojë një […]

The post Partia e re e “opozitës parlamentare” ose “Partia e TURPIT” appeared first on 55 News.

]]>
Nga Mili XHANI-

Deputetët që morën mandatet që dogji opozita dhe që e kthyen parlamentin në vendin më qesharak në Shqipëri, më në fund kanë vendosur të bëjnë diçka serioze.

 

Myslim Murrizi, i vetmi emër që ka një histori politike në grupin e deputetëve anonimë në Kuvend, tha sot se do të formojë një parti politike. Edhe pse do të jetë partia e 150 që do të krijohet në vend, nuk duhet parë si një zhvillim negativ. Gjithë emrat që morën mandatet me apo pa pazare do të kenë kështu mundësi të shfaqen para qytetarëve ashtu siç janë.

Së pari, do të kuptojë vet se sa vlejnë. Nëse futen në zgjedhje dhe me shumë gjasa nuk do marrin as votat e familjes së tyre, të paktën do t’u tregojnë shqiptarëve, me letra, atë që të gjithë e dinë. Që kjo aradhë deputetësh nuk ishin politikanë, por një turli individësh që u morën nga rruga dhe u futën në Kuvend.

Së dyti, krijimi i një partie është gjëja më e mençur që do të bëjnë në morinë e budallallëqeve që kanë lëshuar nga goja këto kohë. Duke dalë me partinë e tyre nuk do të thuhet më se janë të opozitës, erdhën nga PD apo LSI. Do të dalin të kërkojnë vota për idiotësitë që kanë bërë dhe do mbajnë përgjegjësi për pazaret me rilindjen.

Së treti, partia e re do të jetë një telash i madh për rilindjen. Pasi i sollën njerëzit anonim në Kuvend, për të bërë diversion ndaj opozitës reale do të detyrojnë socialistët të shkojnë në mitingjet e Kujtim Gjuzit dhe të tjerëve. Do të duhet ta mbajnë dhe me lekë këtë parti dhe në fund edhe të vjedhin vota për këta deputetë. Nuk është një bela e vogël për PS, nëse kujtojmë që brenda radhëve të saj ka plotë idiotë të rilindjes që duhen mbajtur me shërbime të tilla.

Në nismën e re që deputetët e sajuar si “opozita e re” kanë ndërrmarrë bashkë me rilindjen ka një problem të madh. Partia e re duhet të jetë opozitare, por realisht nuk ka asgjë të tillë në qëndrimet e tyre. Ata duan të jenë rivalë të rilindjes, por nuk e bëjnë dot sepse janë bashkë në kontratat e koncesioneve dhe vendimeve të tjera korruptive. Ata do dalin këto ditë të sulmojnë Ramën, por dihet se qëllimi është të dobësojnë Bashën dhe opozitën. E vetmja gjë e sigurt është se paratë, media dhe mbështetja e rilindjes për të bërë sabotime ndaj opozitës nuk do tu mungojë asnjëherë.

Një parti më shumë në qindra partitë anonime që ka Shqipëria është lajm i mirë për vendin. Gjithë deputetët e pazarit të Milotit, të shiturit, të blerët, injorantë, dallkaukët e këtij Kuvendit të degraduar tashmë do të kenë një seli ku do mblidhen të gjithë. Edhe nëse janë duke u menduar për emrin, mirë është të mos lodhen shumë. E kanë gati.

Prej kohësh quhen: Partia e TURPIT. Ka edhe një togfjalësh për një soji nga këta deputetë si “deputetët idiotë”. Por këtë nuk po e themi!

The post Partia e re e “opozitës parlamentare” ose “Partia e TURPIT” appeared first on 55 News.

]]>
Ndryshimet në Kodin Penal/ Kryemadhi: Çdo vendim që merr ky Parlament është i paligjshëm https://55news.al/politike/ndryshimet-ne-kodin-penal-kryemadhi-cdo-vendim-qe-merr-ky-parlament-eshte-i-paligjshem/ Fri, 24 Apr 2020 17:25:13 +0000 https://new.55news.al/?p=157713 Në një intervistë për Report TV, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, referuar debatit të ditëve të fundit lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, është shprehur se, çdo vendim që merr ky parlament është i paligjshëm. Sipas asaj, Parlamenti ka vetëm 82 deputetë dhe Kodi Penal dihet që do 84 vota. “Kjo historia e Kodit Penal dy muaj […]

The post Ndryshimet në Kodin Penal/ Kryemadhi: Çdo vendim që merr ky Parlament është i paligjshëm appeared first on 55 News.

]]>
Në një intervistë për Report TV, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, referuar debatit të ditëve të fundit lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, është shprehur se, çdo vendim që merr ky parlament është i paligjshëm.

Sipas asaj, Parlamenti ka vetëm 82 deputetë dhe Kodi Penal dihet që do 84 vota.

“Kjo historia e Kodit Penal dy muaj në karantinë, të duash të protestosh. Po s’u pamë ne që dolën të protestojnë njerëzit. Pra mos të gjejmë kot justifikime dhe mos të harxhojmë energji, meqë nuk kemi ku harxhojmë energji se rrimë mbyllur nëpër dhoma, nxjerrim dufin dhe mllefin duke bërë deklarata të tilla. Sigurisht që ka probleme dhe për mua, që në momentin që ai parlament është shpallur i paligjshëm, çdo ligj që është miratuar pas djegies së mandateve të opozitës, është i paligjshëm sepse aty tre çereku i deputetëve janë të paligjshëm. Pra Parlamenti ka vetëm 82 deputetë dhe Kodi Penal dihet që do 84 vota.

Pavarësisht se janë vendime të paligjshme po e morën firmën e Presidentit Ilir Meta ndryshimet në Kodin Penal dhe ndodh pikërisht në muajin Prill, 7 vite pas prillit të 2013 që I ka bërë njerëzit të mendojnë që mund të ketë lidhje një dashuri e re mes Ramës dhe Metës..

Unë, pavarësisht se mund të ketë firmosur Presidenti mendimi im nuk ndryshon, për të thënë që ai Parlament është i paligjshëm dhe çdo ligj dhe çdo vendim që është miratuar aty për mua është inekzisent. Është thjesht një fairytail i radhës i njeriut që po kalon radhën e pushtetit”, shprehet Kryemadhi.

The post Ndryshimet në Kodin Penal/ Kryemadhi: Çdo vendim që merr ky Parlament është i paligjshëm appeared first on 55 News.

]]>
Parlamenti miraton shtyrjen deri në 23 qershor të Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore https://55news.al/politike/parlamenti-miraton-shtyrjen-deri-ne-23-qershor-te-gjendjes-se-fatkeqesise-natyrore/ Thu, 23 Apr 2020 11:36:24 +0000 https://new.55news.al/?p=157464 Parlamenti ka votuar sot me 91 vota pro shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri në muajin qershor. Maxhoranca në Kuvend ka konfirmuar serish se ka me vetë votat e deputetëve të opozitës së re, të cilët kanë bashkuar serish votat, për të shtyrë deri në 23 qershor të këtij viti gjendjen e fatkeqësisë natyrore. […]

The post Parlamenti miraton shtyrjen deri në 23 qershor të Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore appeared first on 55 News.

]]>
Parlamenti ka votuar sot me 91 vota pro shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri në muajin qershor.

Maxhoranca në Kuvend ka konfirmuar serish se ka me vetë votat e deputetëve të opozitës së re, të cilët kanë bashkuar serish votat, për të shtyrë deri në 23 qershor të këtij viti gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

“Dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr. 243, datë 24.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, deri në datën 23.06.2020”, thuhet në vendimin e miratuar sot nga Kuvendit.

Kundër këtij vendimi kanë votuar 5 deputetë, ndërkohë që kanë abstenuar vetëm 3 ligjvënës.

 

Qëllimi

Sipas relacionit te vendimit te maxhorancës thuhet se: “Projektvendimi ka për objektiv garantimin e sigurisë së jetës së popullatës për shkak të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Këshilli i Ministrave me vendimin nr. 243, datë 24.3.2020 ¨Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore¨, shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për një periudhë 30 ditore, për shkak të përhapjes së infeksionit, afat që përfundon deri në datën 24.4.2020. Masat e marra deri tani kanë ndihmuar shumë në mospërhapjen në masë të infeksionit i cili ka pasur një përhapje gjeografike pothuajse në të gjithë vendin. Sipas relacionit të qeverisë, vendi ndodhet në një situatë të kontrolluar, por është shumë e rëndësishme që qytetarët të respektojnë rregullat lidhur me distancimin fizik si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.

Sipas argumentave të parashtruara nga përfaqësuesit e qeverisë në mbledhjen e Komisionit, shtyrja e gjendjes së fateqësisë natyrore do të jetë në funksion të monitorimit të vazhdueshëm nga ana e qeverisë ndaj efekteve që do të shoqërojnë masat e reja lehtësuese të aplikuara nga qeveria për lëvizjen e qytetarëve dhe hapjen e disa bizneseve për dy javët në vazhdim. Në rast se këto masa do të shkaktojnë shtim të përhapjes së infeksionit në popullatë, qeveria do të detyrohet të shtrëngojë përsëri masat e marra gjatë ditëve në vijim.

The post Parlamenti miraton shtyrjen deri në 23 qershor të Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore appeared first on 55 News.

]]>
Deri në 8 vite burg për përhapje virusi, zbardhen ndryshimet në kodin penal https://55news.al/politike/deri-ne-8-vite-burg-per-perhapje-virusi-zbardhen-ndryshimet-ne-kodin-penal/ Thu, 16 Apr 2020 13:17:05 +0000 https://new.55news.al/?p=156389 Me vetëm 1 votë kundër, në seancën e jashtëzakonshme të kësaj të enjteje në Kuvend u miratuan ndryshimet në kodin penal, duke marrë parasysh edhe propozimet e Presidentit Meta. Maksimumi i dënimit, nga 15 vite ka shkuar në 8 vite sa ishte propozuar më herët dhe kjo masa do të merret kur sëmundja infektive të […]

The post Deri në 8 vite burg për përhapje virusi, zbardhen ndryshimet në kodin penal appeared first on 55 News.

]]>
Me vetëm 1 votë kundër, në seancën e jashtëzakonshme të kësaj të enjteje në Kuvend u miratuan ndryshimet në kodin penal, duke marrë parasysh edhe propozimet e Presidentit Meta.

Maksimumi i dënimit, nga 15 vite ka shkuar në 8 vite sa ishte propozuar më herët dhe kjo masa do të merret kur sëmundja infektive të përhapet me qëllim dhe të këta pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e njerëzve.

“Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj.

Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vit.

Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar  ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet.

Neni 89/b

Përhapja e sëmundjeve infektive

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës I sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.

Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet”.

The post Deri në 8 vite burg për përhapje virusi, zbardhen ndryshimet në kodin penal appeared first on 55 News.

]]>
Halldupi në ‘parlamentin e ëndrrave’ https://55news.al/politike/halldupi-ne-parlamentin-e-endrrave/ Thu, 16 Apr 2020 12:43:57 +0000 https://new.55news.al/?p=156383 Nga Edi Paloka Halldupi ishte sot në “parlamentin e ëndrrave” ku surrogato deputetët e kanë gojën të mbyllur edhe fizikisht, ku flet vetëm ai sa të dojë e si të dojë e në fund të gjithë ngrenë dorën. Sot, halldupi kishte zgjedhur të interpretonte në “parlamentin e tij” , fjalimin e diktatorit Hoxha në Plenumin […]

The post Halldupi në ‘parlamentin e ëndrrave’ appeared first on 55 News.

]]>
Nga Edi Paloka

Halldupi ishte sot në “parlamentin e ëndrrave” ku surrogato deputetët e kanë gojën të mbyllur edhe fizikisht, ku flet vetëm ai sa të dojë e si të dojë e në fund të gjithë ngrenë dorën.

Sot, halldupi kishte zgjedhur të interpretonte në “parlamentin e tij” , fjalimin e diktatorit Hoxha në Plenumin e 11; udhëheqësi në “luftë” me “armiq” e “tradhtarë” , “bashkëpunëtorë -kolaboracionistë” që rrezikojnë jetën dhe lumturinë që me aq mundim udhëheqësi i ka siguruar popullit të tij.

“Burg për armiqtë“”, ata nuk janë popull, janë kundër popullit.

Një moment madje, duke iu përgjigjur atyre që e akuzojnë për sjellje diktatoriale, deklaroi:

“Në diktaturë dënoheshin ata që dëmtonin pushtetin, tani dënohen ata që dëmtojnë popullin”

Thua e ka harruar që edhe Sigurimi i Shtetit arrestonte “në emër të popullit”?!

Po që dhe Kristaq Rama, dënimin me vdekje të Havzi Nelës, e firmosi “në emër të popullit”, thua ta ketë harruar?!

The post Halldupi në ‘parlamentin e ëndrrave’ appeared first on 55 News.

]]>
Petrit Vasili: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë brenda 15 marsit https://55news.al/politike/petrit-vasili-reforma-zgjedhore-duhet-te-perfundoje-brenda-15-marsit/ Tue, 03 Mar 2020 17:55:09 +0000 https://new.55news.al/?p=148322 Nga Petrit Vasili Shtyrjet pertej 15 marsit, qe kerkon te imponoje rilindja do te thote shkaterrim i mareveshjes mes opozites dhe pales se qeverise. Shkaterrimi i marreveshjes do te thote bllokimi i qellimshem nga rilindja i hapjes se negociatave per anetaresim ne bashkimin europian. Opozita e bashkuar ka paraqitur te gjitha propozimet per reformen zgjedhore […]

The post Petrit Vasili: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë brenda 15 marsit appeared first on 55 News.

]]>

Nga Petrit Vasili

Shtyrjet pertej 15 marsit, qe kerkon te imponoje rilindja do te thote shkaterrim i mareveshjes mes opozites dhe pales se qeverise.

Shkaterrimi i marreveshjes do te thote bllokimi i qellimshem nga rilindja i hapjes se negociatave per anetaresim ne bashkimin europian.

Opozita e bashkuar ka paraqitur te gjitha propozimet per reformen zgjedhore ne Leshillin Politik.

Loja e rilindjes me zvarritjet, shtyrjet dhe logjiken e faktit te kryer eshte loje, qe i ka dale boja.

Bllokimi i reformes ka si qellim te deshperuar bllokimin e zgjidhjes politike, qe nxjerr vendin perfundimisht nga kriza shkaterrimtare.

E gjithe pergjegjesia per bllokimin e reformes zgjedhore bie vetem mbi Edi Ramen dhe rilindjen.

 
 
 

The post Petrit Vasili: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë brenda 15 marsit appeared first on 55 News.

]]>
Ish-ambasadori Nesho bëri thirrje për mbrojtjen e Kushtetutës, reagon Presidenti: Mirënjohje për integritetin e palëkundur në këto kohë https://55news.al/politike/ish-ambasadori-nesho-beri-thirrje-per-mbrojtjen-e-kushtetutes-reagon-presidenti-mirenjohje-per-integritetin-e-palekundur-ne-keto-kohe/ Thu, 20 Feb 2020 15:55:36 +0000 https://new.55news.al/?p=146001 Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një koment të ish-ambasadorit Agim Nesho, lidhur me situatën politike që po kalon vendi. Presidenti Meta i ka shprehur mirënjohje ish-ambasadorit Nesho për integritetin e palëkundur në këto kohë. “Mirënjohje Ambasadorit Nesho për integritetin e palëkundur në këto kohë vendimtare për […]

The post Ish-ambasadori Nesho bëri thirrje për mbrojtjen e Kushtetutës, reagon Presidenti: Mirënjohje për integritetin e palëkundur në këto kohë appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një koment të ish-ambasadorit Agim Nesho, lidhur me situatën politike që po kalon vendi.

Presidenti Meta i ka shprehur mirënjohje ish-ambasadorit Nesho për integritetin e palëkundur në këto kohë.

“Mirënjohje Ambasadorit Nesho për integritetin e palëkundur në këto kohë vendimtare për Atdheun e të gjithe shqiptarëve në botë!” shkruan Presidenti Meta në facebook.

Ndërkohë ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho bën thirrje për mbrojtjen e Kushtetutës.

Ish-ambasadori i Shqipërisë, tashmë edhe nënshtetas amerikan, shkruan i shqetësuar për grushtin e shtetit ndaj Kushtetutës dhe lojërat e pista të mazhorancës.

The post Ish-ambasadori Nesho bëri thirrje për mbrojtjen e Kushtetutës, reagon Presidenti: Mirënjohje për integritetin e palëkundur në këto kohë appeared first on 55 News.

]]>
A do e shpërndajë parlamentin Presidenti? Vasili: Pse kemi parlament ne?! https://55news.al/politike/a-do-e-shperndaje-parlamentin-presidenti-vasili-pse-kemi-parlament-ne/ Thu, 20 Feb 2020 15:52:02 +0000 https://new.55news.al/?p=145999 “Një tension mbarëpopullor për të ruajtur vlerat e të gjithë qytetarëve. Një parti kemi patur para 90. Të kishte mik dhe brenda natës të shpallte armik. Këtë shtet shqiptarët nuk e deshën dhe u ngritën në vitin ’90. Nuk e dinin se çfarë ishte pluralizmi, por zgjedhën e hoqën. Në fillim hodhën këtë lloj shteti, […]

The post A do e shpërndajë parlamentin Presidenti? Vasili: Pse kemi parlament ne?! appeared first on 55 News.

]]>

“Një tension mbarëpopullor për të ruajtur vlerat e të gjithë qytetarëve. Një parti kemi patur para 90. Të kishte mik dhe brenda natës të shpallte armik.

Këtë shtet shqiptarët nuk e deshën dhe u ngritën në vitin ’90. Nuk e dinin se çfarë ishte pluralizmi, por zgjedhën e hoqën. Në fillim hodhën këtë lloj shteti, këtë lloj qeverisje dhe u përballën me pluralizmin”, u shpreh nënkryetari i LSI.

A është kapërcim të Kushtetutës nga presidenti i Republikës?

“Ai që do të e pretendonte do të ishte anti-kombëtar. Presidenti nuk ka thirrur qytetarë të veçantë. Një nga funksionet e tij është garancia e ligjeve që voton Parlamenti. Ai ka denoncuar qartazi paturpësia dhe mafiozitete për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ka konstatuar, e ka ndarë edhe me të gjithë qytetarët, dhjetëra fakte publike për të kapur Republikën, këtë që është e përbashkëta jonë.

“Unë do të jem në tubim si qytetar i Republikës, jo si nënkryetar i LSI. Sot e ndjej veten më të kërcënuar. Do të protestoj në emër të lirisë së vetes sime, familjes sime, nënës sime, miqve të mi. Ne të gjithë bashkë do të mbrojmë lirinë tonë”, tha Vasili.

Skenari i shpërndarjes së parlamentit nga presidenti?

“Unë kam parë këto ditë edhe analiza për pamundësitë e presidentit. Kemi parlament ne në Shqipëri? Të gjithë që merren me kompetencat e presidentit, nuk flet për parlamentin me 120 deputetë dhe një pjesë e tyre të zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Pazar i gjësë së gjallë”, u shpreh Petrit Vasili.Intervista e plotë në Syri TV: 

 

The post A do e shpërndajë parlamentin Presidenti? Vasili: Pse kemi parlament ne?! appeared first on 55 News.

]]>
Kosova ende pa qeveri, Konjufca thërret mbledhjen e parë të Kryesisë së re të Kuvendit https://55news.al/politike/kosova-ende-pa-qeveri-konjufca-therret-mbledhjen-e-pare-te-kryesise-se-re-te-kuvendit/ Mon, 20 Jan 2020 07:17:37 +0000 https://new.55news.al/?p=139984 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për sot mbledhjen e parë të Kryesisë së legjislaturës së shtatë të Kuvendit, ndonëse dy partitë kryesore Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje finale për formimin e qeverisë së re të vendit. Në rendin e ditës janë […]

The post Kosova ende pa qeveri, Konjufca thërret mbledhjen e parë të Kryesisë së re të Kuvendit appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për sot mbledhjen e parë të Kryesisë së legjislaturës së shtatë të Kuvendit, ndonëse dy partitë kryesore Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje finale për formimin e qeverisë së re të vendit.

Në rendin e ditës janë tri pika– shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Një ditë më parë lidhur me formimin e qeverisë ka folur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur që të themelohen institucionet. Prandaj, sipas tij, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje duhet të pranojë ose refuzojë të themelojë Qeverinë e re bazuar në rezultatet e 6 tetorit.

The post Kosova ende pa qeveri, Konjufca thërret mbledhjen e parë të Kryesisë së re të Kuvendit appeared first on 55 News.

]]>