partise Archives - 55 News https://55news.al/tag/partise/ Sun, 02 Aug 2020 18:34:57 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png partise Archives - 55 News https://55news.al/tag/partise/ 32 32 Skandali me komisioneret/Pergenjeshtrohet SPAK i partise. https://55news.al/politike/skandali-me-komisioneret-pergenjeshtrohet-spak-i-partise/ Sun, 02 Aug 2020 18:34:57 +0000 https://new.55news.al/?p=170058 Nga Sali Berisha Pas skandalit me arrestimin e komisionerëve të vdekur, ekspertët thonë se është vënë në dyshim më së paku integriteti profesional i prokurorëve të SPAK. Vetë drejtuesi i SPAK tha se të ndjerët nuk ishin çregjistruar nga gjendja civile. Por ish-kryeministri Sali Berisha publikoi certifikatën e vdekjes që rrëzon këtë pretendim. MESAZHI I […]

The post Skandali me komisioneret/Pergenjeshtrohet SPAK i partise. appeared first on 55 News.

]]>
Nga Sali Berisha

Pas skandalit me arrestimin e komisionerëve të vdekur, ekspertët thonë se është vënë në dyshim më së paku integriteti profesional i prokurorëve të SPAK.

Vetë drejtuesi i SPAK tha se të ndjerët nuk ishin çregjistruar nga gjendja civile. Por ish-kryeministri Sali Berisha publikoi certifikatën e vdekjes që rrëzon këtë pretendim.

MESAZHI I BERISHES

 

Përgënjështrohet SPAK-u i Partisë!

Miq, në një rast të ngjashëm si në romanin ‘Shpirtra të Vdekur’ e Gogolit, SPAK-u i partisë për të zbardhur dosjen e famshme të vjedhjes së votave 339, lëshoi fletë- arresti edhe për komisionerin e ndjerë Kastriot Lala, i cili ishte ndarë nga jeta dy vite me parë.

Pas këtij skandali, SPAK-u i partisë mashtroi qytetarët duke deklaruar se i ndjeri nuk ishte çregjistruar nga regjistri i gjendjes civile. E kundërta ishte e vërtetë.

 

The post Skandali me komisioneret/Pergenjeshtrohet SPAK i partise. appeared first on 55 News.

]]>
Deputeti i partisë djathtiste, Alternativa për Gjermaninë, Armin Paulus Hampel kundër shkëmbimit të territoreve https://55news.al/globi/deputeti-i-partise-djathtiste-alternativa-per-gjermanine-armin-paulus-hampel-kunder-shkembimit-te-territoreve/ Fri, 07 Sep 2018 14:05:39 +0000 https://new.55news.al/?p=47450 Armin-Paulus Hampel, zëdhënësi i grupit parlamentar të partisë djathtiste opozitare, Alternativë për Gjermaninë, shprehet kundër planit Thaçi-Vuçiç dhe kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. DW: Ekzistojnë plane për këmbimin e terriroreve mes Kosovës dhe Serbisë. Angela Merkel është kundër. Cili është qendrimi i partisë suaj? Armin-Paulus Hampel: Ne kritikojmë që perëndimi ndërhyri […]

The post Deputeti i partisë djathtiste, Alternativa për Gjermaninë, Armin Paulus Hampel kundër shkëmbimit të territoreve appeared first on 55 News.

]]>
Armin-Paulus Hampel, zëdhënësi i grupit parlamentar të partisë djathtiste opozitare, Alternativë për Gjermaninë, shprehet kundër planit Thaçi-Vuçiç dhe kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

DW: Ekzistojnë plane për këmbimin e terriroreve mes Kosovës dhe Serbisë. Angela Merkel është kundër. Cili është qendrimi i partisë suaj?

Armin-Paulus Hampel: Ne kritikojmë që perëndimi ndërhyri asokohe dhe e ndau Kosovën nga Serbia, çfarë ishte edhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Tani po shohim pasojat, për shembull, te Krimeja, ku rusët sjellin të njëjtat argumente që janë përdorur atëherë për Kosovën. Çka është krijuar tani në Kosovë, me mbrojtjen ushtarake të Perëndimit, nuk është një shtet i aftë për të mbijetuar. Krerët e Kosovës nuk janë politikanë të tipit tonë. Aty luajnë rol interesat klanore dhe lidhjet kriminale. Kjo është një situatë që mund të sjellë shkallëzime të reja. Prandaj nuk më duket e udhës që tani të bëhen përpjekje për të ndarë etnitë çka parashikon se edhe serbi i fundit të largohet nga Kosova dhe kosovari i fundit nga Serbia. Çfarë mesazhi është ky? Një shpërngulje etnike, në mos „përndjekje”, për të arritur një status-quo që do ta bënte këtë konstrukt, Kosovën, të aftë për të jetuar. Por ajo nuk do të jetë e aftë të mbijetojë. Unë mendoj se duhet ulur sa më shpejt në tryezë me serbët dhe kosovarët për të biseduar në mënyrë që të dy etnitë mbas konflikteve shkatërruese të atëhershme të arrijnë një marrëveshje.

Mendoni se këmbimi i territoreve do të ketë efekt negativ në zona të tjera të Ballkanit?

Natyrisht. Një zgjidhje ashtu siç është paraparë ajo e Kosovës, do të sillte sipas mendimit tim një mori pyetjesh: Çfarë do të ndodhë me Bosnjë-Hercegovinën, cilët kufij duhet të vlejnë, çfarë do të ndodhë me pakicën serbe, cilët kufij do të vlejnë aty, a është e mundur një shkëputje apo një kthim i pjesshëm në Serbi? Unë mendoj se do të kishte si pasojë një lëvizje të madhe dhe pas gjasave jo paqësore në Ballkan.

Si do ta cilësonit rolin e Gjermanisë ndaj Ballkanit në këto vite?

Dua të filloj me gjendjen gjatë konfliktit të Ballkanit në vitet 90. Sepse aty doli që fuqitë perëndimore, në mënyrë anakronike u lidhën sërish me aleatët e tyre të vjetër. Hans Dietrich Genscher i njohu menjëherë Kroacinë, ndërsa Franca dhe Britania e Madhe ishin më shumë në anën e serbëve. Këto janë gjëra që sot luajnë një rol, sepse e tëra ka një histori dhe unë besoj se Gjermania në vitet e fundit nuk ka qenë shumë paqësuese. Sepse ne atje në Kosovë në fakt kemi krijuar një situatë që donim ta kishim, por që me angazhimin ushtarak dhe mjetet ushtarake që përdorëm, në fundt të fundit nuk e arritëm.

Shumica e politikanëve e shohin zgjidhjen e të gjitha problemeve në të ardhmen evropiane. Si e shhini ju?

Unë nuk e di nëse Bashkimi Europian është i gatshëm për këtë. Bashkimi Europian do të ishte komplet i mbingarkuar, nëse do të fuste në BE edhe vendet e brishta ballkanike. Megjithatë, vendet e Ballkanit duket qartë që duan të orientohen nga Europa, ndoshta me disa përjashtime të vogla dhe kjo duhet marrë seriozisht. Ka edhe zgjidhje të ndërmjetme ndërmjet një anëtarësie dhe një bashkëpunimi më të fortë ose një bashkëpunimi të privilegjuar, siç e propozoj unë edhe për Turqinë. Ne mund të krijojmë atje një konstelacion ku mund të zhvillojmë një tregti intensive me vendet e Balllkanit, edhe aty mund të ulim barrierat doganore, por një anëtarësim të këtyre vendeve në një të ardhme të afërt nuk e shoh. Nuk do t’u bënte mirë as BE-së dhe as atyre vetë.

The post Deputeti i partisë djathtiste, Alternativa për Gjermaninë, Armin Paulus Hampel kundër shkëmbimit të territoreve appeared first on 55 News.

]]>
Audio-përgjimi “trondit” Kosovën/ Zyrtarët e Vetëvendosjes favorizojnë biznesmenë përkrah partisë https://55news.al/bota-shqiptare/audio-pergjimi-trondit-kosoven-zyrtaret-e-vetevendosjes-favorizojne-biznesmene-perkrah-partise/ Tue, 05 Jun 2018 16:33:09 +0000 https://new.55news.al/?p=23028 Nexhat Kryeziu dhe Liridon Latifi, kanë planifikuar dhe zbatuar një skemë të prishjes së një konkursi për dhënien me qira të lokaleve komunale afër Katedralës. Të pakënaqur me fituesit e konkursit publik, e kanë anuluar atë për shkak se dy njerëz, ndihmues të Vetëvendosjes nuk kishin fituar. Biseda është bërë në zyrën e Kryeziut në […]

The post Audio-përgjimi “trondit” Kosovën/ Zyrtarët e Vetëvendosjes favorizojnë biznesmenë përkrah partisë appeared first on 55 News.

]]>
Nexhat Kryeziu dhe Liridon Latifi, kanë planifikuar dhe zbatuar një skemë të prishjes së një konkursi për dhënien me qira të lokaleve komunale afër Katedralës. Të pakënaqur me fituesit e konkursit publik, e kanë anuluar atë për shkak se dy njerëz, ndihmues të Vetëvendosjes nuk kishin fituar. Biseda është bërë në zyrën e Kryeziut në janar të këtij viti. Pak ditë më vonë e kanë anuluar konkursin. Të dy e kanë konfirmuar këtë bisedë, por nuk janë përgjigjur ende në pyetjet e Insajderit rreth kësaj afere.

Dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, janë përfshirë në një aferë pazaresh me pronën komunale në stilin e Adem Grabovcit.

Drejtori i Ndërmarrjes Banesore në Prishtinë, Nexhat Kryeziu dhe kryesuesi i Bordit të kësaj ndërmarrjeje, Liridon Latifi kanë vendosur që ta anulojnë një konkurs për dhënien me qira të lokaleve afër Katedralës në Prishtinë për shkak se, dy të preferuar të tyre nuk kanë arritur të përfitojnë në konkurs.

Insajderi ka siguruar një audioincizim në të cilin dëgjohen duke folur Kryeziu e Latifi. Incizimi është bërë në janar të këtij viti në zyrën e Kryeziut në Prishtinë. Pak javë pas kësaj bisede është anuluar konkursi.

Në bisedë më shumë flet Liridon Latifi, i cili aso kohe ishte anëtarë i Bordit. Ai, i bënë kërkesa dhe i jep sugjerime Kryeziut se si duhet të veprohet. Thotë se duhet t’i bëhet e qartë edhe Shpend Ahmetit, me këtë veprim.

Njerëzit e tyre sipas audioincizimit janë një person i quajtur Ertan dhe një person që i referohen si Polloshka. Ata, nuk kishin arritur të marrin pikë të mjaftueshme në konkurs.

Liridon Latifi, thotë se konkursi duhet të rrëzohet dhe t’u rriten pikët këtyre dy aplikuesve që përmenden si financues dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të dy protagonistët e kësaj afere me elemente të shpërdorimit të detyrës zyrtare janë anëtarë të VV-së. Kryeziu ka qenë kandidat për deputet i kësaj partie në zgjedhjet e fundit. Kryeziu, e Latifi ishin zgjedhur në krye të ndërmarrjes me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Pas ndarjes së subjektit, ata vazhdojnë të jenë në Vetëvendosje e jo me krahun e Shpend Ahmetit.

Të dy këto subjekte politike tashmë kanë hyrë në një luftë akuzash e sulmesh kundër njëra-tjetrës.

Njoftimi për anulimin e konkursit për këto lokale është bërë në shkurt të këtij viti. Është publik në faqen zyrtare të Ndërmarrjes Banesore.

Në këtë njoftim thuhet se anulimi i konkursit ka ndodhur për shkak të parregullsive.

“Për shqyrtimin e aplikacioneve NPB ka formuar një komision gjithëpërfshirës. Në të bënin pjesë tre profesionistë të NPB-së dhe dy ekspertë të jashtëm. Komisioni në bazë të detyrave të përcaktuara, ka vlerësuar, shqyrtuar dhe listuar të gjitha aplikacionet dhe në fund ka hartuar një raport i cili i është dorëzuar Bordit të Drejtorëve”, thuhet në njoftim.

“Mirëpo për shkak të problemeve të gjetura gjatë aplikimit si: caktimi i numrit të lokalit në vend të numrit të lotit ( grup i lokalëve), aplikimi nga biznese inekzistente, çmimeve shumë të larta të ofruara dhe pa mbështetje financiare dhe çështje të tjera të ngjashme, Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e 37-të mbajtur më 9 shkurt 2018, ka vendosur të anulojë konkursin. Po ashtu ky vendim është marrë edhe pas sugjerimeve dhe konsultimeve me palët tjera me interes”, thuhet në njoftim.

Në bisedën e incizuar, Nexhat Kryeziu e pyet Liridon Latifin se a “të ka ec ndonjë”. Latifi ankohet për dy të preferuarit e tij.

“Jo që s’më kanë ec mu, po kqyre… (s’kuptohet), Polloshka është aktivistë edhe firma e tij ku punon, përnime na ka ndihmu, le ta din me Shpend, le ta dinë me krejt, qyky me lodra, qyky duhet me ec”, thotë kryetari i Bordit të Ndërmarrjes.

Latifi, thotë se nëse nuk ec Polloshka, atëherë është i pajtimit që të rrëzohet i gjithë konkursi dhe të rishpallet tjetri. Ai, përmend edhe personin e quajtur Ertan. Këta dy njerëz sipas tij ju kanë ndihmuar, dhe për këtë arsye duht shpërblyer.

“Nëse nuk ec qyky, unë jam për me rrëzu krejt o burrë edhe nëse nuk ec Ertani, dy njerëz o burrë që të ndihmojnë edhe që i ki tut, mos me mujt ti mi shti, a din është tmerr. Unë po thom nëse, nëse muni me fol me atë çikën qita dy mi ec përpara, me ia shtu pikët dikund, në Plan Biznesi diku dikund, mirë, nëse jo, definitivisht nuk…, masanej nuk ka kuptim kjo farë pune”, thotë Latifi.

Latifi e pyet Kryeziun nëse mund të flasë me një person brenda ndërmarrjes që i referohen si Çikë.

“Unë me fol po, veç s’di a muj me ja ndryshu mendjen”, përgjigjet Kryeziu.

Liridon Latifi, nga ana tjetër nxit Kryeziun që të paktën njërin ta shtyjë përpara sepse sipas tij “nuk ka kuptim”.

“Po, po veç ngom tash ok, pe zomë që nuk shkon qashtu qysh po thu ti, është një opsion, opsioni tjetër cili është “, pyet Kryeziu.

“Opsioni tjetër, nëse s’bohet unë jom definitivisht për me rrëzu. Komplet jom për me rrëzu, a pe din”, përgjigjet Latifi.

Ai insiston që Kryeziu ta thërras në takim atë Çikën dhe të flasë me të.

“Qyre ky Ertani është, e kemi njëfarë sugjerimi për të… Erifi ka çel fabrikë edhe i vyn një lokal që shihet malli i tij, që e prodhon, Shoëroom kështu, a po më kupton? Që është në vend të mirë, domethanë ku ka qëllim me punësu njerëz edhe u kry. E ky i lodrave, na vyn një me lodra me kanë aty për fëmijë, e sene anena nena. Është atraktiv vend në qytet, sene, anena, knena edhe m’i thanë qita dy me mujt me i favorizu”, insiston Latifi.

Sipas kësaj marrëveshje paraprake, konkursi është anuluar.

Insajderi ka biseduar me dy protagonistët e kësaj bisede. Të dy e kanë konfirmuar takimin dhe bisedën. Janë ankuar se këtë po ua bëjnë grupi i Shpend Ahmetit, për shkak se siç kanë thënë punëve të mira që kanë bërë dhe po bëjnë në ndërmarrje.

Të dyve u është ofruar biseda për ta dëgjuar. Kanë premtuar përgjigje, por pak para orarit zyrtar kanë thënë se do të përgjigjen një ditë më vonë. /Insajderi.com

pergjimin

The post Audio-përgjimi “trondit” Kosovën/ Zyrtarët e Vetëvendosjes favorizojnë biznesmenë përkrah partisë appeared first on 55 News.

]]>