partite Archives - 55 News https://55news.al/tag/partite/ Sat, 13 Jun 2020 13:48:31 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png partite Archives - 55 News https://55news.al/tag/partite/ 32 32 Financimi i fushatës, dyfishohen fondet nga shteti. Ja kur pritet të mbyllet drafti konsensual i kodit të ri https://55news.al/politike/financimi-i-fushates-dyfishohen-fondet-nga-shteti-ja-kur-pritet-te-mbyllet-drafti-konsensual-i-kodit-te-ri/ Sat, 13 Jun 2020 13:48:31 +0000 https://new.55news.al/?p=164854 Dyfishohet buxheti i shtetit për financimin e partive gjatë fushatës zgjedhore, ndërkohë që raporti me privatin do të jetë 1 me 3. Kështu, nëse një parti, sipas përllogaritjeve të KQZ-së, më deri në 2017 ka marrë 200 milionë lekë të vjetër nga shteti dhe deri 10-fish nga privati, sipas marrëveshjes së re të arritur në […]

The post Financimi i fushatës, dyfishohen fondet nga shteti. Ja kur pritet të mbyllet drafti konsensual i kodit të ri appeared first on 55 News.

]]>
Dyfishohet buxheti i shtetit për financimin e partive gjatë fushatës zgjedhore, ndërkohë që raporti me privatin do të jetë 1 me 3.

Kështu, nëse një parti, sipas përllogaritjeve të KQZ-së, më deri në 2017 ka marrë 200 milionë lekë të vjetër nga shteti dhe deri 10-fish nga privati, sipas marrëveshjes së re të arritur në Këshillin Politik ditën e djeshme, partia që deri dje nga shteti ka marrë 200 milionë lekë, tani do të marrë 400 milionë lekë të vjetër.

Ndërkohë, nga privati do të mund të marrë maksimalisht 3-fishin. Përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri, në përfundim të mbledhjes u shpreh se në draftin përfundimtar që pritet të jetë gati të hënën, ekspertët kanë normuar edhe një sërë kontrollesh.

“Po, kemi rënë dakord që buxheti i shtetit do të dyfishojë financimet për partitë dhe tavani do të jetë në raportin 1:3, pra, 3 herë më shumë sesa buxheti do të mund të marrin nga privatët. Ky raport është ulur në mënyrë drastike pasi ka qenë 1 me 10. Janë bërë një sërë normash të reja nga pikëpamja e raportimit, llogaritë bankare që do të jenë të deklaruara me kohë, auditimi dhe transparenca për të gjitha donacionet do të jetë në kohë reale dhe në KQZ, pra, ka një sërë masash, që janë rekomandime të organizatave që na kanë ndihmuar në procesin e financimit të zgjedhjeve dhe përgjithësisht monitorojnë transparencën në të gjithë vendet e botës, jo vetëm në Shqipëri”, u shpreh Gjiknuri.

Megjithatë, Opozita e Bashkuar mund të jetë e sigurt për dakordësinë që kanë arritur vetëm kur të shohin Kodin e ri Zgjedhor të miratuar në Parlament. “Ajo që është e rëndësishme është se deri sa të shihen plotësisht të hartuara në legjislacionin zgjedhor, në Kodin Zgjedhor, garancitë për të cilat është rënë dakord në 5 qershor për administrimin e zgjedhjeve, pra, jo vetëm administrata, por edhe garancitë e tjera; identifikimi biometrik dhe instrumente të tjera që mbrojnë votën e zgjedhësve, sigurisht që deri në atë moment këshilli do të punojë për të mbyllur dakordësinë e plotë teknike”, u shpreh Bylykbashi.

REKLAMAT

Në mbledhjen e djeshme, katërshja politike diskutoi edhe për çështjen e reklamave në media në fushatën zgjedhore. Ata ranë dakord që të mos marrin parasysh sugjerimin e Këshillit Europian për çështjen e reklamave. “Do të lejohen reklamat politike në media, pavarësisht se ka pasur një këshillim nga Këshilli e Europës. Mendojmë se ende nuk jemi në kushtet kur të ndalojmë reklamat politike, kështu që reklamat politike do të jenë pjesë e Kodit Zgjedhor”, tha Gjiknuri.

PANORAMA

The post Financimi i fushatës, dyfishohen fondet nga shteti. Ja kur pritet të mbyllet drafti konsensual i kodit të ri appeared first on 55 News.

]]>
“Të njëjtat fytyra dhe parti”, Manjani nuk kursehet: Flasin për sukseset e jo si të zhvillohet Shqipëria https://55news.al/politike/te-njejtat-fytyra-dhe-parti-ish-ministri-zgjedhje-politike-qe-kthejne-pluralizmin-dhe-garantojne-rotacionin/ Sat, 04 Jan 2020 14:45:04 +0000 https://new.55news.al/?p=137720 Në një kohë kur ngërçi politik në Shqipëri ende nuk është zgjidhur, ku nga një anë qeveria vijon me programin e saj qeverisës dhe opozita jashtëparlamentare flet për zgjedhje të lira, vjen një koment nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani thekson se partitë politike në vend janë ende shumë […]

The post “Të njëjtat fytyra dhe parti”, Manjani nuk kursehet: Flasin për sukseset e jo si të zhvillohet Shqipëria appeared first on 55 News.

]]>
Në një kohë kur ngërçi politik në Shqipëri ende nuk është zgjidhur, ku nga një anë qeveria vijon me programin e saj qeverisës dhe opozita jashtëparlamentare flet për zgjedhje të lira, vjen një koment nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani thekson se partitë politike në vend janë ende shumë të vjetra për të përballuar dekadën e tretë të shekullit ku jetojmë.

Duke qëndruar në këtë linjë ish-ministri shton se janë të gjithë njësoj, të njëjtat parti dhe fytyra, ndërsa shton se; “Opozitarët thonë që qeveritarët janë më të këqijë se ne. Qeveritarët thonë se të këqijat e ish pushtetarëve janë më të këqija se të zezat tona”. Mes të tjerash Manjani tha se pavarësisht kësaj situate ai mbështet idenë e zgjedhjeve politike që kthejnë pluralizmin dhe garantojnë rotacionin.

REAGIMI I MANJANIT
Partitë politike janë ende shumë të vjetra për të përballuar dekadën e tretë të shekullit që jetojmë.
Na pëlqen ose jo, ky përceptim është gjerësisht i ngulur në mendjen e njerëzve.
Dhe s’kanë faj, me thënë të drejtën.
Të njëjtat fytyra!
Të njëjtat parti!
Të njëjtat veprime!
Të njëjtat fjalë!
Njësoj! Si në fundshekullin e shkuar edhe në këtë dekadë të tretë të shekullit të ri.
Opozitarët thonë që qeveritarët janë më të këqinj se ne. Qeveritarët thonë se të këqijat e ish pushtetarëve janë më të këqija se të zezat tona! E mbani mend Shalsin e dekadës së shkuar?!
Njësoj! Gjithnjë koka pas.

Ishim më mirë kur ishim keq..!
Ftesa e vetme që i bëhet njerëzve është na zgjidhni ne se jemi më pak të këqinj. Kështu bëjnë të gjitha partitë, pa përjashtim!!!
Ndërkohë njerëzit nuk vendosin, nuk zgjedhin, thjesht votojnë.
Asnjë ndryshim!
Partitë kanë krijuar një realitet virtual rreth vetes. Flasin për suksese dhe për dashuri ndaj popullit, duke sharë kundërshtarin.
Njësoj, me të njëjtin ritëm si më parë!
Kulmi është kur partitë bëjnë debat edhe për hallet e Amerikës, Francës e Gjermanisë si në faqen 4 të Zërit të Popullit dikur.
Asnjë lidhje me Shqipërinë reale, me shpopullimin e frikshëm, me polarizimin ekstrem ekonomik e social, me ndasi të rënda sociale, pa shtet dhe me demokraci të dhunuar.
Asnjëra parti nuk thotë se si zhvillohet Shqipëria reale!!! Të gjitha merren me veten duke bërë ato hesapet e vogla elektorale.
Hesape të reja me numra të vjetër.
Njësoj, si gjithmonë!
Keq boll, me thënë të drejtën!
“Ma za ma keq”- thonë andej nga Shkodër-Lezha. Veçanërisht me ligjin anti-shpifje, keq është kjo puna e “zërit”…
Megjithatë, vijoj të mbështes idenë e zgjedhjeve politike që kthejnë pluralizmin dhe garantojnë rotacionin!
Me atë që na ndodhet do kavërdisemi…

The post “Të njëjtat fytyra dhe parti”, Manjani nuk kursehet: Flasin për sukseset e jo si të zhvillohet Shqipëria appeared first on 55 News.

]]>
Bashkohen partitë shqiptare në Mal të Zi, Romeo Gurakuqi: Lajm i mire, të shkohet më tej https://55news.al/politike/bashkohen-partite-shqiptare-ne-mal-te-zi-romeo-gurakuqi-lajm-i-mire-te-shkohet-me-tej/ Thu, 31 Jan 2019 13:54:43 +0000 https://new.55news.al/?p=83028 Deputeti demokrat i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, e ka përshëndetur me një status-editorial në faqen e tij në Facebook bashkimin e partive shqiptare në Mal të zi për zgjedhjet vendore në prag. Historiani e quan vetëm një hap të parë këtë bashkim dhe kërkon unifikim të mëtejshëm që lidhet me ushtrimin e së drejtës së votës, […]

The post Bashkohen partitë shqiptare në Mal të Zi, Romeo Gurakuqi: Lajm i mire, të shkohet më tej appeared first on 55 News.

]]>
Deputeti demokrat i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, e ka përshëndetur me një status-editorial në faqen e tij në Facebook bashkimin e partive shqiptare në Mal të zi për zgjedhjet vendore në prag. Historiani e quan vetëm një hap të parë këtë bashkim dhe kërkon unifikim të mëtejshëm që lidhet me ushtrimin e së drejtës së votës, votimin e shqiptarëve të Diasporës, shkollimin e fëmijëve dhe kujdesin për trashëgiminë kulturore, përfshirë edhe atë demografike. Sipas Gurakuqit ky bashkim do ta kthejë udhëheqësinë politike të trevave shqiptare në Mal të zi në duar të shqiptarëve.

Statusi i Romeo Gurakuqit ne FB
Malësia shqiptare e bashkuar ne një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet vendore ne Republiken e Malit te Zi. Ky asht një lajm shume i mire për te cilin është punuar prej kohesh.
Koalicioni i nënshkruar prej kryetarit te Alternatives Shqiptare zotit Nik Gjeloshaj, kryetarit te Lidhjes Demokratike Shqiptare, zotit Nikollë Camaj dhe kryetarit te Unionit Demokratik te Shqiptareve për Malësinë, zotit Fadil Kajoshaj, është  hapi i pare qe do te mundësoje rikthimin e udheheqesise politike ne Komunën e Malësisë, tek shqiptaret, pas disa vitesh tërheqjeje, te shkaktuara  nga politikat e stërholluara  te përçarjes e copëtimit politik te njësisë, te zbrazjes se heshtun dhe kolonizimit te pandalshëm, te tokës stërgjyshore te arbërve  te veriperëndimit.
Është koha qe fasadat e deritanishme te Podgoricës zyrtare per kinse respektim te te drejtave politike, përfaqësuese dhe pronësore, te bien dhe te vendosen përballë nje realiteti qe eshte thelbesisht i ndryshëm.
Politikanet e urte te Malësisë e bene hapin e pare.
Tashti kërkohet qe “Malësia na Bashkon” te kthehet ne një parulle mobilizuese dhe vepruese, gja qe kërkon maturi, tolerance dhe këshillim te përshtatshëm ne aspektin organizativ, perzgjedhor te burimeve njerëzore përfaqësuese dhe krijimit te kushteve, qe te gjithë zgjedhësit shqiptare, kudo ndodhen, te kenë mundësi te votojnë.
Rivendosja e kontrollit politik te shqiptareve ne shtëpinë e tyre ne Malësi, do te thote: zotnim i plote i te drejtave te percaktueme nga kushtetuta e vendit ku sot ata jetojnë, përkundër përpjekjeve sublime te etërve te tyre famëmëdhenj per te qene pjese përbërëse e shtetit te tyre ame; ma shume investime dhe punësim për shqiptaret ne ate pjese te Alpeve dhe ultësirës përgjatë pjesës veriore te Liqenit te Shkodres; ndalje e kolonizimit dhe zaptimit te pronave private dhe komunitare te Malësoreve, prona qe shtrihen prej kohesh qe nuk mbahen mend,  ne një sipërfaqe te madhe deri ne hyrje te kryeqytetit malazias; me shume shkollim i fëmijëve ne gjuhen shqipe dhe rishnderrim i Gjimnazit “25 Maji”, ne një vatër te përparimit te brezit te ri te Malësisë, ashtu sikurse Ministri i famshëm i arsimit dhe biri i ndritur i Trieshit, Mirash Ivanaj, do ta kishte ëndërruar.
Koalicioni është  një përpjekje e shkëlqyer per maksimalizimin e votës, por qe duhet te shoqnohet me sigurimin e pjesëmarrjes ne votim te te gjithë shqiptareve me te drejte vote.
E rëndësishme asht krijimi i te gjitha kushteve për pjesëmarrjen e diasporës ne proces. 
Me, 3 mars 2019, ditën e zgjedhjeve, bijtë e Malësisë,  qe te detyruar nga diskriminimet e heshtuna dhe te zgjatuna ne kohe, ndodhen te shpërndarë ne katër anët e botes, asht e nevojshme te jene ne trojet e tyne, per t’i thane ndal avancimit te padrejte te zaptuesve dhe për te shënuar dhe festuar, një fillim te ri, rimarrjeje te te drejtave demokratike qe u takojnë, për te ushtruar politikat e tyre te lirisë.
Ndërkohë, nuk duhet te harrojmë, se zgjedhjet lokale dhe ky organizim është vetëm seanca e pare “stërvitore”, per nje faze edhe me te rëndësishme politike: zgjedhjet e ardhshme te përgjithshme. Shqiptaret ne Mal te Zi duhet te përgatiten për dërgimin e një përfaqësie te kualifikueme dhe imponuese ne Parlamentin e ardhshëm te Podgoricës.
Po ashtu, bashkimi politik ne Malesi, mund te shërbejë për te kujtuar,  se Malësia ka përkrahjen Ulqinit, Anës se Malit, Krajes, Tivarit te Vjetër, Shestanit. Nuk duhet te harrojmë se secila prej këtyre aneve te trevave shqiptare përballohen me fenomene te ngjashme, ose edhe me te renda, te zbrazjes dhe përpjekjeve për shndërrim identitet, kulturore dhe pronësor.
E gjitha kjo, tërheq vëmendjen për një mobilizim dhe bashkim te gjithanshëm te faktorit shqiptar dhe një konceptim te zgjuar dhe europianist te aksionit te ardhshëm politik, nga malet e Trieshit, Kojes, Traboinit etj., deri ne Ulqinin e Adriatikut. Urimet ma te mira për ju vellezer!

The post Bashkohen partitë shqiptare në Mal të Zi, Romeo Gurakuqi: Lajm i mire, të shkohet më tej appeared first on 55 News.

]]>
Kosovë, partitë në pushtet në kërkim të një rezolute për bisedimet me Serbinë https://55news.al/bota-shqiptare/kosove-partite-ne-pushtet-ne-kerkim-te-nje-rezolute-per-bisedimet-me-serbine/ Sun, 07 Oct 2018 05:57:21 +0000 https://new.55news.al/?p=55574 Udhëheqësit e partive politike të koalicionit qeverisës në Kosovë, kanë hartuar një projekt-rezolutë për siç thuhet, përmbylljen e bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Teksti i projekt-rezolutës gjashtë pikëshe parasheh që, siç thuhet “dialogu të përmbyllet me një marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht detyruese, përmes të cilit do të ndodhte […]

The post Kosovë, partitë në pushtet në kërkim të një rezolute për bisedimet me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Udhëheqësit e partive politike të koalicionit qeverisës në Kosovë, kanë hartuar një projekt-rezolutë për siç thuhet, përmbylljen e bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Teksti i projekt-rezolutës gjashtë pikëshe parasheh që, siç thuhet “dialogu të përmbyllet me një marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht detyruese, përmes të cilit do të ndodhte njohja reciproke. Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe i pandashëm dhe se kufijtë e saj janë të pacenueshëm dhe të panegociueshëm”.
Në tekst është përfshirë edhe qëndrimi për mospranimin e një pushteti të tretë, përkatësisht mospajtimi që Asociacioni i komunave të ketë pushtet ekzekutiv.
Me këtë projekt-rezolutë synohet që të mandatohet edhe ekipi i krijuar nga qeveria e Kosovës për bisedimet me Serbinë, që pritet të kryesohet nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ndërsa në ekip janë rezervuar vendet edhe për partitë opozitare.
“Parlamenti i Kosovës është autoriteti më i lartë i cili do të ratifikojë marrëveshjen ligjërisht detyruese”,thuhet në pikën e fundit të projekt-rezolutës.
Takimi ndërmjet udhëheqësve të koalicionit qeverisës u përshëndet edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në një konferencë me gazetarë të shtunën në orët pasdites, tha se do të vazhdojë të punojë për të arritur një marrëveshje me Serbinë.
“E theksoj, se do të punoj që edhe në fazën përfundimtare të negociatave me Serbinë me të gjithë për një Kosovë të pavarur, sovrane, unike duke respektuar sovranitetin e saj, por në të njëjtën kohë, çdo marrëveshje eventuale në fund dhe është shumë herët të flitet për epilogun e një marrëveshje që nënkupton njohjen reciproke, do ta kalojë përmes parlamentit të Kosovës dhe nuk mundet askush të tejkalojë parlamentin por edhe mundësinë e referendumit”,tha presidenti Thaçi.
Ai polemizoi në distancë me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili një ditë më parë në një akademi përkujtimore për dëshmorët e rënë gjatë luftës së fundit në Kosovë, tha se nuk do të lejohet ndryshimi i kufijve.
“Ajo që ne duhet të bëjmë është se kjo fazë përpos patriotizmit të paraqitur nëpër akademi përkujtimore kërkon mençuri, shkathtësi, largpamësi dhe përgjegjësi shtetërore. Pra dallon paraqitja në akademi përkujtimore nga përfaqësimi i Kosovës në tavolinë përballë Serbisë”,tha presidenti Thaçi.
Kryeministri Haradinaj, ritheksoi qëndrimin e tij pak pas konferencës së presidentit Thaçi, në një postim në rrjetin Facebook.
“Në pikën një dhe pikën gjashtë të Rezolutës së Qeverisë, të dakorduar sot me kryetarët e partive të koalicionit qeveritar, është definuar qartë se kufijtë e Republikës së Kosovës, shtet i pavarur, Sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm, janë të pacenueshme dhe të panegociueshme dhe se Kuvendi i Republikës së Kosovës, si autoritet suprem, me votat e 2/3 e të gjithë deputetëve, do të Ratifikojë Marrëveshjen Ligjërisht Obligative në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Presidentit Thaçi sërish përsëriti idenë e tij për “korrigjimin e kufirit”, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë me Kosovën.
Gjatë verës, ai dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ,që mund të përfshinte edhe ndryshimin e kufijve.

Por, presidenti serb, e shpalli ditë më parë të humbur politikën e tij për siç thuhet, kufizimin e serbëve dhe shqiptarëve, që nënkupton ndarjen e Kosovës.
Idetë për prekjen e kufijve reagime edhe në skenën ndërkombëtare. Një pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian, posaçërisht Gjermania dhe Britania e kundërshtojnë ndryshimin e kufijve nga droja për pasojat në pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit.
Zyrtarët amerikanë kanë ritheksuar disa herë se “Shtetet e Bashkuara duan t’u japin hapësirë të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje “krijuese”, që do të jetë e qëndrueshme dhe e zbatueshme, por në fund do të thonë fjalën e tyre.
Edhe në Beograd edhe në Prishtinë, bartësit e këtyre bisedimeve thonë se kanë pak shpresë për të arritur ndonjë marrëveshje, por të dyja palët po përballen me trysni për një marrëveshje më të shpejtë, për shkak të zgjedhjeve brenda Bashkimit Evropian në pranverën e vitit të ardhshëm.
McAllister: pikëpamje shumë të ndryshme në Kosovë për marrëveshjen me Serbinë
Kryesuesi i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister tha të shtunën se ka dëgjuar pikëpamje shumë të ndryshme nga udhëheqësit e Kosovës për mënyrën e arritjes së një marrëveshjeje normalizimi me Serbinë.
Ai i bëri këto komente në Prishtinë, ku u takua me udhëheqës të institucioneve të Kosovës, një ditë pas qëndrimit në Beograd.
“Parlamenti Evropian thekson se do të ishte e pranueshme çdo marrëveshje, nëse palët bien dakord në mënyrë të ndërsjellë, duke marrë parasysh qëndrueshmërinë në rajon dhe ligjin ndërkombëtar”, tha zoti McAllister, duke cituar pjesë të raportit për Kosovën që do të diskutohet në Parlamenti Evropian.
Një ditë më parë presidenti serb i tha raportuesit të Parlamentit Evropian se Serbia është e gatshme për vazhdimin e bisedimeve, por, “nuk e di se çfarë duan prej saj faktorët ndërkombëtarë. Besoj e kanë të qartë se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës sikundër duan ata. Mund të marrin tri purteka dhe të më qëllojnë në kokë, unë nuk do ta pranojë atë”, tha ai.
Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, nëntë vjet pas ndërhyrjes së forcave të NATO-s për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe.
Por, ajo është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që është kushti kryesor për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

The post Kosovë, partitë në pushtet në kërkim të një rezolute për bisedimet me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Emri i Maqedonisë/ Partitë shqiptare japin vlerësimet e tyre https://55news.al/bota-shqiptare/emri-i-maqedonise-partite-shqiptare-japin-vleresimet-e-tyre/ Mon, 21 May 2018 17:33:30 +0000 https://new.55news.al/?p=18217 Partitë politike shqiptare mbeten të rezervuara rreth propozimit të ri të cilin e publikoi kryeministri Zaev, pas takimit të liderëve dhe pas Samitit të Sofjes. Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa nga krahu i Bilall Kasamit, kanë pohuar se ato janë kundër sllavizmit të emrit të ri të Maqedonisë dhe i njëjti duhet të reflektojë […]

The post Emri i Maqedonisë/ Partitë shqiptare japin vlerësimet e tyre appeared first on 55 News.

]]>
Partitë politike shqiptare mbeten të rezervuara rreth propozimit të ri të cilin e publikoi kryeministri Zaev, pas takimit të liderëve dhe pas Samitit të Sofjes.

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa nga krahu i Bilall Kasamit, kanë pohuar se ato janë kundër sllavizmit të emrit të ri të Maqedonisë dhe i njëjti duhet të reflektojë realitetin multietnik.

 “Propozimi i tillë është i papranueshëm për popullin shqiptar dhe për Lëvizjen Besa, edhe atë për të vetmen arsye, se ky propozim nuk identifikon karakterin multietnik dhe multikonfesional të shtetit. Arsyeja është shumë e thjeshtë, emri i propozuar Republika e Maqedonisë së Ilindenit është një emër që lidhet me një festë fetare ortodokse dhe aq më tepër që ka një entoponim sllav. Fakti që këtu bisedohet vetëm me partnerët e koalicionit, pa përfshirjen e opozitës, i sjellin këto situata ku nesër shqiptarët i vendosin para aktit të kryer”,- deklaroi Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa.

“Aleanca për Shqiptarët akoma nuk ka marrë qëndrim rreth këtij propozimi. Këto ditë do të mblidhet Kryesia e ngushtë e partisë për të diskutuar për çështjen në fjalë. Qëndrojmë në pozicionet partiake që jemi deklaruar në vazhdimësi, duke e rikonfirmuar qëndrimin tonë se jemi kundër sllavizmit të emrit të ri të Maqedonisë dhe i njëjti duhet të reflektojë realitetin multietnik dhe multikonfeksional të vendit”,- u tha nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndërsa nga Lëvizja BESA e Afrim Gashit kanë pohuar se janë të interesuar që kjo çështje të zgjidhet dhe me këtë të debllokohet rruga euroatlantike e Maqedonisë.

“Lëvizja Besa akoma nuk ka marrë qëndrim për propozimin e ri, dhe pasi të mblidhen organet partiake, do ta bëjmë me dije pozicionin tonë. Por, ne si Lëvizje Besa jemi të interesuar që kjo çështje të zgjidhet dhe me këtë të debllokohet rruga e eurointerimeve dhe të marrë datë për fillimin e negociatave”,- u shpreh Orhan Murtezani nga BESA.

Ndërsa zëvendëskryeministri nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, në një postim në rrjetin social Facebook ka pohuar se:

“Ne nuk kemi qenë përkthyes në proces, por negociues, dhe kemi vlerësuar se ky emër dhe formulimi i ri reflekton më së miri përpjekjen e përbashkët maqedono-shqiptare për shtet multietnik të anëtarësuar në NATO dhe në BE, dhe si i tillë është fonetikisht, gramatikisht dhe politikisht preciz dhe korrekt”,- potencoi zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.

 Partitë politike shqiptare po ashtu kanë dërguar një porosi deri tek kryeministri se para se të publikojë propozime rreth emrit, është mirë që të ulen të gjitha subjektet politike, qofshin pozitare apo opozitare, me qëllim që të harmonizohet një qëndrim i pranueshëm për ne dhe e njëjta t’i parashtrohet palës greke./ekspress

The post Emri i Maqedonisë/ Partitë shqiptare japin vlerësimet e tyre appeared first on 55 News.

]]>
Thirret tryeza nga Veseli, partitë konfirmojnë pjesëmarrjen https://55news.al/bota-shqiptare/thirret-tryeza-nga-veseli-partite-konfirmojne-pjesemarrjen/ Mon, 07 May 2018 15:18:55 +0000 https://new.55news.al/?p=13169 Të martën pritet të mbahet tryeza e diskutimit në mes partive politike, e cila është thirrur nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Kjo tryezë e cila ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Kosovës, pritet që të mbledhë në takim të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike. Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi […]

The post Thirret tryeza nga Veseli, partitë konfirmojnë pjesëmarrjen appeared first on 55 News.

]]>
Të martën pritet të mbahet tryeza e diskutimit në mes partive politike, e cila është thirrur nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Kjo tryezë e cila ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Kosovës, pritet që të mbledhë në takim të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë për Telegrafin se beson që të gjitha partitë do të jenë të martën në këtë takim. “Besoj se të gjitha partitë e ftuara do t’i dërgojnë përfaqësuesit e tyre”, u shpreh Krasniqi. Edhe zyrtarë të partive tjera politike kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në këtë tryezë. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se do të marrin pjesë, pasi që sipas tij kjo tryezë është e iniciuar nga LDK-ja.

“Po do të marrim pjesë sepse është tryezë e iniciuar nga LDK dhe ka nevojë të arrihet sa më parë një marrëveshje për të nxjerrë vendin nga kriza politike. LDK-ja do të përfaqësohet nga nënkryetari Agim Veliu”, ka thënë Hoti.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se do të jetë e pranishme në këtë tryezë. “Po do të merr pjesë Glauk Konjufca në emër të VV-së”, ka thënë ajo. Pjesëmarrjen në këtë tryezë e ka konfirmuar edhe  Nisma Socialdemokrate.

“Ashtu sikur që kemi deklaruar edhe për takimin e ftuar nga LDK javën e kaluar, Nisma Socialdemokrate konsideron se takimet mes partive politike janë të mirëpritura. Nisur nga kjo, Nisma do të marrë pjesë në të gjitha takimet e ftuara nga partitë politike”, u shpreh shefi i GP-së të Nismës, Bilall Sherifi. Takimi i thirrur nga kryetari Veseli do të mbahet të martën në ora 13:00, në sallën C301, në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë tryezë, Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për: fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, agjendën e integrimeve evropiane, formimin e Ushtrisë së Kosovës, reformën zgjedhore.

The post Thirret tryeza nga Veseli, partitë konfirmojnë pjesëmarrjen appeared first on 55 News.

]]>