paskuqan\ Archives - 55 News https://55news.al/tag/paskuqan/ Fri, 10 Jan 2020 12:24:47 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png paskuqan\ Archives - 55 News https://55news.al/tag/paskuqan/ 32 32 FOTO/ Masakroi me thikë e levë kunatën, kapet pas disa orësh autori i krimit makabër në Paskuqan https://55news.al/aktualitet/foto-masakroi-me-thike-e-leve-kunaten-kapet-pas-disa-oresh-autori-i-krimit-makaber-ne-paskuqan/ Fri, 10 Jan 2020 12:24:47 +0000 https://new.55news.al/?p=138663 Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e krimit të rëndë, që tronditi Paskuqan dhe mbarë opinionin publik, shtetasin Erdet Çapoku. Ky i fundit masakroi me levë e thikë kunatën e tij 35-vjeçare, Etleva Çapoku, në banesën e saj në Paskuqan, ndërsa është kapur në zonën e Laprakës. Ai kishte shkuar në banesën e saj në mesnatë, duke […]

The post FOTO/ Masakroi me thikë e levë kunatën, kapet pas disa orësh autori i krimit makabër në Paskuqan appeared first on 55 News.

]]>
Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e krimit të rëndë, që tronditi Paskuqan dhe mbarë opinionin publik, shtetasin Erdet Çapoku. Ky i fundit masakroi me levë e thikë kunatën e tij 35-vjeçare, Etleva Çapoku, në banesën e saj në Paskuqan, ndërsa është kapur në zonën e Laprakës.

Ai kishte shkuar në banesën e saj në mesnatë, duke i dhunuar të ëmën dhe vajzën 18-vjeçare, dhe më pas kishte masakruar kunatën, ku e prerë me thikë në fytyrë dhe damaratë, dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Njoftimi i policisë:

 

Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.

Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë.

Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

Ecb79e57 888f 4af5 A844 62cf6d69cd2e

The post FOTO/ Masakroi me thikë e levë kunatën, kapet pas disa orësh autori i krimit makabër në Paskuqan appeared first on 55 News.

]]>
‘Enkeleda ruaju’/ Porosia e burrit dhe dinamika e krimit në Paskuqan https://55news.al/aktualitet/enkeleda-ruaju-porosia-e-burrit-dhe-dinamika-e-krimit-ne-paskuqan/ Fri, 10 Jan 2020 08:15:37 +0000 https://new.55news.al/?p=138625 Detaje të reja janë zbardhur nga krimi tronditës në Paskuqan, ku kunati Eredet Çapoku vrau me sende të forta kunatën e tij, Enkeleda Çapoku. Deri dy vite më parë, viktima dhe autori i krimit jetonin në një shtëpi, por për shkak të konflikteve që kishin lindur, ata ishin ndarë dhe jetonin me qira, afër njëri-tjetrit. […]

The post ‘Enkeleda ruaju’/ Porosia e burrit dhe dinamika e krimit në Paskuqan appeared first on 55 News.

]]>

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi tronditës në Paskuqan, ku kunati Eredet Çapoku vrau me sende të forta kunatën e tij, Enkeleda Çapoku.

Deri dy vite më parë, viktima dhe autori i krimit jetonin në një shtëpi, por për shkak të konflikteve që kishin lindur, ata ishin ndarë dhe jetonin me qira, afër njëri-tjetrit. Gruaja jetonte me vajzën e saj 18-vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në burg, i dënuar me 10 vite për drogë.

Kunati e përndiqte Enkeledën, duke e parë kur ajo shkonte në punë, pasi punonte në një fabrikë këpucësh bashkë me vajzën, dhe duke i bërë fotografi në çdo moment. Më pas, fotot ia dërgonte vëllait të tij në burg, duke rritur kështu konfliktin mes familjes.

Për këtë arsye, gruaja e kishte denoncuar kunatin, duke marrë urdhër-mbrojtje në Komisariatin e Kamzës. Kjo kishte shtuar edhe më shumë përplasjet, duke bërë që ai mbrëmë të futet në banesën e saj, duke shkelmuar derën, dhe duke vrarë Enkeledën në sy të vajzës dhe nënës së saj.

Nëna e Enkeleda Çapokut, e cila ka qenë e pranishme në momentet e krimit të rëndë, që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ka rrëfyer momentet e vrasjes së vajzës së saj, nga kunati Eredet Çapoku.

Ajo ka treguar për News24 se raportet jo të mira që kishte Enkeleda me kunatin i dinte edhe burri i saj, vëllai i autori, i cili tani ndodhet në burg.

Porosia e tij për bashkëshorten ka qenë: “Enkeleda ruaju se nuk kam çfarë t’ju bëj që këtu”.

Këtë e ka treguar nëna e viktimës sot, duke treguar me lot në sy se si vajza e masakrua nga kunati me sende të forta.

The post ‘Enkeleda ruaju’/ Porosia e burrit dhe dinamika e krimit në Paskuqan appeared first on 55 News.

]]>
Basha takim me banorët e Paskuqanit: Do të heqim taksën e “Rrugës së Kombit”, do të ulim taksat! https://55news.al/politike/basha-takim-me-banoret-e-paskuqanit-do-te-heqim-taksen-e-rruges-se-kombit-do-te-ulim-taksat/ Sat, 09 Mar 2019 10:45:40 +0000 https://new.55news.al/?p=89324 Basha po zhvillon takim me banorët e Paskuqanit ku këto të fundit po i tregojnë vështirësitë e jetës që kanë nga keq qeverisja. Banoi në Paskuqan: Kam tre anëtarë në emigracion. Kam hapur një biznes dhe jemi drejt falimentimit. I bëj thirrje nipit të Spiro Kolekës, të mos tallet me nervat e kuksianëve, ta heqë […]

The post Basha takim me banorët e Paskuqanit: Do të heqim taksën e “Rrugës së Kombit”, do të ulim taksat! appeared first on 55 News.

]]>
Basha po zhvillon takim me banorët e Paskuqanit ku këto të fundit po i tregojnë vështirësitë e jetës që kanë nga keq qeverisja.

Banoi në Paskuqan: Kam tre anëtarë në emigracion. Kam hapur një biznes dhe jemi drejt falimentimit.

I bëj thirrje nipit të Spiro Kolekës, të mos tallet me nervat e kuksianëve, ta heqë taksën e “Rrugës së Kombit”. Vetëm po falimentoj. Nuk punësoj dot punëtorë. Nuk kam. Edi Rama mos na presë me 16 Mrs, të ikë.

Basha: Ju jap fjalën se do të jem në krahun tuaj deri sa ta fitojmë këtë betejë. Na pret një qeveri me taksa të ulëta, me mundësi punësimi për të gjithë shqiptarët.

Sepse Shqipëria i ka mundësitë të ulë taksat. Ne e kemi planin. Uljen e ccmimit të naftës me 300 leke, uljën e taksës së biznesit të vogël 0.5% e xhiros në vit dhe asnjë taksë tjetër, as lokale as qëndrore. Të gjitha do të shkojnë për pushtetin lokal.

Do ta heqim taksën e “Rrugës së Kombit”. Duhet larguar kjo qeveri. Kjo qeveri nuk e ka lidhur fatin me shqiptarët, por me kriminalët.

The post Basha takim me banorët e Paskuqanit: Do të heqim taksën e “Rrugës së Kombit”, do të ulim taksat! appeared first on 55 News.

]]>
Anton Pjetërnikaj zgjidhet kreu i degës së PD, Paskuqan https://55news.al/politike/anton-pjeternikaj-zgjidhet-kreu-i-deges-se-pd-paskuqan/ Wed, 05 Dec 2018 14:44:46 +0000 https://new.55news.al/?p=72138 Ka përfunduar plotësisht riorganizimi i degës së Partisë Demokratike në Paskuqan. Pas zgjedhjeve në seksione dhe grupseksione procesi ak shkuar në pikën finale ët zgjedhjes së kryetarit të ri të degës. Delegatët kanë votuar Anton Pjetërnikajn sërish në postin e kryetarit të Partisë Demokratike Paskuqan duke e konfirmuar në detyrën që mbante. Në rrjetin social […]

The post Anton Pjetërnikaj zgjidhet kreu i degës së PD, Paskuqan appeared first on 55 News.

]]>
Ka përfunduar plotësisht riorganizimi i degës së Partisë Demokratike në Paskuqan. Pas zgjedhjeve në seksione dhe grupseksione procesi ak shkuar në pikën finale ët zgjedhjes së kryetarit të ri të degës. Delegatët kanë votuar Anton Pjetërnikajn sërish në postin e kryetarit të Partisë Demokratike Paskuqan duke e konfirmuar në detyrën që mbante. Në rrjetin social FB, Anton Pjetërnikaj shkruan: -: Kuvendi i Partisë Demokratike Paskuqan më rikonfirmoi në postin e Kryetarit të PD-së së kësaj Dege. Ju falënderoj për besimin dhe motivimin që më dhatë për të drejtuar demokratët e Paskuqanit në betejat dhe sfidat qe na presin. Përgjegjësi, angazhim dhe mirënjohje për gjithsecilin prej jush. Zoti ju bekoftë!”

The post Anton Pjetërnikaj zgjidhet kreu i degës së PD, Paskuqan appeared first on 55 News.

]]>
Zhduken azilantët nga qendra në Paskuqan, policia fsheh ngjarjen https://55news.al/aktualitet/zhduken-azilantet-nga-qendra-ne-paskuqan-policia-fsheh-ngjarjen/ Tue, 15 May 2018 13:21:32 +0000 https://new.55news.al/?p=15975 60 azilantë që ndodheshin në qendrën e pritjes në Paskuqan janë zhdukur pa lëën gasnjë gjurmë. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë por është bërë e ditur vetëm sot. Ende nuk ka asnjë informacion, ndërsa azilantët e zhdukur janë të kombësive të ndryshme, si muhaxhedinë, sirianë, irakianë, kurdë. Akoma nuk ka të dhëna ku […]

The post Zhduken azilantët nga qendra në Paskuqan, policia fsheh ngjarjen appeared first on 55 News.

]]>
60 azilantë që ndodheshin në qendrën e pritjes në Paskuqan janë zhdukur pa lëën gasnjë gjurmë.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë por është bërë e ditur vetëm sot.

Ende nuk ka asnjë informacion, ndërsa azilantët e zhdukur janë të kombësive të ndryshme, si muhaxhedinë, sirianë, irakianë, kurdë.

Akoma nuk ka të dhëna ku mudn të jenë ata.

The post Zhduken azilantët nga qendra në Paskuqan, policia fsheh ngjarjen appeared first on 55 News.

]]>