pastore Archives - 55 News https://55news.al/tag/pastore/ Tue, 19 Jun 2018 08:12:12 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png pastore Archives - 55 News https://55news.al/tag/pastore/ 32 32 Largohet Nainggolan, vjen Pastore https://55news.al/sport/largohet-nainggolan-vjen-pastore/ Tue, 19 Jun 2018 08:12:12 +0000 https://new.55news.al/?p=27420 Roma i dëshiron 40 milionë euro për Radja Nainggolan, por mund të pajtohet ta shesë atë në Inter për 30 milionë euro plus lojtarët Nicolo Zaniolo dhe andrea Pinmonti. Ndërkohë, Javier Pastore i Paris Saint-Germain pritet të jetë zëvendësuesi i tij në kryeqytetin italian, transmeton Gazeta Express. Mediat italiane raportojnë se dera është e hapur […]

The post Largohet Nainggolan, vjen Pastore appeared first on 55 News.

]]>
Roma i dëshiron 40 milionë euro për Radja Nainggolan, por mund të pajtohet ta shesë atë në Inter për 30 milionë euro plus lojtarët Nicolo Zaniolo dhe andrea Pinmonti.

Ndërkohë, Javier Pastore i Paris Saint-Germain pritet të jetë zëvendësuesi i tij në kryeqytetin italian, transmeton Gazeta Express.

Mediat italiane raportojnë se dera është e hapur për ribashkimin e belgut në Inter me ish-trajnerin e Romës, Luciano Spalletti.

Kjo pasi Roma tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e tij, pasi është pranë arritjes së një marrëveshjeje me PSG-në në vlerë 18 deri në 20 milionë euro për mesfushorin kreativ.

Ndërkohë, Sky Sport Italia, Sportitalia dhe media tjerë shkruajnë se dy lojtarët e rinj të Interit mund të jenë çelësi i transferimit të Nainggolanit në Inter.

Zaniolo tashmë është përmendur në një marrëveshjeje të mundshme, por sulmuesi Pinamonti është po ashtu kandidat për të qenë pjesë e marrëveshjes. 

The post Largohet Nainggolan, vjen Pastore appeared first on 55 News.

]]>
Pastore në Premierligë, do të fitojë 8.5 milionë euro në sezon https://55news.al/sport/pastore-ne-premierlige-do-te-fitoje-8-5-milione-euro-ne-sezon/ Sat, 09 Jun 2018 07:45:43 +0000 https://new.55news.al/?p=24217 E ardhmja e Javier Pastore është në Premierligë. Ylli i PSG është një hap larg West Ham. Pastore, i cili ka qenë një objektiv i Inter në vitet e fundit, do të nënshkruajë një kontratë nga e cila do të fitojë 8.5 milionë euro në sezon. Sigurisht nuk do të luajë në Champions League, por […]

The post Pastore në Premierligë, do të fitojë 8.5 milionë euro në sezon appeared first on 55 News.

]]>
E ardhmja e Javier Pastore është në Premierligë. Ylli i PSG është një hap larg West Ham.

Pastore, i cili ka qenë një objektiv i Inter në vitet e fundit, do të nënshkruajë një kontratë nga e cila do të fitojë 8.5 milionë euro në sezon.

Sigurisht nuk do të luajë në Champions League, por do të ketë mundësinë të bëjë diferencën në Premierligë me karakteristikat e tij.

Pastore është pjesë e PSG-së që nga viti 2011 ku ka bërë 264 paraqitje, duke shënuar 45 gola, teksa ka dhuruar edhe 59 asistime. 

The post Pastore në Premierligë, do të fitojë 8.5 milionë euro në sezon appeared first on 55 News.

]]>