pasurise Archives - 55 News https://55news.al/tag/pasurise/ Thu, 01 Nov 2018 17:32:33 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png pasurise Archives - 55 News https://55news.al/tag/pasurise/ 32 32 Shkup, gjykata urdhëron ngrirjen e pasurisë së VMRO-DPMNE https://55news.al/globi/shkup-gjykata-urdheron-ngrirjen-e-pasurise-se-vmro-dpmne/ Thu, 01 Nov 2018 17:32:33 +0000 https://new.55news.al/?p=63424 Një gjykatë në Shkup, me kërkesë të Prokurorisë së posaçme ka urdhëruar ngrirjen e pasurisë së partisë opozitare VMRO-DPMNE. Prokuroria ka njoftuar se bëhet fjalë për 69 objekte, ndër to edhe selia e partisë në Shkup. Me këtë, masë, ndalohet shitja, ose dhënia me qira e këtyre objekteve. Prokuroria ka vepruar kështu, për shkak të […]

The post Shkup, gjykata urdhëron ngrirjen e pasurisë së VMRO-DPMNE appeared first on 55 News.

]]>
Një gjykatë në Shkup, me kërkesë të Prokurorisë së posaçme ka urdhëruar ngrirjen e pasurisë së partisë opozitare VMRO-DPMNE. Prokuroria ka njoftuar se bëhet fjalë për 69 objekte, ndër to edhe selia e partisë në Shkup. Me këtë, masë, ndalohet shitja, ose dhënia me qira e këtyre objekteve. Prokuroria ka vepruar kështu, për shkak të një rasti që po procedohet në gjykatë dhe për shkak të mundësisë së tjetërsimit të pasurisë nga partia, para përfundimit të gjyqit.

VMRO-DPMNE-ja vlerësohet si partia më e pasur në Evropë dhe pronat e saj arrijnë vlerën e 60 milionë eurove, sipas hulumtimeve të organizatës SCOOP-Macedonia.

Partia e ka quajtur këtë vendim të gjykatës si absurd, ndërsa ka akuzuar gjykatën si “dorë e shtrirë e kryeministrit Zoran Zaev”.

Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-së, Igor Janushev u tha të enjten gazetërave se “pushteti përmes instalimeve të tij në gjyqësor po niset në betejë kundër secilit që nuk është i gatshëm të bëjë pazar me Maqedoninë”.

VMRO-ja thotë se pushteti po synon të pengojë funksionimin normal të saj. Por, Lidhja Social Demokrate, partia e kryeministrit Zaev i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se Prokuroria e Posaçme është një institucion i pavarur.

Prokuroria e Posaçme ka dyshime për dhjetra pjesëtarë në pozita të larta të partisë më të madhe opozitare, për shkak se gjatë ndërtimit të selisë në qendër të Shkupit kishin bërë marrëveshje me një kompani që i bënte favore VMRO-DPMNE-së.

“Pallati i bardhë”, siç njihet selia e opozitës në qendër të Shkupit, vlerësohet nga 7 deri në 15 milionë euro. VMRO-ja ka paralajmëruar se do të ankohet në instanca më të larta, ndërkohë që ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë e konfiskimit të pasurisë së kësaj partie.

VMRO-DPME-ja po kalon përmes një situate të vështirë këto ditë, ndërsa ish-funksionarë të lartë dhe deputetë të saj po ia kthejnë shpinën drejtuesit Hristijan Mickovski, që ka larguar nga partia disa eksponentë të njohur, duke lënë përshtypjen në opinionin pubik për një përçarje serioze brenda partisë.

The post Shkup, gjykata urdhëron ngrirjen e pasurisë së VMRO-DPMNE appeared first on 55 News.

]]>
Gjoba për mosdeklarimin e pasurisë dhe “bilbilfryrësit” https://55news.al/aktualitet/gjoba-per-mosdeklarimin-e-pasurise-dhe-bilbilfryresit/ Mon, 24 Sep 2018 05:01:27 +0000 https://new.55news.al/?p=51736 Nga janari në fund të gushtit Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave ka arkëtuar në total 22 milionë lekë gjoba, që janë vendosur si efekt i dy ligjeve që zbaton ky insitucion. Së pari lidhur me kontrollin që iu bëhet të zgjedhurve dhe nëpunësve civilë dhe së dyti […]

The post Gjoba për mosdeklarimin e pasurisë dhe “bilbilfryrësit” appeared first on 55 News.

]]>
Nga janari në fund të gushtit Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave ka arkëtuar në total 22 milionë lekë gjoba, që janë vendosur si efekt i dy ligjeve që zbaton ky insitucion. Së pari lidhur me kontrollin që iu bëhet të zgjedhurve dhe nëpunësve civilë dhe së dyti ai për “bilbilfryrësit” apo ligji për sinjalizuesit. Referuar raportimit të ILDKPKI për 8 mujorin janë arkëtuar në mënyrë vullnetare gjobat për 40 raste çka përbën vlerën 6.6 milionë lekë.

Por pjesa më e madhe e atyre që janë gjobitur nuk preferojnë mënyrën vullnetare të pagesës kjo bën që ekzekutimet nga përmbarimi të zënë edhe pjesën më të madhe të të ardhurave nga ky zë.

“Ekzekutimi i detyrueshëm nga zyrat përmbarimore të rretheve, për gjobat e vendosura për rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore si dhe vendimeve gjyqsore që kanë marrë formë të prerë. Për këtë periudhë të vitit janë ekzekutuar tërësisht 126 raste në vlerën 19.6 milionë lekë nga të cilat 100 raste në vlerën 15.5 milionë lekë kanë kaluar në llogari të të ardhurave të ILDKPKI. Arkëtimi në favor të ILDKPKI i 26 rasteve të tjera të cilat përbëjnë vlerën 4.2 milionë lekë është në process likujdimi. Të ardhurat e tjera janë respektivisht 46 mijë lekë” thuhet në raportin e ILDKPKI për 8 mujorin e institucionit.

Të ardhurat që gjenerohen nga gjobat kalojnë sipas parashikimeve në kuadrin ligjor në buxhetin e shtetit.

I njëjti dokument bën me dije se në kahun e shpenzimeve është realizuar në masën 95.4 për qind fondi i pagave që i përgjigjet një organigrame me të paktën 70 punonjës. Për hir të fluksit që ka institucioni me kontrolle tek punonjësit është shtuar edhe një tjetër me kontratë të përkohshme deri në fund të vitit 2018.

Po kështu ILDKPKI sjell në vëmendje edhe një gup tjetër shpenzimesh që lidhet me investimet e këtij institucioni që deri në fund të gushtit ishte realizuar në masën 92 për qind.

The post Gjoba për mosdeklarimin e pasurisë dhe “bilbilfryrësit” appeared first on 55 News.

]]>