patenta Archives - 55 News https://55news.al/tag/patenta/ Fri, 14 Feb 2020 10:09:11 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png patenta Archives - 55 News https://55news.al/tag/patenta/ 32 32 Nisin bisedimet për njohjen e patentave në Gjermani, iu vlen 30 mijë emigrantëve shqiptarë https://55news.al/politike/nisin-bisedimet-per-njohjen-e-patentave-ne-gjermani-iu-vlen-30-mije-emigranteve-shqiptare/ Fri, 14 Feb 2020 10:09:11 +0000 https://new.55news.al/?p=144867 Një delegacion nga Ministria gjermane e Transportit ka ardhur në Shqipëri për t’u informuar lidhur me me procesin e trajnimit dhe marrjes së patentave të makinave në Shqipëri. Takimi ka ardhur I kërkuar nga qeveria shqiptare, pasi njohja e ndërsjelltë e patentave midis dy vendeve I shërben më shumë se 30 mijë shqiptarëve që jetojnë […]

The post Nisin bisedimet për njohjen e patentave në Gjermani, iu vlen 30 mijë emigrantëve shqiptarë appeared first on 55 News.

]]>
Një delegacion nga Ministria gjermane e Transportit ka ardhur në Shqipëri për t’u informuar lidhur me me procesin e trajnimit dhe marrjes së patentave të makinave në Shqipëri.

Takimi ka ardhur I kërkuar nga qeveria shqiptare, pasi njohja e ndërsjelltë e patentave midis dy vendeve I shërben më shumë se 30 mijë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

Dje, Zv. Ministri I Infrastrukturës, Artan Shkreli priti z. Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit dhe znj. Renate Bartelt-Lehrfeld, Drejtoreshë e Ligjit të Trafikut Rrugor në Ministrinë Federale të Transportit në Berlin, ardhur për një vizitë e cila ka si qëllim informimin nga afër të palës gjermane me procesin e trajnimit dhe të testimit për marrjen e lejedrejtimit në Shqipëri.

Ky ishte një takim i rëndësishëm me qëllim vijimin e vlerësimit të mëtejshëm të kërkesës së Shqipërisë për njohjen dhe konvertimit e lejedrejtimeve shqiptare në Gjermani.

Procesi ndihmon rreth 30,000 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

I pranishëm në takim ishte dhe Zv.Ambasadori gjerman, Z. Johannes Dietrich.

Pala gjermane u njoh në terma të përgjithshme me investimet e ndërmarra nga DPSHTRR mbështetur nga MIE, për garantimin e kualifikimit dhe prodhimit të lejedrejtimit sipas parametrave të BE-së.

The post Nisin bisedimet për njohjen e patentave në Gjermani, iu vlen 30 mijë emigrantëve shqiptarë appeared first on 55 News.

]]>
Gjermania refuzon njohjen e patentave shqiptare https://55news.al/aktualitet/gjermania-refuzon-njohjen-e-patentave-shqiptare/ Thu, 30 Jan 2020 07:54:02 +0000 https://new.55news.al/?p=141840 Gjermania e ka refuzuar kërkesën për dhënien e provimit të patentave në gjuhën shqipe. Edhe procesi i njohjes së patentave do të kërkojë kohë. Gjermania e ka refuzuar kërkesën për dhënien e provimit të patentave në gjuhën shqipe. Këtë e mësoi Deutsche Welle nga dy ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë në Berlin, Beqë Cufaj dhe […]

The post Gjermania refuzon njohjen e patentave shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Gjermania e ka refuzuar kërkesën për dhënien e provimit të patentave në gjuhën shqipe. Edhe procesi i njohjes së patentave do të kërkojë kohë.

Gjermania e ka refuzuar kërkesën për dhënien e provimit të patentave në gjuhën shqipe. Këtë e mësoi Deutsche Welle nga dy ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë në Berlin, Beqë Cufaj dhe Artur Kuko.  Një vit më parë dy ambasadorët shqiptarë kishin parashtruar një kërkesë në Ministrinë gjermane të Infrastrukturës që provimi i lejeve të drejtimit të automjeteve të jepej edhe në shqip. Kjo kërkesë tashmë është refuzuar, pasi, sipas ambasadorit shqiptar në Berlin, Artur Kuko, do të bënte që edhe shumë shtetas të tjerë të huaj të kërkonin ta jepnin provimin në gjuhën e tyre.

Shqipëria dhe Kosova e kanë shtruar tashmë prej vitit 2018, përkatësisht 2019, kërkesën për një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit të automjetit. Por deri tani procesi ka ecur shumë ngadalë. Për të dy shtetet pritet te nisë në shkurt faza e sondimit dhe e verifikimit të standardeve të nevojshme të sigurisë së qarkullimit rrugor në vend.

Proces i ndërlikuar

Për njohjen e patentave u fol edhe në takimin e së hënës mes kancelares Merkel dhe kryeministrit shqiptar, siç informoi Rama në një videomesazh dhe siç e konfirmuan për Deutsche Wellen diplomatë të pranishëm në takim. Edhe ministri kosovar i punëve të jashtme Behxhet Pacolli i kishte kërkuar ndihmë homologut të tij gjerman, Heiko Maas, në takimin e tij zyrtar në Berlin, një vit më parë. Maas tregoi atëherë mirëkuptim për këtë çështje, e cila, siç do të vërente ai – zakonisht nuk është objekt bisedash mes krerëve të diplomacisë dhe premtoi se do të interesohej te ministria përgjegjëse, Ministria e Qarkullimit dhe Infrastrukturës.

Vullneti i mirë politik është njëra gjë, por prapëseprapë, ekspertët mendojnë se procesi i njohjes nuk është thjesht një vendim politik. Ai ka një procedurë specifike në rastin e Gjermanisë. Sepse përveç federatës, marrëveshja do të duhet të kalojë edhe në tryezën e Konferencës së Ministrave të Infrastrukturës së Landeve Federale.  Siç i tha DW-së, Julian Lange, zëdhënësi i ministrisë së Landit të Zarës, i cili në vitet 2019/2020 është kryetar i radhës së Konferencës çështja nuk ka mbërritur ende në axhendën e tyre. “Ka biseda në nivel ekspertësh, por ende nuk na ka mbërritur asnjë marrëveshje formale nga ana e Ministrisë Federale të Infrastrukturës.”

Kujtojmë se për Maqedoninë e Veriut që nga momenti kur Republika Federale hartoi marrëveshjen dhe ia parashtroi Konferencës së Ministrave dhe derisa marrëveshja u miratua me të vërtetë, kaluan pesë vjet.  Procesi i njohjes së patentave mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ose Kosovës dhe Gjermanisë ndodhet ende në hapat e para, dhe ka shumë të ngjarë që të përfundojë pas shumë vitesh.  

The post Gjermania refuzon njohjen e patentave shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Denoncim/ Patosi dy javë pa drita, spitali jashtë funksionit https://55news.al/politike/denoncim-patosi-dy-jave-pa-drita-spitali-jashte-funksionit/ Sun, 26 Aug 2018 12:55:57 +0000 https://new.55news.al/?p=44505 Një qytetar nga Patosi i Fierit ka denoncuar te Ish-kryeministri Sali Berisha problemet e energjisë elektrike në këtë qytezë për më shumë se dy javësh. Në denoncimin që ish-kryeministri e ka publikuar në facebook shkruhet se mungesë e energjisë është bërë shumë problematike pasi edhe spitali i kësaj zone është jo funksional për shkak të […]

The post Denoncim/ Patosi dy javë pa drita, spitali jashtë funksionit appeared first on 55 News.

]]>
Një qytetar nga Patosi i Fierit ka denoncuar te Ish-kryeministri Sali Berisha problemet e energjisë elektrike në këtë qytezë për më shumë se dy javësh.

Në denoncimin që ish-kryeministri e ka publikuar në facebook shkruhet se mungesë e energjisë është bërë shumë problematike pasi edhe spitali i kësaj zone është jo funksional për shkak të këtij defekti.

Postimi i plotë:

Ne Patos prej dy javesh qyteti dhe spitali pa drita! OSSHE krenaria e piktorit deshtak e falimentuar!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor!

Gjendje shqetesuese ne Patos!

Ka dy jave qe dritat jane rikthyer ikin me orar diten,naten nuk mund te bejme qofte asnje sherbim ne spital per femijet pasi mungon korenti.

Naten eshte shqetesim qofte per femijet edhe moshataret te cilet nuk levizin dot ne erresire!

Te uroj nje dite te mbare.

Respekt per ju.”

The post Denoncim/ Patosi dy javë pa drita, spitali jashtë funksionit appeared first on 55 News.

]]>
Tiranë, arrestohen 16 drejtues mjetesh dhe pezullohen 86 patenta   https://55news.al/aktualitet/tirane-arrestohen-16-drejtues-mjetesh-dhe-pezullohen-86-patenta/ Mon, 09 Jul 2018 08:21:23 +0000 https://new.55news.al/?p=33213 16 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt gjatë aksionit të Policisë Rrugore të fundjavës në kryeqytet. 9 prej shtetasve janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 prej tyre për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi. Po ashtu, nga aksioni me fokus kontrollin e […]

The post Tiranë, arrestohen 16 drejtues mjetesh dhe pezullohen 86 patenta   appeared first on 55 News.

]]>
16 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt gjatë aksionit të Policisë Rrugore të fundjavës në kryeqytet. 9 prej shtetasve janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 prej tyre për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

Po ashtu, nga aksioni me fokus kontrollin e normave të shpejtësisë, po ashtu janë pezulluar edhe 86 leje drejtimi, nga të cilat:

27 për shpejtësi tej normave të lejuara
30 për pije alkoolike
7 për mosbindje ndaj shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë
4 për qarkullim në sens të kundërt me atë të lejuar

Ndërkohë, po ashtu janë proceduar për mosrregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi 12 drejtues mjetesh, nga të cilat 3 raste kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.

Po ashtu, nga kontrollet policore të ushtruara në fundjave, 75 mjete janë ndaluar administrativisht, ku 27 prej tyre edhe me mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim si dhe janë vendosur 645 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Ndërkohë, Policia Rrugore u bën apel jo vetëm drejtuesve të mjeteve por edhe këmbësorëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ky është edhe aksioni i dytë i policisë për këtë javë në kuadër të Operacioneve Tispol” Korrik 2018.

The post Tiranë, arrestohen 16 drejtues mjetesh dhe pezullohen 86 patenta   appeared first on 55 News.

]]>
Bllokohet prodhimi i patentave, shoferët mbeten pa punë https://55news.al/aktualitet/bllokohet-prodhimi-i-patentave-shoferet-mbeten-pa-pune/ Fri, 27 Apr 2018 15:28:53 +0000 https://new.55news.al/?p=9831 Qytetarët që pajisen për herë të parë me leje për drejtim automjeti apo ato që u duhet ta rinovojnë janë përballur me mungesën e kartonëve të kësaj dëshmie dhe në vend të patentës kanë marrë një letër me vulë të njomë dhe fotografi.“Kam një muaj që kam aplikuar dhe më tha të vijë një herë […]

The post Bllokohet prodhimi i patentave, shoferët mbeten pa punë appeared first on 55 News.

]]>
Qytetarët që pajisen për herë të parë me leje për drejtim automjeti apo ato që u duhet ta rinovojnë janë përballur me mungesën e kartonëve të kësaj dëshmie dhe në vend të patentës kanë marrë një letër me vulë të njomë dhe fotografi.“Kam një muaj që kam aplikuar dhe më tha të vijë një herë pas dhjetë ditësh. Tani na japin si këto formularë për të lëvizur sa të dalin kartonët, më parë i merrnim brenda 5 ditëve”, thotë një qytetar.

Por certifikata përmbledhëse ka afat një mujor dhe në sportelet e aplikimit qytetarët janë rikthyer sërish për të marrë një tjetër certifikatë në mungesë të kartonit.“Në momentin kur kalon afati 30 ditor ne i pajisim qytetarët sërish me një tjetër certifikatë të përgjithshme me një afat 30 ditor derisa t’i dalë kartoni”, tha Florina Hito, përgjegjëse e aplikimeve DSHTRR.

Por kjo zgjidhje vlen vetëm për ata që duan të drejtojnë mjete brenda vendit, pasi për jashtë shtetit kjo certifikatë nuk shërben as për të nxjerrë lejen ndërkombëtare të drejtimit të mjetit.“Kjo zgjidhje është vetëm për brenda vendit, ndërsa për ato që duan leje ndërkombëtare nuk mund ta marrin me këtë certifikatë. Dhe ne i kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim për situatën e krijuar”,thotë Enea Andrea, përgjegjës informacioni DPSHTRR.

Andrea tregon se shkak për situatën e krijuar u bë bllokimi i tenderit për prodhimin e kartonave të rinj.

“Bllokimi i tenderit dhe rifillimi i procedurave dhe afateve ligjore bëri që të na krijohet kjo situatë, e cila tashmë është prezente dhe nuk kemi çfarë t’i fshehim”, thotë Andrea.

Por lajmi i mirë për këtë problematikë është që shumë shpejt prodhimi i kartonave të rinj për leje drejtimi do të nisë, duke i paraprirë fluksit të pritshëm gjatë verës me ardhjen e emigrantëve.

“Në këtë moment që flasim tenderi ka përfunduar, po presim respektimin e procedurave ligjore dhe shumë shpejt shpresojmë që situate të kthehet në normalitet që do të thotë se koha për marrjen e kartonit do të shkojë brenda 5 ditëve”, vijon Andrea.

The post Bllokohet prodhimi i patentave, shoferët mbeten pa punë appeared first on 55 News.

]]>
Video/ Me shpejtësi skëterrë në autostradën Tiranë-Durrës, 15 shoferëve u hiqen patentat https://55news.al/kronike/video-me-shpejtesi-sketerre-ne-autostraden-tirane-durres-15-shofereve-u-hiqen-patentat/ Sun, 22 Apr 2018 07:27:32 +0000 https://new.55news.al/?p=8235 Policia Rrugore në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sigurisë në rrugë ka ushtruar gjatë natës kontrolle në autostradën Tiranë-Durrës.   Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’, Policia e Shtetit, njofton se, brenda 4 orëve janë hequr 15 leje drejtimi për drejtuesit e mjeteve që ecnin me shpejtësi skëterrë.   “Ne […]

The post Video/ Me shpejtësi skëterrë në autostradën Tiranë-Durrës, 15 shoferëve u hiqen patentat appeared first on 55 News.

]]>
Policia Rrugore në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sigurisë në rrugë ka ushtruar gjatë natës kontrolle në autostradën Tiranë-Durrës.

 

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’, Policia e Shtetit, njofton se, brenda 4 orëve janë hequr 15 leje drejtimi për drejtuesit e mjeteve që ecnin me shpejtësi skëterrë.

 

“Ne autostraden Tirane-Durres.

 

Me Radar me Policine Rrugore te Tiranes, per te parandaluar aksidentet rrugore.
Kontrolle te panderprera ne cdo dite te javes /dhjetra Leje Drejtimi pezullohen/sensibilizim perdite e perseri ka shume drejtues mjetesh qe abuzojne me shpejtesine e alkoolin ne timon.

 

Per rreth 4 ore / 15 Leje Drejtimi per shpejtesi nga 141 km/h deri ne 189 km/h.
Qellimi jone nuk eshte pezullimi i Lejes se Drejtimit, as sasia e masave administrative, por vetem e vetem parandalimi i aksidenteve rrugore.

 

Per rritjen e parametrave te sigurise ne rruge eshte mobilizuar 24/24 h Policia Rrugore e Tiranes.

Reklamimi i shkeljeve te ndryshme te Kodit Rrugor ka nje qellim te vetem: Sensibilizimin e drejtueseve te mjeteve dhe te kembesoreve per zbatim te rregullave te qarkullimit rrugor, me qellim qe te shpetojme jete. Siguria e jetes ne rruge/primare per Policine Rrugore te Tiranes.”,- thuhet në njoftimin e policisë.

The post Video/ Me shpejtësi skëterrë në autostradën Tiranë-Durrës, 15 shoferëve u hiqen patentat appeared first on 55 News.

]]>