PBB Archives - 55 News https://55news.al/tag/pbb/ Thu, 07 Feb 2019 08:32:15 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png PBB Archives - 55 News https://55news.al/tag/pbb/ 32 32 Përkeqësohen të ardhurat nga TVSH-ja, arkëtimet në raport me PBB-në më të ulëtat në 5 vite https://55news.al/aktualitet/perkeqesohen-te-ardhurat-nga-tvsh-ja-arketimet-ne-raport-me-pbb-ne-me-te-uletat-ne-5-vite/ Thu, 07 Feb 2019 08:32:15 +0000 https://new.55news.al/?p=84179 Përkundër rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekspertëve të ekonomisë dhe grupeve të interesit, qeveria uli pragun e TVSH-së në xhiron 2 milionë lekë vitin e kaluar, që u bë efektin nga 1 prilli. Kjo masë më shumë se sa për rritjen e barrës fiskalë në bizneset e vogla u arsyetua me faktin e formalizmit të […]

The post Përkeqësohen të ardhurat nga TVSH-ja, arkëtimet në raport me PBB-në më të ulëtat në 5 vite appeared first on 55 News.

]]>
Përkundër rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekspertëve të ekonomisë dhe grupeve të interesit, qeveria uli pragun e TVSH-së në xhiron 2 milionë lekë vitin e kaluar, që u bë efektin nga 1 prilli.

Kjo masë më shumë se sa për rritjen e barrës fiskalë në bizneset e vogla u arsyetua me faktin e formalizmit të TVSH në biznesin e madh. Por tashmë kur viti 2018 ka mbyllur llogaritë arkëtimet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në raport me PBB-në, jo vetëm që nuk është përmirësuar, madje të ardhurat nga ky zë janë në nivelin më të ulët që nga viti 2013.

Arkëtimet nga TVSH ishin vetëm 8.7 për qind e PBB-së më 2018 nga 9% që ishin më 2017, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave. Madje duke përjashtuar vitin zgjedhor 2013 arkëtimet nga TVSH-ja në raport me PBB janë në nivelin më të ulët që nga viti 2006.

Sipas ecurisë së arkëtimeve nga TVSH-ja në tre dekadat e tranzicionit vihet re se rekordi i rezultateve në ka qenë në vitin 2008 ku të ardhura shënuan 9.9% te PBB-ne.

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat nga TVSH e brendshme në 2018-n ishin 36.3 miliardë lekë, me një rritje prej 4% me bazë vjetore (duke pasur parasysh rritjen ekonomike prej rreth 4% dhe inflacionin prej rreth 2%, rritja reale ishte negative). Performanca më negative ishte në dhjetor, kur të ardhurat nga TVSH e brendshme rezultuan me një rënie prej 24% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një mosrealizim rekord plani prej 36% më pak në raport me planifikimin. Performanca më e mirë u shënua ne gusht, kur të ardhurat nga TVSh e brendshme u rritën me 50%, pas një aksioni të tatimeve për të luftuar informalitetin në bregdet.

Në raportin e zgjeruar për Shqipërinë të publikuar ditët e fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar lëshoi kritika të ashpra në drejtim të politikës fiskale.

Për të ilustruar shthurjen e politikes fiskale Fondi merr në analizë uljen e pragut të TVSH-së. Ulja e pragut të TVSH-së në vitin 2018 rriti numrin e tatimpaguesve me rreth 30 për qind, mirëpo ky numër tatimpaguesish veç sa rriti barrën mbi administratën tatimore dhe bizneset e vogla, ndërsa përfitimet në të ardhura ishin të vogla, referoi FMN në analizën për Shqipërinë.

Fondi lajmëron se në mënyrë të ngjashme, futja e pragjeve tatimore të shumëfishta për Tatimin mbi Fitimin mund fragmentojë sistemin dhe të çojë në ndarjen e bizneseve.

Stafi i FMN-së u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të pezullojnë përjashtimet të mëtejshme nga taksat, teksa duhen të merren në konsiderate pezullimi i përjashtimeve fiskale të dhëna më parë. Sipas tyre ndryshimi i politikave fiskale duhet të marrë në konsideratë rëndësinë e stabilitetit makroekonomik dhe klimën e klima e investimeve.

Para se të ndryshojnë një ligj fiskal autoritet duhet të bëjnë analiza të thelluara për të vlerësuar ndikimin e tyre  në të ardhura. Për më tepër, autoritetet janë këshilluar të marrin në konsideratë përgatitjen e një strategjie gjithëpërfshirëse të të ardhurave afatmesme, sugjeron ekspertiza e FMN-së.

The post Përkeqësohen të ardhurat nga TVSH-ja, arkëtimet në raport me PBB-në më të ulëtat në 5 vite appeared first on 55 News.

]]>
Kredia në raport me PBB-ne, tkurrje vjetore me 1.5% në tremujorin e tretë https://55news.al/aktualitet/kredia-ne-raport-me-pbb-ne-tkurrje-vjetore-me-1-5-ne-tremujorin-e-trete/ Mon, 07 Jan 2019 15:38:09 +0000 https://new.55news.al/?p=78314 Kredia për sektorin privat vlerësohet në rreth 35.3% ndaj PBB-së, në fund të tremujorit të tretë të vitit. Banka e Shqipërisë njoftpoi sot se ky, raport shfaqet në një trajektore rënëse. Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, kredia për sektorin privat ndaj PBB-së ka shënuar tkurrje me rreth 1.3 pikë përqindje, duke […]

The post Kredia në raport me PBB-ne, tkurrje vjetore me 1.5% në tremujorin e tretë appeared first on 55 News.

]]>
Kredia për sektorin privat vlerësohet në rreth 35.3% ndaj PBB-së, në fund të tremujorit të tretë të vitit. Banka e Shqipërisë njoftpoi sot se ky, raport shfaqet në një trajektore rënëse. Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, kredia për sektorin privat ndaj PBB-së ka shënuar tkurrje me rreth 1.3 pikë përqindje, duke evidentuar performancën relativisht të dobët të kredisë për biznese gjatë kësaj periudhe.

Raporti i saj ndaj PBB-së i kredisë për biznesin vlerësohet në rreth 23.2% në fund të muajit shtator, ngjashëm me një tremujor më parë, por rreth 1.3 pikë përqindje më i ulët se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Në një këndvështrim afatgjatë, rritja e moderuar e kredisë për biznese në vitet e fundit është ndikuar si nga faktorë të kërkesës, ashtu edhe nga faktorë të ofertës. Nga njëra anë, kërkesa e bizneseve për financim ka rezultuar e paqëndrueshme, duke iu përgjigjur nga ana tjetër kushteve relativisht të shtrënguara të kreditimit për këtë segment.

Kredia për biznese tregon për ecuri relativisht të qëndrueshme të shpërndarjes së saj sipas sektorëve të ekonomisë. Portofoli i kredisë për biznese dominohet nga kredia për sektorin “Tregti, hotele dhe restorante”. Ky portofol përbën rreth 45% të tepricës së kredisë për sektorin privat në fund të tremujorit të tretë të vitit dhe ndiqet nga kredia për sektorin e industrisë, me rreth 23.7%.

Portofolet e kredisë për sektorin e ndërtimit dhe “shërbimet e tjera” përbëjnë përkatësisht 14.6% dhe 15.2% të kredisë në total. Sektori më pak i kredituar në ekonomi mbetet ai i bujqësisë, për shkak të shkallës së ulët të formalizimit, rrezikut të lartë dhe vetë problematikës që e karakterizon këtë sektor.

Në terma të monedhës, portofoli i kredisë për biznese dominohet nga kredia në valutë, por pesha e saj ka ardhur në zvogëlim në terma afatgjatë. Megjithatë, kredia në valutë zë peshën kryesore në tepricën e kredisë për biznese, me rreth 61.7% në fund të tremujorit të tretë të vitit.

Orientimi i kërkesës së bizneseve për kredi në monedhë të huaj lidhet me natyrën dhe llojin e aktivitetit të biznesit. Pesha e kredisë për biznese në lekë ndaj kredisë në total për biznese rezulton në rreth 38.3% në fund të tremujorit të tretë, ngjashëm me tremujorin e kaluar.

Kredia për biznese sipas qëllimit të përdorimit evidenton tepricë më të lartë të kredisë për investime. Ky portofol përbën rreth 38% të totalit të kredisë për sektorin privat. Ecuria e këtij portofoli konfirmon rritje të ulët, por të qëndrueshme në terma vjetorë. Kredia për qëllime likuiditeti zë një peshë prej 28% të kredisë në total për sektorin privat. Ky portofol karakterizohet përgjithësisht nga ecuri e luhatshme, në varësi të nevojave sezonale të bizneseve për likuiditet. Kredia për likuiditet ka reduktuar peshën e saj kundrejt një viti më parë me rreth 1.6 pikë përqindje, ndërsa kredia për investime e ka rritur atë me 0.4 pikë përqindje për të njëjtën periudhë.

Konsumatorwt, kredia konsumatorë po përshpejtohet

Kredia për individë vlerësohet në rreth 12.1% si raport ndaj PBB-së në fund të tremujorit të tretë të vitit, duke ruajtur peshë të ngjashme me një vit më parë. Ecuria e këtij portofoli shfaqet relativisht e qëndrueshme. Në një këndvështrim afatgjatë, zhvillimet pozitive në këtë segment janë mbështetur nga rritja e vazhdueshme e kërkesës, e cila ka reaguar në vijim ndaj kushteve të lehtësuara të kreditimit për këtë segment. Megjithatë, financimi i këtij segmenti me mjete monetare nga sistemi bankar vijon të mbetet i ulët, krahasuar edhe me vendet e rajonit.

Në terma të monedhës, ndryshe nga kredia për biznese, portofoli i kredisë për individë dominohet nga kredia në lekë. Në fund të tremujorit të tretë, kredia në monedhë vendase përbën rreth 61.5% të tepricës së kredisë për individë. Krahasuar me një vit më parë, ky raport është rritur me 2.8 pikë përqindje. Në terma më afatgjatë, orientimi i kreditimit në monedhë vendase reflekton, ndër të tjera, kërkesën në rritje të individëve për financim në monedhë vendase.

Si një segment – në pjesën më të madhe të tij – pa mbrojtje natyrale ndaj kursit të këmbimit, kërkesa në rritje pasqyron në vijim ndërgjegjësimin e individëve mbi rreziqet e ekspozimit ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit. Nga ana tjetër, kjo sjellje është mbështetur nga politikat e kreditimit të vetë bankave, si dhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë për nxitjen e kreditimit në lekë.

Sipas qëllimit të përdorimit, pjesa më e madhe e kredisë së dhënë nga sektori bankar përbëhet nga kredia hipotekare dhe një pjesë më e vogël shkon për financimin e konsumit. Në fund të tremujorit të tretë të vitit, kredia hipotekare përbën rreth 69.2% të kredisë totale të dhënë për individët. Kredia konsumatore ka peshë më të ulët në tepricën e kredisë për individë, rreth 30.8%. Megjithatë, ky është një portofol që ka shënuar rritje të shpejtë vitet e fundit. Pesha e tij ndaj kredisë për sektorin privat është zgjeruar me rreth 0.9 pikë përqindje nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

 

The post Kredia në raport me PBB-ne, tkurrje vjetore me 1.5% në tremujorin e tretë appeared first on 55 News.

]]>
Kredia në raport me PBB-në më 2017 shënoi rënien më të madhe të pas krizës https://55news.al/aktualitet/kredia-ne-raport-me-pbb-ne-me-2017-shenoi-renien-me-te-madhe-te-pas-krizes/ Fri, 29 Jun 2018 09:10:13 +0000 https://new.55news.al/?p=30483 Kredia për ekonominë në përqindje të PBB-ka shënuar rënien më të madhe vjetore  më 2017, të paktën në periudhën post krize. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia me ekonominë arriti në 38.4 % të PBB-së më 2017 nga 40.5% që ishte me 2016 me një rënie 2.1 pikë përqindje. Kjo ishte rënia më […]

The post Kredia në raport me PBB-në më 2017 shënoi rënien më të madhe të pas krizës appeared first on 55 News.

]]>
Kredia për ekonominë në përqindje të PBB-ka shënuar rënien më të madhe vjetore  më 2017, të paktën në periudhën post krize. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia me ekonominë arriti në 38.4 % të PBB-së më 2017 nga 40.5% që ishte me 2016 me një rënie 2.1 pikë përqindje. Kjo ishte rënia më e fortë vjetore që pas vitit 2008. Totali i kredisë evidenton një rritje prej 0.9 miliardë lekësh ose me rreth 0.15% gjatë vitit 2017, teksa Prodhimi i Brendshëm Bruto vitin e kaluar është rritur me 3.84 për qind, ritme këto shumë më të larta sa rritja e kredisë. Këto zhvillime kanë çuar në rënie të fortë të kredisë në raport me PBB-në më 2017. Portofoli kredisë u paraqit me rritje në tremujorët e parë dhe të tretë te 2017, ku rritja më e madhe është raportuar në tremujorin e tretë me 10.4 miliardë lekë. Ndërsa në dy tremujorët e tjerë është raportuar rënie e portofolit të kredisë, ku rënia më e madhe ka rezultuar në tremujorin e fundit të vitit me 6.8 mld lekë. Në shtatë muajt e vitit 2017, ecuria mujore e kredisë ka njohur rënie, ku rënia më e madhe është raportuar në muajt dhjetor, prill dhe maj, me përkatësisht 5.72 miliardë lekë (-0.94%), 2.5 miliardë lekë (-0.42%) dhe 2.37 miliardë lekë (-0.40%).

Ndërsa për pjesën tjetër të muajve është raportuar rritje e portofolit të kredisë, ku rritja më e madhe është raportuar në muajt shtator, gusht dhe mars, me përkatësisht 5.54 miliardë lekë (0.92%), 5.03 miliardë lekë (0.84%) dhe 3.44 miliardë lekë (0.58%). E mesatarizuar mbi baza mujore, rritja e kredisë për vitin 2017 ka shënuar nivelin 0.01%. Analiza sipas subjektit dhe qëllimit të përdorimit të kredisë evidenton se kredia “overdraft” për bizneset zë peshën më të madhe ndaj totalit të portofolit të kredisë (23.3%), pasuar nga kredia për “investime për pasuri të paluajtshme” dhënë individëve (20.1%), kredia për “investime për pasuri të paluajtshme” dhënë biznesit (18.5%) dhe nga kredia për “hua të tjera” për biznese (15.5%). Rritjen më të lartë gjatë vitit 2017, e shfaq kredia për “blerje pajisjesh” dhënë bizneseve (21.1%), ndjekur nga kredia për “konsum të mallrave jo të qëndrueshme” dhënë individëve (14.8%). Ndërkohë, rënien më të lartë e ka shfaqur kredia “overdraft” dhënë individëve (15.9%) dhe kredia “hua të tjera” (4.4%) dhënë bizneseve. Portofoli i kredive sipas monedhës, për vitin 2017, evidenton se kredia në valutë vijon të ketë peshën më të madhe në totalin e kredisë me 56.4% edhe pse gjatë vitit konfirmohet tendenca e zhvendosjes së portofolit nga kredia në valutë në kredinë në monedhën vendase. Në fund të vitit 2017, pesha e kredisë në monedhën vendase ndaj totalit të portofolit të kredisë ka njohur një rritje me 0.6 pikë përqindje, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

The post Kredia në raport me PBB-në më 2017 shënoi rënien më të madhe të pas krizës appeared first on 55 News.

]]>