PE Archives - 55 News https://55news.al/tag/pe/ Thu, 11 Jun 2020 14:55:10 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png PE Archives - 55 News https://55news.al/tag/pe/ 32 32 Liria e shprehjes është dhunuar!/ Tre deputetët e PE i drejtohen Komisionit Europian mbi shembjen e Teatrit Kombëtar https://55news.al/politike/liria-e-shprehjes-eshte-dhunuar-tre-deputetet-e-pe-i-drejtohen-komisionit-europian-mbi-shembjen-e-teatrit-kombetar/ Thu, 11 Jun 2020 14:55:10 +0000 https://new.55news.al/?p=164528 Tre deputetë të Parlamentit Europian i janë drejtuar Komisionit Europian me disa pyetje në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. ‘Pyetje për Komisionin Europian Shembja e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe kërcënimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit. Lidia Pereira (EPP), Maria da Graça Carvalho (EPP), Claudia Monteiro de Aguiar (EPP) — Eurodeputetë të grupimit […]

The post Liria e shprehjes është dhunuar!/ Tre deputetët e PE i drejtohen Komisionit Europian mbi shembjen e Teatrit Kombëtar appeared first on 55 News.

]]>
Tre deputetë të Parlamentit Europian i janë drejtuar Komisionit Europian me disa pyetje në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

‘Pyetje për Komisionin Europian

Shembja e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe kërcënimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Lidia Pereira (EPP), Maria da Graça Carvalho (EPP), Claudia Monteiro de Aguiar (EPP) — Eurodeputetë të grupimit parlamentar të Partisë Popullore Europiane.

Bashkimi Europian ka një politikë fqinjësie të rrënjosur në bashkëpunimin politik, mbështetjen për zhvillimin ekonomik e social dhe mbrojtjen e vlerave që përkufizojnë projektin europian. Siç u pa edhe tek samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor në 6 Maj (e cila rezultoi në një paketë ndihme prej 3 miliard eurosh), afrimiteti mes BE dhe Ballkanit Perëndimor është një shembull shumë i mirë i kësaj politike, e cila përfshin 6 vende kandidate bashkë me Shqipërinë.

Në 17 Maj, autoritetet shqiptare shkatërruan Teatrin Kombëtar në Tiranë, një ndërtesë e vlerësuar nga Europa Nostra si një prej shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë. Shembja e ndërtesës u dënua nga Presidenti i Shqipërisë dhe nga shumë institucione shqiptare dhe europiane. Forcat shqiptare të sigurisë arrestuan me dhjetëra protestues, gjatë shembjes, përfshirë këtu edhe figura politike, gazetarë dhe aktivistë. Liria e shprehjes është një prej shtyllave të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Këto liri janë dhunuar.

A mund të përgjigjet Komisioni Europian për:

1 – A është Komisioni në dijeni për mënyrën se si janë arrestuar protestuesit?

2 – Çfarë impakti pret Komisioni që të ketë ky veprim mbi politikën e fqinjësisë shqiptare dhe hapjen e negociatave?’

The post Liria e shprehjes është dhunuar!/ Tre deputetët e PE i drejtohen Komisionit Europian mbi shembjen e Teatrit Kombëtar appeared first on 55 News.

]]>
Raportuesja për Shqipërinë në PE: Vijoni me zbatimin e të gjitha reformave, jo vetëm asaj në Drejtësi https://55news.al/politike/reporterja-e-pe-per-shqiperine-thirrje-politikes-shqiptare-dialogoni-zgjedhje-te-parakohshme-vendimi-i-takon-partive/ Fri, 21 Feb 2020 13:20:40 +0000 https://new.55news.al/?p=146155 Reporterja e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Santos ka dhënë një mesazh të qartë për klasën politike në vend, që në sajë të plotësimit të reformave, të ulen në një tryezë për dialog. Në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, Santos tha se këto reforma janë disa nga kushtet […]

The post Raportuesja për Shqipërinë në PE: Vijoni me zbatimin e të gjitha reformave, jo vetëm asaj në Drejtësi appeared first on 55 News.

]]>
Reporterja e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Santos ka dhënë një mesazh të qartë për klasën politike në vend, që në sajë të plotësimit të reformave, të ulen në një tryezë për dialog.

Në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, Santos tha se këto reforma janë disa nga kushtet për çeljen e negociatave me BE. Mes të tjerash ajo nënvizoi se nuk është vetëm përgjegjësi e BE-së fakti që Shqipërisë nuk iu çelën negociatat, por edhe e aktorëve politikë në vend.

Mes të tjerash Reporterja e PE për Shqipërinë u pyet nga gazetarët dhe në lidhje me kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, ndërsa Santos tha se ky është një vendim që i takon klasës politike dhe se ajo nuk mund të komentonte çështjen në fjalë.

“Nuk është momenti për t’u ndarë. Jemi para një hapi të rëndësishëm për vendin. Ndaj i bëj thirrje aktorëve politikë, të gjithëve atyre ia kam shpjeguar këtë moment. Askush nuk mund të thotë se përgjegjësia është e BE. Është përgjegjësi e BE, por dhe e aktorëve politikë në këtë vend. Thirrja ime është vetëm një; të përballeni me këtë objektiv për të përmbushur kriteret për të plotësuar reformat, forca politike duhet të futen në dialog dhe të vijojnë përpara me reformat, për atë që është në interesat të popullit shqiptar. I bëj thirrje partive politike për dialog. Duhet të vijoni me reformën zgjedhore. Ky vend duhet të bëjë reformën zgjedhore, në bazë të rekomandimeve të OSBE/OHDIR. Sa i takon zgjedhjeve, ky është një vendim që duhet ta marrin aktorët politikë dhe s’më takon mua që të hyjë në këto diskutime të kësaj natyre.”, tha Santos.

The post Raportuesja për Shqipërinë në PE: Vijoni me zbatimin e të gjitha reformave, jo vetëm asaj në Drejtësi appeared first on 55 News.

]]>
Pas vizitës në Tiranë, David Sassoli: Shqipërisë nuk i është thënë asnjëherë ‘Jo’ https://55news.al/politike/pas-vizites-ne-tirane-david-sassoli-shqiperise-nuk-i-eshte-thene-asnjehere-jo/ Wed, 05 Feb 2020 11:42:37 +0000 https://new.55news.al/?p=143169 Shqipërisë nuk i është thënë asnjëherë “Jo” për procesin e anëtarësimit në BE. Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, në intervistë për Deutsche Wellen flet për procesin e hapjes së negociatave dhe reformat. DW: Z.Sassoli, në fjalën e mbajtur në Parlamentin e Shqipërisë iu drejtuat politikanëve me një mesazh për rininë e vendit. Iu citoj: […]

The post Pas vizitës në Tiranë, David Sassoli: Shqipërisë nuk i është thënë asnjëherë ‘Jo’ appeared first on 55 News.

]]>
Shqipërisë nuk i është thënë asnjëherë “Jo” për procesin e anëtarësimit në BE. Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, në intervistë për Deutsche Wellen flet për procesin e hapjes së negociatave dhe reformat.

DW: Z.Sassoli, në fjalën e mbajtur në Parlamentin e Shqipërisë iu drejtuat politikanëve me një mesazh për rininë e vendit. Iu citoj: “Gjithçka duhet të bëhet në interes të rinisë. Ata janë e ardhmja dhe ne duhet t’u mundësojmë atyre një vështrim të sigurtë drejt së ardhmes”. Nga ana tjetër, rinia shqiptare, veçanërisht ajo e mirëarsimuara, po largohet nga vendi ditë pas dite. A nuk është ky mesazh paksa kontradiktor me situatën aktuale në Shqipëri?

David Sassoli: Jo, sepse ne kemi nevojë për një politikë që të shohë drejt së ardhmes dhe, sigurisht, nëse duam të shikojmë drejt së ardhmes, duhet të shohim drejt të rinjve, drejt perspektivave të jetës dhe të punës së të rinjve tanë. Dimë sa mundësi mund të krijohen në Shqipëri, por sa mundësi me një Shqipëri gjithmonë e më të lidhur me Europën, jo vetëm nën aspektin e të drejtave, por edhe të cilësisë, së standardeve të përbashkëta. Dhe, për ne europianët, është shumë e rëndësishme të vemë bast mbi procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo do të thotë të krijojmë kushte të sigurta për vendet tona, t’i bëjmë të rriten së bashku, t’u japim të gjithëve një perspektivë të një të ardhmeje në siguri dhe në paqe. Sigurisht, kemi shumë mekanizma për të përshtatur në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Shqipëri, por shohim në mënyrë shumë të favorshme, me shumë besim përpjekjet që janë bërë. Sot Tirana është një qytet europian, me një rini europiane, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Sigurisht që duhet të mendojmë edhe për sakrificat që janë bërë nga brezat e kaluar në proceset që kanë filluar që prej viteve ‘90 e deri më sot, sakrifica të mëdha. Ja përse të rinjtë duhet t’u jenë mirënjohës brezave të kaluar. Por në të njëjtën kohë, kemi nevojë, sigurisht, që të vëmë bast më shumë për të ardhmen tonë

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë për ne është një proces shumë i madh, vendimtar për të pajtuar hapësirën gjeografike me hapësirën politike të Europës dhe, sigurisht, për të krijuar siguri për vendet tona. Dimë që ikja e të rinjve nga Shqipëria, ashtu sikurse edhe nga shumë vende të tjera, nga vende europiane, ndodh mbi të gjitha sepse rritja e vendeve tona shpesh nuk është e përshtatshme. Ja përse një Europë e fortë mund të garantojë më mirë rritjen e vendeve të veta. Kemi nevojë në këtë moment për një përpjekje më shumë dhe, domethënë, atë të përshtatjes së agjendave të vendeve me agjendën europiane. Ja përse unë i ftoj si autoritetet, ashtu edhe qeverinë shqiptare që të bëjnë të mundur që të gjitha planet, të gjitha projektet, të gjitha nismat, të kenë si pikë referimi agjendën europiane.

Dimë se sa e rëndësishme është sot të gjendet konsensusi, në mënyrë që basti i Green Deal europian të pranohet nga të gjithë, të bëhesh udhëheqës në luftën kundër ndryshimeve klimatike për një model të ri zhvillimi, i cili të japë më shumë siguri, por edhe më shumë punë. Dhe besoj se kjo është në interesin e të gjithëve dhe, natyrisht, edhe të një vendi si Shqipëria.

DW: Gjatë dy ditëve të vizitës suaj në Shqipëri takuat përfaqësuesit më të lartë të politikës. A patë tek ata një vullnet të mirë për të çuar përpara reformat, sidomos ato më të rëndësishmet, reformën elektorale dhe veçanërisht atë gjyqësore?

David Sassoli: Po, unë e gjeta këtë vetëdije dhe jemi të sigurt që edhe procesi i dialogut midis forcave politike në këtë moment duhet të fokusohet mbi interesin kombëtar të çeljes së negociatave të anëtarësimit. Natyrisht, përreth kësaj, të gjitha sinjalet janë të rëndësishme, rifillimi i dialogut midis mazhorancës dhe opozitës, tryeza për reformën zgjedhore, implementimi i reformës në drejtësi, që është baza mbi të cilën pastaj mund të zhvillohen edhe shumë reforma të tjera, mendojmë për të drejtën e pronësisë, por edhe për çështjet që lidhen me konkurrencën. Natyrisht, është baza e një procesi që duhet të ndjekim dhe të gjithë janë të ftuar që ta garantojnë. Por besojmë se është shumë e rëndësishme dhe sinjalet që kam marrë janë të gjitha pozitive, ekziston kjo vetëdije, për t’u bashkuar për një bast, që është ai i anëtarësimit, që duhet të tregojë edhe imazhin e një vendi të fortë, të një sistemi demokratik të fuqishëm. Dhe besoj se këto mesazhe janë përcjellë me zgjuarsi, me fuqi, me vendosmëri dhe janë edhe baza për të bindur ato vende që e kanë ngadalësuar procesin e anëtarësimit, në mënyrë që të lirojnë frenin e dorës dhe të bëjnë të mundur që të fillojë ky proces. Ne kemi shumë besim për këtë, institucionet europiane janë të bindura se Shqipëria është e gatshme për të filluar këtë udhëtim të gjatë. Kemi shumë gjëra për të bërë së bashku. Dhe, sigurisht, ne e presim në Bruksel Shqipërinë.

DW: Por z.Sassoli, është kjo klasë politike tek e cila nuk kanë besim shqiptarët dhe gjatë këtyre 30 viteve besimi është gjithnjë e në rënie. Mendoni se këta politikanë janë njerëzit e duhur për të çuar përpara këto reforma?

David Sassoli: Mua më intereson që sistemet demokratike të jenë të forta dhe që të mos dalin nga moda. Ne besojmë se e ardhmja e vendeve tona është e lidhur me sistemet demokratike. E pastaj, do të jenë qytetarët ata që do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Natyrisht, neve na intereson që kornizat e shtetit të së drejtës të garantohen, të jenë të fuqishme. Dhe besoj se këto janë parakushtet që Shqipëria në këtë moment mund të përcjellë me besim. Ne, sigurisht, duhet të përforcojmë shtetin e së drejtës në të gjitha vendet dhe, sidomos, në ato vende që dëshirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Ky është interesi ynë.

DW: Duke u rikthyer tek rinia, a mendoni se ka ardhur koha që ajo të ketë përfaqësuesit e saj edhe në politikë e të mundet të krijohet një klasë e re politike?

David Sassoli: Shpresojmë që partitë ta ndiejnë këtë nevojë, kemi parë me besim disa sondazhe që thonë se popullsia shqiptare në më shumë se 90% beson në të ardhmen europiane të vendit. Dhe kjo, natyrisht, mendoj se është një mesazh që u duhet drejtuar dhe partive politike, forcave politike. Nuk kemi reshtur kurrë së mbështeturi idenë që gjithçka duhet të përtërihet, po kështu edhe partitë politike me brezat e rinj e kanë këtë mundësi. E pastaj, po të jenë të rinj që shpresojnë kanë besim tek Europa, mirë, kjo sigurisht për ne është edhe më e rëndësishme, e ndiejmë si një angazhim të institucioneve europiane t’i jemi afër popullit shqiptar.

DW: Të ndalemi tek procesi i hapjes së negociatave për Shqipërinë. Vitet e fundit është dhënë vazhdimisht “Jo” si përgjigjje. Kur do të presin shqiptarët për një “Po” dhe a është samiti i majit në Zagreb një mundësi e artë për këtë “Po”?

David Sassoli: Jo, unë dëshiroj, mbi të gjitha, t’i siguroj qytetarët shqiptarë se nuk është thënë asnjëherë ndonjë “Jo”, është ngadalësuar procesi i anëtarësimit, që është tjetër gjë. Por nuk ka ardhur asnjëherë ndonjë “Jo” nga ana e askujt. Disa vende, nëntorin e kaluar, kanë menduar se duhej të sqaroheshin më mirë disa rregulla të metodologjisë së anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe kjo do të bëhet. Komisioni është angazhuar që të paraqesë në ditët e ardhshme rregullat e reja të metodologjisë. Për këtë ne jemi të sigurt që edhe ato vende që kanë shprehur disa mëdyshje, mund të mendojnë prapë për vendimin e tyre. Por Europa është e bindur që procesi duhet të shkojë përpara, ndonjë “Jo” nuk është thënë asnjëherë. Nuk do të doja që të përcillej ndonjë mesazh i gabuar. Europa është e bindur për nevojën historike, politike, ekonomike të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe kjo është e ardhmja jonë.

DW: Duke lënë mënjanë politikën, qytetarët në përditshmërinë e tyre përballen me varfërinë, korrupsionin, me një sistem drejtësie që nuk funksionon si përshembull Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, ku numri i dosjeve që janë në pritje të shqyrtimit kanë arritur kulmin. Me të gjithë këto probleme, a është Shqipëria gati të hyjë në BE?

David Sassoli: Po të mos ishin këto probleme, Shqipëria tashmë do të ishte në Bashkimin Europian. Ne e dimë që procesi i anëtarësimit duhet ta ndihmojë Shqipërinë që të arrijë standardet e nevojshme për t’u futur në Bashkimin Europian. Procesi i anëtarësimit shërben për këtë, në mënyrë që të arrihet që një vend mund të verë bast mbi të ardhmen e tij që të anëtarësohet në Bashkimin Europian duke arritur objektivat. Ky është procesi i anëtarësimit dhe, natyrisht, me të gjithë mbështetjen, me programet, me nismat, por edhe me burimet që Bashkimi Europian mund të bëjë të mundur për këtë lloj përshtatjeje. Është kjo ajo që ne urojmë. Shohim përpjekje, shohim një vullnet, kemi parë disa suksese, kemi parë disa reforma, dhe e gjithë kjo, sigurisht, na bën të mendojmë se Shqipëria është në kushtet për të filluar, por nuk është fundi i procesit, jemi në fillim të procesit. A janë arritur objektiva me anën e reformave të rëndësishme? Ne mendojmë se po. Reforma në drejtësi është një bazë. Natyrisht që kemi nevojë edhe për gjëra të tjera, kemi nevojë për një kornizë të shtetit të së drejtës, jemi të bindur për këtë. Ja përse i kuptojmë përpjekjet dhe duam të ndihmojmë në mënyrë që këto përpjekje, në një proces anëtarësimi, t’i bëjnë të mundur Shqipërisë që të hyjë me të drejta të plota mes vendeve të Bashkimit Europian.

DW: Z.Sassoli, kam një pyetje të fundit për ju dhe ka të bëjë me paketën e ligjit anti-shpifje, e cila ka ngjallur shumë debate në Shqipëri dhe gazetarët e shoqëria civile thonë se ajo cenon lirinë e medias. Si një ish-gazetar, doja të dija mendimin tuaj në lidhje me këtë paketë e cila aktualisht është nën shqyrtimin e Komisionit të Venecias.

David Sassoli: Tani do të shikojmë se si do të shkojë debati në Kuvend, si do të zhvillohet procesi i formimit të këtij ligji dhe, sigurisht, ne do të jemi të vëmendshëm edhe të këshillojmë, për të bërë të mundur që të ketë nisma edhe brenda kuadrit të rregullave themelore. Por jemi duke folur për një proces, le të shikojmë se si Parlamenti do t’i përgjigjet kësaj nisme, se ç’lloj ligji do të formojë Parlamenti. Unë dua të jem shumë i qartë, mendoj se Bashkimi Europian nuk duhet ta humbë asnjëherë vëmendjen ndaj rregullave themelore. Në këtë moment, ka edhe vende të Bashkimit Europian që u janë nënshtruar verifikimeve në lidhje me shtetin e së drejtës, kjo nuk vlen vetëm për shtetet që janë në fazën e anëtarësimit, por vlen madje edhe për vendet anëtare. E pra, unë besoj se kjo vëmendje e bën Bashkimin Europian një shembull unik sot në skenën ndërkombëtare globale. Dhe ne duam ta ruajmë këtë aftësi të Bashkimit Europian për të pasur gjithmonë një vështrim gjithmonë kritik, sepse ne nuk mund të heqim dorë nga vlerat themelore. Dhe besoj se kjo frymë mund të jetë e dobishme edhe për Shqipërinë, për vendet e Ballkanit Perëndimor, për Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që ky proces anëtarësimi të kryhet brenda rregullave themelore dhe, natyrisht, t’u bëjë të mundur këtyre vendeve që të hyjnë dhe të bëhen pjesë e familjes europiane me standarde të përbashkëta. Asnjëherë nuk duhet hequr dorë nga të qenët vigjilent mbi liritë themelore, asnjëherë nuk duhet hequr dorë nga një rol vigjilence mbi legjislacionet kombëtare të vendeve që bëjnë pjesë në Bashkimin Europian. Besoj se kjo është fryma e duhur, fryma që na kanë mësuar themeluesit tanë, të jemi kritikë edhe me veten tonë, na bën ndoshta të jemi edhe pak më të mirë sesa arrijmë të përfaqësohemi në këtë moment. Por, në fund të kësaj dite në Shqipëri, unë duhet të them se kam gjetur shumë besim, gjeta një rini në universitet, shumë të shtyrë drejt idealeve të Europës dhe drejt përkatësisë në Europë dhe ky mendoj se është siguria më e mirë që një vend mund të tregojë. Kur rinia ndihet e lidhur me vlerat e përbashkëta, besoj se për Europën kjo është zgjedhja më e rëndësishme, sepse do të thotë që këto vlera pranohen nga të gjithë. Kartvizita më e bukur dhe pasaporta më e mirë që Shqipëria ka sot janë të rinjtë e saj.

The post Pas vizitës në Tiranë, David Sassoli: Shqipërisë nuk i është thënë asnjëherë ‘Jo’ appeared first on 55 News.

]]>
Takimi me Presidentin e PE-së, Basha zbardh detaje: Ja çfarë më konfirmoi https://55news.al/politike/takimi-me-presidentin-e-pe-se-basha-zbardh-detaje-ja-cfare-me-konfirmoi/ Tue, 04 Feb 2020 12:16:42 +0000 https://new.55news.al/?p=142971 Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka zhvilluar sot nje takim me kryedemokratin Lulzim Basha.  “Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që hapja e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më pare”, keshtu ka deklaruar kryedmeokrati Lulzim Basha, ne takimin e zhvilluar sot me Presdentin e PE, David Sassoli. Ne […]

The post Takimi me Presidentin e PE-së, Basha zbardh detaje: Ja çfarë më konfirmoi appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka zhvilluar sot nje takim me kryedemokratin Lulzim Basha. 

“Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që hapja e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më pare”, keshtu ka deklaruar kryedmeokrati Lulzim Basha, ne takimin e zhvilluar sot me Presdentin e PE, David Sassoli.

Ne perfunim te takimit te mbajtur sot ne seline blu, Basha ka theksuar se ishte i lumtur të takonte mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli.

Ai ka marre prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë.

“I konfirmova se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë. Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon!”- thekson Basha, duke shprehur mnirënjohje per Presidentin Sassoli dhe Parlamentin Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës.

The post Takimi me Presidentin e PE-së, Basha zbardh detaje: Ja çfarë më konfirmoi appeared first on 55 News.

]]>
Basha me kreun e PE: Opozita po bën gjithçka për hapjen e negociatave https://55news.al/politike/basha-me-kreun-e-pe-opozita-po-ben-gjithcka-per-hapjen-e-negociatave/ Tue, 04 Feb 2020 11:50:12 +0000 https://new.55news.al/?p=142963 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas takimit me Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli. Basha thotë se opozita po bën gjithçka që vendit t’i hapen negociatat sa më parë. “I lumtur të takoja mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian z. David Sassoli dhe të merrja prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, […]

The post Basha me kreun e PE: Opozita po bën gjithçka për hapjen e negociatave appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas takimit me Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli.

Basha thotë se opozita po bën gjithçka që vendit t’i hapen negociatat sa më parë.

“I lumtur të takoja mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian z. David Sassoli dhe të merrja prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë.

I konfirmova se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë

Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon!

Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës,” shkruan Basha në FB.

The post Basha me kreun e PE: Opozita po bën gjithçka për hapjen e negociatave appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i PE, Sassoli mezash falënderimi për Presidentin Meta https://55news.al/politike/kreu-i-pe-sassoli-mezash-falenderimi-per-presidentin-meta/ Tue, 04 Feb 2020 11:08:46 +0000 https://new.55news.al/?p=142947 Kreu i Parlamentit Europian, David Sassoli, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë ka takuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, për të cilin ka shpërndarë një mesazh falënderimi në rrjetin social Twitter. “Faleminderit Presidentit Ilir Meta për diskutimin e frytshëm.Parlamenti Europian është dhe do të jetë gjithmonë një mbështetës i fortë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. […]

The post Kreu i PE, Sassoli mezash falënderimi për Presidentin Meta appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i Parlamentit Europian, David Sassoli, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë ka takuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, për të cilin ka shpërndarë një mesazh falënderimi në rrjetin social Twitter.

“Faleminderit Presidentit Ilir Meta për diskutimin e frytshëm.
Parlamenti Europian është dhe do të jetë gjithmonë një mbështetës i fortë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ne do të bëjmë çmos për të forcuar besueshmërinë në procesin e zgjerimit”,- shkruan Sassoli në mesazhin e tij.

 
 

The post Kreu i PE, Sassoli mezash falënderimi për Presidentin Meta appeared first on 55 News.

]]>
Përfundon takimi i Presidentit të PE me Bashën https://55news.al/politike/perfundon-takimi-i-presidentit-te-pe-me-bashen-dhe-kryemadhin/ Tue, 04 Feb 2020 10:30:29 +0000 https://new.55news.al/?p=142927 Ka përfunduar në orën 11:15, takimi I Presidentit të PE-së, David Sassoli me kryetarin e opozitës Lulzim Bashën dhe përfaqësuesen e LSI, Klajda Gjoshën.. Sassoli e zhvilloi takimin në selinë e PD-së dhe mësohet se tema kryesore e bashkëbisedimit qe hapja e negociatave për Shqipërinë nga ana e BE-së. Presidenti i PE shoqërohej nga Ambasadori i […]

The post Përfundon takimi i Presidentit të PE me Bashën appeared first on 55 News.

]]>
Ka përfunduar në orën 11:15, takimi I Presidentit të PE-së, David Sassoli me kryetarin e opozitës Lulzim Bashën dhe përfaqësuesen e LSI, Klajda Gjoshën..

Sassoli e zhvilloi takimin në selinë e PD-së dhe mësohet se tema kryesore e bashkëbisedimit qe hapja e negociatave për Shqipërinë nga ana e BE-së.

Presidenti i PE shoqërohej nga Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

Pas këtij takimi, mësohet se Sassoli do të takohet me Ambasadoren e re të SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

The post Përfundon takimi i Presidentit të PE me Bashën appeared first on 55 News.

]]>
Thirrja e kreut të PE:“Kushtet e Bundestagut duhet të merren seriozisht” https://55news.al/politike/thirrja-e-kreut-te-pe-kushtet-e-bundestagut-duhet-te-merren-seriozisht/ Mon, 03 Feb 2020 11:48:19 +0000 https://new.55news.al/?p=142761 Kreu i Parlamentit Europian, David Sassoli, shprehet optimist se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund t’ia arrijnë që t’i hapin negociatat me Bashkimin Europian në pranverën e 2020-ës.  Sassoli tregon se çfarë ndodhi në muajin tetor, kur vendi ynë nuk arriti dot të merrte dritën jeshile për negociatat, por edhe pritshmëritë që janë rritur në […]

The post Thirrja e kreut të PE:“Kushtet e Bundestagut duhet të merren seriozisht” appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i Parlamentit Europian, David Sassoli, shprehet optimist se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund t’ia arrijnë që t’i hapin negociatat me Bashkimin Europian në pranverën e 2020-ës.

 Sassoli tregon se çfarë ndodhi në muajin tetor, kur vendi ynë nuk arriti dot të merrte dritën jeshile për negociatat, por edhe pritshmëritë që janë rritur në 2 muajt e fundit në lidhje me këtë proces. Kreu i PE-së nënvizon se ka shanse që vendet, të cilat u shprehën skeptike në tetor, të mund të binden në samitin e muajit mars

Sipas Sassolit, nuk duhet ndalet procesi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pavarësisht metodologjisë së re që ka prezantuar Franca, pasi sipas tij, bëhet fjalë për një çështje që në të dyja vendet sjell progres dhe përmirësim të jetës së qytetarëve. David Sassoli vlerëson marrëveshjen e palëve politike në Tiranë për Reformën Zgjedhore dhe i shtyn palët drejt një marrëveshjeje më të gjerë për të mirën e vendit.

Ai gjithashtu shikon si të rëndësishëm faktin që Komisioni i Venecias do të shprehet në lidhje me situatën në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se kushtet e dhëna nga Bundestagu gjerman në muajin tetor duhet të merren seriozisht nga politikanët shqiptarë. Për kreun e PE-së, Shqipëria duhet të përfitojë nga kjo kohë e dhënë për të treguar hapa konkretë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mes të tjerash, në këtë intervistë Sassoli nuk e fsheh as skepticizmin për Paketën Antishpifje, duke shtuar se situata do të ndiqet me kujdes deri në momentin që Komisioni i Venecias do të dalë me opinionin zyrtar.

Kanë kaluar 4 muaj që nga tetori i vitit të shkuar, kur Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk iu aprovua çelja e negociatave me Bashkimin Europian. Cila ishte arsyeja sipas jush, që i shtyu vende si Franca apo Holanda të mos e pranonin fillimin e këtij procesi dhe a shikoni ndonjë ndryshim nga vendet, të cilat ishin skeptike në tetor, që në samitin e Zagrebit të hapin dritën jeshile për të dyja vendet?

Është e rëndësishme të theksohet se shumica e shteteve anëtare, ashtu si dhe Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian, ishin në favor të hapjes së negociatave për të shpërblyer arritjet e mëdha që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Megjithatë, disa shtete anëtare ishin më shumë të përqendruara te mangësitë dhe Franca dëshironte ta lidhte vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me debatin për një metodologji të re të zgjerimit. Ndërsa nuk jemi kundër që të flasim për një qasje të re ndaj zgjerimit, ne besojmë se kjo nuk duhet t’i pengojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të vazhdojnë drejt nivelit tjetër. Kjo është një çështje diskutimi në vazhdim, por unë shpresoj se do të shohim njëfarë përparimi përpara samitit të Zagrebit.

Çfarë ka ndryshuar në Shqipëri dhe çfarë ka ndryshuar në Francë që të hapen negociatat, pasi është krijuar një përshtypje në publik se më shumë shqetësim ka për kushtet sesa për demokracinë dhe cilësinë e jetës së qytetarëve?

Mosarritja e vitit të kaluar për të dhënë dritën e gjelbër për bisedimet, sigurisht që ka ngritur vëmendje të madhe të publikut për këtë çështje dhe ka krijuar një presion të madh për ta ndryshuar vendimin. Ajo çka nuk duhet të harrojmë në mes debatit të fundit: Zgjerimi i BE-së do të jetë në dobi si të popujve të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe të shteteve anëtare të BE-së dhe mund të sjellë pajtimin shumë të nevojshëm në rajon. Sigurisht, kjo shkon krah për krah me një proces të gjatë dhe nganjëherë të vështirë të reformave. Kushtet e formuluara në këtë proces kanë gjithmonë për qëllim të përmirësojnë strukturat demokratike, shtetin e së drejtës dhe fusha të tjera të shtetit dhe shoqërisë, në mënyrë që të përputhen me vlerat e Bashkimit Europian. Ky nuk është kurrë një qëllim në vetvete, por ndodh në të mirë të njerëzve. Sipas mendimit tim, hapja e negociatave të anëtarësimit mund të jetë një shtysë e fortë për përparimin, që është ende i nevojshëm. Ne jemi duke punuar shumë për t’i bindur të tjerët nga ky këndvështrim në javët përpara samitit të BE-së në mars dhe samitit të Zagrebit në maj.

Gjatë muajit tetor dhe nëntor, disa media europiane raportuan se kishte vende që kishin tentuar t’i ndanin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke i hapur për Shkupin negociatat dhe jo për Tiranën. Sa e fortë ishte kjo ide në diskutimet që u bënë në Këshillin Europian? A ekziston ende një ndarje e tillë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut?

Është e rëndësishme për mua të theksoj që, as Maqedonia e Veriut dhe as Shqipëria nuk kanë bërë asgjë të gabuar. Në të dyja rastet, përpjekjet e mëdha u njohën nga Komisioni në vlerësimin e tij zyrtar. Sidoqoftë, është e vërtetë që midis vendeve që kundërshtuan, rezervat ishin më të mëdha në lidhje me Shqipërinë, pa qenë kjo pika kryesore e debatit. Nëse kjo ndarje është ende ekzistuese, do të shihet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit. Unë e nxis Shqipërinë që ta përdorë këtë kohë dhe të trajtojë shqetësimet e ngritura, veçanërisht në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sa mund të ndikojë kriza politike në Shqipëri, që vazhdon prej gati një viti, në vendimin që do merret në samitin e Zagrebit për procesin e negociatave?

Ne e dimë që peizazhi politik në Shqipëri mbetet i polarizuar. Sigurisht, kjo ka një ndikim në reformat e nevojshme, siç mund të shihet në bllokimin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të tregojnë guxim politik dhe aftësi drejtuese, në mënyrë që të mos rrezikojnë shanset e Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit së shpejti. Marrëveshja ndërpartiake për të arritur Reformën Zgjedhore deri në mars 2020, është tashmë një shenjë inkurajuese. Një konsensus i ndërtuar rreth qëllimit të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE dhe reformat e nevojshme për ta bërë atë do të ishin në dobi të të gjithëve, veçanërisht të qytetarëve shqiptarë. Kriza politike mund të ndodhë në çdo shtet, por në Parlamentin Europian ne kemi shprehur vazhdimisht bindjet tona se mospajtimet politike duhet të zgjidhen brenda Parlamentit. Në të kaluarën, ne kemi ndihmuar disa herë për të ndërmjetësuar në situata të vështira, në Shqipëri dhe gjetkë në rajon, dhe jemi të gatshëm ta bëjmë këtë përsëri nëse kërkohet.

Shqipërisë iu vendosën nëntë kushte nga Bundestagu gjerman për të hapur negociatat. Tri prej tyre (Reforma Zgjedhore, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK) duhej të përmbusheshin para fundit të 2019-ës, gjë që në fakt nuk ndodhi, pasi Shqipëria ende nuk e ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe Reforma Zgjedhore, me bazë rekomandimet e OSBE-së, nuk është përfunduar. A do ndikojnë këto mosplotësime në vendimin që do merret në samitin e Zagrebit?

Së pari, si një sqarim i vogël, kushtet e përcaktuara nga Bundestagu duhej të plotësoheshin nga Shqipëria deri në konferencën e parë të anëtarësimit dhe, midis hapjes së negociatave të anëtarësimit dhe konferencës së parë të anëtarësimit, mund të kalojë madje edhe një vit. Së dyti, deklarata e Kancelares gjermane Merkel e javës së kaluar, në të cilën ajo bëri thirrje për të arritur një marrëveshje për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë Këshillit të marsit, është sigurisht një shenjë e mirë. Pavarësisht kësaj, kushtet e përcaktuara nga Bundestagu duhet të merren seriozisht dhe është inkurajuese të shohësh që shumë politikanë shqiptarë i referohen nevojës për të trajtuar kushtet e Bundestagut. Arritja e një marrëveshjeje ndërpartiake për të përfunduar Reformën Zgjedhore deri në mars 2020 është një lajm shumë i mirë, që i jep fund një bllokimi të zgjatur – shpresoj që të gjitha partitë politike ta ruajnë angazhimin e tyre për këtë reformë të rëndësishme. Unë, gjithashtu, mirëpres faktin që Komisioni i Venecias planifikon një mision në Shqipëri dhe është i gatshëm të nxjerrë një opinion për çështjen e Gjykatës Kushtetuese. Ky mund të jetë një kontribut i rëndësishëm për të thyer bllokimin aktual. Së fundi, është arritur përparim i mirë në krijimin e SPAK-ut, me emërimin e anëtarëve të parë të tij dhe unë shpresoj që së shpejti do të vihet në punë.

Si i shikoni dy ligjet për mediat, të quajtura ndryshe si Paketa Antishpifje, që Qeveria shqiptare i kaloi në Parlament, por që u kthyen mbrapsht nga Presidenti dhe për të cilat KiE ka vendosur të kërkojë një opinion nga Komisioni i Venecias?

Unë kam qenë gazetar shumë kohë para se të bëhesha politikan dhe jam thellësisht i përkushtuar për të siguruar lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes. Këto janë parime themelore të Bashkimit Europian dhe duhet të mbrohen sa herë që sulmohen. Unë jam shumë i vetëdijshëm për kritikat që organizatat e mediave vendëse dhe ndërkombëtare, si dhe Këshilli i Europës dhe BE-ja, kanë ngritur në lidhje me rrezikun që ky ligj të kufizojë lirinë e mendimit në vend. Ne do të vazhdojmë të ndjekim zhvillimet dhe të presim mendimin e Komisionit të Venecias.

The post Thirrja e kreut të PE:“Kushtet e Bundestagut duhet të merren seriozisht” appeared first on 55 News.

]]>
Thirrja e kreut të PE:“Kushtet e Bundestagut duhet të merren seriozisht” https://55news.al/kronike/rezervat-ishin-te-medha-per-shqiperine-thirrja-e-kreut-te-pe-lideret-te-mos-rrezikojne-negociatat-me-be/ Mon, 03 Feb 2020 09:47:56 +0000 https://new.55news.al/?p=142709  Kreu i Parlamentit Europian, David Sassoli, shprehet optimist se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund t’ia arrijnë që t’i hapin negociatat me Bashkimin Europian në pranverën e 2020-ës.  Sassoli tregon se çfarë ndodhi në muajin tetor, kur vendi ynë nuk arriti dot të merrte dritën jeshile për negociatat, por edhe pritshmëritë që janë rritur në […]

The post Thirrja e kreut të PE:“Kushtet e Bundestagut duhet të merren seriozisht” appeared first on 55 News.

]]>
 Kreu i Parlamentit Europian, David Sassoli, shprehet optimist se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund t’ia arrijnë që t’i hapin negociatat me Bashkimin Europian në pranverën e 2020-ës.

 Sassoli tregon se çfarë ndodhi në muajin tetor, kur vendi ynë nuk arriti dot të merrte dritën jeshile për negociatat, por edhe pritshmëritë që janë rritur në 2 muajt e fundit në lidhje me këtë proces. Kreu i PE-së nënvizon se ka shanse që vendet, të cilat u shprehën skeptike në tetor, të mund të binden në samitin e muajit mars.

Sipas Sassolit, nuk duhet ndalet procesi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pavarësisht metodologjisë së re që ka prezantuar Franca, pasi sipas tij, bëhet fjalë për një çështje që në të dyja vendet sjell progres dhe përmirësim të jetës së qytetarëve. David Sassoli vlerëson marrëveshjen e palëve politike në Tiranë për Reformën Zgjedhore dhe i shtyn palët drejt një marrëveshjeje më të gjerë për të mirën e vendit.

Ai gjithashtu shikon si të rëndësishëm faktin që Komisioni i Venecias do të shprehet në lidhje me situatën në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se kushtet e dhëna nga Bundestagu gjerman në muajin tetor duhet të merren seriozisht nga politikanët shqiptarë. Për kreun e PE-së, Shqipëria duhet të përfitojë nga kjo kohë e dhënë për të treguar hapa konkretë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mes të tjerash, në këtë intervistë Sassoli nuk e fsheh as skepticizmin për Paketën Antishpifje, duke shtuar se situata do të ndiqet me kujdes deri në momentin që Komisioni i Venecias do të dalë me opinionin zyrtar.

Kanë kaluar 4 muaj që nga tetori i vitit të shkuar, kur Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk iu aprovua çelja e negociatave me Bashkimin Europian. Cila ishte arsyeja sipas jush, që i shtyu vende si Franca apo Holanda të mos e pranonin fillimin e këtij procesi dhe a shikoni ndonjë ndryshim nga vendet, të cilat ishin skeptike në tetor, që në samitin e Zagrebit të hapin dritën jeshile për të dyja vendet?

Është e rëndësishme të theksohet se shumica e shteteve anëtare, ashtu si dhe Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian, ishin në favor të hapjes së negociatave për të shpërblyer arritjet e mëdha që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Megjithatë, disa shtete anëtare ishin më shumë të përqendruara te mangësitë dhe Franca dëshironte ta lidhte vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me debatin për një metodologji të re të zgjerimit. Ndërsa nuk jemi kundër që të flasim për një qasje të re ndaj zgjerimit, ne besojmë se kjo nuk duhet t’i pengojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të vazhdojnë drejt nivelit tjetër. Kjo është një çështje diskutimi në vazhdim, por unë shpresoj se do të shohim njëfarë përparimi përpara samitit të Zagrebit.

Çfarë ka ndryshuar në Shqipëri dhe çfarë ka ndryshuar në Francë që të hapen negociatat, pasi është krijuar një përshtypje në publik se më shumë shqetësim ka për kushtet sesa për demokracinë dhe cilësinë e jetës së qytetarëve?

Mosarritja e vitit të kaluar për të dhënë dritën e gjelbër për bisedimet, sigurisht që ka ngritur vëmendje të madhe të publikut për këtë çështje dhe ka krijuar një presion të madh për ta ndryshuar vendimin. Ajo çka nuk duhet të harrojmë në mes debatit të fundit: Zgjerimi i BE-së do të jetë në dobi si të popujve të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe të shteteve anëtare të BE-së dhe mund të sjellë pajtimin shumë të nevojshëm në rajon. Sigurisht, kjo shkon krah për krah me një proces të gjatë dhe nganjëherë të vështirë të reformave. Kushtet e formuluara në këtë proces kanë gjithmonë për qëllim të përmirësojnë strukturat demokratike, shtetin e së drejtës dhe fusha të tjera të shtetit dhe shoqërisë, në mënyrë që të përputhen me vlerat e Bashkimit Europian. Ky nuk është kurrë një qëllim në vetvete, por ndodh në të mirë të njerëzve. Sipas mendimit tim, hapja e negociatave të anëtarësimit mund të jetë një shtysë e fortë për përparimin, që është ende i nevojshëm. Ne jemi duke punuar shumë për t’i bindur të tjerët nga ky këndvështrim në javët përpara samitit të BE-së në mars dhe samitit të Zagrebit në maj.

Gjatë muajit tetor dhe nëntor, disa media europiane raportuan se kishte vende që kishin tentuar t’i ndanin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke i hapur për Shkupin negociatat dhe jo për Tiranën. Sa e fortë ishte kjo ide në diskutimet që u bënë në Këshillin Europian? A ekziston ende një ndarje e tillë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut?

Është e rëndësishme për mua të theksoj që, as Maqedonia e Veriut dhe as Shqipëria nuk kanë bërë asgjë të gabuar. Në të dyja rastet, përpjekjet e mëdha u njohën nga Komisioni në vlerësimin e tij zyrtar. Sidoqoftë, është e vërtetë që midis vendeve që kundërshtuan, rezervat ishin më të mëdha në lidhje me Shqipërinë, pa qenë kjo pika kryesore e debatit. Nëse kjo ndarje është ende ekzistuese, do të shihet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit. Unë e nxis Shqipërinë që ta përdorë këtë kohë dhe të trajtojë shqetësimet e ngritura, veçanërisht në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sa mund të ndikojë kriza politike në Shqipëri, që vazhdon prej gati një viti, në vendimin që do merret në samitin e Zagrebit për procesin e negociatave?

Ne e dimë që peizazhi politik në Shqipëri mbetet i polarizuar. Sigurisht, kjo ka një ndikim në reformat e nevojshme, siç mund të shihet në bllokimin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të tregojnë guxim politik dhe aftësi drejtuese, në mënyrë që të mos rrezikojnë shanset e Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit së shpejti. Marrëveshja ndërpartiake për të arritur Reformën Zgjedhore deri në mars 2020, është tashmë një shenjë inkurajuese. Një konsensus i ndërtuar rreth qëllimit të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE dhe reformat e nevojshme për ta bërë atë do të ishin në dobi të të gjithëve, veçanërisht të qytetarëve shqiptarë. Kriza politike mund të ndodhë në çdo shtet, por në Parlamentin Europian ne kemi shprehur vazhdimisht bindjet tona se mospajtimet politike duhet të zgjidhen brenda Parlamentit. Në të kaluarën, ne kemi ndihmuar disa herë për të ndërmjetësuar në situata të vështira, në Shqipëri dhe gjetkë në rajon, dhe jemi të gatshëm ta bëjmë këtë përsëri nëse kërkohet.

Shqipërisë iu vendosën nëntë kushte nga Bundestagu gjerman për të hapur negociatat. Tri prej tyre (Reforma Zgjedhore, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK) duhej të përmbusheshin para fundit të 2019-ës, gjë që në fakt nuk ndodhi, pasi Shqipëria ende nuk e ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe Reforma Zgjedhore, me bazë rekomandimet e OSBE-së, nuk është përfunduar. A do ndikojnë këto mosplotësime në vendimin që do merret në samitin e Zagrebit?

Së pari, si një sqarim i vogël, kushtet e përcaktuara nga Bundestagu duhej të plotësoheshin nga Shqipëria deri në konferencën e parë të anëtarësimit dhe, midis hapjes së negociatave të anëtarësimit dhe konferencës së parë të anëtarësimit, mund të kalojë madje edhe një vit. Së dyti, deklarata e Kancelares gjermane Merkel e javës së kaluar, në të cilën ajo bëri thirrje për të arritur një marrëveshje për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë Këshillit të marsit, është sigurisht një shenjë e mirë. Pavarësisht kësaj, kushtet e përcaktuara nga Bundestagu duhet të merren seriozisht dhe është inkurajuese të shohësh që shumë politikanë shqiptarë i referohen nevojës për të trajtuar kushtet e Bundestagut. Arritja e një marrëveshjeje ndërpartiake për të përfunduar Reformën Zgjedhore deri në mars 2020 është një lajm shumë i mirë, që i jep fund një bllokimi të zgjatur – shpresoj që të gjitha partitë politike ta ruajnë angazhimin e tyre për këtë reformë të rëndësishme. Unë, gjithashtu, mirëpres faktin që Komisioni i Venecias planifikon një mision në Shqipëri dhe është i gatshëm të nxjerrë një opinion për çështjen e Gjykatës Kushtetuese. Ky mund të jetë një kontribut i rëndësishëm për të thyer bllokimin aktual. Së fundi, është arritur përparim i mirë në krijimin e SPAK-ut, me emërimin e anëtarëve të parë të tij dhe unë shpresoj që së shpejti do të vihet në punë.

Si i shikoni dy ligjet për mediat, të quajtura ndryshe si Paketa Antishpifje, që Qeveria shqiptare i kaloi në Parlament, por që u kthyen mbrapsht nga Presidenti dhe për të cilat KiE ka vendosur të kërkojë një opinion nga Komisioni i Venecias?

Unë kam qenë gazetar shumë kohë para se të bëhesha politikan dhe jam thellësisht i përkushtuar për të siguruar lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes. Këto janë parime themelore të Bashkimit Europian dhe duhet të mbrohen sa herë që sulmohen. Unë jam shumë i vetëdijshëm për kritikat që organizatat e mediave vendëse dhe ndërkombëtare, si dhe Këshilli i Europës dhe BE-ja, kanë ngritur në lidhje me rrezikun që ky ligj të kufizojë lirinë e mendimit në vend. Ne do të vazhdojmë të ndjekim zhvillimet dhe të presim mendimin e Komisionit të Venecias.

The post Thirrja e kreut të PE:“Kushtet e Bundestagut duhet të merren seriozisht” appeared first on 55 News.

]]>
PE vetëm me “paralajmërim” ndaj deputetit grek që bëri provokim kundër Turqisë https://55news.al/politike/pe-vetem-me-paralajmerim-ndaj-deputetit-grek-qe-beri-provokim-kunder-turqise/ Fri, 31 Jan 2020 07:56:39 +0000 https://new.55news.al/?p=142085 Parlamenti Evropian (PE) ka njoftuar se deputeti racist grek Ioannis Lagos, i cili grisi flamurin e Turqisë në Asamblenë e Përgjithshme, është “paralajmëruar” nga kreu i PE-së. Greqia dënon provokimin e deputetit të saj në PE kundër Turqisë “Kryetari i sesionit, qartë theksoi se sjelljet e personit në fjalë janë të papranueshme dhe kundër rregullave”, […]

The post PE vetëm me “paralajmërim” ndaj deputetit grek që bëri provokim kundër Turqisë appeared first on 55 News.

]]>
Parlamenti Evropian (PE) ka njoftuar se deputeti racist grek Ioannis Lagos, i cili grisi flamurin e Turqisë në Asamblenë e Përgjithshme, është “paralajmëruar” nga kreu i PE-së.

Greqia dënon provokimin e deputetit të saj në PE kundër Turqisë

“Kryetari i sesionit, qartë theksoi se sjelljet e personit në fjalë janë të papranueshme dhe kundër rregullave”, tha zëvendës zëdhënësja e PE-së, Delphine Colard, në pyetjen e AA-së, nëse vallë do të ndërmerret ndonjë veprim pas këtij akti të Lagos.

Lidhur me pyetjen se “Në këtë kuadër qartë mund të shihet se deputeti ka shkelur rregullat e sesionit të PE-së… a do të niset një proces penal?”, Colard tha se do të njoftojë në rast se do të ketë ndonjë zhvillim në lidhje me rastin.

Deputeti i PE-së me dosje kriminale

Deputeti racist grek në PE, Ioannis Lagos, në sesionin parlamentar në lidhje me gjendjen e refugjatëve në ishujt grekë, bëri një provokim të madh duke grisur flamurin e Turqisë. Ndaj Lagos i lindur në vitin 1972 në Greqi është duke u zhvilluar një hetim në akuzat për “themelimin, drejtimin e një organizate kriminale, si dhe anëtarësim në organizatë”.

Lagos mes viteve 2012-2019 nga partia neo-naziste greke “Agimi i Artë” ishte zgjedhur si deputet i PE-së ndërsa pasi dha dorëheqje nga kjo parti u bë kryetari i partisë “E. La. Syn” (Ndërgjegjja Popullore Kombëtare) të cilën e themeloi vet ai.

Fashisti Lagos në PE është deputet i pavarur ndërsa më parë në Greqi ishte arrestuar dy herë për shkak të aktiviteteve të tij kur ishte anëtar i “Agimit të Artë”.

Ai është dënuar me 8 muaj burg në vitin 2019 për arsye se ka kryer një krim në vitin 2013.

The post PE vetëm me “paralajmërim” ndaj deputetit grek që bëri provokim kundër Turqisë appeared first on 55 News.

]]>