pelegrinazhi Archives - 55 News https://55news.al/tag/pelegrinazhi/ Tue, 29 Sep 2020 12:15:11 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png pelegrinazhi Archives - 55 News https://55news.al/tag/pelegrinazhi/ 32 32 Pelegrinazh në Orosh https://55news.al/aktualitet/pelegrinazh-ne-orosh/ Tue, 29 Sep 2020 12:15:11 +0000 https://new.55news.al/?p=174939 Gent CelaKemi lënë Rrugën e Kombit dhe kemi marrë degëzimin për në Orosh. Duket sikur makina me të cilën udhëtojmë, ka qenë e para dhe e fundit që ka kaluar aty. Dom Gjergj Meta thotë meshë në Orosh në orën 18:00 e jemi nisur për aty. Në anën tjetër, një rrugë e ngjashme, që duket […]

The post Pelegrinazh në Orosh appeared first on 55 News.

]]>
Gent Cela
Kemi lënë Rrugën e Kombit dhe kemi marrë degëzimin për në Orosh. Duket sikur makina me të cilën udhëtojmë, ka qenë e para dhe e fundit që ka kaluar aty. Dom Gjergj Meta thotë meshë në Orosh në orën 18:00 e jemi nisur për aty. Në anën tjetër, një rrugë e ngjashme, që duket sikur vuan ende dënimin e të cofurit në Spaç. Mendja të shkon se ç’do bënte një shtet normal me këtë muze pafajësie, me rrathët e ferrit atje, pasi të kishte përmbysur komunizmin. Pasi ta kishte përmbysur vërtet komunizmin.

Me Dom Gjergjin jemi takuar diku në Rrëshen, pasi u kthye nga Tirana ku ishte nisur për punë të kishës. Dom Agustin Bardhin, priftin e Rrëshenit, e gjejmë mëngëpërveshur, në Katedralen që e presin ndryshime e që do i japin kishës dhe atij qyteti të formuar me urdhër nga lart, një tjetër hapësirë e duke e afruar më shumë me katedralen. Sa herë vij në këtë katedrale, më kumbon mesha e shugurimit ipeshkvnor të Dom Gjergjit. Letra e Papa Françeskut drejtuar atij. E sidomos fjala e ipeshkvit të sapoemëruar…

“Kisha është e varfër, kërkon mbështetjen e të gjithëve, duke përjashtuar prerë ata që kanë fituar nga korrupsioni, trafikimi i drogës dhe i qenieve njerëzore, e se dera e kishës për ta është e hapur vetëm për falje.” Tre vjet më parë, të nesërmen e shugurimit, kishte marrë rrugën për të mbajtur meshën e parë në Orosh. M’u beh se rrugës për atje kishte marrë dhe një gjobë nga policia. Tri vite më pas, i njëjti udhëtim.

Rrugës për atje, Ardian Fezollari rreket të fotografojë atë peizazh si të dalë nga ndonjë poezi e shkruar nga Camaj e të pikturuar nga Ai të cilit Dom Gjergji i shërben. Mbërrijmë në Orosh, në Abacinë e famshme. Erdhi Monsiniori! Pas pak fillon mesha. Fshamja e gjetheve duket sikur heshton pasi dëgjohet kambanorja. Ati ynë, që je në qiell, ardhtë mbretëria jote…Fytyra fisnike e të pranishmëve ndjekin lutjen e Ipeshkvit të tyre. U flet për shpresën, guximin, besimin dhe një pasazh nga Bibla. Luka hodhi rrjetat tre herë dhe humbi shpresën. E herën e katërt, rrjetat u tejmbushën.

 

Të pranishmit, jeta e të cilëve duhet të mos jetë fort e lehtë, atje si në qendër të harresës, me duar që u shkëlqejnë prej punës, lodhjes, ndershmërisë. Në anën tjetër, një grua, si një Nënë Tereze oroshase, me duart bashkuar e me shaminë e bardhe në kokë, e ndiej tek lutet. Dom Gjergji u kërkon të vendosin ditët kur duan që ai të shkojë atje për meshë, e në pak sekonda gjithçka zgjidhet me një mirëkuptim absolut të të gjithëve.

 

Pas meshës, dalin jashtë Kishës së Sh’Llezhdrit plot histori, një prej monumenteve më të rëndësishme të katolicizmit në Ballkan. Aty qëndron do kohë e zhytet në biseda me banorët. Hallet, fëmijët, shkolla, miqtë, punët e fshatit. Duket si një familje e madhe me ta (e kush tha se priftërinjtë nuk paskan familje). Empatia mes Dom Gjergjit dhe grigjës së vet, si bari shpirti, të fton në reflektim shpirtëror të pagjasë. Ardiani u bën një shkrepje bashkë.

“Mos kij frikë tepricë e vogël. Me teprica Zoti ka bërë hise të mëdha.” – shkruan Monsiniori mbi këtë foto. Përshëndetemi me besimtarët. Atypari më kujtohet një mik që thotë se Zoti na ka marrë At Fishtën por ka sjellë Dom Gjergjin. Më tutje përshëndet dikë që ruan capak dele e që s’kishte mundur të vinte në meshë. A je mirë, nuk arrite dot? Jo Dom Gjergj, nuk munda, ujku ka ardhë afër, dje e kish marrë njanën prej deleve.

I kujtoj ‘Një meshë për pulat’, kërkesën e dikujt atëbotë për një meshë për pulat, ku thjeshtësia e botës reale, asaj të prekshmes zbon virtualen. Në djergë të rrugës, për një moment kap një heshtim. Duket sikur një pjesë e Dom Gjergjit, nuk po kthehet me ne, por qëndroi atje në atë cokël të Shqipërisë së Vjetër, me grigjën e vet. Arrijmë në Rrëshen ku përshëndetemi dhe ndahemi me Ipeshkvin. Në kthim, duket e pashlyeshme çiltërsia e Dom Gjergjit me të gjithë, vërtetësia, përkushtimi për këdo. Aty për aty mendoj se kemi humbur një burrështetas, e se kisha ka fituar një klerik të denjë, duke u treguar disi egoiste duke e mbajtur vetëm për vete. Por vështirë t’ia ketë dalë.

Dom Gjergji është besoj, personaliteti më i gjithëpranueshëm. Qëndrimet publike, dinjitoze, si një peregrinus misionar, në mbrojtje të vlerave të familjes, të dashurisë e dhembshurisë për vendin, të ardhmen, tjetrin, për besimin. Madje edhe në mbrojtje të besimit të tjetrit. Jo të pakta janë rastet kur u del përballë sulmeve bajate që i bëhen islamit me filma karikaturash. Dhe tek thotë se nëse Evropa na refuzon se jemi me shumicë myslimane, unë refuzoj Evropën e vazhdoj jetën me miqtë e zemrës që janë myslimanë.

Tek shkruan se teksa thirret ezani i xhamisë së Durrësit, dëgjohet brenda kishës kur ai thotë meshë, si një bashkim i një harmonie të plotësuar. Mund të rendis pafund rastesh të tilla.Përshkojmë Tiranën ku vazhdon më ndjek ideja se kemi humbur një burrë shteti, një president ndoshta. Por e di, Dom Gjergji është aty ku ai do, dhe ku Dikush Tjetër e ka thirrur të jetë aty.
E me këtë bie disi në paqe, duke e ditur me siguri, se pa simbolin e Dom Gjergj Metës, ky vendthi ynë, do të ishte krejt i varfër.

Lutu për ne Dom Gjergj!

 

The post Pelegrinazh në Orosh appeared first on 55 News.

]]>
Nesër nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, ja paralajmërimet e policisë https://55news.al/aktualitet/neser-nis-pelegrinazhi-ne-malin-e-tomorrit-ja-paralajmerimet-e-policise/ Sat, 18 Aug 2018 07:37:49 +0000 https://new.55news.al/?p=42889 Që nga nesër, më datë 19 gusht dhe3 deri më 25 gusht, në Berat do të nisë pelegrinazhi në malin e Tomorrit, ndaj, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, në bazë të një plani të detajuar masash, janë angazhur plotësisht me qëllim, sigurimin e rendit dhe […]

The post Nesër nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, ja paralajmërimet e policisë appeared first on 55 News.

]]>
Që nga nesër, më datë 19 gusht dhe3 deri më 25 gusht, në Berat do të nisë pelegrinazhi në malin e Tomorrit, ndaj, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, në bazë të një plani të detajuar masash, janë angazhur plotësisht me qëllim, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore, lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë dhe në zonat turistike, gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”.

Në kuadër të masave të marra për zhvillimin e pelegrinazhit, do të bashkëpunohet me Organet e Pushtetit Vendor, P.M.N.Z.SH, Spitalin Rajonal Berat si dhe me Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve.

Shërbimet e policisë më të përqëndruara do të jenë përgjatë akseve rrugore:

  1. 1. Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj–Teqe.
  2. 2. Poliçan -Çorovodë.
  3. 3. Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut, pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvollohet aktiviteti i pelegrinazhit.

Prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore do të rritet, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorrit”.

Janë marrë masat e nevojshme për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë si dhe janë vendosur tabela kufizuse për mjetet mbi 3.5 ton, gjithashtu janë marrë masa dhe për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke evituar përdorimin e pijeve alkoolike, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, gjithashtu për drejtuesit e autoveturave këshillojmë se rruga më e përshtatëshme për tu ngjitur në Malin e Tomorrit është aksi Poliçan-Çorovodë-Gjerbës-Teqe.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.

Të gjithë qytetarët të cilët do të ndeshen me probleme apo shqetësime të ndryshme, janë të lutur të telefonojnë në numrin 129, 112 të Policisë së Shtetit. 

The post Nesër nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, ja paralajmërimet e policisë appeared first on 55 News.

]]>
Fotot ekskluzive/ Mijëra pelegrinë në Kishën e Shna Ndout https://55news.al/aktualitet/fotot-ekskluzive-mijera-pelegrine-ne-kishen-e-shna-ndout/ Wed, 13 Jun 2018 08:12:53 +0000 https://new.55news.al/?p=25511 Kisha e Shna Ndout në Laç priti mbrëmë mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria. Kulmoi pelegrinazhi i 13 të martave. Rituali fetar ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit dhe kulmoi në orën 24:00 dhe vazhdon edhe gjatë ditës së sotme. Me mijëra e kaluan natën në vendin e shenjtë.

The post Fotot ekskluzive/ Mijëra pelegrinë në Kishën e Shna Ndout appeared first on 55 News.

]]>
Kisha e Shna Ndout në Laç priti mbrëmë mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria. Kulmoi

pelegrinazhi i 13 të martave.

Rituali fetar ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit dhe kulmoi në orën 24:00 dhe vazhdon edhe gjatë ditës së sotme.

Me mijëra e kaluan natën në vendin e shenjtë.

The post Fotot ekskluzive/ Mijëra pelegrinë në Kishën e Shna Ndout appeared first on 55 News.

]]>