pellumb pipero Archives - 55 News https://55news.al/tag/pellumb-pipero/ Tue, 09 Jun 2020 15:36:12 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png pellumb pipero Archives - 55 News https://55news.al/tag/pellumb-pipero/ 32 32 Pipero për Syri TV: Virusi nuk do rikthehet në vjeshtë ose dimër https://55news.al/politike/pipero-per-syri-tv-virusi-nuk-do-rikthehet-ne-vjeshte-ose-dimer/ Tue, 09 Jun 2020 15:36:12 +0000 https://new.55news.al/?p=164264 Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, komentoi për gazetaren Armela Ferko situatën e krijuar në vend pas shtimit në numra rekord të rasteve me koronavirus. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, ndërsa tha se kjo ka ardhur nga mosrespektimi i masave.  Ndërkohë, Pipero tha se nuk do ketë një valë të dytë të […]

The post Pipero për Syri TV: Virusi nuk do rikthehet në vjeshtë ose dimër appeared first on 55 News.

]]>
Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, komentoi për gazetaren Armela Ferko situatën e krijuar në vend pas shtimit në numra rekord të rasteve me koronavirus.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, ndërsa tha se kjo ka ardhur nga mosrespektimi i masave.

 Ndërkohë, Pipero tha se nuk do ketë një valë të dytë të koronavirusit në vjeshtë ose dimër.

“Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër. Në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe e fortë, por më i butë për disa arsye.
Kjo pasi virusi vazhdon ta humbasë virulencën në mënyrë graduale,” tha ai.

Arsyet e tjera, sipas Piperos, lidhen me faktin se kapacitetet mjekësore në vend janë rritur, ndërsa ndërgjegjësimi i qytetarëve është shtuar.

Nga ana tjetër, po punohet për vaksinën ose për një kurë për virusin dhe së shpejti do ketë rezultate.

Në fund, Pipero tha se nëse ky virus kishte shumë të panjohura në fillim, tani ai është një virus i njohur për mjekët dhe shkencëtarët.

The post Pipero për Syri TV: Virusi nuk do rikthehet në vjeshtë ose dimër appeared first on 55 News.

]]>
Pipero jep lajmin e mirë: Këtë verë do të bëjmë plazh https://55news.al/politike/pipero-jep-lajmin-e-mire-kete-vere-do-te-bejme-plazh/ Thu, 30 Apr 2020 13:29:08 +0000 https://new.55news.al/?p=158619 Doktori Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte me ‘Dita jonë’ në A2, ndau disa lajme të mira. Sipas tij, ‘pandemia po kalon’ dhe mundësia për një valë të dytë në verë ‘është e vogël’, duke theksuar se shqiptarët do të bëjnë plazh. ‘Po shtohet çdo ditë numri i pacientëve që shërohen dhe numri i rasteve […]

The post Pipero jep lajmin e mirë: Këtë verë do të bëjmë plazh appeared first on 55 News.

]]>
Doktori Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte me ‘Dita jonë’ në A2, ndau disa lajme të mira. Sipas tij, ‘pandemia po kalon’ dhe mundësia për një valë të dytë në verë ‘është e vogël’, duke theksuar se shqiptarët do të bëjnë plazh.

‘Po shtohet çdo ditë numri i pacientëve që shërohen dhe numri i rasteve të rënda është më i reduktuar. Natyrisht, media preferon më shumë lajmin, preferon të tregojë rastet e reja pozitive, por këto raste janë asimptomatike dhe nuk janë tregues i epidemisë. Ato janë thjesht tregues epidemiologjik që do t’i shërbejnë më vonë studimeve epidemiologjike për të na treguar se sa na preku koronavirusi. Epidemia po kalon dhe po bie në mënyrë të qëndrueshme. Faza e dytë zgjat pak më shumë, por duhet ta dimë që virusi është ende duke qarkulluar mes nesh. Duhet të jemi të kujdesshëm për të shikuar ritmin e transmetueshmërisë. Nuk mund të jemi tërësisht të sigurt pa pasur vaksinë apo ilaç kundër Covid-19. Por, muaji maj do të na gjejë shumë më të relaksuar’, deklaroi Pipero

Në lidhje me frikën për një valë të dytë të Covid-19, Pipero u shpreh: ‘Mundësia e rikthimit në verë është e vogël, por mendoj se mund të ketë valë të dytë në vjeshtë apo dimër. Jam besimplotë që do të kemi një verë të shëndetshme dhe do të kemi edhe plazhe’.

Përsa i përket testimeve, Pipero nënvizoi se ‘strategjia që kemi ndjekur ka qenë gjurmuese’ dhe se ‘testimet kanë qenë mjaftueshëm’.

 ‘Pas çdo rasti kemi gjurmuar rastet e kontakteve. Këto diskutime nuk do të shuhen kurrë, por unë nuk kam qenë për testim masiv pasi i shërben vetëm statistikës’, tha mjeku. /A2

The post Pipero jep lajmin e mirë: Këtë verë do të bëjmë plazh appeared first on 55 News.

]]>
Portret i paautorizuar/ Pëllumb Pipero, doktori që vjen nga spitali ushtarak i komunizmit https://55news.al/aktualitet/portret-i-paautorizuar-pellumb-pipero-doktori-qe-vjen-nga-spitali-ushtarak-i-komunizmit/ Thu, 23 Apr 2020 12:12:51 +0000 https://new.55news.al/?p=157474 Nga Evis Nasto/Për të janë thurur këngë, bejte dhe MEME pa fund. Është shnëdrruar në një simbol kulturor në median klasike dhe në rrjetet sociale duke fituar simpatinë e gjerë të publikut në kohë të vështira për ekzistencën njerëzore. Nuk bëhet fjalë për një artist e ca më pak për një politikan. Ai është një mjek veteran […]

The post Portret i paautorizuar/ Pëllumb Pipero, doktori që vjen nga spitali ushtarak i komunizmit appeared first on 55 News.

]]>
Nga Evis Nasto/Për të janë thurur këngë, bejte dhe MEME pa fund. Është shnëdrruar në një simbol kulturor në median klasike dhe në rrjetet sociale duke fituar simpatinë e gjerë të publikut në kohë të vështira për ekzistencën njerëzore.

Nuk bëhet fjalë për një artist e ca më pak për një politikan. Ai është një mjek veteran në Spitalin Infektiv në QSUT, të cilin unë kam patur rastin ta njoh dhe nga afër në një intervistë në studio disa vite më parë.

Mjeku më popullor i momentit, Pëllumb Pipero pozon me picën që i ...

Doktor Pëllumb Pipero është një nga ata mjekë që ende nuk e ka humbur besnikërinë ndaj parimeve të Hipokratit për të cilat është betuar 39 vite të shkuara kur përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjeksisë. Një besnikëri që tregon shumë për vlerat karakteriale të tij duke qenë se profesionin e mjekut dhe specializimin si infektolog erdhën si rrjedhojë e rastësisë dhe jo zgjedhjes personale.

E tillë ishte jeta për çdo të ri në diktaturë ku fatet i kishte në dorë Partia-Shtet dhe jo individi. Për një familje të madhe si ajo nga vinte djaloshi Pipero, me 4 vëllëzër të tjerë dhe 2 motra, të ndiqje pasionet ishte një luks i paarritshëm, sidomos kur e drejta për studimet e larta nuk ishte një mundësi e akesueshme për të gjithë shqiptarët. Ndaj kur 18-vjeçarit i doli e drejta për të studiuar mjekësi në vitin 1976, ai nuk u ndje edhe pse në mendjen e tij fshihej dëshira për të studiuar filozofi.

“Atë vit – kujton Pëllumbi në një intervistë për një të përditshme – për filozofi shkoi vetëm një student dhe mua më sollën në mjekësi. Kam punuar dyfishin e kolegëve të mi…” Mjekësia mund të quhej një rastësi e këndshme për të nëse do të krahasohej me peripecitë e tjera që iu desh të përballej.
Studimet i përfundoi me mesataren 9.86 dhe pas stazhit 1 vjeçar, ëndërronte që së paku të mund të qendronte në Fakultet si pedagog, kështu mund t’i përkushtohej studimeve dhe hulumtimit shkencor.

Por të qenurit student i shkëlqyer nuk e privonte Partinë nga e drejta për të vendosur se ku duhej të emëroheshe. Pëllumb Pipero u emërua mjek në Spitalin Ushtarak duke u rekrutuar kështu pa dëshirën e tij në rradhët e Forcave të Armatosura. Ishte moda e fletërrufeve dhe doktori i ri, krejt pa përvojë, kujton se u përpoq të jepte më të mirën në spitalin ushtarak, aq sa falenderimet e bujshme me fletërrufe të ngjitura pas murit u bënë të tepërta për xhelozinë e kolegëve. Nuk vonoi emërimi i ri në një repart ushtarak në Ndroq.

Bluzat e bardha janë paragjykuar"/ Pipero: Ja çfarë do mbaj mend ...

Qasja e tij e parë si mjek me të sëmurë ndodhi pikërisht në këtë repart. Me thjeshtësinë që e ka karakterizuar ngahera doktori kujton “nuk ishte kaq e thjeshtë të përballej me të sëmurin për një mjek pa shumë përvojë si ai, por gëzohej kur njerëzi i thonin ‘Je doktor i mirë!’ ” . Një optimist i lindur, doktor Pipero ia doli të shikonte gjysmën plot të gotës gjatë qëndrimit në Ndroq duke u kredhur në lexime që e ndihmuan në studimet pasuniversitare.

Ai nuk u tremb as kur në vitet e rikthimit si zv/dekan për pjesën e Ushtrisë në Fakultetin e Mjeksisë, ish ministrja e arsimit asokohe e kërcënoi me varje në trekëmbësh për vonesën në dhënien e përgjigjies së analizave për helmimin e disa studentëve, vetëm sepse ai përdori termin e panjohur për zyrtaren e nomeklaturës së kuqe “mbjellje të bakterit”. Vetëpërmbajtja, një veçori kaq esenciale për një mjek dukshëm ishte e pranishme tek doktori i ri. Ajo çka mungonte ishte rezistenca ndaj gjakut. Provat e shumta në kirurgji duke asistuar në operacione doktorin e njohur asokohe Ismail Feta dështuan të gjitha. Ishte konstatimi i drejpërdrejtë i Fetës “Pëllumb, ti nuk bën për kirurgji” – që e pozicionoi më pas doktorin tek infektivi.

Rastësi ose jo, doktor Pëllumb Pipero u gjend përballë sprovës më të madhe të tij si mjek në një kohë lufte me një virus që asnjë personalitet i mjekësisë dhe kërkimit shkencor në botë nuk di të jap një informacion të detajuar për natyrën e këtij patogjeni vdekjeprurës. Prej mëse një muaj, ai është protagonist në çdo studio televizive, jo vetëm për përvojën e tij të gjatë në mjekësi, sepse në këtë betejë fronti i mjekëve u pasurua me shumë figura të shquara që iu përgjigjën thirrjes për shërbim, paçka se kishin dalë në pension.

Dr. Pipero fitoi një pëlqyeshmëri të gjerë në publik për karakteriskat e tij humane që ndryshe nga shumë mjekë të tjerë nuk i ka humbur me kalimin e kohës.

Alienizimi me vuajtjet e të sëmurit, zhbërja e shqetësimit të familjarit janë tipare që i ndeshim rëndom vitet e fundit tek bluzat e bardha. Për shumë rrethana, janë të rrallë mjekët të cilët dinë të shpjegojnë me një gjuhë të thjehtë për pacientin gjendjen e tij shëndetsore, duke fituar kështu bashkëpunimin dhe besimin e të sëmurit, që cilido profesionist me përvojë e di se është thelbësisht e rëndësishme për të fituar betejën me çdo sëmundje dhe me këtë pandemi.

Dr.Pëllumb Pipero është një nga këta mjekë, që duke gërshetuar përvojën me humanizmin, ia ka dalë që sëbashku me ekipin e Infektivit të rikthejë besimin dhe popullaritetin e humbur të bluzave të bardha në këto kohë lufte për ekzistencën njerëzore.

The post Portret i paautorizuar/ Pëllumb Pipero, doktori që vjen nga spitali ushtarak i komunizmit appeared first on 55 News.

]]>
Pipero: Tani paraqiten raste mesatarisht të rënda, ja pse kemi vdekje të larta nga intubimet https://55news.al/aktualitet/pipero-tani-paraqiten-raste-mesatarisht-te-renda-ja-pse-kemi-vdekje-te-larta-nga-intubimet/ Wed, 22 Apr 2020 14:44:26 +0000 https://new.55news.al/?p=157348 Në lidhje skype me edicionin e orës 16.00 në Syri Tv, mjeku Pëllumb Pipero, ka dhënë një panoramë të situatës së COVID-19 në Shqipëri. ‘Në këta situatë dinamika apo graviteti i sëmundjes apo të ecurisë së epidemisë në vendin tonë është numri i shtrimeve në spital. Sipa mendimit tim nummri i rasteve të gjurmuara do […]

The post Pipero: Tani paraqiten raste mesatarisht të rënda, ja pse kemi vdekje të larta nga intubimet appeared first on 55 News.

]]>
Në lidhje skype me edicionin e orës 16.00 në Syri Tv, mjeku Pëllumb Pipero, ka dhënë një panoramë të situatës së COVID-19 në Shqipëri.

‘Në këta situatë dinamika apo graviteti i sëmundjes apo të ecurisë së epidemisë në vendin tonë është numri i shtrimeve në spital.

Sipa mendimit tim nummri i rasteve të gjurmuara do ketë luhatje kjo virusi është midis nesh, nuk është shuar, apo eleminuar epidemia….’ 

Pipero ka folur edhe për vdekjet e larta që ka Shqipëria përsa i përket rasteve të intubuara.

‘Duhet të themi që eksperienca e rasteve të rënda dhe të intubuara në të gjitha vendet nuk ka qenë e mirë.

Në Amerikë kemi 2 në 10 që shpëtojnë, edhe në Itali po kështu.

Por zërat dhe diskutimi apo debate midis shkencëtareve mbetet gjithmonë se sa i rëndë ka qenë dëmtimi në mushëri. Sa i mundur është rikthimi në jetë, për këtë arsye beteja ka qenë e disfavorshme.

Ne nuk kemi pasur raste të shumta të intubuara.

Pjea e më madhe ka qenë më maskë oksigjeni, ku sot kemi një rast të intubuar në spitalin Covid 2.

Arsyeja e thashë edhe njëherë është dëmtimi masiv i mushkërive. Në rast se mushkëritë dëmtohen oksigjeni nuk shkon në gjak, gjendja është e ndërlikuar….

Duhet të them kjo ka qenë një eksperiencë fare e re me shumë të panjohuara, në aspektin epidemiologjik, laboratorik.

Natyrisht në fillimet e saj na kanë ardhur edhe raste, të lehta, të rënda dhe shumë të rënda.

Tani na vinë në gjendje mesatarisht të rëndë.

E kemi diskutuar dhe midis nesh dhe ndoshta besoj se ka një frikë për të ardhur në spital, sepse kanë frikë të veçohen nga famljarët, ose duhet të shikojmë te asistenca mjekësore për ta sjellë në kohën e duhur.

Me shumë ka të bëjë më frikë e qytetarit për të kërkuar ndihmën në kohën e duhur.

I kemi këshilluar qytetarët që në këtë kohë kur kanë shenja të telefonojnë numrin 127 për të marrë ndihmën mjekësore.’

 

***

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur në edicionin e orës 16.00 në Syri Tv, edhe për debatin për testimet si edhe për kurbën e infektimeve në vend e cila mbetet e njëjtë prej shumë kohësh.

‘Natyrisht për të shikuar ecurinë e kurbës shpeshherë matematicienët bëjnë artifica

Deru tani në bazë të përqasjes që kemi bërë me udhëzimet e OBSH, ne kemi gjurmuar rastet që kanë pasur shfaqur klinike, dhe kemi përdorur identifikimin në kohë, për të ndërprerë infektimin e qyterarëve. Jam kundër testimit masiv që i shërben më shumë statistikave, sesa këtij qëllimi madhor që është identifikimi.

Po të shikosh,këto rikthime të rasteve kanë pasur të bëjnë me shumë me familje apo me raste në qendra të grumbulluara siç ka qenë këto të fundit në Shkodër apo Krujë’

The post Pipero: Tani paraqiten raste mesatarisht të rënda, ja pse kemi vdekje të larta nga intubimet appeared first on 55 News.

]]>
Pipero: Edhe javën tjetër shifrat do jenë të larta, më pas … https://55news.al/aktualitet/pipero-edhe-javen-tjeter-shifrat-do-jene-te-larta-me-pas/ Sun, 05 Apr 2020 18:18:44 +0000 https://new.55news.al/?p=154382 Mjeku i njohur Pëllumb Pipero me anë të një  postimi në Facebook, shkruan se edhe javën tjetër shifrat e infektimeve nga Covid-19 do të jenë si ditë e fundit, të larta. Sipas Piperos, pas kësaj jave pritet të ketë një ulje graduale të rasteve me sëmundjen e koronavirusit. Postimi i plotë i Pëllumb Piperos:   […]

The post Pipero: Edhe javën tjetër shifrat do jenë të larta, më pas … appeared first on 55 News.

]]>
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero me anë të një  postimi në Facebook, shkruan se edhe javën tjetër shifrat e infektimeve nga Covid-19 do të jenë si ditë e fundit, të larta.

Sipas Piperos, pas kësaj jave pritet të ketë një ulje graduale të rasteve me sëmundjen e koronavirusit.

Postimi i plotë i Pëllumb Piperos:

 

Nje grafik dhe një letër!

 

E fillova kështu këtë postim nisur nga shqetesimi i Prof. E. Ruka për kurbën që tregon ecurinë e epidemisë në vendin tonë, duke e falenderuar profesorin e nderuar, por dhe duke shpjeguar se nisur nga ecuria e Covid 19 në vendet e tjera edhe ne prisnim që kjo jave të mbyllej pak a shumë me këto numra, duke arritur sipas mendimit tim kulimin e saj, një kulm i butë ky falë masave të marra nga qeveria, në kohën e duhur sipas meje!

Numurat jane realtivisht te larte pasi jane testuar ne menyre ‘agresive’ rastet e kontaktit te ngushte, dhe ne pergjithesi rezultoje familjare. Ne presim pak a shume te njejtat numura dhe ne javen qe vjen, une e kam quajtur shesh pushim, e mandej fillimin e renies se kurbes.

Por ka tre indikatore te rendesishem ne ecurine e kesaj kurbe, se pari masat e mara nga qeveria kombinuar me keshillat tona, se dyti gjurmimi i rasteve te kontaktit dhe testimi i tyre, se treti qendrimi i qytetareve ne shtepi.

Nese njeri nga keto komponente ka çaluar kurba nuk do jete ajo qe presim, por ajo qe shohim jo larg nesh, ne Itali, Spanje apo dhe me tej!!!

Po e vazhdoj postimin me nje leter te Nene Vezikos, gjyshes nga Vlora, e shtruar ne spital se bashku me tre pjestare te familjes se saj me Covid 19, sot te gjithe te sheruar.

E fundit doli nga spitali Nene Veziko, e moshuar, por luftarake deri me fund, dhe se bashku me ne ja doli, fitoi ndoshta betejen me te veshtire te jetes se saj, fitoi mbi Covid 19.

Te shkuara dhe jete te gjate Nene Veziko!

The post Pipero: Edhe javën tjetër shifrat do jenë të larta, më pas … appeared first on 55 News.

]]>
Mjeku i njohur, Pellumb Pipero: Numri i të infektuarve do vijë duke u ulur në Shqipëri https://55news.al/aktualitet/mjeku-i-njohur-pellumb-pipero-numri-i-te-infektuarve-do-vije-duke-u-ulur-ne-shqiperi/ Mon, 30 Mar 2020 14:04:48 +0000 https://new.55news.al/?p=153153 Akoma rreziku koronavirus po mban mbyllur brenda në shtëpi githë shqiptarët. Shpresat se do të vijë duke u ulur numri i të infektuarve nga koronavirus vijnë nga specialistët. Mjeku infeksionist, Pllumb Pipero ka dhënë një lajm shpresëdhënës gjatë një bisede telefonike me TV Fax News.Ai tha se situata momentalisht është e qëndrueshme, ndërsa pohoi se […]

The post Mjeku i njohur, Pellumb Pipero: Numri i të infektuarve do vijë duke u ulur në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Akoma rreziku koronavirus po mban mbyllur brenda në shtëpi githë shqiptarët. Shpresat se do të vijë duke u ulur numri i të infektuarve nga koronavirus vijnë nga specialistët.

Mjeku infeksionist, Pllumb Pipero ka dhënë një lajm shpresëdhënës gjatë një bisede telefonike me TV Fax News.
Ai tha se situata momentalisht është e qëndrueshme, ndërsa pohoi se 6 pacientë ndodhen në intubim, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

 

Pipero tha se nëse numrat e personave të infektuar do vijnë në rënie gjatë kësaj jave, kjo tregon se masat e marra kanë qenë efektive dhe të duhurat, në të kundërt sipas tij ‘faji’ do të rëndojë mbi qytetarët që nuk i kanë ndjekur rregullat.

“Më duket situatë e qëndrueshme. Situata e pacientëve është e ndryshme. Numrat e personave që shërohen janë në shtim dita-ditës, kemi persona në gjendje të rëndë apo relativisht të rëndë, kemi 5-6 pacientë të inturbuar, kemi nga ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, që jemi të rezervuar të japim informacione. Edhe ne nuk bëjmë përjashtim nga bota, edhe tek ne një 80-vjeçare është shëruar. Shumica e kalojnë në forma të lehta, duhet bashkëpunim me mjekun, kurajo. Nuk besoj se e kemi arritur pikun, kjo javë do të na tregojë, jam i bindur se kjo javë do të tregojë shumë”- shtoi Pipero.

Në Shqipëri afro 15 përqind e personave që kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid 19 janë pjesë e personelit mjekësor në disa spitale të vendit. Autoritetet bënë të ditur sot se janë 32 mjekë dhe infermier të prekur, nga të cilët 8 prej tyre janë deklaruar tanimë të shëruar, por ata do të duhet të vijojnë me vetkarantinimin për një periudhë 14 ditore. Mes mjekëve të infektuar është Drejtori i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj si dhe Drejtoresha e Operatorit të shërbimit të kujdesit shëndetësor, Mirela Cami, e cila ndodhet në vetizolim.
Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se ka ndërruar jetë prej koronavirusit një pacient 79 vjeçar nga Tirana, i shtruar para një jave në Spitalin Infektiv, duke e çuar në 11, numrin e personave të vdekur në Shqipëri nga COVID-19.
Në Spitalin infektiv janë 74 pacientë të shtruar nga të cilët 7 janë në terapi intensive, prej të cilëve, 4 janë të intubuar. Spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID-19, i cila deri më tani ka vetëm një pacient të shtruar.
Në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 11 persona të tjerë të prekur, të cilët u zbuluan nga 90 teste të reja. Në total, numri i të infektuarve u ngjit në 223 raste, nga 1526 teste për raste të dyshuara.Zyrtarët njoftuan për 4 persona të shëruar në 24 orët e fundit dhe gjithsej janë 44 persona janë të shëruar pas dy testeve të njëpasnjëshme të kontrollit.
Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se qytetet më të prekura janë Tirana, me 124 raste, ose 60 përqind të totalit, e pasuar nga Fieri me 23 raste dhe Durrësi e Korça me nga 14 raste secila. Në total janë 16 qytetet ku janë rregjistruar raste të personave me COVID 19. “Për rastet e zbuluara, po kryhet hetimi epidemiologjik dhe po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit” – tha zonja Fico.
Forcat e rendit dhe ushtrisë vazhdojnë të ndëshkojnë shoferë dhe këmbësorë, që kanë shkelur urdhërin e ndalim qarkullimit.
Policia ka bllokuar disa dhjetëra automjete dhe u ka hequr patentat shoferëve, ndërsa disa dhjetëra këmbësorë I dënuar me gjoba nga 100 deri në 200 dollarë, të cilët qarkullonin pa arsye të ngutshme në rrugë, lulishte e parqe, pasi shkelën urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në zona të gjelbra, në zona urbane dhe mjedise publike të hapura.
Duke filluar nga kjo e hënë, nuk do të lejohet më asnjë këmbësor të dalë për shtëtije, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë. Janë duke u ndëshkuar edhe ato njësi tregtare që nuk mbyllin dyert në oraret e përcaktuara.
Banorët kaluan fundjavën e dytë plotësisht e mbyllur për mbi 40 orë, kur policia ndaloi të gjitha format e qarkullimit në mjedise të hapura dhe nga ky fillim jave qytetarët duhet të marrin leje online për të dalë nga banesa, duke treguar shkaqet dhe adresat e lëvizjeve.

Por shpresat mbeten se gjendja do vijë duke u përmirësuar në ditët e fundit të prillit.

The post Mjeku i njohur, Pellumb Pipero: Numri i të infektuarve do vijë duke u ulur në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
“Skenari italian nuk është larg”- Mjeku Pipero: Mos na detyroni të përdorim metodën e Kinës për daljet nga banesa https://55news.al/aktualitet/skenari-italian-nuk-eshte-larg-mjeku-pipero-mos-na-detyroni-te-perdorim-metoden-e-kines-per-daljet-nga-banesa/ Fri, 20 Mar 2020 16:20:04 +0000 https://new.55news.al/?p=151188 Mjeku epidemiolog, Pëllumb Pipero kërkoi nga qytetarët të parandalojnë skenarin italian, në të kundërt shtoi ai, autoritetet do të detyrohen të zbatojnë skenarin kinez ku askush nuk mund të dalë jashtë dyerve të shtëpisë, përveç një nga familjari një herë në 3 ditë për furnizime. Pipero: Vërej që qytetarët mezi presin të grumbullohen turma turma […]

The post “Skenari italian nuk është larg”- Mjeku Pipero: Mos na detyroni të përdorim metodën e Kinës për daljet nga banesa appeared first on 55 News.

]]>
Mjeku epidemiolog, Pëllumb Pipero kërkoi nga qytetarët të parandalojnë skenarin italian, në të kundërt shtoi ai, autoritetet do të detyrohen të zbatojnë skenarin kinez ku askush nuk mund të dalë jashtë dyerve të shtëpisë, përveç një nga familjari një herë në 3 ditë për furnizime.

Pipero: Vërej që qytetarët mezi presin të grumbullohen turma turma e në parqe, në fashet e orareve të caktuara nga qeveria, e shumëpërulësi e profesionalizëm u kemi thënë qytetarëve se nuk kemi asnjë aleat tjetër veçse ndërgjegjësimit bashkëpunimit me ta dhe respektimit të një kërkese minimaliste në këtë situatë të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi dhe në atë që kohë që dalin jashtë të shmangin kontaktet me njerëzit.

Kjo epidemi në bazë të projeksionit, koha më e mirë e mundshme për ta kaluar është 4 muaj. Masat shtrënguese mund të zgjasin përtej një muaji. Masat janë drastike, por ende ekstreme. Në rast se qytetarët binden dhe i respektojnë këto nuk ka arsye të detyrojnë qeverinë për ndërmarrë masa ekstreme. Në rast se nuk e respektojnë do të na detyrojnë të zbatojmë skenarin kinez që asnjë qytetar nuk lejohet të dalë nga shtëpia, vetëm një pjesëtar i familjes lejohej një herë të ditë. Nuk dëshirojmë të shkojmë në skenarin më keq të mundshëm. Dëgjojmë lajmet që vinë nga Italia dhe ai skenar nuk është larg, e kanë në duar qytetarët që ta mbajnë larg apo ta sjellin në Shqipëri.

Duke komentuar situatën në Kinë dhe Itali, Pipero tha se e para e pësoi nga padituria ndërsa shteti italian nga dituria, pasi e neglizhoi rrezikun e virusit. Mjeku përsëriti edhe njëherë apelin për qytetarët që të heqin dorë nga vendosja e maskave në rrugë.

Pipero: Kam komunikuar përmes kolegëve italianë me mjekët kinezë në Itali që kanë evidentuar dy problematika. Mjekët kinezë kanë thënë ne e pësuam nga padituria, Italia nga dituria, e nënvlerësoi sëmundjen. Së dyti lëvizshmëria e kantrolluar e zonave në karantinë në veri drejt jugut mundësoi përhapjen shumë të shpejtë të virusit në gjithë Italinë. Maskat nuk janë mjet për të mbrojtur qytetarët në rrugë por doktorët në detyrë. Qytetarëve nuk ju duhen maskat në rrugë, duhet të rrinë në shtëpi. Maskat duhet ta përdorin personat e infektuar ose ata kanë që i kanë pasur kontakt për të mos e transmetuar. Nuk mbrojnë qytetarin e shëndoshë.

/Ora News/

The post “Skenari italian nuk është larg”- Mjeku Pipero: Mos na detyroni të përdorim metodën e Kinës për daljet nga banesa appeared first on 55 News.

]]>
Mjeku i njohur: 500 mijë të uritur janë shumë zoti kryeministër https://55news.al/aktualitet/mjeku-i-njohur-500-mije-te-uritur-jane-shume-zoti-kryeminister/ Sun, 16 Dec 2018 19:47:11 +0000 https://new.55news.al/?p=74492 Mjeku Pëllumb Pipero i ka shkruar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon anulimin e Check up-it si dhe konçensionet e tjera në shëndetësi. Në postimin e tij në Facebook, Pipero argumenton se do të ishte më efikase dhe do t’i shërbente më shumë shëndetësisë dhe Shqipërisë sikur për 3 vjet të […]

The post Mjeku i njohur: 500 mijë të uritur janë shumë zoti kryeministër appeared first on 55 News.

]]>
Mjeku Pëllumb Pipero i ka shkruar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon anulimin e Check up-it si dhe konçensionet e tjera në shëndetësi.

Në postimin e tij në Facebook, Pipero argumenton se do të ishte më efikase dhe do t’i shërbente më shumë shëndetësisë dhe Shqipërisë sikur për 3 vjet të ndalej check up-i dhe me ato para të ushqeheshin 500 mijë të uritur në Shqipëri.

Ja postimi i Piperos:

Po shkepus nje pasazh nga nje shkrim “Gjuaj ne shenje”, mora pasazhin pasi permbyllja nuk mu duk dhe nuk me duket e besueshme: “A e keni parë Elvis Naçin dhe Sindrit Bejlerin sa qindra mijëra pako me ushqime bazë shpërndajnë çdo javë për banorët e fshatrave të Tiranës?

A i keni parë fëmijët me ato qese plastike me ushqime, teksa rendin të ngazëllyer drejt shtëpive të tyre, sepse e gjetën ushqimin e përditshëm; edhe për disa ditë?

Ata fëmijë janë të uritur, hanë vetëm një vakt ose më keq akoma, hanë vetëm bukë thatë pa proteina, sepse për ushqime me vitamina as që bëhet fjalë.

Këta janë fëmijët e së nesërmes, që kanë vetëm dy alternativa para vetes: të largohen nga Shqipëria, ose të shesin dinjitetin duke pranuar thesin e miellit çdo katër vjet.

500.000 të uritur në një popull prej 2.5 milion banorësh janë shumë. Në të vertet kjo është tragjedi kombëtare.

E të mendosh se përballë këtij mjerimi, Vlima Nushi gllabron nëpërmjet Edi Ramës dhe Ilir Beqes 120 milion euro për check up mjekësor ‘falas’ me para gjaku dhe jete, ky është një tmerr. Po sa miliona euro të tjera, që deri tani janë bërë disa miliarda euro kanë avulluar nëpër llogari ofshore, në parajsa fiskale, nëpërmjet bankave fantazma dhe valixheve diplomatike?

A ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend, se nëse keto miliarda euro do të shpërndaheshin për 500.000 të uriturit e Shqipërisë, ato para do të mbeteshin në Shqipëri, dhe do të kishte shumë më tepër konsum dhe prodhim të brendshëm, dhe vendi nuk do të braktisej masivisht?

A e kuptoni se po shkojmë me shpejtësi skëterre drejt fundit, ku nuk do të jemi në gjendje të vetëmjaftohemi?”

Populli thote se gjuha vete ku dhemb dhembi ndaj dhe une dua ta pyes shume sinqerisht KM tim, jam gati edhe te debatoj/dialogoj me te dhe te sjell argumentat e mia:

1. Perse Zoti KM nuk e “ngrin” per nje periudhe 2-3 vjecare chekup-in dhe te analizosh sa vlen, sa kosto efektiv eshte?

2. Perse Zoti KM nuk monitorohet koncesioni i Dializes dhe madje te gjeni kurajon ta anulloni ate nese oraktika e botes eshte me e mire?!

3. Perse Zoti KM nuk monitorohen koncesionet ose outsorsing-et e tjera ne shendetesi?

4. Perse Zoti KM nuk gjeni kurajon te riorganizoni tenderimin e medikamenteve ne shendetesi, ta beni sic behet ne europe dhe jo sic e bene te paret e mi ne kohen “time”. Ministria ben politika Zoti KM, sot per fat te keq vazhdon te beje edhe/vetem tendera?!

5. Pse nuk keni kurajo te plotesoni kerkesat e studenteve, sa kohe thoni jane te realizueshme, dialogu i pretenduar i bije te jete vetem formal?

6. Pse nuk keni kurajon te abrogoni ligjin e arsimit te larte?

7. Pse nuk e shkundni nga themelet zgjedhjen e shemtuar te deritanishme te organeve drejtuese ne universitete. Ajo eshte e politizuar deri ne palce. Do ishte me mire dhe me e ndershme te emeroheshin se sa te zgjidhen keshtu dhe te struken nen jaka para jush ne ballafaqim?

8. Pse nuk e beni parlamentin me 100 deputete, pse kaq shume deputete ne nje vend kaq te varfer. Dhe cfar deputetesh, pjesa me e madhe te pa arsimuar, disa te inkriminuar etj etj?

9. Dhe nje te fundit por jo per ne fund, ne spitalin infektiv prej me shume se 15 vjetesh, rekordi Gines nuk mjafton, jeton nje invalid, u sherua nga semundja por nuk i shpetoj pasojave, dhe vendosi te jetoje aty, ne “shtepine e babait”, u martua aty, lindi femije aty, ka mare dhe shtepi nga bashkia por vazhdon te jetoje aty edhe pse mer gjithcka i takon nga shteti. Dhjetra njoftime, edhe nje ne kabinetin tuaj, dhe askush nuk kujtohet ta coje ne shtepi ose te gjeje nje zgjidhje tjeter sepse Spitali universitar eshte per te semuret jo invalidet?!

Sinqerisht shpresoja shume te ju, si nje nga ne qe mendonim si ju!

Sot e ndjej veten te zhgenjyer!

The post Mjeku i njohur: 500 mijë të uritur janë shumë zoti kryeministër appeared first on 55 News.

]]>