penallti Archives - 55 News https://55news.al/tag/penallti/ Thu, 02 Aug 2018 04:53:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png penallti Archives - 55 News https://55news.al/tag/penallti/ 32 32 Lamtumirë Champions, 3 penallti dhe 1 i kuq eliminojnë Kukësin https://55news.al/sport/lamtumire-champions-3-penallti-dhe-1-i-kuq-eliminojne-kukesin/ Thu, 02 Aug 2018 04:53:54 +0000 https://new.55news.al/?p=39632 Kukësi është mposhtur dhe eliminuar pa shumë histori në Baku, aty ku Qarabag ka fituar me rezultatin e pastër 3-0. Një triumf ky i azerëve, padyshim i merituar, por gjithashtu edhe i dhuruar nga verilindorët. Plot 3 penallti janë shkaktuar nga skuadra shqiptare, prej të cilave dy janë shndërruar në gol nga Kintana, përkatësisht në […]

The post Lamtumirë Champions, 3 penallti dhe 1 i kuq eliminojnë Kukësin appeared first on 55 News.

]]>
Kukësi është mposhtur dhe eliminuar pa shumë histori në Baku, aty ku Qarabag ka fituar me rezultatin e pastër 3-0. Një triumf ky i azerëve, padyshim i merituar, por gjithashtu edhe i dhuruar nga verilindorët. Plot 3 penallti janë shkaktuar nga skuadra shqiptare, prej të cilave dy janë shndërruar në gol nga Kintana, përkatësisht në të 23’ dhe 56’, ndërsa një tjetër penallti është pritur nga portieri Frashëri, i cili gjithsesi vetëm sa ka vonuar pësimin e golit të tretë që është shënuar në minutën e 89 nga Delarge. Për të lehtësuar gjërat për azerët ka menduar edhe Albi Alla, i cili jo vetëm që ka shkaktuar një penallti në favor të Qarabag, por gjithashtu është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 52′, duke lënë Kukësin në inferioritet numerik për gati 40 minuta.

Pas barazimit 0-0 në Shqipëri, kjo humbje e thellë 3-0 në transfertë ka shënuar eliminimin e Kukësit nga UEFA Champions League në turin e dytë kualifikues të kompeticionit. Nga ana tjetër, një shqiptar do të mund të vijojë aventurën në turin e tretë kualifikues, në kërkim të fazës së grupeve. Bëhet fjalë për futbollistin e përfaqësueses së Shqipërisë, Ansi Angolli, i cili aderon në radhët e skuadrës së Qarabag.

Qarabag-Kukësi 3-0

Shënues: Kintana 23’ (11-m) 56’ (11-m), Delarge 89’

Qarabag: Vaqner, Medvedev, Huseynov, Sadiqov, Gerrye, Slavçev, Qarayev, Zubir, Miçel, Kintana, Emerqara.

Trajner: Qurban Qurbanov

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Qaqi, Alla, Rrumbullaku, Çyrbja, Musolli, Dzaria, Kordeiro, Plaku.

Trajner: Armando Cungu

The post Lamtumirë Champions, 3 penallti dhe 1 i kuq eliminojnë Kukësin appeared first on 55 News.

]]>
Francë-Australi/ Griezmann-Jedinak, gola me penallti (video) https://55news.al/sport/france-australi-griezmann-jedinak-gola-me-penallti-video/ Sat, 16 Jun 2018 11:25:12 +0000 https://new.55news.al/?p=26605 Në Moskë është duke u luajtur takimi I parë I grupi C ai midis Francës dhe Australisë dhe rezultati I deritanishëm është 1-1. Goli I parë u shënua në minutën e 58 nga Antoine Giezmann pas penalltisë së shkaktuar nga pengesa që lojtari I Australisë Joshua Risdon I bëri shumë pranë portës së këtyre të […]

The post Francë-Australi/ Griezmann-Jedinak, gola me penallti (video) appeared first on 55 News.

]]>
Në Moskë është duke u luajtur takimi I parë I grupi C ai midis Francës dhe Australisë dhe rezultati I deritanishëm është 1-1.

Goli I parë u shënua në minutën e 58 nga Antoine Giezmann pas penalltisë së shkaktuar nga pengesa që lojtari I Australisë Joshua Risdon I bëri shumë pranë portës së këtyre të fundit.

Por ky gol gjeti kthimin e menjëhershëm nga ana e australianëve, të cilët po me penallti, shënuan në minutën e 62.

Heroi I australianëve ishte Mile Jedinak, I cili e çoi topin në rrjetë shumë lehtësisht.

Loja deri më tëani ka pasur diominim më të madh nga ana e “gjelave” të Francës, megjithatë deri në mbarim mund të ketë shumë surpriza.

The post Francë-Australi/ Griezmann-Jedinak, gola me penallti (video) appeared first on 55 News.

]]>
‘Çmendet’ VAR-i, penallti gjatë pushimit https://55news.al/sport/cmendet-var-i-penallti-gjate-pushimit/ Tue, 17 Apr 2018 12:30:25 +0000 https://new.55news.al/?p=6925 Një ngjarje komplet e pazakontë ka ndodhur në takimin e fundit të javës së 30 të kampionatit gjerman, atë mes Mainzit dhe Freiburgut. Gjyqtari i takimit ka vërshëllyer përfundimin e pjesës së parë, por duke shkuar drejt dhomave të zhveshjes, ka riparë përsëritjen e një aksioni dhe ka shquar një prekje me dorë nga lojtari […]

The post ‘Çmendet’ VAR-i, penallti gjatë pushimit appeared first on 55 News.

]]>
Një ngjarje komplet e pazakontë ka ndodhur në takimin e fundit të javës së 30 të kampionatit gjerman, atë mes Mainzit dhe Freiburgut.

Gjyqtari i takimit ka vërshëllyer përfundimin e pjesës së parë, por duke shkuar drejt dhomave të zhveshjes, ka riparë përsëritjen e një aksioni dhe ka shquar një prekje me dorë nga lojtari i Freiburgut.

Në këtë moment, ai ka ndërhyrë duke urdhëruar rikthimin e skuadrave në fushë, për të ekzekutuar 11-metërshin që dalloi me VAR.

Pas shumë protestash nga zyrtarët e klubit të Freiburgut, skuadrat u rikthyen në fushë dhe De Blasis ekzekutoi penalltinë, duke shënuar golin e avantazhit për Mainzin.

Takimi përfundoi me rezultatin 2-0, ndërsa drejtori sportiv i Freiburgut pas ndeshjes deklaroi: Ne dimë që kur vërshëllen arbitri, përfundon pjesa e parë. Kjo që ndodhi sot ishte qesharake.

The post ‘Çmendet’ VAR-i, penallti gjatë pushimit appeared first on 55 News.

]]>