pensionet Archives - 55 News https://55news.al/tag/pensionet/ Fri, 27 Mar 2020 15:27:17 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png pensionet Archives - 55 News https://55news.al/tag/pensionet/ 32 32 Pensionet pranë vendbanimeve/ Ministria e Ekonomisë bashkëpunim me bankat https://55news.al/aktualitet/pensionet-prane-vendbanimeve-ministria-e-ekonomise-bashkepunim-me-bankat/ Fri, 27 Mar 2020 15:27:17 +0000 https://new.55news.al/?p=152544 Përmes një bashkëpunimi me bankat, ministria e financave njofton se po punohet për dërgimin e pensioneve në banesë, me qëllim që pensionistët të mos dalin nga banesat Njoftimi i plote:Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga Covid -19, ju bëjmë me dije se, strukturat e Ministrisë së […]

The post Pensionet pranë vendbanimeve/ Ministria e Ekonomisë bashkëpunim me bankat appeared first on 55 News.

]]>
Përmes një bashkëpunimi me bankat, ministria e financave njofton se po punohet për dërgimin e pensioneve në banesë, me qëllim që pensionistët të mos dalin nga banesat

Njoftimi i plote:
Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga Covid -19, ju bëjmë me dije se, strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë po bashkëpunojnë me Shoqatën e Bankave për shpërndarjen e pensioneve për ata që nuk mund ta tërheqin dot në bankë.

Lidhur me shqetësimin e krijuar ditët e fundit për pamundësinë e daljes së pensionistëve për të tërhequr pensionin pranë këtyre bankave, MFE është dakortësuar me Shoqatën e Bankave, që këto të fundit të gjejnë mundësinë për t’jua dërguar në shtëpi pensionin atyre që nuk shkojnë dot në bankë.

Shërbimi do të kryhet nga strukturat e bankave dhe pa kosto shtesë për pensionistët.

Janë të lutur të gjithë ata pensionistë që nuk kanë mundur të tërheqin pranë bankës pensionin e tyre të komunikojne direkt me bankat, të cilat do të ndërmarrin menjëherë masat përkatëse për dërgimin e tyre pranë banesës.

Është thelbësore të theksojmë për të gjithë pensionistët që me durim të presin zgjidhjen e kësaj situate.

Gjatë këtyre ditëve ka vijuar normalisht shpërndarja e pensioneve nëpërmjet Postës Shqiptare.

Ritheksojmë se çdo institucion qendror apo lokal është në dispozicion dhe shërbim të këtij komuniteti për çdo lloj nevoje.

Në çdo rast vonese ju lutemi të shkruani në portalin Shqipëria që duam,

https://www.shqiperiaqeduam.al/ dhe ne do të ndjekim rastin tuaj.

The post Pensionet pranë vendbanimeve/ Ministria e Ekonomisë bashkëpunim me bankat appeared first on 55 News.

]]>
Skandali/Nuk ka rritje pagash për vitin 2020, paratë i marrin koncesionet https://55news.al/politike/skandali-nuk-ka-rritje-pagash-per-vitin-2020-parate-i-marrin-koncesionet/ Tue, 05 Nov 2019 08:31:18 +0000 https://new.55news.al/?p=127195 Buxheti për vitin 2020 parashikohet të arrijë 5.32 miliardë dollarë, duke shënuar një rritje me 3.3% krahasuar me vitin që po lëmë pas. Pavarësisht shifrave që duken më të madha, për 2020-ën nuk është parashikuar asnjë rritje reale pagash. As rritje pensionesh nuk do të ketë. Shumica e parave që mblidhen nga taksat do të […]

The post Skandali/Nuk ka rritje pagash për vitin 2020, paratë i marrin koncesionet appeared first on 55 News.

]]>
Buxheti për vitin 2020 parashikohet të arrijë 5.32 miliardë dollarë, duke shënuar një rritje me 3.3% krahasuar me vitin që po lëmë pas. Pavarësisht shifrave që duken më të madha, për 2020-ën nuk është parashikuar asnjë rritje reale pagash.

As rritje pensionesh nuk do të ketë.

Shumica e parave që mblidhen nga taksat do të shkojnë për të paguar detyrimet që qeveria ka ndaj kompanive private, me të cilat ka firmosur kontratat koncesionare.

Projektligji për buxhetin 2020 tashmë ka përfunduar fazën e konsultimit dhe pritet të kaloj së shpejti në qeveri. Edhe pse rritja ekonomike këtë vit u ul në 2.6 për qind, sërish qeveria pretendon se në 2020 shtesa të shkojë 4.1%. Ndërkohë institucionet ndërkombëtare deklarojnë se rritje do të jetë shumë më e vogël nga parashikimet e qeverisë “Rama”. Për këtë vit nuk parashikon fond për rritje pagash ndërsa shpenzimet shkojnë në 532 mld lekë. Fondi për politika të reja pagash është zero, nga 2 miliardë lekë që ishte në 2019-n. Shtesa në paga sipas tabelave të ministrisë pritet të aplikohen vetëm në vitin 2022. Sa i përket pensioneve shtesa do të jetë me një fond prej 2.5 miliardë, që duket se i përket vetëm indeksimin.

Qeveria do të paguajë 14.6 miliardë lekë ose rreth 120 milionë euro vitin e ardhshëm për kompanitë koncesionerë. Të dhënat e bëra publike në relacionin e projektbuxhetit tregojnë se krahasuar me këtë vit, fatura e koncesioneve do të rritet me rreth 18 për qind, për shkak të hyrjes në fuqi të kontratave të reja.

Aktualisht qeveria shqiptare paguan nga buxheti 10 kontrata koncesionare. Për njërën prej tyre, atë të hidrocentraleve mbi lumin Devoll ky është viti i fundit i shlyerjes. Por edhe pse përfundon Devolli, vitin e ardhshëm do të nisin pagesat për katër koncesione të reja. Pagesat buxhetore për koncesionet janë rritur me ritme dyshifrore, veçanërisht gjatë viteve të fundit. Kjo ka bërë që fatura e tyre në buxhet të dyfishohet brenda vetëm tre viteve, nga 7 miliardë lekë që ishte në 2017-ën, në mbi 14 miliardë lekë vitin tjetër.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm një ulje e konsiderueshme parashikohet edhe për investimet. Sipas tabelave shpenzimet për investime parashikohen 83.7 mld lekë ose 4 mld më pak se një vit më parë. Në fund të vitit 2020 borxhi publik pritet të ulet në nivelin e 62.2% të PBB. Në projektbuxhetin e 2020, burimet e financimit të vetëqeverisjes vendore do të rriten me rreth 5.8 miliard lekë ose 11.4% më shumë se sa ato të vitit 2019.

The post Skandali/Nuk ka rritje pagash për vitin 2020, paratë i marrin koncesionet appeared first on 55 News.

]]>
Ish-ministri socialist i Financave ngre alarmin! Shteti ka rënë, nuk ka lekë për rrogat e pensionet! https://55news.al/politike/ish-ministri-socialist-i-financave-ngre-alarmin-shteti-ka-rene-nuk-ka-leke-per-rrogat-e-pensionet/ Tue, 29 Oct 2019 11:38:29 +0000 https://new.55news.al/?p=125934 Ish-ministri i Financave në qeveritë socialiste, Arben Malaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur shqetësimin mbi borxhet e papaguara në 2018 të sigurimeve shoqërore, që arrijnë në vlerën e 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro. Malaj shkruan se, mospagesat vijojnë të përkeqësohen në rreth 1100 institucione, ndërsa thekson se disa institucione nuk […]

The post Ish-ministri socialist i Financave ngre alarmin! Shteti ka rënë, nuk ka lekë për rrogat e pensionet! appeared first on 55 News.

]]>
Ish-ministri i Financave në qeveritë socialiste, Arben Malaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur shqetësimin mbi borxhet e papaguara në 2018 të sigurimeve shoqërore, që arrijnë në vlerën e 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro.

Malaj shkruan se, mospagesat vijojnë të përkeqësohen në rreth 1100 institucione, ndërsa thekson se disa institucione nuk kanë derdhur as pjesën e sigurimeve shoqërore që iu kanë mbajtur punonjësve nga pagat e tyre.

Në kushte të tilla, Malaj thotë se duhet transparencë, pasi heshtja i bën këto institucione përgjegjëse për situatën

 

Postimi nga Arben Malaj:

Shteti (nuk) ka rene. Ne media eshte deklaruar se, në fund të vitit 2018 borxhet e pa-paguara të sigurimeve shoqërore arriten në 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro.

Një pjesë e konsiderueshme e tij i përket pushtetit vendor. Mospagesat vazhdojne te perkeqesohen ne rreth 1100 institucione. Qartesimi i kesaj situate, transparenca maksimale me punonjesit e sektorit publik qe nuk u paguhen sigurimet shoqerore, prezantimi i nje plani konkret se si dhe deri kur do te shlyhen keto detyrime, qarteson nqs shteti nuk ka rene.

Kjo eshte nje ceshtje sociale shume kritike per te gjithe punjonjesit. Disa institucione nuk kane derdhur as pjesen e sigurimeve shoqerore qe ju kane mbajtur nga paga e tyre. Kjo mund te konsiderohet “vjedhje” e parave te tyre deri atehere kur keto shuma vertetohet se jane derdhur ne sigurimet shoqerore. Njekohsishte mos-pagesat fshehin deficitin buxhetore dhe borxhin publik te nje vendi, kjo prodhon pa qartesi dhe pasiguri per te ardhmen.

Mospagesat cenojne rende kredibilitetin e qeverisjes. Ne nje vend te qeverisur me pergjegjesi morale dhe ligjore sapo keto shifra te beheshin publike, qeveria, dhe bashkite duhet te benin sqarim publik per saktesine e shifrave dhe planin konkrete te shlyerjes se tyre.

Heshtja i bene pergjegjes edhe ligjore. Disa hapa te menjehershme duhen te ndermerren pa vonese :

(1) Interpelance parlamentare me kryeministrin.

(2) Verifikim i shifrave nga KLSH.

(3) Identifikimi i drejtuesve te institucioneve qe kane shkelur ligjin duke mos paguar ne te njejten kohe pagat dhe sigurimet shoqerore dhe penalizimi per shperdorim detyre;

(4) identifikimi i pergjegjegjesise per punonjesit thesarit qe kane lejuar pagimin e pagave pa paguar ne te njejten kohe sigurimet shoqerore;

(5) bllokimi i menjehershem i cdo shpenzimi operative dhe i investimeve per zyra, makina, pajisje, sherbime brenda dhe jashte vendit deri ne shlyerjen e detyrimeve te prapambetura;

(6) Bllokimi i cdo shpenzimi per udhetim e dieta per aktivitete nderkombetare duke e deleguar perfaqesimin ne nivel ambasadori.

(7) Detyrimi i institucioneve pergjegjese qe brenda 15 diteve te paraqesin programin e shkurtimit te shpenzimeve operative dhe afati i shlyerjes se detyrimeve te prapambetura per sigurimet shoqerore.

(8) Nje analize e thelluar per eleminimin e fryrjes se numrit te punonjesve per motive politike e nepotiste ne institucionet qe nuk kane paguar sigurimet shoqerore;

(9) Qartesimi publik nga qeveria i hapave konkrete ligjore dhe administrative te nderprerjes se mos pagimit ne te njejten kohe te pagave dhe sigurimeve shoqerore dhe te shlyerjes se detyrimeve te prapambetuar brenda afateve konkrete.

Pensionistet e sotem dhe ata te viteve te ardhshme si edhe taksapaguesit shqiptare nuk duhen renduar me kostot e renda te mos pagimit te sigurimeve shoqerore.

Pensionistet penalizohen nga mos rritja reale e pensioneve, taksapaguesit do te rendohen nga rritja e taksave per te mbyllur gropen e madhe dhe ne rritje te deficitit te skemave sociale, deficitit buxhetore dhe rritjen ne nivele kritike te borxhit publik zyrtar dhe te fshehur,

(Ky reagim publik nuk shpreh qendrim te BSH-se)

The post Ish-ministri socialist i Financave ngre alarmin! Shteti ka rënë, nuk ka lekë për rrogat e pensionet! appeared first on 55 News.

]]>
Borxhi i Serbisë ndaj pensionistëve të Kosovës arrin në miliarda euro, zbulohet shifra e frikshme https://55news.al/bota-shqiptare/borxhi-i-serbise-ndaj-pensionisteve-te-kosoves-arrin-ne-miliarda-euro-zbulohet-shifra-e-frikshme/ Thu, 17 Oct 2019 06:43:45 +0000 https://new.55news.al/?p=123591 Shteti i Serbisë vazhdon t’i ketë  borxhe të  mëdha shtetit të  Kosovës. Ky shtet borxhe ka edhe ndajë  pensionistëve kosovarë .  Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga vitit 1999 deri në vitin 2016, vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro. Instituti Kërkimor për Çështje […]

The post Borxhi i Serbisë ndaj pensionistëve të Kosovës arrin në miliarda euro, zbulohet shifra e frikshme appeared first on 55 News.

]]>
Shteti i Serbisë vazhdon t’i ketë  borxhe të  mëdha shtetit të  Kosovës. Ky shtet borxhe ka edhe ndajë  pensionistëve kosovarë .  Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga vitit 1999 deri në vitin 2016, vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro.

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillim (RIDEA) ka prezantuar studimin e radhës lidhur me fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Kosovës si dhe raportet bilaterale Kosovë-Serbi në sektorin e energjisë. Në të dyja këto fusha, sipas këtij Instituti, Kosova është duke humbur vlera të mëdha parash. Në konferencë u shpalosen disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga studimet në fjalë.

Hulumtuesja nga RIDEA, Mrika Kotorri, ka treguar  se shuarja dhe përvetësimi i pagesës së pensioneve të kosovarëve nga ana e Serbisë i ka penguar pensionistët kontributdhënës në shfrytëzimin e pasurisë së tyre.

“Fondi i Sigurimit Pensional është menaxhuar nga Bashkësia Vetëqeverisëse e Interesit mbi Sigurimin Pensional dhe Invalidor (BVI-SPI) si një sistem i pavarur dhe i bazuar në parimin e solidaritetit mes gjeneratave. Fondi ka ofruar mjete për siguri materiale dhe shëndetësore të cilat janë siguruar në bazë të punës dhe kontributit të detyrueshëm. Fondi ka luajtur një rol të rëndësishëm socio-ekonomik në mirëqenien e përfituesve dhe ka shërbyer si një mjet i rëndësishëm financiar kundër skamjes në pleqëri. Prandaj shuarja dhe përvetësimi i jashtëligjshëm i BVI-SPI dhe suspendimi i jashtëligjshëm i pagesës së pensioneve nga ana e Serbisë i ka penguar pensionistët kontributdhënës në shfrytëzimin e qetë te pasurisë se tyre”.

Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga vitit 1999 deri në vitin 2016, vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro.

Raporti i rekomandoi shtetit serb që zyrtarisht ta pranojnë përgjegjësinë për dëmin në para dhe dëmin jo-pasuror që ia ka shkaktuar pensionistëve kontributdhënës si dhe t’u kërkojë falje këtyre të fundit për dëmet që ua ka bërë.

Duke folur për marrëveshjet energjetike midis Kosovës dhe Serbisë, hulumtuesi Bekim Krasniqi tha se ato nuk janë zbatuar dhe shumë nga to janë shkelur nga shteti fqinj. Krasniqi tregoi se borxhi nga faturat e energjisë elektrike të pjesës veriore të banuar me shumicë serbe, ka kaluar shifrën 200 milionë.

“Marrëveshja që buron nga dialogu i Brukselit nuk janë zbatuar, pra kemi shkelje të marrëveshjes. Serbia ka dërguar kërkesë për rishikimin e kësaj marrëveshje duke bërë shkelje. Mospagesa e faturave të energjisë në pjesën veriore deri më sot ka arritur vlerën 204 milionë euro”.

Ndryshe, shteti i Serbisë kishte ndalur kontributet e pensionistëve të Kosovës nga qershori i vitit 1999, pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë.

Që nga atëherë, pensionistët e periudhës para vitit 1999 nuk kanë arritur të marrin paratë e tyre nga ky fond, ndërkohë që, sipas Shoqatës së Pensionistëve, tashmë një numër i konsiderueshëm edhe kanë ndërruar jetë dhe mbetet e diskutueshme edhe çështja e trashëgimit të pensionit. /Monitor.al

The post Borxhi i Serbisë ndaj pensionistëve të Kosovës arrin në miliarda euro, zbulohet shifra e frikshme appeared first on 55 News.

]]>
Qeveria do të ulë shpenzimet për pensionet në raport me PBB deri më 2021 https://55news.al/aktualitet/qeveria-do-te-ule-shpenzimet-per-pensionet-ne-raport-me-pbb-deri-me-2021/ Mon, 12 Nov 2018 06:31:54 +0000 https://new.55news.al/?p=66527 Shpenzimet në vlera neto për skemën e pensioneve do të rriten me rreth 22 miliardë lekë (176 mln euro) në tre vitet në vijim, por në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, ato shënojnë rënie. Nga 7.5% e PBB që pritet të jenë shpenzimet për skemën e pensioneve këtë vit, ato do të arrijnë në […]

The post Qeveria do të ulë shpenzimet për pensionet në raport me PBB deri më 2021 appeared first on 55 News.

]]>
Shpenzimet në vlera neto për skemën e pensioneve do të rriten me rreth 22 miliardë lekë (176 mln euro) në tre vitet në vijim, por në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, ato shënojnë rënie.

Nga 7.5% e PBB që pritet të jenë shpenzimet për skemën e pensioneve këtë vit, ato do të arrijnë në 7.3% e PBB në vitin 2021.

Ndërsa këtë vit pritet të shpenzohen 123.5 miliardë lekë për skemën e pensioneve, këto shpenzime vitin që vjen do të jenë 130.6 miliardë lekë dhe në vitin 2021, rreth 146 miliardë lekë.

Shpenzimet e skemës po rriten për shkak të rritjes së numrit të pensionistëve nga viti në vit si pasojë e plakjes së popullsisë, teksa numri i kontribuuesve nuk pëson zgjerim në zonat rurale, përkundrazi.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në vitin 1990, vendi numëronte një popullsi më shumë se 3.2 milionë banorë, teksa paguanin sigurime më shumë se 1.4 milionë persona. Në vitin 2017 paguan sigurime vetëm 752 mijë persona, teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ishte mbi 2.8 milionë.

Të dhënat krahasuese tregojnë se, teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ka rënë me 11%, personat që paguanin sigurime kanë pësuar rënie me 49%.

Në harkun kohor të gjashtë viteve, numri i pensionistëve u rrit me 14.36% ose 78,133 persona.

Në vitin 2010, statistikat zyrtare të ISSH-së raportonin 543,053 pensionistë, ndërsa në fund të vitit 2017, u raportuan 621,186 të tillë.

Sipas të dhënave që i përkasin harkut kohor 2010-2017, ritmet e rritjes së numrit të pensionistëve u zgjeruan pas 2012-s. Në dy vitet e mëparshme, numri i tyre është rritur me pak më shumë se 5 mijë persona, por në vitin 2013, në skemë janë shtuar mbi 16 mijë pensionistë, më 2015 mbi 15 mijë pensionistë. Ritmet janë ulur dy vitet e fundit, për shkak të reformës së re në pensione, që zgjati moshën e daljes në pension me 6 muaj në vit për gratë.

Ndryshimi i strukturës së popullsisë do të sjellë kosto të larta për mbrojtjen sociale, por ende nuk ka një studim për efektet e plakjes të popullsisë dhe sfidat me të cilat po përballen këta persona.

The post Qeveria do të ulë shpenzimet për pensionet në raport me PBB deri më 2021 appeared first on 55 News.

]]>
Deficiti i lartë, ISSH propozon tre skenarë të rinj për pensionet e fshatit, do futet paga minimale https://55news.al/aktualitet/deficiti-i-larte-issh-propozon-tre-skenare-te-rinj-per-pensionet-e-fshatit-do-futet-paga-minimale/ Wed, 17 Oct 2018 04:55:39 +0000 https://new.55news.al/?p=58540 Për shkak se të vetëpunësuarit në bujqësi paguajnë shumë me pak kontribute në krahasim me pensionin që përfitojnë është krijuar ndër vite një deficit të lartë, i cili ka vijuar të rritet edhe pas reformës së pensioneve se vitit 2014. Për të ngushtuar këtë hendek Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka propozuar tre ndryshime në skemën […]

The post Deficiti i lartë, ISSH propozon tre skenarë të rinj për pensionet e fshatit, do futet paga minimale appeared first on 55 News.

]]>
Për shkak se të vetëpunësuarit në bujqësi paguajnë shumë me pak kontribute në krahasim me pensionin që përfitojnë është krijuar ndër vite një deficit të lartë, i cili ka vijuar të rritet edhe pas reformës së pensioneve se vitit 2014. Për të ngushtuar këtë hendek Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka propozuar tre ndryshime në skemën e pensioneve të fshatit ku njëra prej tyre me gjasë për tu zbatuar është përcaktimi i një page minimale për fshatin për efekt të pagesës së kontributeve ashtu siç aplikohet aktualisht për vetëpunësuarit në sektorin private e cila aktualisht është 2400 lekë.

Opsionet e diskutuara janë:

1- Rritja e masës së kontributit në masën e të vetëpunësuarve urbanë, gjë që sipas argumentëve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, do të sillte reduktim të ndjeshëm të pjesëmarrjes. Ulja e pjesëmarrjes do të ulte ndjeshëm mbulimin e popullsisë me elementë të sigurimeve shoqërore që nuk është shumë e pranuar nga pikëpamja sociale. Kjo do të sillte në të ardhmen jo shumë të largët rritjen e shpenzimeve për pensionet sociale që financohen nga shteti.

2- Lënia e situatës siç është aktualisht, pra një pjesë e paguan bujku dhe pjesën tjetër e paguan shteti. Kjo do të sillte një financim të madh nga buxheti, nuk është e drejtë krahasuar me kategoritë e tjera të kontribuuesve, krijon “privilegje” të pajustifikueshme dhe prish parimin kryesor të skemës, atë kontributiv.

3- Ngrirja e masës së kontributit sa është aktualisht, caktimi i një page minimale për bujqit që i përgjigjet kësaj mase kontributi dhe ruajtja e të gjitha kritereve dhe parametrave të formulës që është në fuqi. Duke vepruar në këtë mënyrë nuk deformohet parimi kontributiv i skemës, pensioni është produkt i kontributeve që paguhen, ulet subvencioni i buxhetit për kontributet dhe mbetet vetëm financimi i deficitit duke vendosur trajtim të barabartë midis qytetarëve, ndërgjegjësim të popullatës që pensioni nuk është një dhuratë nga qeveria, por një e drejtë që buron nga kontributet e paguara ndër vite (kursimet personale).

Për të shmangur diskriminimin midis të vetëpunësuarve ISSH ka propozuar që të vetëpunësuarit në bujqësi kanë detyrimin të paguajnë kontributet e llogaritura mbi pagën minimale për ta, por kanë mundësinë që mund të paguajnë edhe mbi nivelin e pagës minimale në shkallë vendi (që paguajnë të vetëpunësuarit urbanë). Pra, nëse një bujk dëshiron të përfitojë një pension më të lartë ka mundësinë e pagesës me një pagë më të lartë. Njëkohësisht të drejtat e fituara deri më tani ruhen, dmth të gjitha vitet e siguruara deri në hyrjen në fuqi të këtij propozimi do të llogariten me pagën minimale në shkallë vendi.

Në projektligjin e ri që propozohet për miratim janë reflektuar ndryshimet ligjore që i përkasin opsionit të tretë. Ky opsion ruan sistemin, formulën e llogaritjes së përfitimeve, parimin kontributiv të skemës, rrit përgjegjësinë individuale për pensionin, garanton mbulimin me elementë të sigurimeve shoqërore, garanton drejtësinë e sistemit dhe trajtimin e barabartë të qytetarëve.

Për realizimin e këtij propozimi është e nevojshme qe pas miratimit të ligjit të nxirret edhe një VKM ku të përcaktohet paga minimale për efekt të kontributeve të personave të vetëpunësuar në bujqësi. Sistemi informatik që llogarit dhe paguan pensionet nuk ka nevojë për ndryshime apo zhvillime për të reflektuar këto ndryshime.

Historia e trishtë e pensioneve të fshatit

Skema e pensionit për personat që kanë punuar në bujqësi i ka zanafillat e veta në vitin 1972, kohë në të cilën u përfshinë në skemën e përfitimit edhe anëtarët e ish kooperativave bujqësore. Kriteret e caktimit dhe masa e pensioneve kanë qenë të ndryshme krahasuar me pensionet e punonjësve të ndërmarrjeve dhe institucioneve shtetërore. Me ndryshimin e sistemit në vitin 1993 hyri në fuqi ligji i ri i sigurimeve shoqërore, i cili ju njohu punonjësve të gjitha të drejtat e fituara nën skemën e vjetër si për pensionet dhe periudhat e sigurimit apo të vjetërsisë në punë që ishin realizuar gjatë periudhës së komunizmit.

Edhe ky ligj i trajtonte të ndara dy skemat, një skemë urbane dhe një skemë rurale duke ofruar masa të ndryshme pensioni, ku pensioni i fshatit ishte rreth ½ e pensionit urban. Në atë ligj ishte parashikuar që periudha e sigurimit e realizuar pas vitit 1994 si i vetëpunësuar në bujqësi (bujk) merrej në konsideratë si periudhë e realizuar në sektorin urban dhe llogaritej si e tillë. Pra, personat që kontribuonin në skemë pas vitit 1994 përfitonin një pension më të mirë se ata që nuk vazhdonin sigurimin. Nëse gjysma e periudhës së sigurimit apo vjetërsisë në punë ishte në sektorin urban ose e siguruar pas vitit 1994 si i vetëpunësuar në bujqësi, atëherë automatikisht përfitohej pension minimal urban.

Ky kufi administrativ nuk ishte i drejtë pasi diferenca midis atij që kishte 17.5 vjet sigurim pas vitit 94 (që është sa ½ e peridhës së kërkuar prej 35 vjetësh) me atë që kishte 17.4 vite sigurimi ishte shumë e lartë në masë pensioni.

Me reformën e vitit 2014 u eleminuan këto defekte dhe u vendos që të përdoreshin të njëjtat kritere dhe formulë llogaritje si për ata që siguroheshin në sektorin urban ashtu edhe për të vetëpunësuarit në bujqësi. Për këtë u përcaktua një pagë referuese për vitet e punës në ish KB dhe çdo viti ju dha rëndësia e vetë në masën e pensionit duke eleminuar privilegjet për disa persona dhe kategori. Kjo u vendos në kuadër të parimit themelor që masa e pensionit është e lidhur drejtpërdrejtë me kontributet e paguara. Aktualisht, pensionet llogariten sipas të njëjtës formulë dhe për çdo vit sigurimi pas viteve 1994 ka një pagë reale mbi të cilën janë paguar kontributet ose pagë referuese për vjetërsinë në punë para kësaj periudhe duke marrë në konsideratë profesionin, shkollimin etj..

Në reformën e 2014 u përcaktua që masa e kontributit të të vetëpunësuarve në bujqësi do të rritej çdo vit derisa në vitin 2018 të barazohej me kontributin e paguar nga i vetëpunësuari në zonën urbane. Kjo për faktin se një pjesë e konsiderueshme e kontributit të bujqëve subvencionohej nga buxheti i shtetit. Ky subvencion arrinte në 60-70% të masës së kontributit duke u kthyer në barrë për buxhetin. Një problem tjetër është se skema e fshatit subvencionohet në masë shumë të madhe edhe në pagimin e pensioneve duke krijuar një subvencion të dyfishtë për fermerët edhe si kontribut edhe si përfitim, gjë që është e padrejtë (unfair) për qytetarët e tjerë që paguajnë vetë të gjithë kontributin.

Për shkak të shumë arsyeve, ku më kryesorja është interesi shumë i ulët i bujqëve për të paguar, në vitet e fundit nuk është bërë rritja e masës së kontributit duke “e ngrirë” atë në një nivel prej 38.400 lekë për zonat fushore dhe 29.400 lekë për zonat malore. Një i vetëpunësuar në qytet paguan aktualisht 66.240 lekë në vit kontribut. Për të vetëpunësuarin në bujqësi diferencën e paguan buxheti i shtetit dhe për efekt pensioni këto periudha konsiderohen të barabarta për të dy kategoritë.

Subvencioni i lartë për kontributet nga buxheti i shtetit për bujqit, pjesëmarrja e ulët edhe për shkak të masës së lartë të kontributit nëse do rritej, produktivitetit të ekonomive fshatare shpesh me sipërfaqe toke të vogla dhe jo efiçiente, mungesa e iniciativave për pjesëmarrje, pamundësia për t’i detyruar të paguajnë, por lënia praktikisht mbi baza vullnetare për të kontribuar mendojmë se duhen adresuar.

Problemet e pensioneve dhe sidomos defiçitet financiare të skemave shtetërore janë shqetësim në të gjitha vendet e botës, kjo ndër të tjera edhe si rrjedhojë e ritmeve me të cilat rritet popullsia e tretë, për shkak të rritjes së jetëgjatësisë së popullatës dhe të rënieve të ritmeve të lindjeve.

Këto situata kanë shtruar nevojën e gjetjes së rrugëve të përshtatshme dhe të drejta të financimit të të drejtave të fituara, reduktimin e kostove të ardhshme të këtyre sistemeve, formulimin e sistemeve të drejta që i bëjnë kontribuesit të interesuar, u sigurojnë atyre një mbrojtje më të mirë me të ardhura në pleqëri, si dhe krijojnë përgjegjësi të përbashkët të mbulimit të nevojave jetësore në pleqëri, midis shtetit dhe individit.

The post Deficiti i lartë, ISSH propozon tre skenarë të rinj për pensionet e fshatit, do futet paga minimale appeared first on 55 News.

]]>
Pensionet e harruara të Shqipërisë – Nga viti 2013, kemi vetëm indeksim, jo rritje https://55news.al/aktualitet/pensionet-e-harruara-te-shqiperise-nga-viti-2013-kemi-vetem-indeksim-jo-rritje/ Mon, 01 Oct 2018 13:01:07 +0000 https://new.55news.al/?p=53878 Sytë nga mosha e tretë duket se kthehen çdo një tetor, ku vizitohen institucionet e rezidencës e bëhen një sërë premtimesh për përmirësimin e jetesës. Për shumë vite më radhë në Shqipëri nuk është bërë asnjë rritje domethënëse e pensionit, për tju siguruar një jetesë dinjitoze të moshuarve. Por a e dini se sa është […]

The post Pensionet e harruara të Shqipërisë – Nga viti 2013, kemi vetëm indeksim, jo rritje appeared first on 55 News.

]]>
Sytë nga mosha e tretë duket se kthehen çdo një tetor, ku vizitohen institucionet e rezidencës e bëhen një sërë premtimesh për përmirësimin e jetesës. Për shumë vite më radhë në Shqipëri nuk është bërë asnjë rritje domethënëse e pensionit, për tju siguruar një jetesë dinjitoze të moshuarve. Por a e dini se sa është masa e pensionit mesatar në Shqipëri?!

Aktualisht në vendin tonë mbi 24 për qind e shoqërisë përfitojnë një pension. Nga viti në vit pensionet në Shqipëri indeksohen në bazë të inflacionit dhe nuk kemi një rritje reale të tyre. Në bazë të përpunimit të të dhënave masa e pensionit mesatar në Shqipëri ka ndryshuar me hapin e breshkës. Po marrim në shqyrtim tre llojet e pensioneve , të pleqërisë, pensionin familjar dhe atë të invaliditetit. Referuar pensionit të pleqërisë i ndarë në qytet dhe në fshat që nga viti 2012 në 2017 nuk ka patur rritje domethënëse.

Pensionet mesatare të pleqërisë në qytet në vitin 2012 ishin në vlerën e 13,324 lekë, ndërsa në vitin 2017 shkuan në vlerën e 15,527 lekë. Pensionet e pleqërisë në fshat janë më të ulëta dhe në vitin 2012 vlera e tyre mesatare ishte 7,457 lekë ndërsa në vitin 2017 pensioni mesatar i pleqërisë në fshat shkoi në 8,808 lekë. Nga përpunimi i të dhënave rezulton se pensioni familjar për pensionistët e fshatit dy vitet e fundit është uluar ndjeshëm. Kështu nga viti 2012 një pension familje në fshat ishte mesatarisht 3,002 lekë ndërkohë që në vitin 2017 ky pension është 2,477 lekë.

Ndërsa referuar vlerës mesatare të këtij pensioni në qytet në vitin 2012 ishte 6536 lekë dhe në vitin 2017 vlera mesatare e tij ishte 6706 lekë. Një diferencë e thellë e vlerës mesatare të pensioneve vihet re edhe nëse krahasojmë pensionet e qytetit me të fshatit sa i përket pensionit të invaliditetit. Një person që ka statusin e invalidit në qytet në vitin 2012 merrte një pension mesatar prej 11,738 lekë ndërsa në vitin 2017 vlera mesatare e këtij pensioni shkoi në 13389 lekë.

Referuar pensionit të invaliditetit në fshat vlera mesatare e tij në vitin 2012 ishte 5738 lekë ndërsa në vitin 2017 pati një rritje të vogël në 6452 lekë. Masa e pensionit mesatar në Shqipëri është shume herë më e vogël krahasuar me vend e rajonit. Ndërkohë një pensionisti shqiptar nuk i mjaftojnë paratë për të mbyllur muajin me shpenzime minimaliste edhe pse ka punuar një jetë të tërë.

The post Pensionet e harruara të Shqipërisë – Nga viti 2013, kemi vetëm indeksim, jo rritje appeared first on 55 News.

]]>
Pensionet ne Rusi, Putin: Rritja e moshës së pensioneve e pashmangshme https://55news.al/globi/pensionet-ne-rusi-putin-rritja-e-moshes-se-pensioneve-e-pashmangshme/ Thu, 30 Aug 2018 05:19:59 +0000 https://new.55news.al/?p=45287 Asnjë vend, mes anëtarëve të OECD-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), nuk ka një moshë më të vogël të pensionit se ajo që është në fuqi aktualisht në Rusi: 60 për burra, 55 për femra; një nivel që nuk u prek kurrë që nga koha e Stalinit. Sot, në 66.4 për burrat dhe 77.2 […]

The post Pensionet ne Rusi, Putin: Rritja e moshës së pensioneve e pashmangshme appeared first on 55 News.

]]>
Asnjë vend, mes anëtarëve të OECD-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), nuk ka një moshë më të vogël të pensionit se ajo që është në fuqi aktualisht në Rusi: 60 për burra, 55 për femra; një nivel që nuk u prek kurrë që nga koha e Stalinit.

Sot, në 66.4 për burrat dhe 77.2 për gratë , jetëgjatësia mesatare në Rusi është 71.9 vjet. Në vitin 2030 është llogaritur që numri i pensionistëve do të kalojë atë të popullsisë të punës, ku angazhimi financiar i shtetit është në rritje.

Prezantimi i thjeshtë i reformës solli si pasoja protesta që shpërthyen në të gjithë vendin dhe popullariteti i Vladimir Putin brenda 10 ditëve ka rënë nga 78 në 64 %, shkruan “Ilsole24ore”.

Pavarsisht që Putin kishtë deklaruar vazhdimisht që nuk do të rriste moshën e pensionit, të mërkurën ai u shfaq në televizion për të bindur njerëzit se reforma është e pashmangshme, ashtu sikurse rritja e moshës. Por për të “zbutur” këtë lëvizje të detyruar, Putin njoftoi ndryshimin e parashikimit duke paralajmëruar se rritja e moshës së daljes në pension për gratë nuk do të jetë 8 vite por 5 vite. Pra, grate do të dalin në pension në moshën 60 vjeçare dhe jo në moshën 63 vjeçare sikurse ishte planifikuar fillimisht.

Sipas Presidentit, falë reformës do të bëhet e mundur edhe rritja e nivelit të pensioneve me më shumë se 40% deri në fund të mandatit të tij.

A do të mjaftonte kjo dhe një pjesë e përfitimeve të tjera sociale për të ruajtur imazhin e mirë të Putinit?

“Bëji nder shtetit– shkruhej në një parrullë në protestë,-vdis përpara se të dalësh në pension!”

Marrë me shkurtime nga “Ilsole24ore”/Përshtati F.P/SCAN

The post Pensionet ne Rusi, Putin: Rritja e moshës së pensioneve e pashmangshme appeared first on 55 News.

]]>
Rritja e pensioneve, sa dy shishe vaj https://55news.al/aktualitet/rritja-e-pensioneve-sa-dy-shishe-vaj/ Wed, 13 Jun 2018 15:50:19 +0000 https://new.55news.al/?p=25693 ”Vlera e rritjes së pensioneve është e barabartë me dy shishe vaj për pensionistët e qyteteve’‘– kështu e analizon këshilltari ekonomik në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, rritjen e pensioneve nga qeveria Rama. Kryeministri Edi Rama tha se nga 1 korriku, pensionet do rriten për çdo kategori, […]

The post Rritja e pensioneve, sa dy shishe vaj appeared first on 55 News.

]]>
”Vlera e rritjes së pensioneve është e barabartë me dy shishe vaj për pensionistët e qyteteve’‘– kështu e analizon këshilltari ekonomik në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, rritjen e pensioneve nga qeveria Rama. Kryeministri Edi Rama tha se nga 1 korriku, pensionet do rriten për çdo kategori, por rritja nuk është në vlera të përllogaritura mirë.

Teliti gjatë analizës së tij, bëri krahasimin me reformat e qeverisë  Berisha në vitet e qeverisjes të demokratëve, ku kjo qeveri i ka rritur 2 herë pensionet brenda mandatit.

Ndërkohë, eksperti i ekonomisë, ka reflektuar duke bërë një bilanc mbi ato se cfarë qeveria aktuale ka arritur gjatë mandatit, duke theksuar rritjen e cmimeve.

“Çmimi i biletës u rrit me 33%. Çmimi i ujit në Bashkinë e Tiranës u rrit me 30%-40%. Shporta e ushqimeve në periudhën 2014-2018, çmimet u rritën me 21%. Në vija të përgjithshme kemi patur rritje të çmimeve. Gjatë qeverisjes së Berishës, pensionet u dyfishuan. Ka hapësirë për të rritur çmimet.

Shifrat e punësimit janë shifra fantazmë, mashtrimet. Fondi për rritjen e pensioneve duhet të ishte 15 milionë dollarë. Fondi për këtë viti ishte më i ulëti. Në zonat urbane me rritjen e pensioneve i bie të shtohen 2 shishe vaj më shumëm, ndërsa në zonat rurale 1 shishe vaj më shumë. Në buxhetin e vitit 2018, 94 milionë dollarë për koncesione.FMN thotë boll me koncesione. Me Berishën ata nuk krahasohen dot.”

The post Rritja e pensioneve, sa dy shishe vaj appeared first on 55 News.

]]>