Pentagon Archives - 55 News https://55news.al/tag/pentagon/ Tue, 25 Dec 2018 08:04:14 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Pentagon Archives - 55 News https://55news.al/tag/pentagon/ 32 32 Në kërkim të shefit të ri të Pentagonit https://55news.al/globi/ne-kerkim-te-shefit-te-ri-te-pentagonit/ Tue, 25 Dec 2018 08:04:14 +0000 https://new.55news.al/?p=76254 Largimi më herët se sa pritej i sekretarit amerikan të Mbrojtjes Jim Mattis, e ka zhvendosur vemendjen tek emërimi nga Presidenti Donald Trump i një shefi të ri të Pentagonit. Zëvendëssekretari i Mbrojtjes Patrick Shanahan do të jetë sekretari në detyrë i mbrojtjes duke filluar nga 1 janari, sipas një njoftimi të Presidentit Trump me […]

The post Në kërkim të shefit të ri të Pentagonit appeared first on 55 News.

]]>
Largimi më herët se sa pritej i sekretarit amerikan të Mbrojtjes Jim Mattis, e ka zhvendosur vemendjen tek emërimi nga Presidenti Donald Trump i një shefi të ri të Pentagonit.

Zëvendëssekretari i Mbrojtjes Patrick Shanahan do të jetë sekretari në detyrë i mbrojtjes duke filluar nga 1 janari, sipas një njoftimi të Presidentit Trump me një koment në Twitter të dielën.

Zoti Shanahan ka punuar për më shumë se tre dekada në kompaninë Boeing dhe ishte zëvendëspresident i kompanisë kur mori postin e zëvendës shefit të Pentagonit në korrik 2017.

Zyrtarët amerikanë thanë se nuk e dinë nëse zoti Shanahan do të jetë kandidati i presidentit për postin e shefit të ri të Pentagonit për të zëvendësuar zotin Mattis.

Në Shtetet e Bashkuara është mjaft e pazakontë që Pentagoni të ketë një sekretar në detyrë. Historikisht, kur një sekretar i mbrojtjes jep dorëheqjen, ai qëndron në post deri në konfirmimin e një pasardhësi.

Dorëheqja e zotit Mattis shënoi fundin e tensioneve në marrëdhëniet midis tij dhe Presidentit Trump që ishin thelluar muajt e fundit. Javën e kaluar thyerja mes tyre u bë e plotë pas vendimit të zotit Trump për të tërhequr trupat nga Siria. Ajo u bë publike me letrën e dorëheqjes që zoti Mattis i paraqiti Presidentit./VOA

The post Në kërkim të shefit të ri të Pentagonit appeared first on 55 News.

]]>
Pentagon, dyshime për dy letra me helm vdekjeprurës https://55news.al/globi/pentagon-dyshime-per-dy-letra-me-helm-vdekjeprures/ Tue, 02 Oct 2018 19:27:55 +0000 https://new.55news.al/?p=54388 Pentagoni tha të martën se kishte marrë letra që dyshohet se përmbanin helmin vdekjeprurës ricinë, duke përfshirë një zarf që një zyrtar tha se i drejtohej Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis. Pentagoni tha në një deklaratë se e kishte vënë në karantinë objektin e shpërndarjes së postës dhe se FBI-ja po analizon zarfet. Zyrtarët thanë […]

The post Pentagon, dyshime për dy letra me helm vdekjeprurës appeared first on 55 News.

]]>
Pentagoni tha të martën se kishte marrë letra që dyshohet se përmbanin helmin vdekjeprurës ricinë, duke përfshirë një zarf që një zyrtar tha se i drejtohej Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis.

Pentagoni tha në një deklaratë se e kishte vënë në karantinë objektin e shpërndarjes së postës dhe se FBI-ja po analizon zarfet.

Zyrtarët thanë se zarfet fillimisht testuan pozitivisht për ricinë pasi u zbuluan nga policia e Pentagonit të hënën në një objekt postar.

Objekti ndodhet në kompleksin e Pentagonit, por jo në ndërtesën kryesore.

Ricina mund të shkaktojë vdekjen brenda 36-72 orësh nga ekspozimi ndaj një sasie mjaft të vogël, sa një majë gjilpëre. Kundër ricinës nuk ekziston ndonjë antidotë e njohur.

The post Pentagon, dyshime për dy letra me helm vdekjeprurës appeared first on 55 News.

]]>
Haradinaj: Pentagoni përkrah ushtrinë dhe popullin e Kosovës https://55news.al/bota-shqiptare/haradinaj-pentagoni-perkrah-ushtrine-dhe-popullin-e-kosoves/ Fri, 28 Sep 2018 12:29:21 +0000 https://new.55news.al/?p=53069 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur me nderime të larta ushtarake nga Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-ve, James Mattis, në selinë e Pentagonit në Washington. Kryeministri Haradinaj e ka informuar Sekretarin Mattis për të gjitha zhvillimet nëpër të cilat po kalon vendi. Në takimin me krerët më të lartë të […]

The post Haradinaj: Pentagoni përkrah ushtrinë dhe popullin e Kosovës appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur me nderime të larta ushtarake nga Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-ve, James Mattis, në selinë e Pentagonit në Washington.

Kryeministri Haradinaj e ka informuar Sekretarin Mattis për të gjitha zhvillimet nëpër të cilat po kalon vendi.

Në takimin me krerët më të lartë të Departamentit të Mbrojtjes, Kryeministri Haradinaj ritheksoi se Ushtria e Kosovës do të jetë garancë e paqes në vend dhe rajon, multietnike dhe e gatshme për të shërbyer krah ushtrisë amerikane në misione paqësore në botë.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi sekretarin Mattis për të gjitha të arriturat e vendit, në veçanti për procesin e nisur të transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Të rinjtë tanë, nga FSK-ja kanë pasur fatin që të mësojnë nga profesionistët më të mirë të ushtrisë amerikane, përmes programeve që na janë ofruar përgjatë viteve. Kjo eksperiencë e fituar është baza më e mirë që e kemi për transformimin e FSK-së dhe Kosova është e gatshme për këtë etapë”, ka thënë Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Qeveria e vendit është e fokusuar që të vazhdojë partneritetin me Pentagonin dhe Ëashingtonin zyrtar dhe ka kërkuar nga Sekretari Mattis përkrahjen e tij, në anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat e sigurisë dhe në NATO.

“Aleatët më të mirë të Kosovës në kohë krize dhe në kohë paqeje kanë qenë dhe janë ShBA-të. Ajo që kanë bërë ushtarët amerikanë duke shërbyer në Kosovë, është vepër për të cilën ne ndjehemi krenarë, për të cilën ju duhet të ndjeheni krenarë”, ka shtuar Kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj e ka informuar Sekretarin e Mbrojtjes Mattis se Kosova është e gatshme të përmbyllë procesin e dialogut me Serbinë dhe të përfundojë konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit.

Nga ana tjetër, Sekretari Mattis ka shprehur konsideratat më të larta për popullin e Kosovës, të kaluarën e saj dhe aspiratat për të jetuar të lirë si pjesë e familjes euro-atlantike.

Sekretari Mattis ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë Amerikane për të ndihmuar Kosovën në procesin e dialogut, por edhe në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Në këtë kontekst sekretari Mattis konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e fuqishme për FSK-në dhe procesin e ndërlidhur me transformimin e kësaj force konform planit strategjik të paraparë. Në këtë plan Sekretari Mattis konfirmoi se ShBA do të punojë ngushtë në implementimin e secilës etapë të këtij plani.

Pritja zyrtare me nderime ushtarake në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, është një nga takimet e posaçme në kuadër vizitës zyrtare që Kryeministri Haradinaj është duke e zhvilluar në ShBA.

The post Haradinaj: Pentagoni përkrah ushtrinë dhe popullin e Kosovës appeared first on 55 News.

]]>