pentagoni Archives - 55 News https://55news.al/tag/pentagoni/ Sun, 28 Oct 2018 17:51:33 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png pentagoni Archives - 55 News https://55news.al/tag/pentagoni/ 32 32 Mattis: Pentagoni po shqyrton dislokimin e disa qindra trupave në kufi me Meksikën https://55news.al/globi/mattis-pentagoni-po-shqyrton-dislokimin-e-disa-qindra-trupave-ne-kufi-me-meksiken/ Sun, 28 Oct 2018 17:51:33 +0000 https://new.55news.al/?p=61989 Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis tha se zyrtarët e Pentagonit po përpunojnë ende detajet mbi dislokimin e disa qindra trupave në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, pasi një karvan emigrantësh vazhdon rrugën e tij përmes Meksikës drejt Shteteve të Bashkuara. Mattis foli me gazetarët që udhëtonin me të për në Pragë. Të premten, […]

The post Mattis: Pentagoni po shqyrton dislokimin e disa qindra trupave në kufi me Meksikën appeared first on 55 News.

]]>
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis tha se zyrtarët e Pentagonit po përpunojnë ende detajet mbi dislokimin e disa qindra trupave në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, pasi një karvan emigrantësh vazhdon rrugën e tij përmes Meksikës drejt Shteteve të Bashkuara.

Mattis foli me gazetarët që udhëtonin me të për në Pragë.

Të premten, Pentagoni miratoi një kërkesë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare për të dërguar qindra trupa në kufirin SHBA-Meksikë në atë që cilësohet si një rol mbështetës. Në një deklaratë të publikuar të premten thuhet se personeli do të mbështesë patrullën kufitare me ndihmën e planifikimit, ekipe mjekësore dhe ndërtimin e strehimit të përkohshëm, së bashku me detyrat e tjera mbështetëse.

Ata do të bashkohen me më shumë se 2,000 anëtarë të Gardës Kombëtare tashmë të vendosur në zonë që po japin mbështetje për agjentët e patrullimit kufitar.

Ndërkohë, administrata Trump njoftohet se po shqyrton një urdhër të ri ekzekutiv që synon bllokimin e azil kërkuesve dhe emigrantëve të kalojnë kufirin SHBA-Meksikë.

The post Mattis: Pentagoni po shqyrton dislokimin e disa qindra trupave në kufi me Meksikën appeared first on 55 News.

]]>
Pentagoni shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në kufirin jugor https://55news.al/aktualitet/pentagoni-shqyrton-mundesine-e-dergimit-te-trupave-ne-kufirin-jugor/ Fri, 26 Oct 2018 07:23:50 +0000 https://new.55news.al/?p=61343 Pentagoni po shqyrton mundësinë e dërgimit të qindra trupave në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, pasi presidenti Donald Trump përsëriti të enjten se do të vihej në dispozicion ushtria për të mos lejuar imigrantët nga Amerika Qendrore që të hyjnë në territorin amerikan. Një zyrtar amerikan konfirmoi për Zërin e Amerikës se Pentagoni e […]

The post Pentagoni shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në kufirin jugor appeared first on 55 News.

]]>
Pentagoni po shqyrton mundësinë e dërgimit të qindra trupave në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, pasi presidenti Donald Trump përsëriti të enjten se do të vihej në dispozicion ushtria për të mos lejuar imigrantët nga Amerika Qendrore që të hyjnë në territorin amerikan.

Një zyrtar amerikan konfirmoi për Zërin e Amerikës se Pentagoni e ka marrë kërkesën nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare për trupa për të ndihmuar agjentët e patrullimit të kufirit. Zyrtari, duke folur nën kushtet e anonimitetit tha se në kërkesë nuk ishte përcaktuar numri i trupave pasi ai vendoset nga Pentagoni, në varësi të nevojës për ta.

Trupat do të mbështesin Mbi 2 mijë trupa të Gardës Kombëtare janë të dislokuara.

Presidenti Trump i është referuar karvanit të imigrantëve, që është mbi 1 mijë e 600 kilometra larg kufirit më të afërt të Shteteve të Bashkuara, si “emergjencë kombëtare”.

“Do të nxjerr ushtrinë për këtë Emergjencë Kombëtare. Ata do të ndalohen”, shkruante zoti Trump në Twitter të enjten.

Zoti Trump tha gjithashtu se ishte dakord me një zyrtar të një sindikate të rojave të kufirit se është faji i demokratëve që imigrantët kërkojnë strehim në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan ka denoncuar Hondurasin, El Salvadorin dhe Guatemalëm që nuk i kanë ndaluar qytetarët e tyre që të niseshin për në Shtetet e Bashkuara. Ai tha të hënën se do të fillonte ndërprerjen e ndihmës së huaj për ato vende dhe javën e kaluar paralajmëroi se do të përdorte trupat ushtarake për të mbyllur kufirin.

The post Pentagoni shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në kufirin jugor appeared first on 55 News.

]]>
Pentagoni dërgon ushtarë në kufirin SHBA-Meksikë https://55news.al/globi/pentagoni-dergon-ushtare-ne-kufirin-shba-meksike/ Thu, 25 Oct 2018 20:14:17 +0000 https://new.55news.al/?p=61303 Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të dërgojnë trupa ushtarake në kufirin SHBA-Meksikë, në një kohë që karvani i emigrantëve vazhdon të marshojë përmes Meksikës. Sipas amerikanëve, rreth 800 trupa do të vendosin tenda pranë kufirit dhe nuk kanë për qëllim vendosjen e rendit. Karvani i emigrantëve u nis fillimisht nga Hondurasi. Disa thonë […]

The post Pentagoni dërgon ushtarë në kufirin SHBA-Meksikë appeared first on 55 News.

]]>
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të dërgojnë trupa ushtarake në kufirin SHBA-Meksikë, në një kohë që karvani i emigrantëve vazhdon të marshojë përmes Meksikës.

Sipas amerikanëve, rreth 800 trupa do të vendosin tenda pranë kufirit dhe nuk kanë për qëllim vendosjen e rendit.

Karvani i emigrantëve u nis fillimisht nga Hondurasi. Disa thonë se origjina e marshimit erdhi nga një lajm i rremë në vendin e tyre, që thoshte se një biznesmen vendas, me banim në Amerikë, do të paguante për udhëtimin e emigrantëve. Emigrantët nisën marshimin dhe karvani shtohej nga dita në ditë, duke arritur deri në 7000.

Kur mbërritën në kufirin me Meksikën, autoritetet vendase iu përgjigjën thirrjes së Presidentit Donald Trump dhe u përpoqën t’i ndalojnë, por emigrantët e çanë gardhin që ishte vendosur dhe vazhdojnë udhën e tyre.

The post Pentagoni dërgon ushtarë në kufirin SHBA-Meksikë appeared first on 55 News.

]]>
Pentagoni njofton për rritjen e pranisë ushtarake në Atlantik https://55news.al/globi/pentagoni-njofton-per-rritjen-e-pranise-ushtarake-ne-atlantik/ Sat, 05 May 2018 13:23:39 +0000 https://new.55news.al/?p=12561 Pentagoni ka nisur një komandë të re detare, me qëllim që të forcojë praninë e SHBA-së dhe NATO-s në veri të Oqeanit Atlantik, pas rritjes së prezencës ruse në këtë zonë. “Rikthimi i konkurrencës së fuqisë së madhe dhe rritja e prezencës së Rusisë kërkon që NATO të rifokusohet në Atlantik, që të sigurojë përkushtimin […]

The post Pentagoni njofton për rritjen e pranisë ushtarake në Atlantik appeared first on 55 News.

]]>
Pentagoni ka nisur një komandë të re detare, me qëllim që të forcojë praninë e SHBA-së dhe NATO-s në veri të Oqeanit Atlantik, pas rritjes së prezencës ruse në këtë zonë.

“Rikthimi i konkurrencës së fuqisë së madhe dhe rritja e prezencës së Rusisë kërkon që NATO të rifokusohet në Atlantik, që të sigurojë përkushtimin në kontinent dhe të demonstrojë aftësitë e parandalimit”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Jonny Michael.

Komanda e re e NATO-s “do të jetë çelës i sigurisë transatlantike”, ka thënë ai. Plani për rritjen e prezencës në Atlantik është miratuar gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në shkurt, si pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë në vijat detare dhe linjat e komunikimit në mes të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Vendimi i Pentagonit reflekton rritjen e shqetësimit në Evropë dhe brenda NATO-s, pas rritjes së prezencës ushtarake dhe patrullimeve të Rusisë në rajonin e Atlantikut.

Rusia ka shtuar patrullimet në Detin Baltik, Atalntikun Verior dhe në Arktik, kanë thënë zyrtarët e NATO-s edhe pse flota detare e Rusisë është më e vogël sesa ka qenë në kohën e Luftës së Ftohtë.

Pavarësisht të dhënave që tregojnë se ekonomia e dobësuar ka detyruar Moskën që të ulë shpenzimet për ushtri për 20 për qind vitin e kaluar, Gjenerali i ushtrisë çeke, Petr Pavel, që është kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë ka thënë se NATO duhet të vazhdojë të ndërtojë mbrojtjen e saj.

“Kapacitetet ushtarake ruse, si ato konvensionale dhe ato bërthamore janë të mëdha”, ka thënë ai.

“Ne, thjesht nuk mund t’i lejojmë që të rrisin kapacitetet e mbrojtjes, në të gjitha shërbimet dhe domenet. Prandaj, ne duhet të reagojmë”, ka thënë ai.

Sipas planit të ri, Shtetet e Bashkuara do të vendosin selinë e re të Komandës së Altantikut të NATO-s në Norfolk, Virxhinia, ku Pentagoni po ofron që të mbajë një takim të Komandës së Përbashkët të Forcave të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë muajit shkurt u kishte thënë gazetarëve se “ne kemi parë një Rusi më të sigurt, kemi parë një Rusi që gjatë shumë viteve ka investuar shumë në aftësitë ushtarake, ka modernizuar aftësitë ushtarake, të cilat nuk janë vetëm forca konvensionale, por gjithashtu forca bërthamore”.

Ai ka thënë se Komanda e re e Atlantikut do të jetë vitale për Aleancës, në mënyrë që të jetë në gjendje të përgjigjet. NATO gjithashtu ka krijuar një komandë të re të logjistikës, që pritet të vendoset në Gjermani.

Në të njëjtën kohë, forcat detare amerikane kanë rivendosur flotën e dytë, që ishte larguar në vitin 2011, si masë për të kursyer fonde.

Admirali John Richardson, që është shef i operacioneve detare, ka thënë se kjo lëvizje vjen pas i ambienti i sigurisë “vazhdon të bëhet më sfidues dhe më kompleks”.

Marina ka thënë se komanda e re do të mbikëqyrë anijet, avionët dhe forcat tokësore në Bregun Lindor dhe në veri të Oqeanit Atlantik dhe do të jetë përgjegjëse për trajnimin e forcave dhe kryerjen e operacioneve detare në rajon.

Komanda do të fillojë operacionet më 1 korrik. Kjo komandë do të raportojë te marina amerikane dhe fillimisht do të përfshijë 11 oficierë dhe 4 persona në kuadër të personelit. Ky numër i stafit do të rritet më pas në më shumë se 250 persona, ka njoftuar Pentagoni.

The post Pentagoni njofton për rritjen e pranisë ushtarake në Atlantik appeared first on 55 News.

]]>
Vendimi i Pentagonit: Burgu ushtarak amerikan do të mbahet hapur https://55news.al/globi/vendimi-i-pentagonit-burgu-ushtarak-amerikan-do-te-mbahet-hapur/ Fri, 04 May 2018 17:17:02 +0000 https://new.55news.al/?p=12339 Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të dërgojnë terroristë të dyshuar të kapur në fushat e betejës në objektin e tyre të paraburgimit në Gjirin Guantanamo, në Kubë, për aq kohë sa ata paraqesin një “kërcënim të vazhdueshëm, e të madh” për vendin.Të mërkurën, zyrtarët e Pentagonit dërguan udhëzimin e përditësuar në Shtëpinë e Bardhë, […]

The post Vendimi i Pentagonit: Burgu ushtarak amerikan do të mbahet hapur appeared first on 55 News.

]]>
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të dërgojnë terroristë të dyshuar të kapur në fushat e betejës në objektin e tyre të paraburgimit në Gjirin Guantanamo, në Kubë, për aq kohë sa ata paraqesin një “kërcënim të vazhdueshëm, e të madh” për vendin.
Të mërkurën, zyrtarët e Pentagonit dërguan udhëzimin e përditësuar në Shtëpinë e Bardhë, duke mbështetur vendimin e Presidentit Donald Trump për të ndryshuar kursin e administratës Obama dhe për të mbajtur të hapur burgun ushtarak amerikan.
I burgosuri i parë i larguar nga qendra e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos, që nga momenti kur zoti Trump mori detyrën, është kthyer në Arabinë Saudite për të kryer pjesën e mbetur të një dënimi prej 13 vitesh.
Ahmed Mohammed al-Darbi pranoi se ishte fajtor para një gjykate ushtarake, në bazën amerikane në Kubë në vitin 2014, për akuzat lidhur me një sulm të al-Kaidës ndaj një cisterne franceze të naftës.
Al-Darbi pritet të kryejë pjesën tjetër të dënimit, rreth nëntë vjet, në një program rehabilitimi saudit, si pjesë e një marrëveshjeje në rastet e pranimit të fajësisë, që përfshin dhënien e dëshmive të gjera kundër të tjerëve që mbahen në Guantanamo.

The post Vendimi i Pentagonit: Burgu ushtarak amerikan do të mbahet hapur appeared first on 55 News.

]]>