per grabitesit Archives - 55 News https://55news.al/tag/per-grabitesit/ Wed, 02 May 2018 15:33:07 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png per grabitesit Archives - 55 News https://55news.al/tag/per-grabitesit/ 32 32 Gjykata e Tiranës “injorante” nga teknologjia, shtyhet gjyqi për grabitësit e bankës https://55news.al/aktualitet/gjykata-e-tiranes-injorante-nga-teknologjia-shtyhet-gjyqi-per-grabitesit-e-bankes/ Wed, 02 May 2018 15:33:07 +0000 https://new.55news.al/?p=11472 Seanca e sotme gjyqësore në ngarkim të dy personave të akuzuar për vjedhjen e 20 milionë lekëve në një banke në zonën e ish-Bllokut ka dështuar. Kjo për shkak të pamundësisë së Gjykatës së Tiranës për të kopjuar disa DVD të paraqitura si provë nga ana e prokurorisë. Kopjimi i një DVD-je mund të jetë […]

The post Gjykata e Tiranës “injorante” nga teknologjia, shtyhet gjyqi për grabitësit e bankës appeared first on 55 News.

]]>
Seanca e sotme gjyqësore në ngarkim të dy personave të akuzuar për vjedhjen e 20 milionë lekëve në një banke në zonën e ish-Bllokut ka dështuar.

Kjo për shkak të pamundësisë së Gjykatës së Tiranës për të kopjuar disa DVD të paraqitura si provë nga ana e prokurorisë.

Kopjimi i një DVD-je mund të jetë një veprim shumë i thjeshtë dhe lehtësisht i realizueshëm nga çdo njeri në Shqipërinë e kompjuterizuar të vitit 2018, por të njëjtën gjë nuk mund ta themi për Gjykatën e Tiranës.

Pamundësia teknike e Gjykatës Penale të kryeqytetit për të kopjuar një DVD të paraqitur si provë nga Prokuroria u bë shkak për dështimin e një seance. Procesi i përkiste të pandehurve Roland Liti dhe Alan Babameto, të akuzuar për vjedhjen e një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.

Një kopje e DVD-ve u kërkua edhe nga avokatët, por këtu sharra ngeci në gozhdë.

Kryesuesi i kërkoi përfaqësuesit të akuzës të realizojë kopjimin, me qëllim vendosjen e tyre edhe në dispozicion të avokatëve. Prokurori kërkoi që veprimi të kryhej nga gjykata, por trupi gjykues bëri me dije se institucioni e kishte të pamundur ta realizonte këtë proces.

Për t’i dhënë kohë prokurorisë, gjykata ndërpreu gjyqin dhe caktoi seancën e radhës në 9 Maj. Ngjarja për të cilën akuzohen Liti dhe Babameto është shënuar në 8 gushtin e vitit 2016. Ata dyshohet të jenë autorët e vjedhjes së gati 20 milionë lekëve, pasi depërtuan në bankë përmes një tuneli në murin anësor të dhomës kasafortës.

The post Gjykata e Tiranës “injorante” nga teknologjia, shtyhet gjyqi për grabitësit e bankës appeared first on 55 News.

]]>