per Archives - 55 News https://55news.al/tag/per/ Wed, 06 Mar 2019 14:02:04 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png per Archives - 55 News https://55news.al/tag/per/ 32 32 Filantropi për të mos harruar, sipërmarrësi Flamur Hoxha mbështet botime të censuruara https://55news.al/aktualitet/filantropi-per-te-mos-harruar-sipermarresi-flamur-hoxha-mbeshtet-botime-te-censuruara/ Wed, 06 Mar 2019 14:02:04 +0000 https://new.55news.al/?p=88843 Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë pak ditë më parë, ishte e pamundur të mos emocionoheshe nga vargjet e poezive të shkruara nga Havzi Nela, nga vepra e tij e plotë, botuar së fundi nga Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë”. Nuk e kupton nëse emocionet vijnë nga fjalët e bukura të poetit kushtuar gruas së […]

The post Filantropi për të mos harruar, sipërmarrësi Flamur Hoxha mbështet botime të censuruara appeared first on 55 News.

]]>
Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë pak ditë më parë, ishte e pamundur të mos emocionoheshe nga vargjet e poezive të shkruara nga Havzi Nela, nga vepra e tij e plotë, botuar së fundi nga Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë”. Nuk e kupton nëse emocionet vijnë nga fjalët e bukura të poetit kushtuar gruas së tij, dashurisë së penguar, apo se ato fjalë dashurie i përkasin një burri të varur, që sot, për shkak të mendjes së lirë, gjendet pa kokë në varr.

Kur u mbushën 30 vjet nga varja e Havzi Nelës, ai u nderua përmes një cikli botimesh dhe eventesh e krah tij u nderuan edhe shkrimtarë të pushkatuar në kohën e regjimit komunist.

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë pak ditë më parë, ishte e pamundur të mos emocionoheshe nga vargjet e poezive të shkruara nga Havzi Nela, nga vepra e tij e plotë, botuar së fundi nga Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë”. Nuk e kupton nëse emocionet vijnë nga fjalët e bukura të poetit kushtuar gruas së tij, dashurisë së penguar, apo se ato fjalë dashurie i përkasin një burri të varur, që sot, për shkak të mendjes së lirë, gjendet pa kokë në varr.

Kur u mbushën 30 vjet nga varja e Havzi Nelës, ai u nderua përmes një cikli botimesh dhe eventesh e krah tij u nderuan edhe shkrimtarë të pushkatuar në kohën e regjimit komunist.

Disa breza, e mbi të gjitha të rinjtë, vështirë të njohin dhimbjen e atëhershme. Në fakt, vetëm “veshja” e një dhimbje të tillë, vlerësimi i fjalës së lirë do të bënte të mbeshteten financiarisht disa botime të rralla.

Pas disa botimeve kushtuar Havzi Neles jo rastësisht është sipërmarrësi Flamur Hoxha. Idealet e përbashkëta, e dhimbjet e ngjashme, e rrisin ndjenjën e përgjegjësisë për të mbështetur, a për t’u dhënë dorë: kauzës e idealeve.

Rexhep Shahu, Kryeredaktor i Klubit të Poezisë tregon se, “humanisti Flamur Hoxha ka financuar botimet e munguara të poetit Havzi Nela. Këtu përfshihet vepra e plotë e tij me 5548 vargje të panjohura në masën 80 përqind. Libri “Shkrimtarët për Havzi Nelën – Shpirti i lirë i Lumës”, shkruar posaçërisht nga mbi 50 shkrimtarë dhe numri special 14 i revistës Illz, revistë letrare e Tiranës me 500 faqe, kushtuar shkrimtarëve martirë në 30-vjetorin e varjes së Havziut. Vitin e kaluar është nderuar me mbështetjen e Flamurit, shkrimtari i pushkatuar gjatë regjimit komunist Trifon Xhaxhika. Një grup shkrimtarësh bënë pelegrinazh në fshatin Peshtan të Tepelenës, ku është pushkatuar poeti i parë në regjimin komunist Trifon Xhaxhika. Për dy poetë të pushkatuar të Librazhdit: Vilson Blloshmi dhe Genc Leka është duke u botuar gjithashtu një libër”.

Po pse kjo ndjeshmëri e Flamur Hoxhes ndaj këtij grupi shkrimtarësh të varur e të pushkatuar, për të cilët Ministria e Kulturës nuk pati mundësi a vëmendje të duhur.

Një shembull në sipërmarrje sot, me biznesin e veshjeve tashmë në nivele ndërkombëtare, Flamuri u rrit duke e parë komunizmin në këndin e tij më të shëmtuar: atë të internimit. Banorët e zonës tregojnë se, pas pushkatimit të gjyshit të tij, në vitin 1974, gjashtë skoda me rimorkio dërgojnë në internim familjen e madhe të Flamurit, ndërsa ai ishte vetëm në klasën e dytë. Internim që zgjati deri në ardhjen e demokracisë.

Po le t’u kthehemi librave që kanë marrë jetë falë mbështetjes së tij.

Rexhep Shahu tregon pse kanë vlerë këto libra duke theksuar se, “Kanë vlerë, jo sepse nxjerrin Havzi Nelën disident. Havzi Nela është disident, është antikomunist. Është antikomunisti më i hapur, më i deklaruar, i cili ka thënë në gjyq “unë nuk ju dua juve. Unë jam kundër Enver Hoxhës”. Sipas tij, objekt e qëllim i botimit ishte nevoja për të evidentuar Havzi Nelën si shkrimtar. Është i vetmi shkrimtar i varur, nuk ka asnjë shkrimtar të varur. Ka shkrimtarët të pushkatuar siç janë: Vilsoni, Genci dhe Trifoni dhe priftërinjtë pas luftës së dytë botërore. Por, Havzi Nela është shkrimtari i varur i vetëm në Europë.c

Havzi Nela u var në sheshin e qytetit të Kukësit tek ish agjensia e Kukësit me 10 gusht 1998, dy vjet para shembjes së diktaturës komuniste.

Në 30 vjetorin e varjes së tij, Bashkia e Kukësit me nismën e Kryetarit të Bashkisë, Bashkim Shehu, ngriti bustin e tij në një bulevard të qytetit dhe ndërtoi nga themelet shtëpinë në fshatin e poetit në Kollovoz.

Në fakt, e shkuara është bazë për të ardhmen. Ne sot kur shkruajmë në mediat sociale, kur shprehemi vend e pa vend, nuk e dimë sa vlerë ka fjala e lirë.

Po ndërkohë, sa nga ne dinë këngët e gjyshërve tanë, vjersha, përralla, rite të dasmave e të mortit të zonës nga ku vijmë? Sot i gjithë rajoni i Kukësit, Hasit, Malziut, Fanit, malsisë së Gjakovës  mund të shihet si një model për të gjitha rajonet e Shqipërisë, falë botimit të një trashëgimie kulturore të 9 volumeve, me mbi 4000 faqe të formatit të madh. Në një intervistë Rexhep Shahu tregon se janë publikuar e janë ende në botim e sipër disa visare. “Flasim për tradita, fjalë, e rite që nuk gjenden më. Që nga 1950, janë mbledhur nga Prof. Shefqet Hoxha, mes njerëve të moçëm të atyre viteve, por deri dje, para një viti, ishin dorëshkrim derisa e mori përsipër sponsorizimin e tyre Flamur Hoxha”.

Duhet dashuri për të bërë mirë e për të qëndruar në heshtje njëkohësisht. Njerëzit për njerëzit është historia e burrave kuksianë, ku sipërmarrësi nuk lë të harrohet poeti i varur, e nuk lë dorëshkrim gjithë pasurinë shpirtërore të zonës mbledhur me fanatizëm nga prof. Shefqet Hoxha.

Në një nga takimet në Akademinë e Shkencave në Tiranë shkrimtari Zija Çela, e cilëson Flamur Hoxhën “Deputet i Letërsisë”.

Ai në fakt, krahas 16 numrave të revistës letrare ILLZ, revistë letrare e Tiranës, ka mundësuar botimin e disa librave që kanë qarkulluar në Europë në disa gjuhë, flisnin për ne, e ne nuk e dinim çfarë.

Flitet për disa libra, të shkruara nga personalitete të spikatura serbe për qëndrimet e tyre  antishshqiptare. Duhet guxim, për të risjellë pas më shumë se 100 vitesh, librin e ish Kryeminsitrit Serb Vladan Gjeorgjeviq, libër që thotë se Shqiptarët janë me bisht. Ai libër qarkullon prej kohësh, më shumë se një shekull në serbisht, gjermanisht dhe frëngjisht, por jo në shqip, ndonëse ish kryeministri i Shqipërisë Mustafa Kruja e ka përkthyer në 1928 në shqip në Kroaci.

Të gjithë kemi dëgjuar për shpërguljen e shqiptarëve, por kush e dinte që për këtë kishte një libër. Po për ndarjen e kufinjëve të Shqipërisë në vitin 1913? Flamuri ka mundësuar me mbështetjen e tij, të njohim më mirë disa qëndrime, konflikte politike e sociale përmes disa librave të veçantë që i bëjnë një nder të madh Albanologjisë. Albana Mucaj

The post Filantropi për të mos harruar, sipërmarrësi Flamur Hoxha mbështet botime të censuruara appeared first on 55 News.

]]>
Pas performancës mes Bradley Cooper dhe Lady Gaga, reagon ish-gruaja e aktorit (FOTO) https://55news.al/lifestyle/pas-performances-mes-bradley-cooper-dhe-lady-gaga-reagon-ish-gruaja-e-aktorit-foto/ Tue, 26 Feb 2019 15:03:54 +0000 https://new.55news.al/?p=87610 Lady Gaga dhe Bradley Cooper kënduan në mbrëmjën e “Oscars” këngën “Shallow” dhe të gjithë ata që e ndoqën e komentuan si një moment romantik mes tyre, me shikime dhe përqafime plot dashuri kundrejt njëri-tjetrit. Mesa duket kimia mes tyre e tyre ishte aq e dukshme, aq sa edhe Jennifer Espositi, ish-gruaja e Bradley Cooper […]

The post Pas performancës mes Bradley Cooper dhe Lady Gaga, reagon ish-gruaja e aktorit (FOTO) appeared first on 55 News.

]]>
Lady Gaga dhe Bradley Cooper kënduan në mbrëmjën e “Oscars” këngën “Shallow” dhe të gjithë ata që e ndoqën e komentuan si një moment romantik mes tyre, me shikime dhe përqafime plot dashuri kundrejt njëri-tjetrit.

Mesa duket kimia mes tyre e tyre ishte aq e dukshme, aq sa edhe Jennifer Espositi, ish-gruaja e Bradley Cooper nuk ka mbetuar pa reaguar pas performancës së tyre.
Reagimi i Jennifer erdhi në një postim në Instagram të komedianit të njohur David Spade, i cili përpos publikimit të performancës së dyshes së njohur, kishte shtruar edhe një pyetje ngacmuese.
“A ka ndonjë shans që këto të dy nuk kanë bërë seks me njëri-tjetrin?”-shkruante ai në mbishkrimin që shoqëronte videon e publikuar, duke nënkuptuar se ka pasur diçka më shumë se sa thjesht shoqëri mes Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper.
“Ha…”- ka komentuar Jennifer në postimin e publikuar duke mos thënë më shumë se aq, por ndoshta duke nënkuptuar se dhe ajo ndan të njejtin mendim me komedianin.
Bradley dhe Jennifer, e cila është gjithashtu një aktore e njohur me rolet e saj në shumë filma, u martuan dhe u ndanë në vitin 2007.

The post Pas performancës mes Bradley Cooper dhe Lady Gaga, reagon ish-gruaja e aktorit (FOTO) appeared first on 55 News.

]]>
Për ty digjem/Cikël poetik nga Naxhije Kiqina https://55news.al/kulture/per-ty-digjem-cikel-poetik-nga-naxhije-kiqina/ Wed, 20 Feb 2019 16:04:37 +0000 https://new.55news.al/?p=86616 Nga Naxhije Kiqina   MOS PARAGJYKO Ti që gjykon hiq pa ndalë Ti që gjykon vetëm me fjalë, Hesht e dëgjom një minute mua  Ke shumë gjëra për të mësuar! Shiko punët e tua or mik Shiko jetën si po të ik, Shiko veten se si vepron  Padrejtësisht tjerët gjykon! Mos u merr me jetët […]

The post Për ty digjem/Cikël poetik nga Naxhije Kiqina appeared first on 55 News.

]]>
Nga Naxhije Kiqina

 

MOS PARAGJYKO

Ti që gjykon hiq pa ndalë

Ti që gjykon vetëm me fjalë,

Hesht e dëgjom një minute mua 

Ke shumë gjëra për të mësuar!

Shiko punët e tua or mik

Shiko jetën si po të ik,

Shiko veten se si vepron 

Padrejtësisht tjerët gjykon!

Mos u merr me jetët e askujt

Merru me vetveten qe kë humb,

Nëse pak ke njerëzi

Leri thashethemet fatzi!

 Mos festo fatkeqësinë e askujt

Por uroj te mira çdokujt,

Për thashetheme nuk ka shpërblim

Vetëdijesohu or miku im…!

 

FAMILJA IME

Sa e lehtë jeta

Kur ka kush të don,

Sa të lehta sfidat

Kur vetëm s’i përballon.

Sa e bukur jeta

Kur jemi komplet,

Çdo gjë e vështirë

Për ne është e lehtë.

 Mbushur me vullnet

E me zemër plotë,

E kam unë familjen

Më të mirën në botë.

 

PËR TY DIGJEM

 

Ah, sa digjem për ty oj hënë

Miliona shekuj vetëm m’ke lënë,

I vetëm me zjarr e lot pa ty

S’ shuhem pa u bashkuar të dy.

E për ty errësirën do ta pushtoj

Me tërë forcën do të ndriçoj,

Nga terri i zi do të largoj

Dhe afër vetës do të afroj.

Nuk duroj te te kem larg

T’mos përqafoj, puthi çdo anë,

Nuk duroj të të lë t’vetmuar

E të mos jemi bashkë t’përqafuar.

Duro moj bardhësia ime

Duro e kurrë mos u dorëzo,

Ty të kam të vetmen shpresë

Unë pa ty shuhem dhe vdes.

 

NËNA DRENICË

 

Me mburrje vullnet e krenari 

Të nisa një këngë për ty,

Oj nëna Drenicë toka jonë

Të gjithë fëmijët ta këndojnë. 

Të nisa një poezi strofa strofa

Që ta thonë burrat nëpër oda,

Sa e fortë ishe oj nënë Drenicë

Sa e dashur je oj tokë e lirisë.

I nisa këto vargje vetëm për ty

Që më rrite me vështirësi,

I thura për ty me disa fjalë

Ah, nënë Drenicë të qofsha falë.

Sot Drenica po lulëzon

Kënga e lirisë kudo jehon,

Nuk është më ajo si dikur

Në errësirë, ne katrahurë.

 

LAKMIA VRET

 

Pse nuk ngopesh me atë qe ke

Pse nuk jeton çdo ditë të re,

Mos or vëlla se të iku jeta

Të mashtroj lakmia e shkreta!

Pse kështu ti po vepron

Asgjë s’merr me vete kur shkon,

Pse gjithë kjo lakmi e shkret

Shkatrrove veten dhe të tjerët!

Ndalu një ditë dhe pak jeto

Shiko botën si rrjedhon,

Fëmijët t’u rriten pa i parë

Mendo për ta o lakmitar!

 

I GËZOHEM JETËS

 

Çdo ditë i gëzohem jetës

Nuk jam njeri mëkatar,

I largohem çdo te keqe,

Qe t’mos jetoj një jetë të vrarë.

I gëzohem çdo ditë që vjen

Dhe çdo stinë që troket,

Do t’i gëzohem jetës jetë

Që çdo sfidë ta kaloj lehtë.

Zhgënjimi te unë s’është mbret

As mërzisë si vë kurorë,

Universi im është gëzimi

Nuk e njoh ç’është dëshpërimi.

Po ju lutem miqtë e mi

Mos jetoni me zhgënjime,

Ju keni jetën në duar

Pra, jetoni me gëzime!

 

PENA IME

 

Kur pena ime shkruan për ty

Gjithmonë krijon një kryevepër,

Sidomos për  sytë e tu të kafët,

Që më shtojnë dashurin dhe më tepër.

Ti më jep aq shumë ngrohtësi

E me llaston si një fëmijë,

Më ledhaton ëmbël heshtur pa fjal

Je xhani im që zemrën ta kam fal.

Të them më mungon këtë fjalë

Për ty shpesh ma thotë goja,

Ti je mbret për mua

ashtu siç ëndërroja.

Je Perëndia vet

që më gjallëron,

Je ekzistenca  vet

Që mua më frymëzon.

Naxhije1.jpg

 

The post Për ty digjem/Cikël poetik nga Naxhije Kiqina appeared first on 55 News.

]]>
Një kokë për një pëllëmbë tokë https://55news.al/opinion/nje-koke-per-nje-pellembe-toke/ Thu, 14 Feb 2019 07:37:55 +0000 https://new.55news.al/?p=85383 Nga Azgan HAKLAJ Koalicioni, apo më qartë kuarteti Putin-Erdogan-Rama-Thaçi, një aleancë antiperëdimore e antishqiptare, njëherësh kanë hyrë në dimrin e vetmisë së madhe. Dy të parët, lider autokratë dhe diktatorë kanë zgjuar ëndrrat dhe po përpiqen të jetësojnë ish-perandoritë ruso-otomane, njëherësh duan të ndajnë zonat e influencës në Ballkan përmes satelitëve të tyre Rama-Thaçi. Edhe […]

The post Një kokë për një pëllëmbë tokë appeared first on 55 News.

]]>
Nga Azgan HAKLAJ

Koalicioni, apo më qartë kuarteti Putin-Erdogan-Rama-Thaçi, një aleancë antiperëdimore e antishqiptare, njëherësh kanë hyrë në dimrin e vetmisë së madhe. Dy të parët, lider autokratë dhe diktatorë kanë zgjuar ëndrrat dhe po përpiqen të jetësojnë ish-perandoritë ruso-otomane, njëherësh duan të ndajnë zonat e influencës në Ballkan përmes satelitëve të tyre Rama-Thaçi.
Edhe pak ditë festojmë 11-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Pak ditë na ndajnë nga 20-Vjetori i Rambujesë.
Ky vit është 20-Vjetori i Çlirimit të Kosovës.
Edhe pak javë na ndajnë nga 20-Vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s, Koalicionit të Lirisë, mbi Serbinë gjakatare të Millosheviçit. Në 78 ditë makineria luftarake serbe u shkërmoq si një kështjellë rëre e kasapi Millosheviç së bashku me gjeneralët e tij kanibalë u detyrua të kapitullonte pa kushte. Atë kohë Rusia e Boris Jelcinit, megjithë presionin diplomatik e Veton në OKB, nuk mundi t’u vijë në ndihmë vëllezërve serbë. Presidenti Klinton, Sekretarja e Shtetit Medlin Olbrajt, gjenerali Klark, Londra-Parisi-Roma i treguan mbarë botës se NATO dhe Perëndimi nuk do të lejonin kurrë që në zemër të Europës të ushtrohej dhunë, genocid e spastrim etnik. Makineria ushtarake kolosale e fitimtare e NATO-s mbështeti djemtë e vajzat e Kosovës e shumë bijë e bija nga mbarë hapësira etnike shqiptare që ishin rreshtuar në UÇK dhe me kurajo, vetmohim e trimëri të pashoqe rrokën armët e u hodhën si shqiponja në zjarrin e betejave për liri.
Kosova e mbretërve dardanë, e Lekë Dukagjinit, e Zhuj Selmanit, e Ymer Prizrenit, e Sylejman Vokshit, e Mic Sokolit, e Sef Koshares, e Haxhi Zekës, e Ali Ibres. Kosova e Lidhjes së Prizrenit, e Lidhjes së Pejës. Kosova e Kuvendit të Verrave të Llukës. Kosova e Kryengritjeve të mëdha 1908-1909-1910. Kosova e Kuvendit të Junikut, e trinomit të lirisë Hasan Prishtinës-Isa Boletinit-Bajram Currit më 21-25 maj 1912 hartoi Platformën e Kryengritjes së Përgjithshme që finalizoi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Vlorë nga Plaku i Vlorës, Ismail Qemali.
Kosova – ky djep i kuvendeve, besëlidhjeve e kryengritjeve të mëdha për liri e pavarësi u mbyt nga gjaku i dragojve të ri të saj: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Adem Jashari, Luan Haradinaj, Shkëlzen Haradinaj, Agim Ramadani, Sali Çekaj, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Adrian Krasniqi, Bedri Shala, Bekim Berisha, Iliaz Kodra e mijëra djemve dhe vajzave që dhanë jetën për liri e çlirim kombëtar.
Numri i të vrarëve është aq i madh sa çdo pëllëmbë toke është e larë me gjak.
20 vjet më parë Bota e Lirë u ba dëshmitare e Masakrës barbare e çnjerëzore të Reçakut, ku dhjetra shqiptarë të pafajshëm u ekzekutuan nga falangat gjakatare të Millosheviçit dhe Arkanit. Kjo ngjarje shënoi një pikë kthese për Diplomacinë Euro-Atlantike e përmes saj për vet të ardhmen e Kosovës e të Kombit Shqiptar.
Sot kohët kanë ndryshuar në disfavor të armiqëve tanë historik serbo-sllav-ruso-otoman.
Shqiptarët në Ballkan janë një armatë 10 milionëshe e rreshtuar në krah të Aleancës më të madhe e më të fuqishme që ka njohur bota: NATO-s, SHBA e BE.
Shqipëria shënon 10-Vjetorin e antarësimit në NATO.
Këtë vit Kosova shënon 20-Vjetorin e Çlirimit dhe 11-Vjetorin e Pavarësisë.
Shqiptarët e Malit të Zi me votën e tyre përcaktuan antarësimin e Malit të Zi në NATO dhe vazhdimin e qeverisjes pro perëndimore.
Shqiptarët e Maqedonisë u banë përcaktues të rrugës së Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe zyrtarizuan Gjuhën Shqipe, gjuhën e Aleksandrit të Madh, Pirros, Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), Shenjtores Nanë Terezës.
Identiteti historik e kulturor i shqiptarëve, e drejta e tyre zakonore, vyrtytet e kodi i tyre i nderit solidariteti e humanizmi i trashëguar në shekuj, në genin e tyre, janë jo vetëm pashaportë e Identitetit Europian, por dhe themel i vlerave të Europës së civilizuar.
Beteja për Kosovën e Lirinë e saj nuk ishte vetëm betejë ushtarake.
Ajo ishte për një kohë të gjatë betejë diplomatike e morale, një gurë prove për vlerat e civilizimit perëndimor e kancelaritë e tyre.
Sot imperativ i kohës për Kombin Shqiptar është mbrojtja e Kosovës nga coptimi dhe mbrojtja e çdo pëllëmbe tokë të saj.
Kombi Shqiptar ka patur fatin të kishte nga gjaku i tij avokaten hyjnore, Nanë Terezen; gjeniun e politikës Ibrahim Rugovën; mendimtarin e filozofin, mendjendriturin, illuministin, “Volterin Shqiptar”- Ukshin Hotin, të cilin sherbimet sekrete serbo-sllave e vranë 20 vite më parë në shkurt 1999.
Kosova mbi trungun e saj ka provuar traktate, konferenca e protokolle, ka kaluar një sagë të gjatë sakrificash e kasandrash, humbjesh të mëdha jetësh njerëzore, genocid të pashembullt, shfarosje masive të popullsisë, spastrim etnik, me elaborate e operacione që nga Doktrina e Vuk Karaxhiqit – pyka shqiptare e Çubriolloviçit; elaborati i Qosiçit deri tek Operacioni “Patkoi” i Millosheviçit.
Në 11-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, në 20-Vjetorin e Çlirimit, Kosova është më afër se kurrë për t’u bërë pjesë e strukturave Euro-Atlantike dhe e Familjes Europiane.
Garante e mbrojtjes së këtyre arritjeve janë Ushtria e saj dhe SHBA. Kjo do të thotë së në trojet etnike shqiptare krahas Flamurit krenar të Gjergj Kastriotit do të valvitet edhe ai ngadhnjimtar i NATO-s, i SHBA dhe i BE.
Perëndimi e vlerat e lirisë, demokracisë e civilizimit kanë qënë gjithnjë ylli polar i shqiptarëve, të tilla janë sot e përgjithmonë.
Burrështetasit e shquar, themeluesit e shtetit të Arbërit, Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali, Mbreti Zog. Rugova, Ramush Haradinaj, Ali Ahmeti, korifejtë e Rilindjes Kombëtare e të mendimit – Frashëllinjtë, De Rada, Mjeda, Pashko Vasa, Konica, Fishta, Arbër Xhaferi e Ismail Kadare ju kanë treguar bashkëkombasve të tyre se për shqiptarët dielli lind nga përendon.
Shqiptarët sot janë faktor madhor i pamohueshëm e fuqiplotë në trojet e tyre etnike në Ballkan.
Koha e pazarlleqeve dhe e traktateve të fshehta, siç është ky i ndryshimit të kufijve, pra shkëmbim territoresh në këmbim të njohjes, një teatër sharlatan politik, me skenaristë binomin Putin-Erdogan e aktorë trinjaket Vuçiç-Thaçi-Rama, ka perënduar përgjithmonë.
Shqiptarët në shekulln e kaluar edhe pse në kushte shumë herë më të rënda e të pafavorshme se sot kanë ditur t’u tregojnë vendin Haxhi Qamilëve dhe Esadistëve të tyre.
Edi Rama, siç shkruante me të drejtë këto ditë një analist nga Kosova, e ka shitur praktikisht Shqipërinë te Turqia. Portet, aeroportet, minierat e hidrocentralet, ajkën e pasurisë kombëtare të cilat janë mushkëritë e ekonomisë tonë, ua ka varur në qafë barbarëve të Azisë.
Edi Rama e ka pushkatuar Kauzën Çame duke ua falur grekëve së bashku me Detin.
Teza e ndryshimit të kufijve, kjo dosje e zezë e kulisave politike ruso-turke e filluar qysh me çlirimin e Kosovës para dy dekadash, është hapur nga sivllau i Putinit, krushku i Erdoganit, nga Vuçiçi dhe po mbështetet nga dyshja kuislinge Thaçi-Rama, për interesat e tyre utilitare.
Vendosmëria e Kryeministrit Haradinaj dhe e Qeverisë së Tij, e Liderit të Opozitës së Bashkuar të Shqipërisë, z. Lulzim Basha, opinionit publik në Kosovë e në Shqipëri dhe nga patriotët e Kombit Shqiptar, për të mbrojtur çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare qoftë dhe me jetë njerëzore, është vija e kuqe që nuk mund ta kalojnë despotët e Kremlinit e të Ankarasë dhe shërbëtorët e tyre në Beograd e në të dy anët e kufirit etnik shqiptar.
Në epilogun e Çlirimit të Kosovës, ditës së madhe të triumfit kombëtar, sikur ta parandjente skenarin ogurzi për të cilin apostrofova më sipër e madhja Shkurte Fejza këndonte në kor me piskamen e shpirtit të një Kombi:
“Pa u farue djem e çika
Jo nuk ndahet Mitrovica
Nuk i lëshojmë trojet tona
Krejt Kosova është e Jona”.
Në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit në Mitrovicë, ish Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, u shpreh me këto fjalë: “Varri i Juaj Baca Isë do të jetë piramidë e kufirit me Serbinë dhe ju do të jeni gardiani i mbrojtjes së trojeve tona.”
E Drejta Ndërkombëtare ka në themel të saj sovranitetin e popujve dhe kjo është thembra e Akilit e projektit antishqiptar të ndryshimit të kufijve përmes shkëmbimit të territoreve, për të cilin punojnë prej kohësh armiqtë tanë shekullor.
Kancelaritë ruso-turke dhe ajo e Beogradit janë mëse të bindura se nuk mund ta ndalojnë zgjerimin e NATO-s e as të BE-së në Ballkan.
E provuan me skenarin malazez dhe maqedonas dhe dështuan me turp.
Në të dy rastet ishin shqiptarët që i dogjën skenarët e tyre dhe i rreshtuan këto shtete në anën e NATO-s e të Perëndimit.
Me frontin e dytë antiperëndimor e antishqiptar, me aktor kalifët Rama e Thaçi, është përpjekja e fundit e carëve të rinj ruso-turk Putin-Erdogan për ta mbajtur Ballkanin peng të politikës së tyre.
Shqipëria sot është e uzurpuar nga Edi Rama e Qeveria e Tij kriminale.
Është kjo arsyeja madhore që i bashkon opozitën dhe popullin në një flamur të vetëm, atë Kuqezi.
Më 16 shkurt është Marrshimi i pandalshëm i Lirisë.
Sovrani zbret si tajfun në sheshet “Skenderbej” e “Nanë Tereza” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të shpeëtuar demokracinë e Shtetin e së Drejtës të marrë peng nga Sulltan Rama, i cili po shet edhe trojet amtare për pushtetin e tij.
Ky uragan, me rrëzimin e Sulltan Ramës i then një këmbë oktapodit antishqiptar e antiperëndimor.
Japonezët kanë një postulat: “Më fal tokë që të shkel”. Thaçi dhe Rama trojet shqiptare të mbytur nga gjaku i derdhur nga martirët e rënë për mbrojtjen e tyre duan t’ia bajnë bonos Vuçiçit.
Mitrovica dhe çdo pëllëmbë tokë shqiptare është e jona. Ato do t’i mbrojmë me jetën tonë me moton : “Një kokë për çdo pëllëmbë tokë”.

The post Një kokë për një pëllëmbë tokë appeared first on 55 News.

]]>
Mbështetje nga Londra për protestën që do të mbahet më 16 shkurt në Tiranë https://55news.al/politike/mbeshtetje-nga-londra-per-protesten-qe-do-te-mbahet-me-16-shkurt-ne-tirane/ Tue, 12 Feb 2019 14:08:09 +0000 https://new.55news.al/?p=85081 Shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Londër së bashku me kreun e degës së PD Naim Hasani kanë zhvilluar një aktivitet përpara Parlamentity Britanik në shenjë solidariteti dhe mbështetje për protestën e qytetarëve shqiptarë të mbështetur nga Partia Demokratike e cila do të mbahet më 16 shkurt.  Dega e Partisë Demokratike në Britani, zhvilloi sot […]

The post Mbështetje nga Londra për protestën që do të mbahet më 16 shkurt në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Londër së bashku me kreun e degës së PD Naim Hasani kanë zhvilluar një aktivitet përpara Parlamentity Britanik në shenjë solidariteti dhe mbështetje për protestën e qytetarëve shqiptarë të mbështetur nga Partia Demokratike e cila do të mbahet më 16 shkurt.  Dega e Partisë Demokratike në Britani, zhvilloi sot një aktivitet simbolik, përpara Parlamentit Britanik, në shenje solidariteti nga Londra me protestën masive, paqësore dhe demokratike të thirrur nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe lideri i opozitës z. Lulzim Basha në Tiranë ne datën 16 Shkurt 2019. Kreu i degës së PD, Naim Hasani në fjalën e tij tha: -”Ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm në Shqipëri dhe diaspore kudo qe janë, ti bashkohen kësaj proteste.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve ka mjaft arsye për ti thënë JO, shkatërrimit të demokracisë, largimit masiv nga trojet shekullore dhe shuarjes totale të shpresës tek rinia shqiptare, nga Rilindja dhe qeverisja me bandat dhe krimin, kundër uzurpimit të parlamentit shqiptar nga elemente të rrezikshëm kriminale dhe oligarkë, kundër fenomenit te turpshëm të shitblerjes se votës me paratë e krimit, me pasoja shkatërrimtare për rendin demokratik ne Shqipëri.
Një kronike të zgjeruar te këtij aktiviteti sensibilizues, në mbështetje të protestës se 16 Shkurtit do ta ndiqni edhe në media.# Shqiperia Ngrihet”

 

The post Mbështetje nga Londra për protestën që do të mbahet më 16 shkurt në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
Për një zgjidhje të mirëfillte të krizës në Universitete https://55news.al/opinion/per-nje-zgjidhje-te-mirefillte-te-krizes-ne-universitete/ Wed, 30 Jan 2019 08:19:43 +0000 https://new.55news.al/?p=82744 Nga Romeo Gurakuqi Ceshtja themelore qe shtrohet per t’u diskutuar lidhur me Ligjin e Arsimit te Larte para se gjitha eshte : A duam zgjidhje teresore, qe do i sherbeje te ardhmes se universiteteve tona, apo te bejme disa makiazhe sa per te kaluar radhen? Jam kunder nderhyrjeve pjesore, per kenaqjen e interesave individuale te […]

The post Për një zgjidhje të mirëfillte të krizës në Universitete appeared first on 55 News.

]]>
Nga Romeo Gurakuqi

Ceshtja themelore qe shtrohet per t’u diskutuar lidhur me Ligjin e Arsimit te Larte para se gjitha eshte : A duam zgjidhje teresore, qe do i sherbeje te ardhmes se universiteteve tona, apo te bejme disa makiazhe sa per te kaluar radhen? Jam kunder nderhyrjeve pjesore, per kenaqjen e interesave individuale te kastave mekatare ne universitete dhe ne politike.
Per te realizuar hartimin e nje drafti te ri duhet te kuptojme se:
1. deformuesit e sistemit nuk mund te jene njekohesisht edhe rregulluesit dhe shpetimtaret e Universitetit nga kaosi. 
2. deformimi i ligjit te sistemit te arsimit te larte ne Shqiperi eshte vetem nje pjesez nga nderhyrjet irracionale, qe ekzekutivi i PS ka ndermarre ne 6 vite ne strukturat shteterore, te cilat e kane futur shtetin dhe shoqerine ne nje krize totale. 
3. zgjidhja nuk mund te realizohet nga personazhe rastesore dhe te “pafajshme”, te perfshira ne krye te puneve te sektorit arsimor, nga perpjekjet e “bojaxhiut” rilindas per te ndertuar fasadat, qe fshehin thelbin e pushtetit te tij korrupsionist dhe klientelist.
4. Kerkohet nje garanci politike per te ndertuar nje road map te korigjimit te afert dhe perspektiv te kuadrit ligjor. Me kete nenkuptoj, zgjidhjen e krizes imediate dhe fillimin e menjehershem te punes, ne menyre qe ne fund te korrikut se paku, Universitetet te kene nje akt te ri rregullator. Kete garanci politike nuk mund ta jape PS dhe qeveria e saj dhe aq me pak perfaqesuesit e “rilindjes”, te kooptuarit ne radhet e tyre, qe nuk kane asnje lidhje me universitetin.

Studentet dhe profesorati qe deshiron nje universitet ndryshe, nuk besoj se pranojne nje farse te radhes, e cila do i leje problemet aty ku ishin, ne vorbullen e rrethuar me mediokritet, taraf, hajduteri dhe pushtet force te komanduesve te derisotem te shkollave te larta shqiptare.
Eshte koha per nje nderhyrje thelbesore dhe teresore, te cilen mund ta bejne vetem disa individe ne kete vend, me karakteristika te posacme dhe me mundesi intelektuale dhe profesionale te “leximit” te rremujes institucionale ku ndodhemi. Universiteti eshte vetem nje sfere e kesaj nderhyrjeje dhe e ketij korigjimi, qe duhet te ndodhe ne kete mes dimri te gjate ne Shqiperine e varfer dhe te c’akorduar.

The post Për një zgjidhje të mirëfillte të krizës në Universitete appeared first on 55 News.

]]>
Ende asgjë për zgjedhjet! https://55news.al/opinion/ende-asgje-per-zgjedhjet/ Mon, 24 Dec 2018 14:15:27 +0000 https://new.55news.al/?p=76134 Nga Ylli Manjani Ministri i Brendshëm bën mirë që ka futur në axhendë përgatitjen për zgjedhje lokale. Por takimet mediatike me kryetar bashkish dhe prefektë nuk mjaftojnë. Ende mungon: 1. Një plan i qartë me masa konkrete se si do rinovohen 1.4 milionë karta identiteti që skadojnë deri datën e zgjedhjeve. As edhe një thirrje […]

The post Ende asgjë për zgjedhjet! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Ylli Manjani

Ministri i Brendshëm bën mirë që ka futur në axhendë përgatitjen për zgjedhje lokale.

Por takimet mediatike me kryetar bashkish dhe prefektë nuk mjaftojnë.

Ende mungon:

1. Një plan i qartë me masa konkrete se si do rinovohen 1.4 milionë karta identiteti që skadojnë deri datën e zgjedhjeve. As edhe një thirrje publike nuk kemi dëgjuar për këtë qëllim.

2. Lidhja e kontratës me kompaninë private që siguron mirmbajtjen e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Ka mbi 1.5 vite që ky Regjistër nuk mirmbahet sipas rregullave dhe protokolleve të IT. Gabimet në lista mund të jenë të rënda.

3. Sistemi i adresave që do përdoret për vendosjen e zgjedhësve në listën e zgjedhësve. Do jetë adresa e deklaruar në gjendjen civile, adresa e deklaruar tek formulari i OSHEE apo adresa dështake e kodit 10 shifror?!…

4. Një plan konkret ndërhyrje për parandalimin e personave me precedentë penalë në intimidinin e zgjedhesve dhe në blerjen e votës.

Këto masa nuk kanë lidhje me Kodin Zgjedhor.

Nuk kanë lidhje as me takimet me përfaqësues vendorë.

Janë detyra ekskluzive të qeverisë dhe konkretisht e Ministrisë së Brendshme.

The post Ende asgjë për zgjedhjet! appeared first on 55 News.

]]>
“Përgjigjiet” e Ramës për studentët https://55news.al/politike/pergjigjiet-e-rames-per-studentet/ Tue, 18 Dec 2018 13:21:22 +0000 https://new.55news.al/?p=74848 Nga Luçiano Boçi 1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.-PO, KOLLAJ FARE! ARSIMIN DO IA JAPIM ME KONCESION VILMËS. NORMAL, KU ËSHTË VILMA KA LEKË QEVERIA, SE NË FUND TË FUNDIT JUVE DO JUA MARRIM […]

The post “Përgjigjiet” e Ramës për studentët appeared first on 55 News.

]]>
Nga Luçiano Boçi

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.
-PO, KOLLAJ FARE! ARSIMIN DO IA JAPIM ME KONCESION VILMËS. NORMAL, KU ËSHTË VILMA KA LEKË QEVERIA, SE NË FUND TË FUNDIT JUVE DO JUA MARRIM NGA XHEPAT, SE KU DO I GJEJMË NE?! TË JENI TË BINDUR SE KJO, NGA PËRGJYSMIM DO TA BËJË FALAS FARE, JU BETOHEM. SI ME CHEKUP-IN!
2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.
-PO, E LEHTË FARE. KËTË PUNË E QAN ZYRA E PROPAGANDËS E FUGËS, MJAFTON TË BESONI ATË QË AI THOTË E SHKRUAN. MADJE KY ËSHTË MË I SAKTË DHE SE INSTAT-I IM.
3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
-PO MOR PO! DAKORT JAM SE DERI ATËHERE DO I KEMI MBYLLUR UNIVERSITETET PUBLIKE DHE DO I KEMI KTHYER NË TË PAVARURA PUBLIKE, SIPAS KAPITULLIT XII, KU LIGJIN, SI TEK PRIVATI, DO E BËJË ADMINISTRATORI.
4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
-PO E MADHE! POR KËTË, MOS IU NGELI HATRI, DO IA JAP ME TENDERIM TË DREJTPËRDREJTË CACIT TË MESDHETARIT DHE GJYLAMETIT, SE KJO KA DHE PËRVOJË PERSONALE NË KËTË PUNË. E DINË VETË ATA MË PAS SE KË LENË DHE KUJT IA KËPUSIN KOKËN.
5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
-PO! UNË KAM QENË SHUMË I MËRZITUR QË NUK I KEMI TË GJITHË FRESHISTË NË KËTO ORGANE. DO TI MBULOJMË ME 100% ANËTARË TË FRESHIT SENATET E BORDET POR DHE KËSHILLAT STUDENTORË. JAM 100% OK.
6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)
-PO, PO! ME KËTË PO MERRET FIRMA OFFSHORE E DAMIANIT DH, ME PËRVOJË AMERIKANE, PËR TË CILËN DO KALOJMË 30 MILION EURO TË TJERA.
7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
-PO! KJO POTHUAJ ËSHTË GATI. FIRMA “FUSHA” KA PARAQITUR NJË OFERTË TË PAKËRKUAR PËR PRISHJEN E AKADEMISË SË SHKENCAVE SE ËSHTË ME QERA ATY, KU BASHKË ME CA KULLA TË LARTA KA NË PLAN DHE NJË BIBLIOTEKË ME 3D. LIGJIN SPECIAL E KEMI BË ME KOHË GATI.
8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.
-PO, E REALIZUESHME, POR MË LEJONI QË KËTË TË FUNDIT T’IA LE AMANET LINDITËS SE AJO VDES PËR KËRKIMIN SHKENCOR.
HËËËË SI THONI???
DONI APO S’DONI?😜
PO JU PRES BASHKE ME BURRIN…, DIALOGUN PRA!

The post “Përgjigjiet” e Ramës për studentët appeared first on 55 News.

]]>
Banka Botërore kushte qeverisë për kredinë e digave https://55news.al/aktualitet/banka-boterore-kushte-qeverise-per-kredine-e-digave/ Tue, 20 Nov 2018 14:26:37 +0000 https://new.55news.al/?p=68745 Banka Botërore nuk do të lëvrojë kredinë prej 12 milion euro për sigurinë në diga, deri në momentin e miratimit të një fondi shtesë që do të mbulojë të gjithë investimin. Për këtë arsye, qeveria shqiptare ka planifikuar që fondet e kursyera nga huaja prej 12.7 milion euro e Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillim […]

The post Banka Botërore kushte qeverisë për kredinë e digave appeared first on 55 News.

]]>
Banka Botërore nuk do të lëvrojë kredinë prej 12 milion euro për sigurinë në diga, deri në momentin e miratimit të një fondi shtesë që do të mbulojë të gjithë investimin.

Për këtë arsye, qeveria shqiptare ka planifikuar që fondet e kursyera nga huaja prej 12.7 milion euro e Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillim për sigurinë në diga të ripërdoren për këtë qëllim.
Nga marrëveshja mes BERZH dhe qeverisë shqiptare kanë mbetur pa u përdorur rreth 6.1 milion euro, ndërkohë që Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi marrëveshjen ndryshuese, duke i hapur rrugën dhe disbursimit të kredisë së Bankës Botërore, që duhet të kishte nisur që në fillim të muajit nëntor.

The post Banka Botërore kushte qeverisë për kredinë e digave appeared first on 55 News.

]]>
Kosova niset sot për në Maltë me entuziazmin e përforcimeve të reja https://55news.al/sport/kosova-niset-sot-per-ne-malte-me-entuziazmin-e-perforcimeve-te-reja/ Thu, 15 Nov 2018 07:47:02 +0000 https://new.55news.al/?p=67505 Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të mërkurën mbrëma zhvilloi stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë para ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve. Të enjten (sot) ajo do të niset për në Maltë, ku të shtunën në Ta’Qali do të luajë kundër përfaqësueses vendase, shkruan sot Koha Ditore. Reprezentuesit janë shprehur optimistë […]

The post Kosova niset sot për në Maltë me entuziazmin e përforcimeve të reja appeared first on 55 News.

]]>
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të mërkurën mbrëma zhvilloi stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë para ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve.

Të enjten (sot) ajo do të niset për në Maltë, ku të shtunën në Ta’Qali do të luajë kundër përfaqësueses vendase, shkruan sot Koha Ditore.

Reprezentuesit janë shprehur optimistë se do të marrin tri pikë nga ky udhëtim për t’iu afruar arritjes historike – fitimit të Grupit 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve. Dhe këtë optimizëm po e ushqen edhe entuziazmi që kanë sjellë përforcimet e reja: sulmuesi Shkëlqim Demhasaj, mbrojtësi Mirlind Kryeziu dhe portieri Arijanet Muriq. Të mërkurën edhe ish-portieri i Malit të Zi (U21), Muriq, ka marrë lejen nga FIFA për të luajtur me Kosovën. Demhasaj e Kryeziu kanë luajtur më herët për grupmoshat e reja të Zvicrës.

Natyrshëm vëmendja më e madhe i është kushtuar Muriqit, për shkak të klubit ku luan – Manchester City. Por Federata e Futbollit e Kosovës as të mërkurën nuk e lejoi atë të flasë për mediat…

The post Kosova niset sot për në Maltë me entuziazmin e përforcimeve të reja appeared first on 55 News.

]]>