përdorues Archives - 55 News https://55news.al/tag/perdorues/ Sat, 26 Jan 2019 09:05:49 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png përdorues Archives - 55 News https://55news.al/tag/perdorues/ 32 32 Plani i Zuckerberg/Një përdorues i Facebook së shpejti mund ti dërgojë mesazh një përdoruesi të WhatsApp https://55news.al/teknologji/plani-i-zuckerberg-nje-perdorues-i-facebook-se-shpejti-mund-ti-dergoje-mesazh-nje-perdoruesi-te-whatsapp/ Sat, 26 Jan 2019 09:05:49 +0000 https://new.55news.al/?p=82045 Facebook planifikon të integrojë shërbimet e tij të mesazheve në Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger. Ndërsa të tre këto aplikacione do të mbeten të pavarura, në një nivel shumë më të thellë ato lidhen sëbashku, kështu që përdoruesit e tyre mund të shkëmbejnë mesazhe me njeri-tjetrin mes aplikacioneve të ndryshme. Facebook tha për BBC se […]

The post Plani i Zuckerberg/Një përdorues i Facebook së shpejti mund ti dërgojë mesazh një përdoruesi të WhatsApp appeared first on 55 News.

]]>
Facebook planifikon të integrojë shërbimet e tij të mesazheve në Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger.

Ndërsa të tre këto aplikacione do të mbeten të pavarura, në një nivel shumë më të thellë ato lidhen sëbashku, kështu që përdoruesit e tyre mund të shkëmbejnë mesazhe me njeri-tjetrin mes aplikacioneve të ndryshme.

Facebook tha për BBC se ishte në fillim të një “procesi të gjatë”.

Plani u raportua për herë të parë në New York Times dhe besohet të jetë një projekt personal i themeluesit të Facebook Mark Zuckerberg.

Pasi të përfundojë, bashkimi do të thotë se një përdorues i Facebook mund të komunikojë drejtpërdrejt me dikë që ka vetëm një llogari WhatsApp. Kjo është momentalisht e pamundur pasi aplikacionet nuk kanë bazë të përbashkët.

Puna për bashkimin e tre elementeve tashmë ka filluar, njoftoi NYT, dhe pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2019 ose në fillim të vitit të ardhshëm.

The post Plani i Zuckerberg/Një përdorues i Facebook së shpejti mund ti dërgojë mesazh një përdoruesi të WhatsApp appeared first on 55 News.

]]>
80 përdorues të drogave të forta marrin trajtim në Fier https://55news.al/aktualitet/80-perdorues-te-drogave-te-forta-marrin-trajtim-ne-fier/ Thu, 01 Nov 2018 20:57:30 +0000 https://new.55news.al/?p=63490 80 përdorues të drogave të forta tashmë do të mund të marrin trajtim edhe në qytetin e Fierit.  Më parë këto trajtime ofroheshin vetëm në qytetin e Vlorës apo edhe në Tiranë. Me anë të një fondi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , “Qendra e Metadonit”, do të merret me trajtimin e rasteve […]

The post 80 përdorues të drogave të forta marrin trajtim në Fier appeared first on 55 News.

]]>
80 përdorues të drogave të forta tashmë do të mund të marrin trajtim edhe në qytetin e Fierit.  Më parë këto trajtime ofroheshin vetëm në qytetin e Vlorës apo edhe në Tiranë. Me anë të një fondi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , “Qendra e Metadonit”, do të merret me trajtimin e rasteve dhe do të ofrojë trajtim falas për çdo person i cili është përdorues i rregullt i drogave të forta .

Kreu i Drejtorisë Rajonale së Shëndetit publik në Fier Kreshnik Tërnova ka thënë së gjatë këtij procesi do të ruhet anonimati për të gjithë ata pacientë që vendosin të trajtohen në këtë qëndër.

Tërnova: Anonimati është mëse i sigurt me ne pasi ne nuk kemi ndërmend që ti prishim imazhin e tyre pasi kemi ndërmend që ti ndihmojmë dhe integrojmë në shoqëri.

Kjo terapi është e domosdoshme, është mjeti i vetëm për të kthyer të kthyer këta përsona në jetën sociale, e cila nuk do të ketë vetëm përfitime shëndëtësore por edhe ndikim social dhe psikologjik.

Shërbimi mjekësor me metadon do të ofrohet nga mjekë me eksperiencë në këtë fushë si toksikolog, psikolog dhe infermier si dhe do të ofrohet shërbim psiko-social nga psikologu i kësaj që

The post 80 përdorues të drogave të forta marrin trajtim në Fier appeared first on 55 News.

]]>
Çfarë po ndodh me Instagramin https://55news.al/lifestyle/cfare-po-ndodh-me-instagramin/ Thu, 10 May 2018 15:36:34 +0000 https://new.55news.al/?p=14343 Përdorues të ndryshëm përreth globit, kryesisht në Europë, SHBA, Japoni dhe Malajzi kanë pasur probleme me rifreskimin e seksionit të fotove në Instagram. Persona të ndryshëm raportojnë se nëse shikonin përmes uebsajtit të Instagram mund të shikonin se çfarë kishin postuar miqtë e tyre, ndërsa në Aplikacion kjo nuk ndodhte. Por sipas uebsajtit Down Detector […]

The post Çfarë po ndodh me Instagramin appeared first on 55 News.

]]>
Përdorues të ndryshëm përreth globit, kryesisht në Europë, SHBA, Japoni dhe Malajzi kanë pasur probleme me rifreskimin e seksionit të fotove në Instagram.

Persona të ndryshëm raportojnë se nëse shikonin përmes uebsajtit të Instagram mund të shikonin se çfarë kishin postuar miqtë e tyre, ndërsa në Aplikacion kjo nuk ndodhte.

Por sipas uebsajtit Down Detector problemi ka zgjatur disa minuta, e për shumicën e përdoruesve është rikthyer normalisht shërbimi në 14:30.

The post Çfarë po ndodh me Instagramin appeared first on 55 News.

]]>
Twitter u kërkon ndërrimin e fjalëkalimeve 336 milion përdoruesve, rrezik hakerimi https://55news.al/kuriozitete/twitter-u-kerkon-nderrimin-e-fjalekalimeve-336-milion-perdoruesve-rrezik-hakerimi/ Fri, 04 May 2018 13:34:51 +0000 https://new.55news.al/?p=12189 Twitter kërkoi nga 336 milion përdoruesit të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre sa më parë pas zbulimit të një problemi teknik i cili ruante fjalëkalimet të paenkriptuara në sistemet e brendshme të kompanisë. Kompania tha se problemi ishte zgjidhur dhe nuk kishte pasur informacion për ndonjë sulm kibernetik por ju sugjeroi përdoruesve të ndërronin fjalëkalimet. Zakonisht […]

The post Twitter u kërkon ndërrimin e fjalëkalimeve 336 milion përdoruesve, rrezik hakerimi appeared first on 55 News.

]]>
Twitter kërkoi nga 336 milion përdoruesit të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre sa më parë pas zbulimit të një problemi teknik i cili ruante fjalëkalimet të paenkriptuara në sistemet e brendshme të kompanisë.

Kompania tha se problemi ishte zgjidhur dhe nuk kishte pasur informacion për ndonjë sulm kibernetik por ju sugjeroi përdoruesve të ndërronin fjalëkalimet.

Zakonisht kompanitë me praktika të mira sigurie ruajnë fjalëkalimet në një formë që nuk lexohen.

Në këtë rast fjalëkalimet maskohen me një teknikë të quajtur “hashing” duke zëvendësuar me numra dhe germa rasti kur ruhen në sistemet e brendshme, njofton PCW.

Duke qenë se ka pasur një problem teknik kjo praktikë nuk ka funksionuar siç duhet.

The post Twitter u kërkon ndërrimin e fjalëkalimeve 336 milion përdoruesve, rrezik hakerimi appeared first on 55 News.

]]>
“Instagram” vjen me risinë më të fundit për përdoruesit https://55news.al/teknologji/instagram-vjen-me-risine-me-te-fundit-per-perdoruesit/ Tue, 10 Apr 2018 11:30:03 +0000 https://new.55news.al/?p=4888 Rrjetet sociale po na bëjnë çdo ditë e më shumë të varur ndaj tyre dhe shumë shpesh nxjerrin risi të reja për të afruar sa më shumë përdorues. Të gjithë jemi fiksuar pas tyre dhe shpesh sjellin risi të ndryshme për të kënaqur përdoruesit e tyre. Aq shumë ndryshime kanë pësuar, saqë tashmë Instagram, SnapChat, […]

The post “Instagram” vjen me risinë më të fundit për përdoruesit appeared first on 55 News.

]]>
Rrjetet sociale po na bëjnë çdo ditë e më shumë të varur ndaj tyre dhe shumë shpesh nxjerrin risi të reja për të afruar sa më shumë përdorues. Të gjithë jemi fiksuar pas tyre dhe shpesh sjellin risi të ndryshme për të kënaqur përdoruesit e tyre.

Aq shumë ndryshime kanë pësuar, saqë tashmë Instagram, SnapChat, Facebook etj, na duken njësoj.

Instagram,rreth një vit më parë na surprizoi me “stories” – foto të cilat qëndrojnë në profilin tuaj vetëm 24 orë.

Por këtë herë, do e keni më të lehtë të shihni storyt e të tjerëve në Instagramin tuaj falë risisë së fundit.

Si është kjo? Nëse ju keni postuar një foto në instastory, mund ta shihni direkt “Storyn” e personave që kanë parë foton tuaj thjesht duke klikuar në foton krah emrit të tyre.

Sigurisht që kjo vlen vetëm për ata persona që e kanë një foto në storyn e tyre.

Kështu që nuk keni pse të hapni profilin e tyre, për të parë se çfarë fotoje kanë postuar në Instastory.

The post “Instagram” vjen me risinë më të fundit për përdoruesit appeared first on 55 News.

]]>