perfitime Archives - 55 News https://55news.al/tag/perfitime/ Tue, 04 Dec 2018 13:37:05 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png perfitime Archives - 55 News https://55news.al/tag/perfitime/ 32 32 Celularët, hyjnë në fuqi tarifat e reja, përfitime për abonentët https://55news.al/teknologji/celularet-hyjne-ne-fuqi-tarifat-e-reja-perfitime-per-abonentet/ Tue, 04 Dec 2018 13:37:05 +0000 https://new.55news.al/?p=71894 Nga data 1 dhjetor e këtij viti kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare të Vodafone, Telekom dhe Albtelekom të cilat janë ulur me 17.5% me tarifat ekzistuese dhe pritet të reflektohen në tarifat që paguajnë abonentët. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) kaloi në një kalvar […]

The post Celularët, hyjnë në fuqi tarifat e reja, përfitime për abonentët appeared first on 55 News.

]]>
Nga data 1 dhjetor e këtij viti kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare të Vodafone, Telekom dhe Albtelekom të cilat janë ulur me 17.5% me tarifat ekzistuese dhe pritet të reflektohen në tarifat që paguajnë abonentët.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) kaloi në një kalvar të gjatë për marrjen e vendimit për uljen e tarifave të cilat duhet të ishin miratuar që në vitin 2016 kur AKEP nëpërmjet Vendimit Nr.2699, datë 01.12.2016, miratoi nxjerrjen në këshillim publik të dokumentit “Analizë e tregut të shërbimeve celulare: tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet individuale celulare – Këshillim Publik”. Ky konsultim publik nuk u konkludua me vendim për uljen e tarifave, të cilat mbeten në fuqi për vitin 2016.
Vendimi do shtyhej sërish në vitin 2017 pasi bazuar në kërkesën e Vodafone Albania, Këshilli Drejtues i AKEP në mbledhjen e datës 16.02.2017, vendosi për shtyrjen e periudhës së këshillimit publik të këtij dokumenti. AKEP me shkresën nr.2285 prot., datë 16.12.2017 i kërkoi operatorëve celularë Vodafone, Telekom Albania dhe Albtelecom që në vijim të përfundimit të procesit të konsolidimit të tregut celular (me daljen nga tregu të Plus Communication më 1.01.2018), brenda datës 15.01.2018, të depozitojnë komentet finale në lidhje me dy dokumentet e nxjerrë në këshillim publik në Dhjetor 2016.
Vetëm pas ndryshimeve në strukturat drejtuese dhe menaxheriale të AKEP u mundësua realizimi i analizave të tregut dhe Bordi AKEP me vendimin Nr.11 datë 22.02.2018 miratoi dokumentin “Analizë e tregut të shërbimeve celulare: tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet individuale celulare – Dokumenti Përfundimtar”.
Bordi i AKEP me Vendimet nr.12, 13 dhe 14, datë 22.02.2018 vendosi përcaktimin e sipërmarrësve Vodafone Albania Sh.a., Telekom dhe Albtelecom me Fuqi të Ndjeshme në Treg për terminimin e thirrjeve në rrjetin publik telefonik të lëvizshëm Vodafone Albania dhe vendosjen e masave rregulluese.
Pas konsultimit publik të tarifave të terminimit, AKEP vendosi tarifa simetrike terminimi për të tre operatorët, me vendimet 72, 73 dhe 74 të datës 1.10.2018 sipas nivelit maksimal të vlerave dhe afateve të mëposhtëm:
Hyrja në fuqi e tarifave të reja të terminimit nënkupton që llogaritjet e operatorëve për pagesat e thirrjeve hyrëse dhe dalëse me shumicë drejt një operatori tjetër (p.sh. nga Vodafone te Telekom Albania) për muajin dhjetor do të llogariten sipas këtyre vlerave të ulura dhe pritet të reflektohen në uljen e tarifave përfundimtare që paguajnë abonentët për thirrjet celulare jashtë rrjetit (të barabarta me ato brenda rrjetit). Monitor

The post Celularët, hyjnë në fuqi tarifat e reja, përfitime për abonentët appeared first on 55 News.

]]>
Pak përfitime nga renta, banorët kërkojnë investime, duhet të rritet në 25% https://55news.al/aktualitet/pak-perfitime-nga-renta-banoret-kerkojne-investime-duhet-te-rritet-ne-25/ Thu, 15 Nov 2018 13:52:47 +0000 https://new.55news.al/?p=67635 70% e banorëve të Hasit, Roskovecit, Patosit, Bulqizës dhe Urës Vajgurore nuk e dinë që biznesi paguan taksë për shfrytëzimin e burimeve natyrore, ndërkohë që 83% e tyre nuk e dinë që shteti duhet të japë një përqindje të kësaj takse për zhvillimin e komuniteteve”. Në këtë përfundim arrin një sondazh i realizuar nga Qendra […]

The post Pak përfitime nga renta, banorët kërkojnë investime, duhet të rritet në 25% appeared first on 55 News.

]]>
70% e banorëve të Hasit, Roskovecit, Patosit, Bulqizës dhe Urës Vajgurore nuk e dinë që biznesi paguan taksë për shfrytëzimin e burimeve natyrore, ndërkohë që 83% e tyre nuk e dinë që shteti duhet të japë një përqindje të kësaj takse për zhvillimin e komuniteteve”. Në këtë përfundim arrin një sondazh i realizuar nga Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim, ndërkohë që sipas anketimit, edhe punonjësit qe njësive të qeverisjes vendore, nuk kanë dijeni se çfarë projektesh në dobi të komunitetit janë financuar nga alokimet e rentës minerare”.

Renta minerare është një taksë e cila mblidhet nga shteti nga bizneset që shfrytëzojnë burimet natyrore dhe një pëqindje e kësaj takse kthehet përsëri në njësitë e qeverisjes vendore ku shfrytëzohen ato burime natyrore. Do të thotë që shteti ju kthen disa para këtyre qyteteve, pasuria e të cilëve është shfrytëzuar sepse ne e dimë që ka shumë faktorë negativë nga shfrytëzimi i këtyre burimeve natyrore, prandaj kjo para’ duhet të vijnë dhe të shfrytëzohem për të përmirësuar jetën e banorëve që banojnë në ato vende.

Ndërkaq, vetë banorët kërkuan investime, ndërsa renditën edhe fushat, ku sipas tyre duhet të ndërhyhet me përparësi.

U renditën 9 çështje kryesore për t’i renditur sipas prioritetit, për shembull transporti, infrastruktura arsimore, infrastruktura mjekësore, ndotja e tokës, etj. Njerëzit vetë i perceptonin se ku duhet të investohej më parë për benefitin e tyre.

Sipas Hajnajt, bazuar në këto rezultate do të kërkohet rritja e nivelit të rentës që duhet të përfitojnë bashkitë ku shfrytëzohen burimet natyrore.

Këto rezultate janë tejet të rëndësishme sepse sipas raporteve të EITI kemi konstatuar se nuk kthehet 5% i rentës, i detyruar me ligj çka do të thotë se bashkitë kanë më pak para për të investuar për komunitetin. Ne duke monitoruar po shohim se cili është niveli i rentës dhe sa ndikon kjo në investime dhe duke qenë se renta më parë ka qenë 25%, tani është 5% ne po lobojmë që të rritet dhe të paktën të shkojë në 25%.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për vitin 2017 këto 5 bashki kanë përfituar në total 114.7 mln lekë nga transferta e rentës minerare.

The post Pak përfitime nga renta, banorët kërkojnë investime, duhet të rritet në 25% appeared first on 55 News.

]]>
Shtatë përfitime që keni nëse hiqni dorë nga rrjetet sociale https://55news.al/lifestyle/shtate-perfitime-qe-keni-nese-hiqni-dore-nga-rrjetet-sociale/ Mon, 03 Sep 2018 12:45:16 +0000 https://new.55news.al/?p=46283 Përdoruesi mesatar kontrollon telefonin e mençur çdo 12 minuta. Mediat sociale marrin thuajse gjithë kohën tuaj. Hulumtimet e fundit kanë lidhur përdorimin e platformave të tilla si Facebok, Instagram dhe Twitter me vetëvlerësim të ulët, pagjumësi dhe memorie të dëmtuar. Ndërkohë disa të tjerë lavdërojnë rrjetet sociale për dhënien e një platforme për zërat e […]

The post Shtatë përfitime që keni nëse hiqni dorë nga rrjetet sociale appeared first on 55 News.

]]>
Përdoruesi mesatar kontrollon telefonin e mençur çdo 12 minuta. Mediat sociale marrin thuajse gjithë kohën tuaj.

Hulumtimet e fundit kanë lidhur përdorimin e platformave të tilla si Facebok, Instagram dhe Twitter me vetëvlerësim të ulët, pagjumësi dhe memorie të dëmtuar.

Ndërkohë disa të tjerë lavdërojnë rrjetet sociale për dhënien e një platforme për zërat e margjinalizuar dhe nisjen e një sërë lëvizjesh të rëndësishme sociale, siç është pozicioni i trupit.

Por, çfarë në fakt ofron qëndrimi larg rrjeteve sociale? Sipas rezultateve, madje vetëm disa orë larg medieve sociale mund të sigurojnë një shtytje shumë të nevojshme për mirëqenien e përgjithshme .

Pra, nëse ende nuk jeni bindur se çfarë përfitoni nëse rrini larg rrjeteve sociale, më poshtë keni përgjigjet e përfitimeve.

-Përmirësoni nivelin tuaj lidhur me palestrën

-Ndiheni më të lumtur dhe më të relaksuar

-Besimi i trupit tuaj do të përmirësohet

-Mund të flini më mirë

-Marrëdhëniet tuaja mund të përmirësohen

-Do të ndihmoni veten rreth frikës nga mungesa

-Mund të ulni sasinë e ushqimit që hani.

The post Shtatë përfitime që keni nëse hiqni dorë nga rrjetet sociale appeared first on 55 News.

]]>
5G prezantohet në Kinë – Sjell përfitime të mëdha për konsumatorët dhe bizneset https://55news.al/teknologji/5g-prezantohet-ne-kine-sjell-perfitime-te-medha-per-konsumatoret-dhe-bizneset/ Sun, 26 Aug 2018 15:26:20 +0000 https://new.55news.al/?p=44543 Në panairin “Smart China” është prezantuar për vizitorët, ajo që do të jetë teknologjia më e fundit për smartfonat, e njohur si “5G”. Gjenerata e pestë e teknologjisë celulare ka qenë në fokus të panairit 3-ditor të zhvilluar në Kinë, me temë: “Teknologjia e zgjuar: Fuqizimi i ekonomisë, pasurimi i jetës”. Ndër gjërat që kanë […]

The post 5G prezantohet në Kinë – Sjell përfitime të mëdha për konsumatorët dhe bizneset appeared first on 55 News.

]]>
Në panairin “Smart China” është prezantuar për vizitorët, ajo që do të jetë teknologjia më e fundit për smartfonat, e njohur si “5G”. Gjenerata e pestë e teknologjisë celulare ka qenë në fokus të panairit 3-ditor të zhvilluar në Kinë, me temë: “Teknologjia e zgjuar: Fuqizimi i ekonomisë, pasurimi i jetës”.

Ndër gjërat që kanë rënë në sy në këtë panair ishte edhe një robot në rolin e portierit, i lidhur me teknologjinë “5G”, i cili përshëndeti entuziastët e futbollit.

Shumë analistë parashikojnë se teknologjia 5G do të ndryshojë gjërat në shumë sektorë, si shërbimi shëndetësor dhe mjekësor dhe automjetet pa shofer.

Sipas analistëve, aplikimi i 5G do të sjellë shumë përfitime për konsumatorët, duke filluar nga zvogëlimi i vonesave në kohë e deri te ulja e kostove të ndryshme.

Kina synon ta përdorë këtë teknologji duke filluar nga viti 2020, ndërsa do të krijohen mundësi të mëdha për bizneset në mbarë botën.

The post 5G prezantohet në Kinë – Sjell përfitime të mëdha për konsumatorët dhe bizneset appeared first on 55 News.

]]>