pergjigjie Archives - 55 News https://55news.al/tag/pergjigjie/ Thu, 27 Dec 2018 15:32:47 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png pergjigjie Archives - 55 News https://55news.al/tag/pergjigjie/ 32 32 Buxheti i Bashkisë Maliq nuk i jep asnjë përgjigjie halleve të qytetarëve https://55news.al/aktualitet/buxheti-i-bashkise-maliq-nuk-i-jap-asgje-pergjigjie-halleve-te-qytetareve/ Thu, 27 Dec 2018 15:32:47 +0000 https://new.55news.al/?p=76764 Nga Donald Kulla Te nderuar banore te Bashkise Maliq!Po ndaj me ju nje shqetesim themelor persa i perket bashkjeteses dhe kushteve ne te cilat ndodhet e tashmja dhe e ardhmja e bashkise Maliq.Para disa ditesh eshte miratuar nga keshilli i bashkise Maliq Buxheti i vitit 2019 .Me lejoni ta quaj buxheti i fushates elektorale 2019 […]

The post Buxheti i Bashkisë Maliq nuk i jep asnjë përgjigjie halleve të qytetarëve appeared first on 55 News.

]]>
Nga Donald Kulla

Te nderuar banore te Bashkise Maliq!
Po ndaj me ju nje shqetesim themelor persa i perket bashkjeteses dhe kushteve ne te cilat ndodhet e tashmja dhe e ardhmja e bashkise Maliq.
Para disa ditesh eshte miratuar nga keshilli i bashkise Maliq Buxheti i vitit 2019 .
Me lejoni ta quaj buxheti i fushates elektorale 2019 dhe jo buxheti ne sherbim te banoreve dhe taksapaguesve te ndershem.
Eshte miratuar nje buxhet vetem me votat e mazhorances,por e keqja me e madhe ka te beje me ate cfare parashikon buxheti.
Rreth 40% te buxhetit shkon per paga,ose 280.000.000 leke,plus sigurimet shoqerore dhe shendetesore.
Po theksoj pjesen e pagave pasi pjesa me e madhe e taksave shkon per paga dhe jo per sherbime ndaj tatimpaguesve.As 20% e buxhetit nuk planifikohet per investime per vitin 2019,pasi nje pjese e buxhetit 2019 do te mbylle matrapazlleqet e invesitimeve 2018.
Gjate ketij mandati kane munguar investime ne infrastukture,arsim,shendetesi etj.Fermeret detyrohen te paguajne cdo detyrim duke mos perfituar asnje sherbim,vetem vuajtje pafund.
Dhe ne disa fshatra ku jane kryer investime rezultati eshte negativ.
Rreth 80 % te ambjenteve shkollore dhe shendetesore nuk kane pare asnje qindarke investim,me perjashtim te disa rasteve ku eshte investuar nga disa fondacione.Cdo vit mungesa e ngrohjes ne ambjente shkollore ,shendetesore etj ka qene e theksuar ndersa shpenzimet per zyrat luksoze te bashkise nuk mungojne.
Nje problem tjeter jetik ka te beje me rritjen e cmimit te ujit te pijshem i cili eshte dyfishuar dhe asnje investim per ujsellesa te rinj apo mirembajtje.
Gjate 4 viteve te bashkise se re numri i punonjesve ka shkuar rreth 570 nga 280 qe ishte ne 2015.
Me taksat e banoreve punesohen militante pafund te cilet nuk kane sjelle asnje sherbim me teper krahasuar me 3 vjet e gjysem perpara.
Me taksat e banoreve paguhen punonjes te cilet jo vetem qe nuk sherbejne,por jane njekohesisht dhe emigrante,te cilet perdoren politikisht vetem kohen e zgjedhjeve,dhe per kete organet kompetente duhet te veprojne.

Me taksat e banoreve punesohen pafund ku per cdo roje ka nje rojtar.

Me taksat e banoreve paguhen punonjes te cilet abuzojne duke manipuluar te verteten dhe shmangin ligjin duke zgjatur listen e ndihmes ekonomike pafundesisht.Shpallen fitues te ndihmes ekonomime familje emigrantesh dhe familjare te punonjesve te bashkise,apo dhe militante te PS me vila 2-3 kateshe.Kjo totalisht ne kundershtim me te gjitha te drejtat ligjore.

Nje problem tjeter ka te beje me demshperblimin e punonjesve te cilet u larguan me te padrejte nga puna ne vitin 2015,te cilet edhe pse kane fituar ne te gjitha shkallet gjygjesore nuk po marrin demshperblimin e merituar.Por kryetari i bashkise me metoda “matematikore”ju ofron vende pune qe vetem Zoti e di se ku do ti punesoje dhe me pas duke i rikthyer ne pune keta persona te humbasin te drejten e demshperblimit.

Keto jane disa nga te vertetat e hidhura te bashkise Maliq te cilat na varferojne cdo dite e me shume.
Per kete arsye duhet te bashkohemi dhe ti japim pergjigjen e merituar sundimtareve dhe pashallareve qe mendojne vetem per veten e tyre .

The post Buxheti i Bashkisë Maliq nuk i jep asnjë përgjigjie halleve të qytetarëve appeared first on 55 News.

]]>
Xhaka i kthen përgjigjie sekretarit të FZF-së https://55news.al/sport/xhaka-i-kthen-pergjigjie-sekretarit-te-fzf-se/ Sun, 08 Jul 2018 09:58:29 +0000 https://new.55news.al/?p=32959 Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka reaguar ndaj sekretarit të Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher, i cili u shpreh se për Zvicrën në të ardhmen duhet të luajnë vetëm futbollistët që kanë një shtetësi. “Dëgjoj nga rreshtat tij se ai nuk ka besim te shtetasit e dyfishtë. Kjo shkon direkt në adresën time dhe të […]

The post Xhaka i kthen përgjigjie sekretarit të FZF-së appeared first on 55 News.

]]>
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka reaguar ndaj sekretarit të Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher, i cili u shpreh se për Zvicrën në të ardhmen duhet të luajnë vetëm futbollistët që kanë një shtetësi.

“Dëgjoj nga rreshtat tij se ai nuk ka besim te shtetasit e dyfishtë. Kjo shkon direkt në adresën time dhe të disa lojtarëve tjerë me dy nënshtetësi. Për mua dhe sigurisht edhe për shokët e skuadrës, është e çuditshme të dëgjojmë komentin e Alex Miecherit. Me këtë përpjekje të panevojshme, ai ka krijuar urrejtje dhe shumë zhgënjim. Mendoj se Alexi me komentet e tij të kohës së gurit ka për qëllim/synim zviceranët me shtetësi të dyfishtë”, është shprehur Xhaka për “SDA”.

Xhaka ka treguar se si Alex i ka ofruar përkrahjen pasi e ka bërë shqiponjën në ndeshjen ndaj Serbisë, përcjell albinfo.ch.

“Ne të gjithë jemi zviceranë dhe bëjmë gjithçka për ‘Natin’. Secili nga ne jemi mirënjohës për atë që ka bërë Zvicra për ne dhe për familjet tona. Rrënjët e familjes time janë nga Kosova, ashtu siç janë të Breel Embolo nga Kameruni, Manuel Akanji nga Nigeria dhe Ricardo Rodriguez nga Kili e Spanja. Ekipi kombëtar zviceran përbëhet sot gjithsesi nga 50 deri në 60 për qind qytetarë të dyfishtë ose Secondos. Edhe trajneri ynë (Vladimir Petkoviq) është qytetar i dyfishtë dhe i jep gjak dhe djersë ekipit kombëtar. Me këtë deklaratë Alex ka shkaktuar shumë reagime, por ka lënë edhe shumë të zhgënjyer”, ka shtuar tutje Xhaka.

Edhe Federata e Futbollit të Zvicrës ka reaguar në lidhje me këtë çështje.

“Janë diskutuar ide të ndryshme se si të përshtaten rregulloret të FIFA-s ose për idetë për t’u obliguar/detyruar lojtarët në një fazë më të hershme për t’u bërë pjesë e nivelit të kombëtares (për shembull duke i kontraktuar ose për të hequr dorë nga kombësitë/shtetësitë e shumta gjatë rekrutimit ose marrjes pjesë në programet e FZF-së për futbollistë të rinj). Vendim adekuat nuk është sjellë. FZF-ja do t’i shoqërojë edhe më mirë futbollistët që me U ekipet me Zvicrën, por pastaj me 22 vjet nuk duhet të ekspozohen ndaj presionit të konsiderueshëm, se ata duhet të luajnë për një vend tjetër dhe ndoshta kundër Zvicrës. FZF-ja edhe më tej nuk dëshiron ta neglizhojë promovimin dhe trajnimin e futbollistëve të rinj që nuk kanë një atdhe të dytë për ta zgjedhur”, thuhet në reagimin e federatës zvicerane.

The post Xhaka i kthen përgjigjie sekretarit të FZF-së appeared first on 55 News.

]]>