pergjigjies Archives - 55 News https://55news.al/tag/pergjigjies/ Wed, 03 Oct 2018 13:54:25 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png pergjigjies Archives - 55 News https://55news.al/tag/pergjigjies/ 32 32 Italia pritet të ulë deficitin – Do të reagojë pas përgjigjes negative të tregut dhe KE https://55news.al/aktualitet/italia-pritet-te-ule-deficitin-do-te-reagoje-pas-pergjigjes-negative-te-tregut-dhe-ke/ Wed, 03 Oct 2018 13:54:25 +0000 https://new.55news.al/?p=54604 Qeveria populiste në Itali mund të ulë objektivat e deficitit buxhetor nga viti 2020, pas reagimit negativ në tregje dhe paralajmërimit të Bashkimit Europian për planin e shpenzimeve. Koalicioni i përbërë nga 2 partitë populiste deklaroi javës së kaluar se planifikon të arrijë një defiçit prej 2.4% të Produktit te Brendshëm Bruto vitin e ardhshëm, […]

The post Italia pritet të ulë deficitin – Do të reagojë pas përgjigjes negative të tregut dhe KE appeared first on 55 News.

]]>
Qeveria populiste në Itali mund të ulë objektivat e deficitit buxhetor nga viti 2020, pas reagimit negativ në tregje dhe paralajmërimit të Bashkimit Europian për planin e shpenzimeve. Koalicioni i përbërë nga 2 partitë populiste deklaroi javës së kaluar se planifikon të arrijë një defiçit prej 2.4% të Produktit te Brendshëm Bruto vitin e ardhshëm, duke trefishuar objektivin e administratës së mëparshme.

Ndërkohë lajmërimi tronditi tregjet financiarë dhe solli kritika nga Komisioni Europian, Qeveria italiane është treguar ngurruese dhe lideri i Lëvizjes 5-yjet, Luigi Di Maio premtoi se nuk do të tërhiqet me as një milimetër.

Megjithatë, këtë të Mërkurë, burimet e qeverisë për Reuters bënë të ditur se synohet reduktimi i deficitit në 2020-ën dhe vitin pasues, në jo më shumë se 2.2% dhe 2% në mënyrë respektive. Lideri i Ligës, Mateo Salvini, tha se plani i ri është reduktimi i deficitit nga viti 2020, pa dhënë detaje të objektivave.

Koalicioni erdhi në fuqi në muajin Qershor duke premtuar uljen e taksave dhe rritjen e shpenzimeve në mirëqenie. Qeveria ka deklaruar se zgjerimi i buxhetit do të nxisë një rritje të ekonomisë dhe nëpërmjet kësaj do të ulet borxhi publik, që është i dyti më i madh në Europë pas Greqisë.

Sipas mediave italiane, presidenti i vendit Sergio Mattarella po ushtron presion te qeveria që të mbajë financat publike nën kontroll, për të shmangur betejën me Bashkimin Europian. Yield-i 10-vjeçar i Qeverisë italiane ra pas lajmërimeve të uljes së deficitit dhe euro u fuqizua kundër dollarit amerikan.

The post Italia pritet të ulë deficitin – Do të reagojë pas përgjigjes negative të tregut dhe KE appeared first on 55 News.

]]>