Pergjithshem Archives - 55 News https://55news.al/tag/pergjithshem/ Tue, 22 Jan 2019 13:47:39 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Pergjithshem Archives - 55 News https://55news.al/tag/pergjithshem/ 32 32 Kandidoi për Sekretar të Përgjithshëm, ja çfarë posti i ofroi Basha, Dorian Telitit https://55news.al/politike/kandidoi-per-sekretar-te-pergjithshem-ja-cfare-posti-i-ofroi-basha-dorian-telitit/ Tue, 22 Jan 2019 13:47:39 +0000 https://new.55news.al/?p=81326 Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka emëruar sot drejtor të kabinetit, Dorjan Telitin, i cili kandidoi perballë Gazment Bardhit për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, të shtunën që kaloi. Teliti është një njohës i mire i financave dhe ka ushtruar detyrën e këshilltarit të Grupit Parlamentar të PD. Pas ndryshimeve në kupolën drejtuese të PD, […]

The post Kandidoi për Sekretar të Përgjithshëm, ja çfarë posti i ofroi Basha, Dorian Telitit appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka emëruar sot drejtor të kabinetit, Dorjan Telitin, i cili kandidoi perballë Gazment Bardhit për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, të shtunën që kaloi.

Teliti është një njohës i mire i financave dhe ka ushtruar detyrën e këshilltarit të Grupit Parlamentar të PD.

Pas ndryshimeve në kupolën drejtuese të PD, mesa duket Basha ka vendosur të bëjë lëvizje edhe në stafin e tij të ngushtë.

Teliti pas garës për sekretar të përgjithshëm, shtrëngoi duart dhe e uroi z.Bardhi, pas shpalljes së rezultatit, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

 

The post Kandidoi për Sekretar të Përgjithshëm, ja çfarë posti i ofroi Basha, Dorian Telitit appeared first on 55 News.

]]>
Kush është Prokurori i Përgjithshëm në detyrë në SHBA, Matthew Whitaker https://55news.al/globi/kush-eshte-prokurori-i-pergjithshem-ne-detyre-ne-shba-matthew-whitaker/ Thu, 08 Nov 2018 17:24:40 +0000 https://new.55news.al/?p=65650 Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, Matthew Whitaker, ka shërbyer si shef i stafit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions, që nga tetori 2017-s. 49-vjeçari ka lindur në Des Moines të Aiovës, ku është diplomuar për drejtësi. Në vitin 2004 ish-presidenti Xhorxh W. Bush e emëroi atë prokuror të këtij shteti. Ai ka kandiduar, por pa […]

The post Kush është Prokurori i Përgjithshëm në detyrë në SHBA, Matthew Whitaker appeared first on 55 News.

]]>
Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, Matthew Whitaker, ka shërbyer si shef i stafit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions, që nga tetori 2017-s.

49-vjeçari ka lindur në Des Moines të Aiovës, ku është diplomuar për drejtësi.

Në vitin 2004 ish-presidenti Xhorxh W. Bush e emëroi atë prokuror të këtij shteti. Ai ka kandiduar, por pa sukses për një vend në Senatin amerikan në vitit 2014.

Matthew Whitaker pritet të mbikqyrë hetimin që po kryen Prokurori i Posaçëm Robert Mueller në lidhje me dyshimet nëse zyrtarë të fushatës presidenciale të zotit Trump bashkëpunuan me Rusinë në mënyrë të fshehtë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe nëse Presidenti Trump u përpoq të pengonte drejtësinë.

Përpara se t’i bashkohej Departamentit të Drejtësisë vitin e kaluar zoti Whitaker e ka kritikuar hetimin që po kryen zoti Mueller. Gjatë një dalje të tij në rrjetin televiziv CNN ai ka thënë se Prokurori i Përgjithshëm gëzon autoritetin t’i ulë buxhetin zotin Mueller dhe të ndalë hetimin që ai po kryen. Në një shkrim të tij ai shprehej gjithashtu se mendon se hetimi i zotit Mueller ka shkuar shumë larg dhe se financat e zotit Trump duhet të jenë të kufizuara për Prokurorin e Posaçëm.

The post Kush është Prokurori i Përgjithshëm në detyrë në SHBA, Matthew Whitaker appeared first on 55 News.

]]>
Skandali/Kërkuan takim me Drejtorin e Përgjithshëm, të FSDKSH, iu jepet vërejtje punonjësve https://55news.al/aktualitet/skandali-kerkuan-takim-me-drejtorin-e-pergjithshem-te-fsdksh-iu-jepet-verejtje-punonjesve-dshsuks/ Sat, 02 Jun 2018 14:10:00 +0000 https://new.55news.al/?p=22018 Hakmarrje e hapur e Drejtoreshës së DSHSUKS ( Drejtoria e Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor) pranë fondit të sigurimeve të kujdesit shendetesor, Zj Lediana Mehmeti ndaj punonjësve që kërkuan takim me Drejtorin e Përgjithshëm në FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor). Para e ditesh një grup punonjësish të DSHSUKS kërkuan takim […]

The post Skandali/Kërkuan takim me Drejtorin e Përgjithshëm, të FSDKSH, iu jepet vërejtje punonjësve appeared first on 55 News.

]]>
Hakmarrje e hapur e Drejtoreshës së DSHSUKS ( Drejtoria e Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor) pranë fondit të sigurimeve të kujdesit shendetesor, Zj Lediana Mehmeti ndaj punonjësve që kërkuan takim me Drejtorin e Përgjithshëm në FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor).

Para e ditesh një grup punonjësish të DSHSUKS kërkuan takim me Drejtorin e Përgjithshëm të FSDKSH   z.Eduard Ahmeti për të parashtruar për të disatën herë kërkesën e tyre për rishikimin e procesit të ristrukturimit për arsye të mungesës së transparencës. Pas  injorimit dhe mospërfilljes nga Drejtoresha e DSHSUKS që këta punonjës morën duke ju mbyll derën në fytyrë, ju drejtuan zyrave të FSDKSH me shpresën për një takim dhe dëgjim nga Drejtori i Përgjithshëm, por morën të njëjtin reagim dhe nga Drejtori i Përgjithshëm z. Eduart Ahmeti. Dhe topi vazhdon të hidhet nga porta në portë sikur nuk ka lojtarë të tjerë në fushë vec këtyre të dyve. Zonja Lediana Mehmeti thotë shkoni tek z. Eduard Ahmeti dhe e kundërta. Por arroganca dhe denigrimi nuk mbarojnë me kaq. Në kohën që punonjësit ndodheshin pranë zyrave të FSDKSH-së  zj. Lediana Mehmeti bën apel për punonjësit e larguar nga puna dhe merr masë verejtje për këta punonjës edhe pse nga institucioni që ajo përfaqëson nuk është lidhur ndonjë kontratë me këta punonjës për orarin në vazhdimësi (20 orë në javë) sipas kodit të punës dhe as që ka dalë një urdhër me gojë ose shkrim nga ana e Drejtoreshës që nga momenti që ju dha urdhëri i largimit. Kjo arrogancë e pashoqe vazhdon duke shkelur në vazhdimësi ligjet në fuqi dhe kodin e punës. Punonjësit u bëjnë thirrje sindikatave të shëndetësisë, avokatit të popullit të reagojnë në mbështetje të të drejtave të punonjësve të këtij institucioni  që janë shkelur në mënyrë të flagrante.

The post Skandali/Kërkuan takim me Drejtorin e Përgjithshëm, të FSDKSH, iu jepet vërejtje punonjësve appeared first on 55 News.

]]>