permbahet Archives - 55 News https://55news.al/tag/permbahet/ Fri, 16 Nov 2018 16:25:47 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png permbahet Archives - 55 News https://55news.al/tag/permbahet/ 32 32 Aktorja shqiptare: Do ta kaloja një natë me Lorik Canën https://55news.al/lifestyle/aktorja-shqiptare-do-ta-kaloja-nje-nate-me-lorik-canen/ Fri, 16 Nov 2018 16:25:47 +0000 https://new.55news.al/?p=67907 Lorik Cana është kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare dhe ndër të parët futbollistë që ka e dërguar emrin e shqiptarëve lart në arenat europiane të futbollit. Përveç anës profesionale ku ai shkëlqen, pëlqehet nga shumë femra të showbizzi-t dhe jo vetëm. Arjola Demiri e ftuar së fundmi në emisionin “Mirage” ku u bë pjesë e […]

The post Aktorja shqiptare: Do ta kaloja një natë me Lorik Canën appeared first on 55 News.

]]>
Lorik Cana është kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare dhe ndër të parët futbollistë që ka e dërguar emrin e shqiptarëve lart në arenat europiane të futbollit. Përveç anës profesionale ku ai shkëlqen, pëlqehet nga shumë femra të showbizzi-t dhe jo vetëm.

Arjola Demiri e ftuar së fundmi në emisionin “Mirage” ku u bë pjesë e lojës “kë zgjedh”, bukuroshja u vu përpara zgjedhjes midis emrave të njohur me të cilët ajo do të kishte dëshirë të kalonte një natë. Aktorja çuditi në emision kur zgjodhi Lorik Canën, në vend të Robert Berishës: “Fillova me u skuq nga kjo pyetje…Por, preferoj Lorik Canën”.

The post Aktorja shqiptare: Do ta kaloja një natë me Lorik Canën appeared first on 55 News.

]]>
“Kina nuk ka manipuluar valutën” – SHBA përmbahet, shton listën e vendeve në monitorim https://55news.al/globi/kina-nuk-ka-manipuluar-valuten-shba-permbahet-shton-listen-e-vendeve-ne-monitorim/ Thu, 18 Oct 2018 15:44:52 +0000 https://new.55news.al/?p=59080 Qeveria amerikane u përmbajt nga etiketimi i Kinës dhe vendeve të tjera partnere në tregti si manipulues valute. Në raportin 6-mujor, Departamenti i Thesarit në SHBA, deklaroi se zhvlerësimi i fundit i juanit kinez do të përkeqësojë deficitin tregtar, por shtoi se nuk ka zbuluar ndërhyrje nga Kina në vlerën e valutës. Presidenti Donald Trump […]

The post “Kina nuk ka manipuluar valutën” – SHBA përmbahet, shton listën e vendeve në monitorim appeared first on 55 News.

]]>
Qeveria amerikane u përmbajt nga etiketimi i Kinës dhe vendeve të tjera partnere në tregti si manipulues valute. Në raportin 6-mujor, Departamenti i Thesarit në SHBA, deklaroi se zhvlerësimi i fundit i juanit kinez do të përkeqësojë deficitin tregtar, por shtoi se nuk ka zbuluar ndërhyrje nga Kina në vlerën e valutës.

Presidenti Donald Trump ka pohuar se fryrja e Kinës si një superfuqi eksportuese ka dëmtuar punëtorët amerikanë.

“Një burim shqetësimi është mungesa e transparencës së Kinës në valutë dhe zhvlerësimi i fundit i juanit”, tha sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.

Që kur Thesari publikoi raportin paraardhës më datë 13 Prill, juani ka rënë me më shumë se 9% kundër dollarit amerikan. Javën e kaluar, valuta arriti pikën kritike prej 7 kundër dollarit, një nivel që nuk e ka thyer që prej vitit 2008.

Disa kontrata derivate tregojnë se pjesëmarrësit e tregut presin që juani të bie poshtë atij niveli këtë vit. Thesari theksoi se Kina është përpjekur që të ndreq rënien e juanit dhe bëri të ditur se vendi mund të shtojë besimin te valuta duke ndërmarrë reforma të orientuara nga tregu.

Raporti shtoi se Kina duhet të përmirësojë reformat makroekonomike që mbështesin rritjen e konsumit dhe ribalancuar ekonominë larg investimeve.

Fryrja e investimeve që ka zgjatur shumë dekada në Kinë, e ka bërë kthyer vendin në një fabrikë botërore dhe ka nxitur një suficit tregtar në mallra me SHBA prej 390 miliardë dollarë në vitin e fundit.

Thesari shtoi se po mban Kinën, Indinë, Japoninë, Gjermaninë, Korenë e Jugut dhe Zvicrën në një listë të monitorimit për valutat. VOA

The post “Kina nuk ka manipuluar valutën” – SHBA përmbahet, shton listën e vendeve në monitorim appeared first on 55 News.

]]>