permbytet Archives - 55 News https://55news.al/tag/permbytet/ Sun, 14 Oct 2018 09:57:38 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png permbytet Archives - 55 News https://55news.al/tag/permbytet/ 32 32 Do të përmbytet Ballkani me dizelët e vjetër gjermanë? https://55news.al/globi/do-te-permbytet-ballkani-me-dizelet-e-vjeter-gjermane/ Sun, 14 Oct 2018 09:57:38 +0000 https://new.55news.al/?p=57673 Ku do të shkojnë dizelët e vjetër që në Gjermani nuk po gjejnë më blerës? Pse të mos hidhen sytë nga Ballkani, thonë disa? A do të kthehen vërtet këto vende në vendshkarkim makinash të vjetra? Mikro qëndron në sheshin e një firme për makinat e përdorura „S-Auto” në Beograd, ai e di çfarë do: […]

The post Do të përmbytet Ballkani me dizelët e vjetër gjermanë? appeared first on 55 News.

]]>
Ku do të shkojnë dizelët e vjetër që në Gjermani nuk po gjejnë më blerës? Pse të mos hidhen sytë nga Ballkani, thonë disa? A do të kthehen vërtet këto vende në vendshkarkim makinash të vjetra?

Mikro qëndron në sheshin e një firme për makinat e përdorura „S-Auto” në Beograd, ai e di çfarë do: Një automjet dizel, me kosto të ulët riparimi dhe që shpenzon pak naftë. Debatin për dizelin në Gjermani ai e ndjek me shumë vëmendje.”E kam dëgjuar këtë dhe kam pritur që të ulen çmimet tek ne, por kjo nuk ka ndodhur deri tani. Kam qenë i duruar, kam ndjekur me vëmendje zhvillimet pas vendimit të gjermanëve, dhe kam pritur që të kemi një fluks makinash këtu. Por nuk shoh që çmimet të kenë rënë.” Që në verën e kaluar mediat serbe njoftaan se do të vijnë nga Gjermania rreth 300.000 automjete.

Por kjo nuk ka ndodhur, kujton Biljana nga firma S-Auto. „Automjetet tona vijnë nga Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda, Zvicra. Ato blihen tek ankandet e caktuara, dhe rreth 20-30% e automjeteve tona vijnë nga tregu gjerman i automjeteve të përdorura. Kryesisht janë makina dizel me motor të vogël, dhe vit prodhimi 2005-2008. Ne i shesim të gjithë automobilët, nga euro 3 deri tek euro 5 e euro 6.”

Euro 3, 4, 5, 6- është norma minimale e lejuar e gazrave ndotës. Në Serbi lejohen automjetet e normës euro 3, por që janë prodhuar nga viti 2000. Milosh Petroviq, presidenti i Shoqatës së Importuesve Serbë të Automjeteve thotë se „katastrofike është – e këtë e them qëllimisht – se automjetet e përdorura në masën 80% janë më të vjetra se 10 vjet, që në vitin 2017 janë importuar 153.000 automjete të përdorura në vend.

Në vitin 2016 ishin 120.000. Nëse shohim një periudhë prej 5 vitesh, atëherë në Serbi kanë ardhur rreth 600.000 automjete që Europa nuk i do më. Kjo është ajo që na dhemb ne si përfaqësues të produkteve moderne teknologjike – që Serbia – kjo është e shëmtuar, por e përshtatshme është kthyer në varrezë makinash.”

Edhe në Rumani një pjesë e madhe e automjeteve të përdorura vijnë nga Gjermania, shumë më pak nga Italia apo Austria. Në vitin 2017 erdhën 300.000 automjete, 70% dizel. Roxana Dima, zëdhënëse e autoritetit të regjistrimit të automjevete në Bukuresht thotë se „nëse në Gjermani ndalen automjetet e normës Euro 4, kjo do të ketë ndikim në tregun rumun, sepse automjetet që i përgjigjen kësaj norme, përbëjnë një pjesë të madhe të makinave dizel në Rumani.”

Vendet e BE-së si Gjermania që kërkojnë rregulla më të rrepta kontrolli të gazrave duhet të kujdesen që këto makina të largohen nga qarkullimi, me qëllim që të pengohet edhe eksporti i automjeteve të tilla në Europën Juglindore, thotë zëdhënësja Dima. „Duke pasur parasysh fuqinë e dobët blerëse, tregu rumun i makinave do të përmbytej nga automobilë që nuk i përkasin më standarteve gjermane, por që mbeten në qarkullim. Aq më shumë që në Rumani nuk ka ndonjë tatim të veçantë për automobilët e vjetër ndotës të mjedisit.”

Edhe qeveria bullgare nuk e mbështet idenë që automjetet e vjetra që në BE nuk lejohen më për shkak të mosplotësimit të normave të gazrave ndotës të importohen në Bullgari. Ministri i Mjedisit, Neno Dimov propozon që këto automjete të pajisen me software ndihmues për emetim të pakët të gazrave, e pastaj të vijnë në Bullgari apo vendet fqinje. Rajoni nuk duhet të kthehet në „vendshkarkim për makina të vjetra” nga perëndimi. Clemens Verenkotte (DW)

The post Do të përmbytet Ballkani me dizelët e vjetër gjermanë? appeared first on 55 News.

]]>
Përmbytet Suhareka, raportohet për tetë të lënduar https://55news.al/bota-shqiptare/permbytet-suhareka-raportohet-per-tete-te-lenduar/ Thu, 16 Aug 2018 14:51:38 +0000 https://new.55news.al/?p=42593 Tetë persona kanë mbetur të plagosur në Suharekë nga vërshimet dhe përmbytjet e mbrëmjes së djeshme. Këtë e bëri të ditur shefi i Urgjencës së QKMF-së në këtë komunë, Sahit Halitjaha. “Që nga mbrëmë në urgjencë janë trajtuar 8 persona të cilët kanë marrë lëndime të lehta pas gjendjes së shkaktuar nga vërshimet në fshatra […]

The post Përmbytet Suhareka, raportohet për tetë të lënduar appeared first on 55 News.

]]>
Tetë persona kanë mbetur të plagosur në Suharekë nga vërshimet dhe përmbytjet e mbrëmjes së djeshme. Këtë e bëri të ditur shefi i Urgjencës së QKMF-së në këtë komunë, Sahit Halitjaha.

“Që nga mbrëmë në urgjencë janë trajtuar 8 persona të cilët kanë marrë lëndime të lehta pas gjendjes së shkaktuar nga vërshimet në fshatra dhe qendër të Suharekës. Të gjithë pacientët kanë marrë shërbime të nevojshme”, tha ai.

Ndërsa në Njësinë Shpëtuese dhe Zjarrfikëse në këtë komunë për Kallxo.com, thanë se një pjesëtar i tyre duke larguar ujin ka marrë lëndime më serioze në krah dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Prizrenit. Suhareka që nga mbrëmë është përballur me vërshime dhe nga reshjet janë përmbytur shtëpi banimi në 50 për qind të fshatrave në këtë komunë.

permbytje

The post Përmbytet Suhareka, raportohet për tetë të lënduar appeared first on 55 News.

]]>
Propaganda e Veliajt, Tirana përmbytet në pak minuta (foto+video) https://55news.al/politike/propaganda-e-veliajt-tirana-permbytet-ne-pak-minuta-foto-video/ Fri, 22 Jun 2018 16:18:51 +0000 https://new.55news.al/?p=28500 Qyteti i Tiranës ditën e sotme është përmbytur i gjithi nga reshjet e shiut. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që qytetit i Lali Erit të zhytej nën ujë. Zonat në të cilat niveli i ujit ka arritur shumë lart janë rruga e Myslym Shyrit, Don Bosko, kryqëzimi të nëntë katshet dhe tek Drejtoria e Policisë. […]

The post Propaganda e Veliajt, Tirana përmbytet në pak minuta (foto+video) appeared first on 55 News.

]]>
Qyteti i Tiranës ditën e sotme është përmbytur i gjithi nga reshjet e shiut. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që qytetit i Lali Erit të zhytej nën ujë.

Zonat në të cilat niveli i ujit ka arritur shumë lart janë rruga e Myslym Shyrit, Don Bosko, kryqëzimi të nëntë katshet dhe tek Drejtoria e Policisë.

Edhe njëherë tjetër u vërtetua se e vetmja gjë që di të bëjë Erjon Veliaj është propaganda, pasi kushtet që ai i ofron qytetarëve të  Tiranës janë për të ardhur keq.

Nga videot dhe fotot e mëposhtme vendi duket sikur është qindra vite mbrapa dhe këtë situatë e ka sjellë qeveria e “rilindjes”.

The post Propaganda e Veliajt, Tirana përmbytet në pak minuta (foto+video) appeared first on 55 News.

]]>