perparim spahiu Archives - 55 News https://55news.al/tag/perparim-spahiu/ Mon, 27 Jan 2020 09:21:06 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png perparim spahiu Archives - 55 News https://55news.al/tag/perparim-spahiu/ 32 32 ‘Vendi më i korruptuar në botë’, Spahiu- Denajt: Shkaku i mos rritjes ekonomike nuk ishte mbyllja e lojërave të fatit https://55news.al/politike/vendi-me-i-korruptuar-ne-bote-spahiu-denajt-shkaku-i-mos-rritjes-ekonomike-nuk-ishte-mbyllja-e-lojerave-te-fatit/ Mon, 27 Jan 2020 09:21:06 +0000 https://new.55news.al/?p=141232 Ish- deputeti i LSI, Përparim Spahiu i është përgjigjur ministres së financave dhe ekonomisë Anila Denajt, për një deklaratë se në vitin 2019 nuk pati rritje ekonomike për shkak të mbylljes së lojërave të fatit Spahiu thotë se me mbylljen e tyre, humbësi i vetëm ishin ata që kishin vesin e bixhozit, por ndërkohë fitonte […]

The post ‘Vendi më i korruptuar në botë’, Spahiu- Denajt: Shkaku i mos rritjes ekonomike nuk ishte mbyllja e lojërave të fatit appeared first on 55 News.

]]>
Ish- deputeti i LSI, Përparim Spahiu i është përgjigjur ministres së financave dhe ekonomisë Anila Denajt, për një deklaratë se në vitin 2019 nuk pati rritje ekonomike për shkak të mbylljes së lojërave të fatit

Spahiu thotë se me mbylljen e tyre, humbësi i vetëm ishin ata që kishin vesin e bixhozit, por ndërkohë fitonte Ministria e Financavem ndërtuesi banka etj. Me mbylljen e tyre ai që kishte vesin e bixhozit mund të blinte një shtëpi ose edhe me kredi.
Ai shprehet se në të dy skenarët e thjeshta deklarata e ministres nuk justifikohet por ai i rendit arsyet e vërteta sipas tij pse nuk pati rritje ekonomike për 2019 ku akuzon qeverinë për korrupsion dhe pengimin e investimeve të huaja në vend.

Statusi i Përparim Spahuiut

E pabesueshme të dëgjosh nga Ministrja e Financave që nuk patëm rritje ekonomike pasi mbyllëm lojrat e fatit.

Zonja Ministre, nëse dikush nuk humbet lekët në lojra fati, nuk do të thotë që asaj familje i është ulur buxheti për konsum dhe nuk do të thotë që ekonomia përfiton më pak.

Prsh

Dikush humbet 100 mijë euro në lojra fati.

Fiton kompania, ministria juaj e financave, i punësuari, qiradhënësi.

Nëse ai nuk i humbet, mund të blejë nje shtëpi ku një pjesë e merr kredi.

Fiton ndërtuesi, prodhuesi i tullave, betonit, hekurit, të punësuarit në ndërtim, prodhuesi i dritareve, dyerve, hidrosanitare, pllaka a parket si dhe ministria juaj e financave. Fiton dhe banka që ka dhënë kredinë.

Duket se varianti i dyte ndikon më shumë në rritjen ekonomike por dhe kjo nuk është e vërtetë pasi dhe ata që përfitojnë në variantin e parë mund të blejnë një shtëpi.

Në të gjithë këtë histori humbësi i vetëm është ai që ka vesin të luaj bixhoz (gjithmonë financiarisht)

Shkaqet e mos rritjes ekonomike janë të tjera znj Ministre e unë po të rrëndis disa, si:

Vendi më i korruptuar në botë

Vendi me indeksin më të keq të të bërit biznes.

Vendi me investimet më të ulëta direkte në ekonomi.

Vendi ku një kryetar bashkie harxhon 200 mijë euro për kamera e drone propagande.

Vendi i vetëm në botë ku KM-ja ka televizion privat.

Vendi ku investitorë te huaj rrihen për vdekje.

Vendi ku ekonominë e tij e kanë mbërthyer pesë-gjashtë emra.

Shpresoj që kjo histori të mos vazhdojë shumë gjatë pasi nuk do të çuditem aspak që atë numurin 2.7 ta çoni “me sukses” në ZERO.

The post ‘Vendi më i korruptuar në botë’, Spahiu- Denajt: Shkaku i mos rritjes ekonomike nuk ishte mbyllja e lojërave të fatit appeared first on 55 News.

]]>
Spahiu: Ekonomia drejt stanjacionit të frikshëm, e tregon rënia e kërkesës për kredi https://55news.al/aktualitet/spahiu-ekonomia-drejt-stanjacionit-te-frikshem-e-tregon-renia-e-kerkeses-per-kredi/ Tue, 21 Jan 2020 09:02:50 +0000 https://new.55news.al/?p=140177 Përparim Spahiu nga radhët e LSI deklaroi sot se “kërkesa për kredi është një nga treguesit bazë se si një ekonomi po ecën. Rënia e kërkesës për kredi në nivelet më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2019 tregon që ekonomia jonë është drejt një stanjacioni të frikshëm.” Sipas Spahiut, “ajo është në […]

The post Spahiu: Ekonomia drejt stanjacionit të frikshëm, e tregon rënia e kërkesës për kredi appeared first on 55 News.

]]>
Përparim Spahiu nga radhët e LSI deklaroi sot se “kërkesa për kredi është një nga treguesit bazë se si një ekonomi po ecën. Rënia e kërkesës për kredi në nivelet më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2019 tregon që ekonomia jonë është drejt një stanjacioni të frikshëm.”

Sipas Spahiut, “ajo është në linjë dhe na provon se nuk kemi rritje ekonomike, përkeqësim të kushteve të të bërit biznes, mungesën e investimeve të reja apo dhe zgjerimin e atyre ekzistuese, mungesën e pilitikave stimuluese fiskale. Shqipëria është aktualisht vendi më pak atraktiv në rajon sa i takon investimeve.

Edhe sektori i ndërimit, që duket se “lulëzoi” gjatë vitit 2019 ka dyshime të forta financimi nga para të pista. Ekonomia jonë është në ditët më të zeza dhe çlirimi i saj nga kapja e një grupi kriminal siç është Rilindja është një emergjencë,” ka nënvizuar Spahiu.

The post Spahiu: Ekonomia drejt stanjacionit të frikshëm, e tregon rënia e kërkesës për kredi appeared first on 55 News.

]]>
Përparim Spahiu: ‘Marrëveshja i hap dritën jeshile zgjedhjeve të parakohshme’, https://55news.al/politike/perparim-spahiu-marreveshja-i-hap-driten-jeshile-zgjedhjeve-te-parakohshme/ Wed, 15 Jan 2020 08:49:04 +0000 https://new.55news.al/?p=139245 Ish- deputeti i LSI Përparim Spahiu e ka cilësuar marrëveshjen opozitë- mazhorancë për Reformën Zgjedhore si mjeti që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Ai thotë se po hidhet helm nga mediat dhe analistët për ta nxjerrë marrëveshjen si dështim të opozitës, por ai kujton se marrëveshja u përkrah nga SHBA, Gjermania dhe Britania. Po […]

The post Përparim Spahiu: ‘Marrëveshja i hap dritën jeshile zgjedhjeve të parakohshme’, appeared first on 55 News.

]]>
Ish- deputeti i LSI Përparim Spahiu e ka cilësuar marrëveshjen opozitë- mazhorancë për Reformën Zgjedhore si mjeti që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Ai thotë se po hidhet helm nga mediat dhe analistët për ta nxjerrë marrëveshjen si dështim të opozitës, por ai kujton se marrëveshja u përkrah nga SHBA, Gjermania dhe Britania. Po ashtu shton se ajo i jep shqiptarëve atë që duan, që të shkohet në zgjedhje.

Po ashtu ai shton se ajo çfarë ndodhi dje dhe do të kompletohet brenda 15 marsit të 2020 me miratimin e Reformës Zgjedhore i hap rrugë zgjidhjes së problemeve pa fund të Shqipërisë.

STATUSI I PËRPARIM SPAHIUT

Aq i madh është helmi i mediave, aq i madh është helmi i analistësh të blerë, sa që dhe një marrëveshje si e djeshmja, e përshëndetur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe ajo Britanike, shihet si dështim i opozitës.

Minimalisht, kjo marëveshje hap dritën jeshile për zgjedhje të parakoshme, zgjedhje si zgjidhja e vetme e problemeve pa fund që kanë mbërthyer vendin.

Jemi pa Parlament…!!!

Nga dje nuk ekziston më edhe me firmë të maxhorancës, si organi më i lartë ligjvënës.

Besoj se këtë duan të gjithë shqiptarët, të shkohet në zgjedhje, të tjerat i vendos VOTA.

The post Përparim Spahiu: ‘Marrëveshja i hap dritën jeshile zgjedhjeve të parakohshme’, appeared first on 55 News.

]]>
“Ekonomia drejt një stanjacioni të frikshëm që rëndohet nga koncesionet”, Spahiu: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme e krizës https://55news.al/politike/ekonomia-drejt-nje-stanjacioni-te-frikshem-qe-rendohet-nga-koncesionet-spahiu-zgjedhjet-jane-zgjidhja-e-vetme-e-krizes/ Tue, 07 Jan 2020 12:24:02 +0000 https://new.55news.al/?p=138148 Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu e ka konsideruar 2019, si vitin më të rëndë për vendin sa i takon ekonomisë e sidomos asaj familjare. “Parashikimi ynë, i FMN dhe Bankës Botërore për uljen e ritmit të rritjes ekonomike gjatë vitit 2019 rezultoi i vërtetë. Pas përfundimit të dy investimeve të mëdha si ai i TAP […]

The post “Ekonomia drejt një stanjacioni të frikshëm që rëndohet nga koncesionet”, Spahiu: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme e krizës appeared first on 55 News.

]]>
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu e ka konsideruar 2019, si vitin më të rëndë për vendin sa i takon ekonomisë e sidomos asaj familjare.

“Parashikimi ynë, i FMN dhe Bankës Botërore për uljen e ritmit të rritjes ekonomike gjatë vitit 2019 rezultoi i vërtetë. Pas përfundimit të dy investimeve të mëdha si ai i TAP dhe Devollit dhe kur qeveria nuk merr asnjë masë për stimulimin e investimeve të reja direkte, si të huaja dhe ato vendase.” -tha Spahiu në një prononcim për mediat ndërsa theksoi se ekonomia shqiptare është drejt një stanjacioni të frikshëm që rëndohet në mënyrë katastrofike nga koncensionet.

Deklarata e plotë:
Viti 2019 ishte një nga vitet më të rënda për shqiptarët, sa i takon ekonomisë së vendit e sidomos asaj familiare.
Parashikimi ynë, i FMN dhe Bankës Botërore për uljen e ritmit të rritjes ekonomike gjatë vitit 2019 rezultoi i vërtetë. Pas përfundimit të dy investimeve të mëdha si ai i TAP dhe Devollit dhe kur qeveria nuk merr asnjë masë për stimulimin e investimeve të reja direkte, si të huaja dhe ato vendase.
Mungesa e politikave lehtësuese fiskale, barra e rëndë e tyre, si qendrore dhe vendore, ka çuar në nivele mjaft të ulëta të investimeve ku është e vështirë të flasësh a të gjesh një emer të ri investitori.
Ekonomia shqiptare është drejt një stanjacioni të frikshëm që rëndohet në mënyrë katastrofike nga koncensionet. Në vitin 2020 pagesat për koncensionet do të rriten me 16% krahasuar me një vit më parë.
Me gjithë situatën shumë të rëndë financiare pas tërmetit asnjë lek nuk iu prek koncensioneve por përkundrazi, iu shtuan.
Ndërsa banorët janë në mes të acarit dhe të ftohtit në çadra, qeveria ka vetëm një merak, të vazhdojë dhe të grabisë para me koncensione korruptive dhe shkatërrimtare për ekonominë në kurriz të mijëra shqiptarëve.
Ekonomia jonë, gjatë vitit 2019 vazhdoi me një bilanc tregtar negativ, madje të përkeqësuar.

Gjatë vitit 2019 qytetarët por dhe bizneset u përjashtuan nga përfitimet e rishpërndarjes së taksave në investime publike.
Rilindja nuk bëri asnjë investim në porte, aeroporte, hekurudha por vetëm fjalë e mashtrime.
Kësaj situate të rëndë i shtohet raporti mjaft negativ i Doing Business, ku Shqipëria rënditet në vendet e fundit në rajon.
Për shkak të rilindjes, indeksi i perceptimit të korrupsionit e rëndit Shqipërinë ndër 3 qeveritë më të korruptuara të botës.
Kjo situatë shumë e rëndë ekonomike ka çuar në largimin masiv të shqiptarëve nga vendi, sidomos i rinisë, për pasojë mungese të theksuar të njerëzve të aftë për punë si dhe ulje në nivele shqetësuese të të ardhurave kryesisht ato nga TVSH, si tregues kryesor i rënies së konsumit.
Shqipëria aktualisht është e paaftë të konkurrojë ofertat për punë që vijnë nga vendet e tjera sidomos ato të BE-së.
Financat publike janë përballë rreziqesh tronditëse reale. Janë rreth 64 miliardë lekë detyrime të fshehta.
Në buxhetin e vitit 2020 nuk shohim asnjë stimul fiskal që të nxisë prodhimin dhe konsumin.
Situata tepër e rëndë bën të pamundur uljen e borxhit publik në nivelet mashtruese që propogandon qeveria me 62%. Borxhi real është 80%.
Edhe në buxhetin e vitit 2020, nuk do të ketë indeksim të pagave, ndërsa do të vazhdojë me atë që di të bëjë më mirë, rritje taksash si të qeverisë por dhe ato vendore. Kujtoj rritjen e fundit të taksave në Bashkinë e Tiranës.
Qeveria po bën gjithçka të tregojë një tablo mashtruese të buxhetit, po fsheh borxhet reale, paaftësinë totale për të vënë fre mbi evazionin fiskal për shkak të korrupsionit galopant, ndërsa koncensionet korruptive dhe abuzive po groposin ekonominë drejt një gremine që nuk i dihet fundi.
Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme e kësaj krize të rëndë që ka kapur vendin.
Shqiptarët do të zgjedhin alternativën e taksave të ulëta dhe të thjeshta, alternativën e një klime miqësore për bizneset, alternativën e subvencionimeve në bujqësi si sektori më i madh punëdhënës, alternativën e një sistemi arsimor për të gjithë pavarësisht mundësive financiare, alternativën e liberalizimit të tregut dhe jo monopolizimit te tij.

The post “Ekonomia drejt një stanjacioni të frikshëm që rëndohet nga koncesionet”, Spahiu: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme e krizës appeared first on 55 News.

]]>
Skenari i LSI për rrëzimin e Ramës, Spahiu: Kemi vullnetin shpërthyes. Një vend pa rini është pa të ardhme https://55news.al/opinion/skenari-i-lsi-per-rrezimin-e-rames-spahiu-kemi-vullnetin-shperthyes-nje-vend-pa-rini-eshte-pa-te-ardhme/ Mon, 06 Jan 2020 11:06:18 +0000 https://new.55news.al/?p=137942 Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu: Opozita e bashkuar do të shënojë një rekord të ri përfaqësimi. Një vend pa rini është një vend pa të ardhme Intervistoi: Redjon Shtylla   2020 nisi me thirrje të fortë të opozitës për rrëzimin e qeverisë “Rama 2”. Në Konventën e LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi tha se rrugë tjetër […]

The post Skenari i LSI për rrëzimin e Ramës, Spahiu: Kemi vullnetin shpërthyes. Një vend pa rini është pa të ardhme appeared first on 55 News.

]]>

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu: Opozita e bashkuar do të shënojë një rekord të ri përfaqësimi. Një vend pa rini është një vend pa të ardhme

Intervistoi: Redjon Shtylla

 

2020 nisi me thirrje të fortë të opozitës për rrëzimin e qeverisë “Rama 2”. Në Konventën e LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi tha se rrugë tjetër nuk ka. Në një intervistë për “Koha Jonë”, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu thotë se aksioni opozitar ka nisur që ditën e parë të uzurpimit të pushtetit nga Rilindja me vota të vjedhura, të blera e të grabitura.

“Protestat e vitit 2019 ishin nga më të mëdhatë që janë parë në 20 e ca vite demokracie dhe që shpërfaqën mërzinë e shumicës së shqiptarëve, gjë që u provua dhe me bojkotin nga 85% e tyre të zgjedhjeve moniste të 30 qershorit. LSI-ja që pardje ka nisur një fushatë organizimi strukturash, anëtarësimesh të reja e mobilizimi në të gjithë vendin”. Nga ana tjetër, Spahiu pohoi se aksioni opozitar do të jetë një front i përbashkët dhe i sinkronizuar me të gjithë faktorët që nuk duan më qeverisjen e rilindjes. Për më tepër, Spahiu thotë se rruga e krizës zgjidhet në këtë mënyrë. “Angazhimi për një proces zgjedhjesh korrekte, të pranueshme nga të gjithë, pa presione e blerje votash, pa përfshirjen e krimit dhe kriminelëve në to”.

Për ish-deputetin e LSI-së, opozita e bashkuar patjetër do të shënojë një rekord të ri përfaqësimi. “Do të përfaqësojë pra, me çdo kusht dhe me çdo çmim vullnetin shpërthyes të shumicës absolute të shqiptarëve për një ndryshim rrënjësor në çdo qelizë të jetës së tyre”.

Nëntë kushtet e Gjermanisë, që mbështeten edhe nga BE-ja, për opozitën janë shpëtimi nga keqqeverisja, siç e quani ju. Disa nga kushtet janë: “Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave; funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, miratimi i reformës zgjedhore; rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar etj.” Cilin prej tyre kushteve, sipas jush, ka frikë qeveria dhe çfarë po bën LSI-ja që këto kushte të gjejnë terren për zbatim?

Nëntë kushtet e Bundestagut tregojnë sesa shumë i jemi larguar Europës. Janë kushte shtesë dhe fjala e fundit e unionit, që vendi të hyjë në shina kushtetuese e ligjshmërie, të luftojë korrupsionin, të dënojë shitblerjen e votës por dhe mospërfshirjen e drejtpërdrejtë të strukturave të policisë në to. Kur Departamenti amerikan i Shtetit e cilëson Shqipërinë si qendër e krimit të organizuar është normale që të jetë kusht i Gjermanisë, Francës, Holandës e gjithë vendeve anëtare lufta ndaj tij. Shqipëria është kthyer në një shqetësim serioz për këto vende. Unë nuk pres dhe as besoj që kjo mazhorancë do t’i marrë seriozisht këto kushte, pasi “Rilindja” nuk ka asnjë interes dhe me qëllim i është larguar anëtarësimit në BE. Hapja e negociatave do të thotë më shumë kontroll, më shumë filtra nga unioni. A mendon njeri se Edi Rama dëshiron të kontrollohet e të futet në filtrat e BE? Jo, askush. Pra qeveria nuk ka asnjë plan për plotësimin e këtyre kushteve.

Në Konventën e LSI-së, znj. Kryemadhi lëshoi thirrjen: Ta rrëzojmë këtë kryeministër të krimit. Nuk ka rrugë tjetër. Përtej postit si opozitarë, ka opozita e përbashkët një plan konkret? Protesta, tubime, takime, apo keni rezervuar skenarin e “goditjes përfundimtare” për rrëzimin e qeverisë?

Degradimi i çdo qeverisjeje është gjithmonë në interes të opozitës, por ky nuk është rasti. Shqipëria po përjeton një krizë mjaft të rëndë, e krahasuar me atë të viteve 1991 e 1997 por kjo e fundit vjen pas 30 vitesh kur vendi është anëtarësuar në NATO dhe është kandidat për në BE. Aksioni opozitar ka nisur që ditën e parë të uzurpimit të pushtetit nga Rilindja me vota të vjedhura, të blera e të grabitura. Protestat e vitit 2019 ishin nga më të mëdhatë që janë parë në 20 e ca vite demokracie dhe që shpërfaqën mërzinë e shumicës së shqiptarëve, gjë që u provua dhe me bojkotin nga 85% e tyre të zgjedhjeve moniste të 30 qershorit. LSI-ja që pardje ka nisur një fushatë organizimi strukturash, anëtarësimesh të reja e mobilizimi në të gjithë vendin. Aksioni opozitar do të jetë një front i përbashkët dhe i sinkronizuar me të gjithë faktorët që nuk duan më qeverisjen e rilindjes.

Zëra të fortë thonë se kryeministri Edi Rama hero i kombit, popullit dhe shtetit të Serbisë. Për ju, pse Rama rri si pjesë e një marrëveshjeje që cënon Kosovën kur në qeveri ka ministra nga Kosova?

Edhe unë jam i mendimit se Rama duhet mëshiruar dhe se është bërë për të ardhur keq. Fakti që vendi gjendet në këtë krizë të thellë, fakti që nëse votohet sot dihet se ku dhe si përfundon, bën që të krijojë situata sureale të unioneve që nuk janë dhe nuk duhet të jenë fare në agjendën e opozitës. Shqipëria ka vetëm një detyrë, plotësimin e kushteve që përmendëm më lart dhe anëtarësimin në Bashkim Europian. Edhe nëse do të duhej ta trajtonim si çështje, “Minishengeni” si marrëveshje midis shteteve të rajonit duhet të jetë një çështje shtetërore dhe jo thjesht marrëveshje e një mazhorance të caktuar, pra duhej të kishte një konsultim dhe mbështetje nga të gjitha palët, gjë që nuk ekziston. Pa folur pastaj për mungesën totale të transparencës së kësaj marrëveshjeje. Përtej dakordësisë së brendshme të të gjitha institucioneve shtetërore dhe të opozitës, absolutisht duhej të ishte konsultuar me institucionet e Kosovës patjetër për mënyrën dhe objektivat e përfshirjes së saj.

Ka opozita ndonjë propozim ose sistem preferencial, të cilin e ka diskutuar në grupin e punës në lidhje më reformën zgjedhore? Çfarë pritet të ndodhë këtë vit me këtë reformë jetike për zgjidhjen e krizës politike?

Opozita u tregua e gatshme dhe u ul në tryezën e bisedimeve për Reformën Zgjedhore, si kusht nga Bundestagu por dhe si i vetmi kusht që kërkon angazhimin e saj. Për ne nuk ka shumë rëndësi sistemi, pasi çdo sistem ka problematikat e veta por më i rëndësishëm është angazhimi për një proces zgjedhjesh korrekte, të pranueshme nga të gjithë, pa presione e blerje votash pa përfshirjen e krimit dhe kriminelëve në to. Pa ndjekur penalisht dhe dënuar ata që të gjithë shqiptarët i dëgjuan në përgjimet që transmetoi Bild, nuk kemi bërë asgjë.

Qeveria “Rama 2”, deri në muajin mars ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, çka nënkupton se deri në këtë muaj nuk mund të ketë Zgjedhje të Parakohshme. Kur mund të jetë koha e përshtatshme që duhet për të implementuar Reformën Zgjedhore?

Edhe situatën e rëndë që krijoi tërmeti qeveria e pashpirt rilindase mundohet ta shfrytëzojë politikisht. Të gjithë pamë dhe po e shohim se qeveria ishte dhe është plotësisht e paaftë të zgjidhë krizën e mijëra shqiptarëve që kanë mbetur nëpër çadra në këto ditë dimri. Për qeverinë gjendja e jashtëzakonshme mund të zgjatet deri në qershorin e 2021. Opozita e bashkuar patjetër që do të shënojë një rekord të ri përfaqësimi. Do të përfaqësojë pra, me çdo kusht dhe me çdo çmim vullnetin shpërthyes të shumicës absolute të shqiptarëve për një ndryshim rrënjësor në çdo qelizë të jetës së tyre. Ne nuk kemi për qëllim vetëm kritikat a denoncimin e asaj që po ndodh në kaq vite qeverisje të Rilindjes. Opozita tashmë i ka bërë të qarta qëndrimet e saja si alternativë e besueshme për daljen nga kriza, siç janë çlirimi i ekonomisë nga mbingarkesa e taksave, çlirimi i arsimit nga tarifa të papërballueshme dhe ofrimi i një arsimi cilësor për të gjithë. Kemi plane për zhvillimin e sektorit bujqësor si sektori kryesor i punës bashkë me turizmin. Për rendin dhe sigurinë nuk mjafton vetëm reforma në drejtësi, BKH e SPAK, por një strategji e qartë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin, pra jo vetëm masa ndëshkuese nga drejtësia e re por edhe masa parandaluese. Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët pasi ka vend për të gjithë e jo të jetë vendi që qeveriset nga një mendësi që imponon largimin e rinisë së saj. Një vend pa rini është një vend pa të ardhme.

The post Skenari i LSI për rrëzimin e Ramës, Spahiu: Kemi vullnetin shpërthyes. Një vend pa rini është pa të ardhme appeared first on 55 News.

]]>
Konventa e LSI, Spahiu: Rrugëtimi ynë në dekadën e shpresës dhe ringritjes kombëtare nis sot, nis tani! https://55news.al/politike/konventa-e-lsi-spahiu-rrugetimi-yne-ne-dekaden-e-shpreses-dhe-ringritjes-kombetare-nis-sot-nis-tani/ Sat, 04 Jan 2020 15:08:48 +0000 https://new.55news.al/?p=137726 jate fjales se tij në konventën e LSI Tiranë, ish-deputeti Përparim Spahiu deklaroi se rrugëtimi ynë në dekadën e shpresës dhe ringritjes kombëtare nis sot, nis tani! Fjala e ish-deputetit Përparim Spahiu   Të dashur e të nderuar miq, anëtar e simpatizantë të LSI-së! Përshëndetje të gjithëve! Në këtë fillim viti dua ta nis sot […]

The post Konventa e LSI, Spahiu: Rrugëtimi ynë në dekadën e shpresës dhe ringritjes kombëtare nis sot, nis tani! appeared first on 55 News.

]]>
jate fjales se tij në konventën e LSI Tiranë, ish-deputeti Përparim Spahiu deklaroi se rrugëtimi ynë në dekadën e shpresës dhe ringritjes kombëtare nis sot, nis tani!

Fjala e ish-deputetit Përparim Spahiu

 

Të dashur e të nderuar miq, anëtar e simpatizantë të LSI-së!

Përshëndetje të gjithëve!

Në këtë fillim viti dua ta nis sot fjalën time me urimin Gëzuar Vitin e Ri 2020, qoftë një vit i mbarë e i begatë për familjet tuaja, por dhe për familjet e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.

Ne e nisim këtë vit të ri politik me Konventën e Tiranës. LSI-ja nis kështu aksion e saj politik me organizimin e të gjitha strukturave të saj, organizim që do të përkojë me zgjedhje politike, që ne besojmë se do të jenë të shpejta, sepse janë alternativa e vetme e zgjidhjes së krizës së rëndë që ka mbërthyer vendin e që realizimi i tyre në kushte normale, larg vjedhjes, shitblerjes e korrupsionit do ta kthejnë Shqipërinë në një vend normal, krahas vendeve të tjera me demokraci të zhvilluar.

Kriza që ka mbërthyer vendin është një krizë e thellë që ka përfshirë të gjitha strukturat ekzekutive e legjislative, por mbi të gjitha, një krizë e madhe besimi dhe shprese, që ka çuar në largimin masiv të shqiptarëve nga vendi. Çdo ditë të vitit zhgënjimi i qytetarëve bëhet gjithnjë e më i madh e më i thellë, kur shikojnë paqartësinë e perspektivës nga mungesa e vendeve të punës, nga shpërdorimet e shumta të zyrtarëve të shtetit, nga PPP dhe koncensionet që kane marre një shtrirje të paimagjinueshme. Janë të shumtë treguesit negativë të Qeverisë që po keqdrejton vendin prej disa vitesh, duke mos shënuar asnjë rezultat nga premtimet me të cilat erdhi në pushtet.

Na takon ne si LSI, si forcë politike progresiste, por dhe të gjithë frontit opozitar që të drejtojmë dhe të çojmë përpara aksionin e nisur që nga viti 2017 e që kulmoi me protestat masive kundër qeverisë së “Rilindjes” të vitit që sapo lamë pas.

Ne me strukturat tona do të bëjmë të gjitha përpjekjet që të arrijmë objektivat tona duke ngjallur shpresën se ky vend, Shqipëria jonë e dashur, mund të bëhet duke punuar fort e me ndershmëri secili në frontin e tij, pa u ndaluar nga pengesat që do na dalin përpara të qëllimshme ose jo. Forca e LSI-së mbështetet te anëtarësia jonë, te të rinjtë e të rejat që janë e ardhmja e vendit dhe që mund të bëjnë mrekullira me energjitë e tyre. Ne kemi besim të plotë që do të kemi mbështetjen tuaj për t’i shërbyer përparimit të vendit dhe përmirësimit të jetesës e kthimit të shpresës.

Edhe pse si deputet i zgjedhur dy herë në qarkun Dibër, Kryesia e LSI-së më ka besuar të drejtoj dhe të koordinoj organizimin politik të Lsi-së në Tiranë. Unë ndjehem i vlerësuar por dhe i motivuar ta kryej me ndërgjegje dhe përkushtim këtë detyrë të vështirë e me përgjegjësi të madhe për fatet e rrugës sonë në të ardhmen. Për këtë falënderoj kryesinë e saj dhe në veçanti kryetaren e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi, për besimin që patën duke më caktuar këtë detyrë. Shpresoj të dalim faqebardhë në këtë mision kaq të rëndësishëm dhe me ndihmën e anëtarësisë sonë të mrekullueshme.

Tirana është qarku më i madh i vendit, i cili përfaqësohet me 25 % të vendeve në parlament por dhe qyteti kryesor i drejtimit administrativ dhe ekzekutiv. Ndaj sot ftoj jo vetëm anëtarët dhe simpatizantët e LSI, por të gjithë ata që duan të jetojnë në Shqipëri si dhe të gjithë ata që duan të kthehen e të jetojnë këtu, të angazhohen dhe të bëhen pjesë në vendimmarrje dhe ata, që me zgjedhjen e tyre si deputetë, kryetarë bashkish, anëtarë këshillash bashkiakë, të bëhen pjesë e qeverisjes vendore e qendrore, duke punuar me përkushtim e ndershmëri.

Lëvizja Socialiste për Integrim si forcë politike që gjithmonë ka qenë e angazhuar në ruajtjen e stabilitetit, si atë politik por dhe atë ekonomik, është një forcë politike që mbështetet në marrëdhënien e thjeshtë me njerëzit dhe mbetet gjithmonë një derë e hapur për këdo që vërtet do të kontribuojë në ndryshim e këtij realiteti që jetojmë, duke i qëndruar besnike orientimit të saj që nga themelimi.

Duke përfunduar shpreh besimin e plotë se së bashku do t’ia dalim të riorganizohemi e të realizojmë qëllimet tona në të mirë të vendit, në të mirë të shqiptarëve për të përmirësuar jetesën e tyre, për të kthyer besimin e shpresën për një të ardhme më të mirë që të rinjtë të mos braktisin vendin por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre e të familjeve të tyre këtu.

Personalisht mendoj, se në këtë vit që sapo filloji, Opozita e Bashkuar, duhet të shënojë një rekord të ri Përfaqësimi!
Të Përfaqësojë pra, me çdo kusht dhe me çdo çmim, vullnetin shpërthyes të shumicës absolute të shqiptarëve për një ndryshim rrënjësor në çdo qelizë të jetës së tyre.
Shqiptarët, mbështetës ose jo të LSI, duhet të marrin një mesazh të qartë, që Opozitarizmi nuk është pjesë e një loje Politike, por një betejë e sinqertë dhe e mirëfilltë, për një ndryshim të vërtetë, ku shqiptarët dhe jo Oligarkia pranë pushtetit, të jenë zotër të fateve të Vendit.

The post Konventa e LSI, Spahiu: Rrugëtimi ynë në dekadën e shpresës dhe ringritjes kombëtare nis sot, nis tani! appeared first on 55 News.

]]>
Hajdutë fondesh dhe parlamentarë që votojnë thjesht se urdhërohen… https://55news.al/politike/hajdute-fondesh-dhe-parlamentare-qe-votojne-thjesht-se-urdherohen/ Wed, 04 Sep 2019 08:04:11 +0000 https://new.55news.al/?p=116356 Nga Perparim SPAHIU Argumenti bazë i dektreteve të Presidentit për kthimin e kontratave konçensionare/PPP, ishte akuza direkte për vjedhje në shuma të mëdha të fondeve publike. 16,784,906 euro për kontratën Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat dhe 52,165,040 euro për kontratën Milot – Balldren. Pra, nuk po diskutojmë më kosto oportune, a […]

The post Hajdutë fondesh dhe parlamentarë që votojnë thjesht se urdhërohen… appeared first on 55 News.

]]>
Nga Perparim SPAHIU

Argumenti bazë i dektreteve të Presidentit për kthimin e kontratave konçensionare/PPP, ishte akuza direkte për vjedhje në shuma të mëdha të fondeve publike.

16,784,906 euro për kontratën Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat dhe

52,165,040 euro për kontratën Milot – Balldren.

Pra, nuk po diskutojmë më kosto oportune, a ishte më mirë që keto para të shpenzoheshin në këto projekte apo diku tjetër dhe, as mungesën e një procesi konkurativ, ku për të njëjtën punë, kompani të tjera, mund të ofronin çmime më të ulëta.

Kujtoj dhe njëherë ri-tenderimin te Unaza, ku vetëm pse u përsërit gara, çmimi ishte 5 milion euro më pak.

Në të dy kontratat, çmimi i dakortësuar, është miliona euro më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vetë autoriteti kontraktor per konkurim.

Dy pyetje lindin sipas meje, e para:

A i shpeton HAJDUTET kalimi i dy kontratave me votë në Kuvend..???

Dhe e dyta:

A janë hajdutë fondesh dhe parlamentarët apo e votojnë thjeshtë se urdhërohen..???

The post Hajdutë fondesh dhe parlamentarë që votojnë thjesht se urdhërohen… appeared first on 55 News.

]]>
Spahiu: Policia paguhet për të mbrojtur qytetarët, jo t’i shërbejë udhëheqjes si në Venezuelë https://55news.al/politike/spahiu-policia-paguhet-per-te-mbrojtur-qytetaret-jo-ti-sherbeje-udheheqjes-si-ne-venezuele/ Mon, 17 Jun 2019 06:55:13 +0000 https://new.55news.al/?p=105162 Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar për përfshirjen e forcave speciale në fushatën elektorale të PS. Në një reagim në Facebook, Spahiu thotë se vetëm në Venezuelë ndodh që policia është në shërbim të pushtetit dhe jo qytetarëve. “Nuk jemi në Venezuelë as në Korenë e Veriut, por në mes të Europës, në Shqipëri! […]

The post Spahiu: Policia paguhet për të mbrojtur qytetarët, jo t’i shërbejë udhëheqjes si në Venezuelë appeared first on 55 News.

]]>
Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar për përfshirjen e forcave speciale në fushatën elektorale të PS. Në një reagim në Facebook, Spahiu thotë se vetëm në Venezuelë ndodh që policia është në shërbim të pushtetit dhe jo qytetarëve.

“Nuk jemi në Venezuelë as në Korenë e Veriut, por në mes të Europës, në Shqipëri!

Policia dhe forca speciale shoqërojnë në çdo takim “elektoral” Kryetarin e Partisë Socialiste.

Policia që paguhet nga taksat tona, që ka detyrë të mbrojë rend dhe qetësi, të arrestojë e çojë në pranga kriminelë, është vënë e gjitha në shërbim të një të çmenduri”- shkruan Përparim Spahiu.

 

The post Spahiu: Policia paguhet për të mbrojtur qytetarët, jo t’i shërbejë udhëheqjes si në Venezuelë appeared first on 55 News.

]]>
Jemi kthyer në ekonomi të pastrimit te parave të drogës! https://55news.al/politike/jemi-kthyer-ne-ekonomi-te-pastrimit-te-parave-te-droges/ Thu, 07 Feb 2019 09:36:50 +0000 https://new.55news.al/?p=84217 NGA PËRPARIM SPAHIU  —Banka e Shqipërisë raporton që ka rënë qarkullimi i parasë në nivelin më të ulët që prej vitit 2002. Kjo bie ndesh me shifrat e rritjes ekonimike, shifra që une besoj fort nuk jane reale, ashtu siç doli dhe mashtrim, gjoja ulja e borxhit, ku si KLSH por dhe FMN e raportojne […]

The post Jemi kthyer në ekonomi të pastrimit te parave të drogës! appeared first on 55 News.

]]>
NGA PËRPARIM SPAHIU 


Banka e Shqipërisë raporton që ka rënë qarkullimi i parasë në nivelin më të ulët që prej vitit 2002.

Kjo bie ndesh me shifrat e rritjes ekonimike, shifra që une besoj fort nuk jane reale, ashtu siç doli dhe mashtrim, gjoja ulja e borxhit, ku si KLSH por dhe FMN e raportojne mbi 70%.

Ne kemi nivelin më të lartë të qarkullimit të parave jashtë bankës, raporton po Banka e Shqipërisë.

Gjithashtu raportohet rënie e kreditimit për kompanitë dhe individët në sistemit bankar.

Tani pyetjen se ku gjenden parate, kur raportohet ulje te saj ne qarkullim, njekohesisht dhe ulje kreditimi nga sistemi bankar, pergjigja eshte shume e thjeshtë:

Ekonomia shqiptare ne varesi totale nga paraja që hyn nga droga, korrupsioni dhe trafiqet ilegale të të gjitha llojeve!

The post Jemi kthyer në ekonomi të pastrimit te parave të drogës! appeared first on 55 News.

]]>
Deputeti i LSI: Bojkotoni Samitin e Dytë të Diasporës, qeveria po çon paratë dëm! https://55news.al/politike/deputeti-i-lsi-bojkotoni-samitin-e-dyte-te-diaspores-qeveria-po-con-parate-dem/ Sat, 02 Feb 2019 10:19:44 +0000 https://new.55news.al/?p=83400 Deputeti i LSI-se, Përparim Spahiu, ka publikuar nje pjese te raportit financiar, lidhur me fondet qe Qeveria ka parashikuar per Samitin e Dyte te Diaspores. Me nje shenim ne Facebook, ai shkruan se kane planifikuar 66,972,800 milion lekë për kete samit, shume qe sipas tij, ne nje vend me kaq halle sa i yni mund […]

The post Deputeti i LSI: Bojkotoni Samitin e Dytë të Diasporës, qeveria po çon paratë dëm! appeared first on 55 News.

]]>
Deputeti i LSI-se, Përparim Spahiu, ka publikuar nje pjese te raportit financiar, lidhur me fondet qe Qeveria ka parashikuar per Samitin e Dyte te Diaspores.

Me nje shenim ne Facebook, ai shkruan se kane planifikuar 66,972,800 milion lekë për kete samit, shume qe sipas tij, ne nje vend me kaq halle sa i yni mund te perdoren fare mire per te tjera gjera.

samiti

Postimi i Spahiut 

66,972,800 milion lekë për Samitin e 2-të të Diasporës.

Pa u zgjatur dhe komentuar shumë, do të ju lutesha të gjithë atyre që janë ftuar në këtë samit, që ta bojkotojnë, pasi asgjë nuk solli Samiti i Parë, veç shtimin e të larguarve dhe kërkesave për azil.

Fondet e parashikuara ka shumë halle ku Qeveria mund ti përdorë e mos ti çoj dëm!

The post Deputeti i LSI: Bojkotoni Samitin e Dytë të Diasporës, qeveria po çon paratë dëm! appeared first on 55 News.

]]>