perpjekjet Archives - 55 News https://55news.al/tag/perpjekjet/ Fri, 02 Nov 2018 05:42:51 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png perpjekjet Archives - 55 News https://55news.al/tag/perpjekjet/ 32 32 Nxitja e lindshmërisë – “Shumojuni si lepuj”, përpjekjet e vendeve europiane ndër vite https://55news.al/aktualitet/nxitja-e-lindshmerise-shumojuni-si-lepuj-perpjekjet-e-vendeve-europiane-nder-vite/ Fri, 02 Nov 2018 05:42:51 +0000 https://new.55news.al/?p=63512 Rënia e shkallës së lindjeve dhe nga ana tjetër plakja e shoqërisë, kanë bërë që shumë vende të marrin nisma të ndryshme për të nxitur lindshmërinë. E fundit ishte Italia ajo që propozoi dhënien e tokës për familjet që presin fëmijën e tretë. Parcela e tokës bujqësore – aktualisht në pronësi të shtetit – do […]

The post Nxitja e lindshmërisë – “Shumojuni si lepuj”, përpjekjet e vendeve europiane ndër vite appeared first on 55 News.

]]>
Rënia e shkallës së lindjeve dhe nga ana tjetër plakja e shoqërisë, kanë bërë që shumë vende të marrin nisma të ndryshme për të nxitur lindshmërinë. E fundit ishte Italia ajo që propozoi dhënien e tokës për familjet që presin fëmijën e tretë. Parcela e tokës bujqësore – aktualisht në pronësi të shtetit – do t’u jepej prindërve që kanë një fëmijë të tretë ndërmjet viteve 2019 dhe 2021.

Nga të dhënat e Eurostat Italia ka normën më të ulët të lindjeve në Bashkimin Evropian dhe ka rënë çdo vit që nga viti 2010.
Në muajin shator edhe Shqipëria bëri publike një tjetër skemë për të nxitur lindshmërinë. Qeveria mor vendi të 8, 16 dhe 24- fishojë bonusin e bebes, sipas rendit, fëmija i parë, i dytë dhe i tretë.
Po rënia e shkallës së lindshmërisë është një fenomen që ka prekur shumë vende.
Si janë përpjekur ndër vite vendet e tjera europiane për të rritur normën e lindjeve?
Poloni
Qeveria e Polonisë investoi rreth 700,000 euro në një fushatë të debatueshme publicitare që inkurajon qytetarët që të “shtohen si lepujt”.
Videoja e 30 sekondave shfaqi lepujt që hanin mbi marule dhe karota, ndërsa një lepur “folës” zbuloi sekretet për prodhimin e shumë pasardhësve: stërvitjen, jetesën e shëndetshme dhe shmangien e stresit. Në fund të fushatës, e mbyll me pamjen e një çift duke shijuar një piknik romantik.
Rusi
Vladimir Putin tha në vitin 2006 se një nga sfidat më serioze të Rusisë ishte kriza demografike e saj.
Një rajon, për të trajtuar normën e rënies së saj të lindjeve, krijoi një festë të veçantë bankare, e krijuar për t’u dhënë çifteve kohën për të bërë një fëmijë. Çdo 12 shtator në Ulyanovsk, vendlindja e Vladimir Leninit, zhvillohet Dita e Konceptimit.
Nëse një çift arrin të ketë një fëmijë pikërisht nëntë muaj më vonë – më 12 qershor të vitit më pas – atyre iu jepet një çmim. Një çifti iu dha një makinë sportive, ndërsa të tjerëve iu dha televizion, frigoriferë ose makina larëse.
Finlandë
Për këtë vend nuk është një zhvillim i kohëve të fundit. Fillimisht Finlanda paraqiti kutinë e posaçme të foshnjave për të trajtuar pjesërisht normën e ulët të lindjeve. Paketat e sponsorizuara nga shteti, iu dha fillimisht nënave të reja në vitin 1938, e mbushur me veshje dhe sende të tjera të dobishme. Më pas për veç kutisë familjeve që prisnin një fëmijë, përveç “kutisë së posaçme” iu jepet edhe një krevat fjetje.
Danimarkë
Një agjenci udhëtimi e Danimarkës, Spies Travel, përdori patriotizmin për të inkurajuar çiftet të kishin sa më shumë fëmijë.
Videoja e tyre virale në vitin 2014, me titull “Do It For Denmark!”. “Bëjeni për Danimarkën” synonte të ndihmonte qeverinë të gjente një zgjidhje për normën në rënie të lindjeve në vend.
Më pas ata publikuan një tjetër video motivuese “Do It For Mom” (bëjeni për mamin”, synonte të inkurajonte gjyshërit për të ndihmuar bijtë dhe bijat e tyre të gjejnë kohën për marrëdhënien intime.
Spanjë
Spanja u përpoq të trajtojë normën e saj të lindjeve në rënie duke caktuar një “nxitëse të veçantë lindshmërie” vitin e kaluar.

Edelmira Barreria Diz, një ekspert demografik dhe senatore në parlamentin galician, u ngarkua me këtë detyrë, për të nxitur spanjollët për të bërë më shumë fëmijë. Kjo nismë erdhi, pasi në vdekjet tejkaluar lindjet në vitin 2014, për herë të parë që nga viti 1941. Burimi: Euronews

The post Nxitja e lindshmërisë – “Shumojuni si lepuj”, përpjekjet e vendeve europiane ndër vite appeared first on 55 News.

]]>
Liderët katalonjas do t’i vazhdojnë përpjekjet për pavarësi nga Spanja https://55news.al/globi/lideret-katalonjas-do-t-i-vazhdojne-perpjekjet-per-pavaresi-nga-spanja/ Sun, 28 Oct 2018 11:30:59 +0000 https://new.55news.al/?p=61839 Liderët katalonjas të shtunën e kanë shënuar njëvjetorin e shpalljes së dështuar të pavarësisë, me protesta dhe premtime se do t’i vazhdojnë përpjekjet për shkëputje nga Spanja. Madridi e kishte futur Katalonjën nën kontroll direkt, pasi që liderët katalonjas kishin shpallur pavarësinë, pas një referendumi. Zgjedhjet më vonë e kishin kthyer në pushtet një qeveri […]

The post Liderët katalonjas do t’i vazhdojnë përpjekjet për pavarësi nga Spanja appeared first on 55 News.

]]>
Liderët katalonjas të shtunën e kanë shënuar njëvjetorin e shpalljes së dështuar të pavarësisë, me protesta dhe premtime se do t’i vazhdojnë përpjekjet për shkëputje nga Spanja.

Madridi e kishte futur Katalonjën nën kontroll direkt, pasi që liderët katalonjas kishin shpallur pavarësinë, pas një referendumi.

Zgjedhjet më vonë e kishin kthyer në pushtet një qeveri rajonale pro-pavarësisë, ndonëse partia katalonjase që mbështet unionin me Spanjën kishte fituar shumicën e votave, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

“Kthimi mbrapa nuk është opsion”, ka thënë presidenti katalonjas, Quim Torra, gjatë një fjalimi televiziv, derisa ka kërkuar lirimin nga burgu të liderëve pro-pavarësisë. “Nuk do të pranojmë vendim tjetër pos lirimit të plotë”, ka thënë ai.

The post Liderët katalonjas do t’i vazhdojnë përpjekjet për pavarësi nga Spanja appeared first on 55 News.

]]>
Video/ Pamje të rënda, përpjekjet e pushuesve për të shpëtuar të riun e mbytur https://55news.al/aktualitet/video-pamje-te-renda-perpjekjet-e-pushuesve-per-te-shpetuar-te-riun-e-mbytur/ Sun, 22 Jul 2018 13:16:22 +0000 https://new.55news.al/?p=37007 Një i ri është mbytur gjatë ditës së sotme në zonën e plazhit të Vilunit në Velipojë. 30-vjecari Elvin Palaj nga Dajçi ka hyrë në det për të shpëtuar të fejuarën e tij, por është mbytur vetë. JOQ ka publikuar një video ku shihet 30-vjeçari që është nxjerrë në breg të detit dhe përpjekjet e […]

The post Video/ Pamje të rënda, përpjekjet e pushuesve për të shpëtuar të riun e mbytur appeared first on 55 News.

]]>
Një i ri është mbytur gjatë ditës së sotme në zonën e plazhit të Vilunit në Velipojë.

30-vjecari Elvin Palaj nga Dajçi ka hyrë në det për të shpëtuar të fejuarën e tij, por është mbytur vetë.

JOQ ka publikuar një video ku shihet 30-vjeçari që është nxjerrë në breg të detit dhe përpjekjet e dëshpëruara të qytetarëve për ta shpëtuar, por fatkeqësisht pa sukses.

Ky është rasti i dytë që mbytet një pushues në plazhin e Velipojës për këtë sezon.

The post Video/ Pamje të rënda, përpjekjet e pushuesve për të shpëtuar të riun e mbytur appeared first on 55 News.

]]>