përplasje Archives - 55 News https://55news.al/tag/perplasje/ Tue, 03 Mar 2020 08:50:05 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png përplasje Archives - 55 News https://55news.al/tag/perplasje/ 32 32 Përplasen autobusët në Tiranë, nuk punonin frenat… https://55news.al/kronike/perplasen-autobuset-ne-tirane-nuk-punonin-frenat/ Tue, 03 Mar 2020 08:50:05 +0000 https://new.55news.al/?p=148213 Një aksident me përfshirjen e dy autobisëve të transportit publik ka ndodhur në Tiranës mëngjesin e kësaj të mërkure.. Ngjarja është regjistruar pranë komisariatit numër 4 ndërsa mësohet se urbani i linjës Kombinat-Kinostudio është përplasur nga një urban i një linje tjetër. Sipas dëshmitarit thuhet se urbani i linjës tjetër ka qenë pa frena, e […]

The post Përplasen autobusët në Tiranë, nuk punonin frenat… appeared first on 55 News.

]]>
Një aksident me përfshirjen e dy autobisëve të transportit publik ka ndodhur në Tiranës mëngjesin e kësaj të mërkure..

Ngjarja është regjistruar pranë komisariatit numër 4 ndërsa mësohet se urbani i linjës Kombinat-Kinostudio është përplasur nga një urban i një linje tjetër.

Sipas dëshmitarit thuhet se urbani i linjës tjetër ka qenë pa frena, e për pasojë ka goditur autobusin e Kombinatit.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por shihet që nga përplasja urbani ka hipur në bordurën ndarëse të rrugës.

Qytetari shprehet gjithashtu se pas aksidentit të gjithë pasagjerët kanë zbritur dhe janë detyruar të marrin një urban tjetër.

“Aksident te komisariati numer 4, autobusi mbrapa nuk kishte frena dhe ja futi ketij. E hipi autobusin ne bordure. I la njerzit ne kembe. Flm”, shkruan qytetari.

The post Përplasen autobusët në Tiranë, nuk punonin frenat… appeared first on 55 News.

]]>
Përplasje me armë zjarri në Korçë, shoqërohet një person https://55news.al/kronike/perplasje-me-arme-zjarri-ne-korce-shoqerohet-nje-person/ Mon, 17 Feb 2020 12:40:19 +0000 https://new.55news.al/?p=145388 Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit. Për momentin është shoqëruar në komisariat një nga palët që është përfshirë në konflikt ndërsa te tjeret jane identifikuar por janë në kerkim nga policia.Burime policore bejne te ditur se eshte qelluar ne ajer dhe se […]

The post Përplasje me armë zjarri në Korçë, shoqërohet një person appeared first on 55 News.

]]>
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit.

Për momentin është shoqëruar në komisariat një nga palët që është përfshirë në konflikt ndërsa te tjeret jane identifikuar por janë në kerkim nga policia.
Burime policore bejne te ditur se eshte qelluar ne ajer dhe se nk ka persona te lenduar.

The post Përplasje me armë zjarri në Korçë, shoqërohet një person appeared first on 55 News.

]]>
Përplasja mazhorancë- Presidencë për Gjykatën Kushtetuese, nesër ‘zbarkon’ në Tiranë delegacioni i Venecias https://55news.al/politike/perplasja-mazhorance-presidence-per-gjykaten-kushtetuese-neser-zbarkon-ne-tirane-delegacioni-i-venecias/ Wed, 12 Feb 2020 12:23:12 +0000 https://new.55news.al/?p=144537 Komisioni i i Venecias do të zbarkojë nesër në Tiranë në kuadër të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese e cila shkaktoi një përplasje mazhorancë- Presidencë vitin e kaluar. Pikërisht Kuvendi dhe Presidenca e kanë çuar të dyja në Venecia për opinion këtë çështje dhe nesër dhe pasnersër një delegacion ekspertësh do i prijë takimeve. AXHENDA E […]

The post Përplasja mazhorancë- Presidencë për Gjykatën Kushtetuese, nesër ‘zbarkon’ në Tiranë delegacioni i Venecias appeared first on 55 News.

]]>
Komisioni i i Venecias do të zbarkojë nesër në Tiranë në kuadër të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese e cila shkaktoi një përplasje mazhorancë- Presidencë vitin e kaluar.

Pikërisht Kuvendi dhe Presidenca e kanë çuar të dyja në Venecia për opinion këtë çështje dhe nesër dhe pasnersër një delegacion ekspertësh do i prijë takimeve.

AXHENDA E DELEGACIONIT TË KOMISIONIT TË VENECIAS

13 shkurt

Nesër ne 9:30 delegacioni i Venecias takon Ruçin.

Në orën 12:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Presidentin Ilir Meta.

Ne orën 10:40 delegacioni i Komisionit të Venecias takon anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor

Ne orën 16:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Arta Vorpsin

14 shkurt

Në orën 10: 15 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Ardian Dvoranin, kreu i KED.

The post Përplasja mazhorancë- Presidencë për Gjykatën Kushtetuese, nesër ‘zbarkon’ në Tiranë delegacioni i Venecias appeared first on 55 News.

]]>
E nisin me përplasje/ Çfarë ndodhi në takimin Rama-Kurti https://55news.al/politike/e-nisin-me-perplasje-cfare-ndodhi-ne-takimin-rama-kurti/ Tue, 11 Feb 2020 11:17:53 +0000 https://new.55news.al/?p=144291 Pritja zyrtare për kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti e tregoi qartë se mes tij dhe homologut shqiptar, Edi Rama, gjërat nuk janë si më parë. Të dy ishin shumë të ftohtë me njëri-tjetrin, kurse mediat e Kosovës u ndalën më shumë te fakti që Albin Kurti tashmë po përulet dhe nderon flamurin e Kosovës. […]

The post E nisin me përplasje/ Çfarë ndodhi në takimin Rama-Kurti appeared first on 55 News.

]]>

Pritja zyrtare për kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti e tregoi qartë se mes tij dhe homologut shqiptar, Edi Rama, gjërat nuk janë si më parë. Të dy ishin shumë të ftohtë me njëri-tjetrin, kurse mediat e Kosovës u ndalën më shumë te fakti që Albin Kurti tashmë po përulet dhe nderon flamurin e Kosovës.

Kjo është vizita e tij e parë jashtë Kosovës në postin e kryeministrit. Ai u prit me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Brigadave nga kryministri Edi Rama, ku pas një takimi kokë më kokë mbajtën edhe një konferencë për shtyp. Pas konferencës së mbajtur, kryeministri i Kosovës është drejtuar në Kryesinë e Kuvendit, edhe pse në vonesë prej 35  minutash duke dalë nga parashikimi sipas protokollit zyrtar.

Prioritetet e Albin Kurtit dhe Edi Ramës ndryshojnë dhe kjo u pa edhe në konferencën e përbashkët të dy kryeministrave. Kurti foli për nevojën e një “Makro-Shengeni shqiptar”, kurse Rama pastaj tha se “s’ka Makro-Shengen shqiptar, pa Mini-Shengen ballkanik”.

 takimi i zgjatur mes dy kryeministrave shqiptarë nuk i ka sheshuar diferencat mes tyre. Çfarë u pa gjatë vizitës dhe takimit të Albin Kurtit me Edi Ramën?

Albin Kurti nuk ka thënë dot “PO” nëse do të marrë pjesë apo jo Kosova, në takimin e radhës së Mini-Shengenit Ballkanik. Albin Kurti foli për një fillim të ri, ndërkohë që kryeministri Rama tha se nuk kemi nevojë për një fillim të ri, por për një ritëm më të lartë të marrëdhënieve dypalëshe.

Albin Kurti gjatë konferencës së përbashkët me Edi Ramën i mëshoi faktit se janë ende 77 marrëveshje politike, të nënshkruara mes dy vendeve, të pazbatuara, ndaj një komision ndërshtetëror me ministra dhe deputetë, duhet të aktivizohet për të ndjekur zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

Gazetarja Esiona konomi raportoi se delegacioni i zgjedhur nga kryeministri Rama për pritjen e kryeministrit Albin Kurti, ishin vetëm dy ministrat që vijnë nga Kosova, Besa Shahini dhe Gent Cakaj dhe Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, ndërkohë që nuk ka qenë e pranishme as Shefja e Kabinetit të Kryeministrit Rama, as Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë siç ka qenë zakonisht në pritje të tjera të funksionarëve të lartë.

Nuk ka munguar shfaqja e qartë, dhe e hapur, e mosdakordësive 100 % me kryeministrin Rama. Kryeministri Rama nuk e ka përmendur në asnjë rast Serbinë, dhe përpjekjen e qeverisë shqiptare për ta bindur Serbinë të njohë Kosovën, edhe pse u shpreh i gatshëm që do të vazhdojë përpjekjet për të shtuar njohjen e Kosovës nga shtete të tjera.

Ndërkohë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se pa Shqipërinë, Kosova nuk do ta kishte fituar luftën me Serbinë dhe sigurisht nuk do ishte ndarë as në paqe.

 

The post E nisin me përplasje/ Çfarë ndodhi në takimin Rama-Kurti appeared first on 55 News.

]]>
Përplasja me armë për pazaret e drogës, mbërrijnë në Gjykatën e Shkodrës 4 të arrestuarit, pritet masa e sigurisë https://55news.al/kronike/perplasja-me-arme-per-pazaret-e-droges-mberrijne-ne-gjykaten-e-shkodres-4-te-arrestuarit-pritet-masa-e-sigurise/ Sun, 09 Feb 2020 08:34:33 +0000 https://new.55news.al/?p=143902 Katër të rinjtë e arrestuar për përplasjen me armë zjarri në qendër të Shkodrës do të dalin sot para Gjykatës së Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë. Të rinjtë, dy nga Durrësit, nga një Maqedonia dhe një nga Shkodra, sapo kanë mbërritur në gjykatë. Bëhet fjalë për shtetasit Liridon Lushi, 27 vjeç, Arxhend […]

The post Përplasja me armë për pazaret e drogës, mbërrijnë në Gjykatën e Shkodrës 4 të arrestuarit, pritet masa e sigurisë appeared first on 55 News.

]]>
Katër të rinjtë e arrestuar për përplasjen me armë zjarri në qendër të Shkodrës do të dalin sot para Gjykatës së Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Të rinjtë, dy nga Durrësit, nga një Maqedonia dhe një nga Shkodra, sapo kanë mbërritur në gjykatë. Bëhet fjalë për shtetasit Liridon Lushi, 27 vjeç, Arxhend Rexha, 31 vjeç, Ension Buraku, 28 vjeç, dhe Riad Xheladini, 22 vjeç.
 Këta persona qëlluan me breshëri plumbash, në qendër të pedonales së Shkodrës, ndaj një “BMË-je” të drejtuar nga shtetasi Mirsad Meta, që ishte dhe shënjestër e atentatit, por që ky i fundit shpëtoi mrekullisht, ndërsa plumbat plagosën rëndë një 35-vjeçare.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 6 shkurtit, ndërsa sipas policisë, Mirsad Meta iu është kundërpërgjigjur me plumba personave të arrestuar, por që fatmirësisht nuk pati viktima. Shkak i përplasjes me armë dyshohet se ka qenë prishja e pazareve të drogës.

Katër të arrestuarit akuzohen për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”

The post Përplasja me armë për pazaret e drogës, mbërrijnë në Gjykatën e Shkodrës 4 të arrestuarit, pritet masa e sigurisë appeared first on 55 News.

]]>
Përplasje mes socialistëve edhe në Pukë! Çfarë po ndodh me PS-në? https://55news.al/politike/perplasje-mes-socialisteve-edhe-ne-puke-cfare-po-ndodh-me-ps-ne/ Wed, 29 Jan 2020 10:30:10 +0000 https://new.55news.al/?p=141729 Në një klimë tejet të ashpër dhe konfliktuale është zhvilluar dje mbledhja e këshillit të bashkisë moniste në Pukë, ku një grup këshilltarësh kanë paraqitur kërkesën për mocion mosbesimi ndaj kreut të këshillit Enver Sulejmani. Kjo pikë e nxehtë e rendit të ditës, ka precipituar në konflikte dhe fyerje në mes të këshilltarëve, të cilët […]

The post Përplasje mes socialistëve edhe në Pukë! Çfarë po ndodh me PS-në? appeared first on 55 News.

]]>
Në një klimë tejet të ashpër dhe konfliktuale është zhvilluar dje mbledhja e këshillit të bashkisë moniste në Pukë, ku një grup këshilltarësh kanë paraqitur kërkesën për mocion mosbesimi ndaj kreut të këshillit Enver Sulejmani.

Kjo pikë e nxehtë e rendit të ditës, ka precipituar në konflikte dhe fyerje në mes të këshilltarëve, të cilët prej kohësh janë profilizuar në dy grupime, ku nga njëra anë janë mbështetësit e kreu të bashkisë, të cilët përpos makinacioneve të shumta gjenden në minorancë dhe nga ana tjetër janë një grup këshilltarësh që janë të vendosur për ti bërë bllokadë zullumeve të kreut monist të bashkisë Gjon Gjonaj.

Votimet moniste të 30 qershorit, ku dukshëm qytetarët dhe zgjedhësit pukjanë me bojkotin masiv kanë dhënë verdiktin e tyre kundër kandidaturës së ‘rilindjes” të përfaqësuar nga Gjon Gjonaj, janë dëshmi e qartë e dështimit të pluralizmit dhe të parimeve të demokracisë, të cilat në themel të tyre kanë votën e lirë dhe përfaqësimin politik.

Prej kohësh, ky këshill është ngërthyer në debate të ashpra, ku projektet e paraqituara nga administrata, në të shumtën e rasteve vijnë në frymën e mungesës totale të transparencës, duke shpërfillur rolin dhe aspektin vendimmarrës të këshillit.

Prej kohësh një grup këshilltarësh gjenden nën presionin e vazhdueshëm të kreut të bashkisë, i cili nuk kursen makinerinë shtetërore dhe makinacionet e pista që burojnë nga përdorimi i pushtetit, me qëllim influencimin në numrat vendimarrës të këshillit.

Mbledhja e djeshme dhe cdo seancë e deritanishme e këtij këshilli, është tregues i përdorimit dhe trajtimit të pushtetit për qëllime personale nga ana e kreu të bashkisë, i cili prej kohësh është përfshirë në një aferë korruptive që synon tjetërsimin e pronës publike për qëllime të biznesit të tij dhe që me metoda tinëzare përpiqet ta kamuflojë me vendimmarrjet e këshillit bashkiak.

Kjo është vija ndarëse që ka cuar palët në llogore të ndryshme, por që me kalimin e kohës është mbarsur dhe me ndërhyrjet prepotente dhe kërcënimet direkte të kreut të bashkisë ndaj disa këshilltarëve dhe që pritet të përshkallëzohet me qëndrime akoma më të ashpra me mocionin e mosbesimit ndaj kreut të këshillit, duke rrëzuar kështu, jo thjeshtë një individ, por duke goditur modelin e drejtimit të këshillit, i cili deri tani ishte tërësisht jashtë funksionit dhe shërbente si amplifikator i mendimeve dhe synimeve gllabëruese të kreut të bashkisë.

Në faqen e saj zyrtare, bashkia është mjaftuar me pak rreshta mbi këtë seancë, duke injoruar rolin e informimit publik dhe duke shkapërcyer interesin qytetar.

Pas publikimit në faqen zyrtare, duke u mjaftuar me argumentin se një gjë e tillë i kalon për interpretim komisionit të Ligjeve, kanë vërshuar komentet e qytetarëve, të cilët edhe pse nuk janë mbajtur të informuar mbi cfarë ndodh në këshill, kanë qasjen e duhur të vështrimit objektiv të asaj se cfarë ndodh dhe pse është arritur në këtë situatë.

Në komente nuk mungojnë ironitë e qytetarëve apo të tjerë që e parashikojnë akoma më të vështirë situatën, pasi sipas tyre, ka një sfond që bashkëlidhet me zhvillimet politike të brendallojshme.

The post Përplasje mes socialistëve edhe në Pukë! Çfarë po ndodh me PS-në? appeared first on 55 News.

]]>
Përplasen dy makina, arrestohet një person https://55news.al/aktualitet/perplasen-dy-makina-arrestohet-nje-person/ Tue, 27 Nov 2018 07:19:18 +0000 https://new.55news.al/?p=70197 Një aksident midis dy automjeteve bë Sarandë, ka pasur për protagonistë dy shoferë pa patenta. Sipas Policisë vendore, mësohet se u arrestua në flagrancë, S. Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Shelegar dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për A. D., pasi në vendin e quajtur “Vrion”, këta […]

The post Përplasen dy makina, arrestohet një person appeared first on 55 News.

]]>
Një aksident midis dy automjeteve bë Sarandë, ka pasur për protagonistë dy shoferë pa patenta.

Sipas Policisë vendore, mësohet se u arrestua në flagrancë, S. Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Shelegar dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për A. D., pasi në vendin e quajtur “Vrion”, këta shtetas duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi janë përplasur dhe për pasojë është dëmtuar A. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 25. 11. 2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi S. Ç., vjeç 28, banues në fshatin Shelegar dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin A. D., pasi në vendin e quajtur “Vrion”, këta shtetas duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi janë përplasur dhe për pasojë është dëmtuar A. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

The post Përplasen dy makina, arrestohet një person appeared first on 55 News.

]]>
E përplas kamioni, humbet jetën i moshuari https://55news.al/aktualitet/e-perplas-kamioni-humbet-jeten-i-moshuari/ Wed, 31 Oct 2018 07:48:04 +0000 https://new.55news.al/?p=62822 Një i moshuar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion në fshatin Rrilë të Lezhës mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30. Sipas policisë, viktima është 78-vjeçari me iniciale Z.M., i cili po lëvizte me biçikletë. Nga përplasja e kamionit, ai humbi jetën menjëherë. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, 50-vjeçari me iniciale Xh.D. u shoqërua […]

The post E përplas kamioni, humbet jetën i moshuari appeared first on 55 News.

]]>
Një i moshuar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion në fshatin Rrilë të Lezhës mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30.

Sipas policisë, viktima është 78-vjeçari me iniciale Z.M., i cili po lëvizte me biçikletë. Nga përplasja e kamionit, ai humbi jetën menjëherë.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, 50-vjeçari me iniciale Xh.D. u shoqërua në policinë e Lezhës për veprime të mëtejshme hetimore proceduriale. Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

The post E përplas kamioni, humbet jetën i moshuari appeared first on 55 News.

]]>
Përleshje e të lënduar në kufirin boshnjako-kroat https://55news.al/globi/perleshje-e-te-lenduar-ne-kufirin-boshnjako-kroat/ Thu, 25 Oct 2018 10:29:01 +0000 https://new.55news.al/?p=61075 Disa persona janë lënduar në Bosnje-Hercegovinë, në një përplasje mes policisë dhe emigrantëve që përpiqeshin të hynin në Kroacinë anëtare të Bashkimit Europian. Me shpresën se Kroacia fqinje do të hapë kufijtë, qindra emigrantë kanë kaluar disa net nën qiell të hapur, në rrugë, duke bllokuar kalimin në kufi. Një zëdhënës i policisë kroate tha […]

The post Përleshje e të lënduar në kufirin boshnjako-kroat appeared first on 55 News.

]]>
Disa persona janë lënduar në Bosnje-Hercegovinë, në një përplasje mes policisë dhe emigrantëve që përpiqeshin të hynin në Kroacinë anëtare të Bashkimit Europian.

Me shpresën se Kroacia fqinje do të hapë kufijtë, qindra emigrantë kanë kaluar disa net nën qiell të hapur, në rrugë, duke bllokuar kalimin në kufi.

Një zëdhënës i policisë kroate tha se kufiri do të mbrohet, por në të njëjtën kohë do të respektohet plotësisht ligji ndërkombëtar, humanitar dhe ai i brendshëm.

Reporterët në vendngjarje raportuan se disa persona janë lënduar, pasi qëlluan me gurë policinë kroate dhe kjo e fundit reagoi me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, për të zmbrapsur emigrantët.

Në Bosnje-Hercegovinë qëndrojnë aktualisht mijëra emigrantë dhe refugjatë, që i janë larguar luftërave dhe varfërisë. Grupet e ndihmave paralajmërojnë tani për një krizë humanitare në prag, ndërkohë që dimri po afrohet.

The post Përleshje e të lënduar në kufirin boshnjako-kroat appeared first on 55 News.

]]>
Përplaset nga motori 2-vjeçarja në Fier https://55news.al/aktualitet/perplaset-nga-motori-2-vjecarja-ne-fier/ Sun, 21 Oct 2018 11:16:30 +0000 https://new.55news.al/?p=59808 Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se një motor ka përplasur një fëmijë rreth 2 vjeç në Baltëz. Fëmija e komunitetit rom me inicialet S.K është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. E mitura është përplasur nga motori sapo […]

The post Përplaset nga motori 2-vjeçarja në Fier appeared first on 55 News.

]]>
Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se një motor ka përplasur një fëmijë rreth 2 vjeç në Baltëz.

Fëmija e komunitetit rom me inicialet S.K është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

E mitura është përplasur nga motori sapo ka dalë nga shtëpia. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

The post Përplaset nga motori 2-vjeçarja në Fier appeared first on 55 News.

]]>