perrenjas Archives - 55 News https://55news.al/tag/perrenjas/ Tue, 04 Feb 2020 17:44:51 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png perrenjas Archives - 55 News https://55news.al/tag/perrenjas/ 32 32 VIDEO/ I riu vdiq nga një virozë, spitali i Përrenjasit pushtohet nga errësira e plotë https://55news.al/aktualitet/video-i-riu-vdiq-nga-nje-viroze-spitali-i-perrenjasit-pushtohet-nga-erresira-e-plote/ Tue, 04 Feb 2020 17:44:51 +0000 https://new.55news.al/?p=143041 Një ri i nga Përrenjasi humbi jetën mëngjesin e sotëm në banesë vetëm dy ditë pasi ishte përcjellë nga spitali i Librazhdit për një virozë. Ndërkohë që spitali I Përrenjasit vazhdon të vuajë mungesën e energjisë elektrike. Gjë që ka ndodhur edhe këtë mbrëmje kur është pushtuar nga errësira totale. Siç shihet nga pamjet e […]

The post VIDEO/ I riu vdiq nga një virozë, spitali i Përrenjasit pushtohet nga errësira e plotë appeared first on 55 News.

]]>

Një ri i nga Përrenjasi humbi jetën mëngjesin e sotëm në banesë vetëm dy ditë pasi ishte përcjellë nga spitali i Librazhdit për një virozë.

Ndërkohë që spitali I Përrenjasit vazhdon të vuajë mungesën e energjisë elektrike. Gjë që ka ndodhur edhe këtë mbrëmje kur është pushtuar nga errësira totale.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga ABC Neës pacientët qëndrojnë në errësirë totale.

Ndërkohë OSSHE nuk ka njoftuar për ndërprerjen e energjisë, edhe pse si rregull Spitalet duhet të furnizohen me energji elektrike 24 orë.

Ndërkohë burime për ABC Neës kanë njoftuar se nuk është hera e parë që mungon energjia elektrike në spitalin e Përrenjasit.

Mungesa e energjisë në institucionet shëndetësore jo vetëm përbën rrezik për mjekimin e pacientëve të spitalit por rrezikon edhe jetën e tyre.

 

The post VIDEO/ I riu vdiq nga një virozë, spitali i Përrenjasit pushtohet nga errësira e plotë appeared first on 55 News.

]]>
U denoncua për tenderin e fushës së sportit, Rira: Kallëzimi, luftë politike e Tao Ballës https://55news.al/politike/u-denoncua-per-tenderin-e-fushes-se-sportit-rira-kallezimi-lufte-politike-e-tao-balles/ Fri, 13 Sep 2019 12:32:37 +0000 https://new.55news.al/?p=117702 Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira ka reaguar pas kallëzimit që i është bërë nga pasardhësi Socialist, Nuri Belba i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas Rirës kjo është lufta politike e Taulant Ballës, ndërsa Nuri Belbën e quajti “Shukri të Prrenjasit” Reagimi i Miranda Rirës   Shukriu i Prrenjasit, lartmadhnia e tij Z.Nuredin Belba, pasi shqeu […]

The post U denoncua për tenderin e fushës së sportit, Rira: Kallëzimi, luftë politike e Tao Ballës appeared first on 55 News.

]]>
Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira ka reaguar pas kallëzimit që i është bërë nga pasardhësi Socialist, Nuri Belba i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas Rirës kjo është lufta politike e Taulant Ballës, ndërsa Nuri Belbën e quajti “Shukri të Prrenjasit”

Reagimi i Miranda Rirës

 

Shukriu i Prrenjasit, lartmadhnia e tij Z.Nuredin Belba, pasi shqeu  dyert e bashkise dhe hyri ne bashki pa vote e pa gare, ka filluar te  beje edhe kallezime penale! Ky merhum qe mbaroi shkollen e nates ne  moshen 50 e kusur vjeç me mesatare 5.6, qe shpenzoi parate e  taksapaguesve ne kuvend per dy vjet por qe se hapi njehere gojen per  hallet dhe problemet e komunitetit te Prrenjasit, nuk ben gje tjeter  veçse presion psikologjik dhe spastrim per punonjes qe nuk iu binden  atij apo qe kane bindje te tjere politike. 

  Kuptohet se kjo eshte lufta politike e Tao Balles ndaj meje dhe jo e  Nures, sepse ate e terheqin prej hunde! Qysh se u fitua projekti i  ndertimit te fushes se sportit e deri tani, keta mercenare te veshur me  pushtet politik, keta pelivane qe kane zaptuar nga KPP ( Komisioni  Prokurimit Publik) dhe institucione te tjera publike, keta qe zhvatin  cdo dite miliona leke nga hecet ne Librazhd e Prrenjas,keta qe  bejne  namin me  çdo vend pune e me çdo tender ne 7 bashkite e qarkut te  Elbasanit, keta  qe paguajne media e kanale televizive per te bere  skupe, keta gjoja ngrene edhe padi! 

 Keta penguan ndertimin e  fushes se sportit, nje premtim i imi dhe i vete Kryeministrit Rama, qe  ne kohen kur ishim ne koalicion dy partite e majta shqiptare! Keta e  penguan pastrimin e qytetit, penguan ndertimin e fushes se sportit,  sepse aq pune sa ne kemi bere ne 4 vite ( edhe pse 2 vjet kemi pasur  keshillin bashkiak kunder), Tao me Nuren  se ka bere ne 20 vjet qe ka  qene deputet i Prrenjasit!  
E ka lene kete zone ne varferi, qe ta zhgrrabe e ta shqyeje sa me shume, me hecet, pyjet, tenderat, ujin, rruget e gjithçka!! 

  Nuredin, ti sapo hyre ne ate zyre te pamerituar  jo vetem nder  socialistet e Prrenjasit por edhe ne perballjen elektorale ndaj meje,  anullove te gjitha kontratat, sepse ai qe te vuri ty aty ( Mr. George),  prandaj te vune ty, te te perdorin e te te tregojne se ç’te besh!
 Per ate fushe sporti, ka nje vendim gjykate ( per te interesuarit do ta  gjeni me poshte), nje vendim me 37 faqe qe tregon se kontrata duhet  lidhur dhe fusha e sportit te Prrenjasit, duhet te ndertohet, ku i jepet  te drejte bashkise dhe KVO- se! Ky vendim gjykate hedh poshte gjithe  gjuetine e shtrigave qe ju keni bere e qe vazhdoni te beni ndaj meje! Ti  qofsh qe s’ke frike nga gjykata! Ne fund, do ta shohim kujt do t’i jape  gjykata te drejte! Para se te harxhosh kohe duke u marre me mua, merru  me sherbimin ndaj qytetareve se e ke per faqe te zeze! E verteta do te  dale ne pah dhe ti ashtu siç erdhe, vjedhurazi, ashtu  edhe do te  ikesh!!

The post U denoncua për tenderin e fushës së sportit, Rira: Kallëzimi, luftë politike e Tao Ballës appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ Ç’të ngrënë që bën kryebashkiaku i Ramës! Nuriu, ai që hyri me këpucë në det! https://55news.al/politike/video-c-te-ngrene-qe-ben-kryebashkiaku-i-rames-nuriu-ai-qe-hyri-me-kepuce-ne-det/ Sat, 31 Aug 2019 11:45:57 +0000 https://new.55news.al/?p=115893 Të thuash që vetëm kryeministri i vendit, Rama, ka klas në sjellje, ekstravangë në të veshur, ultramodern në shije, guxim për të luajtur me ç’ka rrallëkush luan…të vret Zoti! Të përzgjedhurit e tij në krye të bashkive, ata më të freskëtit, të sapohedhurit në politikë, janë futur në garë për t’ia kaluar. Një prej tyre […]

The post VIDEO/ Ç’të ngrënë që bën kryebashkiaku i Ramës! Nuriu, ai që hyri me këpucë në det! appeared first on 55 News.

]]>

Të thuash që vetëm kryeministri i vendit, Rama, ka klas në sjellje, ekstravangë në të veshur, ultramodern në shije, guxim për të luajtur me ç’ka rrallëkush luan…të vret Zoti!

Të përzgjedhurit e tij në krye të bashkive, ata më të freskëtit, të sapohedhurit në politikë, janë futur në garë për t’ia kaluar.

Një prej tyre që i shndrit nuri dhe e lë në hije Ramën sot , që brenda dy javësh ka goditur fuqishëm në media, është dora vetë, Nuri Belba, kryebashkiaku i ri i Prrenjasit.

Pas një show në plazhet e Greqisë, ku Belba dukej qartë që kishte harruar të vishte rrobat, po ama jo këpucët për t’u larë në det – vjen një tjetër imazh i tij: Duke ngrënë në restorant, plot kulturë, finesë, qytetari.  Shiheni sesi rrezaton një burrë i vërtetë shteti! 

 

The post VIDEO/ Ç’të ngrënë që bën kryebashkiaku i Ramës! Nuriu, ai që hyri me këpucë në det! appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i rakisë pushtoi Bashkinë me trapan dhe shkelma’/ Rira: ‘Pseudokryetar, do mbash përgjegjësi’ https://55news.al/politike/kryetari-i-rakise-pushtoi-bashkine-me-trapan-dhe-shkelma-rira-pseudokryetar-do-mbash-pergjegjesi/ Fri, 02 Aug 2019 19:27:06 +0000 https://new.55news.al/?p=112332   Kryetarja legjitime e Bashkisë Përrenjas, Miranda Rira, ka publikuar pamje nga dhunimi që socialistët të drejtuar nga Nuri Belba, i kanë bërë derës kryesore të institucionit, duke bërë uzurpimin e godinës. Në një shënim në facebook Rira shkruan se ‘Pseudo-Kryetari i dalë nga votimet farsë të 30 Qershorit, me disa persona të tjerë të […]

The post Kryetari i rakisë pushtoi Bashkinë me trapan dhe shkelma’/ Rira: ‘Pseudokryetar, do mbash përgjegjësi’ appeared first on 55 News.

]]>
 

Kryetarja legjitime e Bashkisë Përrenjas, Miranda Rira, ka publikuar pamje nga dhunimi që socialistët të drejtuar nga Nuri Belba, i kanë bërë derës kryesore të institucionit, duke bërë uzurpimin e godinës.

Në një shënim në facebook Rira shkruan se ‘Pseudo-Kryetari i dalë nga votimet farsë të 30 Qershorit, me disa persona të tjerë të paautorizuar kanë shkuar në ambjentet e bashkisë pas orarit zyrtar dhe kanë hapur me trapan e shkelma dyert e bashkisë!”

‘Dhunohen dhe shkelmohen dyert e institucionit te bashkise Prrenjas!

Pseudo-Kryetari i dale nga votimet farse te 30 Qershorit, me disa persona te tjere te paautorizuar kane shkuar ne ambjentet e bashkise pas orarit zyrtar dhe kane hapur me trapan e shkelma dyert e bashkise!

Nen ndikimin e alkolit dhe duhmen e rakise, pas drekimit per 6 ore ne nje nga restorantet e zones, Kryetari mësyu ne bashki, duke dhene edhe intervisten e tij te pare çoroditese????????????????

Kryetar po te kujtoj se duke shqyer dyert e bashkise, ke dhunuar institucionet e shtetit! Kur hyra ne ate godine 4 vjet me pare, as shkelmova dyert dhe as theva xhamat! As une dhe asnje nga ish – kryetaret e meparshem nuk kane zbarkuar ne ate zyre ne ate menyre si Ali Baba dhe 40 hajdutet! Ne fund keni treguar se kjo eshte pasqyra juaj dhe sjellja e Rilindjes: dhuno, uzurpo, grabit e plaçkit!!

Ajo godine nuk eshte prona ime por e publikut, e njerezve! Te gjithe ata qe kane dhunuar dhe shkaterruar pronen publike, do te ndiqen edhe penalisht!’, shkruan Rira

 

© SYRI.net

The post Kryetari i rakisë pushtoi Bashkinë me trapan dhe shkelma’/ Rira: ‘Pseudokryetar, do mbash përgjegjësi’ appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari monist i Përrenjasit thyen derën, futet në bashki pas orarit zyrtar https://55news.al/politike/kryetari-monist-i-perrenjasit-thyen-deren-futet-ne-bashki-pas-orarit-zyrtar/ Fri, 02 Aug 2019 16:12:27 +0000 https://new.55news.al/?p=112300 Ashtu si në Devoll, edhe në Përrenjas, kryetari i ri i bashkisë i dalë nga votimet moniste të 30 qershorit, ka pritur kaçakshe të ikë kryetarja legjitime e bashkisë, Miranda Rira, që të thyejë derën për tu futur në bashki. Nuri Belba ka hapur derën me kaçavidë dhe është futur në Bashki pas përfundimit të […]

The post Kryetari monist i Përrenjasit thyen derën, futet në bashki pas orarit zyrtar appeared first on 55 News.

]]>
Ashtu si në Devoll, edhe në Përrenjas, kryetari i ri i bashkisë i dalë nga votimet moniste të 30 qershorit, ka pritur kaçakshe të ikë kryetarja legjitime e bashkisë, Miranda Rira, që të thyejë derën për tu futur në bashki.

Nuri Belba ka hapur derën me kaçavidë dhe është futur në Bashki pas përfundimit të orarit zyrtar të punës.

Dera është hapur me sende të forta nga simpatizantë të Partisë Socialiste të cilët kanë përdorur mjete rrethanore, sepse asnjëri prej tyre nuk e dispononte çelsin

 

Belba si ‘kaçaku i ferrës’ që pret te pragu i derës, në fjalën e tij është shprehur se të hënën do të vijojë punën normalisht

Ndërkohë që tashmë pritet edhe reagimi i kryetares së Bashkisë, Miranda Rira.

The post Kryetari monist i Përrenjasit thyen derën, futet në bashki pas orarit zyrtar appeared first on 55 News.

]]>
Socialistët bllokojnë buxhetin, mbyllen kopshte dhe çerdhe, protestojnë banorët e Prrenjasit https://55news.al/aktualitet/socialistet-bllokojne-buxhetin-mbyllen-kopshte-dhe-cerdhe-protestojne-banoret-e-prrenjasit/ Wed, 20 Feb 2019 13:02:54 +0000 https://new.55news.al/?p=86552 Mosmiratimi i buxhetit të bashkisë Prrenjas për vitin 2019 ka detyruar këtë të fundit të njoftojë mbylljen e kopshteve dhe çerdheve ditën e nesërme pasi nuk garantohet dot ushqimi për të vegjëlit. Një masë e tillë është pritur me protesta nga dhjetëra qytetarë dhe prindër. Kryebashkiakja, Miranda Rira, për Ora News e cilëson këtë bllokim politik. […]

The post Socialistët bllokojnë buxhetin, mbyllen kopshte dhe çerdhe, protestojnë banorët e Prrenjasit appeared first on 55 News.

]]>
Mosmiratimi i buxhetit të bashkisë Prrenjas për vitin 2019 ka detyruar këtë të fundit të njoftojë mbylljen e kopshteve dhe çerdheve ditën e nesërme pasi nuk garantohet dot ushqimi për të vegjëlit. Një masë e tillë është pritur me protesta nga dhjetëra qytetarë dhe prindër.

Kryebashkiakja, Miranda Rira, për Ora News e cilëson këtë bllokim politik.

“Problemi i vetëm dhe i madh i kërtij miratimi ka qenë grupi socialist që ka bllokuar buxhetin në mënyrë të njëpasnjëshme.Sot ka pasur një mbledhje tjetër, një kërkesë nga pjesa tjetër e këshillit. Kjo gjë nuk ka ndodhur.Vetë Komisioni i Ekonomisë që duhet të mblidhet para këshillit nuk është mbledhur qëllimisht dhe pse është thirrur tre herë.Është bllokuar nga kryetari i komisionit që është njëkohësisht kryetari i PS-së Prrenjas. I dirigjuar nga deputetët e PS-së Belba dhe Balla.Gjendja është kaotike, admninistrata e paralizuar, kopshtet dhe çerdhet nuk kanë ushqim”.

Rira thotë se i janë drejtuar me shkresa të posaçme prefektit të qarkut, Kryeministrit, Këshillit bashkiak dhe gjithçka ka dështuar.

”Gjithçka ka dështuar.Gjithça është bllokuar vetëm për të krijuar këtë situatë kaotike tani disa muaj para zgjedhjeve lokale. Gjithçka është politike, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të kërkojmë mbylljen e kopshteve dhe çerdheve.Është turp dhe fatkeqësi që sot në Shqipëri bëhet politike me fëmijët e vegjël. Janë rreth 500 fëmijë”.

The post Socialistët bllokojnë buxhetin, mbyllen kopshte dhe çerdhe, protestojnë banorët e Prrenjasit appeared first on 55 News.

]]>
Perrenjas, përplasen dy automjete, plagosen 3 persona. Emrat https://55news.al/aktualitet/perrenjas-perplasen-dy-automjete-plagosen-3-persona-emrat/ Fri, 21 Dec 2018 17:01:39 +0000 https://new.55news.al/?p=75665 Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Përrenjas. Dy automjete janë përplasur më njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, njëri prej tyre fëmijë. Mësohet se drejtuesi i mjetit Toyota “Yaris”, Amares Zharri 37 vjeç ka qenë duke udhëtuar së bashku me djalin e tij 4-vjeçar, kur ka humbur kontrollin e […]

The post Perrenjas, përplasen dy automjete, plagosen 3 persona. Emrat appeared first on 55 News.

]]>
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Përrenjas. Dy automjete janë përplasur më njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, njëri prej tyre fëmijë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit Toyota “Yaris”, Amares Zharri 37 vjeç ka qenë duke udhëtuar së bashku me djalin e tij 4-vjeçar, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet tjetër, që drejtohej nga Dejvis Islami.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet shkaqet, po policia po punon për të mësuar për të zbuluar rrethanat e aksidentit .

© SYRI.net

The post Perrenjas, përplasen dy automjete, plagosen 3 persona. Emrat appeared first on 55 News.

]]>
Shkrumbohet gjatë natës banesa në Përrenjas https://55news.al/aktualitet/shkrumbohet-gjate-nates-banesa-ne-perrenjas/ Sun, 05 Aug 2018 07:29:20 +0000 https://new.55news.al/?p=40326 Një zjarr i jashtëzakonshëm ka bërë që një familje në një fshat të Përrenjasit të dalë në qiell të hapur, pasi banesa e saj është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë mesnatës, në fshatin Rrajcë Fushë në Përrenjas. Mësohet se tashmë familja e shtetasit me inicialet N.Ç., 56 vjeç, ka ngelur pa strehë, […]

The post Shkrumbohet gjatë natës banesa në Përrenjas appeared first on 55 News.

]]>
Një zjarr i jashtëzakonshëm ka bërë që një familje në një fshat të Përrenjasit të dalë në qiell të hapur, pasi banesa e saj është shkrumbuar nga flakët.

Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë mesnatës, në fshatin Rrajcë Fushë në Përrenjas. Mësohet se tashmë familja e shtetasit me inicialet N.Ç., 56 vjeç, ka ngelur pa strehë, pasi gjithçka u shkrumbua, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.

The post Shkrumbohet gjatë natës banesa në Përrenjas appeared first on 55 News.

]]>
Meta: Negociatat, të thellojmë reformat për 5 prioritetet https://55news.al/politike/meta-negociatat-te-thellojme-reformat-per-5-prioritetet/ Tue, 24 Apr 2018 09:00:51 +0000 https://new.55news.al/?p=8716 Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur për mediat nga Përrenjasi lidhur me procesin e integrimit evropian dhe konkretisht hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, vendim i cili pritet të merret në qershor. “Të përqendrohemi në thellimin reformave për përmbushjen 5 prioriteteve kyçe. I bindur që i kemi të gjitha mundësitë për çeljen e negociatave. […]

The post Meta: Negociatat, të thellojmë reformat për 5 prioritetet appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur për mediat nga Përrenjasi lidhur me procesin e integrimit evropian dhe konkretisht hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, vendim i cili pritet të merret në qershor.

“Të përqendrohemi në thellimin reformave për përmbushjen 5 prioriteteve kyçe. I bindur që i kemi të gjitha mundësitë për çeljen e negociatave. Të evitojmë çdo lloj polemike e të përqendrohemi në objektivin e integrimit evropian”, tha ndër të tjera Presidenti Meta.

Presidenti Meta pritet është pritur në sheshin kryesor të qytetit nga kryetarja e Bashkisë, Miranda Rira dhe është takuar takohet me dhjetëra banorë. Ai ndodhet në Përrenjas për të marrë pjesë në inaugurimin e çerdhes së qytetit të rikonstruktuar me fondet e shtetit të Turqisë. I pranishëm në ceremoni edhe ambasadori i Republikës së Turqisë, Ahmet Yoruk. 

The post Meta: Negociatat, të thellojmë reformat për 5 prioritetet appeared first on 55 News.

]]>
E tmerrshme/ Një tjetër grua vetëvaret në Përrenjas, familjarët e gjetën në… https://55news.al/aktualitet/e-tmerrshme-nje-tjeter-grua-vetevaret-ne-perrenjas-familjaret-e-gjeten-ne/ Sun, 15 Apr 2018 14:17:59 +0000 https://new.55news.al/?p=6375 Shifrat e vetëvrasjes janë alarmante në vendin tonë, rasti i fundit është një grua nga fshati Rrajcë i Përrenjasit. Gruaja 63-vjeçare është gjetur e varur në litar nga familjarët e saj në një kasolle pranë banesës. Sipas dyshimeve të para nga policia gruaja është vetëvrarë. Gjatë këqyrjes së kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo […]

The post E tmerrshme/ Një tjetër grua vetëvaret në Përrenjas, familjarët e gjetën në… appeared first on 55 News.

]]>
Shifrat e vetëvrasjes janë alarmante në vendin tonë, rasti i fundit është një grua nga fshati Rrajcë i Përrenjasit.

Gruaja 63-vjeçare është gjetur e varur në litar nga familjarët e saj në një kasolle pranë banesës.

Sipas dyshimeve të para nga policia gruaja është vetëvrarë.

Gjatë këqyrjes së kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera trupore, njoftoi Policia, ndërsa shtoi se materialet për rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “shkaktimi  vetëvrasjes”, parashikuar nga Neni 99 i Kodit Penal. 

The post E tmerrshme/ Një tjetër grua vetëvaret në Përrenjas, familjarët e gjetën në… appeared first on 55 News.

]]>