perserit Archives - 55 News https://55news.al/tag/perserit/ Mon, 03 Dec 2018 15:19:20 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png perserit Archives - 55 News https://55news.al/tag/perserit/ 32 32 Basha përsërit sërish: Kush ka marrë para nga koncesionet e Ramës, do ti kthejë https://55news.al/politike/basha-perserit-serish-kush-ka-marre-para-nga-koncesionet-e-rames-do-ti-ktheje/ Mon, 03 Dec 2018 15:19:20 +0000 https://new.55news.al/?p=71694 Sulmi i Bashës: Kush ka marrë para nga koncesionet e Ramës, do ti kthejë Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur i ashpër në konfrencën e sotme ndaj oligarkëve që kanë marrë koncesionet e qeverisë. Duke sulmuar oligarkët dhe firmat që kanë marrë para nga qeveria e Ramës me anë të koncesioneve, Basha është shprehur […]

The post Basha përsërit sërish: Kush ka marrë para nga koncesionet e Ramës, do ti kthejë appeared first on 55 News.

]]>

Sulmi i Bashës: Kush ka marrë para nga koncesionet e Ramës, do ti kthejë

Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur i ashpër në konfrencën e sotme ndaj oligarkëve që kanë marrë koncesionet e qeverisë.

Duke sulmuar oligarkët dhe firmat që kanë marrë para nga qeveria e Ramës me anë të koncesioneve, Basha është shprehur se të gjitha paratë do të kthehen tek shqiptarët.
‘Kush ka marrë para nga koncesionet do ti kthejë ata tek shqiptarët.

Ky është programi ynë, ky është premtimi ynë. Këtyre u janë errur sytë nga vjedhjet. E shikoni se çfarë bëjnë në Unazën e re.

Duan të vjedhin 40 milionë euro dhe nxjerrin nga shtëpia banorët. Aty ka qindra të majtë, socialistë, por këta nuk kanë më sy të shohin, këtyre u janë errur sytë’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha.

The post Basha përsërit sërish: Kush ka marrë para nga koncesionet e Ramës, do ti kthejë appeared first on 55 News.

]]>
Ministri i Jashtem i Gjermanise ia përsërit Pacollit: Gjermania do zgjidhje të dialogut në përputhje me vlerat evropiane https://55news.al/bota-shqiptare/ministri-i-jashtem-i-gjermanise-ia-perserit-pacollit-gjermania-do-zgjidhje-te-dialogut-ne-perputhje-me-vlerat-evropiane/ Fri, 28 Sep 2018 05:32:02 +0000 https://new.55news.al/?p=52945 Behgjet Pacolli, ministër i Punëve të Jashtme ka takuar në margjina të OKB-së, homologun e tij gjerman Heiko Mass. “E takova për herë të dytë gjatë UNGA-s, ministrin gjerman të punëve të jashtme Heiko Mass. Në këtë takim zyrtar që patëm në selinë e misionit gjerman në OKB, i shpreha homologut tim, mirënjohjen për rolin […]

The post Ministri i Jashtem i Gjermanise ia përsërit Pacollit: Gjermania do zgjidhje të dialogut në përputhje me vlerat evropiane appeared first on 55 News.

]]>
Behgjet Pacolli, ministër i Punëve të Jashtme ka takuar në margjina të OKB-së, homologun e tij gjerman Heiko Mass.

“E takova për herë të dytë gjatë UNGA-s, ministrin gjerman të punëve të jashtme Heiko Mass. Në këtë takim zyrtar që patëm në selinë e misionit gjerman në OKB, i shpreha homologut tim, mirënjohjen për rolin gjerman në ndaljen e gjenocidit, në ndërtimin e shtetit të Kosovës, në mikpritjen e diasporës së madhe kosovare, plotësisht të integruar në vendin e tij”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka treguar se e ka informuar Heiko Massin me ecurinë e dialogut me Serbinë.

“Ai më rikonfirmoi pozicionin e Kancelares Merkel, që e sheh zgjidhjen përfundimtare në përputhje me vlerat europiane, si zgjidhje stabilizuese për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi. I kërkova një konvergjencë më të madhe të Gjermanisë me SHBA-të në lidhje me dialogun, duke patur parasysh se vendi i tij është vend udhëheqës i Bashkimit Europian”, ka thënë Pacolli.

Nga Mass thotë të ketë kërkuar edhe ndihmë për liberalizimin e vizave, Interpol-in, dhe për njohjen e patentave kosovare të udhëtimit.

“Më garantoi se për këtë çështje do të veprohej shumë shpejt sipas modelit që Gjermania miratoi me Maqedoninë. Gjermania mbetet si gjithmonë mbështetëse e madhe e Kosovës dhe ne nuk mund të mendojmë përparimin tonë pa mbështetjen e këtij shteti mik dhe Kancelares Merkel”, ka thënë ai.

The post Ministri i Jashtem i Gjermanise ia përsërit Pacollit: Gjermania do zgjidhje të dialogut në përputhje me vlerat evropiane appeared first on 55 News.

]]>
Trump përsërit: Është një gjueti shtrigash https://55news.al/globi/trump-perserit-eshte-nje-gjueti-shtrigash/ Thu, 23 Aug 2018 14:23:15 +0000 https://new.55news.al/?p=43937 Presidenti Donald Trump i shkoi edhe më tej arsyetimit refuzues për shkelje të ligjit nga ana e tij ndërsa Shtëpia e Bardhë u përpoq të menaxhojë pasojat nga akuzat se ai “orkestroi” një fushatë për të blerë heshtjen e dy grave, të cilat thonë se kanë patur marrëdhënie me të. Përpara agimit të enjten, zoti […]

The post Trump përsërit: Është një gjueti shtrigash appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Donald Trump i shkoi edhe më tej arsyetimit refuzues për shkelje të ligjit nga ana e tij ndërsa Shtëpia e Bardhë u përpoq të menaxhojë pasojat nga akuzat se ai “orkestroi” një fushatë për të blerë heshtjen e dy grave, të cilat thonë se kanë patur marrëdhënie me të.

Përpara agimit të enjten, zoti Trump në një postim të tij në tweeter shkruante: “Nuk ka patur bashkëpunim të fshehtë, është një gjueti shtrigash”, duke iu referuar hetimit që po kryhen Prokurori i Posaçëm Robert Mueller rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016. Zoti Trump akuzoi ish-avokatin e tij Michael Cohen “se ka sajuar ngjarje” me qëllimin për të siguruar një “marrëveshje të rëndësishme” me prokurorët.

Në një intervistë të regjistruar të mërkurën, por transmetuar të enjten për programin Fox & Friends, presidenti e minimizoi përfshirjen e tij me zotin Cohen, i cili ka punuar për të, për një dekadë. Ai tha se zoti Cohen kishte qenë një “avokat me kohë të pjesshme” i cili kishte patur dhe mjaft klientë të tjerë. Zoti Trump tha gjithashtu se problemet ligjore të zotit Cohen buronin nga bizneset e tjera të tij, duke përmendur përfshirjen në industrinë e taksive të Nju Jork-ut dhe se sipas tij ai vendosi të “gënjejë” rreth zotit Trump, për të zvogëluar ekspozimin e tij ligjor.

Gjatë intervistës zoti Trump u pyet nëse beson se demokratët do të nisin procedurat për shkarkimin e tij nëse fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit. Zoti Trump tha se nisja e procedurës për shkarkimin e tij “do të sillte krizë të ekonomisë dhe të gjithë do të përfundonin të varfër”.

Zoti Cohen u deklarua fajtor të martën për tetë akuza, që përfshijnë shkeljet financiare gjatë fushatës, që sipas tij i kreu në koordinim me zotin Trump.

The post Trump përsërit: Është një gjueti shtrigash appeared first on 55 News.

]]>