personale Archives - 55 News https://55news.al/tag/personale/ Mon, 05 Nov 2018 06:04:44 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png personale Archives - 55 News https://55news.al/tag/personale/ 32 32 Financa personale: Sa fitoni nga depozitat dhe sa duhet të paguani për kredinë https://55news.al/aktualitet/financa-personale-sa-fitoni-nga-depozitat-dhe-sa-duhet-te-paguani-per-kredine/ Mon, 05 Nov 2018 06:04:44 +0000 https://new.55news.al/?p=64252 Nëse do të mbyllni kursimet tuaja në lekë në një bankë për një vit, në fund të 12 muajve kthimi nga ky investim do të jetë minimal. Sipas statistikave mujore të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit për depozitat me afat maturimi 1 vje[ar në muajin shtator ishte vetëm 0.65%. Duke pasur parasysh se […]

The post Financa personale: Sa fitoni nga depozitat dhe sa duhet të paguani për kredinë appeared first on 55 News.

]]>
Nëse do të mbyllni kursimet tuaja në lekë në një bankë për një vit, në fund të 12 muajve kthimi nga ky investim do të jetë minimal. Sipas statistikave mujore të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit për depozitat me afat maturimi 1 vje[ar në muajin shtator ishte vetëm 0.65%. Duke pasur parasysh se inflacioni është rreth 2%, atëhere kthimi real nga depozitat është negativ.

Konkretisht, për një depozitë prej 200 mijë lekësh, interesi që merr pas një viti është 1,280 lekë, të cilës i zbritet dhe tatimi mbi të ardhurat prej 15%, duke e çuar shumën e përfituar në 1,088 lekë.
Që prej mesit të vitit 2011, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një politikë lehtësuese monetare, e cila është shoqëruar me ulje të normës së interesit të kursimeve në lekë, që kanë zbritur nga 5% në më pak se 1% aktualisht.
Normat e ulëta të interesit kanë dekurajuar depozituesit. Në krahasim me janarin e vitit 2014, kursimet në lekë të individëve janë reduktuar me gati 137 miliardë lekë, ose 1 miliardë euro (nga 376 miliardë lekë në janar 2014, në 239 miliardë lekë në fund të shtatorit të këtij viti).
Përfitimin më të lartë mund ta merrni nëse I mbyllni kursimet për një afat më të gjatë. Për depozitat 60 mujore (5 vjeçare), norma mesatare e interesit vjetor në muajin shtator ishte 3.37%. Për kursimet tre vje[are përfitimi vjetor është 2.65%.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në fund të muajit shtator arriti në 985.5 miliardë lekë.

Kreditë
Ndërsa nga depozitat fitohet pak, konsumatorët, por edh ebizneset kanë avantazhin për të marrë kredi më të lira. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se interesi mesatar i huasë në lekë në muajin shtator ishte 6.43%, nga 8% që ishte gati tre vjet më parë.
Më të lirat janë kreditë afatgjata, mbi 5 vjet, për të cilat duhet të paguash një interes vjetor prej 5.7%.
Të lira janë edhe kreditë në euro, norma e të cilave ishte 4.3% në shtator, ndonëse në rritje të lehtë në raport me një muaj më parë.
Ndonëse huatë janë historikisht më të lira, kërkesa për kredi mbetet minimale. Të dhënate tjera të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se stoku i huasë së dhënë për bizneset, individët dhe kompanitë publike arriti në 535 miliardë lekë, në shtator. Në raport me dhjetorin 2017, stoku i huasë në total pësoi një rënie me 2.8%.
Banka e Shqipërisë në vrojtimin e fundit të aktivitetit të kredisë konkludonte nga pyetësorët me bankat se standardet e huasë për bizneset pritet të jenë të shtrënguara për dy arsye. Vetë bankat janë skeptike për mjedisin makroekonomik dhe nga ana tjetër kërkesa e bizneseve për hua mbetet e ulët.

The post Financa personale: Sa fitoni nga depozitat dhe sa duhet të paguani për kredinë appeared first on 55 News.

]]>
KLSH: E-Albania, probleme me ruajtjen e të dhënave personale, janë të ekspozuara https://55news.al/aktualitet/klsh-e-albania-probleme-me-ruajtjen-e-te-dhenave-personale-jane-te-ekspozuara/ Fri, 28 Sep 2018 05:03:36 +0000 https://new.55news.al/?p=52927 Portali E-Albania, përtej aspekteve pozitive që ka sjellë në lidhje me ofrimin e disa shërbimeve për individët dhe bizneset, duke shkurtuar kohën e sigurimit të tyre, duket se nuk ka arritur të konsolidojë pjesën e sigurisë për ruajtjen e të dhënave personale. Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, pranë Agjencisë Kombëtare […]

The post KLSH: E-Albania, probleme me ruajtjen e të dhënave personale, janë të ekspozuara appeared first on 55 News.

]]>
Portali E-Albania, përtej aspekteve pozitive që ka sjellë në lidhje me ofrimin e disa shërbimeve për individët dhe bizneset, duke shkurtuar kohën e sigurimit të tyre, duket se nuk ka arritur të konsolidojë pjesën e sigurisë për ruajtjen e të dhënave personale.

Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nxjerr në pah pikërisht këtë problematikë, duke argumentuar këtë me dy pika në raportin respektiv. Së pari, sipas KLSH, portali E-Albania që nga krijimi i tij e deri më sot ka funksionuar pa një rregullore bazë, që rregullon mënyrën sesi veprohet me hapjen dhe mbylljen e ‘user name’ (emri i përdoruesit) apo për punonjësit e administratës publike, ndërkohë që ka shumë element që çalojnë lidhur me verifikimet.

“Grupi i auditimit konstaton se portali e Albania, nga data e krijimit 28 nëntor 2012 deri më datë 21.09.2017, ka funksionuar pa një rregullore të miratuar. Kjo rregullore nuk ka politika në hapjen dhe mbylljen e user-ave, për punonjësit e Administratës Publike dhe Institucioneve Publike dhe Jo publike, të cilët kanë akses në shërbimet e e-Albania.

Gjithashtu, në sistem ndodhen user të paidentifikuar me emër, mbiemër me impakt në përdorimin e pakontrolluar të të dhënave personale të mbrojtura me ligj. Procesi i dërgimit të email-it nuk kërkon verifikimin e vërtetësisë së adresës së e-mail-eve si dhe nuk ka info shtesë për vendndodhjen e dërguesit të këtij email-i që kërkon suport ose ndihmë si dhe mosha e tij” thuhet raportin e KLSH.

Lidhur me këtë, ky institucion ka rekomanduar që nga ana e AKSHI, me qëllim mbrojtjen e të dhënave personale, të marrë masa për ndërhyrjet e nevojshme në rregulloren e portalit për plotësimin e politikave në hapjen dhe mbylljen e user-ave, për punonjësit e Administratës Publike dhe Institucioneve Publike dhe Jopublike, të cilët kanë akses në shërbimet e e-Albania.

Kontrolli i Lartë i Shtetit nënvizon se një problematikë për ruajtjen e të dhënave personale në platformën e-Albania shfaqet edhe në publikimin e informacioneve dhe shërbimeve nga burime të cilat kanë databaza të pacertifikuara (nga AKSHI) duke mos siguruar ndërveprimin e duhur për ruajtjen e të dhënave personale.

“Grupi i auditimit konstaton se politikat e privatësisë janë thyer dhe të dhënat personale janë të ekspozuara, me konkretisht: 1. Gjenerimi i faturës të UKT-së në platformën e-Albania pa bërë lidhjen me numrin NID me ‘KODI I KLIENTIT’, mundëson leximin e informacioneve të faturimeve që nuk i përkasin personit të loguar në platformë. 2. Nga auditimi konstatohet se pavarësisht se Regjistri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është bazë të dhënash e regjistruar, si rezultat i problematikave në ndërveprimin e kësaj baze të dhënash me regjistrin e gjendjes civile (identifikimi i mbështetur në NID) identifikimi i përdoruesit që kërkon shërbimin jo gjithmonë është i saktë” vlerëson KLSH.

Edhe në këtë rast është kërkuar që të merren masa për zbatimin e detyrimeve që përcakton ligji “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ndërkohë që shërbimet apo elemente të tyre të cilat nuk plotësojnë kriteret e nevojshme ligjore të merren masa e pezullimit të shërbimit deri sa të sigurohet plotësimet e nevojshme.

The post KLSH: E-Albania, probleme me ruajtjen e të dhënave personale, janë të ekspozuara appeared first on 55 News.

]]>
U kërkuan të dhënat personale të prindërve/ Nxënësit: Na thanë se… https://55news.al/aktualitet/u-kerkuan-te-dhenat-personale-te-prinderve-nxenesit-na-thane-se/ Mon, 21 May 2018 18:05:23 +0000 https://new.55news.al/?p=18237 Çështja e të dhënave personale të prindërve është duke u hetuar nga komisioneri për mbrojtjen e këtyre të dhënave. Ditën e djeshme ministrja e Arsimit foli nga Vlora ku tha se kartat e identitetit po kërkohet për të ndërtuar një sistem të ri komunikimi me prindërit, përmes teknologjisë, duke mohuar të ketë cenuar të privatësinë […]

The post U kërkuan të dhënat personale të prindërve/ Nxënësit: Na thanë se… appeared first on 55 News.

]]>
Çështja e të dhënave personale të prindërve është duke u hetuar nga komisioneri për mbrojtjen e këtyre të dhënave.

Ditën e djeshme ministrja e Arsimit foli nga Vlora ku tha se kartat e identitetit po kërkohet për të ndërtuar një sistem të ri komunikimi me prindërit, përmes teknologjisë, duke mohuar të ketë cenuar të privatësinë e prindërve.

Po vetë prindërit çfarë thonë? A i kanë dorëzuar ata kartat e identitetit?

“Na i kërkuan si gjithë të tjerët…i kemi dorëzuar, pyetëm por fëmija nuk dinte të na jepte shpjegim , menduam që do ishte diçka për shkollën. Ne nuk e dinim që do bëhej kaq e madhe”, thotë një prind.

Por, ka edhe prindër që kanë vepruar ndryshe.

“Kam prezantuar të dhënat që janë të mjaftueshme për mësuesen për të kontaktuar familjen. Numri i celularit, adresa e e-mail. Mendoj që karta e identitetit është një dokument që s’ka pse kërkohet”, shprehet një tjetër prind.

Për Top-channel kanë folur edhe nxënësit, të cilëve u është kërkuar informacioni përmes mësueses kujdestare.

“Mami nuk e miratoi shumë, por duhet ta jepnim. Kartën e identiteti nuk e plotësoi sepse mendoi që ishte e dhënë personale”, thotë një nxënës.

Nxënësit në shkollën “Edith Durham” thonë se mësuesit u tërhoqën pasi çështja u bë mediatike.

“6 veta në klasë e dorëzuan kartën e identitetit, të tjerët jo. U anulua, thanë zyshat nuk do jua kërkojmë më”, tregon nxënësi.

Urdhri i Ministres së Arsimit, shkaktoi debat të fortë politik. Opozita akuzoi se të dhënat që po mblidheshin njëkohësisht në shkolla, por edhe në spitale dhe qendra shëndetësore, do të përdoreshin në funksion të zgjedhjeve. Pasi Partia Demokratike depozitoi në prokurori padinë penale për veprën “Shpërdorim të detyre”, ditën e hënë denoncoi një tjetër fakt.

“Kjo është përgjigja zyrtare nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave që ka nisur procesin e hetimit administrativ për Ministrinë e Arsimit. Nëpërmjet urdhrit të datës 4 maj Komisioneri ka urdhëruar “bllokimin e përpunimit të të dhënave personale deri në momentin e përfundimit të hetimit. Pavarësisht këtij vendimi, Ministrja Nikolla, e urdhëruar nga Rama, vazhdon me insistim shkeljen e ligjit për grumbullimin e të dhënave personale të prindërve me qëllim përdorimin e tyre në funksion të manipulimit të zgjedhjeve”, tha Albana Vokshi.

The post U kërkuan të dhënat personale të prindërve/ Nxënësit: Na thanë se… appeared first on 55 News.

]]>
Vokshi: Ja arsyet pse e paditëm qeverinë https://55news.al/politike/vokshi-ja-arsyet-pse-e-paditem-qeverine/ Tue, 08 May 2018 09:59:24 +0000 https://new.55news.al/?p=13464 Partia demokratike ditën e sotme dorëzoi në prokurorinë e Përgjithshme padinë ku denoncohet ministra Nikolla dhe ajo e shëndetetësisë Ogerta Manastirliu. Arsyet përse PD ka vendosur të kallëzojë udhërinë e qeverisë për mbledhjen e të dhënvave personale të qytetarëve në shkolla dhe institucione shtetërore i ka dhënë kryetarja e Komisonit për Edukimin dhe Mjetet e […]

The post Vokshi: Ja arsyet pse e paditëm qeverinë appeared first on 55 News.

]]>
Partia demokratike ditën e sotme dorëzoi në prokurorinë e Përgjithshme padinë ku denoncohet ministra Nikolla dhe ajo e shëndetetësisë Ogerta Manastirliu.

Arsyet përse PD ka vendosur të kallëzojë udhërinë e qeverisë për mbledhjen e të dhënvave personale të qytetarëve në shkolla dhe institucione shtetërore i ka dhënë kryetarja e Komisonit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në kuvend Albana Vokshi.

“Në emër të PD-së  sapo dorëzuam një kallëzim penal ndaj Ramës, Nikollës dhe Manastirliut për marrjen, grumbullimin dhe përpunimin etë dhënave personale të prindërve të nxënësve të të gjithë shkollave dhe ndërhyrjen në të dhënat mjekësore të pacientëve në të gjithë Shqipërinë.

Informacionet e kërkuara sipas ligjit të të dhënave personale konsiderohen të mbrojtura me ligj. Marrja e tyre është shkelje ligjore dhe veprim antikushtetues. Këto të dhëna konsiderohen të mbrojtura me Kushtetutë dhe ligj.

Duke mbledhur të dhënat personale, Rama hedh në kosh dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR që ka kërkuar t’i japë fund abuzimit me administratën dhe në këtë rast ka përdorur administratën për marrjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë, si psh marrjen e numrave të telefonit dhe adresave të emailit.

Duke qënë se Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë jofunksionale, edhe Prokuroria është nën ndikimin e Edi Ramës, ajo mbetet institucioni i vetëm ku mund të drejtohet opozita për të kërkuar hetim për shpërdorim detyre”, është shprehur Vokshi.

The post Vokshi: Ja arsyet pse e paditëm qeverinë appeared first on 55 News.

]]>