personi Archives - 55 News https://55news.al/tag/personi/ Mon, 24 Sep 2018 08:46:57 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png personi Archives - 55 News https://55news.al/tag/personi/ 32 32 Modeli jo personi https://55news.al/opinion/modeli-jo-personi/ Mon, 24 Sep 2018 08:46:57 +0000 https://new.55news.al/?p=51811 Nga Ylli Manjani Edi Rama është një njeri si gjithë të tjerët. Ka plot ambiciozë, manipulatorë e llafollogë si puna e tij. Skultorë, poçarë apo edhe ish basketbollistë po e po. Edhe njerëz që janë martuar më shumë se njëherë apo kanë shtëpi në katund, pa dyshim që ka plot. Por Edi Rama suksesshëm, në […]

The post Modeli jo personi appeared first on 55 News.

]]>
Nga Ylli Manjani

Edi Rama është një njeri si gjithë të tjerët. Ka plot ambiciozë, manipulatorë e llafollogë si puna e tij. Skultorë, poçarë apo edhe ish basketbollistë po e po.
Edhe njerëz që janë martuar më shumë se njëherë apo kanë shtëpi në katund, pa dyshim që ka plot.
Por Edi Rama suksesshëm, në dallim nga shumë të tjerë, ndërtoi dhe imponoi një model politik sundimi. Një model që prodhon të këqija të pariparueshme.
Modeli politik i Ramës, që e pagëzoi me emrin Rilindje, bazohet në perceptimin se politika (e të tjerëve) është e kalbur, e korruptuar dhe që nuk punon për njerëzit.
Këto teza nguli fort në opinion gjatë viteve të opozitës. Ndërsa sot, ky model prodhon më shumë korrupsion dhe gjithnjë e më shumë politikë të keqe. Ndaj dhe propaganda është më e fortë dhe më e kushtueshme.
Sot njerëzit shohin pas dhe kujtojnë se “të korruptuarit” Nano, Berisha, Meta e Basha ishin shumë më mirë se modeli mashtrues i Rilindjes.
Farkeqsisht askush nuk arrin të shohë përpara, sepse perspektiva është e zymtë. Ndaj shumica ikin ose duan të ikin!
Protesta e vetme që nuk kontrollohet dot nga pushteti sundimtar.
Ka shumē ndër ne që besojnë se do vijnë Amerikanë e Europianë që të na i zgjidhin punën tona këtu. Naivitet i madh është kjo gjë, por sidoqoftë një formë proteste është edhe kjo.
Modeli Rilindas ka prerë shpresën dhe me fuqi të jashtëzakonshme manipulative ka krijuar idene se do sundojë për kohë të gjatë. Mjeshtrisht hapin thashetheme se kanë nën kontroll opozitën dhe se kjo e fundit nuk vjen dot ne pushtet…
Ne fakt të dhënat reale nuk e mbështesin këtë thashethemnajë, por thashethemi ngjit, për fat të keq.
Rilindja si model sundimi ka vrarë demokracinë, konkurrencën, tregun e lirë, nismën private. Ka zhdukur idenë e shtetit dhe e ka zëvendësuar me pushtetin e saj.
Rilindja ka krijuar idenë se “duhet mbajtur mirë me qeverinë” se ndryshe të piu e zeza.
Në fakt ka shembuj plot që po të jesh me qeverinë mund të bësh edhe krime dhe stë hyn gjëmb në këmbë. Në të kundërt arrestohesh me “disa përgjime”…
Model i pastër sundimi! Shteti bëhet pushtet; ekonomia bëhet pronë e pak njerëzve; demokracia shumëzohet me zero!
Përmbledhtas ky është modeli Rilindjes që Rama e nguli suksesshëm që ditën që yshti njerëzit për të djegur Kryeministrinë dhe ku la të vritëshin qytetarë të gënjyer nga propaganda.
Pa dyshim kjo nuk shkarkon nga përgjegjësia vrasësit.
Përballë këtij modeli, njerëzit vijojnë të pranojnë ose kritikojnë personin Rama!! Edhe opozita e bën këtë gjë.
Ky është gabim shumë i rëndë!
Duhet zbërthyer mirë dhe goditur fort modeli politik i Ramës, jo vetë Rama!
Sulmet që i bëhen atij si person i pranon me qejf Ai, sepse e di shume mire se modeli i tij veç forcohet.
Modeli goditet duke propozuar nje model te ri, krahas zbërthimit të këtij që sot sundon!
Ndaj lufta është me modelin politik dhe jo me politikanin apo njeriun vdekatar, si gjithë të tjerët Edi Rama!
Modeli është e keqja! Se ja ta zëmë se njerëzit në tokë, apo zoti në qiell e heqin Ramën, a u zgjidh problemi?
Mund të zgjidhet disa përqind, por nëse nuk shfaroset modeli i sundimit nuk kemi asgjë në terezi…

The post Modeli jo personi appeared first on 55 News.

]]>
Foto/ Zbulohet kush është personi që u përplas me policinë sot në Radhimë https://55news.al/aktualitet/foto-zbulohet-kush-eshte-personi-qe-u-perplas-me-policine-sot-ne-radhime/ Thu, 19 Jul 2018 19:54:46 +0000 https://new.55news.al/?p=36389 Janë zbuluar fotot e personit, i cili gjatë përplasjes së sotme ndaj tentativës së Policisë për ta arrestuar, në Radhimë, mbeti i plagosur nga të shtënat me armë të uniformave blu. Sipas Policisë Vendore, mësohet se ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqo Gjini, 38 vjeç. Ai ka rezistuar […]

The post Foto/ Zbulohet kush është personi që u përplas me policinë sot në Radhimë appeared first on 55 News.

]]>
Janë zbuluar fotot e personit, i cili gjatë përplasjes së sotme ndaj tentativës së Policisë për ta arrestuar, në Radhimë, mbeti i plagosur nga të shtënat me armë të uniformave blu.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqo Gjini, 38 vjeç.

Ai ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë.

Polici në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë. Gaqo Gjini është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe  është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat, vjehrri i Gaqo Gjinit, baba i dy fëmijëve, hodhi poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj dhëndrit të tij.

Vjehrri i të arrestuarit tha se 38-vjeçari nuk kishte lidhje me krimin. Ai pohoi se dhëndri i tij gjente punë ku të mundej, ndërsa nuk kishte me se të ushqente fëmijët. Po ashtu vjehrri i Gjinit nuk i kurseu akuzat për ish-drejtorin e Policisë së Vlorë, Jaeld Çela, (i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës me bandën e Habilajve), ndërsa shtoi se gjatë kohës së tij, dhëndri u shpall në kërkim.

“Ai s’ka bukë për darkë. Ne s’dimë gjë fare, tani erdhëm. Tani e morëm vesh nga vajza që aty kishin hyrë 500 policia në shtëpi. E shpallën në kërkim kur ishte ai shefi i degës, i pari, ai i degjeneruari që është shpallur në kërkim. Vajzën e gjetëm pa ndenja, me dy fëmijë të mitur. Ai s’ka grabitur asgjë, le të thonë ça të duan. Dhëndri ka rreth 6 vjet e ca në këtë banesë. Në atë banesë jeton vajza me dhëndrin. Ku ka gjetur punë ka punuar, ku të gjente punonte”, u shpreh vjehrri.

Njoftimi i Policisë

Sot në Radhimë,  shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, në zbatim të një plani masash për kapjen e një personi në kërkim, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqo Gjini, 38 vjeç.

I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë.

Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Shtetasi Gaqo Gjini është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe  është jashtë rrezikut për jetën.

38-vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”.

Vijon puna nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Vlorë dhe SHÇBA-së, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shtetit në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, po ushtron kontrolle të shumta në të gjitha zonat me risk për evidentimin dhe kapjen e personave me precedentë që janë aktualisht në territorin e vendit apo që mund të vijnë gjatë verës nga radhët e emigrantëve.

Këto kontrolle janë shtrirë dhe po vijojnë me forca e shërbime shtesë të policisë kriminale dhe agjentë civilë, për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt në qytetet si Durrësi, Fieri, Vlora, Lezha e Shkodra.

The post Foto/ Zbulohet kush është personi që u përplas me policinë sot në Radhimë appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohet identiteti i gazetarit që intervistoi “dëshmitarin X”, por akoma personi që kreu përgjimin https://55news.al/politike/zbulohet-identiteti-i-gazetarit-qe-intervistoi-deshmitarin-x-por-akoma-personi-qe-kreu-pergjimin/ Fri, 18 May 2018 13:54:41 +0000 https://new.55news.al/?p=17193 Partia Demokratike nuk e bëri të ditur emrin e gazetarit që ka bërë përgjimin, por ai që intervistoi Albert Veliun dhe intervista e publikua nga PD, është Jetmir Olldashi. Top Channel i kërkoi një intervistë kolegut, por pas disa hezitimeve ai refuzoi të fliste. Po kush është gazetari Jetmir Olldashi. Ai ka një eksperiencë të […]

The post Zbulohet identiteti i gazetarit që intervistoi “dëshmitarin X”, por akoma personi që kreu përgjimin appeared first on 55 News.

]]>
Partia Demokratike nuk e bëri të ditur emrin e gazetarit që ka bërë përgjimin, por ai që intervistoi Albert Veliun dhe intervista e publikua nga PD, është Jetmir Olldashi.

Top Channel i kërkoi një intervistë kolegut, por pas disa hezitimeve ai refuzoi të fliste.

Po kush është gazetari Jetmir Olldashi. Ai ka një eksperiencë të gjatë si gazetar, mes gazetarisë dhe zëdhënësit në zyrat e shtypit të Aluiznit para vitit 2013.

Jetmir Olldashi, aktualisht administron portalin online “Boldneës”, si dhe është pjesë stafit të emisionit “Ajsberg” që drejtohet nga gazetari Artur Çani. Ndërsa më herët ka qenë pjesë e stafit të emisionit “Të Paekzpozuarit” të Ylli Rakipit gjatë kohës kur emisioni transmetohej në “Ora News”.

Kolegët e tij thonë se më herët, ka punuar edhe pranë Autoritetit të Mediave Audiovizuale si dhe në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime, kur kryetar bashkie ka qenë Lulzim Basha.

Partia Demokratike u kujdes ta shmangte emrin dhe fytyrën e tij gjatë transmetimit të intervistës me Albert Veliun, por kolegët që e njohin e identifikuan nga zëri dhe ai vetë nëpërmjet telefonit e konfirmoi se është autori i kësaj interviste, por ende mbetet mister kush është gazetari që sipas Enkelejd Alibeajt, realizoi përgjimin./Tch

The post Zbulohet identiteti i gazetarit që intervistoi “dëshmitarin X”, por akoma personi që kreu përgjimin appeared first on 55 News.

]]>