peshengritesit Archives - 55 News https://55news.al/tag/peshengritesit/ Fri, 04 May 2018 18:08:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png peshengritesit Archives - 55 News https://55news.al/tag/peshengritesit/ 32 32 Video e fshehtë/ Peshëngritësit tregojnë se Edi Rama ka marrë doping njësoj si sportistët https://55news.al/sport/video-e-fshehte-peshengritesit-tregojne-se-edi-rama-ka-marre-doping-njesoj-si-sportistet/ Fri, 04 May 2018 18:08:54 +0000 https://new.55news.al/?p=12377 Rastet e dopingut në peshëngritjen shqiptare janë shtuar shumë vitet e fundit, gjë e cila po i prish imazhin këtij sporti në arenën ndërkombëtare. Romela Begaj ishte sportistja e fundit që rezultoi pozitive pas kryerjes së kontrolleve anti-doping, duke iu hequr njëkohësisht dhe medalja e fituar në kampionatin botëror. Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një videoje […]

The post Video e fshehtë/ Peshëngritësit tregojnë se Edi Rama ka marrë doping njësoj si sportistët appeared first on 55 News.

]]>
Rastet e dopingut në peshëngritjen shqiptare janë shtuar shumë vitet e fundit, gjë e cila po i prish imazhin këtij sporti në arenën ndërkombëtare.

Romela Begaj ishte sportistja e fundit që rezultoi pozitive pas kryerjes së kontrolleve anti-doping, duke iu hequr njëkohësisht dhe medalja e fituar në kampionatin botëror.

Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një videoje të publikuar nga neësport.al, flitet për personin që e ka futur i pari dopingun në Shqipëri.

Në këtë video dëgjohet peshëngritësi Daniel Godelli, i cili në një kamër të fshehtë provokon një person tjetër, i cili nuk mund të identifikohet, por bashkëbiseduesit i referohen si Goni.

Personat që dëgjohen në video flasin edhe për kryeministrin Edi Rama, që sipas tyre ka marrë doping njësoj si sportistët. Gjithsesi, njëri prej bashkëbiseduesve e mohon këtë pretendim ndonëse të tjerët këmbëngulin.

The post Video e fshehtë/ Peshëngritësit tregojnë se Edi Rama ka marrë doping njësoj si sportistët appeared first on 55 News.

]]>
Përjashtohen nga Lojërat Mesdhetare, peshëngritësit të acaruar me drejtuesit e KOKSH https://55news.al/sport/perjashtohen-nga-lojerat-mesdhetare-peshengritesit-te-acaruar-me-drejtuesit-e-koksh/ Wed, 02 May 2018 16:27:43 +0000 https://new.55news.al/?p=11504 Përjashtimi i sportit të peshëngritjes nga Lojërat Mesdhetare, nga ana e Komitetit Olimpik Shqiptar, ka sjellë edhe reagimin e peshëngritësve shqiptarë. Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Briken Calja, që sot janë përballur me drejtuesit e KOKSH. Ata i kanë kërkuar drejtuesve të Komitetit Olimpik, në një takim me ta, të kthejnë vendimin dhe t’i lejojnë […]

The post Përjashtohen nga Lojërat Mesdhetare, peshëngritësit të acaruar me drejtuesit e KOKSH appeared first on 55 News.

]]>
Përjashtimi i sportit të peshëngritjes nga Lojërat Mesdhetare, nga ana e Komitetit Olimpik Shqiptar, ka sjellë edhe reagimin e peshëngritësve shqiptarë. Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Briken Calja, që sot janë përballur me drejtuesit e KOKSH.

Ata i kanë kërkuar drejtuesve të Komitetit Olimpik, në një takim me ta, të kthejnë vendimin dhe t’i lejojnë të garojnë me ekipin kombëtar. Gjatë takimit, tonet kanë qenë të acaruara, deri kur në një moment shkuan edhe në kontakte fizike.

Sportistët kanë paraqitur edhe ftesën që kanë marrë nga organizatorët e Lojërave Mesdhetare që të marrin pjesë në aktivitetin që zhvillohet muajin e ardhshëm në Spanjë. Së bashku me sportistët janë bashkuar edhe trajnerët e tyre, ndërsa kanë mbështetjen edhe të Federatës së Peshëngritjes./Panoramasport

The post Përjashtohen nga Lojërat Mesdhetare, peshëngritësit të acaruar me drejtuesit e KOKSH appeared first on 55 News.

]]>