pezullohen Archives - 55 News https://55news.al/tag/pezullohen/ Thu, 07 Feb 2019 18:18:02 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png pezullohen Archives - 55 News https://55news.al/tag/pezullohen/ 32 32 Pezullohen fluturimet në aeroportin italian, gjenden 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore! https://55news.al/aktualitet/pezullohen-fluturimet-ne-aeroportin-italian-gjenden-3-bomba-te-luftes-se-dyte-boterore/ Thu, 07 Feb 2019 18:18:02 +0000 https://new.55news.al/?p=84319 Si rrjedhojë e gjetjes së mbetjeve të Luftës së Dytë Botërore, të dala gjatë punimeve për mirëmbajtjen e shesheve të pushimit të aeromobilëve, aeroporti i Ciampinos në Itali është mbyllur për disa orë për të lejuar heqjen e tyre, konform parametrave të sigurisë. Ministri i Mbrojtjes ka bërë të ditur në një postim në Twitter […]

The post Pezullohen fluturimet në aeroportin italian, gjenden 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore! appeared first on 55 News.

]]>
Si rrjedhojë e gjetjes së mbetjeve të Luftës së Dytë Botërore, të dala gjatë punimeve për mirëmbajtjen e shesheve të pushimit të aeromobilëve, aeroporti i Ciampinos në Itali është mbyllur për disa orë për të lejuar heqjen e tyre, konform parametrave të sigurisë.

Ministri i Mbrojtjes ka bërë të ditur në një postim në Twitter se janë gjetur 3 bomba gjermane. Forcat xheniere janë angazhuar për heqjen e mjeteve shpërthyese me një peshë të përgjithshme 150 kilogramë.

Fluturimet e programuara, hyrjet dhe daljet në aeroport, në fashën orare kur është pezulluar aktiviteti mund të vonohen ose të devijohen në aeroportin e Fiumicinos.

The post Pezullohen fluturimet në aeroportin italian, gjenden 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore! appeared first on 55 News.

]]>
A do të pezullohen taksat ndaj Serbisë? https://55news.al/bota-shqiptare/a-do-te-pezullohen-taksat-ndaj-serbise/ Tue, 15 Jan 2019 17:12:21 +0000 https://new.55news.al/?p=80014 Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se Qeveria e Kosovës do t’a pezullonte përkohësisht taksën, vetëm pas garancës ndërkombëtare, se do të ulemi për ta nënshkruar marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Presioni ndërkombëtar mbi qeverinë e Kosovës, për heqjen e taksave 100% ndaj mallrave të Serbisë, ka vazhduar. Qëllimi është, siç thuhet, “Zhbllokimi i dialogut Kosovë-Serbi”. Kryeministri i […]

The post A do të pezullohen taksat ndaj Serbisë? appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se Qeveria e Kosovës do t’a pezullonte përkohësisht taksën, vetëm pas garancës ndërkombëtare, se do të ulemi për ta nënshkruar marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Presioni ndërkombëtar mbi qeverinë e Kosovës, për heqjen e taksave 100% ndaj mallrave të Serbisë, ka vazhduar. Qëllimi është, siç thuhet, “Zhbllokimi i dialogut Kosovë-Serbi”. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se “përderisa ka vetëm sugjerime për takime dialoguese të pafrytshme, pa objektiv dhe pa afate qartë të përcaktuara, pa kontratë të paradakorduar dhe garancë ndërkombëtare, që do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare që rezulton me njohje, taksa vazhdon të mbetet në fuqi”. Këtë deklaratë kryeministri e bëri pasi që mediet në Prishtinë publikuan një letër me tetë pika nga Këshilli për Siguri Kombëtar dhe Departamenti amerikan i Shtetit, ku thuhet se “Kosovës i kërkohet që të hiqet taksa ndaj produkteve serbe, në të kundërtën institucionet kosovare do të përballen me sanksione amerikane”. Përmbajtja e letrës nuk është konfirmuar nga autoritetet e shtetit, përkundër insistimit të medieve.

Kryeministri Haradinaj në një postim të tij në rrjetin social thotë se ai është i bindur “për mundësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me Serbinë, që rezulton me njohje”.

Haradinaj kushtëzon heqjen e taksave

“Vendosja e taksës ndaj produkteve të Serbisë nuk ka për qëllim pengimin dhe prolongimin e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me Serbinë, që rezulton me njohje. Përkundrazi, Qeveria e Kosovës do ta pezullonte përkohësisht taksën, vetëm pas garancës ndërkombëtare, se do të ulemi për ta nënshkruar marrëveshjen përfundimtare, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke. Garanca do të thotë që ekziston një materie, kontratë e dakorduar në parim dhe pret vetëm nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, që rezulton me njohje”, shkruan kryeministri Ramush Haradinaj.

Televizioni “Al Jazeera Balkans”, njoftoi ndërkohë se bazuar në burime nga Departamenti Amerikan i Shtetit, kryeministrit të Kosovës, i është refuzuar viza amerikane – për shkak të taksës së vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Sipas këtyre burimeve, Haradinaj nuk do të mund të marrë pjesë në një konferencë për Ballkanin, e cila mbahet në fillim të muajit shkurt në SHBA. Sipas “Al Jazeera Ballkans”, mospjesëmarrjen e Haradinajt në këtë konferencë e ka konfirmuar edhe njëri nga organizatorët.

“Nuk kemi pranuar përgjigje zyrtare”

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, deklaroi për mediet lokale se zyra e kryeministrit nuk ka pranuar përgjigje zyrtare nga Ambasada e SHBA-së, në lidhje me kërkesën për pajisje me vizë nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj. Ajo tha se “arsye e vetme për udhëtimin e Haradinajt në SHBA, do të ishte pjesëmarrja në organizimin e Lutjes së Mëngjesit”.

Sidoqoftë, në Prishtinë përpjekja për tu koordinuar dhe unifikuar skena politike kosovare në një grup të unitetit për dialog me Serbinë po vazhdon.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, takuan të hënën grupin negociator të Kosovës, për të koordinuar veprimet e mëtutjeshme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ndonëse akoma një takim i drejtpërdrejt me Beogradin zyrtarë nuk është zhvilluar. Në këtë takim ndonëse ishin të ftuar, nuk morën pjesë partitë opozitare LDK-së dhe Vetëvendosja. Gupi negociator i Kosovës, ishte në Bruksel javën e shkuar në takim me shefen e diplomacisë evropiane Federika Mogherini, në një takim konsultues me BE-në.

“Kemi thënë se do të ketë transparencë dhe llogaridhënie para qytetarëve dhe institucioneve. Ky është takimi i parë që është zhvilluar pas takimit të parë të delegacionit shtetëror në Bruksel. Po e them në mënyrë shumë të qartë, ka vetëm një vendimmarrje ajo është Kosova e pavarur dhe sovrane, Kosova e pacenueshme territorialisht, që nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia dhe sigurimin e ulëses në OKB”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. Ai akuzoi LDK “për papërgjegjësi politike”, për shkak që nuk po i bashkohet grupit negociator për dialog me Serbinë. Ndërsa kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pyeti publikisht udhëheqësit e institucioneve të Kosovës të shpjegojnë se “çfarë po ndodhë në veriun e vendit?

Akuzat e Veselit dhe LDK

“Si Kryetar i LDK-së dhe qytetar i Kosovës pyes institucionet përgjegjëse të vendit, Presidentin, Kuvendin, Qeverinë, institucionet e drejtësisë: a po ushtrohet sovraniteti shtetëror në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, në një sipërfaqe prej 1005 km katror, (jo hektar) të cilat përbëjnë 10% të territorit të Kosovës? Në fund të nëntorit kryetarët e këtyre komunave deklaruan se dorëhiqen dhe e ndërprejnë komunikimin me Prishtinën (organet qendrore)”, shkroi në profilin e tij Isa Mustafa, duke shfaqur frikën sipas tij që “konservimi i gjendjes në veri jashtë komunikimit me institucione qendrore, është akt i paramenduar për pazare territoriale me Serbinë, për çfarë LDK nuk pajtohet dhe nuk do të pajtohet me asnjë kusht”.

Që të gjitha partitë politike të marrin përgjegjësi në këtë fazë të dialogut po kërkon edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke konstatuar se “Kosova me vështirësi po e ndërton unitetin e domosdoshëm në çështjet e interesit shtetëror”.

“Nëse do të jemi të bashkuar, ne do ta përmbyllim me sukses edhe këtë kapitull të shtetndërtimit. Si President i Republikës së Kosovës, vlerësoj lart përpjekjet e kryeparlamentarit Veseli për koordinimin ndërinstitucional dhe atë ndërmjet grupeve parlamentare për forcimin e unitetit politik. Pavarësisht shkaqeve të mundshme, ikja nga përgjegjësia politike dhe bojkotimi i këtij procesi është në kundërshtim me interesin tonë shtetëror dhe atë të partnerëve tanë strategjikë”, shkroi në profilin e tij Presidenti Hashim Thaçi.

Prandaj sipas tij, “askush nuk duhet të hezitojë që të marrë përgjegjësi në këtë fazë përfundimtare të dialogut, i cili pritet të përfundojë me një marrëveshje paqësore dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë”. “´Kjo do t’ia sigurojë njohjen Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE”, pohon Presidenti Thaçi.

The post A do të pezullohen taksat ndaj Serbisë? appeared first on 55 News.

]]>
Pezullohen kërkimet për të mbijetuar në Genova, rrezikon të shembet një pjesa tjetër e urës https://55news.al/globi/pezullohen-kerkimet-per-te-mbijetuar-ne-genova-rrezikon-te-shembet-nje-pjesa-tjeter-e-ures/ Wed, 15 Aug 2018 12:59:35 +0000 https://new.55news.al/?p=42377 Kërkimet për të mbijetuar të tjerë të katastrofës në Genova me dhjetëra të vdekur janë pezulluar. Media italiane Repubblica shkruan se kërkimet dhe operacionet e gërmimit janë ndërprerë rreth orës 13:00 pasi rrezikonte të shembej edhe një pjesë tjetër e urës në zonën e rrugës “Campi”. Menjëherë pas lajmërimit të rrezikut zjarrfikësit kanë nisur verifikimet […]

The post Pezullohen kërkimet për të mbijetuar në Genova, rrezikon të shembet një pjesa tjetër e urës appeared first on 55 News.

]]>
Kërkimet për të mbijetuar të tjerë të katastrofës në Genova me dhjetëra të vdekur janë pezulluar. Media italiane Repubblica shkruan se kërkimet dhe operacionet e gërmimit janë ndërprerë rreth orës 13:00 pasi rrezikonte të shembej edhe një pjesë tjetër e urës në zonën e rrugës “Campi”.

Menjëherë pas lajmërimit të rrezikut zjarrfikësit kanë nisur verifikimet për qëndrueshmërinë e urës.

Dy nga tre zonat e kërkimit janë pastruar. Shkatërrues impakti në rrugë me ndikim në të gjithë zonën liguriane të autostradës. Është kërkuar gjendja e emergjencës kombëtare dhe lutja e Papës për viktimat.

The post Pezullohen kërkimet për të mbijetuar në Genova, rrezikon të shembet një pjesa tjetër e urës appeared first on 55 News.

]]>
Tiranë, arrestohen 16 drejtues mjetesh dhe pezullohen 86 patenta   https://55news.al/aktualitet/tirane-arrestohen-16-drejtues-mjetesh-dhe-pezullohen-86-patenta/ Mon, 09 Jul 2018 08:21:23 +0000 https://new.55news.al/?p=33213 16 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt gjatë aksionit të Policisë Rrugore të fundjavës në kryeqytet. 9 prej shtetasve janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 prej tyre për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi. Po ashtu, nga aksioni me fokus kontrollin e […]

The post Tiranë, arrestohen 16 drejtues mjetesh dhe pezullohen 86 patenta   appeared first on 55 News.

]]>
16 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt gjatë aksionit të Policisë Rrugore të fundjavës në kryeqytet. 9 prej shtetasve janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 prej tyre për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

Po ashtu, nga aksioni me fokus kontrollin e normave të shpejtësisë, po ashtu janë pezulluar edhe 86 leje drejtimi, nga të cilat:

27 për shpejtësi tej normave të lejuara
30 për pije alkoolike
7 për mosbindje ndaj shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë
4 për qarkullim në sens të kundërt me atë të lejuar

Ndërkohë, po ashtu janë proceduar për mosrregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi 12 drejtues mjetesh, nga të cilat 3 raste kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.

Po ashtu, nga kontrollet policore të ushtruara në fundjave, 75 mjete janë ndaluar administrativisht, ku 27 prej tyre edhe me mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim si dhe janë vendosur 645 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Ndërkohë, Policia Rrugore u bën apel jo vetëm drejtuesve të mjeteve por edhe këmbësorëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ky është edhe aksioni i dytë i policisë për këtë javë në kuadër të Operacioneve Tispol” Korrik 2018.

The post Tiranë, arrestohen 16 drejtues mjetesh dhe pezullohen 86 patenta   appeared first on 55 News.

]]>
Koreja e Veriut/ Pezullohen provat bërthamore https://55news.al/globi/koreja-e-veriut-pezullohen-provat-berthamore/ Sat, 21 Apr 2018 09:31:40 +0000 https://new.55news.al/?p=8051 Koreja e Veriut thotë se ka pezulluar provat bërthamore dhe ato me raketa me rreze të gjatë veprimi. Ajo njoftoi gjithashtu se planifikon të mbyllë objektin e saj të provave bërthamore. Agjencia zyrtare koreane e lajmeve e Koresë së Veriut tha se pezullimi i provave bërthamore dhe atyre me raketa balistike hyn në fuqi të […]

The post Koreja e Veriut/ Pezullohen provat bërthamore appeared first on 55 News.

]]>
Koreja e Veriut thotë se ka pezulluar provat bërthamore dhe ato me raketa me rreze të gjatë veprimi. Ajo njoftoi gjithashtu se planifikon të mbyllë objektin e saj të provave bërthamore.

Agjencia zyrtare koreane e lajmeve e Koresë së Veriut tha se pezullimi i provave bërthamore dhe atyre me raketa balistike hyn në fuqi të shtunën.

Sipas njoftimeve, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tha se vendi nuk ka më nevojë për prova të tilla.

Pheniani tha se po e ndërmerrte këtë hap për ta përqendruar vëmendjen tek përmirësimi i ekonomisë.

Njoftimi vjen disa ditë përpara se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, të takohet me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në një fshat kufitar për një takim të rrallë të nivelit të lartë që synon zgjidhjen e konfrontimit bërthamor me Phenianin.

Vendimet e Veriut u shpallën në një takim të Komitetit Qendror të partisë në pushtet, të mbledhur për të diskutuar rreth një “faze të re” të politikave./zeriiamerikes

The post Koreja e Veriut/ Pezullohen provat bërthamore appeared first on 55 News.

]]>