policet Archives - 55 News https://55news.al/tag/policet/ Fri, 10 Jan 2020 09:04:57 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png policet Archives - 55 News https://55news.al/tag/policet/ 32 32 DETAJE/ Emrat e policëve të arrestuar për ndërtimet pa leje në Durrës, Manzë dhe Shijak https://55news.al/aktualitet/detaje-emrat-e-policeve-te-arrestuar-per-ndertimet-pa-leje-ne-durres-manze-dhe-shijak/ Fri, 10 Jan 2020 09:04:57 +0000 https://new.55news.al/?p=138639 Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimet e ndodhura gjatë mbrëmjes se kaluar  nga SHÇBA në Durrës. Janë arrestuar disa perosna Mbi personat e ndaluar rëndon akuza për shpëdorim detyre dhe korrupsion, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë. Nga prokuroria mësohet se SHÇBA ka disa javë që po hetonte në Durrës. Ja emrat e […]

The post DETAJE/ Emrat e policëve të arrestuar për ndërtimet pa leje në Durrës, Manzë dhe Shijak appeared first on 55 News.

]]>

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimet e ndodhura gjatë mbrëmjes se kaluar  nga SHÇBA në Durrës.

Janë arrestuar disa perosna

Mbi personat e ndaluar rëndon akuza për shpëdorim detyre dhe korrupsion, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Nga prokuroria mësohet se SHÇBA ka disa javë që po hetonte në Durrës.

Ja emrat e të arrestuarve punonjes policie/

Petrit Neziri

Besnik Domi

Sami Xhafa

Marius Shahini

E. Petova

Gjergj Gërco

Nikoll Marku

Agim Osmani

Jul Kacadej

Gani Dama ne kerkim, polic patrulle jo oficer patrulle

Haxhi Sherra

Ndriçim Shika

Adem Hika

Njnoftimi i plotë i policisë:

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Durrës, në bashkëpunim e nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, finalizoi me sukses operacionin e koduar ‘ABUZUESIT’, në funksion të procedimit penal të nisur në vitin 2019 për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ për një sërë zyrtarësh policorë, inspektorë vendor, përfaqësues të pushtetit lokal e ndërtues.

Pas një hetimi disa mujor, duke aplikuar metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e subjekteve të këtij procedimi, të cilët duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim’.

Subjektet e këtij procedimi penal, kryenin funksione publike në Policinë e Shtetit, nëpunës të Njësive Administrative, IKMT-ve dhe INUV-it në Durrës, Shijak dhe Manzë.

Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve dyshohet se është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.

Veprimet dhe mos-veprimet e tyre konsistojnë në favorizime të ndërtimeve pa leje, falsifikime dokumentesh, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, mos evidentim të kallzimeve të shtetasve sipas detyrimeve ligjore etj.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj., duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.

Mbështetur në provat dhe faktet e grumbulluara dhe administruara gjatë hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me vendimin e datës 9 janar 2020, caktoi masat e sigurimit personal, të cilat u ekzekutuan në orët e mbrëmjes nga SHÇBA dhe Policia e Shtetit:

– ‘Arrest në burg’ për Komisar B.D., me detyrë Shef i Rendit në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

– ‘Arrest në burg’ për Nënkomisar S.Xh., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

– ‘Arrest në burg’ për Nënkomisar E.P., me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

– ‘Arrest në burg’ për Nënkomisar N.M., me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

– ‘Arrest në burg’ për Inspektor A.O., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

– ‘Arrest në burg’ për Inspektor D.D., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

– ‘Arrest në burg’ për Inspektor G.D., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, person i shpallur në kërkim;

– ‘Arrest në burg’ për Inspektor H.Sh., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

– ‘Arrest në burg’ për Inspektor P.N., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

– ‘Arrest në burg’ për Inspektor N.Sh., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

– ‘Arrest në burg’ për shtetasin Gj.G., me detyrë Sekretar i Njësisë Administrative Sukth, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

– ‘Arrest në burg’ për shtetasin J.K., me detyrë specialist në IMT Shijak, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

– ‘Arrest në burg’ për shtetasin M.Sh., me detyrë Kryeinspektor i IMT Shijak, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

– ‘Arrest në burg’ për shtetasin D.K. posedues dhe zhvillues i objektit të ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’;

– ‘Arrest në burg’ për shtetasit P.M., posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’;

– ‘Arrest në burg’ për shtetasin Gj.Z., posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’;

– ‘Arrest në burg’ për shtetasin A.L., posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimi pa leje, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’;

– ‘Arrest në burg’ për shtetasin Q.D., posedues dhe zhvillues i objektit ndërtim pa leje, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’;

– ‘Pezullim nga detyra’ për shtetasin A.N., me detyrë specialist i Armatimit në DVP Durrës, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Hetimet e këtij procedimi penal vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundraligjshme të këtyre subjekteve dhe të subjekteve të tjerë, të cilët janë përfshirë në këtë veprimtari. Nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Prokurorë dhe hetues të Drejtorisë së Hetimit të SHÇBA

 

 

The post DETAJE/ Emrat e policëve të arrestuar për ndërtimet pa leje në Durrës, Manzë dhe Shijak appeared first on 55 News.

]]>
Ka ardhur koha që edhe policët t’i thërrasin mendjes https://55news.al/opinion/ka-ardhur-koha-qe-edhe-policet-t-i-therrasin-mendjes/ Fri, 15 Mar 2019 12:46:41 +0000 https://new.55news.al/?p=90186 Nga Eden Babani, Bruksel Nesër, protesta më e madhe e opozitës. Siç shpresohet, më e madhe se ajo e një muaji përpara. Do ta shkulë kjo protestë Kryeministrin “rilindës” nga karrigia kryeministrore që ka uzurpuar prej gati gjashtë vjetësh? Karrige, me tepsi e me timon, siç ka dëshiruar vetë, por e vjedhur me votat e […]

The post Ka ardhur koha që edhe policët t’i thërrasin mendjes appeared first on 55 News.

]]>
Nga Eden Babani, Bruksel

Nesër, protesta më e madhe e opozitës. Siç shpresohet, më e madhe se ajo e një muaji përpara.

Do ta shkulë kjo protestë Kryeministrin “rilindës” nga karrigia kryeministrore që ka uzurpuar prej gati gjashtë vjetësh? Karrige, me tepsi e me timon, siç ka dëshiruar vetë, por e vjedhur me votat e blera me paratë e krimit të organizuar?

E besueshme, por edhe e pabesueshme.

E besueshme, po t’i referohemi frikës që e ka kapluar.

Siç bëhet e njohur mediatikisht, ai e paska bërë nijet që nesër të lërë Tiranën e të shkojë gjetiu. S’ka rëndësi ku, në Vlorë, në Fier a në Berat. Rëndësi ka frika që i ka hyrë për palce. Kujtoj këmishën kundërplumb që na demonstroi në Roskovec, kinse do ta vrasin rusët (!). Kujtoj edhe poturet që mbante dje në Elbasan, nga frika mos i shpëtonte në brekë nga ballokumet e Ditë së Verës. Në të dyja rastet, kemi të bëjmë me një sinjal padashka, që buron nga subkoshienca e tij, tashmë e zhbalancuar.

Gjithsesi, e pabesueshme që Kryeministri ynë të “abdikojë” bash nesër.

Jo se është i fortë, siç mund të besojnë ithtarët e tij, tashmë të lemerisur edhe më shumë se ai vetë. As sepse ashtu mendon ndonjë analist, – me të drejtë e pa të drejtë, punë tij, – se duhet lënë të vegjetojë, derisa “të shkërmoqet vetë pushteti” që ka. Sepse, a kemi kohë ne të presim “kalendat greke” (ad kalendas graecas)? Domethënë, a kemi kohë që Kryeministri  të kuptojë se pushteti po i shkërmoqet?

Për vete, jam bindur se këtë të vërtetë të padiskutueshme, ai s’ka për ta kuptuar sa të ketë jetë. Jo se ashtu dua unë, por sepse ashtu po flasin faktet nga dita në ditë, nga ora në orë, nga vendi në vend. E mbani mend detektorin që kontrollonte veturat e më të besuarve që ka rreth vetes, në darkën e mbrëmshme, në Elbasan?

Për mua, sikundër edhe për shumicë e shqiptarëve, një shkulje e Kryeministrit bash nesër, do të ishte e pritshme dhe e dëshirueshme, sado që e parakohshme.

Të mos harrojmë se Kryeministri ka pas vetes gjithçka, përveç opozitës dhe njerëzve të revoltuar. Ka Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës, Prokurorinë e Përgjithshme, snajperë nëpër tarraca, gazet helmuese pa kursim, sikundër edhe provokatorët për t’i joshur protestuesit në veprime të dhunshme. E gjitha kjo, do të thotë gjakderdhje, viktima të pafajshme, çka pushtetit “rilindës” do t’ia zgjaste jetë edhe kushedi sesa kohë.

Përveç të tjerave, – dhe ato janë shumë, një pafundësi, – për mua ka rëndësi që nesër të ndërgjegjësohen sadopak “uniformat blu”. Jo Policia e Shtetit si nocion institucional, por policët e thjeshtë, familjarë. Ata që rropaten për të nxjerrë bukën e gojës për vete dhe për familjet e tyre.

Pas ngjarjeve në afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi”, nesër është rasti që shumëkush syresh të sjellë në kujtesë atë çka ndodhi me kolegen e tyre, policen e Shqiponjave, Blerta Dervish. Çka ndodhi edhe me vogëlushët që kapeshin pas fustanit të nënave ose te makina e policisë, teksa ndonjë “uniformë blu”, ishte i shtrënguar të zbatonte detyrën, donte a nuk donte.

Ka ardhur koha, pra, – dita e nesërme, 16 mars, na e ka prurë te pragu i portës, – që secili prej nesh, edhe “uniformat blu”, ta kuptojmë se askush nuk mund të jetë i mbrojtur përpara një kryeministri të çoroditur që s’di ku të fusë kokën nga tmerri që po përjeton dhe që, përpara vetvetes, nuk llogarit askënd.

Nuk do t’ia dëshironim kujt një fat të ngjashëm me atë të polices së Shqiponjave, ama garancitë janë zero.

Punonjësja e policisë e cila bëri qëndresë ndaj kolegëve të saj ditën e djeshme për të mbrojtur banesën ku jeton, është pezulluar përkohësisht nga detyra. Blerta ka treguar se ditën e djeshme është kontaktuar nga eprorët për t’i thënë se do të pezullohet për shkak se nuk ka lejuar përmbarimin të kryejë detyrën.

‘Më morën në telefon dje dhe më thanë që do të pezullohesh dhe do të marr vërejtje se kam penguar përmbarimin të kryejë detyrën. Ndërsa sot m’u komunikua me shkresë se pezullohem 1 deri në 3 ditë dhe pezullimi shoqërohet edhe me vërejtje. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, mbrotja shtëpinë time. Veprimet e mia ishin jashtë orarit të punës, nuk kishte lidhje me detyrën. ”- tha efektivja e policisë.

Blerta Dervishi është pjesë e patrullës Shqiponja në Policinë e Shtetit.

The post Ka ardhur koha që edhe policët t’i thërrasin mendjes appeared first on 55 News.

]]>
Policët asnjë lek për orët shtesë, Veliu shuan shpresat https://55news.al/aktualitet/policet-asnje-lek-per-oret-shtese-veliu-shuan-shpresat/ Tue, 12 Feb 2019 15:27:14 +0000 https://new.55news.al/?p=85099 Policët në të gjithë vendin nuk do të paguhen më për orët shtesë të tyre të punës së tyre. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mësohet se i ka dërguar një letërporosi drejtorive vendore, ku cilësohet se orët shtesë të policëve do të kompesohen me ditë pushimi, në mungesë të fondeve dhe […]

The post Policët asnjë lek për orët shtesë, Veliu shuan shpresat appeared first on 55 News.

]]>
Policët në të gjithë vendin nuk do të paguhen më për orët shtesë të tyre të punës së tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mësohet se i ka dërguar një letërporosi drejtorive vendore, ku cilësohet se orët shtesë të policëve do të kompesohen me ditë pushimi, në mungesë të fondeve dhe detyrimeve të mbartura.

 Ky vendim për praktikat e kompesimit ndaj policëve ka hyrë në fuqi më datë 1 shkurt.

The post Policët asnjë lek për orët shtesë, Veliu shuan shpresat appeared first on 55 News.

]]>
Kreshnik Çollaku: Të më tregojë Erioni ku janë policët e “plagosur” se dua ti vizitojë https://55news.al/aktualitet/kreshnik-collaku-te-me-tregoje-erioni-ku-jane-policet-e-plagosur-se-dua-ti-vizitoje/ Thu, 15 Nov 2018 14:09:46 +0000 https://new.55news.al/?p=67643 Erion Veliaj, njihet si njeriu i spektakleve dhe jo punëve. Ai çdo gjë mundohet ta shes siç do vet përmes medieve të kapura dhe këtë gjë bëri dhe në rastin e banorëve që protestuan para bashkisë së Tiranës. Lal Eri në vend që të takojë banorët dhe të iu jap një zgjidhje të pranueshme, sajon […]

The post Kreshnik Çollaku: Të më tregojë Erioni ku janë policët e “plagosur” se dua ti vizitojë appeared first on 55 News.

]]>
Erion Veliaj, njihet si njeriu i spektakleve dhe jo punëve. Ai çdo gjë mundohet ta shes siç do vet përmes medieve të kapura dhe këtë gjë bëri dhe në rastin e banorëve që protestuan para bashkisë së Tiranës. Lal Eri në vend që të takojë banorët dhe të iu jap një zgjidhje të pranueshme, sajon lajmin e plagosjes së policëve bashkiakë!

Reagimi vjen sot nga kreu i Këshilltarëve të PD Kreshnik Çollaku që i bën thirrje kryebashkiakut të tregojë ku janë policët të shkojë ti vizitojë.

Statusi i Kreshnik Çollakut në FB

Po i bej kërkesë publikisht kryetarit te bashkise Tirane,te me tregoje ku janë policet bashkiake “te plagosur”,se dua te shkoj ti bej një vizite ne spital…

…nëse nuk ka te tille,e nga sa pashe si dëshmitar nuk me rezulton se ka te tille,është e turpshme te sajojnë e shpërndajnë lajme për police te plagosur imagjinar se bashku me urimet e shtiruara për shërim te shpejte te SuperAktorit te Tiranes.

The post Kreshnik Çollaku: Të më tregojë Erioni ku janë policët e “plagosur” se dua ti vizitojë appeared first on 55 News.

]]>
Dokumenti/ Skandaloze, Sandër Lleshi i quan policët e shëndosh bark derra https://55news.al/politike/dokumenti-skandaloze-sander-lleshi-i-quan-policet-e-shendosh-bark-derra/ Fri, 09 Nov 2018 12:51:35 +0000 https://new.55news.al/?p=65879 Që në momentin e marrjes së detyrës së ministrit të komanduar nga kryeministri Edi Rama,  Sandër Lleshi, janë publikuar dhe urdhrat e parë të tij për policinë e shtetit dhe vartësit. Urdhra që kanë të bëjnë me oraret zyrtare, ku shmanget frekuentimi i kafeneve, udhëzime që kanë të bëjnë me veshjen, dhe së fundi një […]

The post Dokumenti/ Skandaloze, Sandër Lleshi i quan policët e shëndosh bark derra appeared first on 55 News.

]]>
Që në momentin e marrjes së detyrës së ministrit të komanduar nga kryeministri Edi Rama,  Sandër Lleshi, janë publikuar dhe urdhrat e parë të tij për policinë e shtetit dhe vartësit.

Urdhra që kanë të bëjnë me oraret zyrtare, ku shmanget frekuentimi i kafeneve, udhëzime që kanë të bëjnë me veshjen, dhe së fundi një urdhër tjetër i çuditshëm është ai i heqjes nga shërbimet e dukshme të policëve ”barkdërra”.

Edhe pse mund të duket e paimagjinueshme epiteti ‘’barkdërra”, është e shkruar e zeza mbi të bardhë në një dokument të firmosur nga ana e zëvendësdrejtorit për Sigurinë Publike Dhimitraq Ziu.

Po ashtu pika e dytë e këtij urdhri të dalë nga Ministria e Brendshme lidhet me uniformat e policëve që kërkohen të jenë të pastra dhe të rregullta.

bark derra

The post Dokumenti/ Skandaloze, Sandër Lleshi i quan policët e shëndosh bark derra appeared first on 55 News.

]]>
Dëshmia tronditëse e 24-vjeçarit Tabaku: Policët më plagosën dhe më lanë në rrugë https://55news.al/aktualitet/deshmia-tronditese-e-24-vjecarit-tabaku-policet-me-plagosen-dhe-me-lane-ne-rruge/ Tue, 02 Oct 2018 11:42:05 +0000 https://new.55news.al/?p=54222 Policia e Shtetit po përballet sot më një tjetër skandal të rëndë. Plagosja me armë e Sidion Tabakut, dhunimi i tij dhe më pas lënia të plagosur në mes të rrugës janë disa nga faktet e kësaj ngjarje të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të Shkollës së Bashkuar. Vetë 24-vjeçari Tabaku, I cili […]

The post Dëshmia tronditëse e 24-vjeçarit Tabaku: Policët më plagosën dhe më lanë në rrugë appeared first on 55 News.

]]>
Policia e Shtetit po përballet sot më një tjetër skandal të rëndë. Plagosja me armë e Sidion Tabakut, dhunimi i tij dhe më pas lënia të plagosur në mes të rrugës janë disa nga faktet e kësaj ngjarje të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të Shkollës së Bashkuar.

Vetë 24-vjeçari Tabaku, I cili ndodhet I plagosur në spital, thotë se ndaj tij është qëlluar 4 herë nga policia. Ai thotë se pas plagosjes është dhunuar sërish nga policët të cilët më pas janë larguar nga vendngjarja duke e lënë të plagosur në rrugë.

Sidion Tabaku thotë se policia e ndoqi e më pas e qëlloi. “Nuk e dija që po më ndiqnin mua, tha 24-vjeçari. Pasi u rrëzua, ata më dhunuar sërish dhe pastaj u larguan”.

Ja video e publikuar sot nga kjo ngjarje e rëndë.

The post Dëshmia tronditëse e 24-vjeçarit Tabaku: Policët më plagosën dhe më lanë në rrugë appeared first on 55 News.

]]>
Shoferët nën vëzhgimin e policisë: Lini telefonat dhe ulni shpejtësinë https://55news.al/aktualitet/shoferet-nen-vezhgimin-e-policise-lini-telefonat-dhe-ulni-shpejtesine/ Fri, 10 Aug 2018 15:42:09 +0000 https://new.55news.al/?p=41623 Drejtoria e Policisë Rrugore, në një deklaratë të dhënë për mediat dha disa këshilla dhe paralajmërime  për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët. Drejtori Mitat Kola tha se “qarkullimi i biçikletave dhe mjeteve duhet të bëhet me kujdes, mjafton një pakujdesi e pasojat mund të jenë të mëdha”. “Kapërcimi i kryqëzimeve nga drejtuesit e biçikletave duhet […]

The post Shoferët nën vëzhgimin e policisë: Lini telefonat dhe ulni shpejtësinë appeared first on 55 News.

]]>
Drejtoria e Policisë Rrugore, në një deklaratë të dhënë për mediat dha disa këshilla dhe paralajmërime  për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.

Drejtori Mitat Kola tha se “qarkullimi i biçikletave dhe mjeteve duhet të bëhet me kujdes, mjafton një pakujdesi e pasojat mund të jenë të mëdha”.

“Kapërcimi i kryqëzimeve nga drejtuesit e biçikletave duhet të bëhet me kujdes, e duhet të pajisen me kaskat përkatëse.

Jashtë qendrave të banuara, këmbësorët duhet t’i japin përparësi drejtuesve të automjeteve. Të sigurohen mirë pastaj të kalojnë.

Ka një numër të rritur shoferesh femra që kanë shkaktuar aksidente, duhet të tregojnë kujdes e po ashtu të parandalojnë në maksimum këto incidente.

Drejtimi i automjetit me këpucë të papërshtatshme, mbajtja e kafshëve në makinë apo dhe pirja e duhanit, nuk duhet të ndodhin.

Të shmangen gjithashtu pijet alkoolike në çfarëdo lloj sasie për drejtuesit e mjeteve,” tha ai.

Deklarata e plotë

Drejtoria e Policisë Rrugore kërkon së pari të falënderojë të gjithë drejtuesit e mjeteve, për sjelljen në trafik dhe respektimin e “normave të sjelljes”, duke e bërë punën e Policisë Rrugore më të lehtë edhe këtë javë.

Nisur nga aksidenti i rëndë, i ndodhur në afërsi të “Urës Kamzës” në datë 08.08.2018, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy persona të tjerë, pas një analize paraprake të shkaqeve të aksidentetve të diteve të fundit evidentojmë:

Tejkalimi i normave të shpejtësisë së mjeteve brenda qendrave të banuara është një nga shkaqet kryesore të humbjes së kontrollit të mjetit dhe premisë për tu përfshirë në aksidente rrugore;

Përdorimi i aparateve celularë gjatë drejtimit të mjeteve, është një nga shkaqet kryesore të tërheqjes së vëmendjes nga drejtimi i mjetit, që shpie pastaj humbjen e kontrollit të tij;

Qarkullimi i biçikletave duhet të bëhet në kujdesin më të madh. I kujtojmë drejtuesve të mjeteve, se drejtuesit e biçikletave dhe të çiklomotorëve nuk janë të mbrojtur nga “karkasa” metalike, sikundër mjetet, mjafton një pakujdesi e dyanëshme dhe pasojat mund të jenë të rënda.

Kapërcimi i kryqëzimeve prej drejtuesve të biçikletave duhet të bëhet në kujdesin maksimal, dhe në çdo rast edhe drejtuesit e biçikletave duhet të fillojnë të përdorin kaskot mbrojtëse të veçanta;

Këmbësoret brenda qendrave të banuara, duhet të kryejnë kapërcimin e kryqëzimeve me kujdesin maksimal atje ku janë vijat e kalimit të këmbësorëve, dhe jo të kryejnë kapërcime diagonal të kryqëzimeve, duke venë në rrezik jetën e tyre dhe të të tjerëve;

Jashtë qendrave të banuara këmbësoret duhet t’u japin përparësi drejtuesve të mjeteve dhe të kryejnë kapercimin e karrexhatës vetëm kur të jenë të sigurtë që kapërcimi i rrugës mund të bëhet pa rrezikuar jetën e tyre;

Policia Rrugore detyrohet të kujtojë, se gjatë drejtimit të mjeteve brenda dhe jashtë qendrave të banuara, janë të ndaluara përdorimi i internetit dhe i rrjeteve sociale, shkrepja e fotografive për ti shkëmbyer në instagram dhe në fb.

Nisur nga analiza e aksidenteve të muajit Korrik dhe muajit Gusht në vijim, ka një numër “të evidentuar” drejtuese mjeti femra që janë përfshirë në aksidente rrugore më pasojë, ndërkohë që dua të theksoj edhe të dhënën tjetër, që vetëm javën e fundit janë 8 drejtuese mjeti të konstatuara në gjendje të dehur, për të cilat ka filluar ndjekja penale.

Sa më sipër kërkojmë të rritet kujdesi nga kjo kategori drejtuesish mjeti gjatë drejtimit të mjetit, për të evituar shkeljet dhe për të parandaluar në maksimum aksidentet me pasojë jetën e tyre dhe të shtetasve të tjerë.

Drejtimi i mjeteve nga “kjo kategori drejtuesish” me kepucë të përshtashme, mospërdorimi mundësisht edhe i duhanit gjatë drejtimit të mjeteve, mosmbajtja e kafshëve shtepiake në kabinat e autoveturave të tyre pa i siguruar, do të lehtësonte manovrueshmërinë më të mirë gjatë drejtimit të mjeteve dhe do të evitonte përfshirjen në aksidente.

Policia Rrugore po vazhdon me gatishmëri maksimale monitorimin e trafikut. Aksioni i saj këtë javë ka qenë kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse;

Kontrollet e Policisë Rrugore gjithashtu kanë vazhduar për drejtuesit e  mjeteve që përdorim celularët gjatë drejtimit të mjeteve;

Për realizimin me efektivitet të kontrolleve të mësipërme nga shërbimet e Policisë Rrugore, për identifikimin e këtyre shkeljeve janë angazhuar shërbime policore rrugore “civile” me mjete “jo të uniformuara” të policisë;

Nisur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Bolonja të Italisë me përfshirjen e një mjeti autobot që transportonte lëndë të rrezikshme, ku pasojat ishin të rënda për përdoruesit e rrugës, prej ditës së Mërkurë nëpërmjet një plani operacional të veçantë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kontrolluar dhe po kontrollojnë kategorinë e mjeteve dhe të drejtuesve të mjeteve që transportojnë në Shqipëri karburante dhe lëndë të rrezikshme në drejtim të respektimit të normave të veçanta për këtë kategori dhe të sistemeve e të pajimeve të parashikuara në Kodin Rrugor;

Gjithashtu nëpërmjet mediave lokale dhe rrjeteve sociale, 12 drejtuesit e shërbimeve vendore të Policisë Rrugore kanë komunikuar dhe do të vijojnë ta bëjnë këtë, për çdo sqarim dhe kërkesë të qytetarëve në lidhje me informacionin për trafikun.

Nga ana tjetër vazhdoj të ftoj çdo qytetar dhe drejtues mjeti të denoncojnë në numrin falas 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Digital” duke dërguar imazhe dhe foto mbi shkeljet që ndeshin në akset rrugore, si parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave etj, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë së Shtetit.

Policia Rrugore kërkon mirkuptimin dhe mbështetjen e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve, për ngadalësimin e trafikut, veçanërisht në momente mbingarkese të tij në akse dhe segmente rrugore në zonat turistike të vendit.

The post Shoferët nën vëzhgimin e policisë: Lini telefonat dhe ulni shpejtësinë appeared first on 55 News.

]]>
Policët me uniforma të degraduar, detyrohen t’i blejnë vetë të rejat https://55news.al/aktualitet/policet-me-uniforma-te-degraduar-detyrohen-t-i-blejne-vete-te-rejat/ Fri, 10 Aug 2018 15:06:51 +0000 https://new.55news.al/?p=41611 Shpeshherë në rrugët e vendit kemi parë efektivë policie me uniforma të konsumuara dhe aspak serioze. Për këtë arsye në fillim të prillit Ministria e Brendshme shpalli tenderin me procedurë të hapur për “Blerje konfeksione (veshje) për uniformën verore për Policinë e Shtetit”, me fond limit rreth 190 milionë lekë. Disa operatorë ekonomikë u ankuan […]

The post Policët me uniforma të degraduar, detyrohen t’i blejnë vetë të rejat appeared first on 55 News.

]]>
Shpeshherë në rrugët e vendit kemi parë efektivë policie me uniforma të konsumuara dhe aspak serioze. Për këtë arsye në fillim të prillit Ministria e Brendshme shpalli tenderin me procedurë të hapur për “Blerje konfeksione (veshje) për uniformën verore për Policinë e Shtetit”, me fond limit rreth 190 milionë lekë.

Disa operatorë ekonomikë u ankuan për kushtet e tenderit , pasi kishte dyshime për favorizim të subjekteve të caktuara. Specifikimi ishte lëvrimi i uniformave 45 ditë nga lidhja e kontratës, një kohë e pamjaftueshme kjo sipas operatorëve që u ankuan, për të prodhuar mijëra uniformave.

Sipas dokumentacionit në Agjensinë e Prokurimit Publik, kushtet e tenderit u modifikuan duke e çuar në 60 ditë afatin e dorëzimit të uniformave si dhe u shty disa ditë afati i dorëzimit të ofertave për pjesëmarrje në tender.

Në fillim të qershorit u shpall fitues bashkimi i disa operatorëve që ishin paraqitur me ofertën më të favorshme ekonomike, por vonesat po i vuajnë efektivët e policisë. Këta të fundit ishte parashikuar të pajiseshin me uniformat verore në muajin korrik, por sipas kontratës, veshjet do t’i marrin në mes të gushtit.

Disa efektivë që dëshirojnë të mbeten në kushtet e anonimatit, i thanë Top-Channel se janë detyruar të blejnë vetë uniformat verore. Po ashtu edhe këpucët për uniformën verore, për të cilat është zhvilluar një tender tjetër, me vlerë rreth 57 milionë lekë, ende nuk i janë dorëzuar efektivëve të Policisë së Shtetit.

Tenderat për uniformat e policisë kanë qenë gjithnjë problematikë. Në 2016-ën Policia e Shtetit ndërpreu kontratën me një kompani për prodhime të dobëta dhe e kallëzoi penalisht ndërsa në 2017-ën u anulua një tjetër tender me vlerë 1.2 miliardë lekë./TCH

The post Policët me uniforma të degraduar, detyrohen t’i blejnë vetë të rejat appeared first on 55 News.

]]>
E kërcënuan me jetë/ Haradinaj batuta me gazetarët: Po i ruaj unë policët https://55news.al/bota-shqiptare/e-kercenuan-me-jete-haradinaj-batuta-me-gazetaret-po-i-ruaj-une-policet/ Tue, 07 Aug 2018 15:44:05 +0000 https://new.55news.al/?p=40920 Vetëm një ditë pas publikimit të lajmit se Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është kërcënuar dhe për këtë arsye ka shtim të forcave të sigurisë që e ruajnë, ai i është përgjigjur interesit të gazetarëve për këtë çështje. Mesa duket, Haradinaj e ka marrë me sportivitet këtë problem. Gjatë konferencës së sotme me mediat, kryeministri […]

The post E kërcënuan me jetë/ Haradinaj batuta me gazetarët: Po i ruaj unë policët appeared first on 55 News.

]]>
Vetëm një ditë pas publikimit të lajmit se Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është kërcënuar dhe për këtë arsye ka shtim të forcave të sigurisë që e ruajnë, ai i është përgjigjur interesit të gazetarëve për këtë çështje.

Mesa duket, Haradinaj e ka marrë me sportivitet këtë problem. Gjatë konferencës së sotme me mediat, kryeministri i Kosovës ka bërë batuta me gazetarët, të cilët i ka bërë të qeshin. Pyetjes se a e ndjen veten të rrezikuar Haradinaj iu përgjigj se ‘ai po i ruan policët’.

“Për kërcënimin, po, unë po i ruaj do policë, i kam bukur do, mirë jam kah i ruaj. Unë jam kah i mbroj mirë, rehat janë. Për besë jam kah i ruaj mirë, nuk janë ankuar diçka. Ju siguroj që të sigurt janë, vetini, edhe unë jam i sigurt”, ka thënë Haradinaj me shaka.

The post E kërcënuan me jetë/ Haradinaj batuta me gazetarët: Po i ruaj unë policët appeared first on 55 News.

]]>
“Habilaj-Tahiri”, zbardhen rolet e tri zyrtarëve të policisë në arrati https://55news.al/aktualitet/habilaj-tahiri-zbardhen-rolet-e-tri-zyrtareve-te-policise-ne-arrati/ Fri, 15 Jun 2018 12:57:43 +0000 https://new.55news.al/?p=26326 Është publikuar dosja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjen “Habilaj-Tahiri”, në të cilën përmenden emrat e tre zyrtarëve të policisë në arrati Gjergj Kohila, Jaeld Cela dhe Sokol Bode, si dhe rolet që kishin ata në grupin e trafikut të drogës. Në dosjen e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Lala, thuhet se […]

The post “Habilaj-Tahiri”, zbardhen rolet e tri zyrtarëve të policisë në arrati appeared first on 55 News.

]]>
Është publikuar dosja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjen “Habilaj-Tahiri”, në të cilën përmenden emrat e tre zyrtarëve të policisë në arrati Gjergj Kohila, Jaeld Cela dhe Sokol Bode, si dhe rolet që kishin ata në grupin e trafikut të drogës.

Në dosjen e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Lala, thuhet se Sokol Bode iu ka ofruar ndihmë dhe ka mbajtur lidhje me trafikantët Habilaj që të realizonin me sukses trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

“Nga hetimet e kryera rezulton se pjesëmarrës të këtij grupi kriminal janë edhe shtetasit Sokol Bode, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dhërmi, i cili ka mbajtur lidhje duke ju ofruar ndihmë dhe mbështetje anëtarëve të këtij grupi kriminal me qëllim realizimin e trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë”,- thuhet në dosje.

Nga ana tjetër një rol aktiv siç thuhet në dosje rezulton të ketë pasur edhe shefi i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve Gjergj Kohila, i cili thuhet të ketë bashkëpunuar drejtpërdrejt me trafikantët.

“Po ashtu rezulton se ka dyshime për faktin se shtetasi Gjergj Kohila, me detyrë Shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka mbështetur dhe ka bashkëpunuar me anëtarët e këtij grupi kriminal në kultivimin e bimëve narkotike dhe më pas trafikimin e saj”,- sqarohet në dosje.

“Gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Jaeld Cela, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së policisë Vendore Vlorë në bashkëpunim me punonjësit e policisë Gjergji Kohila, Sokol Bode dhe punonjës policie të tjerë, kanë mbështetur, garantuar e bashkëpunuar me anëtarë të grupeve kriminale për kultivimin e bimëve narkotike, më pas trafikimin e saj jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”,- thuhet ndër të tjera.

SI U LARGUAN NGA SHQIPËRIA TRE ISH-ZYRTARËT

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka shpallur në kërkim tre ish-zyrtarët dhe është e bindur se mosprangosja e zyrtarëve të lartë të policisë së qarkut Vlorë, ishte dekonsperuar nga kolegët e tyre.

Oficerët e policisë gjyqësore, kishin arritur të binin në gjurmët e ish-funksionarëve të policisë 2 ditë para se të lëshoheshin 3 urdhërat e ndalimit, ku për Sokol Boden gjykata kishte vendosur më herët “arrest në burg” në mungesë.

Për këtë arsye, -theksoi prokuroria- dyshimet se mund të ketë pasur rrjedhje të informacionit nga vetë strukturat policore, pasi të tre të kërkuarit ishin lokalizuar më herët dhe pritej vetëm arrestimi i tyre. Edhe pse në sistemin TIMS, Jaeld Çela ishte larguar më 22 tetor 2017 nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit me një kompani flutrimi drejt shtetit Turk, ai, -thekson organi i akuzës- kishte hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në vendin tonë.

Burimet nga grupi hetimor konfirmuan se Çela kishte mundur të largohej përsëri jashtë territorit shqiptar mbëmjen e 20 nëntorit duke i shpëtuar prangosjes.

Të njëjtën mënyrë kamuflimi kishin ndjekur edhe dy drejtuesit e tjerë të policisë Vlorë.

Sokol Bode ishte larguar me automjet nëpërmjet Pikës Kufitare të Muriqanit më date 29 gusht të këtij viti. Ndërkohë Gjergj Kohila ishte regjistruar në sistemin TIMS më 11 nëntor dhe kishte dalë nga pika kufitare e Kakavijës. Emrat e tre personave nën hetim, ishin regjistuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth një vit më parë, ku ish-drejtori i qarkut Vlorë, Jaeld Çela, së bashku me dy vartësit e tij, kishin siguruar kushtet për paprekshmërinë e grupit kriminal të Habilajve. Në tetor të 2016-s në zonën e Treblovës dhe Veshdanisht u sekuestruam rreth 23 tonë kanabis dhe u prangosën 6 persona.

The post “Habilaj-Tahiri”, zbardhen rolet e tri zyrtarëve të policisë në arrati appeared first on 55 News.

]]>