policia e shtetit Archives - 55 News https://55news.al/tag/policia-e-shtetit/ Fri, 28 Feb 2020 15:58:49 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png policia e shtetit Archives - 55 News https://55news.al/tag/policia-e-shtetit/ 32 32 Si po tenton të fshehë aksidentin që shkaktoi vetë Policia e Shtetit https://55news.al/politike/si-po-tenton-te-fshehe-aksidentin-qe-shkaktoi-vete-policia-e-shtetit/ Fri, 28 Feb 2020 15:58:49 +0000 https://new.55news.al/?p=147512 Një aksident automobilistik ndodhi dy ditë më parë, gjatë mesnatës, në Rrugën e Kombit. Aksidenti që nuk u bë publik nga Policia e Shtetit, ndodhi pranë fshatit Reps. Ashtu siç e kemi raportuar edhe dy ditë më parë, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë një makinë e policisë. Ndërkohë sot, ish kryeministri Sali Berisha publikon detaje […]

The post Si po tenton të fshehë aksidentin që shkaktoi vetë Policia e Shtetit appeared first on 55 News.

]]>

Një aksident automobilistik ndodhi dy ditë më parë, gjatë mesnatës, në Rrugën e Kombit.

Aksidenti që nuk u bë publik nga Policia e Shtetit, ndodhi pranë fshatit Reps.

Ashtu siç e kemi raportuar edhe dy ditë më parë, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë një makinë e policisë. Ndërkohë sot, ish kryeministri Sali Berisha publikon detaje të reja.

“Përpjekje kriminale nga narkopolicia për të fshehur aksidentimin që i shkaktoi parmbrëmë në Rreps qytetarit nga Kosova!”, shkruan ish kryeministri, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit digjital.

Pershendejte zotri,,mfal per shqetsimin por kam nje hall dhe menyra e vetme per me zgjidh esht me u drejtu te ti,,nr tan e gjeta se u interesova per ty,,kam Babin ne spitalin e traumes ne tiran ka pesuar aksiden mbrem afer repsit ne rrugen e kombit jam nga Kosova,,aksidenti esht ber me veturen e policies se Shtetit te Shqipris,,por fakti qe um shqetsoj esht se nuk esht dhen ne mediat e Shqipris arsyeja se pondyshoeht qe makina e policies esht fajtore,,e gjeta shkrimin ne foks news,,prindin e kam ne gjendje jo te mir,,ka 7 brinje te thyr krahun e thyer koken e lenduar kembet,,shpresoj qe tum ndimosh ky esht numri im per kontat,,i kam ca video te shoferve kalimtare,,shprej qe tum ndimosh”.

Pamje nga vendngjarja:

 

The post Si po tenton të fshehë aksidentin që shkaktoi vetë Policia e Shtetit appeared first on 55 News.

]]>
Policia e shtetit në përdor forcën ndaj grave të Astirit që protetsojnë kundër sjelljes se Borchardt https://55news.al/politike/policia-e-shtetit-ne-perdor-forcen-ndaj-grave-te-astirit-qe-protetsojne-kunder-sjelljes-se-borchardt/ Thu, 24 Oct 2019 07:42:34 +0000 https://new.55news.al/?p=124978 Ka pasur tensione në protestën që po zhvillojnë banoret e Astirit në ambientet përpara një hoteli në Tiranë, pasi policia tashmë ka dalë përpara zonjave që protestojnë, duke i shtyrë ato nga rruga. Banoret kishin organizuar një protestë simbolike kundër ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt, por policia e shtetit nuk i ka lejuar ato që të qendrojnë […]

The post Policia e shtetit në përdor forcën ndaj grave të Astirit që protetsojnë kundër sjelljes se Borchardt appeared first on 55 News.

]]>
Ka pasur tensione në protestën që po zhvillojnë banoret e Astirit në ambientet përpara një hoteli në Tiranë, pasi policia tashmë ka dalë përpara zonjave që protestojnë, duke i shtyrë ato nga rruga.

Banoret kishin organizuar një protestë simbolike kundër ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt, por policia e shtetit nuk i ka lejuar ato që të qendrojnë në rrugë.

“Atë gishtin e ngriti dhe ndaj jush, dhe ndaj nënave tuaja”, ishte ajo çka protestueset iu thanë punonjësve të policisë.

Protestueset kanë kërkuar dorëheqjen e ambasadorit të OSBE-së dhe shpalljen e tij non grata, pas gjestit fyes që ai bëri pak ditë më parë në drejtimin e tyre.

The post Policia e shtetit në përdor forcën ndaj grave të Astirit që protetsojnë kundër sjelljes se Borchardt appeared first on 55 News.

]]>
Skandali në Akademinë e Sigurisë/ 5 mijë euro për një kapele polici https://55news.al/politike/skandali-ne-akademine-e-sigurise-5-mije-euro-per-nje-kapele-polici/ Thu, 25 Jul 2019 15:34:18 +0000 https://new.55news.al/?p=111153 5 mijë euro për një vend fituesi në konkursin e Akademisë së Policisë. Ky është denoncimi që bëhet publik nga ish kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas studentit denoncues, në konkursin qe Ministria e Brendshme hapi në 3 korrik për Akademinë e Policisë, 1 kapele polici kushton 5 mijë euro. “Denoncon […]

The post Skandali në Akademinë e Sigurisë/ 5 mijë euro për një kapele polici appeared first on 55 News.

]]>
5 mijë euro për një vend fituesi në konkursin e Akademisë së Policisë.

Ky është denoncimi që bëhet publik nga ish kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas studentit denoncues, në konkursin qe Ministria e Brendshme hapi në 3 korrik për Akademinë e Policisë, 1 kapele polici kushton 5 mijë euro.

“Denoncon konkursin me 5000 euro për policë në Ministrinë e Brendshme!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e studentit dixhital.

Pershendetje Dr.Berisha
Po ju shkruaj ne lidhje me padrejtesin qe Po behet ne konkursin qe Ministria e Brendshme hapi ne 3 korrik per ne Akedimin e Policise ku 1 kapele polici kushton 5 mij euro dhe pjesa tjeter do jen te gjith hajduterit qe i sherbyen sander lleshajt ne vjedhjen e zgjedhjeve ….
E gjitha do jet nje konkurim sa per sy e faqe , per arsye se jan perzgjedhur pa u hap konkurimi, Ku nje pjese kan paguar per nje kapele polici 5 mij euro dhe pjesa tjeter jan sherbetoret qe ndihmuan deputete e PS per te vjedhur zgjedhjet e 30 qershorit . 
Flm nqs e publikoni

The post Skandali në Akademinë e Sigurisë/ 5 mijë euro për një kapele polici appeared first on 55 News.

]]>
Policia e Shtetit kundër Policisë Bashkiake, reagon Shoqata e Bashkive: Thellim i grushtit të shtetit https://55news.al/politike/policia-e-shtetit-kunder-policise-bashkiake-reagon-shoqata-e-bashkive-thellim-i-grushtit-te-shtetit/ Thu, 20 Jun 2019 06:45:10 +0000 https://new.55news.al/?p=105764 Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dha një deklaratë dje në të cilën dënoi dhunën e Policisë së Shtetit ndaj punonjësve të Policisë Bashkiake në gjithë vendin, si dhe e konsideron si cënim të thellë të autonomisë vendore deklaratën e Ministrit të Brendshëm. Në deklaratë thuhet: Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, urdhëruesi i veprimeve të paligjshme të […]

The post Policia e Shtetit kundër Policisë Bashkiake, reagon Shoqata e Bashkive: Thellim i grushtit të shtetit appeared first on 55 News.

]]>
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dha një deklaratë dje në të cilën dënoi dhunën e Policisë së Shtetit ndaj punonjësve të Policisë Bashkiake në gjithë vendin, si dhe e konsideron si cënim të thellë të autonomisë vendore deklaratën e Ministrit të Brendshëm. Në deklaratë thuhet:

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, urdhëruesi i veprimeve të paligjshme të Policisë së Shtetit, ndaj punonjësve të Bashkive, njoftoi se Qeveria do të shkrijë Policitë Bashkiake, të cilat janë krijuar me ligj dhe janë pjesë thelbësore e mundësimit të ushtrimit të detyrave nga organet e njësive të qeverisjes vendore.

Ky akt i paprecedentë është thellim i grushtit të shtetit nga Qeveria dhe një tentativë e qartë antikushtetuese për të uzurpuar kompetencat e Bashkive. Mbi këtë akt do të njoftohen nga ana jonë, në mënyrë të menjëhershme, të gjitha organizatat ndërkombëtare, që sigurojnë autonominë vendore, brenda dhe jashtë vendit.

Në shkelje të ligjit, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me njoftimin për shkrirjen e Policive Bashkiake, synon një tjetër konflikt institucional, kësaj here me qeverisjen vendore.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë gjen rastin t’i kujtojë Ministrit Lleshaj se në demokraci, institucionet autonome dhe të pavarura, nuk marrin urdhra nga Qeveria.

Vendimi i njoftuar prej tij, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin dhe, për pasojë, nuk do të njihet dhe nuk do të zbatohet nga Bashkitë. Ndërhyrja brutale e Qeverisë ndaj autonomisë vendore është e papranueshme dhe e paprecedentë. Nxitja e konfliktit midis Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit është, gjithashtu, një veprim kriminal i papranueshëm.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë do të bëjë gjithçka për të garantuar që qytetarët të mos bien pre e provokimeve të Qeverisë, që synojnë dhe nxisin konflikt social dhe cënojnë destabilitetin demokratik të vendit.

Policët bashkiakë janë në detyrë dhe të vendosur të ushtrojnë të gjitha përgjegjësitë e tyre sipas ligjit.

Në përfundim, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama, të ndalë menjëherë agresionin qeveritar dhe policor mbi strukturat bashkiake, si dhe të urdhërojë ndalimin e dhunës ndaj qytetarëve të bashkive tona, të cilët janë të vendosur të mbrojnë Kushtetutën dhe demokracinë.

Asnjë terror dhe dhunë policore nuk mund të pengojë Kryetarët e Bashkive të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore.

The post Policia e Shtetit kundër Policisë Bashkiake, reagon Shoqata e Bashkive: Thellim i grushtit të shtetit appeared first on 55 News.

]]>
Lëvizje në Polici, ikën drejtori i Vlorës, ja kush e zëvendëson https://55news.al/aktualitet/levizje-ne-polici-iken-drejtori-i-vlores-ja-kush-e-zevendeson/ Sat, 09 Mar 2019 08:22:44 +0000 https://new.55news.al/?p=89292 Lëvizje të bujshme në Policinë e Shtetit. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Vlorës Gentjan Shehaj. Në vend të tij emërohet Artion Duka, i cili ka qenë më herët drejtor i policisë Berat. Gentjan Shehaj drejtonte blutë e Vlorës që prej prillit të vitit 2017. Ndërkohë […]

The post Lëvizje në Polici, ikën drejtori i Vlorës, ja kush e zëvendëson appeared first on 55 News.

]]>
Lëvizje të bujshme në Policinë e Shtetit. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Vlorës Gentjan Shehaj.

Në vend të tij emërohet Artion Duka, i cili ka qenë më herët drejtor i policisë Berat.

Gentjan Shehaj drejtonte blutë e Vlorës që prej prillit të vitit 2017. Ndërkohë mësohet se ai do të ketë një detyrë të re në Akademinë e Sigurisë. Shehaj mban gradën Drejtues i Parë.

Po kështu mësohet se në Policinë e Shtetit janë kryer lëvizje të tjera, të cilat pritet të zyrtarizohen së shpejti.

Kush është Artion Duka
Artion Duka ka qenë dhe Drejtor i Forcave Operacionale (F.O) i përmendur shumë gjatë çështjes së përgjimeve dhe pajisjes misterioze Imsi Catcher që solli debate të shumta dhe në arenën politike. Në qershor 2016 Duka dhe një specialist tjetër u arrestuan me urdhër të Prokurorisë pasi akuzoheshin për përgjime të paligjshme me pajisjen “IMSI CATCHER” por u kthyen në liri shumë shpejt si edhe në detyrat që kishin.

Vetëm një vit më parë, në prill 2018 Artion Duka u emërua në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit. Për emërimin e tij në krye të Policisë së Beratit pati reaguar edhe PD. Ish-deputeti Flamur Noka deklaroi se Duka përdori pajisjen e famshme IMSI Catcher për të përgjuar gazetarë, politikanë, analistë e ambasadorë.

The post Lëvizje në Polici, ikën drejtori i Vlorës, ja kush e zëvendëson appeared first on 55 News.

]]>
Turpi i Policisë së Shtetit, reagon sikur të ishte PS https://55news.al/politike/turpi-i-policise-se-shtetit-reagon-sikur-te-ishte-ps/ Fri, 01 Jun 2018 11:05:18 +0000 https://new.55news.al/?p=21672 Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për lajmin e publikuar në media, se kreu i PD-së Lulzim Basha është vënë në përgjim dhe survejohet nga Forcat Operacionale. Në reagimin e Policia së Shtetit, thuhet se lajmi në fjalë është i pavërtetë edhe është bërë me synim mashtrimin dhe keqinformimin e opinionit publik. Por si asnjë […]

The post Turpi i Policisë së Shtetit, reagon sikur të ishte PS appeared first on 55 News.

]]>
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për lajmin e publikuar në media, se kreu i PD-së Lulzim Basha është vënë në përgjim dhe survejohet nga Forcat Operacionale.

Në reagimin e Policia së Shtetit, thuhet se lajmi në fjalë është i pavërtetë edhe është bërë me synim mashtrimin dhe keqinformimin e opinionit publik.

Por si asnjë herë më parë, Policia e Shtetit ka marrë guximin që të komentojë lajmin, dhe duke e cilësuar si të fabrikuar në zyrat e ndonjë partie politike.

Me këtë deklaratë, lajmi bëhet akoma më i vërtetë, pasi në fakt, reagimi i Policisë së Shtetit, duket sikur është shkruar në Selinë e PS-së.

Reagimi i plotë i Policisë:

Përgënjeshtrim rreth lajmit se familja Basha mbahet nën survejim – përmbajtja e shkrimit, një spekulim mediatik për qëllime të mbrapshta

Lidhur me shkrimin e botuar në gazetën “Panorama”, të datës 1 qershor 2018, me titull “Hije skandali, Policia mban në survejim familjen Basha”, sqarojmë se:

Nuk është aspak e vërtetë që familja e z.Lulzim Basha, kryetar i PD-së, apo familjarë të tij, të mbahen nën vëzhgim nga forca policore.

Përmbajtja e shkrimit është tërësisht një spekulim  mediatik me synim mashtrimin dhe keqinformimin e opinionit publik për qëllime që i gjykojmë të mbrapshta. Me keqardhje konstatojmë se lajmi në fjalë duket i fabrikuar nga zyrat e një partie politike dhe jo nga redaksi serioze.

Informimi i publikut rreth veprimtarisë së institucioneve të shtetit është një e drejtë e garantuar me ligj, prandaj nëse dikush do të kishte interes rreth së vërtetës, do ta merrte informacionin lehtësisht në rrugë zyrtare.

Fakti që asnjë nga institucionet e përmendura nuk është kontaktuar nga media në fjalë, na krijon dyshimin se në këtë rast kemi të bëjmë me keqpërdorim flagrant të një gazete nga ana e politikës.

Me këtë rast theksojmë se z.Basha përfiton nga statusi si kryetar i opozitës, masa shtesë dhe shoqërohet nga forca të Gardës së Republikës.

Por nuk ka në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, monitorim survejues të tij nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Duke vlerësuar rolin e medias, Policia e Shtetit është e gatshme për t’iu përgjigjur çdo çështjeje me interes publik, në funksion të mirinformimit të qytetarëve.

/55News.al/

The post Turpi i Policisë së Shtetit, reagon sikur të ishte PS appeared first on 55 News.

]]>
Fakte skandaloze: Si e kishte kthyer Saimir Tahiri Policinë e Shtetit https://55news.al/politike/fakte-skandaloze-si-e-kishte-kthyer-saimir-tahiri-policine-e-shtetit/ Wed, 16 May 2018 08:00:52 +0000 https://new.55news.al/?p=16247 Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë dje në pyetje Orges Liperin, pronarin e ligjshëm të skafit me të cilin ka udhëtuar Tahiri për në Greqi. Sipas deklaratës së tij, Orges Liperi e ka blerë skafin në Itali, paratë për të cilin nuk dihet se ku janë marrë. Skafi është blerë për llogari të Roni […]

The post Fakte skandaloze: Si e kishte kthyer Saimir Tahiri Policinë e Shtetit appeared first on 55 News.

]]>
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë dje në pyetje Orges Liperin, pronarin e ligjshëm të skafit me të cilin ka udhëtuar Tahiri për në Greqi.

Sipas deklaratës së tij, Orges Liperi e ka blerë skafin në Itali, paratë për të cilin nuk dihet se ku janë marrë. Skafi është blerë për llogari të Roni Shqopës, ish-drejtor i shtëpisë së pushimit nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, me qëllim përdorimin e skafit nga ish-ministri Tahiri.

Roni Shqopa ka ndërmjetësuar në blerjen e skafin midis Liperit dhe një shtetasi italian.

Sipas Liperit, faturat e rregullimit të skafit të prishur të ankoruar në Brindizi, Itali me vlerë 30 mijë euro janë paguar nga Boge Budini, ish-drejtor i policisë Kufitare Durrës dhe Roni Shqopa.

Roni Shqota dhe Boge Budini  janë dy punonjës të tjerë policie që i shtohen listës së policëve që i kanë shërbyer ish-ministrit Tahiri dhe bandës së vëllezërve Habilaj.

Po ashtu, sot u bënë publike dhe detaje nga dosja hetimore se si një tjetër polic, Naim Brahimaj, ka punuar për llogari të ish-ministrit Tahiri dhe bandës Habilaj.

Naim Brahimaj dhe Artan Habilaj në gusht 2014, kanë takuar Saimir Tahirin në Greqi dhe kanë marrë skafin e tij të prishur për ta dërguar në Itali. Naim Brahimaj ka qenë ish-shofer dhe komandant skafi pranë repartit “Delta Force”. Aktualisht, ai është inspektor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Durrës.

Në 2017-ën të tjerë drejtues të lartë të policisë u morën në pyetje për veprime ose mosveprime në favor të Habilajve dhe Tahirit.

Kështu në 11 nëntor 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda mori në pyetje Edi Merkajn, Drejtorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit.

Prokuroria dyshon se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme ka dekonspiruar aksionin dhe kanë lejuar arratisjen e tre drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit: Jaeld Çelës, ish-drejtori i policisë së Vlorës; Gjergji Kohilës, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë; dhe Sokol Bodes ish-kreu i policisë kufitare të Dhërmiut.

Në fillim të nëntorit 2017, u shpallën në kërkim nga policia për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në mbështetje të grupit të organizuar kriminal të vëllezërve Habilaj grupi i strukturuar i drejtuar nga Jeard Çelaj, ish-shef i Policisë në Vlorë ku bënin pjesë Alban Çelaj, ish-shefi i Policisë Shkodër; Gjergji Kohila, shef i krimeve Vlorë; Sokol Bode, ish-shef i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Enkeled Greku, ish-drejtor i Postës së Policisë Selenicë.

Deri më tani, nga përgjimet e dosjes Habilaj dhe dëshmitë e personave të përfshirë në hetim në Shqipëri, 11 funksionarë të shtetit ndër to Saimir Tahiri dhe deputetja Elona Gjebrea dhe 9 punonjës të lartë të policisë janë nën akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sepse me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë lejuar që grupi kriminal Habilaj të funksionojë.

The post Fakte skandaloze: Si e kishte kthyer Saimir Tahiri Policinë e Shtetit appeared first on 55 News.

]]>
Shkrihen drejtoritë e ngritura nga Saimir Tahiri në Policinë e Shtetit https://55news.al/politike/shkrihen-drejtorite-e-ngritura-nga-saimir-tahiri-ne-policine-e-shtetit/ Wed, 09 May 2018 10:52:42 +0000 https://new.55news.al/?p=13838 Katastrofa që Saimir Tahiri dhe Edi Rama bënë në Policinë e Shtetit duke se do të marrë fund. Presioni ndërkombëtar ka bërë që të mos tolerohet më situata në të cilën janë vendosur uniformat blu. Policia e Shtetit sot ka bërë publike edhe një plan për ndryshimin e strukturës së Drejtorive të Policive në Qarqe […]

The post Shkrihen drejtoritë e ngritura nga Saimir Tahiri në Policinë e Shtetit appeared first on 55 News.

]]>
Katastrofa që Saimir Tahiri dhe Edi Rama bënë në Policinë e Shtetit duke se do të marrë fund. Presioni ndërkombëtar ka bërë që të mos tolerohet më situata në të cilën janë vendosur uniformat blu. Policia e Shtetit sot ka bërë publike edhe një plan për ndryshimin e strukturës së Drejtorive të Policive në Qarqe dhe rikthimin siç ka qenë para se socialistët të merrnin pushtetin në vitin 2013.

E gjithë skema e ndërtuar në polici nga Saimir Tahiri po shkatërrohet dhe me këto ndryshime nuk do të mbetet asnjë gjurmë e ish ministrit të Brendshëm që e kriminalizoi policinë.

Në bazë të platformës se policimit dhe sigurisë ne komunitet drejtoritë do të ndryshojnë sektorët e tyre. Ky projekt u pilotua fillimisht në drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

The post Shkrihen drejtoritë e ngritura nga Saimir Tahiri në Policinë e Shtetit appeared first on 55 News.

]]>
Pas 7 majit, asnjë shans për policët e Xhafajt https://55news.al/aktualitet/pas-7-majit-asnje-shanc-per-policet-e-xhafajt/ Sat, 28 Apr 2018 17:40:56 +0000 https://new.55news.al/?p=10087 Në një kohë kur Policia e Shtetit po kalon në ‘sitën’ e vettingut, vjen një njoftim i rëndësishë.  Për të gjithë punonjësit e policisë afati i fundit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit është data 7 maj. Ndërkohë, bëhet e ditur se ky formular nuk ka asnjë kosto financiare, ndërsa ai plotësohet elektronikisht.

The post Pas 7 majit, asnjë shans për policët e Xhafajt appeared first on 55 News.

]]>
Në një kohë kur Policia e Shtetit po kalon në ‘sitën’ e vettingut, vjen një njoftim i rëndësishë.

 Për të gjithë punonjësit e policisë afati i fundit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit është data 7 maj.

Ndërkohë, bëhet e ditur se ky formular nuk ka asnjë kosto financiare, ndërsa ai plotësohet elektronikisht.

The post Pas 7 majit, asnjë shans për policët e Xhafajt appeared first on 55 News.

]]>
Ish-drejtuesi i policisë: Jetën e kam prej Ilir Metës https://55news.al/politike/ish-drejtuesi-i-policise-jeten-e-kam-prej-ilir-metes/ Wed, 25 Apr 2018 12:34:32 +0000 https://new.55news.al/?p=9128 Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mithat Havari, duke iu referuar vrasjes së Artan Cukut , tha se kjo është një shuplakë për qeverinë dhe politikën, që flakin në rrugë drejtuesit e lartë të Policisë. Sipas tij në momentet që shkarkohen, komisarët si Cuku, apo dhe ai vetë janë lehtësisht të kërcënuar nga krimi, […]

The post Ish-drejtuesi i policisë: Jetën e kam prej Ilir Metës appeared first on 55 News.

]]>
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mithat Havari, duke iu referuar vrasjes së Artan Cukut , tha se kjo është një shuplakë për qeverinë dhe politikën, që flakin në rrugë drejtuesit e lartë të Policisë.

Sipas tij në momentet që shkarkohen, komisarët si Cuku, apo dhe ai vetë janë lehtësisht të kërcënuar nga krimi, u shpreh Havari në një bisedë në ”Fax News”.

Ai i është referuar një atentati që i kishte shpëtuar, pak kohë pasi kishte qenë në krye të Policisë së Beratit. Havari tregoi se jetën e kishte nga Ilir Meta, i cili e kishte ftuar në një protestë, dhe nuk gjendej në zyrë në momentet kur kishin shkuar kriminelët.

‘’Kur je i braktisur në rrugë kriminelët të gjejnë të dobët dhe kryejnë aktin.

Vite të shkuara kur unë kisha punuar në Berat, Policia vrau një nga kriminelët më të rrezikshëm, sepse është luftë, ose të vret ose vritesh.

Plumbi i shtetit është më i fortë pasi është i mbështetur me ligj. Një nga kriminelët më të rrezikshëm, Kastriot Jaupi, që iu vra vëllai, organizuan një atentat për të më ekzekutuar. E kam lexuar me sytë e mi letrën ku thoshte se ‘’nuk vdes pa vrarë Mithat Havarin’’.

Unë isha drejtor i Policisë së ndërtimit, e kam jetën nga Ilir Meta, që më thirri të mbështesja Policinë në një protestë. Ata shkuan në zyrën time, ndërkohë që unë nuk isha aty. Aty unë e pashë keq, bëra thirrje publike që shteti të më mbronte.

Jeta është shumë e shtrenjtë, dhe do ikja për dhjam qen siç thotë populli, se vijnë dy minuta ngushëllojnë familjarët dhe më pas harrohesh.

Për tre muaj me rradhë unë u mora në mbrojtje nga ana e Policisë dhe nga ana e SHISH, ndërkohë që krimineli iku në Spanjë dhe më pas u arrestua për krime të tjera”, u shpreh Havari në ”Fax News”.

The post Ish-drejtuesi i policisë: Jetën e kam prej Ilir Metës appeared first on 55 News.

]]>