Pompeo Archives - 55 News https://55news.al/tag/pompeo/ Thu, 09 Apr 2020 12:35:18 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Pompeo Archives - 55 News https://55news.al/tag/pompeo/ 32 32 SHBA ofron fondin shtesë në luftën ndaj koronavirusit, ja çfarë thotë sekretari i Shtetit, Pompeo https://55news.al/politike/shba-ofron-fondin-shtese-ne-luften-ndaj-koronavirusit-ja-cfare-thote-sekretari-i-shtetit-pompeo/ Thu, 09 Apr 2020 12:35:18 +0000 https://new.55news.al/?p=155136 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kane deleguar nje tjeter fond shtese në kuadër të ndihmes humanitare ne lufte ndaj koronavirusit ne bote.  Lajmin e ka ndare me nje postim ne Facebook, ambasada amerikane ne Tirane, duke iu referuar deklarates se Sekretarit te Shtetit Mike Pompeo.   “Ne vijojmë në rrugën e udhëheqjes, me 225 milionë dollarë […]

The post SHBA ofron fondin shtesë në luftën ndaj koronavirusit, ja çfarë thotë sekretari i Shtetit, Pompeo appeared first on 55 News.

]]>
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kane deleguar nje tjeter fond shtese në kuadër të ndihmes humanitare ne lufte ndaj koronavirusit ne bote. 

Lajmin e ka ndare me nje postim ne Facebook, ambasada amerikane ne Tirane, duke iu referuar deklarates se Sekretarit te Shtetit Mike Pompeo.

 

“Ne vijojmë në rrugën e udhëheqjes, me 225 milionë dollarë shtesë në ndihmë shëndetësore, humanitare dhe ekonomike, për të shtuar përpjekjet reaguese në mbarë botën”, ka thene ai.

Mesazhi i postuar ne FB nga Ambasada Amerikane ne Tirane

“Falë bujarisë së pashëmbullt të popullit amerikan dhe përpjekjeve të qeverisë amerikane, Shtetet e Bashkuara vijojnë të jenë të krye të përgjigjes në fushat e shëndetit publik dhe ndihmës humanitare ndaj COVID-19 në botë. Ne vijojmë në rrugën e udhëheqjes, me 225 milionë dollarë shtesë në ndihmë shëndetësore, humanitare dhe ekonomike, për të shtuar përpjekjet reaguese në mbarë botën”. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

pompeo

The post SHBA ofron fondin shtesë në luftën ndaj koronavirusit, ja çfarë thotë sekretari i Shtetit, Pompeo appeared first on 55 News.

]]>
Pompeo, kërkesë Kosovës: Hiqni taksën ndaj Serbisë, shfrytëzoni momentin https://55news.al/politike/pompeo-kerkese-kosoves-hiqni-taksen-ndaj-serbise-shfrytezoni-momentin/ Thu, 27 Feb 2020 07:50:12 +0000 https://new.55news.al/?p=147201 Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se pret që Kosova të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të shfrytëzojë momentin e e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve për krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, tha përmes një komunikate se sekretari Pompeo […]

The post Pompeo, kërkesë Kosovës: Hiqni taksën ndaj Serbisë, shfrytëzoni momentin appeared first on 55 News.

]]>
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se pret që Kosova të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të shfrytëzojë momentin e e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve për krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, tha përmes një komunikate se sekretari Pompeo gjatë takimit në Uashington me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane.

“Sekretari Pompeo po ashtu, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor në Kosovë”, thuhet në komunikatën e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit.

Tarifa ndaj mallrave sebe është vendosur në vitin 2018 nga qeveria e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Beogradi e ka pezulluar pjesëmarrjen në dialogun për normalizimin e raporteve me Kosovën, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duke kërkuar shfuqizimin e tarifës.

Pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, presidenti Thaçi ka shkruar në rrjetin social, Facebook se ka parë angazhimin dhe përkushtim maksimal nga ana e qeverisë amerikane dhe personalisht të sekretarit Pompeo në mbështetjen ndaj Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Uashington, presidenti Thaçi ka zhvilluar takime edhe në Depatamentin e Mbrojtjes, ku është pritur nga nga nënsekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së, David L. Norquist.

Sipas zyrës së shtypit të Pentagonit, nënsekretari Renquist përshëndeti Kosovën në vitin e saj të parë të një plani tranzitor 10 vjeçar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë.

Ndërkaq presidenti Thaçi, tha se takimi me zyrtarët e lartë të Pentagonit ka qenë i frytshëm si dhe ka shprehur falenderim për mbështetjen e SHBA-së për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në rrugën e anëtarësimit të saj në NATO.

“Kosova tashmë e ka ushtrinë e vet profesionale dhe me standarde të NATO-s, që është e gatshme gjithmonë të përfshihet në misionet humanitare e paqeruajtëse në botë, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne ndamë bindjen e njëjtë se është vitale për sigurinë në Evropën Juglindore që Kosova të jetë sa më shpejtë anëtare e NATO-s”, ka shkuar Thaçi në Facebook.

Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar angazhimet për arritjen e një marrëveshjeje të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Përkundër faktit që bisedimet ndërmjet dy vendeve, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, janë ndërprerë në nëntor të vitit 2018, në fillim të këtij viti me ndërmjetësimin e të dërguarit presidencial të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell, të dyja vendet kanë nënshkruar marrëveshje për hapjen e linjës ajrore dhe asaj hekurudhore.

The post Pompeo, kërkesë Kosovës: Hiqni taksën ndaj Serbisë, shfrytëzoni momentin appeared first on 55 News.

]]>
Pompeo: Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës, thelbësore për sigurinë në Ballkan https://55news.al/politike/sekretari-pompeo-uron-qytetaret-e-kosoves/ Mon, 17 Feb 2020 13:14:11 +0000 https://new.55news.al/?p=145404 Sekretari amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Pompeo në urim shkruan se të dyja vendet kanë gëzuar një marrëdhënie me vlera të përbashkëta dhe se pavarësia e Kosovës mbetet kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, në urim theksohet se […]

The post Pompeo: Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës, thelbësore për sigurinë në Ballkan appeared first on 55 News.

]]>
Sekretari amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Pompeo në urim shkruan se të dyja vendet kanë gëzuar një marrëdhënie me vlera të përbashkëta dhe se pavarësia e Kosovës mbetet kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, në urim theksohet se SHBA-ja mbështet Kosovën në rrugën drejt integrimit në institucionet euroatlantike.

Urimi i plotë i sekretarit Pompeo:

Në emër të populli dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i uroj Kosovës ditën e pavarësisë.

Për më shumë se një dekadë, dy vendet tona kanë gëzuar një marrëdhënie të bazuar në vlera të përbashkëta.

Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës mbetet kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën në rrugën drejt integrimit në institucionet euroatlantike dhe do të vazhdojë që të punojë për mbështetjen e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe për rritjen e mirëqenies ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pas zgjedhjeve të fundit dhe formimit të qeverisë, Kosova ka një mundësi të re për të përmbushur potencialin e saj të plotë, si për qytetarët e vet si dhe për marrëdhëniet me vendet fqinje.

Jemi inkurajuar nga ngjarjet e fundit të cilat tregojnë një lëvizje kundrejt lehtësimit të investimeve, turizmit, tregtisë dhe marrëdhënieve njerëzore me Serbinë, çka do të shtojë themelet për një progres të mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve në të ardhmen.

I shprehim urimet më të përzemërta popullit të Kosovës dhe presim që të ndërtojmë mbi energjinë e momentit në javët dhe muajt në vazhdim.

The post Pompeo: Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës, thelbësore për sigurinë në Ballkan appeared first on 55 News.

]]>
Pompeo i shkruan Kurtit: Hiq taksën, koha për njohje të ndërsjellltë me Serbinë https://55news.al/politike/pompeo-i-shkruan-kurtit-hiq-taksen-koha-per-njohje-te-ndersjelllte-me-serbine/ Thu, 13 Feb 2020 09:59:10 +0000 https://new.55news.al/?p=144679 Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në një letër se shpreson që prioritete të liderit të ri të jenë heqja e tarifës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, dhe njohja e ndërsjellë me Serbinë. “Heqja e tarifave në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës do […]

The post Pompeo i shkruan Kurtit: Hiq taksën, koha për njohje të ndërsjellltë me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në një letër se shpreson që prioritete të liderit të ri të jenë heqja e tarifës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, dhe njohja e ndërsjellë me Serbinë.

“Heqja e tarifave në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës do të jetë e rëndësishme për kthimin e palëve në tavolinën negociuese. Ne shpresojmë dhe presim që ju do ta bëni këtë gjë prioritet dhe do të përfitoni nga momentumi i krijuar pas dy letrave të qëllimit për të krijuar lidhje ajrore dhe hekurudhore në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Pompeo në letrën, të cilën Zyra e kryeministrit ka konfirmuar ta ketë pranuar.

Ai me këtë rast u është referuar dokumenteve të nënshkruara nga zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë, në Berlin, me ndërmjetësim të të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell.

Sa i përket njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, Pompeo ka thënë:

“Tani është koha që të realizoni marrëdhënie normale me Serbinë, që kanë qendër njohjen e ndërsjellë, dhe e cila është thelbësore për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë afër jush për t’iu mbështetur në këtë proces”.

Sekretari amerikan ka uruar kryeministrin Kurti për formim të qeverisë së re, duke thënë se Departamenti i Shtetit do të punojë së bashku me të për të përparuar në qëllimet e përbashkëta siç janë: rritja ekonomike dhe sundimi i ligjit.

Letra e Pompeos vjen pak pas formimit të Qeverisë së Kosovës më 3 shkurt.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 7 shkurt se taksën 100 për qind synon ta zëvendësojë me masë të reciprocitetit.

The post Pompeo i shkruan Kurtit: Hiq taksën, koha për njohje të ndërsjellltë me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Shkruhet se Rama do te takoje Pompeo ne ShBA. https://55news.al/politike/shkruhet-se-rama-do-te-takoje-pompeo-ne-shba/ Wed, 05 Feb 2020 14:41:45 +0000 https://new.55news.al/?p=143229 Shkruhet se Rama do te takoje Pompeo ne ShBA.Shkelqyeshem dhe e pershendes nga zemra nje takim te tille, nqs do te ndodhe!Por kam nje pyetje, Rama a do t’i transmetoje Sekretarit te Shtetit, apo dhe Keshilltarit te Sigurise se Shtepise se Bardhe, a dikujt tjeter qe mund te takoje solidarizimin e Shqiperise me inisiativen shume […]

The post Shkruhet se Rama do te takoje Pompeo ne ShBA. appeared first on 55 News.

]]>
Shkruhet se Rama do te takoje Pompeo ne ShBA.
Shkelqyeshem dhe e pershendes nga zemra nje takim te tille, nqs do te ndodhe!
Por kam nje pyetje, Rama a do t’i transmetoje Sekretarit te Shtetit, apo dhe Keshilltarit te Sigurise se Shtepise se Bardhe, a dikujt tjeter qe mund te takoje solidarizimin e Shqiperise me inisiativen shume te rendesishme te ShBA e Presidentit Trump per tu involvuar ne menyre te plote e konkrete perseri ne Lindjen e Mesme, per planin e tyre te paqes midis Izraelit e Palestines, per te siguruar stabilitet, penguar radikalizmin e terrorizmin, per prosperitet ne te ardhmen e asaj zone jashtezakonisht te veshtire, elemente qe imponojne rolin lider amerikan aty, ne fakt si kudo ne zonat e nxehta ne Glob?!
Une e di qe kjo mbeshtetje nga Rama nuk eshte shume e rendesishme per Washingtonin, por e theksoj se eshte shume e rendesishme per Shqiperine e shqiptaret.
Kjo lidhet me strategjine tone kombetare, “Ne politikat globale te sigurise ne ndjekim ShBA”, gje qe nuk mund te behet e besueshme nqs Kryeministri ne praktike vepron ndryshe, voton kunder ose hesht.
Vecanerisht kjo eshte e domosdoshme per neve mbas dy votave kunder prezences amerikane ne ate zone, qe Qeveria e Rames ka dhene ne Asamblene e OKB e ne Konferencen Islamike.
Te them te drejten me padurim po e pres nje lajm te tille publik, sepse kjo mbeshtetje nuk mund te behet tashme vetem me belbezime, duke pasur frike se mos e degjojne te tjere jashte asaj dhome.

The post Shkruhet se Rama do te takoje Pompeo ne ShBA. appeared first on 55 News.

]]>
Pompeo kërkon nga Kazakistani t’i bëjë presion Kinës për situatën ujgurëve https://55news.al/globi/pompeo-kerkon-nga-kazakistani-t-i-beje-presion-kines-per-situaten-ujgureve/ Sun, 02 Feb 2020 12:40:13 +0000 https://new.55news.al/?p=142585 Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka bërë thirrje Kazakistanit që t’i bashkohet Uashingtonit që të kërkojë nga Kina të respektojë të drejtat e pakicave myslimane në rajonin Xinjiang. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se autoritetet kineze ushtrojnë mbikëqyrje të fortë, ndalime arbitrare dhe indoktrinim të detyrueshëm ndaj grupeve etnike myslimane ujgurëve […]

The post Pompeo kërkon nga Kazakistani t’i bëjë presion Kinës për situatën ujgurëve appeared first on 55 News.

]]>
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka bërë thirrje Kazakistanit që t’i bashkohet Uashingtonit që të kërkojë nga Kina të respektojë të drejtat e pakicave myslimane në rajonin Xinjiang.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se autoritetet kineze ushtrojnë mbikëqyrje të fortë, ndalime arbitrare dhe indoktrinim të detyrueshëm ndaj grupeve etnike myslimane ujgurëve dhe kazakëve që jetojnë në Xinjiang.

Kina është partnerja kryesore për vendet e Azisë Qendrore dhe mediat e kontrolluara nga shteti në Kazakistan, në përgjithësi kanë shmangur raportimet për qendrat e internimit në Xinjiang.

Pompeo i bëri këto komente gjatë vizitës në Nur-Sultan, kryeqytetin e Kazakistanit, teksa mbajti takim me ministrin e Jashtëm kazak, Mukhtar Tileuberdi.

Pompeo tha se me ministrin kazak biseduam për “gjendjen e më shumë se një milion myslimanëve ujgurë dhe kazakëve etnikë, që Partia Komuniste kineze ka ndaluar në Xinjiang, që gjendet përtej kufirit me Kazakistanin”.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha vendeve që të bashkohen me ne duke kërkuar që kjo shtypje të marrë fund menjëherë. Ne kërkojmë që ata të sigurojnë strehim të sigurt dhe azil për ata që kërkojnë të ikin nga Kina. Mbroni dinjitetin njerëzor, thjesht bëni atë që është e drejtë”, tha sekretari Pompeo.

Tleuberdi, qeveria e së cilit deri më tani nuk ka kritikuar Kinën për situatën në Xinjiang, nuk komentoi lidhur me këtë çështje, por foli për bashkëpunimin ekonomik dhe atë të fushës së sigurisë.

Në gusht të vitit 2018, Kombet e Bashkuara thanë se një milion ujgurë dhe pjesëtarë të grupeve të tjera etnike në rajon po mbahen “në qendra kundër ekstremizmit”. Sipas OKB-së, miliona të tjerë janë vendosur në të ashtuquajtura “kampe të riedukimit”.

Kina mohon se qendra të tilla janë kampe.

Para se të arrinte në Kazakistan, sekretari Pompeo ka qëndruar në Londër, Ukrainë dhe Bjellorusi. Pas Kazakistanit, ai pritet të vizitojë Uzbekistanin.

The post Pompeo kërkon nga Kazakistani t’i bëjë presion Kinës për situatën ujgurëve appeared first on 55 News.

]]>
SHBA, Pompeo: NATO përballet me kërcënime kibernetike nga Kina https://55news.al/politike/shba-pompeo-nato-perballet-me-kercenime-kibernetike-nga-kina/ Sun, 17 Nov 2019 07:58:41 +0000 https://new.55news.al/?p=129662 Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, paralajmëroi për rreziqet e paraqitura nga përpjekjet e Kinës për të dobësuar sigurinë kibernetike të NATO-s dhe se aleanca duhet të zhvillohet për tu mbrojtur kundër tyre. Ai deklaroi se aleanca, që kur presidenti francez Emmanuel Macron, tha se kishte pësuar vdekje të trurit, duhet të përgatitet për kërcënime […]

The post SHBA, Pompeo: NATO përballet me kërcënime kibernetike nga Kina appeared first on 55 News.

]]>
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, paralajmëroi për rreziqet e paraqitura nga përpjekjet e Kinës për të dobësuar sigurinë kibernetike të NATO-s dhe se aleanca duhet të zhvillohet për tu mbrojtur kundër tyre.

Ai deklaroi se aleanca, që kur presidenti francez Emmanuel Macron, tha se kishte pësuar vdekje të trurit, duhet të përgatitet për kërcënime të tilla sepse kërcënimet kibernetike nuk janë gjeografikisht të kufizuara.

Ai theksoi se Kina është një sfidë për politikën e jashtme amerikane, SHBA nuk është përballur kurrë me një vend kaq të njohur sa Kina dhe me një ekonomi që është kaq e ndërlidhur me ekonominë amerikane.

Ai gjithashtu parashikoi se NATO do të vazhdojë të lulëzojë pavarësisht komenteve të Macron-it, sepse anëtarët e saj kryesorë i kuptojnë çështjet e mëdha që shkojnë përtej të qenit të përkohshëm.

“Aleanca ka një histori të gjatë partnerësh kundërshtues dhe të paqartë, kështu që ne nuk duhet të mendojmë se momenti është i ri apo i freskët”, shtoi ai.//ATSH

The post SHBA, Pompeo: NATO përballet me kërcënime kibernetike nga Kina appeared first on 55 News.

]]>
Konfliktet në Lindjen e Mesme/ Papa Francesku dhe Pompeo bëjnë thirrje për paqe https://55news.al/politike/konfliktet-ne-lindjen-e-mesme-papa-francesku-dhe-pompeo-bejne-thirrje-per-paqe/ Thu, 03 Oct 2019 18:08:08 +0000 https://new.55news.al/?p=121077 apa Françesku dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një takimi në Vatikan, u dakorduan për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pakicave të krishtera në Lindjen e Mesme, njoftoi Departamenti i Shtetit i SHBA-së. Pompeo, u takua me Papa Françeskun për rreth një gjysmë ore. “Ata ripohuan përkushtimin e Shteteve të Bashkuara […]

The post Konfliktet në Lindjen e Mesme/ Papa Francesku dhe Pompeo bëjnë thirrje për paqe appeared first on 55 News.

]]>
apa Françesku dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një takimi në Vatikan, u dakorduan për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pakicave të krishtera në Lindjen e Mesme, njoftoi Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Pompeo, u takua me Papa Françeskun për rreth një gjysmë ore. “Ata ripohuan përkushtimin e Shteteve të Bashkuara dhe Selisë së Shenjtë për të përparuar lirinë fetare në të gjithë botën, dhe veçanërisht, mbrojtjen e bashkësive të krishtera në Lindjen e Mesme”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

Komunitetet e lashta të krishtera përballen me përndjekje ose ngacmim në disa vende të Lindjes së Mesme, dhe shumë të krishterë janë larguar për të ndërtuar një jetë të re në Perëndim. Vatikani nuk lëshoi një deklaratë për përmbajtjen e takimit pasi këtë zakonisht e bën vetëm kur Papa takon krerët e shteteve, raporton Rel.

Më 2 tetor, Pompeo mori pjesë në një konferencë për liritë fetare në Vatikan, ku kritikoi Kinën për trajtimin e muslimanëve Ujgur. Pompeo është takuar edhe me udhëheqësit italianë si dhe do të vizitojë shtëpinë e paraardhësve të tij në rajonin Abruzzo në verilindje të Romës përpara se të largohej nga Italia.

Turneu i sekretarit Pompeo në Evropë, përveç Italisë, përfshinë edhe vizitat në Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.

The post Konfliktet në Lindjen e Mesme/ Papa Francesku dhe Pompeo bëjnë thirrje për paqe appeared first on 55 News.

]]>
Zëri i Amerikës: Sekretari Pompeo vjen në Ballkan, nuk viziton Shqipërinë https://55news.al/politike/zeri-i-amerikes-sekretari-pompeo-vjen-ne-ballkan-nuk-viziton-shqiperine/ Fri, 27 Sep 2019 13:27:54 +0000 https://new.55news.al/?p=120003 Sekretari i Shtetit Pompeo do të vizitojë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut Sekretari amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo do të vizitojë javën e ardhshme Italinë, Vatikanin, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Në turneun që do të zgjasë nga 1 deri në 6 tetor, zoti Pompeo do të marrë pjesë […]

The post Zëri i Amerikës: Sekretari Pompeo vjen në Ballkan, nuk viziton Shqipërinë appeared first on 55 News.

]]>
Sekretari i Shtetit Pompeo do të vizitojë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo do të vizitojë javën e ardhshme Italinë, Vatikanin, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Në turneun që do të zgjasë nga 1 deri në 6 tetor, zoti Pompeo do të marrë pjesë në një simpozium në Vatikan dhe do të takohet me Papa Françeskun.

 

Në Romë, Sekretari i Shtetit do të takohet me Presidentin Sergio Mattarella, Kryeministrin Giueseppe Conte dhe Ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio.

Më pas Sekretari i Shtetit do të shkojë në Mal të Zi ku do të takohet me Presidentin Milo Djukanovic, kryeministrin Dushko Markoviç, dhe Ministrin e Jashtëm Srdjan Darmanoviç.

Gjatë turneut, zoti Pompeo do të shkojë edhe në Maqedoninë Veriore ku do të takohet me Presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Ai do të mbarojë turneun me një vizitë në Greqi, ku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, Ministrin e Jashtëm Nikolaos Dendias, dhe Ministrin e Mbrojtjes Nikolaos Panagiotopoulos. Marrë nga VOA

The post Zëri i Amerikës: Sekretari Pompeo vjen në Ballkan, nuk viziton Shqipërinë appeared first on 55 News.

]]>
Krerët e besimeve fetare në Ministerialin për Përparimin e Lirisë Fetare. Ja fjala e Mike Pompeo https://55news.al/politike/kreret-e-besimeve-fetare-ne-ministerialin-per-perparimin-e-lirise-fetare-ja-fjala-e-mike-pompeo/ Thu, 18 Jul 2019 18:09:14 +0000 https://new.55news.al/?p=110214 “Pavarësisht dallimeve të shumta midis nesh, të gjithë biem dakord për pluralizëm fetar. Dhe të gjithë biem dakord për të luftuar, në mënyrë që çdo njeri të jetë i lirë për të besuar, i lirë për për t’u bashkuar, dhe për të mësuar parimet e besimit – dhe se besimi nuk duhet të jetë fakultativ […]

The post Krerët e besimeve fetare në Ministerialin për Përparimin e Lirisë Fetare. Ja fjala e Mike Pompeo appeared first on 55 News.

]]>
“Pavarësisht dallimeve të shumta midis nesh, të gjithë biem dakord për pluralizëm fetar. Dhe të gjithë biem dakord për të luftuar, në mënyrë që çdo njeri të jetë i lirë për të besuar, i lirë për për t’u bashkuar, dhe për të mësuar parimet e besimit – dhe se besimi nuk duhet të jetë fakultativ – është një detyrim moral që kjo gjë të lejohet”.

Kështu është shprehur Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo në Ministerialin për Përparimin e Lirisë Fetare.

Në këtë event nuk mungonin as krerët e komiteve fetare në Shqipëri.

auto_66836429_10156520744270838_1121994016339001344_n1563473312.jpg

Kryetari e Bashkësisë Botërore Bektashiane Baba Edmond Brahimaj, Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu dhe Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore Protestante të Shqipërisë, Ylli Doçi përfaqësuan Shqipërinë në Ministerialin në Uashington këtë javë.

Ministeriali mblodhi bashkë udhëheqës nga mbarë bota për të nxitur më shumë respekt dhe mbrojtjen e lirisë fetare për të gjithë.

auto_66829248_10156520743795838_4312771528874786816_o1563473309.jpg

The post Krerët e besimeve fetare në Ministerialin për Përparimin e Lirisë Fetare. Ja fjala e Mike Pompeo appeared first on 55 News.

]]>