portugali Archives - 55 News https://55news.al/tag/portugali/ Thu, 06 Sep 2018 09:43:41 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png portugali Archives - 55 News https://55news.al/tag/portugali/ 32 32 Tjetër çmim për Agim Sulajn vlerësohet në bienalen ndërkombëtare të Portugalisë https://55news.al/kulture/tjeter-cmim-per-agim-sulajn-vleresohet-ne-bienalen-nderkombetare-te-portugalise/ Thu, 06 Sep 2018 09:43:41 +0000 https://new.55news.al/?p=47112 Artisi i njohur shqiptar Agim Sulaj fiton çmimin e dytë në bienalen ndërkombëtare të humorit e karikaturës në Espinhal të Portugalisë. Tema e këtij viti ishte “Cikli i jetës”. Mbi 1160 punime nga 78 vende të botës, 450 artistë ilustruan me humor dhe satirë temën e kësaj bienaleje të 6 të humorit. Drejtori artistik Osvaldo […]

The post Tjetër çmim për Agim Sulajn vlerësohet në bienalen ndërkombëtare të Portugalisë appeared first on 55 News.

]]>
Artisi i njohur shqiptar Agim Sulaj fiton çmimin e dytë në bienalen ndërkombëtare të humorit e karikaturës në Espinhal të Portugalisë. Tema e këtij viti ishte “Cikli i jetës”. Mbi 1160 punime nga 78 vende të botës, 450 artistë ilustruan me humor dhe satirë temën e kësaj bienaleje të 6 të humorit. Drejtori artistik Osvaldo Macedo de Sousa në fjalën e tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vuri në dukje vlerësimin dhe falenderoi të gjithë pjesëmarrësit në qendrën e kulturës në Esphinal. Pjesëmarrës dhe i vlerësuar në këtë aktivitet ndërkombëtar, që mblodhi artistë nga shtete të ndryshme, artisti Agim Sulaj vlerëson jo pak këtë prezantim në Spanjë. “Vepra ime prezanton një fëmijë, që nis me kuriozitet një varkë imagjinare dhe kthehet i thinjur drejt fundit me nervin e ikjes. Jam bërë si i shtëpisë në këtë bienale, pasi kam fituar gjithmonë çmime të para e të dyta, që nga fillesa e saj 8 vjet më parë. I njoh dhe më njohin të gjithë. Një falenderim i veçante i shkon bashkisë së qytetit si dhe zonjës Paula Guimaraes, sponsor i bienaleve, të cilat përcjellin mbiemrin e familjes së saj Luis d’Oliveira Guimaraes”, tregon artisti Agim Sulaj. Të ftuar nga Lisbona dhe Coimbra, Porto dhe qytete të tjera vlerësuan këtë bienale dhe mesazhin e arritur nëpërmjet humorit dhe filozofisë së tij. Agim Sulaj që 19 vjeç fiton çmimin e tij të parë në një konkurs satire dhe humorizmi të organizuar nga “Hosteni”. Në vitin 1985 diplomohet në Universiteti i Arteve në Tiranë, dhe gjatë shkollës e më pas, punon te “Hosteni (revistë)”, e vetmja revistë satirike kohës, për aq satirë që mund të bëhej asokohe. Trajton gjithnjë tema shoqërore, subjektet e para trajtojnë servilizmin, thashethemet etj. Në vitin 1990 shkon në Ankara të Turqisë me veprën tij “Valixhja e emigrantit” punim i vitit 1989, dhe fiton çmimin special në “Aydin Dogan International Cartoon Competition”. Në vitet ‘90 merr rrugën e mërgimit dhe vendos të shkojë në provincën e Riminit. Edhe sot e kësaj dite trajton temat shoqërore në punimet e tij. Në vite ka ekspozuar dhe është vlerësuar jo vetëm në të katër anët e Italisë, por edhe në Greqi, Amerikë, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë,Iran, Hungari, Poloni, Bullgari, Luksemburg.

40560600_10214542421025756_4276480159030181888_n.jpg

The post Tjetër çmim për Agim Sulajn vlerësohet në bienalen ndërkombëtare të Portugalisë appeared first on 55 News.

]]>
Tërmet i fortë, tmerrohen pushuesit https://55news.al/globi/termet-i-forte-tmerrohen-pushuesit/ Tue, 04 Sep 2018 08:57:11 +0000 https://new.55news.al/?p=46509 Një tërmet i fortë me magnitudë 4.6 u ndje mëngjesin e sotëm në Portugali. Lëkundjet goditën zonat veriore dhe qëndrore. Instituti portugez i Detit dhe Atmosferës konfirmoi se tërmeti 4.6 ballë e kishte epiqendrën në det në një thellësi prej 28 kilometra nën tokë, rreth 130 kilometra nga bregdeti i Peniche. Një tërmet i dytë […]

The post Tërmet i fortë, tmerrohen pushuesit appeared first on 55 News.

]]>
Një tërmet i fortë me magnitudë 4.6 u ndje mëngjesin e sotëm në Portugali. Lëkundjet goditën zonat veriore dhe qëndrore.

Instituti portugez i Detit dhe Atmosferës konfirmoi se tërmeti 4.6 ballë e kishte epiqendrën në det në një thellësi prej 28 kilometra nën tokë, rreth 130 kilometra nga bregdeti i Peniche.

Një tërmet i dytë më i vogël me magnitudë 3.1 pasoi lëkundjet e para. Autoritetet portugeze thonë se nuk ka të lënduar dhe dëme materiale. Lëkundjet sizmike tmerruan pushuesit e shumtë. Në rrjetet sociale ata shkruanin se tërmeti tronditi hotelin ku ata qëndronin. 

 

The post Tërmet i fortë, tmerrohen pushuesit appeared first on 55 News.

]]>
Portugalia lufton me zjarret, evakuohen qindra turistë https://55news.al/globi/portugalia-lufton-me-zjarret-evakuohen-qindra-turiste/ Tue, 07 Aug 2018 10:37:54 +0000 https://new.55news.al/?p=40844 Zjarret në Portugali, në rajonin e Algarves kanë hyrë në ditën e tyre të pestë, ndërsa shërbimet e emergjencës vijojnë punën pa ndërprerje, për të minimizuar pasojat e tij.   Së fundi është raportuar se rreth 1150 persona janë angazhuar në fikjen e zjarreve, rreth 10 helikopter5ë dhe të paktën 350 makina zjarrfikëse. Disa nga […]

The post Portugalia lufton me zjarret, evakuohen qindra turistë appeared first on 55 News.

]]>

Zjarret në Portugali, në rajonin e Algarves kanë hyrë në ditën e tyre të pestë, ndërsa shërbimet e emergjencës vijojnë punën pa ndërprerje, për të minimizuar pasojat e tij.

 
Së fundi është raportuar se rreth 1150 persona janë angazhuar në fikjen e zjarreve, rreth 10 helikopter5ë dhe të paktën 350 makina zjarrfikëse.

Disa nga hotelet më të njohura të zonës, por edhe banorë të fshatrave përreth, janë evakuuar tashmë, për të shmangur dëmet në njerëz, ndërsa raportohet se deri tani janë raportuar 24 të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

“Ne kemi evakuuar të gjithë pushuesit që kishin prenotuar dhe nuk e dimë se kur mund t’i kthejmë sërish. Është një situatë shumë e vështirë”, u shpreh pronari i njërit prej resorteve më të njohura të zonës turistike.

Portugalia përballet shpesh me zjarre në këtë periudhë, ndërsa më i madhi u regjistrua vitin e kaluar, me një bilanc tragjik prej 114 personash dhe që nga ajo kohë janë përforcuar shërbimet emergjente.

The post Portugalia lufton me zjarret, evakuohen qindra turistë appeared first on 55 News.

]]>
Valë përvëluese në Europë – Temperaturat në Spanjë dhe Portugali mund të tejkalojnë 48C https://55news.al/aktualitet/vale-perveluese-ne-europe-temperaturat-ne-spanje-dhe-portugali-mund-te-tejkalojne-48c/ Thu, 02 Aug 2018 07:54:33 +0000 https://new.55news.al/?p=39703 Meteorologët paralajmërojnë të gjithë pushuesit që shkojnë në Europën Jugore për të marrë masa paraprake për “motin ekstrem”, ndërsa temperaturat duken të vendosura për të kapur 40C deri të premten. Rajoni iberian i Spanjës dhe algarve në Portugali, mund të goditen nga temperaturat më të nxehta në 41 vjet. Temperaturat e larta mund të shtrihen […]

The post Valë përvëluese në Europë – Temperaturat në Spanjë dhe Portugali mund të tejkalojnë 48C appeared first on 55 News.

]]>
Meteorologët paralajmërojnë të gjithë pushuesit që shkojnë në Europën Jugore për të marrë masa paraprake për “motin ekstrem”, ndërsa temperaturat duken të vendosura për të kapur 40C deri të premten.
Rajoni iberian i Spanjës dhe algarve në Portugali, mund të goditen nga temperaturat më të nxehta në 41 vjet. Temperaturat e larta mund të shtrihen edhe në Francën jugperëndimore, tha Zyra Meteorologëve në Spanjë.
Temperaturat më të larta rekord të regjistruara në Europë janë shënuar në korrik 1977, me 48 gradë celsius në Athinë, Greqi.
“Udhëtarët e rrezikuar, duke përfshirë fëmijët e moshuar dhe të vegjël, janë paralajmëruar të qëndrojnë jashtë diellit, ndërsa të tjerëve janë këshilluar të përdorin kremin e diellit me mbrojtje të lartë dhe të qëndrojnë të mirë hidratuar”.
Temperaturat e nxehtë mund të shkaktojnë zjarre të ngjashme me flakët që përfshinë Greqinë javën e kaluar duke vrarë të paktën 86 njerëz, paralajmëruan parashikuesit spanjollë.
Parashikimi vjen ndërsa temperaturat rekorde vazhdojnë të vendosen në mbarë botën. Muajin e kaluar disa temperatura të larta rekord u vendosën në hemisferën veriore.

The post Valë përvëluese në Europë – Temperaturat në Spanjë dhe Portugali mund të tejkalojnë 48C appeared first on 55 News.

]]>
Queiroz sulmon CR7: “Futbolli portugez nuk lindi me të https://55news.al/sport/queiroz-sulmon-cr7-futbolli-portugez-nuk-lindi-me-te/ Thu, 28 Jun 2018 11:46:38 +0000 https://new.55news.al/?p=30172 Që ndeshja mes Portugalisë dhe Iranit, me këtë të fundit që ka Carlos Queiroz në pankinë, do të shoqërohej me polemika kjo ishte thuajse e ditur. Ajo që ishte më pak e parashikueshme, ishte përplasja mes Queiroz e ish skuadrës së tij që e drejtoi edhe në botërorin e 2010. Portugalia barazoi me Iranin 1-1 […]

The post Queiroz sulmon CR7: “Futbolli portugez nuk lindi me të appeared first on 55 News.

]]>

Që ndeshja mes Portugalisë dhe Iranit, me këtë të fundit që ka Carlos Queiroz në pankinë, do të shoqërohej me polemika kjo ishte thuajse e ditur.

Ajo që ishte më pak e parashikueshme, ishte përplasja mes Queiroz e ish skuadrës së tij që e drejtoi edhe në botërorin e 2010.

Portugalia barazoi me Iranin 1-1 në një sfidë në të cilën edhe mund të ishte eliminuar dhe këto polemika nuk kishin të bënin vetëm me kartonin e kuq të munguar të Cristiano Ronaldos.

Në fakt Queiroz, që e ka stërvitur yllin e Realin e Madridit, ka për t’i thënë diçka më shumë dhe nuk janë komplimenta.

Sipas të përditshmes ‘AS’, shkaku i indinjatës së Queiroz është se Ronaldo dhe Quaresma preferuan që të evitonin qëllimisht takimin me të në përfundim të ndeshjes.

‘Nuk e identifikoj veten me disa persona që nuk përshëndesin një trajner që për 12 vjet ka qenë në shërbimn të kombëtares portugeze – tha Queiroz – kam fituar tituj evropianë e botërorë përmes reformave dhe ideve të reja. Historia e Federatës Portugeze të Futbollit nuk u krijua në ishullin  e Madeirës me Cristiano Ronaldon por është një histori që eshë krijuar shumë kohë më parë dhe vlerat që më transmetuan Augusto, Shimoesh, Eusebo, Humbero Coelho nuk janë ato aktuale. Nuk them që vlerat e futbollistëve të sotëm janë të gabuar, por nuk janë të miat e të shumë personave të tjerë’.

Mësohet se kjo armiqësi mes Queiroz e Ronaldos lindi pikërisht në Botërorin e 2010, kur Ronaldo akuzoi hapur trajnerin për eliminimin e Porugalisë nga Spanja që fitoi 1-0 me gol të Villas. Që nga ai moment, sipas `AS`, Queiroz nuk ia ka dhënë më Ronaldos votën në garën për topin e Artë duke preferuar gjithnjë Lionel Messin.

The post Queiroz sulmon CR7: “Futbolli portugez nuk lindi me të appeared first on 55 News.

]]>
Supersfida e grupit B, ja si zbresin në fushë Portugalia dhe Spanja https://55news.al/sport/supersfida-e-grupit-b-ja-si-zbresin-ne-fushe-portugalia-dhe-spanja/ Fri, 15 Jun 2018 17:39:13 +0000 https://new.55news.al/?p=26444 Ndeshja e dytë e grupit B, ajo ndërmjet Portugalisë dhe Spanjës do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00. Kjo sfidë po pritet me shumë interes pasi është ajo që mund të përcaktojë shumë për fatet e këtij grupi. Interesante do të jetë mënyra sesi do të paraqitet Spanja, kombëtarja e cila shkarkoi trajnerin […]

The post Supersfida e grupit B, ja si zbresin në fushë Portugalia dhe Spanja appeared first on 55 News.

]]>
Ndeshja e dytë e grupit B, ajo ndërmjet Portugalisë dhe Spanjës do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00. Kjo sfidë po pritet me shumë interes pasi është ajo që mund të përcaktojë shumë për fatet e këtij grupi.

Interesante do të jetë mënyra sesi do të paraqitet Spanja, kombëtarja e cila shkarkoi trajnerin dy ditë para Botërorit. Ndërkohë Fernando Santos dhe Hierro kanë bërë gati 11 lojtarët që do zbresin në fushë.

Formacionet zyrtare

formacionet

The post Supersfida e grupit B, ja si zbresin në fushë Portugalia dhe Spanja appeared first on 55 News.

]]>
Portugali/ Presidenti i vendos veton ligjit për ndryshimin e gjinisë https://55news.al/globi/portugali-presidenti-i-vendos-veton-ligjit-per-ndryshimin-e-gjinise/ Thu, 10 May 2018 16:51:26 +0000 https://new.55news.al/?p=14399 Ndryshimi i gjinisë tani nuk do të jetë aq i lehtë për Portugezët, pasi presidenti Marcelo Rebelo de Dousa i vuri veto ligjit i cili do ta bënte më të lehtë për njerëzit që të ndryshojnë gjininë. Ky ligj do t’i lejonte qytetarëve që të mund të ndryshonin gjininë dhe emrin në dokumente pa pasur […]

The post Portugali/ Presidenti i vendos veton ligjit për ndryshimin e gjinisë appeared first on 55 News.

]]>
Ndryshimi i gjinisë tani nuk do të jetë aq i lehtë për Portugezët, pasi presidenti Marcelo Rebelo de Dousa i vuri veto ligjit i cili do ta bënte më të lehtë për njerëzit që të ndryshojnë gjininë.

Ky ligj do t’i lejonte qytetarëve që të mund të ndryshonin gjininë dhe emrin në dokumente pa pasur nevojën e një raporti mjekësor.

Por pasi ligji u miratua këtë muaj në Parlament, duhet të nënshkruhej edhe nga Presidenti për të hyrë në fuqi por ai  kërkoi që të konsiderohej rritja e moshës minimale në 18 vjeç.

Parlamenti tani mund të ndryshojë ligjin në përputhje me sugjerimet e Presidentit.

The post Portugali/ Presidenti i vendos veton ligjit për ndryshimin e gjinisë appeared first on 55 News.

]]>