presidenti Archives - 55 News https://55news.al/tag/presidenti/ Thu, 13 Aug 2020 11:07:05 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png presidenti Archives - 55 News https://55news.al/tag/presidenti/ 32 32 Kryegjyshata Botërore jep gjak për fëmijët talasemikë, Presidenti: Kontribut i jashtëzakonshëm https://55news.al/politike/kryegjyshata-boterore-jep-gjak-per-femijet-talasemike-presidenti-kontribut-i-jashtezakonshem/ Thu, 13 Aug 2020 11:07:05 +0000 https://new.55news.al/?p=170993   Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane në Tiranë. Meta e ka vlerësuar shumë këtë akt të ndërmarrë në një moment kaq delikat, jo vetëm për shkak të stinës së verës, po dhe sfidës së pandemisë. “Është me shumë domosdoshmëri të organizojmë […]

The post Kryegjyshata Botërore jep gjak për fëmijët talasemikë, Presidenti: Kontribut i jashtëzakonshëm appeared first on 55 News.

]]>
 

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane në Tiranë. Meta e ka vlerësuar shumë këtë akt të ndërmarrë në një moment kaq delikat, jo vetëm për shkak të stinës së verës, po dhe sfidës së pandemisë.

“Është me shumë domosdoshmëri të organizojmë një seancë të tillë edhe në ditët e ardhshme, që të ndihmojmë fëmijët që vuajnë nga talasemia apo kanë sëmundje kronike dhe e kanë të domosdoshme dhurimin e gjakut për një jetë sa më normale, – tha Meta. – Falenderoj edhe njëherë Kryegjyshin për këtë përgjigje të menjëhershme, falenderoj shumë besimtarët dhe përfaqësuesit e komunitetit që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me një organizim perfekt.
Jam i bindur se me këtë akt, ata kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për fëmijët dhe bashkëqytetarët që kanë nevojë për gjak për të vazhduar normalisht jetën të pashqetësuar nga mungesa e gjakut.”

The post Kryegjyshata Botërore jep gjak për fëmijët talasemikë, Presidenti: Kontribut i jashtëzakonshëm appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti në bastionin e mbrojtjes së Kombit dhe Demokracisë https://55news.al/politike/presidenti-ne-bastionin-e-mbrojtjes-se-kombit-dhe-demokracise/ Thu, 30 Jul 2020 09:33:38 +0000 https://new.55news.al/?p=169697 Se pari,duhet te theksojme se kur flitet per Presidentin e Republikes Ilir Meten duhet theksuar se fillimi i tij si politikan dhe pa e ditur ka nisur me qenien student i dhjetorit. Zgjedhjen e te qenurit bastion i mbrotjes se demokracise e ka bere 30 vjet me pare por sidomos dy vitet e fundit ne […]

The post Presidenti në bastionin e mbrojtjes së Kombit dhe Demokracisë appeared first on 55 News.

]]>
Se pari,duhet te theksojme se kur flitet per Presidentin e Republikes Ilir Meten duhet theksuar se fillimi i tij si politikan dhe pa e ditur ka nisur me qenien student i dhjetorit.
Zgjedhjen e te qenurit bastion i mbrotjes se demokracise e ka bere 30 vjet me pare por sidomos dy vitet e fundit ne postin e Presidentit te Republikes ka treguar dhe demostruar integritet te larte te detyres dhe postit duke u perballur me nje sekt te rrezikshem dhe skenar te rrezikshem .
Mesazhi qe sot me 30 korrik ai shperndau ishte i sinqerte e domethenes.

Por nuk eshte dhe aq i koduar po te kujtojme perpjekjet e jashtezakonshme te tij ne mbrojtje te kushtetueshmerise , kushtetutes dhe ne fund te fundit te te ardhmes se kombit.
Integrimi Europian qe sekti i rilindjes po e pengon me te gjithe furine e tij eshte e ardhmja e kombit .
Por persa i perket zhvillimeve te diteve te fundit duhet te kujtojme se Presidenti Ilir Meta ka qene shume i qarte lidhur me perpjekjet e rilindjes per te marre zgjedhjet ne tavoline, njohur ndryshe si “ndryshimet kushtetuese” te 30 korrikut.
Ai ka deklaruar se :” Unë nuk kam vënë vetëm dorën mbi Kushtetutë kur jam betuar, kam vënë zemrën, jetën time, kam vënë gjithçka. Kurrë nuk do e shkel Kushtetutën e Shqipërisë. Nuk e kam bërë këtë as kur isha kryeministër, as kur isha në detyrat e tjera.
Apeloj me këmbëngulje dhe shumë qetësi që të gjithë të bëjnë atë që u lejon Kushtetuta, atë që u lejon ligji dhe ua pranon ndërgjegjia. Ky është një parlament jashtë standardeve të Kushtetutës. Është një parlament me 122 deputetë, nga 140 që është kuorumi kushtetues.
Prandaj u krijua Këshilli Politik si një shpikje, që përmes frymës të bashkëpunimit të ecjes drejt vendosjes së legjitimitetit të Kuvendit të ardhshëm dhe qeverisjes së ardhshme”.

“Të ndryshosh rregullat e garës dhe të mendosh se në këtë mënyrë do frikësosh popullin për t’iu nënshtruar një regjimi personal, është një çmenduri edhe për atë që e ndërmerr, edhe për ata që ngrenë kartonat,” ka deklaruar Presidenti Meta.

Dhe pavaresisht skenarit ogurzi te rilindjes dhe pagatoreve te tyre ne media per ta paraqitur ne tre vitet e fundit presidentin ne konflikt me partneret dhe faktorin nderkombetar tashme shihet qe eshte e kunderta .
Ilir Meta sic shihet dhe me siper eshte ne bastionin e mbrotjes se kombit e demokracise dhe ne koherence te plote me faktorin nderkombetar.Sekti i Rilindjes dhe Rama tashme jane te identifikuar si Haxhiqamilet.

The post Presidenti në bastionin e mbrojtjes së Kombit dhe Demokracisë appeared first on 55 News.

]]>
Basha hyri si kryetar partie dhe doli si KRYEMINISTËR https://55news.al/opinion/basha-hyri-si-kryetar-partie-dhe-doli-si-kryeminister/ Thu, 16 Jul 2020 06:27:20 +0000 https://new.55news.al/?p=168077   Pse Presidenti Meta e priti Bashën në sallën ceremoniale ku pret Presidentë dhe KryeministraDje presidenti i Republikës e priti Lulzim Bashën me protokollin dhe staturën e një kryeministri, ndërkohë që deri në zgjedhje kemi një kryeministër tjetër të dekretuar, Edi Ramën. Sondazhet, prezantimi i kreut demokrat në popull, pakënaqësia e qytetarëve ndaj pushtetit të […]

The post Basha hyri si kryetar partie dhe doli si KRYEMINISTËR appeared first on 55 News.

]]>
 

Pse Presidenti Meta e priti Bashën në sallën ceremoniale ku pret Presidentë dhe Kryeministra
Dje presidenti i Republikës e priti Lulzim Bashën me protokollin dhe staturën e një kryeministri, ndërkohë që deri në zgjedhje kemi një kryeministër tjetër të dekretuar, Edi Ramën. Sondazhet, prezantimi i kreut demokrat në popull, pakënaqësia e qytetarëve ndaj pushtetit të Ramës si dhe kthesa 180 gradë e komunitetit ndërkombëtar drejt Bashës, sollën pritjen e tij në presidencë si njeriu që do drejtojë qeverinë e re pas zgjedhjeve parlamentare

Dje kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte në presidencë, te kryetari i Shtetit, Ilir Meta.Pritja e tij ishte de facto si kryeministër, pasi protokolli shtetror e respektoj atë në statusin e shefit të qeverisë. Natyrisht kryeministër i dekretuar është akoma Edi Rama, deri ditën e zgjedhjeve parlamentare, por meqënëse kemi hyrë në muajt të fundit të qeverisë së Rilindjes, sondazhet tregojnë fitoren bindëse të opozitës.

Pas takimit presidenca nxori njoftimin kur ndër të tjera theksonte se “Presidenti Meta vlerësoi qëndrimin e opozitës për rikthimin në institucione dhe për t’i shërbyer stabilitetit dhe të ardhmes europiane të vendit.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu sjelljen e përgjegjshme të opozitës gjatë situatës së pandemisë dhe kontributin konstruktiv që u dha gjatë mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për përballimin e situatës në vend.

Presidenti Meta theksoi veçanërisht faktin që opozita u vetëpërmbajt duke mos rënë në kurthin e prishjes së Teatrit Kombëtar, si dhe faktin që nuk vendosi si kusht qeverinë tranzitore duke bërë të mundur arritjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit, që u përshëndet nga të gjithë partnerët strategjikë të vendit”.

Pra nisur nga përgjegjshmeria e Bashës, korrektësia në zbatimin e ligjit si dhe nga durimi migjenian ndaj gjithçkaje të keqe që u ka bërë Kryeministrit PD dhe krejt partive të opozitvës, duke mos e kthyer në përplasje civile; nisur nga platforma e tij për një qeverisje korrekte dhe për të luftuar korrupsionin, oligarkët dhe mafien e cila shkon pas çdo pushteti; nisur dhe nga mbështetja e shtuar ndërkombëtare muajt e fundit ndaj Lulzim Bashës, dje Presidenti i Republikës e priti atë jo si kryetar të PD-së, por si kryeministër të ardhshëm.

Lulzim Basha ka zbuar ndermjetësit e kryeministrit për pakt pazar PS me PD pas zgjedhjeve parlamentare, duke krijuar garanci popullit se nuk do shkel besimin e votës së tyre, çka realisht në qershor 2017 nuk e zbatoi, gjë e cila solli rënien të tmerrshme të votave demokrate, ndonëse Rilindja vodhi, bleu vota me kanabis.

Tashmë Lulzim Basha është gati për kryeministër. Statuta e tij politike dhe popullore po rritet si drejtues ekzekutivi.

Ndaj Presidenti Meta e priti atë si kryeministër. Lulzim Basha hyri si kryetar partie, por nga pritja u trajtua si kryeministër.

The post Basha hyri si kryetar partie dhe doli si KRYEMINISTËR appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti dekreton 3 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë https://55news.al/politike/presidenti-dekreton-3-anetaret-e-rinj-te-gjykates-se-larte/ Wed, 11 Mar 2020 14:11:14 +0000 https://new.55news.al/?p=149528 Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, pasi shqyrtoi propozimet e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, të administruara në datën 5.03.2020, si dhe:Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 110, datë 27.02.2020 ‘Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Sokol […]

The post Presidenti dekreton 3 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, pasi shqyrtoi propozimet e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, të administruara në datën 5.03.2020, si dhe:
Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 110, datë 27.02.2020 ‘Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Sokol Sadushaj’;
Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 111, datë 27.02.2020 ‘Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Ervin Pupe’;
Dhe
Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 112, datë 27.02.2020 ‘Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ilir Panda’;
Si dhe pasi siguroi një informacion shtesë prej Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi këto propozime, sot në datë 11.03.2020, brenda afatit që përcakton neni 136 i Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka vendosur;
Dekretimin për emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidaturave të propozuara të:
Zotit Sokol Sadushaj;
Zotit Ervin Pupe;
Zotit Ilir Panda.
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë, është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm.

The post Presidenti dekreton 3 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë appeared first on 55 News.

]]>
Raporti i Venecias, PD: Mazhoranca të reflektojë, në betejen për GJK, mbështesim Presidentin https://55news.al/politike/raporti-i-venecias-pd-mazhoranca-te-reflektoje-ne-betejen-per-gjk-mbeshtesim-presidentin/ Sat, 07 Mar 2020 13:56:30 +0000 https://new.55news.al/?p=148910 Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i kërkon mazhorancës të reflektojë, pas publikimit të raportit paraprak të Venecias, që sipas tij, legjitimoi veprimet e Presidentit. “U deklarua ajo që e dinim të gjithë, që ka një tentativë të Ramës për të kapur edhe Gjykatën Kushtetuese dhe që institucioni i Presidentit, në këtë rast, ka qenë […]

The post Raporti i Venecias, PD: Mazhoranca të reflektojë, në betejen për GJK, mbështesim Presidentin appeared first on 55 News.

]]>

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i kërkon mazhorancës të reflektojë, pas publikimit të raportit paraprak të Venecias, që sipas tij, legjitimoi veprimet e Presidentit.

“U deklarua ajo që e dinim të gjithë, që ka një tentativë të Ramës për të kapur edhe Gjykatën Kushtetuese dhe që institucioni i Presidentit, në këtë rast, ka qenë tërësisht në rolin e tij në mbrojtje të Kushtetutës dhe në funksion të kompetencave që i ka dhënë Kushtetuta. Uroj që mazhoranca, në këtë rast e detyruar, të tërhiqet në këtë shkelje të Kushtetutës dhe mundësisht, në të gjitha shkeljet e tjera kushtetuese që kanë bërë gjatë kësaj kohe. Me qëllim, ata kanë eliminuar Gjykatën Kushtetuese”, shprehet Paloka

Në një intervistë për A2, Paloka thotë se opozita i doli në mbështetje Presidentit pasi mazhoranca po tenton të kapë çdo institucion edhe demokratët do jenë në krah të kësaj beteje

Megjithatë, kjo nuk shmang aksionet e opozitës, deri në protesta, por më parë, demokratët presin të finalizohet reforma zgjedhore.

“Ne jemi të vendosur t’i shkojmë qëndrimit tonë deri në fund. Do të plotësojmë detyrimet tona sa i përket tryezës për reformën zgjedhore dhe më pas do të ndërmarrim iniciativat tona”, shprehet Paloka.

Përballë kërkesave të aleatëve për ndryshim të sistemit, Paloka thotë se kjo është një çështje që nuk është adresuar në tryezën opozitare.

“Ne jemi të hapur për të trajtuar çdo sistem. Megjithatë, kjo është një çështje më e madhe dhe një ditë më parë, Basha hodhi idenë që për sistemin duhet të vendosin të gjithë shqiptarët dhe jo thjesht një tryezë partish”, u shpreh Paloka.

Çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor vihet të hënë, në tryezën për reformën elektorale.

 

The post Raporti i Venecias, PD: Mazhoranca të reflektojë, në betejen për GJK, mbështesim Presidentin appeared first on 55 News.

]]>
Gjeneral AHMETAJ: “Beteja me virusin – Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare” https://55news.al/politike/gjeneral-ahmetaj-beteja-me-virusin-presidenti-te-mbledhe-keshillin-e-sigurise-kombetare/ Sat, 29 Feb 2020 18:55:32 +0000 https://new.55news.al/?p=147755 Mbarëshqiptarët po ndjekin me shqetësimin legjitim, papërgjegjshmërinë cinike, mungesën kritike të kapaciteteve, si dhe adresimin propagandistik të rrezikut që u paraqitet qytetarëve nga epidemia e koronavirusit, që fatëkeqësisht ka prekur tashmë pothuaj të gjitha vendet fqinje.  Mbarëshqiptarët po ndjekin me shqetësimin legjitim, papërgjegjshmërinë cinike, mungesën kritike të kapaciteteve, si dhe adresimin propagandistik të rrezikut që u […]

The post Gjeneral AHMETAJ: “Beteja me virusin – Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare” appeared first on 55 News.

]]>
Mbarëshqiptarët po ndjekin me shqetësimin legjitim, papërgjegjshmërinë cinike, mungesën kritike të kapaciteteve, si dhe adresimin propagandistik të rrezikut që u paraqitet qytetarëve nga epidemia e koronavirusit, që fatëkeqësisht ka prekur tashmë pothuaj të gjitha vendet fqinje.  Mbarëshqiptarët po ndjekin me shqetësimin legjitim, papërgjegjshmërinë cinike, mungesën kritike të kapaciteteve, si dhe adresimin propagandistik të rrezikut që u paraqitet qytetarëve nga epidemia e koronavirusit, që fatëkeqësisht ka prekur tashmë pothuaj të gjitha vendet fqinje.  Kryetari PD, Basha, i`u ka adresuar thirrje të përsëritura qytetarëve, medias në mënyrë të posaçme, të ruajnë qetësinë, të shmanget paniku, të rrisin vigjilencën e domosdoshme dhe solidaritetin mbarëqytetar, për t`u njohur me rrezikun, listën e masave parandauese, si dhe raportuar menjëherë simptomat dhe rastet e konstatuara pranë institucioneve shëndetësore.  Në cilësinë e ish-këshilltarit, duke çmuar se interesat jetike (jeta, prona dhe prosperiteti i qytetarëve), përbëjnë pjesën më themelore të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, do i rekomandoja Presidentit të Republikës, të vlerësojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si i vetmi mekanizëm kushtetues dhe legjitim, ku qeveria, institucionet dhe strukturat kanë detyrimin shtetëror të raportojnë për shkallën e rrezikut që i paraqitet vendit, masat e marra nga strukturat përgjegjëse për parandalimin, gjendjen reale të kapaciteteve dhe pajisjeve, për të reduktuar rrezikun dhe për t`u përballur me këtë epidemi mjekësore. Si shembull, përmend se, vetëm dje, Presidenti i Rumanisë zhvilloi takim-urgjent të KSK me këtë subjekt.Së treti, si ekspert në fushën e sigurisë, do i kërkoja Qeverisë, që nëpërmjet fondit të emergjencës, (përveç termometrave bazikë), urgjentisht, të realizojë blerjen e pajisjeve moderne për personelin mjekësor (heronjtë e angazhuar në vijën e parë); për personelin e kontrollit në Aeroport dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar, si dhe ngritjen e kapaciteteve të domosdoshme të karantinave, për trajtimin e të infektuarëve, sipas udhëzimeve dhe standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe mësimeve të nxjerra nga eksperienca e vendeve të prekura. Në shtesë, po ashtu, do i kërkoja Qeveria të përgatisë dhe bëjë publike një plan kombëtar, të plotë, të integruar me masa të përshkallëzuara sipas shkallës së rrezikut, përfshi konsiderimin e neneve 173 dhe 174 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ose të fatkeqësive natyrore nëse situata do të përshkallëzohet, që sigursiht, (lutemi të mos ndodhë), ndalimin e fluturimeve me vendet mbartëse, mbylljen e shkollave, grumbullimeve publike, si dhe realizimin e regjimit të karantinës për zonat dhe qytetarët që mund të infektohen. Së fundmi, përsëris përqasjen e përgjegjshme shtetërore të zotit Basha: “ashtu si në rastin e tërmetit, në këtë rast, dhe çdo rast tjetër, PD në opozitë apo qeverisje, nuk bënë dhe nuk do të bëjë kurrë politikë, as kopromise dhe as prapagandë me jetën, fatëkeqësitë dhe sigurinë e qytetarëve”. Në të kundërt, nën drejtimin dhe direktivën e Kryetarit Basha: “me qytetarët, te qytetarët, për qytetarët”, strukturat përkatëse dhe ekspertët e fushës, po ndjekim hap pas hapi (24/7) situatën, si dhe mbetemi të gatshëm, të angazhuar, dhe të motivuar të kontribuojmë me të gjitha kapacitetet, ekspertizën dhe mundësitë për të parandaluar, menaxhuar rrezikun, adresuar masat e duhura dhe ulur në maksimum pasojat.    

*Gjeneral ® Piro Ahmetaj, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.

The post Gjeneral AHMETAJ: “Beteja me virusin – Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare” appeared first on 55 News.

]]>
Beteja për Metën dhe beteja për vetveten https://55news.al/opinion/beteja-per-meten-dhe-beteja-per-vetveten/ Fri, 21 Feb 2020 12:43:25 +0000 https://new.55news.al/?p=146149 Konflikti i fundit mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhe Kryeministrit Edi Rama ka nxjerrë në plan të parë edhe një herë mundësinë permanente të konfliktit, me të cilin bashkëjeton pareshtur shoqëria shqiptare Nga zyra e tij, Ilir Meta ka bërë të ditur para opinionit publik një sërë faktesh që zbulojnë përpjekjet për një “grusht […]

The post Beteja për Metën dhe beteja për vetveten appeared first on 55 News.

]]>
Konflikti i fundit mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhe Kryeministrit Edi Rama ka nxjerrë në plan të parë edhe një herë mundësinë permanente të konfliktit, me të cilin bashkëjeton pareshtur shoqëria shqiptare

Nga zyra e tij, Ilir Meta ka bërë të ditur para opinionit publik një sërë faktesh që zbulojnë përpjekjet për një “grusht shteti” nga ana e maxhorancës dhe ka thirrur qytetarët për të zbritur në shesh për mbrojtjen e Kushtetutës. Aksioni i tij po përpiqet të relativizohet nga kundërshtarët e tij politikë me argumentin se ky aksion lidhet me frikën e tij nga një shkarkim i mundshëm nga Parlamenti.

E bën për të mbrojtur Kushtetutën apo veten e tij, kjo ka shumë pak rëndësi para një fakti të thjeshtë, të rëndë dhe të qartë për të gjithë: aktet e qeverisë dhe shumicës parlamentare, në thelb, nuk cenojnë vetëm Ilir Metën si President, si politikan apo si njeri, por Kushtetutën e Shqipërisë dhe integritetin e institucioneve që burojnë prej saj, institucionin e Presidentit të Republikës dhe Gjykatën Kushtetuese. Në mënyrë arbitrare dhe banale, ligjet që ka nxjerrë dhe po përgatitet të implementojë qeveria e Kryeministrit Rama synojnë futjen nën kontrollin e këtij të fundit të dy institucioneve të vetme, që ai nuk i ka ende nën kontroll. Njërin sepse Meta si President i Republikës, i zgjedhur nga e njëjta maxhorancë, nuk ka pranuar t’ia nënshtrojë kontrollit të tij dhe tjetrën sepse është në konstituim e sipër.

Është, pra, më se e qartë se në këtë rast gjëja me më pak rëndësi është pikërisht ajo që ka të bëjë me faktin nëse Meta do të jetë apo jo President, do të jetë apo nuk do të jetë në politikë (edhe nëse ky është motivim për aktet e Metës). Kryesisht e mbi të gjitha e rëndëishme në gjithë këtë histori është nëse Rama do të jetë Kryeministri me pushtet të pakufizuar, që kontrollon edhe pushtetin legjislativ përmes Parlamentit surrogat, edhe pushtetin administrativ, edhe sistemin gjyqësor në të gjitha nivelet e tij, edhe SPAK-un, edhe pushtetin e katërt, median, edhe pushtetin lokal, edhe shoqërinë civile, edhe universitetet, pra, gjithçka. Dhe beteja, nëse do ta bëjmë si shoqëri një të tillë, do të duhet të bëhet pikërisht për këtë. Nëse ne si shoqëri e pranojmë pushtetin e pakufizuar të një personi, i cili deri tani ka treguar se është i paaftë për ta ushtruar në dobi të qytetarëve të vet dhe i aftë për të abuzuar edhe me atë pushtet, që normalisht do të duhej ta ushtronte si Kryeministër i vendit: pushtetin administrativ dhe legjislativ.

Edhe nëse do t’i merrnim si të mirëqena argumentet e propagandës qeveritare dhe propagandistëve të saj se nuk ka asgjë të moralshme në aktin e Metës, një gjë nuk mund të mos e themi: dështimi i tij dhe fitorja e Ramës do të jetë me pasoja tragjike për fatin e demokracisë shqiptare. Kështu që beteja që po bën Meta nuk mund të jetë vetëm betejë e tij, ajo duhet të jetë një betejë për moskurorëzimin e Ramës diktator, betejë për të mos i dhënë shkelmin përfundimtar demokracisë shqiptare dhe ekuilibrit të pushteteve në Shqipëri. Humbja e Metës do të ishte automatikisht kalimi nga modeli i Republikës Parlamentare gjysmëdemokratike në modelin e Sulltanatit Kryeministror.

Nëse rruga që ka zgjedhur Meta për ta kundërshtuar Ramën është e drejtë apo jo, kjo mbetet për t’u diskutuar. Nuk di të ketë ndonjë rast në ndonjë vend normal demokratik, kur Presidenti i Republikës të këtë zbritur nga zyrat e tij në rrugë për të ngritur popullin në protestë kundër qeverisë. Po, ndërkohë, dihet fare mirë se nuk ka vend demokratik në botë ku anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen me përdhunë dhe në shkelje të hapur të Kushtetutës, ku ata betohen te noteri, ku Presidentit i hiqen të drejtat kushtetuese me ligje të miratuara në Parlament që bien ndesh me Kushtetutën, pa e ndryshuar kushtetutën, ku miratohen ligje që shkelin të drejtat themelore të njeriut, ku parlamenti dhe pushteti vendor mbushen me eksponentë të krimit të organizuar dhe ku zbulohet përmes përgjimeve se krimi i organizuar në bashkëpunim me ministra, deputetë e kryetarë bashkish është përfshirë në vjedhjen e votës, ku badigardët e Kryeministrit nxjerrin nga salla një student që i bën pyetje Kryeministrit e shumë mynxyra si këto.

Në këtë kuptim, akti “anormal i Presidentit”, që zbret në rrugë kundër aktit “normal” të kriminelëve që uzurpojnë pushtetin dhe shkatërrojnë demokracinë të duket më se normal. E vetmja gjë që mund të diskutohet në këtë rast, është kjo: A është kjo rruga e vetme për ta kundërshtuar regjimin totalitar që po konsolidohet? A është kjo e duhura? A duhet konsultuar me faktorin ndërkombëtar? Dhe që beteja e Metës të shndërrohet në një kauzë me rrezatim të gjerë duhet menduar mirë: për strategjitë, taktikat, aleancat dhe rreziqet në mënyrë që shoqëria të gjejë aty mundësinë për të shprehur në mënyrë referendare refuzimin e një sulltanati politik./panorama

The post Beteja për Metën dhe beteja për vetveten appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti me shqiptaret ,Parlamenti me qeveritaret https://55news.al/politike/presidenti-me-shqiptaret-parlamenti-me-qeveritaret/ Tue, 18 Feb 2020 15:42:59 +0000 https://new.55news.al/?p=145599   Sot nje nga tezat me te forta ne politiken e dites ka qene mesazhi I presidentit te Republikes Ilir Meta nepermjet  zedhenesit te tij ku thuhej: Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm […]

The post Presidenti me shqiptaret ,Parlamenti me qeveritaret appeared first on 55 News.

]]>
 

Sot nje nga tezat me te forta ne politiken e dites ka qene mesazhi I presidentit te Republikes Ilir Meta nepermjet  zedhenesit te tij ku thuhej:

Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.

Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.

DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT.

BËNI DURIM!

DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR!

Ishte deklarate e qarte, koncize e cila ne pak tekst permblidhte jo vetem ceshtjet e grushtit te shtetit por permblidhte bindjen  me te cilen Presidenti Republikes vepron ne mbrojtje te Kushtetutes si institucioni I vetem qe ka mbetur pa u prekur nga sekti I rrezikshem I Rilindjes. Presidenti I Republikes disa here e ka theksuar faktin qe ky parlament eshte i vete shperndare si ne aspektin moral ashtu dhe nga ai ligjor kushtetues. Jo vetem gazetaret profesioniste, njerezit e medias me experience , intelektuale , shoqeria e shendoshe civile pa parate e helmatisura te hedhura ne dem te kombit por edhe qytetari I thjeshte qe lufton nga mengjesi ne darke per perditshmerine e tij e ka shume te qarte nivelin ( eshte e veshtire te gjesh epitet per katandisjen e parlamentit) vendin me te ulet ndonjehere te perfaqesimit, me qesharakun , sa me te drejte qytetaret ne bisedat e tyre por edhe gazetaret ne studio e quajne parlamenti I kllounve. Te gjithe at ate rreshtuar ne ate parlament te krimit , parlament te droges, ne ate parlament te koncensioneve , dhe parate e vjedhura nga xhepat tane e kane te qarte qe mbajne ne kembe nje regjim qe per nga misioni mund ta quash me plote gojen anti kombetar por  ky eshte turpi dhe zgjedhja e tyre, ata jane ushtare dhe mashe te Rames e Rilindjes me te cilat nxjerr geshtenjat nga zjarri.

Presidenti I Republikes ka vendosur te mos heshte dhe te veproje kunder ketij grushti shtetit me interesa teresisht anti kombetare  pasi qe kur erdhi ne pushtet rilindja pati devizen : shpopullim, kanabizim, varferim. Presidenti   ka zgjedhur te jete me shqiptaret , Parlamenti I kllounve ka zgjedhur te jete me qeveritaret qe u hedhin nga nje kocke dhe keta bejne sikur bertasin ne folktore

 

The post Presidenti me shqiptaret ,Parlamenti me qeveritaret appeared first on 55 News.

]]>
Te vërtetat e Presidentit https://55news.al/opinion/te-vertetat-e-presidentit/ Tue, 18 Feb 2020 09:45:40 +0000 https://new.55news.al/?p=145503 Sot Presidenti i Republikes Ilir Meta ne nje konference te tijen per shtyp I beri skaner te plote te gjithe procesit politik ,ekonomi dhe shoqeror ne Shqiperi , nje vend i mbushur me metastazat e nje semundjeje te pasherueshme me emrin Rilindje. Se pari , Presidenti i Republikes per te disaten here i ka rene […]

The post Te vërtetat e Presidentit appeared first on 55 News.

]]>
Sot Presidenti i Republikes Ilir Meta ne nje konference te tijen per shtyp I beri skaner te plote te gjithe procesit politik ,ekonomi dhe shoqeror ne Shqiperi , nje vend i mbushur me metastazat e nje semundjeje te pasherueshme me emrin Rilindje.

Se pari , Presidenti i Republikes per te disaten here i ka rene gongut te alarmit jo vetem per Dvoranin si nje individ i prodhuar tashme si shkeles ligji dhe qe eshte sjelle si nje delinkuent ne raport me institucionet e shtetit, seriozitetin e tyre , me parate e fshehura dhe me sulmin qe eshte dhene ketyre institucioneve dhe reformes ku vete Dvorani ka sherbyer si comange e rilindjes, Por kemi Dvoranin si individ dhe Dvoranin si fenomen,te dyja tmerresisht te rrezikshme.

Ky gong i Presidentit qe i drejtohet ne rradhe te pare kombit ,  por mbi te gjitha eshte nje kembane per ata qe kane veshe edhe ne faktorin nderkombetar. Ketu vecohen miqte dhe ata njerez qe punojne ne institucionet nderkombetare  duke ju perkushtuar principeve te demokracise , bazave dhe themelit me te cilin eshte ngritur Bashkimi Europian. Nga ana tjeter deklaratat e Presidentit sherbejne si nje lakmues per te dalluar edhe ata burokrate dhe pseudo aparatcike qe perdorin standarte te dyfishta sepse ishte ky lloji i tyre qe dergonte raporte mashtruese selise ne Bruksel ne lidhje me gjendjen ne Shqiperi.

Se dyti, Presidenti i Republikes i beri te qarte Rilindjes dhe metastazave te saj lidhur me te famshmen Anti –KCK si vazhdim i grushtit te shtetit qe me copa letrash dhe pseudo aksione per kapje makinash me xhama te zinj justifikohen 7 vjet bashkepunim me krimin e organizuar qe nga vjedhja e votes e deri te kthimi i porteve te Shqiperise ne pika strategjike te trafikut te kokaines dhe heroines.

Se treti , etiketimi  i goditur i Presidentit per vendin te kthyer ne nje burg me ngjyra ,per kete kane sherbyer shtate vitet e Rilindjes por qe vulen ua vuri votimi ne Parlament i ndryshimeve per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese ku ushtaret dhe mashat e Rilindjes qe favorizojne grushtin e shtetit dhe qe do ti sherbejne kesaj marrezie nuk ka nevoje te betohen tek Presidenti.Eshte prekur fundi dhe me te drejte shqetesimet e Presidentit jane sot nje alarm kombetar per te cilat e gjithe shoqeria shqiptare , cdokush qe ndihet pjese e ketij misioni per veten dhe te ardhmen e femijeve nuk duhet te diskutoje ceshtje perkatesie , ketu nuk eshte me ceshtje partish .Ketu eshte I gjithe populli dhe shoqeria shqiptare kunder nje sekti te rrezikshem qe marrezine qe ka marre persiper po e con deri ne fund.

The post Te vërtetat e Presidentit appeared first on 55 News.

]]>
Titi Seranaj: Presidenti im! https://55news.al/foto-e-dites/titi-seranaj-presidenti-im/ Tue, 18 Feb 2020 07:49:17 +0000 https://new.55news.al/?p=145477 Presidenti im!Lufta qe po bëhet nga Presidenti për mbrojtjen e Kushtetutes është lufta me e madhe që ka bërë ndonjëherë një burrështetas për të drejtën e gjithsecilit prej nesh. Kush nuk e kupton këtë është një i mjerë.

The post Titi Seranaj: Presidenti im! appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti im!
Lufta qe po bëhet nga Presidenti për mbrojtjen e Kushtetutes është lufta me e madhe që ka bërë ndonjëherë një burrështetas për të drejtën e gjithsecilit prej nesh.

Kush nuk e kupton këtë është një i mjerë.

The post Titi Seranaj: Presidenti im! appeared first on 55 News.

]]>