programi politik pd Archives - 55 News https://55news.al/tag/programi-politik-pd/ Thu, 14 Feb 2019 16:25:46 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png programi politik pd Archives - 55 News https://55news.al/tag/programi-politik-pd/ 32 32 Ish-ministri socialist: Programi ekonomik i PD, arma e saj më e fortë në protestën e të shtunës https://55news.al/politike/ish-ministri-socialist-programi-ekonomik-i-pd-arma-e-saj-me-e-forte-ne-protesten-e-te-shtunes/ Thu, 14 Feb 2019 16:25:46 +0000 https://new.55news.al/?p=85525 Ish-ministri i Financave në Qeveritë socialiste, Arben Malaj, mendon se programi ekonomik i prezantuar nga Partia Demokratike së fundmi, do të jetë arma e saj më e fortë në protestën e të shtunës. I ftuar në studion e A2 Business Week, Malaj tha: “Ka një ndërthurje të ekonomisë me objektivat politike, duke përdorur ekonominë si […]

The post Ish-ministri socialist: Programi ekonomik i PD, arma e saj më e fortë në protestën e të shtunës appeared first on 55 News.

]]>
Ish-ministri i Financave në Qeveritë socialiste, Arben Malaj, mendon se programi ekonomik i prezantuar nga Partia Demokratike së fundmi, do të jetë arma e saj më e fortë në protestën e të shtunës. I ftuar në studion e A2 Business Week, Malaj tha: “Ka një ndërthurje të ekonomisë me objektivat politike, duke përdorur ekonominë si kalin e betejës. Objektivat politike janë marrëveshjet e domosdoshme lidhur me sfidat që ka vendi. A do të kërkohet ndryshimi i kodit zgjedhor, a do të ketë bashkëpunim për procesin e integrimit?”.

Ndërsa ekonomisti Dritan Shano, u shpreh se protesta është sa ekonomike, aq edhe politike dhe institucionale. “Protesta përmbledh ekonominë që nuk shkon, institucionet e munguara apo drejtësinë. Secili duhet të dalë të protestojë për hallin e vet të pazgjidhur”, tha Shano.

“Sot kemi ritme aritmetike të GDP dhe të gjithë ekonomistët e dinë se kush është promotori i rritjes ekonomike. Ndërkohë që nuk përkthehet në rritje të ekonomisë së shqiptarëve. Në fakt, kreditimi i ekonomisë, lindjet, vdekjet, largimet, janë treguesit e vërtetë të ekonomisë”.

The post Ish-ministri socialist: Programi ekonomik i PD, arma e saj më e fortë në protestën e të shtunës appeared first on 55 News.

]]>