projekti Archives - 55 News https://55news.al/tag/projekti/ Mon, 04 Feb 2019 15:45:33 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png projekti Archives - 55 News https://55news.al/tag/projekti/ 32 32 Skandali i Unaza së Re, anullohet i gjithë projekti https://55news.al/aktualitet/skandali-i-unaza-se-re-anullohet-i-gjithe-projekti/ Mon, 04 Feb 2019 15:45:33 +0000 https://new.55news.al/?p=83734 Punimet në Unazën e re janë drejt anulimit. Burime kanë bërë të ditur se pritet që të anulohen tenderët edhe për dy lotet e tjera të ‘Unazës së re’, duke shfuqizuar kontratat me kompanitë fituese. Vendimi, i cili përflitet prej disa javësh, pritet të zyrtarizohet shumë shpejt. Punimet për segmentin e unazës, nga ‘Pallati me shigjeta’ deri […]

The post Skandali i Unaza së Re, anullohet i gjithë projekti appeared first on 55 News.

]]>
Punimet në Unazën e re janë drejt anulimit. Burime kanë bërë të ditur se pritet që të anulohen tenderët edhe për dy lotet e tjera të ‘Unazës së re’, duke shfuqizuar kontratat me kompanitë fituese.

Vendimi, i cili përflitet prej disa javësh, pritet të zyrtarizohet shumë shpejt. Punimet për segmentin e unazës, nga ‘Pallati me shigjeta’ deri te rrethrrotullimi i ‘Shqiponjës’, janë ndarë në 3 lote.

Tenderi për lotin e parë parë u fitua nga kompania ‘DH Albania’, por pas shpërthimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar u detyrua ta anulonte kontratën me këtë kompani.

Ky segment u ritenderua, por edhe pse në tenderin e dytë ofertat zbritën deri në 4 milionë euro më pak nga hera e parë, Autoriteti Rrugor sërish nuk shpalli asnjë fitues, duke skualifikuar të 6 ofertat pjesëmarrëse me argumentin se nuk përmbushnin kriteret teknike.

Për dy lotet e tjera, tenderat janë fituar nga ‘Salillari’ dhe ‘Viktoria Invest’. Këto kompani nisën madje edhe punimet në terren, por prej disa javësh makineritë janë larguar të gjitha.

Edhe këto dy tendera mund të anulohen, ndërkohë që projekti i segmentit nga ‘Pallati me shigjeta’ deri te rrethrrotullimi i ‘Shqiponjës’ do të ribëhet nga e para.

Vetëm një ditë më parë Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkoi qeverisë publikisht që të anulojë komplet projektin për këtë segment, pasi sipas tij ka shkelje ligjore

. Mbetet e paqartë nëse presidenti kishte informacion paraprak se qeveria po e shqyrtonte ndërkohë anulimin e projektit.

Por, përtej këtyre hollësive, tashmë duket e sigurtë se projekti i shumëpërfolur i unazës, në segmentin nga ‘Pallati me shigjeta’ deri te rrethrrotullimi do të ndryshojë.

The post Skandali i Unaza së Re, anullohet i gjithë projekti appeared first on 55 News.

]]>
Projekti, nxitje për hulumtuesit e rinj në Ballkanin Perëndimor https://55news.al/aktualitet/projekti-nxitje-per-hulumtuesit-e-rinj-ne-ballkanin-perendimor/ Mon, 12 Nov 2018 13:28:36 +0000 https://new.55news.al/?p=66671 Një projekt i ri, nën autoritetin e Institutit Ndërkombëtar për Paqe, në bashkëpunim me projektin Horizon 2020 i BE-së, synon përmirësimin e perspektivave për hulumtuesit e rinj në Ballkanin Perëndimor Në një konferencë të mbajtur nga Instituti Ndërkombëtar për Paqe në Vjenë, studiuesi i ZSI-së dr. Maximilian Benner prezantoi ide konceptuale se si të përmirësonte […]

The post Projekti, nxitje për hulumtuesit e rinj në Ballkanin Perëndimor appeared first on 55 News.

]]>
Një projekt i ri, nën autoritetin e Institutit Ndërkombëtar për Paqe, në bashkëpunim me projektin Horizon 2020 i BE-së, synon përmirësimin e perspektivave për hulumtuesit e rinj në Ballkanin Perëndimor

Në një konferencë të mbajtur nga Instituti Ndërkombëtar për Paqe në Vjenë, studiuesi i ZSI-së dr. Maximilian Benner prezantoi ide konceptuale se si të përmirësonte perspektivat ekonomike të kërkuesve dhe sipërmarrësve të rinj në Ballkanin Perëndimor, përmes politikave të inovacionit dhe dha një pasqyrë mbi punën e ZSI-së që promovon inovacionin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Duke qenë se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor përjetojnë një “ikje të trurit” të të diplomuarve të kualifikuar dhe kërkuesve të rinj, dr. Benner theksoi dy tendenca paradoksale në peizazhin e inovacionit në Ballkanin Perëndimor: së pari, për t’u bërë ekonomitë më të bazuara në njohuri, të rinjtë, por pikërisht këta të rinj po humbasin.

Së dyti, për t’u bërë ekonomi më konkurruese në bazë të njohurive, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për të rinj të kualifikuar, por pikërisht këta të rinj po humbasin, sepse afrimi i BE-së (p.sh. pjesëmarrja në Horizon 2020 / Horizon Europe) nuk do të lehtësojë automatikisht ikjen e trurit.

Për të trajtuar rrjedhjen e trurit në sfondin e këtyre dy paradokseve, dr. Benner theksoi rëndësinë e forcimit të sistemeve të inovacionit në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në rrjetet europiane. Projektet e ZSI të zbatuara në emër të Komisionit Europian ose Ministrisë Federale Austriake për Arsim, Shkencë dhe Hulumtim (BMBWF) kontribuojnë në arritjen e të dy synimeve. Për shembull, platforma WBC-RTI.info menaxhuar nga ZSI në emër të BMBWF arrin tek të diplomuarit, hulumtuesit, sipërmarrësit, palët e interesit dhe politikëbërësit nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe u lejon atyre të marrin pjesë në rrjetet europiane të njohurive dhe të marrin pjesë në kërkimet europiane dhe programet e mbështetjes së inovacionit.

“Programi Kuadër i BE për kërkim shkencor e inovacion Horizon 2020 ka një fokus të veçantë për marrëdhëniet e bashkëpunimit mes biznesit e komunitetit kërkimor shkencor. Gjatë dy viteve të para të zbatimit të tij 2014-2016, IAL-et institutet e qendrat kërkimore në vend janë përpjekur të marrin pjesë e të përfitojnë nga ky program por të dhënat e deritanishme dëshmojnë se Shqipëria ende ka nivele të ulëta të pjesëmarrjes e përthithjes së fondeve edhe përkundrejt vendeve të tjera të Ballkanit” thuhet në dokument.

Sipas një studimi të fundit, Shqipëria është në shtetet e fundit në Europë dhe botë sa u përket kërkimeve shkencore, sipas të dhënave të Indeksit NPG, i cili merr në konsideratë kërkimet e periudhës 1 shkurt 2017 deri më 31 janar 2018. Ndonëse të dhënat tregojnë se vendi ynë ka bërë përmirësime krahasuar me Indeksin e një viti më parë, gjithsesi fqinjët si Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia, kanë pasur një renditje më të mirë. Serbia duhet theksuar se ka një performancë dukshëm më të lartë në këtë fushë në rajonin e Ballkanit. Sipas të dhënave të Indeksit, Serbia ka pikësim 9.67, e dyta Bosnjë – Hercegovina 1.02, Maqedonia 0.93, Shqipëria 0.24 dhe Mali i Zi 0.04.

The post Projekti, nxitje për hulumtuesit e rinj në Ballkanin Perëndimor appeared first on 55 News.

]]>
Italia nuk e bllokon dot projektin e gazsjellësit, ‘mbijeton’ TAP https://55news.al/aktualitet/italia-nuk-e-bllokon-dot-projektin-e-gazsjellesit-mbijeton-tap/ Sat, 03 Nov 2018 09:42:20 +0000 https://new.55news.al/?p=63913 Kostot e ndalimit të ndërtimit të gazsjellësit TAP mund të jenë shumë të larta për Italinë Gjatë fushatës zgjedhore, partia politike, “Lëvizja Pesë Yjet” deklaroi, pa më të voglin dyshim, se ndërtimi i gazsjellësit TAP do të ndalej brenda një kohe të shkurtër, shkruan Il Sole24ore. Po ashtu, u tha se infrastruktura për ndërtimin e […]

The post Italia nuk e bllokon dot projektin e gazsjellësit, ‘mbijeton’ TAP appeared first on 55 News.

]]>
Kostot e ndalimit të ndërtimit të gazsjellësit TAP mund të jenë shumë të larta për Italinë

Gjatë fushatës zgjedhore, partia politike, “Lëvizja Pesë Yjet” deklaroi, pa më të voglin dyshim, se ndërtimi i gazsjellësit TAP do të ndalej brenda një kohe të shkurtër, shkruan Il Sole24ore.

Po ashtu, u tha se infrastruktura për ndërtimin e gazsjellësit që parashikohet të përfundojë në 2020 dhe që do të sjellë në Pulia rreth 10 miliardë metra kub gaz nga Azerbajxhani, mund të konsiderohej një kapitull i mbyllur. Por shumë shpejt, anëtarët e partisë “Lëvizja Pesë Yjet”, e kuptuan se ndalimi i ndërtimit të gazsjellësit nuk ishte aq i lehtë sa ata kishin menduar dhe se ndonjëherë sloganet zgjedhore ishin të destinuara të mbeteshin të tilla.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të zhvilluar së fundmi, në të cilën morën pjesë Kryeministri Conte, ministrat Costa dhe Lezzi, zëvendësministri Cioffi (në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik), kryetari i bashkisë së Melendugnos, z. Poti, dhe përfaqësues të tjerë të partisë “Lëvizja Pesë yjet”, u konfirmua se tani për tani, ndërtimi i gazsjellësit TAP nuk do të ndalet dhe madje u la të kuptohet se edhe ndalimi i tij, në një periudhë më të vonë, thuajse nuk ekziston.

Arsyet pse ndërtimi i tij nuk mund të ndalet

Ekzistojnë të paktën 3 arsye: nëse Italia do ta ndalonte ndërtimin e projektit ose do të vendoste të ndryshonte vendndodhjen e Melendugnos që është në projektin aktual dhe ta zëvendësonte atë me zonën industriale të Brindisit, ajo do të ekspozohej shumë ndaj rrezikut të një ndëshkimi të rëndë.

Për më tepër, projekti është në përputhje me të gjitha rregulloret dhe pjesë e angazhimeve ndërkombëtare të ndërmarra nga Italia, dhe deri më tani nuk është vënë re asnjë parregullsi në këtë projekt.

Nëse kryebashkiaku Poti, kundërshtar i flaktë i ndërtimit të gazsjellësit, së bashku me disa kryebashkiakë të tjerë të zonës së Salentos, vazhdojnë të kërkojnë ndalimin e ndërtimit të gazsjellësit duke i bërë vazhdimisht thirrje qeverisë për të pasur një qasje politikisht armiqësore ndaj gazsjellësit, ndryshe nga ajo e z. Letta, z. Renzi dhe z. Gentilioni, ministri Lezzi pohon se do të merret një vendim, edhe pse alternativat e zgjedhjes nuk janë të shumta. Z. Lezzi tha më tej “se kostot financiare me të cilat do të përballet vendi ynë, në rast të një skenari kur Italia e ndalon ndërtimin e gazsjellësit, do të ishin shumë të larta. Qeveria jonë nuk mund t’i përballojë kosto të tilla dhe ne nuk duam që kjo barrë të bjerë mbi qytetarët tanë”. Bëhet fjalë për disa miliarda.

Po në të njëjtën mënyrë si në rastin e mëparshëm të kompanisë Ilva, kritikat në lidhje me TAP-in për mashtrim dhe tradhti po shtohen. Por edhe në këtë rast, z. Lezzi thekson se “nuk kemi pse të na vijë turp, sepse nuk kemi pasur në dispozicion një sërë të dhënash, të cilat sapo t’i kemi, do t’i publikojmë”. A është kjo një humbje për qeverinë? Kësaj pyetjeje, ministri Lezzi i përgjigjet prerë: “Absolutisht, jo! E përjetova si një disfatë traktatin e vitit 2013. Sot i kemi duart e lidhura. Kostoja me të cilën ne do të përballemi në rast se e ndalim ndërtimin e gazsjellësit, do të jetë e lartë dhe ne nuk mund kurrsesi ta përballojmë atë”.

Edhe për sa i përket kompanisë së çelikut Ilva, z. Di Maio, do të kishte dashur që të shkatërronte gjithçka. Në realitet, ai u përpoq të arrinte një marrëveshje me kompaninë shumëkombëshe Arcelor Mittal, me të cilin ekzistonte ndërkohë një konflikt i hapur nga qeveria e mëparshme. Duke përmendur këtu edhe qëndrimin e Autoritetit Kundër Korrupsionit dhe Prokurorit të Shtetit, vështirësia e kësaj marrëveshjeje rritej edhe më shumë.

Në fund, Di Maio dha miratimin e tij ndaj Mittal dhe kompania italiane e hekurit Ilva vazhdoi të funksiononte dhe nuk u mbyll. Menjëherë pas këtij vendimi, z. Di Maio u përball me një lumë akuzash nga votuesit e zhgënjyer dhe nga lëvizjet radikale.

Për sa i përket TAP-it, ministri Costa deklaron: “Për projektin e gazsjellësit do të ketë kontrolle mbi hartografinë. Na është thënë se nuk përkojnë me njëra-tjetrën, prandaj do t’i verifikojmë në ministri. Ne po arsyetojmë jo vetëm aspektin teknik por edhe atë administrativ, në mënyrë që të mos krijojmë një mosmarrëveshje që do të kishte pasoja shkatërruese. Nëse nuk do të gjejmë parregullsi, do t’i kemi duart e lidhura, por jo sepse nuk e donim ne”.

Për këtë arsye do të bëhet një studim i mëtejshëm më i detajuar, por pas mbledhjes që u zhvillua në Pallatin Chigi, duket se janë shuar shpresat e shumë prej atyre që e kundërshtonin ndërtimin e një gazsjellësit, duke e cilësuar atë si të panevojshëm dhe të dëmshëm për mjedisin dhe që sipas tyre ai është thjesht një vepër e BE-së për të diversifikuar burimet e furnizimit me gaz.

Ndërkohë të gjithë kundërshtarët e ndërtimit të TAP, protagonistë të protestave të ashpra në muajt e kaluar dhe përleshjeve me forcat e policisë, kur pemët e ullirit të pranishme në kantierin e ndërtimit u zhvendosën përkohësisht, kanë filluar të hedhin sërish akuza mbi partinë “Lëvizja Pesë Yjet”: “Jepni dorëheqjen nëse nuk jeni në gjendje të ndalni punimet për ndërtimin e TAP-it”.

Për Gianluca Maggiore, zëdhënës i grupit të atyre që nuk e mbështesin ndërtimin e TAP-it, “ekziston një forcë qeveritare që ka kontakte me ata që financojnë gazsjellësin (duke iu referuar partisë ‘Liga e Veriut’)”. “Është momenti i duhur që ne të vendosim atë që duam të bëjmë”, theksoi z. Maggiore. “Nëse nuk jeni në gjendje që të ndalni ndërtimin e një projekti sepse është i paligjshëm, apo se nuk ka asgjë strategjike, atëherë duhet ta bëni, sepse këtë gjë po jua kërkojnë njerëzit që ju kanë zgjedhur në pushtet, në të kundërt largohuni”, tha me tej z. Maggiore.

Përpara zhvillimit të mbledhjes, z. Salvini, lideri i partisë “Liga e Veriut” deklaroi se partia e tij nuk ka qenë asnjëherë dakord që punimet për ndërtimin e TAP-it të ndaleshin (dhe nuk ishte as për mbyllen e Ilva-s). Duke e vënë theksin te kursimet në kostot e energjisë që do të vijnë si pasojë e ndërtimit të gazsjellësit TAP, z. Salvini tha se mbi të gjitha, Italia ka nevojë për një përmirësim emergjent në fushën e infrastrukturës dhe ajo ka nevojë për më shumë hekurudha.

Edhe pse punimet në Salento ishin ndërprerë, ato priten të fillojnë sa më parë. Burime nga TAP deklarojnë se 80% e këtij projekti ka përfunduar (por mes Greqisë dhe Shqipërisë) dhe sigurojnë se ka ende kohë, pavarësisht të gjithave, për të transportuar sasinë e parë të gazit në vitin 2020./ Monitor

The post Italia nuk e bllokon dot projektin e gazsjellësit, ‘mbijeton’ TAP appeared first on 55 News.

]]>
Projekti italian për “bonusin e bebes” në 2019: Tokë falas për ata që lindin fëmijën e tretë! https://55news.al/aktualitet/projekti-italian-per-bonusin-e-bebes-ne-2019-toke-falas-per-ata-qe-lindin-femijen-e-trete/ Tue, 30 Oct 2018 11:09:10 +0000 https://new.55news.al/?p=62531 Problematika e rënies së lindshmërisë me të cilën po përballen shumë shtete ka bërë që të ndërmerren poltika të ndryshme që kanë si synim stimulimin e lindshmërisë përmes politikave sociale të ndryshme. Ndër këto vende është edhe Shqipëria që krahas lehtësive të tjera që ka ndërmarrë sëfundmi, ka edhe një politikë që synon të japë […]

The post Projekti italian për “bonusin e bebes” në 2019: Tokë falas për ata që lindin fëmijën e tretë! appeared first on 55 News.

]]>
Problematika e rënies së lindshmërisë me të cilën po përballen shumë shtete ka bërë që të ndërmerren poltika të ndryshme që kanë si synim stimulimin e lindshmërisë përmes politikave sociale të ndryshme. Ndër këto vende është edhe Shqipëria që krahas lehtësive të tjera që ka ndërmarrë sëfundmi, ka edhe një politikë që synon të japë shpërblime që variojnë nga 40-120 mijë lekë për çdo fëmijë të lindur. Bonusi i ri i bebes do të aplikohet vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, Italia duket se po shkon drejt një skemë edhe më të veçantë. Ata që kanë dy fëmijë dhe që bëjnë një fëmijë të tretë, do të përfitojnë tokë falas për të paktën 20 vite. Tokat e braktisura mund t’u jepen me koncesion falas për 20 vite familjeve të cilave u lind fëmija i tretë në vitet 2019, 2020 ose 2021. Kjo masë synon të favorizojë rritjen demografike. E për ato familje që planifikojnë që të blejnë shtëpinë e parë pranë tokës së përfituar, parashikohen edhe kredi pa interesa deri në 200 mijë euro.

Veç tokave shtetërore, për këtë projekt do të caktohen toka të braktisura në Abruzzo, Basilicata, Calabria, Campania, Molise, Puglia, Sardegna dhe Siçili.

The post Projekti italian për “bonusin e bebes” në 2019: Tokë falas për ata që lindin fëmijën e tretë! appeared first on 55 News.

]]>
Projekti i qeverisë, ndryshon “check-in” dhe “check-out” për administratën! Hiqet karta, kontrollet bëhen biometrike, sot vendimi https://55news.al/aktualitet/projekti-i-qeverise-ndryshon-check-in-dhe-check-out-per-administraten-hiqet-karta-kontrollet-behen-biometrike-sot-vendimi/ Thu, 25 Oct 2018 04:52:18 +0000 https://new.55news.al/?p=60951 “Dua të evitoj që të bëhet e zakonshme që njerëzit të mos shkojnë të punojnë: Këshilli i Ministrave do të kalojë në mënyrë përfundimtare propozimin tim që parashikon që të ketë kontrolle biometrike në Administratën Publike”. Ka qenë kjo deklarata e ministres së Administratës Publike në Itali, Giulia Bongiorno, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA. […]

The post Projekti i qeverisë, ndryshon “check-in” dhe “check-out” për administratën! Hiqet karta, kontrollet bëhen biometrike, sot vendimi appeared first on 55 News.

]]>
“Dua të evitoj që të bëhet e zakonshme që njerëzit të mos shkojnë të punojnë: Këshilli i Ministrave do të kalojë në mënyrë përfundimtare propozimin tim që parashikon që të ketë kontrolle biometrike në Administratën Publike”. Ka qenë kjo deklarata e ministres së Administratës Publike në Itali, Giulia Bongiorno, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Kontrollet, shpjegoi ajo, do të bëhen me identifikim fytyre, me shenjat e gishtave ose me skanimin e syrit.  Gjëja e parë që duhet bërë, sipas ministres, është që të futen të punojnë të gjithë, më pas që të punojnë me cilësi.
Artikulli original:http://www.ansa.it/sito/notizie/economia/2018/10/24/bongiorno-controlli-biometrici-anti-assenteismo-per-statali_293178ab-47d7-4878-b0b0-4dcae3221739.html

The post Projekti i qeverisë, ndryshon “check-in” dhe “check-out” për administratën! Hiqet karta, kontrollet bëhen biometrike, sot vendimi appeared first on 55 News.

]]>
Projekti pilot “Opening Up Balkans”, çfarë parashikon për Shqipërinë dhe shtetet e Ballkanit https://55news.al/aktualitet/projekti-pilot-opening-up-balkans-cfare-parashikon-per-shqiperine-dhe-shtetet-e-ballkanit/ Thu, 18 Oct 2018 15:33:50 +0000 https://new.55news.al/?p=59070 Pritet të nisë një projekt pilot, një bashkëpunim për shkëmbimin e të dhënave arsimore dhe të inovacionit, për fillimin e axhendës së përbashkët rajonale dhe për të ndërtuar prosperitetin e qytetarëve të 6 shteteve Ballkanike (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia). Projekti “Opening Up Balkans”, sipas njoftimit të bërë […]

The post Projekti pilot “Opening Up Balkans”, çfarë parashikon për Shqipërinë dhe shtetet e Ballkanit appeared first on 55 News.

]]>
Pritet të nisë një projekt pilot, një bashkëpunim për shkëmbimin e të dhënave arsimore dhe të inovacionit, për fillimin e axhendës së përbashkët rajonale dhe për të ndërtuar prosperitetin e qytetarëve të 6 shteteve Ballkanike (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia).

Projekti “Opening Up Balkans”, sipas njoftimit të bërë publike në WBCs, adreson sfidën thelbësore të kërkimit dhe inovacionit në ekonominë e njohurive që shtrihet në transferimin e njohurive / teknologjisë nga auditorët, në tregun e punës. Funksionimi i këtij zinxhiri të vlerësimit të inovacionit nuk është i zhvilluar në Evropë dhe veçanërisht i pazhvilluar në Ballkanin Perëndimor (dhe në Evropën Juglindore), sipas një citimi në platformën europiane Western Balkan countries (WBCs).

Konkretisht, kjo ide ka të bëjë me integrimin e të dhënave ekzistuese arsimore, hulumtuese dhe inovative në rajon për të ofruar shërbime analitike të hapura dhe unike për shkencën dhe hulumtimet për kërkuesit, bizneset, politikëbërësit dhe publikun e gjerë. Synimi është të krijojë hapin e parë për një shërbim të plotë duke u bazuar në të dhënat ekzistuese nga Sllovenia, Kroacia dhe Serbia. Në hapin tjetër, pesë vendet e tjera nga rajoni do të përfshihen, mes të cilave edhe Shqipëria.

Iniciativa e vetme digjitale e rajonit të ardhshëm i bashkon vendet për të ndarë të dhëna dhe informacione që mund të parashikojnë trendet e ardhshme (arsimore, teknologjike, të biznesit, etj.). Kjo, nga ana tjetër, do t’i mundësojë ekonomisë rajonale të përcaktojë kompetencat dhe aftësitë e saj dhe të bëhet më konkurruese. Kjo do të sigurojë një sfond të bazuar në sistemin e hapur të informacionit për të inkurajuar një “sistem ndërkombëtar të inovacionit” për Ballkanin Perëndimor.

Projekti është në thelb një përmbledhje apo hapësirë e përbashkët e të dhënave, por me rezultatet e saj do të krijojë një bazë për një platformë të hapur arsimore në Ballkanin Perëndimor. Ai mbulon një boshllëk fillestar që mund të lehtësojë krijimin dhe shkëmbimin e përmbajtjes mes shteteve. Projekti në fillim të saj fuqizon më efektivisht të rinjtë, më saktësisht doktorantët, të diplomuarit në master, studentë të MSc në kërkime dhe profesionistë.

 

The post Projekti pilot “Opening Up Balkans”, çfarë parashikon për Shqipërinë dhe shtetet e Ballkanit appeared first on 55 News.

]]>
“TAP” drejt përfundimit – Punimet sipas planit, projekti mund të përfundojë edhe më herët https://55news.al/aktualitet/tap-drejt-perfundimit-punimet-sipas-planit-projekti-mund-te-perfundoje-edhe-me-heret/ Thu, 04 Oct 2018 14:31:56 +0000 https://new.55news.al/?p=54922 Të dhënat zyrtare nga projekti i gazsjellësit Trans-Adriatik tregojnë se ndërtimi i kësaj vepre madhore po ecën sipas planifikimit, e pse jo të përfundojë edhe përpara afatit përfundimtar. Interesit të `Scan` për më shumë detaje në lidhje me ecurinë e projektit, konsorciumi i është përgjigjur duke theksuar se, në territorin shqiptar janë mbyllur 80% e […]

The post “TAP” drejt përfundimit – Punimet sipas planit, projekti mund të përfundojë edhe më herët appeared first on 55 News.

]]>
Të dhënat zyrtare nga projekti i gazsjellësit Trans-Adriatik tregojnë se ndërtimi i kësaj vepre madhore po ecën sipas planifikimit, e pse jo të përfundojë edhe përpara afatit përfundimtar. Interesit të `Scan` për më shumë detaje në lidhje me ecurinë e projektit, konsorciumi i është përgjigjur duke theksuar se, në territorin shqiptar janë mbyllur 80% e punimeve, që nga kufiri me Greqinë e deri në detin Adriatik, ku do të ndërtohet edhe segmenti nën-ujor, pjesëza e fundit e gazsjellësit 878 kilometra të gjatë.

`Tap` konfirmon kështu se, gjurma e gazsjellësit në vendin tonë është pastruar në masën 100% ndërkohë që shtrimi i tubacioneve dhe saldimi i tyre ka përfunduar në mbi 90%. Stacioni i Fierit dhe ai i Ballshit duket se do të jenë faza finale e projektit në vendin tonë.

Paçka se gazsjellësi përkthehet në përfitime të mëdha të ekonomisë shqiptare nëpërmjet gazifikimit të vendit, në terma afat-shkurtër, përfundimi i këtyre punimeve përkthehet në largim të investimit kryesor të huaj në vendin tonë.

The post “TAP” drejt përfundimit – Punimet sipas planit, projekti mund të përfundojë edhe më herët appeared first on 55 News.

]]>
Fenomeni shqetësues/ SHBA, projekt për të ndaluar përdorimin e drogës në Shqipëri https://55news.al/aktualitet/fenomeni-shqetesues-shba-projekt-per-te-ndaluar-perdorimin-e-droges-ne-shqiperi/ Fri, 31 Aug 2018 19:41:19 +0000 https://new.55news.al/?p=45777 Shqipëria në çdo renditje rezulton ndër vendet me përdorim më të lartë drogë në botë. Duket se për të frenuar këtë fenomen ambasada amerikane ka njoftuar nisjen e një projekti. Në rrjetin social Facebook ambasada ka njoftuar nisjen e një projekti i cili synon të ulë përdorimin e drogës në Shqipëri.  “Byroja për Çështjet Ndërkombëtare […]

The post Fenomeni shqetësues/ SHBA, projekt për të ndaluar përdorimin e drogës në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Shqipëria në çdo renditje rezulton ndër vendet me përdorim më të lartë drogë në botë.

Duket se për të frenuar këtë fenomen ambasada amerikane ka njoftuar nisjen e një projekti.

Në rrjetin social Facebook ambasada ka njoftuar nisjen e një projekti i cili synon të ulë përdorimin e drogës në Shqipëri.

 “Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën Amerikane në Tiranë nisi një projekt me Koalicionin Amerikan të Komunitetit Kundër Drogës (CADCA) i cili synon të ulë përdorimin e drogës në Shqipëri. Partnerët e projektit u takuan në Tiranë dhe Shkodër për hapin e parë të planit të tyre për të trajnuar përfaqësues nga sektorët e arsimit, shëndetit dhe zbatimit të ligjit, dhe për të ngritur koalicione të komunitetit për parandalimin e drogës. Këto koalicione do të punojnë për të krijuar komunitete të sigurta, të shëndetshme dhe pa drogë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në Facebook nga ambasada amerikane në Tiranë.

The post Fenomeni shqetësues/ SHBA, projekt për të ndaluar përdorimin e drogës në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Video/ Super rikthimi i Tunës, shijoni projektin e ri të saj https://55news.al/show-biz/video-super-rikthimi-i-tunes-shijoni-projektin-e-ri-te-saj/ Mon, 06 Aug 2018 16:41:31 +0000 https://new.55news.al/?p=40684 Këngëtarja e famshme shqiptare Tuna Sejdi ka bërë një super rikthim me këngën e saj të fundit, pas një shkëputjeje prej më shumë se një vit. Projektin e ri shumë ritmik të Tunës “Chonga” e gjeni tashmë edhe në Youtube. OUT NOW A post shared by Tuna Sejdi (@tunasejdi) on Aug 6, 2018 at 9:20am […]

The post Video/ Super rikthimi i Tunës, shijoni projektin e ri të saj appeared first on 55 News.

]]>
Këngëtarja e famshme shqiptare Tuna Sejdi ka bërë një super rikthim me këngën e saj të fundit, pas një shkëputjeje prej më shumë se një vit.

Projektin e ri shumë ritmik të Tunës “Chonga” e gjeni tashmë edhe në Youtube.

OUT NOW

A post shared by Tuna Sejdi (@tunasejdi) on

The post Video/ Super rikthimi i Tunës, shijoni projektin e ri të saj appeared first on 55 News.

]]>
Bavari/Qendrat për refugjatët: fillim i një projekti të diskutueshëm https://55news.al/globi/bavari-qendrat-per-refugjatet-fillim-i-nje-projekti-te-diskutueshem/ Thu, 02 Aug 2018 07:39:45 +0000 https://new.55news.al/?p=39695 Në 1 gusht në Bavari u hapën shtatë qendra të transferimit të migrantëve. Atje në të ardhmen synohet të bashkohen procedurat e azilit dhe të përshpejtohet procesi. Por projekti shoqërohet nga shumë kritika. Procedura të përshpejtuara azili, të gjitha nën një çati të madhe. Kjo është e thënë në mënyrë të thjeshtëzuar ideja e të […]

The post Bavari/Qendrat për refugjatët: fillim i një projekti të diskutueshëm appeared first on 55 News.

]]>
Në 1 gusht në Bavari u hapën shtatë qendra të transferimit të migrantëve. Atje në të ardhmen synohet të bashkohen procedurat e azilit dhe të përshpejtohet procesi. Por projekti shoqërohet nga shumë kritika.

Procedura të përshpejtuara azili, të gjitha nën një çati të madhe. Kjo është e thënë në mënyrë të thjeshtëzuar ideja e të ashtuquajturave qendra të transferimit të migrantëve, të njohura edhe si qendra “Anker”. Deri 1500 refugjatë do të strehohen në një qendër të tillë. Dhe do të qendrojnë atje, sa të mësojnë se ç’do të ndodhë më tej me ta.
Po të jepet përgjigje pozitive për kërkesën për azil, azilkërkuesi do të dërgohet si deri tani në ndonjë komunë. Por kur kërkesa për azil refuzohet, dëbimi do të bëhet drejtpërdrejt nga qendra e transferimit të migrantëve. Në secilën nga shtatë qendrat në Bavari, të cilat janë hapur që prej një gushtit, do të ketë edhe përfaqësi të Zyrës së Të Huajve të Landit, të Zyrës Federale të Migrimit dhe të Refugjatëve (BAMF), të Agjencisë Federale të Punës dhe të Gjykatave Administrative, u shpreh para shtypit ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann (CSU).
Faza e testimit për qendrat Anker (koncepti përbëhet nga gërmat e para të fjalëve Ankunft (= mbërritje), Entscheidung (= vendim) dhe Rückführung (= riatdhesim) do të zgjasë rreth një gjysmë viti, pastaj do të bëhen vlerësimet e para për ecurinë. Vetëm pas kësaj është e detyruar qeveria gjermane që të krijojë një bazë ligjore dhe do të kishte nevojë për këtë mbështetjen e landeve.
A i përgjigjen këto qendra premtimit?
Një synim i deklaruar i qendrave të transferimit të migrantëve është përshpejtimi i vendimeve për azilin. Por nëse kjo do të funksionojë në praktikë, për këtë Werner Schiffauer dyshon. Ai është Kryetar i Kryesisë së Këshillit të Migrimit.
“Në raste të qarta, para së gjithash të sirianëve, që vijnë drejtpërdrejt nga zonat e luftës, procedurat do të përshpejtohen me siguri. Por ajo që nuk do të ndryshojë thuajse fare janë rastet e vështira, për shembull të refugjatëve nga Afganistani, të cilët janë arratisur pjesërisht për herë të dytë”.
Përpunimi i kërkesave të tyre do të marrë në të ardhmen po kaq kohë sa tani, druhet ai. “Këtë e tregon përvoja në Manching dhe në Bamberg”. Në të dyja kampet bavareze të pranimit që tani janë strehuar mbi 1000 vetë. Njerëz rrinë ngjitur me njëri-tjetrin pa punë dhe pa perspektivë – dhe që janë të izoluar në një masë të konsiderueshme nga bota e jashtme. Pikërisht këtë situatë e kritikojnë organizatat e refugjatëve.
“Dhjetë përqind e banorëve në Manching ndodhen atje që prej 18 muajsh”, kritikon Këshilli Bavarez për Refugjatët në një deklaratë për shtypin. Njerëzit vuajnë në këto kampe të mëdha, sipas deklaratës, ndër të tjera nga “ndalimi për të punuar, detyrimi për të ndenjur në kamp, heqja e mundësisë për para në dorë, mungesa e kurseve të gjermanishtes dhe mungesa e mësimit në shkolla”, thuhet më tej.
Sipas fjalëve të Horst Seehofer (CSU) në fakt askush nuk duhet të rrijë më shumë se 18 muaj në këto qendra. “Koha e qendrimit është përcaktuar: për familjet gjashtë muaj, për gjithë të tjerët 18 muaj”, u shpreh ministri Federal i Brendshëm në maj, në një fjalim para Bundestagut.
Nismë kundërproduktive?
“Qendrat e transferimit të refugjatëve i shërbejnë frikësimit, kjo është shumë e qartë. Me to synohet që refugjatëve t’u jepet sinjali se këtu nuk janë të mirëpritur”. Kjo ndoshta edhe mund të funksionojë, po do të ecte në kurriz të integrimit. Sepse kushtet e rënduara në një qendër refugjatësh – si për shembull detyrimi për të banuar aty – mund të jenë një faktor traumatizues shtesë për refugjatët.
Në përgjithësi koncepti i qendrave të refugjatëve ka pjesërisht një karakter simbolik politik, mendon Schiffauer. “Synohet që shoqërisë së shumicës t’i dërgohet sinjali: ‘ne po bëjmë diçka, do ta vëmë të gjithë gjendjen nën kontroll’.”
Nga ana tjetër, mund të pritet që banorët të përpiqen t’i shpëtojnë jetës në kamp. Përvoja të tilla ka në Zvicër, ku ekzistojnë institucione të ngjashme. Dhe përfundime deziluzionuese. “Gjysma e atyre që duhet të dëbohet thjesht janë fshehur dhe rrijnë ilegalisht në Zvicër ose në shtetet fqinjë”, thotë Schiffauer.
Njëkohësisht, e shoqëruar nga protesta publike, qeveria e Landit të Bavarisë themeloi të premten (27.07) një Zyrë vetjake të Landit për Azil dhe Riatdhesim. Synimi kryesor i kësaj zyre do të jetë kthimi më i shpejtë dhe rigoroz i azilkërkuesve të refuzuar. Por njëkohësisht kryeministri bavarez Söder premtoi një “balancë më të mirë” midis kryerësve të veprave penale dhe atyre që duan të integrohen. Kur këta të fundit tregojnë “gatishmëri për integrim” do të kenë mundësinë që të bëjnë një kualifikim ose të kërkojnë një punë

The post Bavari/Qendrat për refugjatët: fillim i një projekti të diskutueshëm appeared first on 55 News.

]]>