punesime Archives - 55 News https://55news.al/tag/punesime/ Mon, 04 May 2020 17:32:23 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png punesime Archives - 55 News https://55news.al/tag/punesime/ 32 32 22% e të punësuarve në bizneset e familjes/ Covid-19 i lë pa të ardhura https://55news.al/aktualitet/22-e-te-punesuarve-ne-bizneset-e-familjes-covid-19-i-le-pa-te-ardhura/ Mon, 04 May 2020 17:32:23 +0000 https://new.55news.al/?p=159280 Në vitin 2019, 22% e të punësuarve punonin pa pagesë në biznesin e familjes sipas INSTAT. Nëse ata nuk kanë qenë të regjistruar në sigurime, kriza e shkaktuar nga Covid-19 rrezikon t’I lërë ata pa të ardhura, pasi nuk përfitojnë nga skemat e ndihmës financiare. INSTAT ka publikuar të dhënat për tregun e punës për […]

The post 22% e të punësuarve në bizneset e familjes/ Covid-19 i lë pa të ardhura appeared first on 55 News.

]]>
Në vitin 2019, 22% e të punësuarve punonin pa pagesë në biznesin e familjes sipas INSTAT. Nëse ata nuk kanë qenë të regjistruar në sigurime, kriza e shkaktuar nga Covid-19 rrezikon t’I lërë ata pa të ardhura, pasi nuk përfitojnë nga skemat e ndihmës financiare.

INSTAT ka publikuar të dhënat për tregun e punës për vitin 2019.

Bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës, gjatë vitit 2019, numri i personave në forcën e punës është 1.430 mijë persona. Femrat përbëjnë 44,4 % të forcës së punës dhe meshkujt 55,6 %. Të punësuar janë 1.266 mijë persona, ku femrat përbëjnë 44,5 % të të punësuarve dhe meshkujt 55,5 %. Numri i të papunëve vlerësohet të jetë 165 mijë persona, ndër të cilët 44,0 % janë femra dhe 56,0 % janë meshkuj.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 69,6 %. Për meshkujt e moshës 15-64 vjeç shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 16,0 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.

 Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,2 %. Shkalla e punësimit për femrat është 54,4 % dhe për meshkujt 68,2 %. Hendeku gjinor në punësim për këtë grup-moshë është 13,8 pikë përqindje.

Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 43,5 % dhe 36,4 % të të punësuarve gjithsej. Në vitin 2019, rezulton se 45,7 % e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 32,3 % janë të vetë-punësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 22,0 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Shkalla zyrtare e papunësisë në vitin 2019, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,5 % dhe shënon një ulje me 0,8 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2018. Për meshkujt, shkalla e papunësisë është 0,2 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.

Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 27,2 % (27,8 % për meshkujt dhe 26,3 % për femrat). Krahasuar me vitin pararendës, shkalla e papunësisë së të rinjve ka rënë me 1,1 pikë përqindje.

Në vitin 2019, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk janë duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 28,9 % të të rinjve gjithsej.

Në grupin e të rinjve që nuk janë të punësuar dhe nuk janë as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional, 36,5 % klasifikohen si të papunë. Pjesa tjetër, janë jashtë tregut të punës për arsye se janë ose të dekurajuar (12,7 %), ose duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (18,1 %), ose për arsye të tjera (32,7 %)./Monitor

The post 22% e të punësuarve në bizneset e familjes/ Covid-19 i lë pa të ardhura appeared first on 55 News.

]]>
Shkeljet në punësime, 486 ankesa në 9 muaj https://55news.al/aktualitet/shkeljet-ne-punesime-486-ankesa-ne-9-muaj/ Wed, 31 Oct 2018 17:57:57 +0000 https://new.55news.al/?p=63098 Sektori i shërbimeve mbetet më problematiku sa i takon informalitetit. Gjatë prezantimit të raportit 9 mujor të kreut të inspektoratit të punës Arben Seferi, në komisionin parlamentar të punës çështjeve sociale dhe shëndetësinë rezulton se numri më i lartë i ankesave ka qenë nga sektori i shërbimit privat të sigurisë fizike për mosrespektim të nivelit […]

The post Shkeljet në punësime, 486 ankesa në 9 muaj appeared first on 55 News.

]]>
Sektori i shërbimeve mbetet më problematiku sa i takon informalitetit. Gjatë prezantimit të raportit 9 mujor të kreut të inspektoratit të punës Arben Seferi, në komisionin parlamentar të punës çështjeve sociale dhe shëndetësinë rezulton se numri më i lartë i ankesave ka qenë nga sektori i shërbimit privat të sigurisë fizike për mosrespektim të nivelit të pagës minimale .

486 ankesa janë regjistruar gjatë kësaj periudhe dhe janë inspektuar vetëm 154 subjekte. Një ndër arsyet e inspektimeve të ulta është edhe mungesa e kapaciteteve të inspektoriatit i cili ka vetëm 98 inspektor në terren dhe arrin të inspektoj vetëm 6 % të bizneseve aktive.

Në një kohë që ankesat nga punonjësit e shërbimit privat të sigurisë fizike janë në rritje ende nuk është vendosur asnjë gjobë nga inspektoriati. Masa e gjobës varion deri në 50% të pagës minimale, kjo masë, për kreun e këtij institucioni nuk është vendosur për arsye të ndërgjegjësimit pa penalitete që rrezikojnë mbylljen e biznesit.

The post Shkeljet në punësime, 486 ankesa në 9 muaj appeared first on 55 News.

]]>