qarkullim Archives - 55 News https://55news.al/tag/qarkullim/ Tue, 23 Oct 2018 15:18:56 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png qarkullim Archives - 55 News https://55news.al/tag/qarkullim/ 32 32 Euro zbret nën 125 lekë, për herë të parë që nga qershori, ka pak lekë dhe shumë euro në qarkullim https://55news.al/aktualitet/euro-zbret-nen-125-leke-per-here-te-pare-qe-nga-qershori-ka-pak-leke-dhe-shume-euro-ne-qarkullim/ Tue, 23 Oct 2018 15:18:56 +0000 https://new.55news.al/?p=60487 Monedha e përbashkët ka vijuar rënien e fortë të saj edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.83 lekë, 0.21 lekë më pak se një ditë më parë, duke rënë nën kuotën e 125 lekëve për herë të parë që nga muaji qershor. Ndërsa […]

The post Euro zbret nën 125 lekë, për herë të parë që nga qershori, ka pak lekë dhe shumë euro në qarkullim appeared first on 55 News.

]]>
Monedha e përbashkët ka vijuar rënien e fortë të saj edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.83 lekë, 0.21 lekë më pak se një ditë më parë, duke rënë nën kuotën e 125 lekëve për herë të parë që nga muaji qershor.

Ndërsa ditën e djeshme rënia e euros u shpjegua me ditën e fundit të sigurimeve (bizneset që kanë të arhdura në euro thyejnë valutën për të paguar sigurimet) si dhe me rënien e euros në bursat ndërkombëtare, të dy këta faktorë nuk janë të pranishëm sot. Euro e ka rimarrë pak veten në bursa ditën e sotme, pasi ka kaluar ankthi që solli në tregje zhvlerësimi i renditjes së Italisë nga Moody’s.

Megjithatë aktorët e tregut pohojnë se efektet e ditës së djeshme për pagesat e sigurimeve kanë vijuar të ndihen edhe sot në tregun e brendshëm dhe rikuperimi mund të zgjasë dy apo tre ditë. Por faktori kryesor që ata cilësojnë që po ndikon në dobësimin e monedhës së përbashkët lidhet me volumet e ulëta të qarkullimit të monedhës vendase. Nga ana tjetër ka një ofertë të shtuar për valutë, duke ushtruar presion në këtë mënyrë mbi monedhën e përbashkët.

Sipas një artikulli të djeshë të Monitor. dy janë arsyet kryesore të kësaj tendence.

E para është valuta informale që hyn në tregun shqiptar, që është shtuar që mëse një vit më parë, kur kanabisi u mboll masivisht, dhe një pjesë e valutës hyri në tregun e brendshme. Goditjet e fundit të policisë treguan se krimi i organizuar ka kaluar në një nivel tjetër, përmes përpunimit të drogave më të forta (rasti i kapjes së punishtes së përpunimit të heroinës në Has).

Së dyti, në tetor, emetimi i eurobondit 500 milionë euro nga qeveria shqiptare po ndikon në zhvlerësimin e euros. Në dy ditët pas emetimit të eurobondit në javën e parë të tetorit, euro u zhvlerësua me gati 0.7 pikë përkundrejt lekut. Sipas ekspertëve bankarë, shumë individë që kanë dashur të investojnë, kanë mbajtur një pozicion të hapur, dhe pas realizimit të Eurobondit, po kthejnë fondet e tyre në euro në monedhën vendase, apo po shikojnë alternativa të tjera investimi, siç është blerja e bonove të thesarit dhe kjo pritej të kishte një ndikim gradual në kursin e këmbimit në favor të lekut. Për më tepër, qeveria një pjesë të borxhit të marrë në euro do ta përdorë në tregun e brendshëm për të kryer shpenzime në lekë.

Euro po këmbehet aktualisht në nivelet më të ulëta që nga fillimi i qershorit, përpara se Banka e Shqipërisë të fillonte një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në tregun e brendshëm, ku ajo bleu më shumë se 100 milionë euro në treg për një periudhë të shkurtër kohore, për të frenuar rënien e euros, që në 5 qershor arriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet.

The post Euro zbret nën 125 lekë, për herë të parë që nga qershori, ka pak lekë dhe shumë euro në qarkullim appeared first on 55 News.

]]>
Euro hyn në trendin rënës; Nuk ka lekë në qarkullim https://55news.al/aktualitet/euro-hyn-ne-trendin-renes-nuk-ka-leke-ne-qarkullim/ Tue, 09 Oct 2018 14:21:08 +0000 https://new.55news.al/?p=56374 Monedha e përbashkët europiane ka shënuar ditën e shtatë radhazi me rënie në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 125.44 lekë, rreth 0.08 pikë më pak se një ditë më parë, duke hyrë kështu në një trend rënës. Sipas ekspertëve kryesor të tregut të këmbimit valutor, […]

The post Euro hyn në trendin rënës; Nuk ka lekë në qarkullim appeared first on 55 News.

]]>
Monedha e përbashkët europiane ka shënuar ditën e shtatë radhazi me rënie në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 125.44 lekë, rreth 0.08 pikë më pak se një ditë më parë, duke hyrë kështu në një trend rënës.

Sipas ekspertëve kryesor të tregut të këmbimit valutor, arsyeja kryesore e zhvlerësimit të euros në tregun vendas janë vëllimet shumë të ulëta tregtare gjatë këtij muaji. Ata argumentojnë se për shkak të qarkullimit të ulët të monedhës vendase në treg, leku është bërë më i shtrenjtë në raport me euron. Sipas aktorëve kryesor të tregut, muaji tetor njihet si një muaj i vdekur për tregtinë, ku në përgjithësi bizneset shënojnë qarkullimin minimum të gjithë vitit.

Gjithashtu edhe Banka e Shqipërisë nuk ka qenë më e pranishme në tregun vendas. Në fillim të qershorit Banka nisi ndërhyrjen e jashtëzakonshme në tregun vendas për të tërhequr tepricat në valutë nga tregu. Me 5 qershor euro kapi nivelin më të ulët të këmbimit në 10 vite, duke u tregtuar me 124.1 lekë. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë arritën të stabilizonin kursin e këmbimit valutor. Për tremujorin e dytë, Banka e Shqipërisë bleu nga tregu 108.8 milionë euro.

Megjithatë, përveç qarkullimit të ulët të lekut dhe lënien e tregut të lirë nga BSH, ekspertët shtojnë se në zhvlerësimin e lekut ndikim psikologjik kishte edhe emetimi i Eurobondit nga qeveria.

Sipas bankave të nivelit të dytë në vend shumë investitorë ishin në pozicion të hapur për të investuar në Eurobond, dhe një pjesë e tyre pas emetimit kanë konvertuar fondet nga valuta në lekë.

Monedha e gjelbër e ka nisur javën e stabilizuar në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer me 109.36 lekë, rreth 0.08 pikë më shumë se një ditë më parë.

The post Euro hyn në trendin rënës; Nuk ka lekë në qarkullim appeared first on 55 News.

]]>
Nuk ka qarkullim të lekut, euro zbret në nivelin më të ulët që nga gushti https://55news.al/aktualitet/nuk-ka-qarkullim-te-lekut-euro-zbret-ne-nivelin-me-te-ulet-qe-nga-gushti/ Tue, 02 Oct 2018 13:23:00 +0000 https://new.55news.al/?p=54254 Monedha e përbashkët europiane është këmbyer në tregun vendas në nivelin e 125.9 lekë, me një rënie prej 0.3 pikë në krahasim me një ditë më parë. Euro ka prekur nivelin më të ulët që prej fundit të muajit gusht. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, monedha e përbashkët europiane është kthyer në normalitet, pasi pati […]

The post Nuk ka qarkullim të lekut, euro zbret në nivelin më të ulët që nga gushti appeared first on 55 News.

]]>
Monedha e përbashkët europiane është këmbyer në tregun vendas në nivelin e 125.9 lekë, me një rënie prej 0.3 pikë në krahasim me një ditë më parë. Euro ka prekur nivelin më të ulët që prej fundit të muajit gusht. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, monedha e përbashkët europiane është kthyer në normalitet, pasi pati një lloj forcimi të lehtë të monedhave me përfundimin e efekteve sezonale.

“Këtë fundjavë është ndjerë një lloj dobësimi, niveli i këmbimit ka tendencën që të shkojë aty ku ka qenë,-argumentojnë ekspertët e tregut. Sipas tyre arsyeja kryesore e forcimit të monedhës vendase është qarkullimi i ulët në tregti. Muajt tetor dhe nëntor, si dhe muaji shkurt, njihen në tregti “si muaj të vdekur” duke qenë se qarkullimi prek minimumin vjetor.

Konsumi në këto muaj është më i ulët.

Aktualisht kursi i këmbimit është në gjendje të lirë, i përcaktuar nga shitjet dhe blerjet në tregun e lirë dhe ekspertët e këmbimit valutor shtojnë se Bankës së Shqipërisë i intereson që kursi i këmbimit të mos jetë i ndikuar nga faktorë të tjerëve, veçse shitjes dhe blerjes reale.

Banka e Shqipërisë deklaroi se do të ndërhynte në tregun e këmbimit valutor duke tërhequr valutë nga tregu në fillim të qershorit, kur euro filloi të zhvlerësohej me shpejtësi duke prekur nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit.

Ndryshe nga euro, monedha e gjelbër është forcuar në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot në tregun vendas në nivelin e 109.28 lekëve, apo rreth 0.6 pikë më shumë se një ditë më parë.

 

The post Nuk ka qarkullim të lekut, euro zbret në nivelin më të ulët që nga gushti appeared first on 55 News.

]]>
Taksa e qarkullimit, tatimet mbledhin 4.2 miliardë lekë më pak, mungojnë 33 mln eurot e ARMO-s https://55news.al/aktualitet/taksa-e-qarkullimit-tatimet-mbledhin-4-2-miliarde-leke-me-pak-mungojne-33-mln-euro-nga-armo/ Wed, 09 May 2018 07:31:40 +0000 https://new.55news.al/?p=13786 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) kishte planifikuar të grumbullonte gjatë vitit të kaluar 19.3 miliardë lekë nga taksa e qarkullimit mbi karburantet (rreth 150 mln euro), por në të vërtetë ka arkëtuar 15.1 miliardë lekë (rreth 116 milionë euro) ose 21 për qind më pak, apo 4.2 miliardë lekë më pak në vlerë absolute. […]

The post Taksa e qarkullimit, tatimet mbledhin 4.2 miliardë lekë më pak, mungojnë 33 mln eurot e ARMO-s appeared first on 55 News.

]]>
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) kishte planifikuar të grumbullonte gjatë vitit të kaluar 19.3 miliardë lekë nga taksa e qarkullimit mbi karburantet (rreth 150 mln euro), por në të vërtetë ka arkëtuar 15.1 miliardë lekë (rreth 116 milionë euro) ose 21 për qind më pak, apo 4.2 miliardë lekë më pak në vlerë absolute. Diferenca përkon me detyrimin e taksës së qarkullimit prej rreth 4.3 miliardë lekësh, që krijoi kompania IRTC, e cila shfrytëzoi rafinerinë e naftës ARMO në vitin 2017. Pak kohë më parë Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erion Brace publikoi një shkresë të tatimeve në të cilën specifikohej borxhi tatimor i kompanisë IRTC, që shfrytëzoi gjatë vitit 2017 rafinerinë ARMO-s, ku vetëm për taksën e qarkullimit detyrimi ishte 4,3 miliardë lekë. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave kanë bërë të ditur se në vitin 2017, importet e karburanteve ranë me 21% në 400 mijë ton, ose rreth 100 mjë tonë naftë më pak se viti i mëparshëm, teksa nafta vendase, e prodhuar nga ARMO zuri gati 30% të tregut. DPT ka publikuar të dhëna të detajuara për përformancën e tatimeve, taksave dhe tarifave për vitin 2017, prej të cilave shihet se të ardhurat nga taksa e qarkullimit janë të katërtat në listë për nga pesha që zënë në të ardhurat tatimore. Struktura e të ardhurave tatimore tregon se, TVSH-ja vazhdon të jetë kontribuesi kryesor në të hyrat publike me 34% të të ardhurave tatimore, Tatimi mbi të ardhurat personale përbën 22 % të të ardhurave tatimore, Tatimi mbi fitimin zë 22 % të të ardhurave tatimore dhe Taksa e qarkullimit mbi karburantin zë 10% të të ardhurave tatimore. Të ardhurat e nga taksa e qarkullimit do të kishin një peshë edhe më të madhe në të ardhurat tatimore nëse, ARMO do të paguante detyrimin për këtë tatim. Një muaj më parë opinioni publik u përfshi në debatin se barra fiskale me destinacion mirëmbajtjen e rrugëve ishte e lartë, teksa qeveria po tenton të vjelë taksa direkte në rrugët kombëtare, duke nisur me rrugën e Kombit. Grupet e interesit llogaritën se taksa e nga qarkullimi ishte katër herët më e lartë se shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, teksa qeveria dhe përfaqësuesit e saj kundërshtuan këtë konkluzion. Mirëpo të dhënat zyrtare të tatimeve tregojnë se në vitin 2017 u grumbulluan 15.1 miliardë lekë të ardhura nga taksa e qarkullimit. Nëse ARMO do të paguante taksen ne fjale, të ardhurat do të ishin 19.4 miliardë lekë.

Ndërkohë fondet që akordoi buxheti i shtetit për mirëmbajtjen e rrugëve në vend vitin e kaluar, duke përfshirë edhe Rrugën e Kombit ishin rreth 3 miliardë lekë ose 22 milionë euro. Kjo shumë është 5 herë më e ulët se të ardhurat e taksës nga qarkullimi.
Të ardhurat nga taksa e qarkullimit më 2017 ishin 112 milionë euro.  Kjo shumë është e barabartë me fondin që qeveria pritet të vërë në dispozicion për mirëmbajtjen e rrugëve të paktën në 4 vitet në vijim.
Tatimi që parimisht ka për destinacion mirëmbajtjen e rrugëve dhe që paguhet nga përdoruesit e automjeteve te çmimi i karburantit kalon disa fish nevojat e mirëmbajtjes që kërkon infrastruktura rrugore.
Shqipëria ka nivelin e taksimit më të lartë në rajon për naftën, për rrjedhojë vendi ka edhe e çmimin më të lartë të produktit në tregjet e pakicës.

The post Taksa e qarkullimit, tatimet mbledhin 4.2 miliardë lekë më pak, mungojnë 33 mln eurot e ARMO-s appeared first on 55 News.

]]>