qendrat Archives - 55 News https://55news.al/tag/qendrat/ Tue, 06 Nov 2018 13:48:36 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png qendrat Archives - 55 News https://55news.al/tag/qendrat/ 32 32 Çelen qendrat e votimit në SHBA https://55news.al/globi/celen-qendrat-e-votimit-ne-shba/ Tue, 06 Nov 2018 13:48:36 +0000 https://new.55news.al/?p=64798 Një elektorat amerikan i ndarë prerazi po voton sot për të zgjedhur Kongresin e ri dhe për të dhënë gjykimin e tyre për punën e Presidentit Donald Trump. Rezultati mund të ndryshojë balancën e pushtetit në Uashington dhe dy vitet e ardhshme të presidencës Trump. Sot amerikanët zgjedhin të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve […]

The post Çelen qendrat e votimit në SHBA appeared first on 55 News.

]]>
Një elektorat amerikan i ndarë prerazi po voton sot për të zgjedhur Kongresin e ri dhe për të dhënë gjykimin e tyre për punën e Presidentit Donald Trump. Rezultati mund të ndryshojë balancën e pushtetit në Uashington dhe dy vitet e ardhshme të presidencës Trump.

Sot amerikanët zgjedhin të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve (435 ligjvënës), 35 nga 100 anëtarët e Senatit, si dhe 36 nga 50 guvernatorët e shteteve amerikane.

Anketimet dhe analistët sugjerojnë se demokratët në opozitë kanë avantazhin në betejën për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

The post Çelen qendrat e votimit në SHBA appeared first on 55 News.

]]>
Vjenë: Qendrat e pranimit të migrantëve sërish në agjendën e BE https://55news.al/globi/vjene-qendrat-e-pranimit-te-migranteve-serish-ne-agjenden-e-be/ Fri, 14 Sep 2018 07:30:33 +0000 https://new.55news.al/?p=49040 Në takimin e ministrave të brendshëm të BE në Vjenë morën pjesë edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor e shteteve afrikano-veriore. Fokusi ishte bashkëpunimi i policisë, migracioni dhe mbrojtja e kufijve. Këshilli i ministrave të BE-së dhe përfaqëesuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor ranë dakord në Vjenë (13.09) për zgjerimin e marrëveshjes së Prüm-it. […]

The post Vjenë: Qendrat e pranimit të migrantëve sërish në agjendën e BE appeared first on 55 News.

]]>
Në takimin e ministrave të brendshëm të BE në Vjenë morën pjesë edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor e shteteve afrikano-veriore. Fokusi ishte bashkëpunimi i policisë, migracioni dhe mbrojtja e kufijve.

Këshilli i ministrave të BE-së dhe përfaqëesuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor ranë dakord në Vjenë (13.09) për zgjerimin e marrëveshjes së Prüm-it. Në këtë marrëveshje bëhet fjalër për automatizimin e shkëmbimit të të dhënave mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Konkretisht kjo ka të bëjë me gjurmët e gishtrinjve dhe të dhënat për ADN-në, si dhe të dhënat për regjistrimin e automjeteve, vuri në dukje ministri Brendshëm austriak Herbert Kickl (FPÖ) në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun shqiptar Fatmir Xhafaj. Ky do të ishte një “impuls i vërtetë cilësie” në bashkëpunimin policor dhe sigurinë në të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Marrëveshja e Prüm-it u nënshkrua në vitin 2005 nga Austria, vendet e Belenux-it, Gjermania, Franca dhe Spanja. Që nga vera 2007 kjo marrëveshje është integruar si kuadër ligjor në BE. Ajo rregullon bashkëpunimin ndërkufitar midis shteteve nënshkruese me qëllim luftimin e terrorizmit dhe kriminalitetin ndërkufitar.

Ministrat e brendshëm të BE-së u takuan në Vjenë në kuadër të presidencës së radhës në BE që e mbulon Austria këtë gjashtëmujor. Gjatë ditës së parë të konferencës ishin pjesëmarrës edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndër të premten (14.09) marrin pjesë përfaqësues nga vendet afrikano-veriore. Fokusi është përqendruar në bashkëpunimin e policisë, azili, migracioni dhe mbrojtja e kufijve.

Aspak temë rrugët legale për migracionin

Në fillim të konferencës ministri Brendshëm i Austrisë reagoi ndaj fjalimit vjetor të presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker lidhur me gjendjen në BE. Ky i fundit i bëri thirrje presidencës austriake në BE, që të përpunojë zgjidhje me qendrueshmëri për të ardhmen dhe politika për rrugë legale të migracionit. „Ne mund të flasim për këtë, pasi përpjekjet për luftimin e migracionit ilegal të kenë sukses”, tha ministri austriak. Një herë ka ndodhur me programin e BE-së për shpërndarjen e emigrantëve, kur BE-ja u përpoq “të udhëzojë diçka, që askush nuk e donte”, tha Kickl.

Kontrollet kufitare mbeten

EKickl hodhi poshtë edhe kërkesën e komisarit të BE-së për Migracionin Dimitris Avramopoulos, i cili në një intervistë u drejtohej atyre vendeve, që ndërkohë aplikojnë sërish kontrollet kufitare në hapësirën Shengen, për t’i shfuqizuar këto rregulla sa më shpejt. Austria do t’i vazhdojë kontrollet në kufi për aq kohë, sa një mbrojtje e kufijve të jashtëm “të mos jetë vetëm në letër, por faktike”. Shfuqizimi i kontrolleve kufitare të vendosura në vitin 2015 do të bëhet vetëm pasi të funksionojë vërtetë mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së. Ai nuk mund t’i injorojë nevojat e popullsisë për siguri dhe kontrolle, tha Kickl.

Ministri i Brendshëm austriak ishte i të njëjtit mendim me Komisionin e BE-së lidhur me planet për përfrocimin e agjencisë së mbrojtjes kufitare Frontex dhe rritjen e numrit të nëpunësve kufitarë. Edhe agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufijve duhet të zgjerohet, për të mbështetur vendet e BE-së në procesin e azilit. Emigrantët ilegalë duhet të mund të dëbohen më shpejt.

Qendra për pranimin e të kthyerve në Shqipëri?

Në Vjenë të enjten, sipas Kickl, ka pasur edhe bisedime diskrete me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për krijimin e qendrave të pranimit të refugjatëve të kthyer refuzuar nga vendet e BE-së. Që Shqipëria është në fokus, këtë Kickl nuk donte ta konfirmonte. „Ne nuk duam debate në opnionin publik, përpara se jenë pjekur kushtet”, deklaroi i rezervuar dhe pa të dhëna konkrete ministri austriak. Edhe homologu i tij shqiptar Fatmir ishte i kursyer në informacion. „Shqipëria aktualisht është e konfrontuar me një numër gjithnjë e më të lartë migrantësh dhe ne me kënaqësi e pranojmë mbështetjen e BE-së, në mënyrë që Shqipëria të mund ta menaxhoj më mirë situatën”, u shpreh Xhafaj në Vjenë. Me “qendra të pranimit të të kthyerve” jashtë BE-së synohet, që të arratisurit, të cilët kanë një përgjigje përfundimtare për azilin e refuzuar në BE, të kthehen në një vend të tretë përpara se të dërgohen në vendin e origjinës. Shtetet që janë të gatshme për këto “qendra të pranimit të të kthyerve” mund të marrin ndihma si edhe mbështetje nga punonjësit e truprojës kufitare të BE-së.

Ministri i Brendshëm austriak e theksoi disa herë, që vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë dëshmuar shumë herë kontributin e tyre efikas në zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e kufijve, azilit dhe migracionit dhe se marrëveshja e nënshkruar tani do të shërbejë për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Ministri shqiptar e cilësoi gjithashtu Austrinë si një partnere të rëndësishëme, që jep një kontribut të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor për përhapjen e normave demokratike.

The post Vjenë: Qendrat e pranimit të migrantëve sërish në agjendën e BE appeared first on 55 News.

]]>
Fakte dhe pyetje per qendrat e reja te migrantëve https://55news.al/globi/fakte-dhe-pyetje-per-qendrat-e-reja-te-migranteve/ Wed, 08 Aug 2018 14:14:09 +0000 https://new.55news.al/?p=41146 Qendrat e transferimit të migrantëve synohet të përqendrojnë dhe përshpejtojnë procedurat e azilimit të refugjatëve, por ekspertët e shohin në mënyrë kritike testin në Bavari. Ai që vjen si azilkërkues në Gjermani duhet të regjistrohet në një instancë shtetërore, në mënyrë që të nisë një procedurë azilimi. Kjo mund të jetë policia në kufi, Zyra […]

The post Fakte dhe pyetje per qendrat e reja te migrantëve appeared first on 55 News.

]]>
Qendrat e transferimit të migrantëve synohet të përqendrojnë dhe përshpejtojnë procedurat e azilimit të refugjatëve, por ekspertët e shohin në mënyrë kritike testin në Bavari.

Ai që vjen si azilkërkues në Gjermani duhet të regjistrohet në një instancë shtetërore, në mënyrë që të nisë një procedurë azilimi. Kjo mund të jetë policia në kufi, Zyra e të Huajve, një institucion pritës ose një e ashtuquajtur qendër mbërritjeje. Pas regjistrimit, azilkërkuesve u caktojnë një strehim, në të cilin qendrojnë për aq kohë sa zgjat procedura.

Heidelbergu nuk do të kthehet në qendër të transferimit të refugjatëve (Ankerzentrum)

Markus Rothfuß drejton qendrën e mbërritjes “Patrick-Henry-Village” në Heidelberg. Në kazermën e përshtatur amerikane aktualisht jetojnë 1500 vetë, të cilët regjistrohen atje, kontrollohen në pikëpamje shëndetësore, paraqesin kërkesën për procedurën e azilit dhe jetojnë atje për pjesën e parë të procedurës së tyre. Deri 600 vetë mund të jetojnë këtu çdo ditë. Ekziston një kopsht dhe një stacion i vogël policor. Banorët lejohen të largohen në çdo kohë nga territori. Qendra e Heidelbergut konsiderohet për shkak të strukturave të saj të shtrira shpesh si projekt model – megjithatë operatori, Landi i Baden-Vyrtembergut, nuk ka pranuar që të marrë pjesë në fazën e testit të qendrave të transferimit të migrantëve.

Çfarë synohet të ndryshojë me qendrat e reja?

“E”-ja dhe “R”-ja në “Anker” (në gjermanisht fjala “Ankerzentrum” e krijuar nga Ankunft = mbërritje, Kommunale=shpërndarje në komuna, Entscheidung = vendimmmarrje, Rückführung = riatdhesim) janë ato që e bëjnë dallimin: vendimi dhe riatdhesimi. Në qendrat e reja procedura e azilit duhet të zhvillohet deri në fund. Azilkërkuesit duhet të qëndrojnë gjatë gjithë kohës në këtë qendër. Meqenëse e gjithë procedura zgjat, qëndrimet në këto qendra mendohet që mund të zgjasin deri dy vjet.

Jeta në kamp: kritikë e ekspertëve

Studiuesit e migrimit të Universitetit në Göttingen kanë hulumtuar pasojat e mundshme që mund të kenë këto qendra të reja. Pyetjet që shtruan ata qenë: çfarë do të thotë të jetosh në një qendër të përbashkët? Cila është dinamika midis banorëve? Cilat probleme mund të shmangen dhe cilat jo? Shkencëtarët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit, për barrën e madhe psikologjike te banorët dhe për mungesën e integrimit. Objektivi për të organizuar procedura më humane dhe vërtet më të shpejta nuk arrihet, thotë Sabine Hess, drejtuese e studimit.

Cilat janë problemet, çfarë u ndryshua?

Që prej vërshimit të refugjatëve në vitin 2015, pjesë të procedurës së azilit në Gjermani janë centralizuar më fort. Ndërkohë ekziston një procedurë digjitale regjistrimi te BAMF, edhe qasja te regjistri qendror i të huajve është digjitale. Më 2015 dhe në 2016 numri i kërkesave për azil qe rritur në mënyrë të konsiderueshme.

Përmes të ashtuquajturit sistem EASY, azilkërkuesit shpërndahen në landet e veçanta: njerëzit mund të përfundojnë pas regjistrimit të parë në një rajon krejt tjetër të Gjermanisë. Vërtet që procedurat administrohen në mënyrë qendrore nga BAMF, por strehimi dhe përkujdesja e refugjatëve dallohet pjesërisht jo vetëm nga landi në land, por edhe midis qarqeve dhe komunave. Deri sot për institucionet e azilit dhe të strehimit nuk ekzistojnë standarde të njësuara në të gjithë Gjermaninë, rregullore dhe procese të harmonizuara. Dhe qendrat e reja bavareze nuk e zgjidhin këtë problem: ekspertët shohin në këtë model një metodë frikësimi, në vend të një përmirësimi të sistemit. Maximiliane Koschyk DW

The post Fakte dhe pyetje per qendrat e reja te migrantëve appeared first on 55 News.

]]>
Bavari/Qendrat për refugjatët: fillim i një projekti të diskutueshëm https://55news.al/globi/bavari-qendrat-per-refugjatet-fillim-i-nje-projekti-te-diskutueshem/ Thu, 02 Aug 2018 07:39:45 +0000 https://new.55news.al/?p=39695 Në 1 gusht në Bavari u hapën shtatë qendra të transferimit të migrantëve. Atje në të ardhmen synohet të bashkohen procedurat e azilit dhe të përshpejtohet procesi. Por projekti shoqërohet nga shumë kritika. Procedura të përshpejtuara azili, të gjitha nën një çati të madhe. Kjo është e thënë në mënyrë të thjeshtëzuar ideja e të […]

The post Bavari/Qendrat për refugjatët: fillim i një projekti të diskutueshëm appeared first on 55 News.

]]>
Në 1 gusht në Bavari u hapën shtatë qendra të transferimit të migrantëve. Atje në të ardhmen synohet të bashkohen procedurat e azilit dhe të përshpejtohet procesi. Por projekti shoqërohet nga shumë kritika.

Procedura të përshpejtuara azili, të gjitha nën një çati të madhe. Kjo është e thënë në mënyrë të thjeshtëzuar ideja e të ashtuquajturave qendra të transferimit të migrantëve, të njohura edhe si qendra “Anker”. Deri 1500 refugjatë do të strehohen në një qendër të tillë. Dhe do të qendrojnë atje, sa të mësojnë se ç’do të ndodhë më tej me ta.
Po të jepet përgjigje pozitive për kërkesën për azil, azilkërkuesi do të dërgohet si deri tani në ndonjë komunë. Por kur kërkesa për azil refuzohet, dëbimi do të bëhet drejtpërdrejt nga qendra e transferimit të migrantëve. Në secilën nga shtatë qendrat në Bavari, të cilat janë hapur që prej një gushtit, do të ketë edhe përfaqësi të Zyrës së Të Huajve të Landit, të Zyrës Federale të Migrimit dhe të Refugjatëve (BAMF), të Agjencisë Federale të Punës dhe të Gjykatave Administrative, u shpreh para shtypit ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann (CSU).
Faza e testimit për qendrat Anker (koncepti përbëhet nga gërmat e para të fjalëve Ankunft (= mbërritje), Entscheidung (= vendim) dhe Rückführung (= riatdhesim) do të zgjasë rreth një gjysmë viti, pastaj do të bëhen vlerësimet e para për ecurinë. Vetëm pas kësaj është e detyruar qeveria gjermane që të krijojë një bazë ligjore dhe do të kishte nevojë për këtë mbështetjen e landeve.
A i përgjigjen këto qendra premtimit?
Një synim i deklaruar i qendrave të transferimit të migrantëve është përshpejtimi i vendimeve për azilin. Por nëse kjo do të funksionojë në praktikë, për këtë Werner Schiffauer dyshon. Ai është Kryetar i Kryesisë së Këshillit të Migrimit.
“Në raste të qarta, para së gjithash të sirianëve, që vijnë drejtpërdrejt nga zonat e luftës, procedurat do të përshpejtohen me siguri. Por ajo që nuk do të ndryshojë thuajse fare janë rastet e vështira, për shembull të refugjatëve nga Afganistani, të cilët janë arratisur pjesërisht për herë të dytë”.
Përpunimi i kërkesave të tyre do të marrë në të ardhmen po kaq kohë sa tani, druhet ai. “Këtë e tregon përvoja në Manching dhe në Bamberg”. Në të dyja kampet bavareze të pranimit që tani janë strehuar mbi 1000 vetë. Njerëz rrinë ngjitur me njëri-tjetrin pa punë dhe pa perspektivë – dhe që janë të izoluar në një masë të konsiderueshme nga bota e jashtme. Pikërisht këtë situatë e kritikojnë organizatat e refugjatëve.
“Dhjetë përqind e banorëve në Manching ndodhen atje që prej 18 muajsh”, kritikon Këshilli Bavarez për Refugjatët në një deklaratë për shtypin. Njerëzit vuajnë në këto kampe të mëdha, sipas deklaratës, ndër të tjera nga “ndalimi për të punuar, detyrimi për të ndenjur në kamp, heqja e mundësisë për para në dorë, mungesa e kurseve të gjermanishtes dhe mungesa e mësimit në shkolla”, thuhet më tej.
Sipas fjalëve të Horst Seehofer (CSU) në fakt askush nuk duhet të rrijë më shumë se 18 muaj në këto qendra. “Koha e qendrimit është përcaktuar: për familjet gjashtë muaj, për gjithë të tjerët 18 muaj”, u shpreh ministri Federal i Brendshëm në maj, në një fjalim para Bundestagut.
Nismë kundërproduktive?
“Qendrat e transferimit të refugjatëve i shërbejnë frikësimit, kjo është shumë e qartë. Me to synohet që refugjatëve t’u jepet sinjali se këtu nuk janë të mirëpritur”. Kjo ndoshta edhe mund të funksionojë, po do të ecte në kurriz të integrimit. Sepse kushtet e rënduara në një qendër refugjatësh – si për shembull detyrimi për të banuar aty – mund të jenë një faktor traumatizues shtesë për refugjatët.
Në përgjithësi koncepti i qendrave të refugjatëve ka pjesërisht një karakter simbolik politik, mendon Schiffauer. “Synohet që shoqërisë së shumicës t’i dërgohet sinjali: ‘ne po bëjmë diçka, do ta vëmë të gjithë gjendjen nën kontroll’.”
Nga ana tjetër, mund të pritet që banorët të përpiqen t’i shpëtojnë jetës në kamp. Përvoja të tilla ka në Zvicër, ku ekzistojnë institucione të ngjashme. Dhe përfundime deziluzionuese. “Gjysma e atyre që duhet të dëbohet thjesht janë fshehur dhe rrijnë ilegalisht në Zvicër ose në shtetet fqinjë”, thotë Schiffauer.
Njëkohësisht, e shoqëruar nga protesta publike, qeveria e Landit të Bavarisë themeloi të premten (27.07) një Zyrë vetjake të Landit për Azil dhe Riatdhesim. Synimi kryesor i kësaj zyre do të jetë kthimi më i shpejtë dhe rigoroz i azilkërkuesve të refuzuar. Por njëkohësisht kryeministri bavarez Söder premtoi një “balancë më të mirë” midis kryerësve të veprave penale dhe atyre që duan të integrohen. Kur këta të fundit tregojnë “gatishmëri për integrim” do të kenë mundësinë që të bëjnë një kualifikim ose të kërkojnë një punë

The post Bavari/Qendrat për refugjatët: fillim i një projekti të diskutueshëm appeared first on 55 News.

]]>