qitje Archives - 55 News https://55news.al/tag/qitje/ Fri, 05 Oct 2018 11:10:05 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png qitje Archives - 55 News https://55news.al/tag/qitje/ 32 32 Qitësi më i mirë i Forcave Komando ekzekutoi grupin e Vis Martinit https://55news.al/aktualitet/qitesi-me-i-mire-i-forcave-komando-ekzekutoi-grupin-e-vis-martinit/ Fri, 05 Oct 2018 11:10:05 +0000 https://new.55news.al/?p=55184 Policia vijon kontrollet në terren për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim për përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e Bllokut, në Tiranë, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Personat e shpallur në kërkim janë Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 […]

The post Qitësi më i mirë i Forcave Komando ekzekutoi grupin e Vis Martinit appeared first on 55 News.

]]>
Policia vijon kontrollet në terren për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim për përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e Bllokut, në Tiranë, në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Personat e shpallur në kërkim janë Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç i cili është dhe efektivi i Forcave Komando.

Ky i fundit mendohet se ka kryer vrasjet. Sipas Vizion Plus, ai është qitësi më i mirë i Forcave Komando.

Gazetari Artan Hoxha thotë se personi që qëlloi mbi grupin e Ervis Martinit është një komando, i cili një ditë më parë ishte në detyrë, ndërsa sot në kërkim.

“Ajo që dihet deri më tani është fakti se në vendin e ngjarjes ka qëlluar një person. Personi që ka hapur zjarr është pjesëtar i Forcave Komando. Po bëhet verifikimi nëse qëlloi me armën e shërbimit apo arma me të cilën qëlloi është e paregjistruar. Bëhet fjalë për një pistoletë Glock, që rezulton të ketë numrin e serisë së fshirë. Arma tjetër e ndodhur në vendngjarje, ajo e viktimës Fabjol Gaxha është një armë me të cilën është qëlluar vetëm një herë. Fisheku i dytë ka mbetur në gojën e pistoletës. Konflikti ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër. Personi që ka qëlluar është pjesëtar i forcave komando. Qitjet e tij ndaj të tjerëve janë të gjitha në kokë dhe në gjoks. 

I vdekuri Fabjol Gaxhaj ka dëmtime në kokë, po ashtu edhe Ervis Martini është goditur në qafë. I plagosuri tjetër Eljon Hato është nga Shkodra vazhdon të jetë në gjendje të rëndë me 1 plumb në kokë. Autori ka qëlluar jo më shumë se 10 herë me pistoletën Glock që ka 19 fishike. 

Ajo që dihet është se qitjet janë bërë nga një dorë e stërvitur, nga një qitës që e ka instikt të shtënën me armë. Prandaj edhe goditjet e tij janë në kokë dhe në gjoks. Komando deri dje ka qenë në shërbim, sot është në kërkim”.

Dy grupet e përfshira në konflikt me armë kanë qenë në dy tavolina të ndryshme brenda në lokalin “Monopol” në zonën e ish-Bllokut. Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda.
Një prej autorëve të shpallur në kërkim, Ervin Mata, ka qenë duke pirë verë në ambientet e “Monopol”, kur në derën e lokalit është shfaqur Fabjol Gaxha, truprojë i Ervis Martinajt. Viktima kishte ngacmuar disa ditë më parë këngëtaren Elvana Gjata, të dashurën e Matës. 

Sapo Gaxha futet brenda në lokal dhe i drejtohet tavolinës ku ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljon (Aleksandër) Hato, Ervin Mata shkëputet me nxitim nga tavolina e tij dhe godet me grushte viktimën.

Menjëherë mes dy tavolinave nis një konflikt fizik, pasi në sherr përfshihen edhe Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo me Ervis Martinajn e Eljon Haton. Në këtë moment regjistrohen edhe të shtenat me armë zjarri. I pari që nxjerr armën dhe hap zjarr është truproja i Ervis Martinit, por kundërpërgjigja e grupit rival është fatale për Fabjol Gaxhën pasi merr një plumb në kokë dhe humb jetën.

Me armë qëllojnë edhe Ervis Martini e Eljon Hato duke e kthyer gjithçka brenda lokalit në “Far West”. Një prej autorëve është larguar me një automjet dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

The post Qitësi më i mirë i Forcave Komando ekzekutoi grupin e Vis Martinit appeared first on 55 News.

]]>