QKUK Archives - 55 News https://55news.al/tag/qkuk/ Mon, 09 Mar 2020 17:01:52 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png QKUK Archives - 55 News https://55news.al/tag/qkuk/ 32 32 Koronavirusi/ 5 persona presin rezultatet në QKUK, tre prej tyre zyrtarë të EULEX’it https://55news.al/aktualitet/koronavirusi-5-persona-presin-rezultatet-ne-qkuk-tre-prej-tyre-zyrtare-te-eulex-it/ Mon, 09 Mar 2020 17:01:52 +0000 https://new.55news.al/?p=149230 Tre persona, zyrtarë të EULEX’it, kanë përfunduar të shtrirë në Klinikën Infektive me dyshimet se janë prekur nga virusi Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirusi. Njëri nga ta ka simptoma të dukshme se është prekur me koronavirus. “Mostrat për pesë pacientë i kemi marrë. Tre janë zyrtarë të EULEX’it në Kosovë. Njëri nga ta ka […]

The post Koronavirusi/ 5 persona presin rezultatet në QKUK, tre prej tyre zyrtarë të EULEX’it appeared first on 55 News.

]]>
Tre persona, zyrtarë të EULEX’it, kanë përfunduar të shtrirë në Klinikën Infektive me dyshimet se janë prekur nga virusi Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirusi. Njëri nga ta ka simptoma të dukshme se është prekur me koronavirus.

“Mostrat për pesë pacientë i kemi marrë. Tre janë zyrtarë të EULEX’it në Kosovë. Njëri nga ta ka simptoma të dukshme, dy të tjerët kanë pasur kontakt të përditshëm me të”, deklarojnë burimet e Express brenda institucioneve të shëndetësisë në vend.

Ndryshe, sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë dy vajza, të cilat dyshohet se mund të jenë prekur nga koronavirusi. Analizat për to pritet të dalin sot gjatë ditës.

Deri më tani në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me koronavirus.

The post Koronavirusi/ 5 persona presin rezultatet në QKUK, tre prej tyre zyrtarë të EULEX’it appeared first on 55 News.

]]>
Koronavirusi/ Tre persona dyshohen të infektuar në Klinikën Infektive, erdhën nga Italia https://55news.al/aktualitet/koronavirusi-tre-persona-dyshohen-te-infektuar-ne-kliniken-infektive-erdhen-nga-italia/ Tue, 25 Feb 2020 15:52:07 +0000 https://new.55news.al/?p=146944 Në Klinikën Infektive në QKUK, gjatë ditës së sotme janë paraqitur 3 raste të dyshuara për koronavirus. Sipas autoriteteve, një shtetas jo kosovar 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali dhe dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia. Rastet janë konfirmuar nga zëdhënësi i QKUK-së, […]

The post Koronavirusi/ Tre persona dyshohen të infektuar në Klinikën Infektive, erdhën nga Italia appeared first on 55 News.

]]>
Në Klinikën Infektive në QKUK, gjatë ditës së sotme janë paraqitur 3 raste të dyshuara për koronavirus.

Sipas autoriteteve, një shtetas jo kosovar 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali dhe dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.

Rastet janë konfirmuar nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për koronavirus. Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali. Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia. Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim”, ka thënë Fazliu.

Nga Klinika Infektive njoftojnë se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara.

Ndërkohë, vetëm gjatë ditës së djeshme në Infektiven e QKUK-së kanë qenë katër pacientë të cilëve u janë bërë analizat rreth dyshimeve se janë prekur nga koronavirusi.

Rezultatet kanë dalë negative.

The post Koronavirusi/ Tre persona dyshohen të infektuar në Klinikën Infektive, erdhën nga Italia appeared first on 55 News.

]]>