racizem Archives - 55 News https://55news.al/tag/racizem/ Thu, 20 Feb 2020 12:22:31 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png racizem Archives - 55 News https://55news.al/tag/racizem/ 32 32 Masakra me 11 viktima në Gjermani, reagon Angela Merkel: Sulmi, i motivuar nga racizmi! https://55news.al/globi/masakra-me-11-viktima-ne-gjermani-reagon-angela-merkel-sulmi-i-motivuar-nga-racizmi/ Thu, 20 Feb 2020 12:22:31 +0000 https://new.55news.al/?p=145953 Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha të enjten se kishte gjurmë të shumta që dëshmojnë se sulmuesi që vrau nëntë persona një natë më parë në qytetin gjerman Hanau, ishte motivuar nga racizmi dhe ekstremizmi i krahut të djathtë, ndërsa theksoi se autoritetet do të bëjnë gjithë çfarë është e mundur për të sqaruar sulmin Një […]

The post Masakra me 11 viktima në Gjermani, reagon Angela Merkel: Sulmi, i motivuar nga racizmi! appeared first on 55 News.

]]>
Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha të enjten se kishte gjurmë të shumta që dëshmojnë se sulmuesi që vrau nëntë persona një natë më parë në qytetin gjerman Hanau, ishte motivuar nga racizmi dhe ekstremizmi i krahut të djathtë, ndërsa theksoi se autoritetet do të bëjnë gjithë çfarë është e mundur për të sqaruar sulmin

Një person i armatosur qëlloi natën e së mërkurës në dy bare ku shërbehet me nargjile në Hanau para se të kthehej në shtëpi dhe sipas policisë, të vriste veten.

Prokurorët federal morën përsipër hetimet për vrasjet në këtë qytet që ndodhet në lindje të Frankfurtit.

“Ka shumë shenja që sulmuesi ka vepruar me motive ekstremiste, raciste dhe nga urrejtja ndaj njerëzve me origjinë tjetër, fe ose paraqitje tjetër”, u tha zonja Merkel gazetarëve të enjten.

“Racizmi është helm, urrejtja është helm dhe ky helm ekziston në shoqëri dhe është shkaktar i shumë krimeve krime,” theksoi ajo.

Disa nga të vrarët janë me origjinë turke, tha zëdhënësi i presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin. “Presim që autoritetet gjermane të ndriçojnë këtë rast. Racizmi është kancer kolektiv”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Policia tha se sulmuesi besohet të ketë kryer vetëvrasje pasi është kthyer në apartamentin e tij ku është gjetur edhe trupi i pajetë i së ëmës.

The post Masakra me 11 viktima në Gjermani, reagon Angela Merkel: Sulmi, i motivuar nga racizmi! appeared first on 55 News.

]]>
Kryeparlamentari Veseli: Mos liberalizimi i vizave – racizëm i skajshëm https://55news.al/bota-shqiptare/kryeparlamentari-veseli-mos-liberalizimi-i-vizave-racizem-i-skajshem/ Wed, 07 Nov 2018 15:55:38 +0000 https://new.55news.al/?p=65256 Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli tha të mërkurën se mos marrja e një vendimi pozitiv në dhjetor nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, do të ishte racizëm i skajshëm. Ai i bëri këto komente pas mbledhjes së kryesisë së parlamentit, një ditë pasi që kancelari austriak, Sebastian Kurz, […]

The post Kryeparlamentari Veseli: Mos liberalizimi i vizave – racizëm i skajshëm appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli tha të mërkurën se mos marrja e një vendimi pozitiv në dhjetor nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, do të ishte racizëm i skajshëm.

Ai i bëri këto komente pas mbledhjes së kryesisë së parlamentit, një ditë pasi që kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se ka ende shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian që janë skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në shtator, Parlamenti Evropian, votoi me shumicë votash në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Votimi në parlament u hapi rrugë bisedimeve me vendet anëtare të Bashkimit Evropian për këtë çështje.

Çështja e liberalizimit të vizave vazhdon të mbetet një nga shqetësimet më të mëdha të qytetarëve të Kosovës, në një kohë kur janë hapur mundësitë për një vendim pozitiv.

Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, tha se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret teknike. Ai tha se askush nuk ka të drejtë t’u heqë qytetarëve të Kosovës të drejtën për të udhëtuar lirshëm.
“Nuk duhet lejuar askënd të na privojë nga e drejta e cila na takon. E drejta na takon që në dhjetor të merret vendim marrja e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave ndryshe ky është qëndrimi im tash politik, është racizëm, është racizëm i skajshëm”,tha zoti Veseli.

Zoti Veseli kritikoi zyrtarët evropianë për futjen e liberalizimit të vizave si çështje politike.

“Liberalizimi i vizave nuk është çështje politike por tërësisht teknike. Tani kanë filluar të dëgjohen edhe zëra se qenka edhe politike. Do të jetë një vet goditje për vlerat e Bashkimit Evropian”,tha ai.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i fundit në rajon që mbetet pa liberalizim të vizave dhe e fundit në proceset drejt integrimeve evropiane

The post Kryeparlamentari Veseli: Mos liberalizimi i vizave – racizëm i skajshëm appeared first on 55 News.

]]>
I krahasoi me shitësit në plazh, biznesmeni kritikohet për racizëm https://55news.al/sport/i-krahasoi-me-shitesit-ne-plazh-biznesmeni-kritikohet-per-racizem/ Thu, 21 Jun 2018 08:48:11 +0000 https://new.55news.al/?p=28079 Lord Alan Sugar, ish-pronari i Tottenham Hotspur pasi  krahasoi ekipin e Kupës Botërore të Senegalit me shitësit në “plazhin në Marbella” në një postim në rrjetet sociale, u kritikuar ashpër aq sa u  akuzua për racizëm. Të mërkurën, llogaria e biznesmenit të “Twitter-it” ka ngarkuar një fotografi të lojtarëve të Senegalit, të kombinuara me një […]

The post I krahasoi me shitësit në plazh, biznesmeni kritikohet për racizëm appeared first on 55 News.

]]>
Lord Alan Sugar, ish-pronari i Tottenham Hotspur pasi  krahasoi ekipin e Kupës Botërore të Senegalit me shitësit në “plazhin në Marbella” në një postim në rrjetet sociale, u kritikuar ashpër aq sa u  akuzua për racizëm.

Të mërkurën, llogaria e biznesmenit të “Twitter-it” ka ngarkuar një fotografi të lojtarëve të Senegalit, të kombinuara me një imazh me syze dielli dhe çanta të vendosura në këmbët e tyre.

Foto e postuar u shoqërua me këto fjalë:

“Unë njoh disa prej këtyre djemve nga plazhi në Marbella.”-tha fillimisht Sugar.

Pas kritikave, miliarderi britanik, kërkoi falje në emisionin e BBC-së “The Apprentice”

“Unë kam gabuar tek ajo foto. Ajo nuk ishte në asnjë mënyrë për të shkaktuar shkelje, por ishte në një formë shakaje.”-deklaroi Sugar.

Senegali mundi Poloninë 2-1 në ndeshjen e Kupës së Botës. /55news.al/

 102123751 capture

The post I krahasoi me shitësit në plazh, biznesmeni kritikohet për racizëm appeared first on 55 News.

]]>
Toure akuzon Guardiolën për racizëm: Nuk i duronte afrikanët, ai ishte mizor ndaj meje https://55news.al/sport/toure-akuzon-guardiolen-per-racizem-nuk-i-duronte-afrikanet-ai-ishte-mizor-ndaj-meje/ Mon, 04 Jun 2018 19:43:26 +0000 https://new.55news.al/?p=22760 Yaya Toure në një intervistë për France Football, foli për marrëdhënien me ish-trajnerin te Manchester City, Pep Guardiola. Guardiola u akuzua prej mesfushorit nuk i do futbollistët afrikan dhe se i urren me shpirt. “Ai ishte mizor ndaj meje. A mendoni me të vërtetë se do të kishte vepruar njëjtë edhe me Andres Iniestan te […]

The post Toure akuzon Guardiolën për racizëm: Nuk i duronte afrikanët, ai ishte mizor ndaj meje appeared first on 55 News.

]]>
Yaya Toure në një intervistë për France Football, foli për marrëdhënien me ish-trajnerin te Manchester City, Pep Guardiola.

Guardiola u akuzua prej mesfushorit nuk i do futbollistët afrikan dhe se i urren me shpirt.

“Ai ishte mizor ndaj meje. A mendoni me të vërtetë se do të kishte vepruar njëjtë edhe me Andres Iniestan te Barcelona? Unë nuk jam i pari, lojtarët e tjerë kanë bërë të njëjtën pyetje edhe në Barcelonë, nëse ka të bëjë me ngjyrën e lëkurës”, u shpreh Toure.

“Ndoshta ne afrikanët nuk trajtohemi në të njëjtën mënyrë nga disa njerëz të caktuar si nga të tjerët. Kur shihni problemet që ka pasur shpesh me lojtarët afrikanë, kudo që ka qenë, i bëj pyetje vetes. Ai pretendon të mos ketë probleme me lojtarët afrikanë, sepse është shumë i zgjuar për ta kapur. Ai kurrë nuk do ta pranojë atë, por në ditën kur do të ketë në formacion pesë lojtarë afrikanë, unë do t’i dërgoj një tortë”, ironizoi mesfushori.

Toure gjithashtu pohoi se spanjolli e largoi pa ndonjë arsye, duke treguar për performancat dhe qëndrimin në stërvitje.

“U përpoqa ta kuptoja. Privatisht fola me trajnerët e stërvitjeve për statistikat e mia dhe kur më thanë se ishin aq të mira se sa disa që luanin dhe ishin më të rinj se unë, kuptova se nuk ishte për shkak të përgatitjes fizike. Unë nuk e di pse ishte, por kam përshtypjen se ishte xheloz, se më shikonte si rival” deklaroi Yaya.

The post Toure akuzon Guardiolën për racizëm: Nuk i duronte afrikanët, ai ishte mizor ndaj meje appeared first on 55 News.

]]>
Skandali në SHBA, “ngjyra” çon në pranga dy të rinj https://55news.al/globi/skandali-ne-shba-ngjyra-con-ne-pranga-dy-te-rinj/ Mon, 16 Apr 2018 16:47:10 +0000 https://new.55news.al/?p=6743 Vijojnë arrestimet në SHBA vetëm për shkak të ngjyrës. Një tjetër ngjarje ka ndodhur në Philadelfia, ku policia ka arrestuar dy të rinj vetëm se ishin me ngjyrë.  Dy të rinjtë  me ngjyrë kishin hyrë në njërin nga lokalet e Starbucks, dhe po prisnin mikun e tyre me të cilin kishin planifikuar të takohen. Por, […]

The post Skandali në SHBA, “ngjyra” çon në pranga dy të rinj appeared first on 55 News.

]]>
Vijojnë arrestimet në SHBA vetëm për shkak të ngjyrës. Një tjetër ngjarje ka ndodhur në Philadelfia, ku policia ka arrestuar dy të rinj vetëm se ishin me ngjyrë.  Dy të rinjtë  me ngjyrë kishin hyrë në njërin nga lokalet e Starbucks, dhe po prisnin mikun e tyre me të cilin kishin planifikuar të takohen.

Por, befasisht ata u arrestuan nga policia, pa bërë asgjë të keqe. Policisë i kishte telefonuar punonjësi, kurse mysafirët tjerë filluan të ankohen te policët se ata nuk kanë bërë asgjë të keqe dhe se thjesht po arrestohen “vetëm pse janë të zinj”.

Lidhur me këtë veprim është kritikuar edhe kryetari i Philadelfia-s i cili nuk ka reaguar për racizëm, ndërsa zëdhënësi i policisë ka arsyetuar veprimin e policisë.

Ai tha se çdo polic e ka për obligim të reagoj nëse telefonohet nga pronari i lokalit dhe kërkon që personat që janë brenda të nxirren jashtë.  Por vetëm pasi ngjarja u publikua në mbarë botën, zyrtarët e Starbucks kanë kërkuar falje.

The post Skandali në SHBA, “ngjyra” çon në pranga dy të rinj appeared first on 55 News.

]]>