raporti Archives - 55 News https://55news.al/tag/raporti/ Sun, 08 Dec 2019 13:59:11 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png raporti Archives - 55 News https://55news.al/tag/raporti/ 32 32 Pasojat e tërmetit/ Raporti: 39 godina të shembura https://55news.al/aktualitet/pasojat-e-termetit-raporti-39-godina-te-shembura/ Sun, 08 Dec 2019 13:59:11 +0000 https://new.55news.al/?p=133481 Zyra e Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore raporton se deri tani janë 39 objekte të shembura në Durrës dhe në Krujë, gjithashtu ka bërë edhe një bilanc të banesave të inspektuara në terren. Sipas Zyrës së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore janë 4200 banorë që janë të akomoduar në hotele dhe po u dorëzohen nga ekspertët akt-konstatimet […]

The post Pasojat e tërmetit/ Raporti: 39 godina të shembura appeared first on 55 News.

]]>

Zyra e Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore raporton se deri tani janë 39 objekte të shembura në Durrës dhe në Krujë, gjithashtu ka bërë edhe një bilanc të banesave të inspektuara në terren.

Sipas Zyrës së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore janë 4200 banorë që janë të akomoduar në hotele dhe po u dorëzohen nga ekspertët akt-konstatimet e objekteve për shtëpi dhe apartamente të cilat janë të banueshme.

Me poshte keni raportin e plotë:

E diel, 8 dhjetor 2019, ora 13:00pm

Në ditën e trembëdhjetë pas tërmetit të rëndë të 26 Nëntorit, Zyra e Drejtuesit Qendror të Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, ofron një përditësimin të informacionit dhe bilancit paraprak të punës së institucioneve publike për adresimin e pasojave të tërmetit në zonat e prekura, si në vijim:

PUNA NË TERREN

39 OBJEKTE të prishura gjithsej

Lista e objekteve të prishura ne Durrës – gjithsej: 27 OBJEKTE:

  • 1 objekt  2-katësh (Lagjja “Kenetë”)
  • 1 objekt  3-katësh  (Rr. “Mujo Ulqinaku”)
  • 3 ndërtesa 3-katësh (Lagjja “Kenetë”)  
  • 1 objekt 4-katësh (Zona e Plazhit, pas Hotel “Koral”)           
  • 1 objekt 4-katësh (Zona e Plazhit, Rrota e Kuqe)                                             
  • 1 objekt 4-katësh (Lagjja “Kënetë”)                                         
  • 1 objekt 5-katësh, Hotel “Vila Verde”                               
  • 1 objekt 6-katësh, në qytet Durrës                         
  • 1 objekt 6-katësh, Hotel “Gostivari”, Durrës (me shpërthim të kontrolluar)    
  • 1 objekt në Durrës                 
  • 1 objekt 5-katësh (Lagjja “Kënetë”)                                    
  • 1 objekt 5-katësh, Hotel “Lubjana”
  • 1 objekt 3-katësh në Shkozet (me shpërthim të kontrolluar)
  • 1 objekt 2-katësh (ka qenë 5-katesh), Lagjja “Kënetë”  
  • 1 objekt 5-katësh në Shkozet, (me shpërthim të kontrolluar)
  • 1 objekt 4-katësh (3 kate + papafingo) në Shkozet
  • 1 objekt 3-katësh, Lagjja “Kënetë”
  • 1 objekt 4-katësh (3 kate + papafingo) në Kënetë
  • 1 objekt 4-katësh, “Ura e Dajlanit”
  • 1 objekt 2-katësh, Spitallë/Durrës                    
  • 1 objekt 2-katësh, Spitallë/Durrës                    
  • 1 objekt 3-katësh, Shkozet   
  • 1 objekt 2-katësh, Spitallë/Durrës                                               
  • 1 objekt 3-katësh, Lagjja “Kënetë” (rrënoja)                                         
  • 1 objekt 4-katësh, Lagjja “Kënetë” (rrënoja)

Lista e objekteve te prishura ne Thumane – gjithsej: 10 OBJEKTE

  • 2 objekte 2-katëshe, Qendër-Thumanë
  • 7 objekte 5-katëshe, Qendër-Thumanë
  • 1 objekt 2-katësh, Shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”

Lista e objekteve në fshat Bubq, Bashkia Krujë – gjithsej: 2 OBJEKTE

  • 1 objekt 2-katësh, Shkolla 9-vjecare
  • 1 objekt 3-katësh, në fshat Bubq.

INSPEKTIME/VERIFIKIME BANESASH

BASHKIA DURRËS

Durrës

Manëz

Rrashbull

Banesa të dëmtuara lehtë (të banueshme)

161

11

10

Pallate të dëmtuara lehtë (të banueshme)

99

   

Banesa të dëmtuara rëndë (të pabanueshme)

17

12

7

Pallate të dëmtuara rëndë (të pabanueshme)

9

   

BASHKIA KRUJË

Krujë

F-Krujë

Bubq

Nikël

Thumanë

Cudhi

Banesa të dëmtuara lehtë (të banueshme)

12

13

10

5

20

15

Pallate të dëmtuara lehtë (të banueshme)

           

Banesa të dëmtuara rëndë (të pabanueshme)

33

2

14

15

30

10

Pallate të dëmtuara rëndë (të pabanueshme)

           

BASHKIA LEZHË

Lezhë

Objekte të dëmtuara lehtë (të banueshme)

135

Banesa të dëmtuara rëndë (të pabanueshme)

31

BASHKIA SHKODËR

Durrës

Banesa të dëmtuara lehtë (të banueshme)

27

Banesa të dëmtuara rëndë (të pabanueshme)

28

BASHKIA DIBËR

Dibër

Banesa të dëmtuara lehtë (të banueshme)

9

Banesa të dëmtuara rëndë (të pabanueshme)

3

QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 12:00 të ditës së sotme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër:

0694114100;

0694114101 dhe

0694114040

është aktualisht: 599 (Tiranë – 262; Durrës – 290; Lezhë – 45; Elbasan – 1; Shkodër – 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 510 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

AKOMODIMI

4200 banorëve që janë të akomoduar në hotele, po u dorëzohen nga ekspertët akt-konstatimet e objekteve për shtëpi dhe apartamente të cilat janë të banueshme. Në këtë mënyrë, banorët nuk vijnë në insitucione për të mësuar mbi rezultatin e akt-konstatimit, por shkojnë vetë ekspertët në hotelet ku janë akomoduar.

Përsa i përket Kampit të Manzës, 81 banorë jetojnë tashmë në njësitë lëvizëse të strehimit në Manzë, ndërkohë që vijon puna për t’iu ofruar kushte më të mira dhe shërbime shëndetësore.

Disa banorë kanë oftuar shtëpitë të tyre, dhe po strehojmë përkohësisht banorët e prekur nga tërmeti që jëtonin në kamp.  

Po ashtu, tre familje kanë zgjedhur të shkojnë në shtëpi me qera, për të cilat Shtabi i Emergjencës ka oftuar shërbime dhe transport falas.

SHËNDETËSIA

4,664 vizita të kryera në njësitë akomoduese.

1,213 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë).

533 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim.

The post Pasojat e tërmetit/ Raporti: 39 godina të shembura appeared first on 55 News.

]]>
“Raporti OSBE, panorama e Shqipërisë nën një regjim” Nishani:Nuk ka proçes zgjedhor pa një Dekret, pikë https://55news.al/politike/raporti-osbe-panorama-e-shqiperise-nen-nje-regjim-nishani-nuk-ka-proces-zgjedhor-pa-nje-dekret-pike/ Sat, 07 Sep 2019 09:58:24 +0000 https://new.55news.al/?p=116863 Ish presidenti Bujar Nishani, ka reaguar përmes një statusi të gjatë në facebook lidhur me gjetjet e OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit. Nishani shkruan se raporti i ODIHR është panorama e qartë e një Shqipërie në regjim. “THEMELI, KOLONA, ÇATIA, janë elementët fondamental të ekzistencës, mbi të cilënmundësohet qëndrimi dhe funksionimi i çdo arkitekture […]

The post “Raporti OSBE, panorama e Shqipërisë nën një regjim” Nishani:Nuk ka proçes zgjedhor pa një Dekret, pikë appeared first on 55 News.

]]>
Ish presidenti Bujar Nishani, ka reaguar përmes një statusi të gjatë në facebook lidhur me gjetjet e OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit. Nishani shkruan se raporti i ODIHR është panorama e qartë e një Shqipërie në regjim.

“THEMELI, KOLONA, ÇATIA, janë elementët fondamental të ekzistencës, mbi të cilën
mundësohet qëndrimi dhe funksionimi i çdo arkitekture dhe ngrehine funksionale.
Në raportin e OSBE prezantohet qartazi (megjithëse dhimbshëm për ne) imazhi i shembjes të të gjithë këtyre elementëve të shtetit dhe sistemit tonë politik. Në një proçes elektoral, themeli prej nga ku ngrihet gjithshka më pas është LIGJISHMERIA ! Ligjishmëria e një proçesi elektoral, vendoset, përfaqësohet, jetësohet vetëm dhe vetëm nga Dekreti i Presidenti të Republikës !
Nuk ka proçes zgjedhor pa një Dekret, pikë ! OSBE tregoi se proçesi i 30 qershorit nuk kishte Ligjishmëri që të ndodhte.” shkruan Nishani.

Postimi i plotë:

Raporti më i fundit i OSBE/ODIHR mbi 30 Qershorin në Shqipëri nuk solli në fakt asgjë të re për opinionin publik në vend, përveçse ripërsëriti dhe rikonfirmoi atë që aktorë të tjerë ndërkombëtar e veçanërisht media serioze dhe e pavarur ndërkombëtare kishte demonstruar disa herë me prova e fakte dramatike.
Atë të Shqipërisë nën një rregjim !
Kjo ishte dhe panorama e shpalosur edhe në raportin e OSBE adresuar kjo në këtë rast nga këndvështrimi mbi një dimension të sajin, atë të proçeseve elektorale si mekanizma ku starton klima dhe arkitektura e jetësimit të politikave qeverisëse e funksionuese të shtetit e shoqërisë.
Nëse do të ndërtonim një identikit të shprehur mbi një grafit bardh e zi të rregjimit duke përdorur si gdhendës, karbonin që përmban raporti i OSBE mbi farsën elektorale të 30 Qershorit, do të shihnim thjesht e qartë rrënojën katastrofale të shtetit tonë, të shembur mbi dhé.
THEMELI, KOLONA, ÇATIA, janë elementët fondamental të ekzistencës, mbi të cilën
mundësohet qëndrimi dhe funksionimi i çdo arkitekture dhe ngrehine funksionale.
Në raportin e OSBE prezantohet qartazi (megjithëse dhimbshëm për ne) imazhi i shembjes të të gjithë këtyre elementëve të shtetit dhe sistemit tonë politik.
Në një proçes elektoral, themeli prej nga ku ngrihet gjithshka më pas është LIGJISHMERIA !
Ligjishmëria e një proçesi elektoral, vendoset, përfaqësohet, jetësohet vetëm dhe vetëm nga Dekreti i Presidenti të Republikës !
Nuk ka proçes zgjedhor pa një Dekret, pikë !
OSBE tregoi se proçesi i 30 qershorit nuk kishte Ligjishmëri që të ndodhte.
Më pas mbi këtë themel ngrihet KOLONA e ngrehinës së Proçesit.

 
 

Standardi i Ligjishmërisë, përbën këtë KOLONE !
Por, asgjesimi i pluralitetit të mundësisë së zgjedhjes dhe paraqitja në shumicën dërrmuese të njësive zgjedhor të fletëve të votimit vetëm me një emër ishte jo vetëm rilindja e modelit monist por dhe nisja e rrëzimit të kësaj kolone që u eksplodua tërësisht nga vendimin banditesk i moslejimit të pjesmarrjes së komisionerëve të opozitës në komisionet zgjedhore për të kontrolluar proçesin.
Raporti i OSBE konfirmoi këtë akt prej talibanësh, i cili rrëzoi edhe KOLONEN e ngrehinës.
Mbi Kolonën e ngrehinës qëndrojnë TRARET, si ndërlidhës dhe lehtësues të saj me vetë çatinë.
Në një ngrehinë politike, ato janë mekanizmi për zbatimin e ligjit dhe rregullave të barabarta për të gjithë në proçes.
KQZ përfaqëson këtë mekanizëm, i cili u kthye në brerësin e helmatisur nga ideologjia partiake, ndaj gjithshkaje kishte mbi supe, duke e lënë kështu ngrehinën fasadë, të ngrihej mbi trarë të kalbur !
Këtë na e thotë qartë Raporti i OSBE.
Mbrojtja e Ligjit nga abuzimi dhe Korrektimi i Shkeljeve, përbën në rastin e një proçesi elektoral, ÇATINE që i vihet mbi krye gjithë ngrehinës.
Këto duhet të ishin pikërisht roli dhe detyra e Kolegjit Zgjedhor.
Kolegji Zgjedhor e mohoi ekzistencën e mekanizmit gjyqësor mbështetur mbi ligj, përmes akteve në kundërshtim të hapur edhe me vetë praktikën gjyqësore të interpretuar nga Gjykata Kushtetuese në rastin e paraqitur në 2017, e cila ngarkon vetëm Gjykatën Administrative, për shqyrtimin e lëndës ku Kolegji “përleu” vehten burracakërisht, siç ja thotë Raporti i OSBE.
Raporti ka lënë pa treguar veç aktin e fundit, në fakt atë që nuk ka ndodhur ende.
Dënimin e rregjimit, që është e drejta ekskluzive e shqiptarëve, në vijim !
Por që ky verdikt i shqiptarëve të jetë sa më i drejtë e i plotë, nuk do të mjaftonte vetëm grafiti me karbonin e Raportit të OSBE.
Ky identikit do të duhej të bëhej me tërë kolorin që ka.
Krimin e organizuar si partner bashkëjetues, hajdutërinë përmes dhunimit të më të pamundurve, injorancën proverbiale ku profili i qytetarisë dhe mënçurisë u zëvendësua si “fashion” nga “të fortët e barit”, etj., etj.
Për të dizenjuar këtë identikit me tërë koloritin e vetë, do të duhej një kanavacë sa i gjithë sheshi Skënderbej (ashtu siç është i deformuar sot), ku do të rezultonte të shfaqej një monstër e përçudnuar, ku bojrat e kolori kacafyten me njëri-tjetrin, mu ashtu siç e ka kontraktuar një shoqëri të tërë ky rregjim që tashmë na e tregoi edhe Raporti i OSBE !

The post “Raporti OSBE, panorama e Shqipërisë nën një regjim” Nishani:Nuk ka proçes zgjedhor pa një Dekret, pikë appeared first on 55 News.

]]>
Courier des Balkan: Shqipëri: Raport i tmerrshëm i OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit https://55news.al/politike/courier-des-balkan-shqiperi-raport-i-tmerrshem-i-osbe-odihr-it-per-zgjedhjet-e-30-qershorit/ Fri, 06 Sep 2019 11:53:15 +0000 https://new.55news.al/?p=116737 Courrier des Balkans është një revistë franceze e specializuar që lexohet nga politikanët, diplomatët e studjuesit e interesuar per Europën Juglindore “Rënie e demokracisë, presione sistematike ndaj zgjedhësve, pa kandidatë alternativë në më shumë se gjysmën e bashkive…” – Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it sapo ka publikuar një raport të tmerrshëm mbi zgjedhjet lokale të […]

The post Courier des Balkan: Shqipëri: Raport i tmerrshëm i OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit appeared first on 55 News.

]]>
Courrier des Balkans është një revistë franceze e specializuar që lexohet nga politikanët, diplomatët e studjuesit e interesuar per Europën Juglindore

“Rënie e demokracisë, presione sistematike ndaj zgjedhësve, pa kandidatë alternativë në më shumë se gjysmën e bashkive…” – Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it sapo ka publikuar një raport të tmerrshëm mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kritikat minimizohen nga kryeministri Edi Rama, i cili flet për “një furtunë në gotë”.
OSBE/ODIHR-i publikoi të enjten e 5 shtatorit raportin e tij final për zgjedhjet lokale të 30 qershorit në Shqipëri. Dokumenti vë në dyshim legjitimitetin e procesit dhe nuk e konsideron atë as demokratik e as që u përgjigjet normave ndërkombëtare. Ai nënvizon degradimin e frikshëm të standardeve zgjedhore e demokratike në Shqipëri. Në 31 nga 61 bashkitë e vendit, lista e partisë në pushtet konkurronte pa asnjë kandidat alternativ, thekson raporti, por prapëseprapë procesi zgjedhor u njollos nga një sërë parregullsish, ku që të gjitha rezultonin se u bënë për të favorizuar pushtetin. “Qytetarët, në veçanti punonjësit e administratës publike, u gjendën nën presion, që të shpalosnin përkatësinë e tyre politike pro qeverisë, kjo në kundërshtim me paragrafin 7.7 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së, viti 1990. Shumë funksionarë rrëfyen për forma të presionit dhe intimidimit të drejtpërdrejtë, kryesisht pushime nga puna apo edhe përjashtim nga programet e ndihmës sociale”.
Si përfundim, raporti merr në shqyrtim edhe faktin se Gjykata Kushtetutese nuk funksionon, dhe kujton se zgjedhjet e 30 qershorit ishin ilegale, pas daljes së dekretit të presidentit, që i shtynte ato me 13 tetor. “Me 10 qershor, presidenti Ilir Meta nxori dekretin që anullonte mbajtjen e zgjedhjeve, i shqetësuar nga rreziqet që paraqiste rendi dhe siguria publike, por edhe për të përmbushur përgjegjësinë kushtetuese në mbrojtje të pluralizmit në vend. Parlamenti e shpalli nul dekretin dhe ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit. Kjo klimë e pasigurisë juridike si dhe kriza politike ku gjenden institucionet kryesore në vend, minoi besimin e publikut tek legjitimiteti i zgjedhjeve” thuhet në raport.
“Edhe pse misioni i vëzhguesve ishte dëshmitar i disa rasteve të intimidimit të zgjedhësve dhe i shkeljes së fshehtësisë së votës, si dhe mori informacione të ngjashme edhe nga ana e disa partive politike, nënvizon raporti, asnjë hetim për raste të tilla nuk është regjistruar nga ana e policisë. Mjaft bashkëbisedues të Misionit Vëzhgues shprehën shqetësimin e tyre për mungesën e plotë të hetimeve dhe ndëshkimeve për krimet elektorale të kryera në të shkuarën, përfshirë blerjen e votës dhe presionin mbi votuesit”.
Sfida e mediave
Analiza e mediave dhe roli i tyre zë një vend të rëndësishëm në këtë raport. Sipas ODIHR-it, peisazhi mediatik shqiptar është përgjithësisht i larmishëm, por karakterizohet nga një ofertë marketingu mjaft e limituar. Sipas bashkëbiseduesve të Misionit të Vëzhguesve, vështirësia e të qenit rentabël i ka detyruar mediat të luajnë rolin e lobistit për pronarët e tyre. Në mungesë të një procesi vetërregullues efektiv dhe me kushtet e pasigurisë në punë, gazetarët janë gjithmonë e më vulnerabël ndaj presioneve dhe shpesh i nënshtrohen autocensurës. Aktet e intidimidimit, kërcënimit dhe të sulmeve ndaj gazetarëve, edhe pse janë dënuar nga autoritetet, rrallëherë janë shoqëruar me një hetim të thellë, duke sjellë kështu krijimin e një atmosfere pandëshkueshmërie.

Televizioni mbetet burimi kryesor i informacionit politik, edhe pse faqet e internetit dhe rrjetet sociale kanë mundur shumë shpejt të zënë vendin e medias së shkruar si burimi i opinioneve dhe i komenteve. Ndryshimet e ligjit për median autovizive, në 2016-n, edhe pse formalisht garantojnë transparencën e pronësisë së medias, gjithsesi kanë vendosur kufizime lidhur me numrin e medias që mund të ketë një pronar i vetëm. Por drejtimi i procesit të transmetimeve numerike nga një grup që zotëron 3 nga 5 frekuencat kombëtare ka ngjallur shqetësime të shumta lidhur me përqendrimin e pronësisë së medias në pak duar.
Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike (PD, në opozitë) ka theksuar rëndësinë e raportit të OSBE/ODIHR-it, duke nënvizuar se “për herë të parë, që prej vendosjes së pluralizimit në Shqipëri, ne kemi një raport që nuk flet për parregullsi teknike, por për krime elektorale, si dhe për akte të paligjshme të kryera në mënyrë të qëllimshme, me synim mohimin e të drejtës për të votuar”. Opozita u mblodh pasditen e të enjtes në selinë e PD-së për të detajuar një platformë kombëtare për nxjerrjen e vendit nga kriza. Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama e ka rrëzuar raportin, duke e përkufizuar si “një stuhi në gotë, zgjedhjet ishin legjitime”.

 gg.JPG

https://www.courrierdesbalkans.fr/Albanie-OSCE-ODIHR-elections-rapport

The post Courier des Balkan: Shqipëri: Raport i tmerrshëm i OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit appeared first on 55 News.

]]>
Rama fshihet pas Gencit/ Cakaj: Opozita po ‘qeveris’ keq https://55news.al/opinion/rama-fshihet-pas-gencit-cakaj-opozita-po-qeveris-keq/ Fri, 06 Sep 2019 10:00:14 +0000 https://new.55news.al/?p=116725 Dy ditë më parë, OSBE/ODHIR nxorri raportin përfundimtar lidhur me zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri. Sipas këtij raporti, zgjedhjet në vend janë shoqëruar edhe me shkelje sa i’u përket të drejtave të votuesve duke cituar se ata kanë pasur presione për të marrë pjesë në votime, dhe se zgjedhjet janë zhvilluar në një situatë […]

The post Rama fshihet pas Gencit/ Cakaj: Opozita po ‘qeveris’ keq appeared first on 55 News.

]]>
Dy ditë më parë, OSBE/ODHIR nxorri raportin përfundimtar lidhur me zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri. Sipas këtij raporti, zgjedhjet në vend janë shoqëruar edhe me shkelje sa i’u përket të drejtave të votuesve duke cituar se ata kanë pasur presione për të marrë pjesë në votime, dhe se zgjedhjet janë zhvilluar në një situatë ngërçi dhe polarizimi politik, duke bërë thirrje ndaj palëve poltike për dialog.
Ndërsa ditën e sotme, ministri i Punëve të Jashtme dhe Europës, Genc Cakaj në një dalje për mediat, ka folur për këtë raport, duke përmendur në veçanti vetëm pikat ku OSBE ka folur për opozitën.

Ministri, që është gjithandej zëvendës i Edi Ramës edhe sot doli ne ketë rol, është shprehur se raporti është më shumë kritik për opozitën dhe se paporti e konsideron sjelljen e PD-së dhe LSI-së ndaj godinës së kryeministrisë, të dhunshme.

Cakaj e cilëson procesin zgjedhor në Shqipëri të rregullt dhe demokratik. Sipas ministrit, zgjedhjet e 30 qershorit, nuk kanë qënë vetëm zgjedhje demokratike, por vendosje e një shembulli të pakthyeshme.

Gjithashtu, Cakaj ka thënë se pjesëmarrja e 30 qershorit është më e lartë se në zgjedhjet vendore të vitit 2015.

“Deri në këtë pikë opozita, kryesisht PD dhe LSI, kanë qenë të angazhuara në keqinformim të faktorëve ndërkombëtarë për zhvillimit e brendshme dhe tani ka një përdorim të referencave kombëtare për konsum të brendshëm. Ky raport është më shumë kritik për opozitën sesa degjelitimim i qasjes qeverisë në përgjithësi apo i procesit zgjedhor.”. Raporti e konsideron sjelljen e PD-së dhe LSI-së ndaj godinës së kryeministrisë, të dhunshme. Duhet një rifillim i një dialogu politik.”

Gjithashtu, Cakaj ka thënë se nuk i takon atij të interpretoj deklarata politike.

The post Rama fshihet pas Gencit/ Cakaj: Opozita po ‘qeveris’ keq appeared first on 55 News.

]]>
Kishit të drejtë z. President! https://55news.al/opinion/kishit-te-drejte-z-president/ Thu, 05 Sep 2019 11:54:15 +0000 https://new.55news.al/?p=116584 Në respekt të institucionit që Ilir Meta drejton, është e rëndësishme sot të theksohet fakti që Presidenti i Republikës ,si insitucioni më i lartë i shtetit, dhe domethënës në rolin madhor në drejtimin e vendit, i shtoi një vlerë me qëndrimet e tij të muajve të fundit, integritetin e lartë, koherencën në qëndrimet dhe rol […]

The post Kishit të drejtë z. President! appeared first on 55 News.

]]>
Në respekt të institucionit që Ilir Meta drejton, është e rëndësishme sot të theksohet fakti që Presidenti i Republikës ,si insitucioni më i lartë i shtetit, dhe domethënës në rolin madhor në drejtimin e vendit, i shtoi një vlerë me qëndrimet e tij të muajve të fundit, integritetin e lartë, koherencën në qëndrimet dhe rol madhor në unitetin e kombit.  Cilido që lexon me vëmendje sot raportin e OSBE/ODIHR dhe jo siç ia ka ënda, shikon se Presidenti i Republikës ka pasur të drejtë në mbrojtjen e kushtetushmërisë, që në pikën e parë që i ka dalë për zot kësaj çështjeje. Janë shkruar me mijëra e mijëra fjalë dhe do të shkruhen për këtë raport, por një gjë nuk e lëviz as “mërgata e qyqeve” të Ramës e as burokratë të lodhur nga dietat dhe të vërtetat: 30 qershori është një turp në historinë e pluralizmit shqiptar! Por sigurisht, kjo është e keqja më e vogël. 30 qershori ishte vazhdimi i grushtit të shtetit nga sekti i Rilindjes dhe konsolidimi i aventurave të lojtarëve privatë ndërkombëtarë për të saksionuar një narkoregjim. Kushdo që kërkon të lexojë raportin dhe deklaratat, për fat të mirë teknologjia sot të ndihmon me shpjetësinë e dritës. Mjaftojnë tre pikat kyçe të raportit: 1. Qëndrimi i KQZ-së, sjellja e tyre si ushtarë të bandës së Rilindjes, në raport me 30 qershorin për dekretin e Presidentit. 2. Rapoprti kapërxen edhe disa korniza diplomatike, edhe mirë bëri, për të thënë të vërtetën mbi Kolegjin Zgjedhor dhe aktin e tij të turpshëm, duke e cilësuar se janë nën presionin e vettingut. 3. Fjalia që duhet analizuaur me shumë kujdes është qëndrimi i OSBE/ODIHR mbi aktin e turpshëm të kryeministrit dhe të sektit të Rilindjes, mosbotimi në “Fletoren Zyrtare” i dekretit të Presidentit për 13 tetorin.

Këto 3 pika dhe thënia e të vërtetave janë vetëm një pjesë e koherencës që faktori ndërkombëtar, bashkë me Presidentin e Republikës, kanë thënë mbi uzurpimin e shtetit nga sekti i Rilindjes dhe një lojtar privat ndërkombëtar që kërkon të na trajtojë si kavie eksperimenti.

Kishit të drejtë z. President!

Që nga fillimi, “Deep state”, për kapjen e shtetit, shkeljen e Kushtetutës nga sekti që drejton Shqipërinë dhe të shohim finalen e 13 tetorit. /55news.al

The post Kishit të drejtë z. President! appeared first on 55 News.

]]>
Rama e kapi pushtetin vendor me kriminelët, ka të tjerë kryebashkiakë me të shkuar kriminale https://55news.al/politike/rama-e-kapi-pushtetin-vendor-me-kriminelet-ka-te-tjere-kryebashkiake-me-te-shkuar-kriminale/ Thu, 05 Sep 2019 11:07:19 +0000 https://new.55news.al/?p=116578 “30 qershori ishte grusht institucional për kapjen e pushtetit vendor nga Edi Rama. Ky grusht institucional u realizua sërish në bashkëpunim e krimin.” Ky qe konkluzioni që dha sot, kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë deklaratës për shtyp lidhur me Raportin e OSHEB/ODIHR për 30 Qershorin. “Ndonëse jo objekt i vlerësimit të Raportit, tashmë është […]

The post Rama e kapi pushtetin vendor me kriminelët, ka të tjerë kryebashkiakë me të shkuar kriminale appeared first on 55 News.

]]>
“30 qershori ishte grusht institucional për kapjen e pushtetit vendor nga Edi Rama. Ky grusht institucional u realizua sërish në bashkëpunim e krimin.” Ky qe konkluzioni që dha sot, kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë deklaratës për shtyp lidhur me Raportin e OSHEB/ODIHR për 30 Qershorin.

“Ndonëse jo objekt i vlerësimit të Raportit, tashmë është një e vërtetë e njohur botërisht është se: Në mënyrë të qëllimshme, kapjen e pushtetit vendor Edi Rama e ka bërë në bashkëpunim me kriminelë, theksoi ai. – Janë deri tani dy kandidatë për kryebashkiakë të vertetuar me të shkuar kriminale dhe priten të tjerë.

Për të kuptuar rëndësinë e këtij fakti duhet të kemi parasysh diçka: më 30 qershor nuk kishte asnjë konkurencë, nuk kishte asnjë garë. Edi Rama mund të emëronte këdo që dëshironte pa u shqetësuar se sa vota do të merrte. Por edhe në këto kushte zgjedhja e tij e natyrshme ishte krimi, ishin personat me rekorde kriminale.

Edhe kur ishte i vetëm pa asnjë garë, Edi Rama zgjodhi krimin. 

Edhe kur ishte i vetëm pa asnjë konkurent, edhe kur vetë i kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi dhe vetë certifikoi, ai vodhi, manipuloi dhe shkeli çdo standart.

Prandaj, 30 qershori vërtetoi edhe një herë atë që Partia Demorkatike ka thënë fuqishëm: Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edi Rama është armik i zgjedhjeve, i pluralizmit dhe demokracisë.”

The post Rama e kapi pushtetin vendor me kriminelët, ka të tjerë kryebashkiakë me të shkuar kriminale appeared first on 55 News.

]]>
Raporti i OSBE/ODIHR për 30 qershorin, ‘Zeri i Amerikës’: Nëpunësit e administratës u përballën me presione direkte dhe indirekte, votuesit nuk patën opsione të zgjidhnin https://55news.al/politike/raporti-i-osbe-odihr-per-30-qershorin-zeri-i-amerikes-nepunesit-e-administrates-u-perballen-me-presione-direkte-dhe-indirekte-votuesit-nuk-paten-opsione-te-zgjidhnin/ Thu, 05 Sep 2019 07:10:59 +0000 https://new.55news.al/?p=116514 OSBE/ODIHR deklaroi në raportin përfundimtar se zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, kurse qeveria u tregua e vendosur për t’i mbajtur zgjedhjet pa opozitën, thekson raporti. “Në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë […]

The post Raporti i OSBE/ODIHR për 30 qershorin, ‘Zeri i Amerikës’: Nëpunësit e administratës u përballën me presione direkte dhe indirekte, votuesit nuk patën opsione të zgjidhnin appeared first on 55 News.

]]>
OSBE/ODIHR deklaroi në raportin përfundimtar se zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit.

Opozita vendosi të mos marrë pjesë, kurse qeveria u tregua e vendosur për t’i mbajtur zgjedhjet pa opozitën, thekson raporti.

3C3037AF-E184-41AE-815B-A32E85194EFF_cx0_cy6_cw0_w1023_r1_s

“Në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike” – thuhet në raport.

Misioni i ODIHR-it për Vëzhgimit të Zgjedhjeve vlerësoi me këtë raport përfundimtar përputhjen e zgjedhjeve shqiptare me angazhimet e OSBE-së, detyrime dhe standarde të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike dhe me legjislacionin kombëtar.

Në gjysmat e bashkive kandidatët garuan pa kundërshtarë, ndërsa vëzhguesit morën pretendime të besueshme nga qytetarët për presione nga të dyja palët.

“Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratës zgjedhore u morën duke pasur si objektiv mbajtjen e zgjedhjeve” – thuhet në raportin e ODIHR-it.

Vëzhguesit thanë se shumë rekomandime të mëparshme të ODIHR-it mbeten të paadresuara, duke përfshirë edhe depolitizimin e komisioneve zgjedhore, transparencën e financimit të fushatës dhe efiçencën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve zgjedhore.

“Ekuilibri politik i parashikuar me ligj brenda administratës zgjedhore nuk u arrit për shkak të refuzimit të partive kryesore opozitare për të emëruar komisionerët e tyre dhe interpretimit më pas të KQZ-së se vetëm ato parti që marrin pjesë në zgjedhje mund të përfaqësohen në administratën zgjedhore. Përbërja e paekuilibruar politikisht e administratës zgjedhore, thirrjet e partive opozitare ndaj zgjedhësve për të bojkotuar zgjedhjet dhe interpretimet kontradiktore të vlefshmërisë së dekreteve të Presidentit që anulonte zgjedhjet e 30 qershorit cenuan besimin e publikut te procesi” – theksoi raporti i ODIHR-it.

Vëzhguesit pohuan se gjuha e përdorur nga kundërshtarët politikë në tubime dhe në media ishte shpesh e ndezur dhe e mbushur me akuza dhe kundërakuza.

“Qytetarët, sidomos ata që punonin për administratën publike, u përballën me presione direkte dhe indirekte për të shfaqur preferencat e tyre politike” – theksoi raporti.

Vëzhguesit pohuan se fushata zgjedhore ishte e padukshme; përveç afishimeve për edukimin e zgjedhësve, ODIHR-it vuri re një numër të vogël posterash dhe shenjash të tjera që tregonin për zgjedhje të afërta.

“Shumë kandidatë i shprehën Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve së ODIHR-it vështirësinë për motivimin e zgjedhësve për të marrë pjesë në votim. Aktivitetet e kufizuara të fushatës mbetën në hije për shkak të zhvillimeve në shkallë vendi që i thelluan edhe më tej ndarjet e hershme politike. Debatet mbi një numër të madh temash politike u dominuan nga çështja e mospjesëmarrjes në zgjedhje të partive kryesore opozitare dhe nga diskutimet rreth datës së zgjedhjeve” – raporton ODIHR.

Raporti thotë se votimi më 30 qershor u krye pas një sërë njoftimesh nga shumica e bashkive të drejtuara nga opozita se zgjedhjet nuk do të zhvilloheshin.

“Disa kryetarë bashkish u përpoqën të përdorin kompetencat e tyre për të mos lejuar përdorimin e ndërtesave publike si qendra votimi. Në një numër të vogël qendrash votimi pati dëmtime nga zjarrvënia para ditës së zgjedhjeve” – theksoi ODIHR-i.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, dita e zgjedhjeve qe përgjithësisht paqësore, megjithë disa raste të izoluara tensionesh dhe përplasjesh në një numër të vogël komunitetesh.

“Pjesëmarrja në votim varionte nga një bashki në tjetrën, ndërkohë që në shkallë vendi, KQZ-ja deklaroi se ajo arriti 21.6 përqind” – thotë raporti.

OSBE/ODIHR pati rreth 250 vëzhgues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri, dhe raporti pritej me shumë interes nga publiku dhe partitë politike.

The post Raporti i OSBE/ODIHR për 30 qershorin, ‘Zeri i Amerikës’: Nëpunësit e administratës u përballën me presione direkte dhe indirekte, votuesit nuk patën opsione të zgjidhnin appeared first on 55 News.

]]>
Raporti i DASH, reagon PD: Narkoshteti është realitet, zgjidhja e vetme është shembja e tij https://55news.al/politike/raporti-i-dash-reagon-pd-narkoshteti-eshte-realitet-zgjidhja-e-vetme-eshte-shembja-e-tij/ Fri, 29 Mar 2019 14:05:37 +0000 https://new.55news.al/?p=92222 PD ka reaguar per raporti i DASH qe e klasifikon Shqipërinë “një vend tranziti në rritje për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjerësisht nga elementë të krimit të organizuar”. ish -deputeti Enkeled Alibeaj thote se: -“Sipas raportit, Shqipëria mbetet në rrezik domethënës për pastrimin e parave, për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të […]

The post Raporti i DASH, reagon PD: Narkoshteti është realitet, zgjidhja e vetme është shembja e tij appeared first on 55 News.

]]>
PD ka reaguar per raporti i DASH qe e klasifikon Shqipërinë “një vend tranziti në rritje për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjerësisht nga elementë të krimit të organizuar”.

ish -deputeti Enkeled Alibeaj thote se: -“Sipas raportit, Shqipëria mbetet në rrezik domethënës për pastrimin e parave, për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta qeverisëse dhe ligjore.

• Që Shqipëria të mos shërbejë si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale rajonale, siç thekson Raporti i DASH, është e domosdoshme që të largohet përgjegjësi i kësaj situate.

• Zgjidhja e vetme e mbetur është vetëm shembja e domosdoshme e pushtetit të kriminalizuar të Edi Ramës, si burimi kryesor i kësaj pasqyre fatkeqe ku e ka zhytur Shqipërinë sot”.

DEKLARATË ENKELEJD ALIBEAJ

Shndërrimi i Shqipërisë në parajsën e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave është projekti politik me të cilin Edi Rama erdhi në pushtet dhe po mban pushtetin.

Raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit skanon qartë gjendjen alarmante ku ka futur vendin qeverisja kriminale e Edi Ramës.

Raporti i DASH thekson se:

• Shqipëria është një vend burim i kanabisit
• Shqipëria është shndërruar në rritje në një vend transiti për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjerësisht nga elementë të krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e burimit drejt tregjeve evropiane
• Droga e seksustruar dhe arrestimet janë shtyrë gjerësisht nga bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe presioni në rritje ndërkombëtar
• Evidentohet ndërtimi i laboratorëve të përpunimit të kokainës dhe të heroinës në Shqipërinë qendrore dhe veriore.
• Korrupsioni në çdo nivel të qeverisjes kufizon efektivitetin e luftës ndaj drogës dhe se korrupsioni është i përhapur gjerësisht dhe ushqen një ambient në të cilin trafikantët e drogës kanë gjerësisht mundësinë të veprojnë pa u ndëshkuar.
• Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë një progres domethënës lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare gjatë vitit 2018. Shqipëria mbetet në rrezik domethënës për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta qeverisëse dhe ligjore.
• Shqipëria evidentohet si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale që veprojnë në SHBA, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

Edi Rama dhe Qeveria e tij kriminale arriti ta klasifikojnë Shqipërinë si prodhues dhe eksportues të sasive domethënëse të marijuanës, kryesisht për përdorim evropian dhe ta kthejë vendin tonë në një vend tranzit për heroinën dhe kokaniën afgane, duke shërbyer si një portë kyçe për shpërndarjen e heroinës nëpër Evropë.

Në këtë mënyrë, narkoshteti i instaluar eshte realiteti i hidhur qe i ofrohet shqiptarëve. Që Shqipëria të mos shërbejë si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale rajonale, siç thekson Raporti i DASH, është e domosdoshme që të largohet përgjegjësi i kësaj situate.

Zgjidhja e vetme e mbetur, është vetëm shembja e domosdoshme e këtij pushteti të kriminalizuar, si burimi kryesor i kësaj pasqyre fatkeqe ku e ka zhytur Shqipërinë sot.

Edi Rama është vetëm me nje grusht trafikantësh dhe oligarkët që mbrojnë pushtetin e tyre kriminal.

Shqiptarët janë ngritur në këmbë për të mos e lejuar Edi Ramën që ta shndërrojë zyrtarisht Shqipërinë në një narkoshtet.

Shqiptarët e bashkuar do të fitojnë. Shqipëria nuk meriton të jetë portë kyçe për shpërndarjen e kokainës dhe heroinës nëpër Evropë. Shqipëria meriton të jetë si gjithë Europa dhe ashtu do të jetë.

The post Raporti i DASH, reagon PD: Narkoshteti është realitet, zgjidhja e vetme është shembja e tij appeared first on 55 News.

]]>
Si “përkthehet” raporti i FMN? – Ekspertët: Qeveria, mungesë transparence https://55news.al/aktualitet/si-perkthehet-raporti-i-fmn-ekspertet-qeveria-mungese-transparence/ Wed, 30 Jan 2019 13:34:39 +0000 https://new.55news.al/?p=82820 Qeveria duhet të jetë më e kujdesshme në menaxhimin e financave publike duke zbatuar edhe rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ekspertët e ekonomisë, sqarojnë për SCAN se përplasja e shifrave midis FMN-së dhe Ministrisë së Financave sa i përket borxhit publik, tregon mungesë transparence nga ana e qeverisë dhe mospërfshirje të të gjitha detyrimeve në […]

The post Si “përkthehet” raporti i FMN? – Ekspertët: Qeveria, mungesë transparence appeared first on 55 News.

]]>
Qeveria duhet të jetë më e kujdesshme në menaxhimin e financave publike duke zbatuar edhe rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ekspertët e ekonomisë, sqarojnë për SCAN se përplasja e shifrave midis FMN-së dhe Ministrisë së Financave sa i përket borxhit publik, tregon mungesë transparence nga ana e qeverisë dhe mospërfshirje të të gjitha detyrimeve në llogaritje.

Ndërsa vënë theksin edhe tek mënyra se si investohen këto para dhe tek rreziku që vjen nga Partneritetet Publike Private.

Sa i përket vlerësimit të raportit për sektorin bankar, ekspertët e ekonomisë sugjerojnë një rol më aktiv të Bankës së Shqipërisë dhe harmonizim më të mirë të politikave monetare me ato fiskale.

Në raport, FMN thotë se, borxhi publik nuk ka zbritur as në 2017 dhe as projektohet të ketë rënë në 2018, nën 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërkohë që qeveria projekton se borxhi ka rënë në 69.9% të PBB në 2017.

The post Si “përkthehet” raporti i FMN? – Ekspertët: Qeveria, mungesë transparence appeared first on 55 News.

]]>
Shqipëria dështon me talentet/Raporti global, përkeqësohet formimi, mbajtja dhe përthithja e tyre https://55news.al/aktualitet/shqiperia-deshton-me-talentet-raporti-global-perkeqesohet-formimi-mbajtja-dhe-perthithja-e-tyre/ Tue, 22 Jan 2019 17:12:26 +0000 https://new.55news.al/?p=81378 Shqipëria ka fituar vetëm tre pozicione në indeksin global të talenteve, që publikohet çdo vit në prag të fillimit të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Por, pavarësisht progresit në renditje, aftësia e Shqipërisë për të rritur apo edhe thithur talente duket se është përkeqësuar, pasi pikëzimi ka pësuar rënie. Kështu, në […]

The post Shqipëria dështon me talentet/Raporti global, përkeqësohet formimi, mbajtja dhe përthithja e tyre appeared first on 55 News.

]]>
Shqipëria ka fituar vetëm tre pozicione në indeksin global të talenteve, që publikohet çdo vit në prag të fillimit të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Por, pavarësisht progresit në renditje, aftësia e Shqipërisë për të rritur apo edhe thithur talente duket se është përkeqësuar, pasi pikëzimi ka pësuar rënie. Kështu, në raportin e këtij viti, Shqipëria renditet e 75-ta ndër 125 vende të ndryshme të botës, me 37.35 pikë ndërkohë që një vit më parë mbante pozicionin e 78-të, por me 37.47 pikë.

Ky pozicionim e rendit vendin tonë ndër 3 performuesit më të dobët në Europë, më mirë vetëm se Moldavia dhe Bosnje Hercegovina. Në profilin e Shqipërisë ndërkohë, ndër nën-indikatorët, rezulton të ketë perforformancën më të dobët ai që i referohet aftësive dhe njohurive globale, që na pozicionon në vendin e 98-të në botë, ndër 125 ekonomi. Ndër nën-indikatorët më alarmantë janë ata të dy që i referohen trurit, mbajtjes së trurit, pra të aftësisë për të mbajtur në vend individët e kualifikuar dhe me aftësi, por edhe përthithja e trurit, pra të individëve të aftë të lindur jashtë Shqipërisë.

Në nën-indikatorin e parë, atë të mbajtjes së trurit jemi të 106-tët në botë, dhe në atë të thithjes së trurit, të 111-tët në botë. Në të dy këto drejtime, vendi ynë ka bërë hapa prapa në krahasim me një vit më parë. Sa i përket formimit të talenteve ndërkohë, Shqipëria renditet e 75-ta në botë, në përkeqësim nga një vit më parë. Kriteri më pozitiv është ai që i referohet barazisë gjinore, paçka se në hendekun në të ardhura Shqipëria është e 84-ta në botë.

The post Shqipëria dështon me talentet/Raporti global, përkeqësohet formimi, mbajtja dhe përthithja e tyre appeared first on 55 News.

]]>